Tag: bilalli

  • SHBA – Iran në një tjetër spirale përplasjeje, Bilalli: Është cenuar siguria botërore

    SHBA – Iran në një tjetër spirale përplasjeje, Bilalli: Është cenuar siguria botërore

    I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qenë Lufti Bilalli njohës i krizave ndërkombëtare dhe çështjeve të gjeopolitikës.

    Ai në një bisedë me moderatorin Arnold Kariqi ka komentuar zhvillimet e fundit pas nisjes së një konflikti mes Izraelit dhe Iranit dhe përfshirjes së SHBA ne këtë konflikt.

    Lufti Bilalli: Rreziqet janë shumëdimensionale, përpos një lufte. Mund ta them nga goditja që ka filluar me 13 Qershor nga ushtria Izralite në impiantet apo centralet bërthamore të Iranit. Mund të them se kjo e ka cenuar rëndë edhe sigurinë globale, jo vetëm atë të regjionit. Ngaqë puqen interesa të aktorëve të ndryshëm, sidomos të tre aktorëve që sot dominojnë gjeopolitikën botërore dhe atë të sigurisë, siç janë Kina, Rusia dhe SHBA.

    SHBA ka një qasje ndaj izraelit e që dihet tashmë publikisht, janë pararoja e shtetit të Izraelit. Por, kjo luftë e tillë mund ta them, konflikti që zhvillohet mes dy vendeve të regjionit që janë edhe si fuqi regjionale, tregon një klasë tjetër. Nga ana izeralite nuk kemi një luftë me Hezbollahun apo me Hamasin, por kemi një klasë tjetër e cila do të jetë si Irani që në kapacitetet raketore sidomos balistike dhe hipersonike është i fuqishëm.

    Nga ana tjetër SHBA, nga se ka parë që Izraeli nuk gjendet në një pozitë të mirë ushtarakisht, ka ndërhyrë.

    Mund të shikojmë median “Harec” në Tel Aviv që  jep të dhëna shumë interesante që thotë se Izraeli ka humbur luftën po të mos ndërhyjë Amerika. Sepse furnizimet ushtarake për Izraelin mund të pakësohen. Por edhe pse Izraeli ka një potencial jashtëzakonisht të madh por me Iranin që është një vend me 1.6 milionë km katrorë me 88 milionë banorë, mund të them me një ushtri të fortë dhe të rregullt, por edhe pjesa tjetër,  Garda Islamike që ka rreth 220 mijë trupa, dhe ushtria me rreth 360 mijë trupa. Por nuk është fjala tek sasia, tek cilësia por po shifet se Irani i ka kualitetet e sistemit raketor balistik dhe hipersonik. Dhe këtu mendoj se amerikanët kanë patur qasjen që për shkak edhe të një dobësimi të izraelit. Irani ka dashur kryesisht që të godasë, Haiafën por edhe në jug dhe industrinë ushtarake dhe rafinerinë qendrore të naftës. Edhe SHBA ka thënë që ne nuk jemi në luftë me Iranin….

  • “Kurti po tenton qeveri të brishtë”/ Analisti Bilalli: Kosovës i duhet një qeveri e fortë me 80 vota…

    “Kurti po tenton qeveri të brishtë”/ Analisti Bilalli: Kosovës i duhet një qeveri e fortë me 80 vota…

    Pasi shumica e kryeministrit Albin Kurti është e brishtë dhe partitë e mëdha opozitare po rezistojnë, Parlamenti i Kosovës dështoi në seancën e tij të 20-të për konstituimin, teksa edhe qeveria ka hyrë në ngërç për formim. I ftuar në një intervistë televizive, analisti Lutfi Bilalli argumentoi për temat më të ‘nxehta’ të ditës atje.
    Por situata gjeopolitike nuk është shumë e favorshme edhe për Prishtinën, teksa Kurti ka pasur qasje jo shumë demokratike ndaj faktorit ndërkombëtar perëndimor dhe veçanërisht BE-së, në lidhje me dialogun me Serbinë, asociacionin apo Veriun e Kosovës.
    “Seanca dështoi dhe nuk ka vullnet, pra vullneti për zgjidhje nuk ekziston. Duket se nuk ka rrugëdalje tjetër, ka makinacione me parti të dytë. Ka nevojë edhe për ndërhyrje të ndërkombëtarëve, edhe pse ata janë shprehur. Duhet të ekzistojë një vetshpërbërje e deputetëve”, tha ai mes të tjerash.
    Bilalli u shpreh se pavarësisht se Kurti po tenton për formimin e qeverisë, shumica e tij do mbetet e brishtë, pasi numrat e çojnë maksimumi deri në 61 apo 62 deputetë dhe që nuk krijon stabilitet. Sipas tij, qeverisë së Kosovës në këto momente ku ndodhet politikisht edhe në raport me BE-në, i duhet një stabilitet me të paktën 80 vota të forta, që edhe mesazhi ndaj ndërkombëtarëve të jetë i qartë.
    “Kurti po bën ofertë edhe drejt LDK-së, por VV është shprehur kundër. Presidentja mund të mandatojë partinë e dytë fituese për qeverinë. Votat mungojnë dhe mendoj se qeveria kërkon të paktën 80 deputetë që të jetë e stabilizuar, pra kërkon një front të gjerë partish që të bashkëpunojnë mes tyre, pasi me 61 deputetë nuk e jep këtë qëndrueshmëri”, vijoi analisti.

  • Rasti i Kaçanikut/ Reagon Imami Idriz Bilalli: Është tmerruese, kemi derdhë gjak për me e pas këtë polici

    Rasti i Kaçanikut/ Reagon Imami Idriz Bilalli: Është tmerruese, kemi derdhë gjak për me e pas këtë polici

    Vrasja e policit Muhamet Lika në Kaçanik ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, përfshirë edhe ato nga komuniteti fetar.
    Imami i njohur nga Podujeva, Idriz Bilalli, e ka cilësuar këtë akt si “tronditës dhe tmerrues”, duke shprehur zhgënjimin dhe dhimbjen për humbjen e jetës së një pjesëtari të forcave të rendit.
    “Vrasja e policit Muhamet Lika është tronditëse për neve. Se u derdh gjakë shumë, hala plagtë i kemi të qeluna për me pa qatë policin tonë në uniform për me na mbajt rendin e sigurinë. Për që na vret atje Radojqiqi në Banjskë atjë në veri në Mitrovicë, ato e kemi frikë e presim gjithë. Ai kriminel edhe është i një race që gjithëherë kemi pas telashe me ta.
    E që rezulton një djalë i ri, edhe ato kishe i xhamisë, kjo është tmerruese edhe për neve si komb edhe për shoqërinë, por edhe si komunitet musliman”, ka thënë ai.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh