Justin Bieber i është përgjigjur me humor një lutjeje prekëse që nëna e tij, Pattie Mallette, postoi në Instagram më 22 shtator. Në një shkrim të gjatë përkrah disa fotove të djalit të saj, ajo shprehte publikisht besimin e saj dhe lutjet për shërim dhe mbrojtje mbi këngëtarin 31-vjeçar.
“Unë shpall liri, forcë, qartësi dhe shërim mbi ty, Justin. Çdo zinxhir frike, konfuzioni dhe dhimbjeje, u thye në emrin e Jezusit,” shkroi ajo. “Shëro çdo plagë në zemrën, mendjen dhe trupin e tij, të dukshme dhe të padukshme… Mbush atë me dashurinë dhe ngushëllimin tënd.”
Por reagimi i Bieber erdhi me një dozë ironie: “E vetmja gjë nga e cila kam nevojë të shërohem është gishti im i vogël i këmbës, i rrudhët nga loja e ping-pongut,” komentoi ai në postim.
Ndërkohë, dy ditë përpara lutjes së nënës së tij, Bieber kishte ndarë një tjetër postim në Instagram, ku fliste për rëndësinë e besimit në përballjen me famën dhe egon: “Jezusi bëhet çmimi. Dhe rritja bëhet diçka që ti dëshiron për shkak të hirit që ke marrë.”
Justin së fundmi ka publikuar albumin e ri “Swag II”, që përfshin këngë si “Story of God” dhe “Everything Hallelujah”. Në klipin “Speed Demon”, ai shfaqet me një bluzë ku shkruhet “Pray for Me”.
Ndërkohë, Justin dhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, sapo kanë festuar 7-vjetorin e martesës, ndërsa burime pranë çiftit thonë se ata janë më të bashkuar se kurrë, pas lindjes së djalit të tyre Jack Blues.
Tag: bieber
-

Pattie Mallette lutet për të birin, Justin i përgjigjet: Kam nevojë vetëm për shërim nga gishti i këmbës
-

Pa menaxher dhe pa agjent! A po e rishkruan Justin Bieber rregullin e lojës në muzikë?
Justin Bieber do të jetë një nga emrat më të përfolur të festivalit prestigjioz Coachella 2026, pasi raportohet se ai ka nënshkruar një marrëveshje rekord prej 10 milionë dollarësh për të performuar si artist kryesor i mbrëmjes. Ajo që e bën këtë akoma më të veçantë është fakti se Bieber e ka siguruar marrëveshjen pa ndihmën e një agjenti, duke treguar se tashmë po ndërton vetë rrugën e tij profesionale.
Një burim për Rolling Stone e përshkroi këtë si një hap revolucionar:
“Është një lëvizje e rrallë për një artist të këtij niveli. Justin ka arritur të negociojë dhe të fitojë vetë, duke vendosur kontrollin e plotë mbi karrierën e tij.”
Një epokë e re për Bieber
Burimi shton se kombinimi i pjesëmarrjes së tij në Coachella dhe suksesit të albumit të fundit “Swag” e pozicionon këngëtarin 31-vjeçar në një kapitull të ri:
“Kjo është vetëm fillimi i një epoke të re për Justin, një epokë ku ai ka kontrollin absolut.”
Marrëveshja e Bieber me Goldenvoice, organizatorin e festivalit, i siguron atij deri në 5 milionë dollarë për çdo fundjavë, një pagesë që rivalizon honoraret e artistëve më të mëdhenj botërorë që kanë kryesuar Coachella ndër vite.
Ndarja nga Scooter Braun dhe sfidat financiare
Ky sukses vjen vetëm dy vite pasi Bieber u nda nga menaxheri i tij i gjatë, Scooter Braun, me të cilin kishte bashkëpunuar për rreth 15 vite. Në korrik 2023, këngëtari i hitit “Baby” u përball me një mosmarrëveshje financiare, duke qenë i detyruar të paguante mbi 8.8 milionë dollarë kompanisë Hybe, të Braun-it. Ky episod i vështirë duket se e ka shtyrë Bieber-in drejt një rruge të re, ku ai kontrollon vetë çdo aspekt të karrierës.
Një hap i madh drejt pavarësisë artistike
Ekspertët e industrisë muzikore e shohin këtë si një precedent të rëndësishëm: një yll i përmasave të Justin Bieber që arrin të negociojë vetë marrëveshje kaq të mëdha, duke e vendosur veten në një ligë të veçantë të artistëve që nuk varen nga struktura tradicionale menaxheriale.
Coachella 2026, i cili mbahet në Kaliforni, tashmë pritet të jetë një nga edicionet më të përfolura, me performancën e Bieber që pritet të tërheqë një audiencë rekord. -

Zyrtare: Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G kryesojnë Coachella 2026
Festivali ikonë Coachella ka zbuluar listën e artistëve për edicionin e vitit 2026, që do të mbahet në Indio, Kaliforni, gjatë fundjavave të 10–12 prill dhe 17–19 prill.
Artistët kryesorë të këtij viti do të jenë Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe Karol G.
Carpenter, 26 vjeç, do të hapë festivalin më 10 dhe 17 prill. Ajo kthehet si kryesuese pas suksesit të këngës “Espresso” dhe publikimit të albumit të saj të fundit “Man’s Best Friend”. Justin Bieber, 31 vjeç, do të performojë më 11 dhe 18 prill, duke sjellë këngët nga albumet e tij të reja “Swag” dhe “Swag II”. Ndërsa Karol G, fituese e një çmimi Grammy në vitin 2024, do të ngjitet në skenë më 12 dhe 19 prill, pas albumit të saj të fundit “Tropicoqueta”.
Përveç emrave kryesorë, line-up përfshin edhe artistë si: The Strokes, Nine Inch Noize, David Byrne, Iggy Pop, Addison Rae, Sexyy Redd, Teddy Swims, Moby, Kaskade, Major Lazer, FKA Twigs, PinkPantheress, BIGBANG, the xx, KATSEYE, SOMBR dhe shumë të tjerë.
Biletat do të dalin në shitje të premten, më 19 shtator, në orën 11:00 të mëngjesit me orën lokale. Organizatorët kanë bërë thirrje për regjistrim të hershëm për të pasur akses të garantuar.
Coachella mbetet një nga festivalet më të rëndësishëm të muzikës në botë, ku çdo vit debutojnë artistë të rinj dhe rikthehen yje të mëdhenj për performanca spektakolare në shkretëtirën kaliforniane. -

Pse po flet Justin Bieber me trupin dhe jo me fjalët?
Justin Bieber po kalon një nga periudhat më të qeta dhe të lumtura të jetës së tij. Këngëtari 31-vjeçar ka befasuar ndjekësit në Instagram duke publikuar një seri fotosh e videosh ku shfaqet duke vozitur një Segway, vetëm me të brendshme të bardha. Me një buzëqeshje në fytyrë, ai dukej në paqe me veten, ndërsa postimi ishte shoqëruar me këngën e tij të re, “Speed Demon” nga albumi “SWAG II”.
Brenda pak orësh, fotot morën mbi një milion pëlqime dhe shpërndanë emocione pozitive mes fansave, të cilët vlerësuan faktin që Bieber duket i lumtur. Në postimet e mëvonshme, ai vazhdoi të tregojë copëza nga përditshmëria në natyrë, duke vozitur jet-ski ,këtë herë ishte i veshur, por sërish me një atmosferë të relaksuar e të gëzueshme.
Bieber nuk është i panjohur për paraqitje të tilla në rrjete sociale. Të hënën, ndau një foto në tarracë me miqtë, sërish vetëm me të brendshme.Këtë herë, në disa prej imazheve, ai shihet me djalin e tij, Jack Blues, i cili festoi ditëlindjen e parë në gusht.
Edhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, reagoi ndaj fotove, duke dhënë mesazhe mbështetëse. Çifti duket më i bashkuar se kurrë, përkundër zërave të vazhdueshëm për krizë në martesë. -

Upss! Lewis Capaldi i befasuar nga injorimi i Justin Bieber
Pas një takimi miqësor në një festë në Los Angeles, këngëtari skocez Lewis Capaldi tregoi se u ndje i injoruar nga Justin Bieber.
Në një intervistë për Capital FM të premten më 15 gusht, Capaldi, 28 vjeç, kujtoi momentin kur Bieber, 31 vjeç, i tha se e njihte, por nuk i ktheu përgjigje mesazhit të mëvonshëm:“Bieber më afrohet dhe më thotë, ‘Hej, ç’kemi?’ Dhe unë i them, ‘Ti nuk e di kush jam unë?’ Ai më tha, ‘Sigurisht që e di — Lewis Capaldi.’ Kaluam një natë fantastike bashkë… unë mendova se do të bëheshim shokë të ngushtë.”
Capaldi vazhdoi: “I dërgova një mesazh të këndshëm: ‘Thjesht doja të të shkruaja, vëlla, dhe të thoja që nata e kaluar ishte kaq speciale, je një djalë fantastik…’ Ai e pëlqeu mesazhin, por nuk më ktheu përgjigje. Pra, nëse je aty, Bieber, më shkruaj përsëri.”
Këngëtari skocez u rikthye gjithashtu në qershor për një performancë surprizë në Festivalin Glastonbury, dy vjet pasi kishte pasur vështirësi për të përfunduar setin e tij në festival. -

Djali i Hailey dhe Justin Bieber debuton në klipin e tij muzikor
Justin Bieber ka zbuluar projektin e tij të ri muzikor, por këtë herë vëmendja nuk ishte përqendruar vetëm te zëri i tij apo stili vizual i videos. Shfaqja u vodh nga i vogli Jack Blues Bieber, djali i tij 11-muajsh, i cili bëri paraqitjen e tij të parë zyrtare në qendër të vëmendjes, duke luajtur me nënën e tij, Hailey Bieber, dhe babanë e tij në videoklipin e këngës “Yukon”.
Videoja e publikuar më 5 gusht 2025, është bardh e zi, e xhiruar në film 16 mm dhe nxjerr një aurë thellësisht nostalgjike dhe emocionale. Justin mban në krahë Jack- un e vogël në një varkë, në një peizazh idilik, ndërsa Hailey shijon momente të buta me foshnjën në det. Edhe pse i vogli shfaqet në disa skena, fytyra e tij mbetet qëllimisht e mbuluar, pasi çifti ende dëshiron të ruajë privatësinë e tyre. -

Justin Bieber kujton Ozzy Osbourne me një foto të rrallë nga fëmijëria!
Justin Bieber ka ndarë një moment emocional dhe nostalgjik në rrjetet sociale këtë të shtunë, duke i bërë homazh ikonës së rock-ut Ozzy Osbourne, i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare.
Në një seri fotosh nga festa e dëgjimit të albumit të tij më të ri, “Swag”, ai publikoi një karusel me imazhe nga atmosfera festive, ku shfaqej me miqtë dhe bashkëshorten Hailey Bieber.
Por ajo që i preku më shumë ndjekësit ishte fotoja e fundit, një kujtim i rrallë i Justin-it si fëmijë, përkrah vetë Osbourne. Pa përshkrime, pa fjalë. Thjesht një homazh i heshtur plot domethënie. -

Hailey Bieber: Martesa me Justin është një çmenduri
Në një intervistë për Vogue Italia, themeluesja e Rhode, Hailey Bieber, foli për mënyrën se si u përball me thashethemet rreth martesës së saj me Justin Bieber gjatë periudhës pas lindjes.
Hailey, e cila lindi djalin e saj dhe Justin, Jack Blues, në gusht 2024, pranoi se koha pas lindjes ishte “periudha më delikate që kam kaluar ndonjëherë në jetën time” dhe se “të mësoja të jetoja me një version të ri” të vetes ishte “shumë e vështirë”.
“Dhe të detyrohesh t’i bësh të gjitha këto ndërsa lexon vazhdimisht gënjeshtra në internet si ‘Ata po divorcohen’ ose ‘Ata nuk janë më të lumtur bashkë’ është diçka që të çmend vërtet. Nuk jam as e sigurt nëse mund ta shpjegoj. Është një jetë e çmendur“, tha ajo.
Megjithatë, shumica e asaj që shkruhet për të në internet “nuk është e vërtetë” dhe në fakt ajo “ka një jetë të vërtetë. Është ajo që ndaj me familjen time të mrekullueshme, me miqtë e mi, me njerëzit që më njohin dhe më duan”.
Hailey mbrojti me forcë marrëdhënien e saj me Justin, duke reflektuar mbi urrejtjen që priste të zhdukej pas shtatzënisë.
«Epo, mendova se do të kishte ndodhur tashmë pas shtatë vitesh, dhe nuk ka ndodhur», u përgjigj ajo kur u pyet nëse mendonte se bisedat në internet do të shuheshin përfundimisht. «Do të mendoje se pasi të kesh një fëmijë, njerëzit ndoshta do të vazhdonin jetën, do të qetësoheshin pak, por jo», tha ajo. -

“SWAG” është këtu: Justin Bieber nis një kapitull të ri muzikor
Pas një pritjeje të gjatë, Justin Bieber ka publikuar albumin e tij të shtatë në studio, SWAG, këtë të premte, më 11 korrik. Projekti, i lansuar nga Def Jam, përmban 21 këngë dhe bashkëpunime me emra si Gunna, Sexyy Red, Cash Cobain, Lil B, Eddie Benjamin e të tjerë.
Sipas burimeve për PEOPLE, albumi sjell një tingull më të errët, më të thellë dhe emocional, duke shënuar një kthesë në stilin e artistit.
Frymëzimi më i madh i Bieber këtë herë? Djali i tij 10-muajsh, Jack Blues, që sipas të afërmve ka “formuar zemrën e albumit.”
Albumi është tashmë i disponueshëm në Spotify dhe Apple Music.
