Tag: besuar

  • Kujdes, mos e mbani telefonin në dorë sepse nuk do t’ju besojnë…

    Kujdes, mos e mbani telefonin në dorë sepse nuk do t’ju besojnë…

    Njerëzit priren të ndërveprojnë më pak me të tjerët kur mbajnë një celular në dorë, mjafton të futesh në një autobus apo edhe në një restorant për ta vënë re. Por, përveç se na bën më të ftohtë nga ana sociale, telefoni na bën edhe më mosbesues: na vështirëson aftësinë për t’u besuar të tjerëve.

    Këtë e ka zbuluar një studim i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley.

    Para dhe besim

    Studiuesit iu kërkuan dy grupeve të studentëve (të gjithë të panjohur me njëri-tjetrin) të luanin në çift një lojë besimi, në të cilën vihej në lojë një shumë parash. Loja ishte konceptuar në mënyrë që, nëse partnerët kishin besim se tjetri do të kthente një shumë të caktuar, të dyja palët do të përfitonin.

    Studentët ishin mbajtur për një kohë të gjatë në dhomën e pritjes para lojës. Por njëri grup kishte telefon, ndërsa grupi tjetër jo. Ata që i kishin parë njëri-tjetrit fytyrën para fillimit të lojës, më pas kishin besuar më shumë./ bota.al

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FUND I NJË EPOKE: NDAHET NGA JETA DYSHJA LEGJENDARE, ALICE DHE ELLEN KESSLER

  • Marrëdhëniet Rama-Vuçiç janë të zbehura? Ministrja Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

    Marrëdhëniet Rama-Vuçiç janë të zbehura? Ministrja Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

    Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali thotë se Shqipëria është partneri më i besuar në rajon. E ftuar në ”Top Story”, Spiropali është pyetur për raportin që ka kryeministri Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
    Elisa Spiropali: Marrëdhëniet mes kryeministrave, nuk janë marrëdhënie që mund të kushtëzohen për politikat të brendshme apo të jashtme. Ne këta fqinjë kemi. Shqipëria është sot vendi dhe partneri më i besuar në rajonin tonë, i BE, NATO-s. Sot Shqipëria nuk është më arsye për destabilizim, por arsye e fortë për stabilizim. Nuk njihet më si vend që nuk dihet se çfarë marrëdhënie ka me fqinjët.

    Grida Duma: Shqipëria ka pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me fqinjët me notën 10.

    Elisa Spiropali: Shqipëria sot nuk ka më asnjë kompleks. Është partneri më i besueshëm dhe është në vijën e parë të anëtarësimit në BE.

  • Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

    Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

    Ministrja për Europën e Punët e Jashtme Elisa Spiropali në një intervsitë në “Top Story” me Grida Dumën, u shpreh se Shqipëria është partneri më i besuar në rajon.  
    Elisa Spiropali: Marrëdhëniet mes kryeministrave, nuk janë marrëdhënie që mund të kushtëzohen për politikat të brendshme apo të jashtme. Ne këta fqinjë kemi. Shqipëria është sot vendi dhe partneri më i besuar në rajonin tonë, i BE, NATO-s. Sot Shqipëria nuk është më arsye për destabilizim, por arsye e fortë për stabilizim. Nuk njihet më si vend që nuk dihet se çfarë marrëdhënie ka me fqinjët. 
    Grida Duma: Shqipëria ka pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me fqinjët me notën 10. 
    Elisa Spiropali: Shqipëria sot nuk ka më asnjë kompleks. Është partneri më i besueshëm dhe është në vijën e parë të anëtarësimit në BE. 

  • Marotta: Vendimi për t’ia besuar ekipin e Inter trajnerit Cristian Chivu ishte largpamës

    Marotta: Vendimi për t’ia besuar ekipin e Inter trajnerit Cristian Chivu ishte largpamës

    16 Tetor 2025

    12:45

    Telesport

    “Vendimi për t’ia besuar ekipin e Inter trajnerit Cristian Chivu ishte largpamës, në përputhje me fokusin tonë në inovacion, zhvillimin e talenteve të rinj dhe ruajtjen e vazhdimësisë në strategjinë tonë strategjike për rinovimin e skuadrës”.
    Është kjo deklarata e dhënë nga presidenti i Inter, Beppe Marotta, që më tej vijoi: “Jemi të bindur se ai do ta udhëheqë ekipin me pasion dhe ekspertizë. Nga ajo që kemi parë në fillim të këtij sezoni, më duket se ishte një zgjedhje e shkëlqyer”.
    Gjatë mbleshjes së aksionarëve të klubit zikaltër, presidenti Marotta konfirmoi se Inter po luan gjithnjë e më mirë dhe ka fituar tre ndeshje radhazi në Seria A. Ai ka vënë në dukje gjithashtu rekordin e tij të përsosur në Champions League.
    “Këto rezultate konfirmojnë forcën dhe konkurrueshmërinë e ekipit dhe na japin besim të mëtejshëm për pjesën tjetër të sezonit. Ato janë në përputhje me udhëzimet që i vendosëm vetes në fillim të fushatës së transferimeve dhe të cilat i ndamë me pronarët”, tha Marotta.

  • NDESHJA SERBI-SHQIPËRI/ Shkelmohet topi i parë në Leskovc, kuqezinjtë kërkojnë historinë

    NDESHJA SERBI-SHQIPËRI/ Shkelmohet topi i parë në Leskovc, kuqezinjtë kërkojnë historinë

    Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit.
    Sipas asaj që mëson gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3, formacion që u zyrtarziua më vonë nga vetë FSHF.
    Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.
    Ndërkohë edhe Serbia ka publikuar 11-shen e saj me rreshtimin 3-5-2.
    REZULTATI LIVE:
    SERBI 0-0 SHQIPËRI
    KOMENTI LIVE:
    1′ Shkelmohet topi në Leskovc!
    FORMACIONET ZYRTARE:

  • Tensionet marrin fund/ Goditet topi i parë në ndeshjen Shqipëri-Serbi e vlefshme për botërorin

    Tensionet marrin fund/ Goditet topi i parë në ndeshjen Shqipëri-Serbi e vlefshme për botërorin

    Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit.
    Sipas asaj që mëson gazetari Endi Tufa, Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3, formacion që u zyrtarziua më vonë nga vetë FSHF.
    Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.

  • Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

    Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

    Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë shanset e fundit për një vend në “Play Off” të Botërorit 2026.
    Sipas asaj që mëson gazetari Endi Tufa, Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3.
    Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu. Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.
    Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin live dhe ekskluzivisht në DigitAlb.

  • Macron i prerë për mandatin e tij si president: Do ta çoj deri në fund, më është besuar nga populli francez

    Macron i prerë për mandatin e tij si president: Do ta çoj deri në fund, më është besuar nga populli francez

    Presidenti francez, Emmanuel Macron tha sot se synon ta “çojë deri në fund” mandatin që i është besuar nga populli francez, pavarësisht nga rezultati i votëbesimit të kërkuar nga kryeministri Francois Bayrou më 8 shtator.

    “Mandati që më është besuar nga populli francez do të shërbehet deri në fund”, tha presidenti francez gjatë një konference për shtyp në Toulon, në jug të Francës, së bashku me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

    Duke refuzuar të luante “trillime politike” rreth mundësisë së një tjetër shpërbërjeje të Asamblesë Kombëtare Franceze, pas një humbjeje të mundshme në votëbesim, Emmanuel Macron vlerësoi se kryeministri i tij po përballet me një “sfidë që nuk është e pakapërcyeshme” dhe u bëri thirrje forcave politike të gjejnë “shtigje marrëveshjeje” për buxhetin.
    François Bayrou, njoftoi të hënën se do të merrte përsipër para ligjvënësve francezë përgjegjësinë e qeverisë së tij, e cila vjen nga një koalicion midis qendrës dhe të djathtës, për uljen e borxhit të Francës dhe arritjen e objektivit fiskal për vitin 2026.

    Ky vendim filloi një periudhë të re pasigurie politike për vendin, me Emmanuel Macron në ballë. Meqenëse Bayrou nuk ka shumicën dhe opozita e krahut të majtë dhe e ekstremit të djathtë e ka bërë të ditur se nuk do të japë votëbesim, qeveria ka të gjitha shanset për t’u shembur.

    Partitë e Francës së Pabindur (e majta radikale) dhe Tubimi Kombëtar (e djathta ekstreme) kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit francez, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja për vendin presidencial, një skenar që disa e preferojnë më shumë sesa atë të shpërbërjes së parlamentit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

  • Frikë nga kufizimi i kompetencave? Dumani:Jemi institucioni më i besuar,u krijuam si rezultat i vullnetit të partnerëve

    Frikë nga kufizimi i kompetencave? Dumani:Jemi institucioni më i besuar,u krijuam si rezultat i vullnetit të partnerëve

    Gjatë një deklarate për mediat, kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me debatet politike që kanë nisur së fundmi për rolin dhe të ardhmen e këtij institucioni. Ai theksoi se çdo vendim për ndryshime ligjore apo institucionale i takon politikës, por theksoi gjithashtu rëndësinë dhe legjitimitetin që SPAK ka fituar ndër vite, si brenda vendit ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
    “Nëse politika vendos të mos bëjë ndryshime apo që SPAK nuk është më i nevojshëm apo ti reduktojmë pavarësinë ky është vendim i politikës. SPAK u krijua edhe si rezultat i vullnetit te partnereve ndërkombëtar, është institucioni më i besuar, e kemi ndërtuar këtë besim në 5 vite e 8 muaj punë”, tha Dumani.

  • Zhduket pa gjurmë Eraldo Muçi, shoku i besuar i Aleksandër Sadikajt, zbulohen lëvizjet e tij të fundit

    Zhduket pa gjurmë Eraldo Muçi, shoku i besuar i Aleksandër Sadikajt, zbulohen lëvizjet e tij të fundit

    Zhduket pa gjurmë prej më shumë se dy javësh në Memaliaj, Eraldo Muçi, një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikaj.
    Gazetarja Klodiana Lala, e cila ka marrë kontakt me familjen shprehet se prindërit e 30-vjecarit kanë bërë kallëzim në polici dhe apelojnë që strukturat të hetojnë për të zbardhur të vërtetën për zhdukjen e djalit të tyre të vetëm.
    Para se të zhdukej, Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit. Burime policore thanë se për herë të fundit, i riu është parë në autostradën Durrës-Tiranë dhe nga ai moment nuk ka asnjë të dhënë rreth tij.
    Familja ngre dyshime të forta se atij mund ti ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje, por policia nuk përjashton as pista të tjera.
     

     
    30-vjeçari i zhdukur pa gjurmë, njihej si një nga miqtë e besuar të Aleksandër Sadikaj i njohur si Sanço.

    Ky i fundit u ekzekutua në qershor të 2022 në një atentat mafioz në afërsi të rrethrrotullimit të TEG, ku automjeti i tij shpërtheu nga një sasi e madhe tritoli që ishte vendosur në të.
    Pas kësaj ngjarje, mes grupit të tij dhe grupit kundërshtar të vëllezërve Edmond Papa e Kristo Qirici janë shënuar disa ngjarje të rënda kriminale. pas tij u vra Edmond Papa nga grupi kundërshtar. Kushërinjtë e Sadikajt, Adriatik Kalemi e Zamir Kalemi iu mbijetuan të paktën dy atentateve mafioze në Greqi e Tiranë. Më pas u shënua ajo që njihet si masakra e Memaliajt, ku u vra Shyqyri Kalemi, babai i Adriatik e Zamir Kalemit dhe dy persona të tjerë, kamarieri dhe një klient i lokalit.