Tag: bilanci

  • Thellohet bilanci nga zjarri në Hong Kong, shkon në 146 numri i viktimave

    Thellohet bilanci nga zjarri në Hong Kong, shkon në 146 numri i viktimave

    Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu këtë javë një kompleks banesor në Hong Kong është rritur në 146, njoftoi policia të dielën, më 30 nëntor.

    Zyrtarët e Njësisë së Identifikimit të Viktimave të Fatkeqësive gjetën trupa të tjerë, teksa zgjeruan kërkimin në tri blloqe të tjera të kompleksit të ndërtimit Wang Fuk Court, që u përball me zjarrin më vdekjeprurës në ndonjë ndërtesë banimi në botë që nga viti 1980.
    “Që nga ora 16:00 [sipas kohës lokale], bilanci i fundit i viktimave është 146. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e viktimave të tjera”, tha në një konferencë për media shefja e kësaj njësie, Tsang Shuk-yin.
    Mbi 1.000 njerëz nga e gjithë qyteti kinez u mblodhën të dielën në kompleksin banesor në distriktin Tai Po, në veri të Hong Kongut, për të nderuar viktimat e zjarrit.
    Autoritetet kanë krijuar një grup të përbashkët hetimor për të zbuluar shkakun e zjarrit.
    Njësia kundër korrupsionit e Hong Kongut ka arrestuar 11 persona në lidhje me zjarrin, tre prej të cilëve janë arrestuar po ashtu nga policia për vrasje nga pakujdesia.
    Konsullata indoneziane në Hong Kong tha se të paktën shtatë shtetas indonezianë kanë vdekur nga zjarri.
    Një punëtore filipinase jashtë gjithashtu humbi jetën në zjarr, tha të shtunën Konsullata e Manilës.
    Departamenti i Ndërtesave të Hong Kongut ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të punimeve në 30 projekte private ndërtimi në të gjithë qytetin. /rel

    Top Channel

  • Thellohet bilanci,  shkon në 90 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Vietnam

    Thellohet bilanci, shkon në 90 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Vietnam

    Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të kohëve të fundit në Vietnam kanë vrarë të paktën 90 persona brenda një jave, sipas një bilanci të ri të publikuar nga Ministria e Mjedisit të hënën.

    Më shumë se 60 nga 90 personat që vdiqën ishin në provincën malore qendrore të Dak Lak, ku dhjetëra mijëra shtëpi u përmbytën, tha ministria. Një bilanci i mëparshëm, fliste për 55 të vdekur.
    Pjesët jugore dhe qendrore të vendit të Azisë Juglindore janë goditur nga shirat e rrëmbyeshëm që nga fundi i tetorit, duke shkaktuar përmbytje të përsëritura që kanë përmbytur destinacione turistike dhe vende historike.
    Lagje të tëra u përmbytën në qytetin bregdetar jugor të Nha Trang javën e kaluar. Ndërkohë, rrëshqitjet e dheut goditën kodrat përreth Da Lat (jug), i cili është veçanërisht i popullarizuar tek turistët.
    Sot, shumë pjesë të autostradave mbetën të pakalueshme për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut, sipas Ministrisë së Mjedisit, e cila sqaroi se e njëjta gjë vlen edhe për disa pjesë të rrjetit hekurudhor.
    Në të njëjtën kohë, më shumë se 129,000 klientë mbetën pa energji elektrike, nga deri në një milion qytetarë që pësuan ndërprerje të energjisë javën e kaluar.
    Ministria e Mjedisit vlerëson se dëmi ekonomik për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në pesë provinca arrin në rreth 300 milionë euro.
    Ngjarje ekstreme të motit të përsëritura
    Vietnami zakonisht përjeton shira të rrëmbyeshëm nga qershori deri në shtator. Megjithatë, shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po i bëjnë ngjarjet ekstreme të motit më të shpeshta, më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese.
    Çdo gradë Celsius më e ngrohtë do të thotë që atmosfera mund të mbajë 7% më shumë lagështi, duke i bërë reshjet më intensive, paralajmërojnë ekspertët.
    Midis janarit dhe tetorit, fatkeqësitë natyrore lanë 279 persona të vdekur ose të zhdukur në Vietnam dhe shkaktuan dëme prej 1.7 miliardë eurosh, sipas shifrave zyrtare.
    Në fillim të tetorit, vendi u godit nga dy tajfunë vdekjeprurës dhe në fillim të nëntorit, një i tretë vrau gjithashtu shumë njerëz.
    Në fund të tetorit, qyteti i Hue (qendror), një destinacion turistik që tërheq shumë njerëz, veçanërisht falë monumenteve të tij perandorake, theu rekordin kombëtar të reshjeve që daton që nga viti 1999: regjistroi 1.7 metra reshje në 24 orë.

    Top Channel

  • Thellohet bilanci nga tajfuni “Kalmaegi” në Filipine, 114 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

    Thellohet bilanci nga tajfuni “Kalmaegi” në Filipine, 114 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

    Bilanci tragjik nga tajfuni “Kalmaegi” po rritet çdo orë në Filipinet qendrore.

    Autoritetet njoftojnë se të paktën 114 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Stuhia ka goditur më fort provincën turistike Cebu, duke e kthyer në një zonë shkatërrimi masiv.
    Pamjet nga ajri tregojnë rrugë të përmbytura, shtëpi të rrafshuara dhe makina të përmbysura. Banorët po përpiqen të gërmojnë mes baltës për të shpëtuar çfarë kanë mbetur nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra persona janë strehuar në shkolla e qendra emergjence.
    “Nuk kemi më shtëpi. Gjithçka u zhduk në pak minuta,” tha një banore e qytetit Talisay.
    Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka shpallur gjendje katastrofe kombëtare dhe ka urdhëruar mobilizimin e forcave të shpëtimit.
    Ekspertët thonë se “Kalmaegi”, edhe pse nuk ishte tajfuni më i fuqishëm i vitit, u bë shkatërrues për shkak të reshjeve ekstreme dhe lëvizjes së ngadaltë që solli përmbytje të menjëhershme.
    Ndërkohë, stuhia po forcohet teksa lëviz mbi Detin e Kinës Jugore, duke kërcënuar Vietnamin qendror me erëra deri në 215 km/orë. Autoritetet vietnameze kanë urdhëruar evakuimin e qindra mijëra banorëve.
    Sipas ekspertëve të motit, ngrohja globale po i bën tajfunët gjithnjë e më të fortë dhe më të paparashikueshëm, duke shkaktuar reshje rekord dhe përmbytje shkatërruese në rajonin e Azisë Juglindore.

    Top Channel

  • Rritet bilanci i viktimave në Rio de Janeiro, 130 persona humbin jetë pas përplasjeve të dhunshme mes..

    Rritet bilanci i viktimave në Rio de Janeiro, 130 persona humbin jetë pas përplasjeve të dhunshme mes..

    Rreth 130 persona kanë humbur jetën në Rio de Janeiro gjatë ditës më të përgjakshme të dhunës në qytet, ndërsa mbi 2,500 policë dhe forca speciale sulmuan një zonë të favelave pranë aeroportit ndërkombëtar, ku konsiderohet se ndodhet selia e një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Brazil. 
    Gjatë përleshjeve, kriminelët vendosën barrikada, dogjën autobusë dhe ngritën postblloqe të improvizuara, duke paralizuar trafikun dhe duke përhapur frikë në disa zona të qytetit. Sipas raportimeve, mijëra anëtarë të grupit kriminal janë përfshirë në përplasje. 
    Kryebashkiaku i Rio de Janeiros, Eduardo Paes, reagoi ashpër duke theksuar se qyteti “nuk mund dhe nuk do të mbahet peng nga kriminelët që duan të mbjellin frikë në rrugë”. 
    Për shkak të situatës së rënduar, autoritetet vendore kanë ngritur nivelin e alarmit në shkallën 2, ndërsa 45 shkolla, klinika dhe qendra shëndetësore në zonat e prekura janë mbyllur përkohësisht. 
    Operacioni, në të cilin janë angazhuar mbi 2,500 efektivë, vijon ende, dhe autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet. Zona e goditur është një nga më të populluarat e qytetit, me rreth 280 mijë banorë, ndërsa frika për shpërthim të dhunës gjatë natës mbetet e lartë. 
     

  • Rëndohet bilanci i tragjedisë brenda familjes në Maliq, ndërron jetë edhe vajza 6-vjeçare

    Rëndohet bilanci i tragjedisë brenda familjes në Maliq, ndërron jetë edhe vajza 6-vjeçare

    Bilanci i tragjedisë së ndodhur para pak ditësh pas djegies së një banese në Maliq është thelluar.
    Sipas raportimeve, ka ndërruar jetë në QSUT edhe vajza 6-vjeçarja e cila pësoi djegie të shumta në trup.
    Ditën e ngjarjes, ndërruan jetë nëna dhe djali i mitur.

  • Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

    Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

    Rëndohet bilanci i viktimave në shembjen e një shkolle në Indonezi.

    Bëhet me dije se numri i viktimave shkon në 54, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për dhjetëra persona që janë ende ttë zhdukur.

    Qindra studentë, shumica prej tyre djem adoleshentë, ishin mbledhur për lutje në shkollën islamike me konvikt Al Khoziny në Javan Lindore kur ajo u shemb të hënën e kaluar ndërsa po ndërtohej.

    Agjencia e Indonezisë për zbutjen e fatkeqësive thotë se kjo është fatkeqësia më vdekjeprurëse e vendit këtë vit. Ekipet e shpëtimit pritet të përfundojnë kërkimin e tyre për 13 viktima të bllokuara nën rrënoja deri në fund të ditës.

    Hetuesit po vazhdojnë të hetojnë shkakun e shembjes. Disa zyrtarë thanë se ndërtesa dykatëshe u shemb sepse themelet e saj ishin të paqëndrueshme.

    “Nga të gjitha fatkeqësitë në vitin 2025, natyrore apo jo, nuk ka pasur aq shumë viktima të vdekura sa ato në Sidoarjo”, tha në një konferencë për shtyp Budi Irawan, një zëvendës në agjencinë për zbutjen e fatkeqësive.

  • Rritet bilanci i viktimave nga sulmi rus në qendrën e shpërndarjes së pensioneve në Ukrainë

    Rritet bilanci i viktimave nga sulmi rus në qendrën e shpërndarjes së pensioneve në Ukrainë

    Rritet bilanci i viktimave nga sulmi ajror rus në një qendër për shpërndarjen e pensioneve në Ukrainë.
    Mediat e huaja raportojnë se numri i të vrarëve ka shkuar në 23.
    Lajmi është konfirmuar nga autoritetet ukrainase, teksa Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar, duke kërkuar më shumë presion ndaj Moskës për t’i dhënë fund luftës.

    “Drejtpërdrejt te njerëzit. Njerëz të zakonshëm. Pikërisht në momentin kur po jepeshin pensionet”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X.
    Sipas tij, sulmi ndodhi vetëm 24 kilometra larg qytetit të Slovianskut, një zonë strategjike disa kilometra pas vijës së frontit. Ai publikoi gjithashtu një video që tregon trupat e viktimave të shtrirë pranë një furgoni të dëmtuar të shërbimit postar ukrainas.

  • Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë dhe truproja i anëtarit të Bajrave (Emri)

    Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë dhe truproja i anëtarit të Bajrave (Emri)

    Është rënduar bilanci i atenatit të regjistruar mëngjesin e sotëm, ku ka shkuar në dy numri i viktima. Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spital edhe shtetasi Geridon Kraja, i cili njihej si truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vaso (Brajoviç).
    Ndërkohë, në vendin e ngjarjes humbi jetën edhe shtetasi Armando Pali, i cili është punonjës i IMT-së në Shkodër.
    Erogen Vasos (Brajoviç) dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit, i cili mbeti i plagosur, së bashku me një grua, e cila dyshohet se ishte kamariere në lokal.
    Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kole Idromeno”, brenda një lokali duke shkaktuar panik tek klientët dhe qytetarët. Autori u fut brenda lokalit dhe zbrazi breshërinë e kallashnikovit dhe më pas u largua me motor.
    Sipas burimeve, autori i dyshuar u arrestua në tentativë për të ikur në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit” në Shkodër.
     
     
     
     

  • Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

    Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

    Rëndohet bilanci në Shkodër, shkon në 2 numri i viktimave.
    Konfirmohet se një nga personat e plagosur gjatë atentatit me armë zjarri ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

    Viktima e dytë është identifikuar si L. Kraja. Ai ishte një nga personat që mbeti i plagosur nga breshëria e kallashnikovit që u qëllua mëngjesin e së dielës në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”.
    Viktima e parë ishte A. Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe Erogen Vaso (alias Brajoviq) dhe një grua, kamariere në lokalin ku ndodhi sulmi.