Tag: betohen

  • Nis seanca në Kuvend, betohen dy deputetët e rinj të PSD

    Nis seanca në Kuvend, betohen dy deputetët e rinj të PSD

    Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku pritet të shqyrtohet veprimtaria e disa institucioneve për vitin 2024.
    Në nisje të seancës janë betuar dy deputetët e rinj të PSD, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku, pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos nga mandatet përkatëse në Kuvend.
     

  • Ceremonia në Presidencë, betohen Edi Rama dhe ministrat

    Ceremonia në Presidencë, betohen Edi Rama dhe ministrat

    Ka nisur ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave në ambientet e Presidencës, para Kreut të Shtetit Bajram Begaj. 
    I pari që ka kryer betimin për marrjen e detyrës ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili merr kështu zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 
    Pas tij, ministrat e rinj të qeverisë janë betuar me radhë duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës. 

  • Pas votimit në Parlament, sot ministrat e kabinetit Rama betohen në Presidencë

    Pas votimit në Parlament, sot ministrat e kabinetit Rama betohen në Presidencë

    Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të Kryeministrit Edi Rama do të betohen sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të kreut të shtetit, sipas procedurës kushtetuese.
    Ky akt formal vjen pas miratimit të ndryshimeve në përbërjen e Këshillit të Ministrave, gjatë një seance parlamentare të mbajtur ditën e djeshme, e cila u karakterizua nga tensione dhe përplasje me opozitën.
    Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, ministrat e rinj pritet të nisin menjëherë ushtrimin e detyrës në postet e reja. Ndryshimet në kabinet u propozuan nga Kryeministri Rama dhe u votuan në Kuvend mes polemikash politike dhe protestash verbale nga opozita parlamentare.

  • Për 25 minuta qeveria e Ramës mori votëbesimin e Kuvendit/ Nesër ministrat betohen para presidentit Begaj

    Për 25 minuta qeveria e Ramës mori votëbesimin e Kuvendit/ Nesër ministrat betohen para presidentit Begaj

    Ministrat e kabinetit të ri do të betohen nesër para Presidentit Bajram Begaj. Report Tv mësoi se ceremonia e betimit do të mbahet nesër në orën 10:00, pas kaosit në Kuvend, ku u votëbesuan në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta. 
    Me 82 vota pro, Kuvendi apo më saktë vetë mazhoranca si shumicë, miratoi programin qeverisës si dhe të 16 ministrat e kabinetit ‘Rama 4’. 
    Pas marrjes së votëbesimit në Kuvend, ministrat duhet të betohen dhe përpara kreut të shtetit, presidentit të Republikës, Bajram Begaj, akti final ky i ‘zyrtarizmit’ të qeverisë së re. 
    Pas betimit ministrat i drejtohen Kryeministrisë në këmbë, aty ku do të zhvillojnë mbledhjen e parë qeveritare. 
    QEVERIA RAMA 4 
    Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës 
    Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme 
    Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 
    Petrit Malaj – Ministria e Financave 
    Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit 
    Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit 
    Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit 
    Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale 
    Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit 
    Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë 
    Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes 
    Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 
    Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor 
    Majlinda Dhuka –  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë 
    Adea Pirdeni  – Ministre e Shtetit për antikorrupsionin 
    Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin 
     
     
     
     

  • Nis seanca plenare/ Betohen deputetët që munguan më 12 shtator, mungon sërish…

    Nis seanca plenare/ Betohen deputetët që munguan më 12 shtator, mungon sërish…

    Nis seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Seanca drejtohet nga kryetari Niko Peleshi.
    Seanca ka nisur me betimin e deputetëve që nuk ishin prezentë në seancën e kaluar, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi dhe Fatmir Mediu, Jozefina Topalli mungon sërish.

  • Nis sot seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Betohen 140 deputetët, të hënën prezantohet qeveria “Rama 4”

    Nis sot seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit! Betohen 140 deputetët, të hënën prezantohet qeveria “Rama 4”

    Sot, më 12 shtator, në orën 10:00, nis zyrtarisht legjislatura e XI-të e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në sallën plenare do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.
    Partia Socialiste hyn me 83 mandate, nga të cilat 53 janë emra të rinj. Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësohen me 50 deputetë, ku 14 janë prurje të reja. Në Kuvend hyjnë gjithashtu PSD me 3 deputetë, partia Mundësia me 2, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.
    Roli i drejtuesit të përkohshëm i është besuar deputetit socialist Vasil Llajo.

    Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, në pjesën e dytë të seancës, deputetët do të betohen një nga një. Më pas, mazhoranca do të propozojë Niko Peleshi si kryetar të Kuvendit, siç u konfirmua nga kryesocialisti Edi Rama një ditë më parë. Vetëm pas këtij procesi, Peleshi do të marrë drejtimin zyrtar dhe do të mbajë fjalën e parë si kryetar i ri.
    Ndërkohë, në një seancë të veçantë, e cila parashikohet të mbahet të hënën, kryeministri Edi Rama do të paraqesë përbërjen e qeverisë së re dhe programin qeverisës. Pas votëbesimit në Kuvend, kabineti “Rama 4” do të shkojë për dekretim dhe betim tek presidenti Bajram Begaj.
    /vizionplus.tv