Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është futur në mes të replikave Edi Rama dhe KLGJ-së, vetëm një ditë pasi kjo e fundit mori në mbrojtje gjyqtarët e vendit pas postimeve krikuese të kryeministrit.
Manja, përmes një postimi në rrjete sociale, e nis fillimisht duke thënë se “Nga padrejtësia nuk lind e drejta: beteja për territorin dhe Shqipërinë europiane!”
“Nga padrejtësia nuk lind e drejta: beteja për territorin dhe Shqipërinë europiane!
Që në momentin kur nisi prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, shumëkush mendoi se kjo ishte një tekë vere e Edi Ramës. Një lojë politike, një manovër për të tërhequr vëmendjen e publikut nga temat e ditës apo aktualiteti politik.Por koha po tregon, dhe do të tregojë deri në fund, se nuk është as kështu e as ashtu. Kjo është një betejë vizioni. Një betejë që lidhet drejtpërdrejt me horizontin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
Sepse është fare e thjeshtë. Dhe këtë më mirë se kushdo e dinë shqiptarët që jetojnë e punojnë prej dekadash në vendet e BE-së: në Europë nuk hyhet me ndërtime pa leje, me kioska dhe tenda metalike që zaptojnë hapësirën publike, që bllokojnë hyrjet e pallateve, me qoftehane mbi trotuarë, me tarraca pallatesh të kthyer në bahçe apo pemtore të paligjshme, me ndërtues që shesin tre herë të njëjtin apartament, me kasapë që therin bagëti pas dyqanit në mes të qytetit, me varreza makinash, me karburante të braktisura buzë çdo rruge kombëtare, me plehra që hidhen sa andej e këtej në çdo cep të Shqipërisë, pa pyetur fare për ndotje mjedisi apo prishje imazhi turizmi. Shkurt, në BE nuk shkohet me shtet rrumpallë, por me shtet rregullash, institucione të përgjegjshme dhe sundim ligji.
Prandaj të gjithë ata “vajtues publikë” që përpiqen ta paraqesin këtë operacion si një konflikt personal mes kryeministrit dhe qytetarëve, mes qeverisë dhe drejtësisë, apo si hakmarrje politike ndaj individëve e bizneseve, nuk bëjnë gjë tjetër veçse helmojnë publikun. Në fakt, ata janë tregtarët e paligjshmërisë, që duan të mbajnë gjallë kaosin, sepse vetëm aty gjejnë oksigjenin e tyre politik dhe ekonomik. E vërteta është krejt tjetër: në territor sot po ndeshen dy palë dhe vetëm dy — interesi publik dhe paligjshmëria e kthyer në mentalitet.
Në këtë betejë, Edi Rama ka mandat popullor për të qenë në krahun e së mirës së përbashkët. Dhe në këtë betejë ai i ka ftuar të gjithë: prokurorinë, gjyqësorin, çdo qytetar që beson se nuk ka Shqipëri europiane mbi themelet e kaosit. Ai nuk po sulmon askënd; përkundrazi, po i thërret të gjithë në luftë kundër paligjshmërisë. Sepse një ndërtim pa leje është i paligjshëm edhe në pronën tënde, jo më në tokën e përbashkët apo në pronën e tjetrit.
Si mundet, pra, që dikush që ngrihet në krah të ligjit të akuzohet si intimidues? Si mund të quhet cenim i drejtësisë kur thua thjesht: mos na pengoni të pastrojmë vendin nga ndërtimet pa leje dhe nga çdolloj paligjshmërie tjetër?Që nga Roma e lashtë kemi trashëguar një postulat të hekurt: “Ex iniuria ius non oritur” – nga padrejtësia nuk lind e drejta. Dhe ky është thelbi: një gjë e paligjshme, një pronë e grabitur, një ndërtim pa leje, nuk mund të bëhet kurrë e ligjshme, kurrë jotja.
Prandaj, nëse ka përplasje sot, ajo nuk është Rama kundër drejtësisë, as Rama kundër qytetarëve, por e mira kundër së keqes. Dhe në këtë betejë, mandati i katërt është zotimi për të vendosur kontroll mbi territorin me çdo mjet ligjor, për t’i dhënë fund kaosit dhe ndotjes — jo vetëm në hapësirat publike, por edhe në mentalitetin e atyre që ende mendojnë se janë mbi ligjin.
Është e thjeshtë krejt! Dhe sot, më shumë se kurrë, kjo nuk është vetëm beteja e qeverisë. Është beteja e çdo qytetari që do të jetojë në një vend normal, në një Shqipëri të qytetëruar, të barabartë me Europën. Kush mbron paligjshmërinë, mbron prapambetjen. Kush ngrihet për ligjin, ngrihet për të ardhmen. Shqipëria e 2030 nuk ndërtohet mbi rrumpallë, por mbi drejtësi, rregulla dhe respekt të interesit publik.“, shkruan Manja në rrjete sociale.
Tag: beteja
-

Replikat mes Ramës dhe gjyqësorit, reagon Manja: Shumëkush e mendoi si një tekë vere, por është betejë për…
-

Lapaj: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, beteja jonë nuk do të jetë në Parlament
Kryetari i partisë politike Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që i dha mandatin Anila Dajkos.
Lapaj tha se ndihet i tradhtuar nga Endri Shabani, bashkëdrejtues i formacionit zgjedhor Nisma Shqipëria Bëhet, të cilin e cilësoi mik të tij prej 12 vitesh. “Shabani ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Nuk e prisja këtë nga ai. Kjo ishte arsyeja pse ula vigjilencën time, sepse nuk më shkonte në mendje se një mik do vepronte kështu”, u shpreh Lapaj gjatë një interviste televizive.
Sipas Lapajt, qëllimi i lëvizjes së tij nuk ka qenë një mandat i vetëm, por hapja e listave dhe krijimi i garës së drejtë për qytetarët. “Nëse do të doja të shkoja në Parlament, e kisha shumë të thjeshtë. Unë vetë kam firmosur listën. Por beteja jonë ka qenë për listat e hapura, jo për karrige. Ne kemi dashur të hapim garën dhe ta bënim për qytetarët. Përfaqësojmë 80 mijë qytetarë që nuk kanë zë”, tha ai.
Ai e cilësoi vendimin një padrejtësi, por theksoi se kjo nuk e ndal.
“Beteja jonë nuk do të jetë në Parlament, por në rrugët e atdheut. ‘Shqipëria bëhet’ është një lëvizje model dhe angazhimi ynë do të jetë akoma më i fortë. Politika shqiptare na ka borxh 7 mandate,” u shpreh Lapaj.
Megjithatë, ai foli me respekt për deputeten e re. “Zonja Dajko është një zonjë e nderuar, madje nëna e një prej kandidatëve tanë. Problemi nuk është tek ajo, por tek sistemi dhe padrejtësia që iu bë qytetarëve tanë”.
Lapaj theksoi se ndryshimi i Kodit Zgjedhor është i pashmangshëm dhe se përpjekja e tij do të vazhdojë jashtë sallës së Kuvendit. -

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin Ana Dajkos, Lapaj: Ndihem i tradhëtuar
Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e tij dhe ia la mandatin kandidates Ana Dajko. I ftuar në News24, Lapaj tha se beteja e tij ka qenë gjithmonë për garën dhe jo për një mandat personal.
Ai shprehu zhgënjimin ndaj Endri Shabanit, duke theksuar se ndihet i tradhëtuar: “Shabani ka ngrënë bukë në shtëpinë time, nuk e prisja nga ai. U bë padrejtësi, por do të qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe të koalicionit tonë.”
Drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria bëhet: Ne nuk kemi pasur luftë për një mandat, por për lista të hapura. Nëse do të doja që të isha në atë parlament, do e kisha të thjeshtë, sepse kam firmosur unë atë listë. Por ne kemi dashur të hapim garën. Ne e bëmë marrëveshjen për qytetarët, beteja ka qenë gjithmonë për garën. Sa do e mbaj unë fjalën apo jo, duhet të merrja mandatin, e pastaj mund të gjykohesha. Duhet të ecnim vetëm në rrugën tonë, unë dhe z Shabanaj e shohim politikën pak ndryshe. Nuk na bën deputetllëku që të mbajmë anën e së drejtës, ne jemi përfaqësues të 80 mijë qytetarëve. Më kanë kërkuar, unë kam refuzuar që të bëhem palë me pushtetin.
U bë padrejtësi, do qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. “Shqipëria bëhet” është lëvizje model. Angazhimi ynë do jetë akoma më i fortë. Beteja jonë nuk do jetë në parlament. Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e një prej kandidatëve tanë. Beteja do jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga z Shabani, ishte mik i imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Kjo ishte arsye pse ula vigjilencën, sepse nuk e prisja që mund të ndodhte nga një shok dhe mik, se e kam pasur shok. Beteja jonë do jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit. Njerëzit do na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer. Na u bë padrejtësi, politika shqiptare na ka borxh 7 mandate. Njerëzit e dinë të vërtetën. Kodi Zgjedhor do ndryshojë në Shqipëri. 80 mijë shtetas që kanë votuar për ne dhe nuk përfaqësohen, për shkak të ligjit elektoral dhe për një politikë, që bën pazare. Për mua, zotëria (Shabani) që përmendët nuk ekziston, edhe herën e parë u përgjigja për etikë. -

“Ndihem i tradhtuar”, Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime
Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj, i ftuar në një emision televiziv, foli në lidhje me faktin që Kolegji Zgjedhor i dha mandatin zonjës Ana Dajko.
Lapaj u shpreh se ndihet i tradhtuar nga Endri Shabani. Lapaj deklaroi se e ka pasur mik prej 12 vitesh dhe se Shabani ka ngrënë bukë në shtëpinë e tij dhe se nuk e ka pritur këtë nga ai. Sipas Lapajt, gjithë sistemi u bë kundër, që ai mos të shkojë në parlament.Drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria bëhet: Ne nuk kemi pasur luftë për një mandat, por për lista të hapura. Nëse do të doja që të isha në atë parlament, do e kisha të thjeshtë, sepse kam firmosur unë atë listë. Por ne kemi dashur të hapim garën. Ne e bëmë marrëveshjen për qytetarët, beteja ka qenë gjithmonë për garën. Sa do e mbaj unë fjalën apo jo, duhet të merrja mandatin, e pastaj mund të gjykohesha. Duhet të ecnim vetëm në rrugën tonë, unë dhe z Shabanaj e shohim politikën pak ndryshe. Nuk na bën deputetllëku që të mbajmë anën e së drejtës, ne jemi përfaqësues të 80 mijë qytetarëve. Më kanë kërkuar, unë kam refuzuar që të bëhem palë me pushtetin.
U bë padrejtësi, do qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. “Shqipëria bëhet” është lëvizje model. Angazhimi ynë do jetë akoma më i fortë. Beteja jonë nuk do jetë në parlament. Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e një prej kandidatëve tanë. Beteja do jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga z Shabani, ishte mik i imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Kjo ishte arsye pse ula vigjilencën, sepse nuk e prisja që mund të ndodhte nga një shok dhe mik, se e kam pasur shok. Beteja jonë do jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit. Njerëzit do na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer. Na u bë padrejtësi, politika shqiptare na ka borxh 7 mandate. Njerëzit e dinë të vërtetën. Kodi Zgjedhor do ndryshojë në Shqipëri. 80 mijë shtetas që kanë votuar për ne dhe nuk përfaqësohen, për shkak të ligjit elektoral dhe për një politikë, që bën pazare.
-
Mandatin i “Shqipëria Bëhet” u vulos! Lapaj: Ndihem i tradhtuar nga Shabani, ka ngrënë bukë tek shtëpia ime
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani
“Ne nuk kemi pasur luftë për një mandat, por për lista të hapura. Nëse do të doja që të isha në atë parlament, do e kisha të thjeshtë, sepse kam firmosur unë atë listë. Por ne kemi dashur të hapim garën. Ne e bëmë marrëveshjen për qytetarët, beteja ka qenë gjithmonë për garën. Sa do e mbaj unë fjalën apo jo, duhet të merrja mandatin, e pastaj mund të gjykohesha. Duhet të ecnim vetëm në rrugën tonë, unë dhe z Shabanaj e shohim politikën pak ndryshe. Nuk na bën deputetllëku që të mbajmë anën e së drejtës, ne jemi përfaqësues të 80 mijë qytetarëve. Më kanë kërkuar, unë kam refuzuar që të bëhem palë me pushtetin. U bë padrejtësi, do qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. “Shqipëria bëhet” është lëvizje model. Angazhimi ynë do jetë akoma më i fortë. Beteja jonë nuk do jetë në parlament. Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e një prej kandidatëve tanë. Beteja do jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga z Shabani, ishte mik i imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Beteja jonë do jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit. Njerëzit do na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer. Na u bë padrejtësi, politika shqiptare na ka borxh 7 mandate. Njerëzit e dinë të vërtetën,”-u shpreh Adriatik Lapaj në News24.
-

Lapaj pasi nuk hyri në parlament: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime
Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj, i ftuar në News24, foli në lidhje me faktin që Kolegji Zgjedhor i dha mandatin zonjës Ana Dajko.
Lapaj u shpreh se ndihet i tradhtuar nga Endri Shabani. Lapaj deklaroi se e ka pasur mik prej 12 vitesh dhe se Shabani ka ngrënë bukë në shtëpinë e tij dhe se nuk e ka pritur këtë nga ai. Sipas Lapajt, gjithë sistemi u bë kundër, që ai mos të shkojë në parlament.
Drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria bëhet: Ne nuk kemi pasur luftë për një mandat, por për lista të hapura. Nëse do të doja që të isha në atë parlament, do e kisha të thjeshtë, sepse kam firmosur unë atë listë. Por ne kemi dashur të hapim garën. Ne e bëmë marrëveshjen për qytetarët, beteja ka qenë gjithmonë për garën. Sa do e mbaj unë fjalën apo jo, duhet të merrja mandatin, e pastaj mund të gjykohesha. Duhet të ecnim vetëm në rrugën tonë, unë dhe z Shabanaj e shohim politikën pak ndryshe. Nuk na bën deputetllëku që të mbajmë anën e së drejtës, ne jemi përfaqësues të 80 mijë qytetarëve. Më kanë kërkuar, unë kam refuzuar që të bëhem palë me pushtetin.
U bë padrejtësi, do qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. “Shqipëria bëhet” është lëvizje model. Angazhimi ynë do jetë akoma më i fortë. Beteja jonë nuk do jetë në parlament. Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e një prej kandidatëve tanë. Beteja do jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga z Shabani, ishte mik i imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Kjo ishte arsye pse ula vigjilencën, sepse nuk e prisja që mund të ndodhte nga një shok dhe mik, se e kam pasur shok. Beteja jonë do jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit. Njerëzit do na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer. Na u bë padrejtësi, politika shqiptare na ka borxh 7 mandate. Njerëzit e dinë të vërtetën. Kodi Zgjedhor do ndryshojë në Shqipëri. 80 mijë shtetas që kanë votuar për ne dhe nuk përfaqësohen, për shkak të ligjit elektoral dhe për një politikë, që bën pazare. Për mua, zotëria (Shabani) që përmendët nuk ekziston, edhe herën e parë u përgjigja për etikë. -

Banorët kalojnë natë makthi në Atika! Vijon beteja me zjarret, një i moshuar gjendet i djegur në banesë
Një natë makthi kanë kaluar banorët e Kerateas në lindje të periferisë së Atikës për shkak të një zjarri të madh që ka shkrumbuar dhjetëra shtëpi e tokë pyjore dhe vazhdon të djegë për të dytën ditë i ndihmuar edhe nga erërat që fryjnë me shpejtësi deri në 80 km/orë.
Beteja e qindra zjarrfikësve dhe forcave vullnetare gjatë gjithë natës dhe hedhjet masive nga avionët dhe helikopterët zjarrfikës prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës sjellin një situatë të përmirësuar, në frontet e zjarrit.
Zjarri në Keratea shpërtheu rreth orës 14:00 të mesditës të së premtes dhe për fat të keq pati si pasojë tragjike vdekjen të një të moshuari, që u gjet i karbonizuar brenda shtëpisë së tij, e cila ishte përfshirë nga flakët.
Beteja do të vazhdojë edhe në orët e ardhshme , pasi ka shumë vatra të shpërndara, në një front prej gati 7 km. Drita e ditës ka zbuluar edhe imazhe të një katastrofe të madhe natyrore në këtë zonë të Atikës Lindore, ndërsa shumë shtëpi janë djegur plotësisht dhe shumë të tjera janë dëmtuar.
Në betejën me flakët vazhdojnë të operojnë më shumë se 270 zjarrfikës me 77 mjete , të mbështetur nga 13 avionë dhe 15 helikopterë që hedhin ujë vazhdimisht.
Përveç forcave vullnetare ndihmojnë për shuarjen e zjarrit edhe një ekip me zjarrfikës nga Rumania.
Banorët e zonës kanë marrë dhjetëra mesazhe nga numri i emergjencës 112 për tu larguar prej shtëpive të tyre. Gjithashtu zjarrfikësit dhe forcat policore kanë ndihmuar gati 400 persona të shkojnë në zona të sigurta.
Në të gjithë Greqinë, më shumë se 50 zjarre bujqësore dhe pyjore kanë shpërthyer në 24 orët e fundit – në një nga ditët më të këqija për zjarret këtë verë.
Autoritetet kanë paralajmëruar se rreziku i shpërthimeve të mëtejshme të zjarreve mbetet i lartë për sot, veçanërisht në Atikë, Peloponez dhe Greqinë perëndimore.Top Channel
-

“Beteja vazhdon në Strasburg”/ Rrëzimi i kërkesës për liri, reagon avokati i Metës: Ilir Meta do të lirohet sepse…
Cakrani tha se brenda tetorit do të ketë një vendimarrje, ndërkohë që po përgatitet dhe dokumentacioni për në Strasburg ku do të ankimohet masa e sigurisë e rrëzuar në 26 qershor.
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, duke folur pas përfundimit të seancës në GJKKO, u shpreh se tashmë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për shqyrtimin e masës së sigurisë.
Kujtim Cakrani:
E kemi regjistruar në Kushtetuese, padyshim që gjykata do marrë kohë, brenda 3 muajve do të shprehet, që do të thotë brenda muajit tetor do të kemi një vendimmarrje.
Ndërkohë që beteja vazhdon edhe për masën tjetër që u rrëzua në datën 26 qershor dhe ne po përgatisim dokumentacionin tonë për në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të njeriut.
Rasti Gëllci është rasti më flagrant dhe një shuplakë i kësaj gjykate për shpërdorimin e ligjit dhe kodit të procedurës penale, ne do të vazhdojmë betejën tonë, është betejë e gjatë, nuk mbaron as javën tjetër, as për 1 muaj as për 2 muaj. Ilir Meta do të lirohet sepse nuk ka asnjë arsye ligjore të mbahet në paraburgim. -

Vijon beteja me flakët në Finiq
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata në Finiq po shkon drejt normalizimit.
Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopterin e Forca Ajrore dhe punës së pandërprerë nga toka, ku morën pjesë 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull, 30 trupa të Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe 3 zjarrfikëse, të ndihmuar nga 5 forca të pyjores dhe 40 forca vullnetare, zjarret janë vënë nën kontroll.
Më tej Mbrojtja thotë se aktualisht po vijon puna nga toka për të shuar çdo vatër që mund të riaktivizohet gjatë orëve në vijim në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë, ku dalëngadalë banorët po kthehen në shtëpitë e tyre. -

Beteja e Çanakalasë – ”Kjo luftë ka filluar për shkak të ambicieve serbe për zgjerim territorial..!”
Nga Daut Dauti
Beteja e ÇanakalasëBeteja e Çanakalasë, në literaturën anglo-saksone e njohur si Beteja e Galipolit, ka qenë beteja më e madhe që është zhvilluar gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918). Kjo luftë ka filluar për shkak të ambicieve serbe për zgjerim territorial. Por, shkaku kryesor që ka qëndruar në sfond ka qenë territori shqiptar. Serbia nuk u nda e kënaqur me krijmin e Shqipërisë më 1912 dhe pas dy viteve tentoi të zgjerohet në perëndim të saj, kah Bosnja. Kjo ishte për shkak se Britania dhe Franca i dhanë sinjale Serbisë që ta bënte këtë zgjerim. Këtë nuk e lejoi Austro-Hungaria dhe e sulmoi Serbinë, të cilën e shpartalloi brenda një viti.Kështu filloi Lufta e Parë Botërore. Serbisë në ndihmë i doli Rusia, Franca dhe Britania e Madhe që krijuan Antantën. Në anën e Alencës Tripalëshe janë rreshtuar Austro-Hungaria, Gjermania dhe Perandoria Otomane, territori i së cilës ishte synim i presë dhe plaçkës nga Antanta.Në betejën Çanakalasë që zgjati nga marsi i vitit 1915 deri në janar 1916, kanë marrë pjesë mbi 800 000 ushtarë kurse mbi 110 000 kanë vdekur në këtë fushëbetejë.Në anën e ushtrisë britanike në Çanakala kanë luftuar edhe Australia, Zelanda e Re, ushtarët e mobliziuar nga India së bashku me gurkat. Në anën e Perandorisë Otomane kanë luftuar gjermanët dhe shqiptarët. Shteti shqiptar nuk mori mori pjesë në këtë luftë për shkak se nuk kishte ushtri. Por, sikur Shqipëria të kishte armatë, do të rreshtohej me perandoritë austro-hungareze, gjermane dhe otomane. Megjithatë, në Betjën e Çanakalasë, në anën e këtyre tri perandorive, gjegjësisht asaj otomane, në mënyrë vullnetare morrën pjesë dhjetëra mijëra shqiptarë, të cilët treguan një heroizëm të paparë.Betejën e Çanakalasë e fituan otomanët, gjermanët dhe shqiptarët. Sikur këto tri perandori ta fitonin edhe luftën, kufiri i sotëm i shtetit shqiptarë nuk do të ishte ky i sotmi. Me siguri do të zgjerohej në dy detëra. Greqia do të ishte më e vogël dhe do të kufizohej më Shqipërinë nga të gjitha anët. Nuk do të kishte as Maqedoni.Beteja e Çanakalasë te shqiptarët ende interpretohet sipas shkollës historike pan sllave. Kjo është arsyeja që disa ende kanë guxim ta shajnë dhe mallkojnë këtë betejë me të njejtin vokabular që kanë prodhuar institutet e historisë në Moskë e Beograd. Pra, mallkohen shqiptarët që kanë marrë pjesë në këtë fitore që në këtë luftë për armiq kishin serbët, rusët dhe grekët.Merreni me mend se si do të ishin rezultatet, interpretimet, narracionet dhe vokabulari sikur Aleanca Tripalëshe ta kishte fituar edhe luftën. Shkolla pan sllave do të kishte më pak argumente, por zhurmën poshtëruese për shqiptarët nuk do ta ndalte.