Tag: bicaj

  • “Kam parë një sprint të Shehut në minutën e 78 ndaj Serbisë”, Ditmar Bicaj: Lojtar me parametra europiane

    “Kam parë një sprint të Shehut në minutën e 78 ndaj Serbisë”, Ditmar Bicaj: Lojtar me parametra europiane

    Julian Shehu ishte padyshim lojtari më i mirë i ndeshjes së djeshme mes Serbisë dhe Shqipërisë. Thuajse në të njëjtën linjë është edhe trajneri Ditmar Bicaj, i cili i ftuar në emisionin “Mega Sport” në “A2 Cnn” vlerësoi edhe një detaj nga takimi.
    “Një futbollist që na ka befasuar dhe vazhdon të na befasojë është Julian Shehu. Duket sikur ka 10 vite me Kombëtaren, i mrekullueshëm, personalitet, nuk i binte asnjëherë topit kot, cdo top në ajër e fitonte. Kam parë një kundërsulm të Serbisë në të 78 dhe kam parë një sprint të Shehut, që sapo e kishte bërë një sprint që kthehej nga zona e Serbisë te e Shqipërisë, është një lojtar me parametra europiane”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/?

  • Iliria-Besa dimenson i vështirë, Bicaj debuton me Lushnjën

    Iliria-Besa dimenson i vështirë, Bicaj debuton me Lushnjën

    Skënderbeu, shansi për arratinë, Besa, Lushnja, Kastrioti dhe Korabi skuadrat që ende nuk kanë fituar këtë edicion.

    Kampionati i 78 i futbollit në Kategori të Parë në këto javë të luajtura po tregon rivalitet të madh thuajse te të gjitha performancat sportive të gjvilluara deri më tani. Përjashto Skënderbeun i cili vijon të dominojë me pikë (13 në 5 javë), të tjerat janë tërësisht të padeshifruara.

    Barazimi i bardhezinjëve dje në fushën e tyre ndaj Apolonisë (1-1) por dhe fitorja e Luftëtarit në Pogradec me skuadrën vendase 2-3, dëshmojnë më së miri se skuadrat e këtij edicioni janë të paparashikuara duke bërë lëmsh objektivë të ndryshëm. Ndërkohë sot në orën 14:00 do të zhvillohen katër duelet e mbetura të këtij raundi.

    Ndeshja me pritshmëri të lartë luhet në Fushë Krujë aty ku Iliria pret Besën e Kavajës. Rritja e skuadrës së Dritan Smajlit dhe gjëndja e rënduar te kavajasit (3 pikë në 5 javë) gjithë pretendime, e bëjnë sfidën mes tyre mjaft luftarake. Ndërkaq Skënderbeu kryesues përballet në stadiumin “Skënderbeu” me Kukësin i cili largoi trajnerin Pajaziti duke mbetur në vorbullën e vështirësive organizative dhe rrezikut të një sezoni të dështuar.

    Në Lushnjë debuton trajneri Ditmar Bicaj ndërsa vetë lagunarët pas 5 barazimëve në po aq takime kërkojnë fitoren e parë. Përballë ka krutanët e Ndreut të cilët mbetën larg pritshmërisë së klubit.

    Histori tjetër përballja e “Liri Ballabani”-t teksa sot derbi rajonal Burreli- Korabi ka shumë për të treguar. Ndalesa e Laçit dje mund të kthehet motiv i shtuar për matjanët pasi një fitore do ta ngjiste skuadrën e teknikut Samuel Nikaj në vend të dytë. Për Korabin, pikët janë emergjencë. Aktualisht 1 pikë larg fundit të ftohtë.

    Java e 6-të Kategori e Parë 2025/26

    Sot ora 14:00

    Ilria- Besa

    Skënderbeu- Kukësi

    Lushnja- Kastioti

    Burreli- Korabi

    Luajtur dje:

    Laçi- Apolonia 1-1

    Pogradeci- AF Luftëtari 2-3

    Vazhdo leximin

  • Kush është shqiptari që u var në mes të Brukselit? Artan Hoxha zbulon emrin: Është një 28-vjeçar nga Bicaj i Kukësit

    Kush është shqiptari që u var në mes të Brukselit? Artan Hoxha zbulon emrin: Është një 28-vjeçar nga Bicaj i Kukësit

    Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar emrin e viktimës që u gjet i varur pak ditë më parë në Belgjikë.Viktima i cili u gjet i varur në tabelën e Unazës së Madhe të Brukselit është Bekim Halilaj nga Bicaj i Kukësit.
    Sipas tij, familja e tij jeton në fshatin Bicaj, babai është invalid, ndërsa një motër e ka me probleme.
    “Është një ngjarje shumë e rëndë. Shumë e rëndë dhe për shkak të viktimës por dhe simbolikës. Është një ngjarje që në fillim u dyshua si e ngjashme me ato të karteleve Sinaloa.Ky është Bekim Halilaj nga Bicaj i Kukësit, 28 vjeç, i varur në një tabelë në unazën e madhe të Brukselit. U aludua e ngjashme me ato skemat e Sinaloa, por dukej e çuditshme në Europë të kishte vajtur konflikti deri në atë masë. Sepse në Meksikë nisën ti varin.
    Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Halluin. Më pas është bërë verifikimi. Çështja e tij është në hetim. Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera.
    Pritet të vijë kufoma. Familja e tij jeton në fshatin Bicaj, Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka ikur atje për një jetë më të mirë. Fillimisht ka qenë në Angli”, tha ai

  • Bicaj zyrtarisht trajner i Lushnjës, Sefa e prezanton

    Bicaj zyrtarisht trajner i Lushnjës, Sefa e prezanton

    Pas suksesit me Burrelin edicionin e kaluar, nga sot trajneri lezhjan Ditmar Bicaj ka marrë drejtimin e Lushnjës në Kategori të Parë. Prezantimi i tij u bë në ambientet e klubit nga presidentja e klubit, njëherazi Kryetare e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa.

    Verdhjeshilët numrojnë 5 barazime në po aq javë. Bicaj merr vendin e Erion Xhafës i cili e drejtoi Lushnjën për katër javë. Ndihmësi i tij Ruço ishte në rol drejtuesi teknik në barazimin e fundit të Lushnjës në Luz të Vogël me Besën 1-1.

    Bicaj ka shkruar:

    Pershendetje te gjitheve! Nga Sot kam kenaqesine tju informoj qe jam Pjese e klubit KF Lushnja,per mua marrja e kesaj detyre si Trajner i pare eshte nje vleresim dhe pergjegjesi e madhe sepse do perfaqesoj nje qytet me tradita Historike ne Futboll,Falenderoj Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa dhe Drejtoret Marius Liçka Dhe Marius Sula per Besimin e dhene ,Shpresojme te gjithe se bashku ta ngrejme futbollin lushnjar aty ku i takon,Forca Lushnja !

    Vazhdo leximin

  • Koha për të ringritur Lushnjen në epokën e lavdishme, Ditmar Bicaj merr përsipër detyrën

    Koha për të ringritur Lushnjen në epokën e lavdishme, Ditmar Bicaj merr përsipër detyrën

    Pas një suksesi të madh me Burrelin në sezonin e shkuar, Ditmar Bicaj rikthehet në detyrë. Trajneri 36-vjeçar ka firmosur me Lushnjen dhe do të jetë timonieri i ekipit të Kategorisë së Parë, duke kërkuar që të rikthejë këtë ekip n? kohën më të artë të suksesit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bicaj ka falenderuar kryetaren e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa dhe i është bashkuar dëshirës dhe qëllimit për ringritjen e ekipit në kohët më të lavdishme.
    “Pershendetje te gjitheve! Nga sot kam kenaqesine tju informoj qe jam Pjese e klubit KF Lushnja,per mua marrja e kesaj detyre si Trajner i pare eshte nje vleresim dhe pergjegjesi e madhe sepse do perfaqesoj nje qytet me tradita Historike ne Futboll,Falenderoj Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa dhe Drejtoret Marius Liçka Dhe Marius Sula per Besimin e dhene ,Shpresojme te gjithe se bashku ta ngrejme futbollin lushnjar aty ku i takon,Forca Lushnja !”, shkruan Bicaj. /Sport Ekspres/

  • “Faleminderit që na bëre të përjetojmë ëndrrën!” Shkoi më larg se të gjithë prisnin, Ditmar Bicajt largohet nga Burreli

    “Faleminderit që na bëre të përjetojmë ëndrrën!” Shkoi më larg se të gjithë prisnin, Ditmar Bicajt largohet nga Burreli

    Ditmar Bicaj shkoi shumë larg me Burrelin, shumë më larg se të gjithë prisnin. Kjo skuadër ishte surpriza e Kategorisë së Parë duke arritur deri në fazën Play Off, pa investime dhe shumë mundësi në duar.Ndërkohë tani është momenti i largimit të trajnerit Ditmar Bicaj. Ky i fundit ka shumë interesime nga skuadra të tjera, ndërsa pak ditë më parë u njoftua edhe kalimi i tij tek Tirana.
    “Një largim me peshë që vjen nga kryesia e stolit, bëhet fjalë për trajnerin Ditmar Bicaj. Dy palët kanë rënë në koncensus për prishjen e kontratës. Faleminderit profesor për sezonin e klauar që na bërë të mundur të përjetojmë ëndrrën dhe emocionet e “Play-Off” të Superiores”, shkruhet nga Burreli. /Sport Ekspres/

  • Bicaj lë Burrelin, pista e radhës mbetet…enigmë

    I mahniti të gjithë me punën e bërë te Burreli. Sezoni që sapo u mbyll i pa matjanët me lezhjanin në timon, të luftonin deri në fund për një biletë Superioreje.

    Duke dueluar e tronditur ekipe si Flamurtari, Besa, Vora, Apolonia etj por tani kur në prag është edicioni i ri, Ditmar Bicaj thotë se ka mbyllur me Burrelin.

    Njoftimi i rij në rrjete sociale tregon thjesht ndalesën e bashkëpunimit por pa specifikuar të ardhmen.

    Në fakt ka ditë që emri i tij është lakuar me mundësi trajnimi te Kombëtarja e Ruandës apo dhe te Tirana.

    Kjo e fundit starton me përgatitjet më 5 korrik ndërsa ende nuk ka liçensuar stafin e ri teknik./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Bëri mrekullinë në Kategorinë e Parë, Ditmar Bicaj mund të jetë goditja e madhe e Tiranës

    Bëri mrekullinë në Kategorinë e Parë, Ditmar Bicaj mund të jetë goditja e madhe e Tiranës

    Ditmar Bicaj ka bërë mrekullinë me Burrelin në Kategorinë e Parë. Një skuadër me thuajse zero investime e pa veten papritur afër ngjitjes në Superiore. E gjithë puna e mirë e bërë me Burrelin, nuk mund të kalonte pa marrë vëmendje.
    Sipas informacioneve të fundit, disa oferta kanë ardhur në tryezën e Ditmar Bicajt. Një prej atyre më sfiduese është padyshim ajo e Tiranës në Superiore, që do t’i jepte një tjetër jehonë punës dhe suksesit të Bicajt si trajner. Në kushte të tilla mes krizës së kaluarës dhe situatës së vështirë, një trajneri si Ditmar Bicaj mund të ishte shpëtimi i bardhebluve pasi kryeqytetasit ndanë rrugët me Bledi Shkëmbin. /Sport Ekspres/

  • A guxon Silvinjo ta shoh në sy Marash Kumbullën? Ditmar Bicaj dhe Celmeta njëzëri: Më mirë mos ta shohi fare, ishte për faqe të zezë 

    A guxon Silvinjo ta shoh në sy Marash Kumbullën? Ditmar Bicaj dhe Celmeta njëzëri: Më mirë mos ta shohi fare, ishte për faqe të zezë 

    Marash Kumbulla është zhgënjimi më i madh te Shqipëria sa i përket talenteve të shumëpërfolura në Kombëtare. Pikërisht ato talente të cilat ngrihen në lartësi të mëdha, që performojnë mirë apo keq në klubet e tyre, por kur vijnë në Kombëtare, janë gjithmonë në gjendje të dobët. Kumbulla është i vetmi rast që te Shqipëria ka performuar gjithmonë nën nivel, duke përjashtuar pak raste ku ka shkëlqyer dhe ka mbajtur pritshmëritë. 
    Në emisionin Max Sport që transmetohet në “EuroNeës” është bërë një analizë me emra konkret të secilit lojtar se kë prej tyre Silvinjo mund të shoh në sy, nisur nga marrëdhëniet që ai ka me secilin lojtar dhe minutat që i jep në fushë. Kur erdhi tema te Marash Kumbulla, menaxheri Roland Celmeta tha: “Marash Kumbullën dhe mos ta shohi në sy mirë bën, se ky luajti dhe ishte faqja e zezë. 90 minuta luajti dhe ishte shumë keq, këtë mund ta shohi lehtë në sy”. 
    I të njëjtit mendim ishte edhe trajneri Ditmar Bicaj: “Nga të gjithë këta që po diskutojmë, Kumbullën mund ta shohi në sy Silvinjo. Për mundësinë e dhënë dhe atë performancë të bërë”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/ ?

  • “Do të vendoset shumë për Armando Brojën kundër Serbisë”, Bicaj: Ndajmë rrugët me të ose e mbajmë mbi supe, tani kemi nevojë 

    “Do të vendoset shumë për Armando Brojën kundër Serbisë”, Bicaj: Ndajmë rrugët me të ose e mbajmë mbi supe, tani kemi nevojë 

    Ditmar Bicaj ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, atje ku është folur për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një analizë interesante nga ana e Bicajt për mënyrën sesi e sheh këtë ndeshje, ndërsa është ndalur edhe tek Armando Broja, ylli i Kombëtares. Sipas Bicajt, tani Shqipëria ke nevojë për të dhe nëse Broja nuk do të përgjigjet, magjia e tij do të binte tek kuqezinjtë. (Emisionin e plot me Ditmar Bicajn në Koha Shtesë e gjeni më poshtë) ?
    “Kundër Serbisë duhen burra, duhen lojtarë që kanë dëshirë për të fituar dhe e vlerësojnë fanellën që veshën. Ta shohin Serbinë në sy dhe t’i tregojmë se këtu është Shqipëria. Për mua ndeshja me Serbinë do të vendos shumë për Armando Brojën. Ky do të jetë takimi që ose ne “do të ndajmë rrugët” me Brojën ose do të vazhdojmë ta mbajmë në shpinë Armando Brojën. Ka potencial të madh, lojtari që duan më shumë tifozët. Prandaj thashë, ose Broja do të jetë djali i artë sic ka qenë deri tani ose do të fillojmë me bisedat pastaj do të grumbullohet apo nuk do të grumbullohet. Tani Shqipëria ke nevojë vërtet për Armando Brojën”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/