Tag: betejën

  • Berisha: Rama po vazhdon betejën kundër imperializmit amerikan si Enver Hoxha

    Berisha: Rama po vazhdon betejën kundër imperializmit amerikan si Enver Hoxha

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ironinë e kryeministrit Rama ndaj Donald trump. Duke folur në Kryesinë e PD-së, Berishës tha marrëveshja në Kaukaz ka qenë ndër më të rëndësishmet, pasi mes dy shteteve, Azerbajxhan dhe Armeni ka patur përplasja prej shumë vitesh. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se kjo marrëveshje u kritikua vetëm nga Irani dhe u tall nga Edi Rama.
    “Enver Hoxha vendosi propagandën më koprolalike të kohërave. Nuk i ndodhi gjë nga jashtë. Përkundrazi, vazhdonte si paranojak me fjalime, dhe pasardhësi i tij Edi Rama nuk ka një diktaturë totalitare, por autoritare, por vazhdon edhe ai betejën kundër imperializmit amerikan. Akti i tij në samit është akti më i shëmtuar që një përfaqësues mund të bëjë. Çfarë tregoi ai me të? Ai tregoi urrejtjen e fshehur që ka ndaj presidentit të SHBA.E ka atë nga trashëgimia hoxhiste, e ke atë nga dosjet e hapura në SHBA, jo një por disa për krimet e tij, e ka atë të paguar nga Sorosi, ato nuk i dimë. Por faktikisht ai është i vetmi që e shfaq, që nuk ngurron ta shfaqë, pavarësisht se jashtë çdo konteksti, thjesht urrejtjes së tij.
    Çfarë do të thotë ajo? Ia tha edhe Shtëpia e Bardhë, ajo paqe në Kaukaz ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme. Aty ka pasur një problem shumë thelbësor për të dy vendet dhe u gjet zgjidhja, u gjet një zgjidhje shumë e mirë, qoftë për Azerbajxhanin, qoftë për Armeninë. Korridori që ishte bllokuar, u shndërrua në korridor të lirë. Kush e kritikoi atë? Vetëm Irani e kritikoi haptas atë marrëveshje dhe e tall Edi Rama, i cili ka pafytyrësinë që në Bled të deklarojë se Europa nuk ka nevojë të presë për planin e paqes përtej oqeanit, se Europa vetë është paqja, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.
    Kurse parmbrëmë deklaronte në kthesë, se presidenti po kthen emrin paqe në fjalorin e harruar të Perëndimit.Me individë si ky, me krerë të narkoshtetit, Shqipëria po shkon në greminë. Ndaj dhe ne duhet të ndërmarrim një përpjekje të madhe e të fuqishme në radhë të parë me strukturat, anëtarësinë dhe mbështetësit tanë, me qytetarët shqiptarë, për të shpëtuar vendin nga ky kryeministër që kryeson një organizatë kriminale të bazuar në krimin, drogën, njëlloj si Enver Hoxha, që e kishte organizatën kriminale të bazuar në ideologjinë dhe luftën e klasave,” tha Berisha.

  • “Koha politike e tij ka perënduar”/ Vendimi për Veliajn, reagon analisti: Betejën e ka me drejtësinë, i ka larë duart

    “Koha politike e tij ka perënduar”/ Vendimi për Veliajn, reagon analisti: Betejën e ka me drejtësinë, i ka larë duart

    Analisti i njohur Martin Leka, i ftuar në një intervistë televizive, komentoi vendimin e Këshillit Bashkiak, i cili votoi pro shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai theksoi se Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen me kohë, dhe nuk kishte arsye ta çonte situatën deri në fazën e mbledhjes së këshillit.
    “Duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur të gjithë drejtorët e tij u përfshin në aferën e ashtuquajtur “5d”. Fakti që sot detyrohet të shkarkohet, unë kam pasur besimin se ai deri sot do ta jepte dorëheqjen dhe nuk do ta lejonte këshillin bashkiak, të kthehej në një arenë. Me shkarkimin e Veliajt, praktikisht është vetëm një firmë formale e Këshillit të Ministrave, unë besoj se ai betejën e ka më drejtësinë tashmë, kurse me PS, unë mendoj se i ka larë duart, por edhe me politikën. Vetëm nëse ai del i pafajshëm në fund të gjykimit. Betejën e ka personale me drejtësinë”, tha ai.
    Sa i takon kundërshtimit të mundshëm të shkarkimit në Gjykatë, Leka tha se kjo do ishte një procedurë jo e favorshme për Veliajn. Ai pohoi se të gjitha energjitë Veliaj duhet t’i përqendrojë në mbrojtje përballë akuzave të SPAK.
    “Për mua është gabim pasi do krijonte dhe po e krijon një të ashtuquajtur një “luftë” brenda PS. Koha politike e tij ka perënduar, Veliaj duhet të përgatitet fort për mbrojtjen ligjore dhe të gjithë energjitë dhe potencialin e vet, përfshirë avokatë dhe mbrojtësit ligjorë, t’i përkushtohen akuzave të rënda që ka ai nga SPAK dhe drejtësia shqiptare. Nuk ka rrugë tjetër.”, tha ai.

  • Sajmir Visha për betejën me kancerin: U ktheva në sallën e gjyqit pa lejen e mjekëve

    Sajmir Visha për betejën me kancerin: U ktheva në sallën e gjyqit pa lejen e mjekëve

    Showbiz E Premte, 19 Shtator 2025 19:12
    Avokati Sajmir Visha tregon betejën më të rëndësishme të jetës së tij, përballjen me kancerin. Visha pranoi se për shkak të neglizhencës ndaj shëndetit, nuk e diagnostikoi sëmundjen në kohë. Ai tha se ka rënë tre herë në komë, ndërsa kurimi në Itali dhe SHBA ‘e riktheu’ në jetë.
    “Ne kemi mentalitetin të mos vizitohemi se mos na del ndonjë gjë. Po ti makinën e çon për ta rregulluar dhe nuk çon veten tënde. Unë isha në gradën e fundit. Pas operacionit, mjekët kishin frikën e dy vatrave tumorale që kishin depërtuar në mushkëri, dhe meqë mëlçia ka pasur probleme, nuk i merrnin përsipër, nuk garantonin jetëgjatësi. Duke hulumtuar, gjetën një spital në Amerikë, që ka prodhuar vaksina kundër kancerit. 80-90% e kancerit m’u largua nga ajo. Një 10% që më ka ngelur, do e bëj në tetor dhe garancia është 100%. Kjo ishte risi mjekësore. Me vaksinën dhe terapinë, më ngritën në këmbë. Bëra fizioterapi dhe sot fluturoj, se katër muaj kam qenë i ngrirë”.

    Avokati tregoi se është rikthyer në Shqipëri pa lejen e mjekëve, me mallin dhe dëshirën e madhe për të takuar miqtë dhe për t’u rikthyer në sallën e gjyqit. “Jam nisur pa lejen e doktorit, kam ardhur në Shqipëri të takoja miqtë dhe të shkoj dhe njëherë në sallë. Kam nisur gjyqet derisa të më vijë dita për në spital. Kam ardhur të punoj, tani kujdesem me ushqimin, lëvizjet. Nuk jam më ai Saimiri që nervozohesha, kam fituar një qetësi që ia uroj dhe kolegëve, sepse stresi është e keqja më e madhe”.

    Visha jep një këshillë për kolegët dhe për të gjithë ndjekësit. “Nuk kam pasur njeri në fis, kam qenë në një stres të paparë, derisa kam rënë në koma. Nuk dija çfarë ndodhte. Kam qenë tre herë në koma. Aktualisht jam mirë, do të bëhem më mirë derisa të vrapoj. Mos u ngarkoni me stres, ngarkoni veten me dashuri”. /TCH/

  • Real Madrid dhe Barcelona nisin që tani betejën për të transferuar falas yllin anglez

    Real Madrid dhe Barcelona nisin që tani betejën për të transferuar falas yllin anglez

    6 Shtator 2025

    17:27

    Telesport

    Marc Guehi ishte shumë pranë transferimit te Liverpool në ditën e fundit të merkatos, por Crystal Palace refuzoi në orët e fundit të afatit dhe qendërmbrojtësi anglez nuk realizoi dot ëndrrën e tij.
    Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit anglez me Crystal Palace skadon në qershorin e vitit 2026 dhe ai do të largohet si lojtar i lirë, pasi deri më sot ka refuzuar çdo përpjekje të klubit për të rinovuar.
    Megjithatë, e ardhmja e Marc Guehi mudn të mos jetë në Premier League. Mediat spanjolle raportojnë se Real Madrid dhe Barcelona kanë nisur që tani betejën për të siguruar nënshkrimin me qendërmbrojtësin anglez, i cili konsiderohet momentalisht si një nga lojtarët më të mirë në botë në rolin e tij.
    Për Real Madrid, dihet tashmë strategjia e tyre për të siguruar yje të mëdhenj falas, por nuk duhet anashakaluar as Barcelona. Flick e pëlqen shumë anglezin dhe ka kërkuar nga drejtuesit katalanas transferimin e tij në verën e ardhshme.

  • Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta aktorja e njohur spanjolle

    Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta aktorja e njohur spanjolle

    Botën e kinemasë spanjolle e tronditi lajmi për ndarjen nga jeta të aktorës Veronica Echegui, e cila humbi betejën me kancerin në moshën 42-vjeçare. Ajo u shtrua me urgjencë në spitalin e Madridit të dielën, ku ndërroi jetë tragjikisht. Sëmundja e saj ishte e pakuptuar për publikun, duke e bërë ndarjen edhe më të papritur.
    Pas lajmit reaguan figura të njohura të kinemasë dhe politikës, përfshirë kryeministrin Pedro Sanchez dhe aktorin Antonio Banderas. Kolegët dhe fansat e përshkruan Echegui-n si një “talent thelbësor” dhe një “legjendë që u shua shumë herët”.
    E lindur në Madrid më 1983, Veronica Echegui nisi karrierën me role të vogla televizive, ndërsa famën e fitoi në vitin 2006 me filmin “Yo soy la Juani”. Gjatë 18 viteve të karrierës, ajo luajti në mbi 30 filma dhe seriale, duke përfshirë “My Prisoner’s Yard” (2008), “The Cold Light of Day” përkrah Bruce Willis dhe Sigourney Weaver, “Explota Explota” (2020) dhe “Objetos” (2022).
    Ajo u shfaq edhe në serialin ndërkombëtar “Fortitude” (2015–2017) dhe në komedinë romantike “Book of Love”. Veronica Echegui do të mbetet në kujtesën e publikut si një aktore e përkushtuar, me energji të jashtëzakonshme dhe një talent që ndikoi shumë në kinemanë spanjolle dhe më gjerë.

  • ‘Berisha të vazhdojë betejën edhe në Kuvend’/ Thirrja e Doris Pack: Askush nuk mund të mohojë faktin, zgjedhjet u manipuluan nga qeveria

    ‘Berisha të vazhdojë betejën edhe në Kuvend’/ Thirrja e Doris Pack: Askush nuk mund të mohojë faktin, zgjedhjet u manipuluan nga qeveria

    Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament, jo vetëm në rrugë.

    Ajo u shpreh se deputetët e opozitës duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën dhe se nuk mund të qëndrojnë jashtë.

    “Berisha do vazhdoj betejën, por edhe duke punuar ne parlament jo vetëm në rrugë, sepse ata janë zgjedhur të ngrenë zërin në parlament”, tha ajo.

    Teksa u ndal te zgjedhjet e 11 majit, ajo u shpreh se ka fakte dhe prova të pamohueshme që zgjedhjet janë të falsifikuara dhe se ODHIR duhet t’i përmbahet gjetjeve.

    Doris Pack: Askush nuk mund të mohojë faktet, ka prova e video që zgjedhjet janë të falsifikuara. I kam parë vetë faktet dhe mendoj se ODHIR duhet t’i përmbahet gjetjeve dhe shpresoj shumë që KE t’i marrë këto çështje seriozisht.

    Sa i përket parlamentit të ri mendoj se deputetët e opozitës janë zgjedhur, duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën, nuk mund të qëndrojnë jashtë.

    Berisha do vazhdoj betejën, por edhe duke punuar ne parlament jo vetëm në rrugë, sepse ata janë zgjedhur të ngrenë zërin në parlament.

    Strukturat demokratike janë shkatërruar nga shumica sepse kane falsifikuar zgjedhjet dhe është e vështirë për pakicën të bej ndryshime. Po shkatërrohen institucionet demokratike sepse shumë njerëz nuk janë zgjedhur në mënyrë korrekte, kanë probleme me drejtësinë.

  • “Berisha duhet ta vazhdojë betejën në Parlament”, Doris Pack mesazh për opozitën: S’mund të qëndrojnë vetëm në rrugë!

    “Berisha duhet ta vazhdojë betejën në Parlament”, Doris Pack mesazh për opozitën: S’mund të qëndrojnë vetëm në rrugë!

    Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament, jo vetëm në rrugë.
    Ajo u shpreh se deputetët e opozitës duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën dhe se nuk mund të qëndrojnë jashtë.
    “Berisha do vazhdoj betejën, por edhe duke punuar ne parlament jo vetëm në rrugë, sepse ata janë zgjedhur të ngrenë zërin në parlament”, tha ajo.
    Teksa u ndal te zgjedhjet e 11 majit, ajo u shpreh se ka fakte dhe prova të pamohueshme që zgjedhjet janë të falsifikuara dhe se ODHIR duhet t’i përmbahet gjetjeve.
    Doris Pack: Askush nuk mund të mohojë faktet, ka prova e video që zgjedhjet janë të falsifikuara. I kam parë vetë faktet dhe mendoj se ODHIR duhet t’i përmbahet gjetjeve dhe shpresoj shumë që KE t’i marrë këto çështje seriozisht.
    Sa i përket parlamentit të ri mendoj se deputetët e opozitës janë zgjedhur, duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën, nuk mund të qëndrojnë jashtë.
    Berisha do vazhdoj betejën, por edhe duke punuar ne parlament jo vetëm në rrugë, sepse ata janë zgjedhur të ngrenë zërin në parlament.
    Strukturat demokratike janë shkatërruar nga shumica sepse kane falsifikuar zgjedhjet dhe është e vështirë për pakicën të bej ndryshime. Po shkatërrohen institucionet demokratike sepse shumë njerëz nuk janë zgjedhur në mënyrë korrekte, kanë probleme me drejtësinë.

  • Skënderbeu lë betejën e Nishit dhe niset për Krujë

    Skënderbeu lë betejën e Nishit dhe niset për Krujë

    Më datë 3 nëntor 1443 është një datë historike për Shqipërinë, pasi Skënderbeu do të linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas edhe do të luftonte kundër Osmanëve për 25 vite me radhë.

    Ngjarjet më të rëndësishme të kësaj date:

    644 – Umar ibn al-Chattab, kalifi i dytë mysliman u vra nga një skllav persian në Medina.

    1443 – Skënderbeu la betejën e Nishit, për t’u nisur për në Krujë.

    1792 – U hap Universiteti i Guadalajaras në Meksikë.

    1918 – Polonia merr pavarësinë nga Rusia.

    1954 – Seria e parë filmave Godzilla paraqitet në Japoni.

    1967 – Lufta e Vietnamit: Filloi Beteja në Dak To.

    1970 – Salvador Allende u shpall president i Kilit.

    1972 – Salvador Allende krijoi qeverinë e armatës civile në Kili.

    1990 – Gjermania Lindore dhe Perëndimore u bashkuan më pak se një vit pas rënies së murit,

    Lindje

    39 – Lukani, historian romak

    1604 – Osman II, sulltan i Perandorisë osmane.

    1863 – August Heimer (1863-1930), gjeolog gjeograf dhe shkrimtar suedez.

    1921 – Charles Bronson, aktor dhe regjisor amerikan

    Vdekje

    1954 – Henri Matisse, piktor francez.

    1969 – Wilhelm Reich, psikiatër austriak(* 1897.)

    1970 – Petar II. Karađorđević, mbreti i fundit jugosllav (* 1923.)

    1981 – Edvard Kocbek, letrar slloven (* 1904.)

    1995 – Jean-Bédel Bokassa, kryetar pastaj mbret i Republikës Qendrore Afrikane (* 1921.)

    2005 – Hrvoje Bartolović, shahist kroat (* 1932.)

    2007 – Toni Kljaković, këgëtarë kroat.

    Festa dhe përvjetorë

    1903 – pavarësia e Panamasë

    1978 – pavarësia e Republikës Dominikane.

  • Ç’thotë i vetmi dokument zyrtar i zbuluar deri me sot për Betejën e Kosovës, 1389

    Ç’thotë i vetmi dokument zyrtar i zbuluar deri me sot për Betejën e Kosovës, 1389

    Nga Jahja Drancolli

    Në 630-vjetorin e Betejës së Kosovës: Cilat janë arritjet historiografike të sotme!?

    Ç’thotë i vetmi dokument zyrtar i zbuluar deri me sot për këtë ngjarje!

    1. Një dokument i 20 tetor 1389, i cili ruhet në Arkivin Shtetëror të Firencës, respektivisht një korrespodencë e përfaqësuesit të Senatit të Republikës së Firencës me mbretin e Bosnës Tvrtko I (1338-1391), konsiderohet për të vetmin dokument zyrtar të zbuluar deri me sot që i referohet një beteje (të cilën shumë historianë e kanë quajtuar për Betejën e Kosovës) në mes aleancës ballkanike dhe sulltanit Osman, Muratit I. E veçanta e këtij dokumenti të vetëm për këtë ngjarje është se, aty nuk përmendet fare princ Lazari i familjes Hrebelanoviq, por si ngadhnjyes në atë betejë përmendet mbreti Bosnës- “Regi Bossine”, me aleatet e tij. Nuk përmendet as Kosova si vendndodhja e ngjarjes. Dokumenti zë ngojë se beteja kishte ndodhur në Fushën Turdo- “in loco qui campus Turdorum dicitur“. Është interesante se ky dokument zyrtar e heshtë edhe trimin e Kosovës, Milosh Kopiliqin. Në vend të tij si komplotistë ndaj sulltan Muaratit u shquan 12 bujarët e betuar- “Felice et ter quaterque felices duodecim illa procurum jurata manus”.Pra, nga ky dokument zyrtar i përmendur më sipër, fatkeqësisht i vetmi i këtij lloji, mbesin shumë çështje të hapura shkencore që ndërlidhën me Betejën e Kosovës të vitit 1389!

    2. Arritjet historiografike të sotme!

    Beteja e Kosovës si ngjarje historike mbështet vetëm në burime tregimtare. Për këtë betejë është krijuar një seri e ciklit epik, si dhe tregime të regjistruara më herët ose më vonë. Nese merrët në konsideratë e gjithë tradita për betejën, do të ishte krijuar një tablo me hollësi ca më të plota; do të dinim për ngjarjet para përplasjes: rrjedhën e betejës e momentet vendimtare; fatin e udhëheqësve dhe të heronjve, etj. Beteja e Kosovës me kohë kishte fituar famën e disfatës më të madhe serbe, edhe pse sot dyshohet në historiografi se ajo me të vërtetë ishte e tillë. Vështirësitë më të mëdha për të mësuar për argumentet themelore rreth përplasjes të aleancës ballkanike me osmanët nuk paraqesin vetëm numri i kufizuar i burimeve të kohës, por edhe paraqitja e hershme e legjendës. Që në dekadat e para pas ngjarjes janë dalluar qartë versionet e burimeve vendore, osmane dhe perëndimore për elementet kryesore të betejës. Prandaj nuk mund tu besohet, madje as lajmeve, që janë vetëm një dekadë më të vjetra se sa beteja, nese nuk ka asnjë supozim të arsyeshëm se ata janë produkt i ndonjë burimi bashkohës relevant.

    Atributet mitike që ndërlidhen me paraqitjen dhe zhvillimin e betejës shpesh kanë errësuar realitetin historik dhe specifikat e kësaj ngjarjeje kronologjikisht të largët. Burimet e identifikojnë me Ditën e Shën Vitos/Vidit (15/28 qershor 1389 sipas kalendarit julian, si dhe 28 qershor sipas kalendarit gregorian), si datë të ballafaqimit ushtarak ndërmjet ushtrisë së “Koalicionit ballkanik” (boshnjakët, arbërit, serbët hungarezët, kroatët, vllehët, çekët, etj.), të udhëhequr nga princi Lazar Hrebelanoviq, që priste në Fushë – Kosovë, në vendin ku bëhën bashkë Llapi e Sitnica, për ti bërë ballë ushtrisë osmane në krye me Sulltan Muratin I me bijtë Bajazitin e Jakubin. Sipas legjendës, Murati I u vra, gjatë ose pas betejës nga duart e një bujari, një ushtari të plagosur ose një dezertori të quajtur Milosh Kobiliq/Kopiliqi dhe nga vitit 1765 Obiliq (sipas një libri të Historisë së Serbisë). Princi Lazar u kap dhe më pas qe ekzekutuar. Informacionet shtesë mbi numrat e saktë dhe përbërjen e ushtrive të tyre përkatëse dhe viktimat janë kontradiktore. Për të kompletuar tablon historike të ngjarjeve, dihet se Bajaziti kishte pasuar babain në fron, ndërsa Stefan Lazareviq, nën tutelën e nënës, Milica, kishte pranuar për të paguar haraç dhe besnikëri ndaj osmanëve.

    Me kalimin e kohës, Beteja e Kosovës vishet me të dhëna sa interesante, aq edhe subjektive e të mitizuara. Pikërisht, është kjo arsyeja që historiografia ende nuk ka mundur ta dallojë Kosovën historike nga Kosova e mitizuar. Beteja ishte shumë e ashpër dhe pati humbje të mëdha nga të dyja anët. U vra si Lazari, ashtu edhe Murati I. Aty mbeti i vrarë edhe kryezotëriu arbëror Theodori II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesë. Çdo gjë tjetër është e pasigurtë.

    Krahas nocioneve: Campus Turdorum, Campus Merulae, Kosovo Polje, Sclavonia, Arbëria, Rasia, që i referohen trevës ku është zhvilluar beteja, shpesh ndeshim edhe nocione antike të përdorura sipas modës humaniste e bizantine, si, Dardania dhe Mysia; nocionet në fjalë gjatë antikitetit përfshinin trevën e Kosovës dhe pjesët e skajshme të saj. Të tilla njoftime ndeshim te humanisti, Segoni, Beçikemi, Tubero, e ndonjë tjetër.Miti mbi Betejën e Kosovës është aktualizuar sidomos nga shek. XIX dhe jeton edhe sot si shprehje e nevojave të politikës së ditës. Si i tillë është krijuar dhe promovuar në mbështetje të legjendës simbolike dhe mitit politik të Kosovës, ku “miti është zakonisht një tregim i interesuar për ngjarjet e së kaluarës, duke u dhënë atyre një kuptim të veçantë dhe rëndësi për të tashmen për qëllime të përforcimit të autoritetit të atyre, që janë në pushtet në një komunitet të caktuar”. Këtej, është plotësisht i saktë konstatimi i pranuar nga historiografia e sotme: ”[…] ndoshta nuk ka ngjarje për të cilën do të ishin më të nevojshme burimet për t’u bërë dallimi ndërmjet elementeve mitike e reale”!

    Burimi: Archivio di Stato di Firenze!

  • Beteja e Kosovës ndërmjet realitetit dhe mitit

    Beteja e Kosovës ndërmjet realitetit dhe mitit

    Jahja Drancolli

    Beteja e Kosovës ndërmjet realitetit dhe mitit (15 qershor 1389 sipas kalendarit të vjetër, Julian): dy dokumente historike qendrore, burimi zyrtar nga Firence dhe Kronika e Raguzës, dëshmojnë se palët ndërluftuese në betejën e Kosovës ishin boshnjakët. mbreti Tvrtko I dhe sulltani osman, Murati I. Duhet theksuar se dy burimet e përmendura më sipër janë të vetmet burime reale që tentojnë të dëshmojnë për Kosovën e vitit 1389. Dhe aty ku nuk ka burime historike, fillon miti. Miti i betejës së Kosovës (1389), vazhdon edhe sot!

    Sipas një kronike të Raguzsë që po japim në origjinal të shkruar nga një distancë prej rreth 90 vjetësh pas Betejës së Kosovës (1389), ne mësojmë se: “Më 15 qërshor 1389, në ditën e Shën Vitos, e martë, ndodh në një betejë. mes boshnjakëve dhe Turkut të Madh; boshnjakët kishin despot Lazarin mbret i Bosnjes, dhe Vuk Brankoviqi e Vlatko Vukoviçi, vojvodë; ishte një plojë e madhe si e turqve, ashtu edhe e boshnjakëve dhe pak kush sish u kthyen në vendin e vet. Perandori Murat u vra, por edhe mbreti boshnjak; fitorja nuk mbeti as e turqve, as e boshnjakëve, sepse pati shumë të vrarë. Beteja ndodh në Fushë-Kosovë” (“1389. Adi 15 giugno di gorno di Santo Vito, e fu martedi, fu battaglia tra Bosnesi e Gran Turco, li quali Bosnesi furono Despot Lazar Re di Bosna, et Vuch Brancovich, et Vlatko Vuchovich Voevoda; et fu gran occisione tanto de Turchi, quanto de Bosnesi, et pochi tornaron in suo paese. Et Zar Murat è stato ammazzato et Re de Bosne; et la vittoria non se ha dato, nè a Turchi, nè a Bosnesi, perchè fu gran occisione. Et fu la battaglia in Kosovo polje”)!

    Njoftimi i mësipër është i përafruar me të vetmin dokument zyrtar të ruajtur deri me sot, i cili ruhet në fondet e pasura dokumentare të Arkivave të Shtetit në Firence (Archivio di Stato di Firenze). Të dy dokumentet kanë të bëjnë me betejën që u zhvillua në Fushë Kosovë në vitin 1389 midis mbretit të Bosnjës, Tvrtko I, dhe sulltanit osman, Murat I.

    Aktorët e tjerë të përfshirë në Betejën e Kosovës mund të mësohen vetëm nga burime narrative të kundërta në varësi nga vijnë . Burime të tilla me prirje të përmbajtjes mitopike kanë krijuar mospërputhje midis kohës reale historike dhe kohës kur ato u shfaqën. Kjo është arsyeja pse sot studiuesit seriozë të historisë kur bëhet fjalë për Betejën e Kosovës e kanë të vështirë të ndajnë objektivitetin nga miti!