Tag: betejën

  • “Kjo nuk ishte fushata për betejën tonë”, Kumbaro: Një udhëtim zemre për Gjirokastrën që duam (VIDEO)

    “Kjo nuk ishte fushata për betejën tonë”, Kumbaro: Një udhëtim zemre për Gjirokastrën që duam (VIDEO)

    Mirela Kumbaro ka shpërndarë një video-mesazh për rrugëtimin e kësaj fushate elektorale. Ajo falenderon të gjithë ata që iu bashkuan nëpër takime dhe që do të mbështesin me votë Partinë Socialiste në 11 maj.
    “Ky nuk ishte thjesht një muaj fushate dhe kjo nuk ishte fushata për betejën tonë. Jam falenderuese  për këdo që na u bashkua në takime, na priti në shtëpi, dyqan a bujtinë, na shtrëngoi dorën, na dha energji, kurajë e mbi të gjitha besën se do të jenë me ne më 1️⃣1️⃣ maj. Dhe këta nuk ishin vetëm socialistët. Këta ishin banorët e qarkut Gjirokastër, ngahera me zemrën e krahët hapur për të mirën, për të ecur përpara”, shkruan Kumbaro teksa ndan këtë video.

  • Mbreti Charles rrëfen për herë të parë betejën me kancerin: Një përvojë e frikshme, por që nxjerr…

    Mbreti Charles rrëfen për herë të parë betejën me kancerin: Një përvojë e frikshme, por që nxjerr…

    Mbreti Charles ka folur hapur për herë të parë mbi betejën e tij me kancerin, duke e përshkruar si një përvojë të vështirë dhe të frikshme.
    Monarku 76-vjeçar, i cili prej më shumë se një viti po merr trajtim javor për sëmundjen, ka vazhduar të përmbushë detyrat mbretërore me vendosmëri dhe ndjenjë qëllimi.
    Gjatë një eventi në Londër të mbajtur në nder të “heronjve të shëndetit” – profesionistëve që kujdesen për pacientët me kancer – Mbreti Charles, i shoqëruar nga Mbretëresha Camilla, shprehu mirënjohjen e tij për punën e tyre të palodhur.
    Ngjarja kishte për qëllim të vlerësonte kontributin e atyre që ndihmojnë mbi 390,000 persona të diagnostikuar me kancer çdo vit në Britaninë e Madhe – që përkon me më shumë se 1,000 raste të reja në ditë.
    Në një mesazh të përfshirë në programin e eventit, Charles reflektoi mbi përvojën personale me këtë sëmundje:
    Çdo diagnozë, çdo rast i ri, është një përvojë e frikshme për individin dhe të dashurit e tij. Por si një nga ata që janë pjesë e këtyre statistikave, mund të dëshmoj se ajo mund të nxjerrë gjithashtu në pah më të mirën e njerëzimit./TAR

    Top Channel

  • Szczesny: Unë e kam humbur betejën me duhanin, ju lutem mos ndiqni shembullin tim

    Szczesny: Unë e kam humbur betejën me duhanin, ju lutem mos ndiqni shembullin tim

    25 Prill 2025

    12:28

    Telesport

    Portieri polak Wojciech Szczesny, që në shtator u rikthye të luajë me fanellën e Barcelona vetëm pak muaj psi vendosi të tërhiqej nga futbolli, shpeshherë ka përfunduar në qendër të kritikave për vesin e tij, atë të duhanpirjes.
    Një ves të cilin ai nuk e fsheh, por kërkon të mos ndiqet shembulli i tij. “Ka disa aspekte të lojës në të cilat besoj se mund të jem një shembull i përsosur për më të rinjtë ose për shokët e mi të ekipit“, tha 35-vjeçari në një intervistë me ESPN.
    “Por ka edhe disa aspekte të karrierës sime që është më mirë të mos i ndjekin dhe ku unë kam dështuar. Unë ende përpiqem të bëj më të mirën time, të jem një shembull i mirë për të rinjtë dhe për tifozët më të rinj që na shikojnë”, tha Szczesny.
    “Sa i përket pirjes së duhanit, ju lutem mos ndiqni shembullin tim, mos e bëni. E humba betejën. Kur isha më i ri, e përvetësova këtë zakon, i cili e di se është shumë i keq për mua. Thjesht e humba betejën. Pra, për këdo që po ju shikon, mos e bëni”, tha polaku.

  • VIDEO/ Bushati: Spektakli i Ramës, mbulim për boshllëkun e bilancit, lahutari Ulsiut, Goliku dhe sazet nuk mjaftojnë për fushatë

    VIDEO/ Bushati: Spektakli i Ramës, mbulim për boshllëkun e bilancit, lahutari Ulsiut, Goliku dhe sazet nuk mjaftojnë për fushatë

    Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, deklaroi se në ditët e para të fushatës u pa një ndarje e qartë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Sipas Bushatit, Rama fitoi betejën e spektaklit, ndërsa Berisha fitoi betejën politike. Ai tha se në pamundësi për të bërë bilancin e qeverisjes së tij, Rama zgjodhi t’i shmangej thelbit me një spektakël që për të personalisht nuk ishte i pëlqyeshëm.

    Sipas tij, kreu i qeverisë hodhi topin larg zgjedhjeve duke folur për vitin 2030, ndërsa mandati aktual përfundon në 2029. Në të kundërt, Bushati vlerësoi qasjen e Berishës si një diskurs tipik opozitar në një vend autoritar, duke e paraqitur rezistencën e PD-së si shembull për shoqërinë. Ai theksoi gjithashtu se debatet mbi premtimet konkrete ekonomike të Berishës, si rritja e pensioneve apo rikthimi i taksës së sheshtë, duhet të ishin në qendër të fushatës.

    Bushati: Në këto ditë të para apo 2 ditë të para kishim një ndarje shumë të qartë, në një farë mënyre Rama fitoi betejën e spektaklit me Berishën, kurse Berisha fitoi betejën politike me Ramën nëse shohim ditën e parë të fushatës si rivalitet mes tyre.

    Vëre pak veten në lëkurën e Ramës, të bësh dhe bilanc 4-vjeçar dhe bilanc 12-vjeçar.

    Nuk ke çfarë thua, dhe kur nuk ke çfarë thua, çfarë zgjedhje bën?
    Ose do i shmangesh thelbit dhe do mundohesh të bësh një spektakël, për mua ai nuk qe një spektakël që më pëlqeu, nuk është as ai Goliku në shijet e mia, nuk është as ai lahutari i Ulsiut në shijet e mia.

    Por bëri një zgjedhje për t’iu shmangur thelbit, pra për të bërë një fushatë politike me bilanc.
    Pra çfarë bëri? Spektakël një, dhe atë që do të diskutojmë më vonë, e hodhi topin larg zgjedhjeve, 2030 thotë, ky mandat mbaron në 2029.

    Në këtë kuptim i gjithë spektakli ishte, mbulimi më i mirë i mundshëm për mungesën e thelbit dhe në kuptim, edhe mua po të më pyeste Rama, ore si të gënjej sot se s’kam ç’të them, “këtë bëj” mund t’i thosha.

    Pse them që pjesën politike e fitoi Berisha?
    Po të dëgjoje Berishën edhe në Pallat të Kongreseve edhe në sheshe, e para pati diskurin e një lideri tipik opozite në një vend autoritarist.

    Ne kemi diskutuar shpesh sesi diktatura dhe autokracia e mposht shoqërinë, e përgjum shoqërinë, e bën apatike.
    Berisha e mori këtë fabul dhe tha jo, na votoni ne se ne jemi shembulli konkret si një parti që ishte projektuar për t’u përçarë, për t’u shkatërruar, për t’i marrë vulën dhe flamurin, arriti të rezistojë.

    Pra mori fabulën e vet 4-vjeçare dhe e demonstroi si shembull për shoqërinë dhe kjo është tipikisht një qasje politike në të cilën i adresohesh shoqërisë, kjo ishte një gjë për mua që ia vlente në hapjen e fushatës së Berishës.
     

    E dyta, unë nuk jam ekonomist dhe nuk kam parë asnjëri që t’i bëjë një skanim sa të vlefshme janë premtimet e Berishës, por ama ky duhej të ishte thelbi i një fushate, pra minimum jetik 200 euro, për pensionistët, për ata që s’kanë asnjë të ardhur, dyfishim pensionesh dhe pagash, kthim tek taksa e sheshtë, janë debate që duhet të ishin normale në një fushatë, prandaj them betejën politike Berisha e fitoi, kundër sazeve, lahutarit dhe Golikut të Ramës që nuk dha ndonjë gjë më shumë se kaq.

  • Sali Berisha sulmon kryeministrin: Rama flet me vete prej frikës, ka dy muaj i ngujuar në zyrë

    Sali Berisha sulmon kryeministrin: Rama flet me vete prej frikës, ka dy muaj i ngujuar në zyrë

    Duke u shprehur i bindur për fitore, nga sheshi “Nënë Tereza” ku hapi fushatën elektorale të PD, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama do ta ketë të vështirë natën sonte, pra dje. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se nata e 11 prillit është e veçantë sepse nisin betejën e tyre të fitores së zgjedhjeve. “Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime por sonte jam më i emocionuar si asnjëherë kur iu shoh juve, njerëz të lirë, burra edhe gra fisnikë që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores tonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, është Shqipëria e dashurisë tuaj, e dashurisë për familjes dhe atdhetarisë tuaj, e idealeve të lirisë. Njerëz të lirë imagjinoni për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por ka në krah edhe McGonigalin. E shumë e presin. Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën. Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore. Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri.
    Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë. Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste”, deklaroi Berisha. Sipas Berishës, Rama u përpoq me çdo gjithçka për të lënë vendin pa opozitë. “I tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë, ka dy muaj që flet me vete, ka dy muaj që ka frikë. Por miq, u përpoq me çdo mënyrë, u përpoq me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje, me çdo gjë, që Shqipëria të mos kishte opozitë. Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër. Edi Rama vazhdon mashtrime, shpifje dhe trillime”, nënvizoi dje Berisha.
     

  • “Edi Rama, sonte e ke të vështirë natën”, Berisha në çeljen e fushatës: Jemi ringritur si feniksi për të shkuar drejt fitores

    “Edi Rama, sonte e ke të vështirë natën”, Berisha në çeljen e fushatës: Jemi ringritur si feniksi për të shkuar drejt fitores

    Kryedemokrati Sali Berisha e nisi fjalën në çeljen e fushatës duke sulmuar kundërshtarët.

    Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka të vështirë sonte natën sepse është shumë e veçantë për demokratët të cilët nisin betejën për fitore.
    “Njerëz të lirë imagjinoi për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë, imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrben, po ka në krah McGonigalin, e sa shumë e presin e presin, Rama sonte e ke të vështirë natën, kjo është një natë nga më të veçantat, sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore, Shqipëria ngrihet përsëri, e keqja e vuri para vendin tonë, këto vite 12 vite ishin për Shqipërinë, vite të shkretimit nga bij dhe bija. Ishin vite që regjimi dhe mafia bënte gjithçka që të fshinin nga kujtesa veprën tuaj të pavdekshme Shqipërinë pluraliste,  ja ku jeni sot të ringritur si feniksi për të shkuar drejt fitores”, tha Berisha.
    Berisha: Të dashur demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare, qytetare dhe qytetarë të Tiranës, mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju burrave dhe grave fisnikë, njerëz të mrekullueshëm që e keni bërë sot këtë shesh më të bukurin e Shqipërisë, më të bukurin në Europë.
    Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta kandidatëve të Aleancës së Shqipërisë Madhështore, të rinjtë, të reja, burra dhe gra, krenaria jonë, krenari për kombin. Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta zotit Chris LaCivita, kryetari i Komitetit të Partisë Republikane, bashkëarkitektit të rikthimit më të madh, më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump.
    Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sonte jam më i emocionuar se asnjëherë kur ju shoh ju, njerëz të lirë, burra dhe gra fisnikë, që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores sonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj. Është Shqipëria e dashurisë tuaj për të. E dashurisë për familjen. E atdhetarisë tuaj. E idealeve të lirisë. Miq, imagjinoni për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por ka në krah edhe McGonigalin.
    E shumë e presin. Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën. Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore. Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri.
    Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë. Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste.
    Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë. Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare.Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur. Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju. Ja ku jemi sot, të bashkuar si asnjëherë. Ja ku jemi sot, të ngritur si Feniksi nga hiri në zenit për të shkuar drejt fitores. Miqtë e mi, ne mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë. Me një betim solemn para saj për ta nxjerrë ata nga kthetrat e këtij regjimi. Për ta rikthyer atë, për të rikthyer tek ajo projektin e ëndrrave të të rinjve të saj, djemve dhe vajzave, ëndrrave më të bukura.

    Top Channel

  • Barcelona fiton betejën me La Ligën, Dani Olmo dhe Pau Victor nuk kanë probleme me regjistrimet

    Barcelona fiton betejën me La Ligën, Dani Olmo dhe Pau Victor nuk kanë probleme me regjistrimet

    10 Prill 2025

    15:46

    Telesport

    Lajm i mirë për Barcelonën! Presidenti Laporta kishte të drejtë për regjistrimin e dy lojtarvëve, Dani Olmo dhe Pau Victor, të cilët do të vijojnë të luajnë këtë sezon.
    Ata vazhdojnë të jenë dy emrat më të lakuar në futbollin spanjoll, për shkak se La Liga ka kërkuar pezullimin e aktivizimit të tyre me fanellën e Barcelonës.
    La Liga sot ka humbur ankesën kundër regjistrimit të mesfushorit dhe sulmuesit, një betejë e rëndësishme e fituar nga klubi katalanas.
    Kjo do të thotë se lojtarët tani janë të qetë për të luajtur deri në fund të sezonit.

  • 10 fakte për Betejën e Koshares

    10 fakte për Betejën e Koshares

    Beteja e Kosharës njihet si beteja më e lavdishme e luftës së fundit në Kosovë. Sot shënohet 26 vjetori i saj.
    Më poshtë po rendisim disa fakte të kësaj beteje:
    1. Beteja e Kosharës ka simbolikën e bashkimit të dy krahëve të luftës në një organizim të përbashkët për vazhdimin e luftës për çlirimin e Kosovës.
    2. Beteja e Kosharës ishte e organizuar nën operacionin luftarak të titulluar “Shigjeta”. Operacioni ishte i planifikuar në përpikmëri, dhe në koordinim me oficerë të ushtrisë shqiptare.
    3. Sulmi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi pozicionet e ushtrisë serbe kishte filluar në orën 3 të mëngjesit të datës 9 prill 1999. Baza ushtrake jugosllave e njohur si “Karaulla e Kosharës” ra në dorë të forcave të UÇK’së ditën e nesërme.
    4. Beteja e Kosharës zgjati nga data 9 prill 1999 deri më 10 qershor 1999. Gjatë kësaj periudhe në luftime ranë 187 dëshmorë.
    5. Beteja e Kosharës shënon edhe thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri i cili ishte vendosur dhunshëm me pushtimin e Kosovës nga Serbia.
    6. Në betejën e Kosharës kanë marrë pjesë rreth 6000 mijë ushtarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.
    7. Brigada 138, mori emrin e komandantit Agim Ramadani pas rënies heroike të tij në këtë betejë.
    8. Oficerët serbë e përshkruajnë Betejën e Kosharës si më të rëndën dhe sulmin mbi bazën ushtarake të tyre si sulm i ngjashëm me sulmet guerile të luftës së Vietnamit.
    9. Në anën e ushtrisë serbe gjatë betejës kishte edhe mercenarë të ndryshëm që vinin nga Rusia dhe shtetet tjera sllave.
    10. Më 22 Maj 1999, gjatë fushatës ajrore për të bombarduar caqet serbe aeroplanët luftarakë të NATO-s gabimisht bombarduan pozicionet e UÇK-së duke shkaktuar vdekjen e 67 ushtarëve.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Pandeli Majko në betejën e Kavajës

    Pandeli Majko në betejën e Kavajës

    “Në Kavajë, në Luz të Vogël, me Elisa Spiropalin, në një takim me njerëz që duan dhe shpresojnë tek vota e 11 majit!”- shkruan Pandeli Majko, deputet dhe ish-kryeministër. Majko po betejën e jetës politike në Kavajë, në një zonë historikisht demokrate, por që vitet e fundit ka kthyer paksa kokën majtas.

  • Belinda Balluku për betejën e Margëlliçit

    Belinda Balluku për betejën e Margëlliçit

    Belinda Balluku shkruan se “Emocion i veçantë të isha në mes të veteranëve të nderuar dhe pasardhësve të familjeve të dëshmorëve në përkujtimin e betejës së Margëlliçit në Patos, një ndër ngjarjet më të shënuara të Luftës Nacional Çlirimtare.
    Vepra dhe sakrifica e atyre, që dhanë jetën për liri, duhet të na udhëheqë edhe sot në një proces të rëndësishëm, në rrugën drejt bashkimit me familjen europiane”.