Tag: beteja

  • “Çështjen do e dërgoj në Strasburg”/ Salianji në GJKKO: Beteja ime me drejtësinë sapo ka filluar

    “Çështjen do e dërgoj në Strasburg”/ Salianji në GJKKO: Beteja ime me drejtësinë sapo ka filluar

    Ish deputeti i PD Ervin Salianji, ka zbatuar vendimin e GJKKO për t’u paraqitur këtë të premte në zbatim të masës së shërbimit të provës.

    Në një deklaratë për mediat ai tha se beteja e tij me drejtësinë sapo ka filluar dhe se çështjen do e dërgojë deri në Strasburg.
    “Nuk ka pasur rrezikshmëri  qëndrimi im në liri. Denoncimi im publik bëri që një i dënuar me 7 vite burg  të dorëzohej. Unë jam izoluar për shkak të  bindjeve  politike dhe denoncimit të një personi. Të gjitha denoncimet tona po faktojnë lidhjet e forta të krimit me qeverinë
    Beteja ime me drejtësinë sapo ka nisur, çështjen time do ta çoj në Strasburg. Sot kartelet dhe grupet kriminale po kontrollojnë Shqipërinë”-u shpreh Salianji.

    Top Channel

  • Këlliçi: Prokurorët më intimiduan. Deputeti i PD dëshmon për “5D” si kallëzuesi i aferës

    Këlliçi: Prokurorët më intimiduan. Deputeti i PD dëshmon për “5D” si kallëzuesi i aferës

    Ligjvënësi demokrat, Belind Këlliçi dëshmoi në Gjykatën e Posaçme për dosjen e famshme 5D. Deputeti u mor në pyetje në cilësinë e kallëzuesit të kësaj afere, për të cilën kanë përfunduar në burg tre ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha, Redi Molla dhe Mariglen Qato.
    “Isha si dëshmitar dhe kallëzues për dosjen famoze 5D, jam pyetur nga mbrojtja e drejtorëve, nga gjykata dhe SPAK për rrethanat e ngjarjes. Jam pyetur në mënyrë intimiduese deri kërkesë llogarie, është kaluar në interpretime politike, akuza politike dhe për zgjedhjet 2023, sigurisht avoketërve të mbrojtjes ishte një çështje që s’është në themel në diskutimet e gjyqit. U pyeta edhe për faktin që Redi Molla s’mund të vjedhë më vota, e provon ekzistencën e faktit”, tha Këlliçi.
    Këlliçi deklaroi se nuk do të ndalet derisa të gjithë politikanët që ai i cilëson të përfshirë në korrupsion të kenë fatin e Veliajt.

    “Beteja ime politike me Veliajn, një kapitull i mbyllur. Beteja ime politike vijon me modelin Veliaj në institucionet shqiptare, deri në fund. Me sistemin që garanton karrierë të rreme, për mitin e të pamposhturit, e mban në këmbë Rama, dhe është kali ynë i betejës. Beteja jonë është me Ramën, Ballukun, dhe çdo titullar tjetër që janë të përfshirë në afera korruptive. Vijon me modelin Veliaj që është instaluar në çdo kapilar të institucioneve të shtetit”, tha Këlliçi.  
    Bashkë me tre ish-drejtorët, të pandehur janë marrë edhe katër persona të tjerë. Për ta dosja po gjykohet veçmas, kjo edhe për shkak të veprës penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, pasi sipas SPAK ata përdorën postin që fituese të dilte kompania “5D” në 13 tendera të ndryshëm, për të cilën prokuroria e posaçme thotë se pronarë faktikë kishte vetë ata.
    Ndërsa në 28 maj gjykata shpalli fajtorë katër zyrtarë për dosjen “5D”, për shkelje të barazisë në tendera, por asnjëri prej tyre nuk përfundoi në qeli, duke u dënuar me punë komunitare./vizionplus.tv

  • Këlliçi: Veliaj është një kapitull i mbyllur, tani beteja e radhës do të jetë Rama dhe Balluku

    Këlliçi: Veliaj është një kapitull i mbyllur, tani beteja e radhës do të jetë Rama dhe Balluku

    Pas gati 2 orësh seancë në GJKKO, lidhur me dosjen korruptive të Bashkisë së Tiranës ‘5D’, deputeti demokrat, Bleind Këlliçi tha pas përfundimit të seancës se ishte thirrur në cilësinëe dëshmitarit dhe kallëzuesit për  këtë aferë.
    Në deklaratën për media jashtë dyerve të Gjykatës, Këlliçi u shpreh se gjatë seancës është pyetur nga avokatët e të akuzuarve në mënyrë intimiduese deri në kërkesë llogarie, madje është shkuar deri në interpretime politike.
    Ligjvënësi demokrat theksoi se tani  beteja politike me ish-kryebashkiakun Erion Veliaj është një kapitull i mbyllur, ndërsa betejën e radhës e ka me modelin e  tij që është ngritur në çdo institucion shtetëror nga Rama.
    Sipas Këlliçit, beteja do të jetë veçanërisht për Ramën, zëvendësen e tij, Belinda Balluku dhe çdo zyrtar tjetër qendror e lokal, i përfshirë në afera korruptive.
    “Jam pyetur nga avokatët mbrojtës të drejtorëve që janë në burgun e Fierit. Kam dhënë përgjigjet e mia shterues për informacionet që kamë patur. Jam pyetur në mënyrë intimiduese për deklaratat publike. Është shkuar dhe në kërkesë llogarie. Është kaluar në interpretime politike. Edhe në ridikulim të situatës dhe zgjedhjeve të 2023.
    Ka patur dhe pyetje a fitova zgjedhjet e bashkisë. Po i jap përgjigje këtu. Më mirë këtu ku jam sot se fitues i zgjedhjeve të majit 2023. Jam pyetur për praktikat korruptive, burimin e informacionit. Në thelb është bërë e njohur fakti që kallëzimi është bashkua me kallëzimin në 9 maj 2023 dhe jam pyetur për të gjithë indiciet që kam patur për këtë çështje,
    Beteja jonë vazhdon me Edi Ramën, dhe me çdo ministër nga Balluku dhe çdo titullar tjetër në çdo bashki që janë përfshirë në afera korruptive. Kjo betejë vijon me modelin Veliaj në pushtetin qendror dhe lokal. Të gjithë dokumente që janë depozituar në SPAK janë për zyrtarët që kemi informacion. Nëse do kemi dokumente të rëndësishme përveç detyrës politike, është dhe detyrë qytetare që një aferë korruptive ta bësh publike”, u shpreh ai.

  • Mblidhen demokratët, Berisha: Beteja jonë hyn në fazë të re…

    Mblidhen demokratët, Berisha: Beteja jonë hyn në fazë të re…

    Është mbledhur në selinë blu grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
    “Beteja jonë kundër narko-shtetit hyn në një fazë të re”, deklaroi në nisje, kryedemokrati Sali Berisha. Me këtë, ai iu referua karteleve, që sipas tij në vendin tonë kanë të bëjnë me shtetin kriminal.
    “Se për fat të mirë të shqiptarëve dhe botës, në betejën kundër karteleve është hapur një kapitull i ri. Kartelet e drogës janë shpallur organizata terroriste ndaj dhe tani flitet për narkoterroristë dhe se cila është forca e narkoterroristëve të drejtuar nga Edi Rama atë e di më mirë se kushdo tjetër tregjet e kokainës në Europë, çmimin e të cilës e përcaktojnë narkokartelet terroriste shqiptare.”
    “Beteja jonë gjer në faktimin, argumentin e kësaj monstre që zhvillohet gjithnjë e më shumë në Europë dhe që kryesohet nga Edi Rama”, tha ai.
    “Dosja e fundit thotë se Shqipëria është 1-shi për larjen e parave”, shtoi Berisha.
    Kreun e qeverisë e cilësoi “timonier të grupeve kriminale”.

  • Tabaku refuzon garën për Bashkinë: Kolltuku i sigurt në Kuvend, më i rëndësishëm se beteja, PD ende pa emër për Tiranën

    Tabaku refuzon garën për Bashkinë: Kolltuku i sigurt në Kuvend, më i rëndësishëm se beteja, PD ende pa emër për Tiranën

    Të gjithë presin një kandidat për Bashkinë e Tiranës. Publiku pret një emër, një figurë, një përfaqësues që të dalë në shesh.

    Dhe sot, Jorida Tabaku, një nga emrat e mundshëm, e tha troç: “Jo, nuk e bej unë.” Me këtë, një tjetër emër i opozitës largohet nga beteja jo thjesht sepse gara është e humbur, se në opozitë e zgjedhje të pjesshme kjo është traditë, por sepse nuk ka garues e sakrifikues.
    Nga ana tjetër duket qartë që Sali Berisha është “plakur” edhe në autoritet, për t’u caktuar të vetëve misione. Dikur edhe ta humbje bashkinë e Tiranës ishte promovim i lartë. Se PD bashkinë e Tiranës në 3 dekada e ka fituar vetëm një herë, por të garoje për të do të ishte sinjal për pasardhësit. Sot në PD nuk ka lojë as për PD!
    Në fakt, kjo është kthyer në sport kombëtar brenda opozitës: kush do të gjejë arsye më elegante për të mos hyrë në betejë. Parlamenti shërben si strehë e ngrohtë, një kolltuk i rehatshëm ku nuk ka humbje, nuk ka rrezik, nuk ka përgjegjësi. Një opozitë e karrigeve të sigurta, por jo e betejave të rrezikshme.
    Ndërkohë, nuk mungojnë shembujt e atyre që dikur morën mbi supe beteja personale, sakrifikuan, e paguan çmimin — dhe pastaj u lanë në harresë, sepse partia nuk di të shpërblejë sakrificën. Atyre që guxuan nuk iu dha vend, ndërsa atyre që shmangen u mbajt kolltuku. Ironia është se opozita duket më e aftë të ndëshkojë trimat sesa të përballojë humbjet.
    Kështu sot, përballë një gare që nuk do të ndryshojë balancat, mbetet pyetja: kush do të dalë për të shpëtuar dinjitetin e partisë? Sepse nuk bëhet fjalë për të fituar Tiranën —këtë të gjithë e dinë. Bëhet fjalë për të treguar se opozita ekziston, se ka fytyrë, se nuk fshihet pas llafeve parlamentare.
    Nëse çdo emër i madh tërhiqet dhe çdo përfaqësues i votuar mban kolltukun e sigurt, atëherë kjo nuk është më opozitë. Është një klub rehatie, ku humbja shmanget me çdo kusht dhe dinjiteti flijohet me qetësi. Dhe aty ku mungon guximi për të hyrë në betejë, mbetet vetëm boshllëku i një politike që pret ende një frymë që ta zgjojë.

    Top Channel

  • “Gara në kryeqytet është mes Manastirliut dhe Alimehmetit”, Nikoll Lesi zbulon në ‘Shqipëria Live’: Tirana, një “Waterloo” për PD-në

    “Gara në kryeqytet është mes Manastirliut dhe Alimehmetit”, Nikoll Lesi zbulon në ‘Shqipëria Live’: Tirana, një “Waterloo” për PD-në

    Në Asamblenë e PS-së, Edi Rama propozoi Ogerta Manastirliun si kandidaten e për të zëvendësuar Erion Veliajn në krye të Bashkisë së Tiranës.

    Ish-deputeti dhe gazetari, Nikoll Lesi, ka zbuluar për “Shqipëria Live” se kandidati i PD-së sa i përket zgjedhjeve të parakohshme të Tiranës, mund të jetë Ilir Alimehmeti.
    Lesi shprehet se beteja për Tiranën është si një “Waterloo” për Alimhemetin dhe PD-në, duke e cilësuar të vështirë që të fitohet nga demokratët.
    “E veçanta e kësaj Asambleje ishin zgjedhjet e reja në Tiranë dhe ndryshimet në Kushtetutë. Rama hodhi idenë e parë që nga 140 deputetë, të jenë 101. Të bësh ndryshime në Kushtetutë duhen 94 deputetë, Rama ka 83, ja të shtojmë dhe 3 të PSD, 86. Është një sfidë e madhe, por beteja më e zjarrtë është beteja për Tiranë.
    Rama e tha emrin e tij, Ogerta Manastirliu. Tani pritet kë do nxjerrë opozita. Për PD-në dhe Berishën kjo është një betejë jetë a vdekje. Ogerta Manastirliu, aq sa e njohim të gjithë, është një grua me personalitet, që ka shumë karizëm, që shkon te njerëzit, “tironse” e vjetër. Të shohim.
    Beteja është mes PD-së dhe PS-së në Tiranë, një betejë e fundit e Berishës. Shanset për mua, edhe pse s’kanë dalë Akoma, nëse gjejnë një kandidat shërbëtor të Berishës, absolutisht që sot fiton Ogerta Manastirliu.
    ‘Waterloo’-ja është në Tiranë. Deri në këto momente, Ogerta është 10 hapa para. Nëse PD-ja zgjedh një militant, e ka të humbur që sot. Nëse zgjedh një figurë përbashkuese, një “tirons” tjetër, atëherë do të shohim.
    Kam një informacion, nuk e di sa e vërtetë është, i kanë kërkuar të shkojë në Selinë e PD-së, Ilir Alimehmeti. E kanë thirrur për kafe, apo se doli emri i Ogertës, nuk e dimë?
    Ilir Alimehmeti për mua është një figurë potenciale për votimet. Mjek i njohur, me prestigj, korrekt, është pjesa më e mirë që ka PD-ja sot. Unë do t’i sugjeroja Ilirit që më mirë të synojë të bëhet kryetari i PD-së në vend të Berishës sesa të kandidojë në Tiranë, sepse Tirana është një ‘Waterloo’ e madhe, një betejë e madhe, është PS-ja në avantazh, është e majta në avantazh.
    Nëse më dëgjon i them, më mirë kandido si kryetar i PD-së sesa të kandidojë si kryetar i Tiranës. Është një betejë e humbur në Tiranë”, u shpreh Nikoll Lesi.

    Top Channel

  • “Ne kemi 75 ulëse në Parlament na janë vjedhur 25”/Këlliçi: Beteja jonë është…

    “Ne kemi 75 ulëse në Parlament na janë vjedhur 25”/Këlliçi: Beteja jonë është…

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ndarë në emisionin “Off the Record” disa nga detaje nga mbledhja e kryesisë së kësaj force, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.
    Këlliçi deklaroi se opozita do të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore për disa çështje, mes të cilave për dosjen McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit, të cilat sipas tij prodhuan 25 mandate më pak për PD, pasi u vodhën nga makineria elektorale e pushtetit.
    “PD si forca më e madhe në opozitë e ka detyrë dhe mision betejën në çdo front me mazhorancën. Në dhjetor të 2021 në Kuvendin e Rithemelimit, një nga vendimmarrjet ishte miratimi i një rezolute që u dënua djegia e mandateve. Duke qenë se pasojat e djegies së mandateve ishin katastrofale, PD është e pamundur të përsërisë të njëjtin gabim.
    Ne pretendojmë se na janë vjedhur 25 mandate. Ne pretendojmë se kemi 75 ulëse në atë parlament. Por nuk mund t’i lemë ato 50 vende bosh që na kanë votuar qytetarët. Beteja jonë është në mbrojtje të verdiktit të sovranit. Kemi forcën për të bërë avokatinë më të mirë në parlament, sallë, sheshe, mediat…”, tha Këlliçi në A2 CNN.

  • “Beteja e opozitës duhet të jetë me Edi Ramën”/ Reagon Shehi: Gjysma e atyre që kanë qeverisur, duhet të ishin në burg

    “Beteja e opozitës duhet të jetë me Edi Ramën”/ Reagon Shehi: Gjysma e atyre që kanë qeverisur, duhet të ishin në burg

    “Beteja e opozitës duhet të jetë me Edi Ramën dhe jo me Altin Dumanin. Këta zotërinj për herë të parë kanë thërritur disa njerëz nëpër gjyqe që të tjerët nuk e kishin bërë deri më sot. Uroj që nga kjo histori të dalë diçka”.
    Kështu u shpreh Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, në një emision televiziv. Ai shtoi se nuk ka njohuri personale për Altin Dumanin dhe nuk e sheh si armik të opozitës. Ai theksoi se opozita ka bërë gabim duke sulmuar organet e drejtësisë, duke krijuar idenë se Prokuroria përfaqëson një kërcënim ndaj tyre. “Kush është i ndershëm nuk ka pse të trembet nga Prokuroria,” tha Shehi.
    Ai kujtoi eksperiencën e tij të gjatë me sistemin e drejtësisë. “Se po të ishte për t’u futur në burgje, këtu duhet të ishin futur gjysma e atyre që kanë qeverisur vendin,” shtoi ai.
    Shehi mbështeti hetimet e SPAK-ut, duke vlerësuar që për herë të parë disa figura po përballen me ligjin. Ai e cilësoi këtë një hap pozitiv për drejtësinë, duke nënvizuar nevojën që opozita të fokusojë energjitë te qeveria aktuale dhe jo te organet e hetimit.

  • Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër/ Proda: Beteja për sigurinë e qytetarëve, e përditshme dhe e palëkundur

    Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër/ Proda: Beteja për sigurinë e qytetarëve, e përditshme dhe e palëkundur

    Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda thotë se beteja e policisë për sigurinë e qytetarëve është e përditshme dhe e palëkundur, teksa përgëzoi efektivët për arrestimin e Ragip Gilës, autorit të masakrës në Shkodër me dy viktima dhe dy të plagosur.
    Në një mesazh për efektivët e Shkodrës, Proda theksoi se ata treguan profesionalizëm.
    “Të nderuar kolegë të Policisë së Shkodrës,
    Ju shpreh mirënjohjen për angazhimin tuaj maksimal gjatë këtij 24-orëshi intensiv për Policinë.
    Reagimi juaj i menjëhershëm, i guximshëm dhe profesional rezultoi me kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë të autorit të krimit të djeshëm, ngjarje e cila dëshmoi sërish rëndësinë e misionit të Policisë, si përballja e parë frontale me krimin dhe kontingjentin e rrezikshëm të tij.
    Gjej rastin që, nëpërmjet këtij mesazhi, të ngushëlloj familjarët e 2 viktimave, të uroj shërim të shpejtë për të lënduarit, si dhe t’i garantoj se Policia i ka vënë të gjitha kapacitetet e saj më të mira hetimore dhe operacionale në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me krimin e djeshëm, por edhe të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në qarkun Shkodër.
    Këtë vendosmëri e dëshmoi edhe goditja në lagjen “Guerrile”, ku informacioni i administruar me konfidencialitet të plotë dhe profesionalizmi operacional çuan në shkatërrimin e një baze kriminale, të pajisur me arsenal armësh dhe sende të tjera në dispozicion të krimit. Gjithashtu, çuan në identifikimin e 2 përkrahësve të autorit të krimit të djeshëm.
    Së fundi, dua të garantoj qytetarët e qarkut Shkodër dhe të mbarë Shqipërisë se beteja jonë për sigurinë e tyre është e përditshme dhe e palëkundur, dhe se po kryhet një punë intensive hetimore dhe operacionale për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për të zbardhur ato të ndodhura.
    Gjithashtu, i ftoj qytetarët të bashkëpunojnë intensivisht me strukturat e Policisë, pasi vetëm në këtë mënyrë përmbushet objektivi ynë madhor i përbashkët: siguria publike.”, deklaroi Proda.

  • Bubulina, luftëtarja arvanitase që nëpër beteja fliste vetëm shqip

    Bubulina, luftëtarja arvanitase që nëpër beteja fliste vetëm shqip

    Më 11 maj 1771, lindi në ishullin e Hidrës kapedania trime arvanitese Laskalina (emri i vërtetë Dhaskalina) Bubulina.

    Ajo ishte 50 vjeçe kur shpërtheu revolucioni grek, dhe u bë pjesë e luftës për lirinë e atdheut të të parëve të saj.

    Nuk numërohen betejat që ajo i drejtoi me trimëri. Në njërën prej tyre ra heroikisht edhe djali i saj Jani.

    Me emrin dhe trimërinë e saj ngriti në këmbë 200 mijë vetë kundër pushtuesve osmanë, u bë shembull heroizmi. Me këtë u kthye në një legjendë të pavdekshme, në një figurë hyjnore që e lartëson historinë e popullit tonë.

    Dhaskalina Pinoti Bubulina ishte komandante e anijes luftarake “Agamemnom” me të cilën i dha ndihmë të madhe Ali Pashë Tepelenës, kur Janinën e rrethuan turqit.

    Ajo iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit grek duke dhënë përveç ndihmës së saj heroike, edhe pasurinë e madhe trashëguar nga bashkëshorti.

    Është e vetmja grua në histori që iu dha titulli i madh “Gruaja e Parë Admirale” nga perandori rus.

    Këtë grua trimëreshë e gjen të përshkruar me gjithë madhështinë e saj tek poeti arbëresh Zef Serembe. Pastaj tek Zhyl Verni, historiani grek Kosta Biri, Michael Kokkinaris e të tjerë.

    Ajo tashmë është një legjendë nga gojëdhanat, poezia popullore, ka hyrë në pikturë, skulpturë, mbetet e tillë si në Greqi dhe Shqipëri.

    Edhe pse kishin kaluar shekuj, që në kohën kur stërgjyshërit e saj kishin lënë Arbërinë, Bubulina nuk e harroi atdheun e saj të dashur.

    Historianët dhe biografët e saj thonë se Bubulina u jepte urdhra detarëve të saj trima nëpër beteja vetëm në gjuhën shqipe.

    Ishte kjo gjuhë që i ngriti në këmbë fshatarët arbëreshë të Buas, të Spatës, të Lalës, të Laskës, Lopësit, Muzaqit.

    Bubulina do pësonte vdekjen nga dora e një arvanitasi (familja Koçi), si pasojë e një armiqësie familjare.

    Në ishullin Peca gjendet “Muzeu Bubulina” vendosur në ndërtesën 300-vjeçare të burrit të dytë, ku ende jetojnë pasardhësit e saj.

    Statuja e saj qëndron në port në Pecës. Rrugë të ndryshme në të gjithë Greqinë dhe Qipron janë emëruar për nder të saj.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    IRENE PAPAS, ARTISTJA E MADHE ME ORIGJINË SHQIPTARE

    E pakrahasueshme, për talentin dhe bukurinë! E njohur botërisht… edhe për origjinën shqiptare!

    Irene Papas (Leleku), artistja e famshme greke, që interpretoi edhe krah aktorit tjetër të madh shqiptar, Bekim Fehmiut, e ka pohuar origjinën e saj të hershme. Pikërisht në bisedat me “Uliksin” që vinte nga skaji tjetër i shkëputur i Shqipërisë – Kosova!

    Çështjes i ka kushtuar vëmendje dhe studiuesi Aristidh Kola, në librin “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”. Kjo e botuar në Athinë më 1983.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult