Tag: bezzecchi

  • MotoGP ul siparin, italiani Bezzecchi me Aprilia triumfon në garën e fundit në Valencia

    MotoGP ul siparin, italiani Bezzecchi me Aprilia triumfon në garën e fundit në Valencia

    16 Nëntor 2025

    19:53

    Telesport

    Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi sot garën e radhës së botërorit të MotoGP të zhvilluar në Valencia. Ai arriti të triumfojë pas një dueli “kokë më kokë” me spanjollin e Aprilia Trackhouse, Raul Fernandez, që u rendit i dyti.
    Në podium, në vendin e tretë, ngjitet edhe italiani tjetër Fabio di Giannantonio me Ducati VR46, por që mbërriti në finish me diferencë nga dy të parët. Vetëm i gjashti spanjolli Alex Marquez me Ducati Gresini, që të shtunën fitoi garën sprint.
    Për Bezzecchi, ky është suksesi i tretë sezonal, duke rikthyer Aprilia në majën e podiumit në garën e fundit sezonale të MotoGP. Një garë që ishte thjesht një formalitet, pasi Marc Marquez me Ducati është shpallur kampion bote javë më parë.

  • Marc Marquez rrëzohet, Bezzecchi triumfon në garën sprint të zhvilluar në Misano

    Marc Marquez rrëzohet, Bezzecchi triumfon në garën sprint të zhvilluar në Misano

    13 Shtator 2025

    15:23

    Telesport

    Në pistën e Misano, u zhvillua sot gara sprint e vlefshme për Cmimin e Madh të San Marino në MotoGP. Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi në pistën e shtëpisë, suksesi i tij i parë sezonal në garat sprint.
    Vendimtar rrëzimi i spanjollit të Ducati Marc Marquez në mesin e garës, pikërisht në momentin që pati marrë kryesimin. Bezzechi përfitoi, duke rimarrë kreun që pat humbur dy xhiro më herët dhe korri një fitore të merituar.
    Në vendin e dytë u rendit spanjolli i Ducati Gresini, Alex Marquez, që ngushton disi diferencën në renditjen e përgjithshme. Në podium ngjitet edhe një tjetër pilot italian, Fabio di Giannantonio, i treti me motorin e tij VR46.
    Bezzecchi e nisi këtë garë sprint nga “pole” dhe e mbylli në krye, suksesi i tij i parë me motorin Aprilia. Alex Marquez shpreson ende te titulli pas gabimit të vëllait të tij edhe pse duket e vështirë, pasi diferenca ështe e madhe.