Tag: betis

  • Babai i Yamal u evakua nga policia në stadium, ja çfarë ndodhi gjatë Betis-Barça

    Babai i Yamal u evakua nga policia në stadium, ja çfarë ndodhi gjatë Betis-Barça

    9 Dhjetor 2025

    8:01

    Alfred Lleshi

    Barcelona fitoi me lehtësi ndaj Betis në kampionat (5-3), me “hat-trick” të Ferran Torres dhe gola nga Bardghji e Yamal, i cili shënoi me penallti. Megjithatë, nata ishte e përzier për yllin katalanas. Babai i tij, Mounir Nasraoui, i cili shpesh është në qendër të mediave, u largua nga sigurimi dhe policia gjatë ndeshjes në La Cartuja.
    Sipas “Cadena Ser”, forcat e rendit intervenuan pas tensioneve mes Nasraoui dhe disa tifozëve të Betis, që shkaktuan shkëmbim të ashpër fjalësh në tribunë. Fillimisht, Nasraoui kishte provokuar disa tifozë të vendosur pranë tij, të cilët iu përgjigjën ashpër.
    Tensioni u rrit dhe sigurimi, me ndihmën e policisë, ndërhyri. Babai i Yamal u zhvendos në një sektor tjetër të stadiumit për ta ndjekur i qetë fitoren e Barcelonës.

  • U ndërpre për disa minuta, Betis fiton derbin andaluzian ndaj Sevilla-s. “Nëndetësja e verdhë” merr fitoren e pestë rresht (video)

    U ndërpre për disa minuta, Betis fiton derbin andaluzian ndaj Sevilla-s. “Nëndetësja e verdhë” merr fitoren e pestë rresht (video)

    Derbi andaluzian Sevilla-Betis ka dhuruar si gjithmonë spektakël në fushë, spektakël në shkallët e stadiumit dhe sigurisht nuk munguan as përplasjet mes dy tifozerive, gjë që solli ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.
    Përsa i përket rezultatit, Betis i drejtuar nga Manuell Pellegrini fitoi 0-2, me dy golat e shënuar në pjesën e dytë. Pablo Fornals zhbllokoi shifrat në minutën e 54-të, duke shënuar një gol shumë të bukur, pasi “trullosi” dy-tre herë mbrojtjen vendase. Sergi Altamira dyfishoi për Betis, me një goditje te fuqishme brenda zonës, pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit në minutën e 68-të.
    Në minutat e fundit, Sevilla mbeti me 10 lojtarë, pasi Isaac Romero u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje brutale ndaj Valentin Gomez. Më pas arbitri kryesor i takimit ndërpret ndeshjen për disa minuta për shkak të përplasjes mes tifozerive në shkallët e stadiumit, ku tifozët e Sevilla-s u agravuan pas kartonit të kuq të Romero.
    Ndeshja rifillon pas disa minutash, por rezultati nuk ndryshon deri në fund. Betis fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e 5-të me 24 pikë, ndërsa Sevilla mbetet në vendin e 13-të me 16 pikë.
    SHIKOGOLAT
    Ndërkohë, Villarreal vazhdon super formën e mirë, duke fituar sot në transfertë 2-3 në fushën e vështirë ndaj Real Sociedad, falë një goli në minutat shtesë nga Albert Molerio. Kjo ishte fitorja e pestë rresht për Villarreal, që renditet momentalisht në vend të dytë me 32 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • ANTONYYYYYY! Braziliani i jashtëzakonshëm, shënon gol spektakolar ndaj Mallorca-s

    ANTONYYYYYY! Braziliani i jashtëzakonshëm, shënon gol spektakolar ndaj Mallorca-s

    2 Nëntor 2025

    21:26

    Telesport

    Betis e ka nisur mjaft mirë ndeshjen ndaj Mallorca, duke gjetur golin pas vetëm 10 minutash. Ishte braziliani Antony që shënoi një gol tejet të bukur nga distanca.
    Pasi depërtoi bukur nga krahu i djathtë duke u futur në qendër dhe pas një kombinimi perfekt me Cucho Hernandez, Antony dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme.
    Ky është goli i tretë për brazilianin me fanellën e Betis për këtë sezon të ri të në La Liga. Kujtojmë se te Mallorca, Vedat Muriqi e ka nisur si zakonisht titullar, ndërsa Marash Kumbulla vazhdon të jetë i dëmtuar.
    SHIKOGOLIN

  • Atletico triumfon ndaj Betis, vendosin dy gola

    Atletico triumfon ndaj Betis, vendosin dy gola

    Atletico Madrid triumfon 0-2 ndaj Betis, në ndeshjen e La Liga. Los Colchoneros zhbllokuan llogaritë shumë shpejt, që në minutën e 3-të, me anë të Simeones.
    Baena dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë, duke bërë që mysafirët të shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes.

    Në pjesën e dytë, Atletico menaxhoi rezultatin dhe mori 3 pikë. Të besuarit e Diego Simeones kanë 19 pikë dhe janë në vendin e 10-të.

  • Skuadra e Manuel Pellegrini vendos rekord në La Liga, kjo nuk i ndodhte prej 90 vitesh

    Skuadra e Manuel Pellegrini vendos rekord në La Liga, kjo nuk i ndodhte prej 90 vitesh

    20 Tetor 2025

    13:44

    Alfred Lleshi

    Betis ka arritur një rekord historik në Spanjë: 28 ndeshje radhazi me të paktën një gol të shënuar në La Liga, diçka që nuk ndodhte prej viteve ’30. Seria pozitive filloi nga gjysma e sezonit të kaluar, kur ekipi andaluzian riktheu vazhdimësinë sulmuese dhe u ngjit në pozitat e larta të renditjes.
    Ndeshja e fundit ndaj Villarrealit përfundoi 2-2, me Antony që shënoi të dy golat, duke dëshmuar aftësinë realizuese të skuadrës. Që nga 11 janari 2025, kur Betis humbi 1-0 ndaj Valladolid, nuk ka ndalur së shënuari. Përforcimet nga merkatoja dimërore ndryshuan fytyrën e skuadrës, që mbylli sezonin në vendin e 6-të me statistika mbresëlënëse.
    Suksesi i vazhdueshëm i sulmit i dedikohet edhe filozofisë së Manuel Pellegrinit, ku kërkimi i golit është prioritet në çdo ndeshje. Tani objektivi i Betis është të vazhdojë këtë trend pozitiv, të konfirmojë potencialin ofensiv dhe të luftojë për një vend në Champions League.

  • Roma e nis me tri pikë, Betis e Forest ndajnë pikët

    Roma e nis me tri pikë, Betis e Forest ndajnë pikët

    UEFA Europa League në formatin ‘ligë’ me 36 skuadra luajti ndeshjet e para. Për të dytin edicion radhazi, tetë të parat kalojnë menjëherë në turin tjetër, 16-të të tjerat (9-24) play off për tetë skuadra të tjera kualifikuese dhe pjesa që mbetet (25-36) eleminohen direkt.

    Shifrat e raundit të parë për 18 skuadat e angazhuara:

    18:45

    Midjyland-Sturm Grac 2-0

    PAOK-Makabi Tel Aviv 0-0

    21:00

    Betis- Notingham Forest 2-2

    Braga- Fejnord 1-0

    Crvena Zvezda- Selltik 1-1

    Dinamo Zagreb- Fenerbahçe 3-1

    Frajburg- Bazel 2-1

    Malmo-Ludogorets 1-2

    Nicë- Roma 1-2

    Vazhdo leximin

  • Ndeshjet e para në Ligën e Europës, ndeshja kryesore Betis- Notingham, Roma ndaj Nicë

    Ndeshjet e para në Ligën e Europës, ndeshja kryesore Betis- Notingham, Roma ndaj Nicë

    Nis sezoni i ri i UEFA Europa League në formatin ‘ligë’ me 36 skuadra. Për të dytin edicion radhazi, tetë të parat kalojnë menjëherë në turin tjetër, 16-të të tjerat (9-24) play off për tetë skuadra të tjera kualifikuese dhe pjesa që mbetet (25-36) eleminohen direkt.

    Këto janë ndeshjet e sotme të raundit të parë:

    18:45

    Midjyland-Sturm Grac

    PAOK-Makabi Tel Aviv

    21:00

    Betis- Notingham Forest

    Braga- Fejnord

    Crvena Zvezda- Selltik

    Dinamo Zagreb- Fenerbahçe

    Frajburg- Bazel

    Malmo-Ludogorets

    Nicë- Roma

    Vazhdo leximin

  • Rikthimi te Betis, Antony: Zgjedhja e duhur, te United gjithçka e vështirë

    Rikthimi te Betis, Antony: Zgjedhja e duhur, te United gjithçka e vështirë

    Antony u rikthye te Betis, por kësaj here, në mënyrë përfundimtare. Në konferencën për shtyp, pas largimit nga United, sulmuesi i njohur, u shpreh:
    “Betis ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe kjo është arsyeja pse prita deri në ditën e fundit për t’u kthyer. Tani më në fund jam këtu dhe jam i lumtur që jam në një qytet dhe një klub që e dua. Paratë nuk janë gjithçka, dashuria është shumë më e rëndësishme”.

    “Isha i paduruar ta përjetoja këtë përvojë. Ishte një muaj shumë i vështirë. Kalova mbi 40 ditë në një hotel dhe ishin ditë shumë të vështira, por agjenti im dhe të gjithë zyrtarët e klubit e dinin sa shumë doja të kthehesha te Betis. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ka shumë gjëra për të bërë, shumë gjëra për të luftuar. Ajo që ndodhi në Manchester, vetëm unë e di sa e vështirë ishte”.

  • Antony refuzoi gjigantin e Europës në orët e fundit para se të transferohej te Betis

    Antony refuzoi gjigantin e Europës në orët e fundit para se të transferohej te Betis

    3 Shtator 2025

    19:51

    Telesport

    Antony ka qenë një nga “personazhet” kryesore gjatë merkatos së verës. Ditën e fundit të afatit të merkatos, braziliani u transferua te Betis, aty ku shkëlqeu gjysmën e dytë të sezonit të kaluar kur u huazua nga Man. United.
    Betis bëri një sakrificë të madhe financiare për të siguruar shërbimet e Antony. Klubi andaluzian ka blerë 50% të të drejtave të Antony për një shifër afër 25 milionë euro.
    Ndërkohë, mediat spanjolle zbulojnë se për brazilianin ditët e fundit ka pasur një interesim të madh nga Bayern Munich. Klubi bavarez i ka ofruar madje dyfishin e rrogës që fiton tani në Spanjë, por anësori brazilian donte vetëm të rikthehej te Betis.
    Synimi i Antony është të shkëlqejë sërish te Betis, që te këtë shansin të sigurojë thirrjen nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës 2026.

  • Refuzoi ofertat e Sasuolos dhe Betis! Ekipi tjetër i Serisë A hidhet në garë për Kristjan Asllanin, Interi i tenton të gjitha mënyrat

    Refuzoi ofertat e Sasuolos dhe Betis! Ekipi tjetër i Serisë A hidhet në garë për Kristjan Asllanin, Interi i tenton të gjitha mënyrat

    Interi kërkon që të mbyll marrëveshjen e largimit të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar nuk është më në planet e trajnerit Chivu dhe zikaltërit po punojnë për të zgjidhur ngërcin me lojtarin e Shqipërisë.
    Më herët janë refuzuar ofertat e Sasuolos dhe Betis, ndërsa këtë herë në garë është hedhur Bologna. Këta të fundit janë interesuar për situatën e Asllanit dhe Interi e vlerësonin kartonin e shqiptarit me 18 milionë euro.
    Për momentin, kjo shifër duket shumë për Bologna-n, por te Interi janë të hapur edhe për një mënyrë tjetër largimi. Sipas mediave italiane, nuk përjashtohet një formë huazimi nëse një ekip nuk del për të paguar shifrën e kartonit të shqiptarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/