Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në një emision televiziv, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai është futur në PD, ndërsa theksoi se kurrë ai nuk është akuzuar për ndonjë aferë.
“Kam 20 vite në politikë dhe nëse gjen diçka ku unë jam kontenstuar, i përfolur për afera apo i goditur. E vetmja gjë për të cilin unë jam përfolur ka qenë budallallëku i futbollit. Të gjesh një problem timin, të familjes apo të të afërmve të mi, për afera apo diçka tjetër… jam zero. Kjo është diferenca e një politikani, unë jam betuar në 4 korrik të vitit 2005.
Berisha ka këmbëngulur që unë të kandidoj, pasi struktura e PD-së në Peqin nuk fitonte dot dhe unë dola i pari në Shqipëri me rreth 11 mijë vota në sistemin mazhoritar. Për 2 muaj kam rënë 21 kilogramë. Por ditën e diel të zgjedhjeve dhe shihja fëmijët që duartrokitnin emrin tim, unë jam betuar që kurrë nuk do të vjedhë. Këto janë rezultatet”, tha Sula.
Tag: betuar
-

“Jam betuar përpara fëmijëve që kurrë s’do të vjedh”, Sula: Në 2005 fitova me 11 mijë vota, kam humbur 21 kg nga stresi
-

VIDEO/ “Jam betuar para Ismail Qemalit që do e largoj tradhtarin”, Rama ironizon Berishën: Latifin do largojë?
Teksa ka ndarë një deklaratë të kreut të PD, kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën.
‘Para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij që këtë tradhtar do e largoj nga Shqipëria”- ishte deklarata e Berishës, për të cilën Rama jep këtë përgjigje:
“Ku e takoi ky Ismail Qemalin njëherë? Dhe kë do largojë nga Shqipëria apo Latifin, meqë mori tërë ato para magjistari dhe s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë?!…”Top Channel
-

Rama ironi me deklaratën e Berishës “jam betuar para Ismail Qemalit që do ta largoj tradhtarin!” (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën, teksa ka ndarë një deklaratë të kryedemokratit.
“Para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij që këtë tradhtar do e largoj nga Shqipëria”, thotë Berisha në deklaratën e tij.“Ku e takoi ky Ismail Qemalin njëherë? Dhe kë do largojë nga Shqipëria apo Latifin? Meqë mori tërë ato para magjistari dhe s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë?!…”, ia kthen Rama.