Tag: besosh

  • “Nuk mund t’u besosh plotësisht fjalëve të të tjerëve”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë Horoskopi

    “Nuk mund t’u besosh plotësisht fjalëve të të tjerëve”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi
    Çështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje sot. Faturat duhet të paguhen. Lehtësimi që do të merrni nga kjo duhet t’ju ngrejë ndjeshëm moralin. Dilni në ajër të pastër, bëni një shëtitje dhe shfrytëzoni më shumë energjinë tuaj.
    Demi

    Je në humor të shkëlqyer dhe mezi pret të bësh thuajse çdo gjë. Energjia jote fizike është e lartë, kështu që rekomandohet të bësh disa ushtrime, ndoshta sporte të ndryshme. Mund të duash të bësh një udhëtim të shkurtër jashtë qytetit, të nisësh një kurs të ri studimi ose të provosh të shkruash.
    Binjakët
    Ke mbërritur në një pikënisje të rëndësishme. Nis rrugën që gjithmonë ke dashur të ndjekësh. Je në pozicionin e përsosur. Rruga mund të duket e gjatë, por nuk ka pse të jetë e frikshme.
    Gaforrja
    Mos merrni asnjë vendim të madh. Shtyjeni për më vonë. Mendja juaj nuk është plotësisht e qëndrueshme dhe çdo veprim që bëni nuk do të dalë ashtu siç dëshironi. Kjo është një kohë për t’iu përmbajtur detyrave që janë planifikuar tashmë.
    Luani
    Nuk mund t’u besosh plotësisht fjalëve të të tjerëve. Njerëzit mund të thonë një gjë tani dhe të premtojnë gjithçka, por që ata ta mbajnë këtë premtim është një histori tjetër. Në fund të fundit, ata kanë në mendje axhendën e tyre – jo tuajën. Ki kujdes.
    Virgjëresha
    Vazhdoni me detyrat që keni nisur tashmë. Tani nuk është koha për të filluar diçka të re. Besimi juaj është i lartë dhe emocionalisht ndiheni mirë, por në përgjithësi, aktualisht nuk keni gjykimin e duhur. Mos bëni lëvizje të mëdha në këtë kohë.
    Peshorja
    Je në prag të një përparimi të madh në karrierën tënde. Mos e prish këtë mundësi të mrekullueshme duke u nxituar. Jo gjithçka është gati ende. Ki durim. Sot është një kohë e mirë për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të mbajtur shënime mendore.
    Akrepi
    Një ndryshim shumë pozitiv është në ajër, me shumë mundësi bëhet fjalë për situatën tuaj familjare. Ndoshta ju dhe partneri juaj po mendoni të zhvendoseni në një shtëpi të re, ose të blini ose shisni pronën tuaj. Mund ta çoni këtë vendim një hap më tej tani.
    Shigjetari
    Do ta gjesh veten duke ëndërruar me sy hapur. Lëre mendjen të lirë. Fantazitë e tua janë shumë të vlefshme – ato do të të ndihmojnë të hapësh rrugën drejt hapit tjetër në karrierën tënde.
    Bricjapi
    Mos e nënshkruaj kontratën ende. Mos i thuaj po marrëveshjes që po të ofrohet tani. Mendo plotësisht për pasojat. Nëse angazhohesh tani, do të gjendesh në një situatë shumë të vështirë më vonë.
    Ujori
    Kthehuni pas në kohë dhe pyeteni veten se çfarë keni arritur. A i keni përmbushur qëllimet që i keni vënë vetes? Ndoshta nuk keni vendosur asnjë qëllim. Vlerësoni situatën tani në mënyrë që të përgatiteni për të ardhmen.
    Peshqit
    Bëhuni gati! Thyeni barrierën që ju ka shqetësuar në marrëdhënien tuaj. Nëse ju dhe partneri juaj mendoni se ia vlen të vazhdoni, atëherë mund të kërkohet një përpjekje për të kapërcyer këtë vështirësi, por me vendosmëri çdo gjë është e mundur.

  • Meta: Të besosh në sinqeritetin e Dumanit është si të besosh se inceneratori i Tiranës ekziston. Misioni i tij, të amnistojë Ramën nga megaskandalet

    Meta: Të besosh në sinqeritetin e Dumanit është si të besosh se inceneratori i Tiranës ekziston. Misioni i tij, të amnistojë Ramën nga megaskandalet

    Meta: Të besosh në sinqeritetin e Dumanit është si të besosh se inceneratori i Tiranës ekziston. Misioni i tij, të amnistojë Ramën nga megaskandalet
    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në pjesën e dytë të intervistës për “Syri.net”, ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin, se po mbron kryeministrin Edi Rama nga skandalet korruptive.
    “Të besosh në sinqeritetin e Dumanit është si të besosh se inceneratori i Tiranës ekziston,” deklaroi Meta, duke shtuar se misioni i tij është “të amnistojë Ramën nga megaskandalet”.
    Meta e akuzoi Dumanin se shmangu qëllimisht BKH-në gjatë arrestimit të tij në tetor 2024, për t’i dhënë dorë të lirë “Narkopolicisë”, ndërsa e quajti SPAK-un “mjet për të fshehur aferat e Ramës”. “Kemi më shumë arrestime, por edhe më shumë korrupsion, sepse kështu i intereson Edi Ramës,” tha ai.
    Duke komentuar deklaratat e Dumanit për mbarimin e mandatit, Meta u shpreh se kërkesa për zgjatjen e mandateve të prokurorëve të SPAK është e gabuar dhe fyese për prokurorët e tjerë. Ai akuzoi SPAK për zvarritje të hetimeve në çështje madhore si inceneratori i Tiranës, porti i Durrësit dhe rasti McGonigal.
    Meta i bëri thirrje SPAK të përshpejtojë hetimet për fondet IPARD të BE-së, duke paralajmëruar se “nga mosveprimi humbasin 112 milionë euro në vit për fermerët shqiptarë”.
    Intervista e Metës, pjesa e dytë:
    Z. Dumani në raportimin e fundit në Komisionin e Ligjeve u shpreh se arrestimi i juaj linte për të dëshiruar duke ja lënë përgjegjësinë policisë…Të besosh në sinqeritetin e Z. Dumani është njësoj si të besosh se inceneratori i Tiranës ekziston.A nuk ishte prezent vetë Z. Dumani kur kolegu i tij në seancën e dëgjimit në 23 Tetor 2024, pikërisht Z. Kraja, deklaroi se arrestimi kishte qenë krejt i rregullt?
    A nuk ishte Z. Dumani i cili iu drejtua vetëm Policisë së Shtetit për të kryer arrestimin tim, krejt ndryshe nga vendimi i gjykatësit Erjon Çela, se ekzekutimi duhej të kryhej nga SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit?Qëllimisht ai shmangu BKH për t’i lënë dorë të lirë Narkopolicisë të vepronte në atë mënyrë kriminale sipas dakordimit me Edi Ramën.
    Nuk po bëj krahasim me arrestimin e Erion Veliajt disa muaj më pas, por po kaq i rregullt ishte vetëm një ditë para rrëmbimit tim, në 20 tetor 2024 arrestimi i ish-deputetit Çyrbja të PS.
    Dhe më tej pasi më bënë kallëzimin në SPAK për veprimet e paligjshme të rrëmbim-arrestimit nga policia, përse Z. Dumani ja kaloi çështjen Prokurorisë të Tiranës kur në fund të ditës policia abuzoi me një urdhërarrestimi të SPAK-ut dhe jo të Prokurorisë të Tiranës?
    Pavarësisht nga rasti i juaj, cili është vlerësimi juaj për këto tre vite të drejtimit të SPAK nga Z. Dumani?
    Besoj se këtu pati përgjigje të sinqerta nga Z. Dumani që gjatë këtyre tre viteve ka rritje të korrupsionit.Por edhe po të mos e thoshte ai këtë, e thonë të gjitha raportet ndërkombëtare dhe megaskandalet që ulërasin çdo ditë.
    Si shpegohet që kemi më shumë arrestime, por edhe më shumë korrupsion njëkohësisht?Sepse kështu i intereson Edi Ramës.
    Përmes arrestimeve përpiqet të shmangë vëmendjen ndaj megaaferrave në rritje, ku përfituesi kryesor është vetë Edi Rama.Kam një pyetje për ju, se çfarë është më e rëndësishme për qytetarët, që të shohin ish-Ministrin Beqaj në paraburgim për SASPAK apo të ndalojë gjakderdhja financiare e sterilizimit?
    Ramës nuk i intereson kjo e fundit se përfituesi kryesor është ai i aferës, ndaj u tregon shqiptarëve Beqajn në burg për të hequr përgjegjësinë nga vetja dhe vëmendjen nga afera që vazhdon.
    A është më e rëndësishme për shqiptarët të shohin Erion Veliaj në burg për llogari të Nesti Angonit apo të ishte edhe në arrest shtëpie por të gjykohej edhe për inceneratorin dhe pagesat për shërbimin që nuk ekziston të ndërpriteshin.
    Loja e statistikave, se ky tregues u rrit 10% e ai tjetri 12%, vetëm fsheh dështimin e SPAK në luftën kundër korrupsionit, i cili është i gjithëpërhapur dhe shpërthyes në nivelet më të larta.
    A mund të ketë deklaratë më amnistuese për Ramën, Agaçin për aferën e inceneratorëve se sa deklarata publike e Dumanit se afera e inceneratorëve është krim “intelektual”?A ka gjë më banale e kriminale se sa të shpallësh fituese një kompani që u krijua 8 muaj më vonë siç është e zeza në të bardhë firma e Edi Ramës?Kemi më shumë korrupsion se nuk goditen procedurat e paligjshme në themel, se kudo del Rama.
    Ndërkohë ai deklaroi se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër 9-vjeçar për veten e tij, por kërkoi që kjo mundësi t’u jepej kolegëve të tij. Cili është mendimi juaj?
    Te kërkesa për përsëritje mandate të prokurorëve të SPAK-ut ai është konsistent, që nga dita e parë e marrjes së drejtimit të SPAK-ut dhe besoj se kjo ka qenë e mbetet kërkesë e gabuar pasi të gjithë ata që do kandidonin për SPAK e dinin se afati kushtetues e ligjor është 9 vjet, që më tepër që vetë SPAK është një strukturë e posaçme por edhe e përkohshme.
    Të thuash tani se po u bëhet padrejtësi se përse pas 9 vitesh në SPAK do kthehen përsëri në Prokurori është jo vetëm spekulim , por edhe fyerje për dhjetëra prokurorë që punojnë çdo ditë në kushte shumë më të vështira dhe disa prej tyre kanë rezultate shumë të prekshme edhe pse nuk kanë përkrahje mediatike (politike).
    Po kështu tre vite janë të mjaftushme për të përzgjedhur 10 prokurorë të rinj me integritet dhe rezultate premtuese. Të zvarritësh hetime pafund për çështje flagrante si inceneratori i Tiranës, afera e dy “tigrave” të Bangladeshit në Vlorë, tuneli i Llogarasë, Eco-Parku, Porti i Durrësit, çështja McGonigal etj., nuk mund të shërbejë si justifikim për të kërkuar mandate të përjetshëm, përkundrazi. Kjo shërben si argument për t’i dhënë fund këtyre lojrave politike.Shikoni ngadalësinë apo paralizimin për hetimin e vjedhjes së fondeve të IPARD-it të BE.
    Këto vjedhje dhe abuzime janë zbuluar prej dy vitesh nga OLAP dhe duhej që hetimet të ishin mbyllur e përgjegjësit të ishin para ligjit, jo vetëm për ndëshkim, por për të zhbllokuar pikësëpari 112 milion euro në vit për fermerët tanë nga BE.A ka interes më të madh publik se ky hetim për momentin?
    Mirë Qeveria e ka braktisur financimin e bujqësisë se e ka një nga rrugët e shpopullimit të vendit, por pse të humbasin fermerët tanë nga mosvperimi i SPAK-ut (Ramës) plot 112 milion euro çdo vit?Besoj e ndoqët lajmin e djeshëm në Greqi ku u arrestuan 37 persona për abuzimet me fondet e Bashkimit Europian në bujqësi dhe u sekuestruan 22 milion euro.

  • “Një teatër i shëmtuar”, Tomorri reagon ashpër për përplasjen gjyqtarë-Rama: Një lojë me rrogat dhe…

    “Një teatër i shëmtuar”, Tomorri reagon ashpër për përplasjen gjyqtarë-Rama: Një lojë me rrogat dhe…

    Gazetari Klodian Tomorri e ka cilësuar një teatër të shëmtuar, përplasjen e Edi Ramës me gjykatësit për pagat e këtyre të fundit.
    Gjatë bisedës në një emision televiziv, Tomorri u shpreh se, të besosh se gjykatat janë të pavarura dhe nuk e kanë frikë Ramën, është si të besosh kryeministrin kur thotë, se më kanë ngrënë dardha pas shpine.
    ‘Të besosh që Shqipëria ka një Gjykatë Kushtetuese të pavarur e cila nuk ndikohet dhe nuk e ka frikë kryeministrin, është njësoj si të besosh atë historinë e kryeministrit që; mi hëngrën dardhat pas kurrizit.
    Nuk ka njeri që e beson atë. Mjafton të shikoni vetëm historikun e vendimeve të Gjykatës  Kushtetuese ku ka qenë palë apo ka patur një interes qeveria dhe e kupton.
    Së dyti, ka një faktor tjetër shtesë.
    Unë nuk e di sa gjyqtarë mund të ketë Shqipëria në rang vendi, por kjo rritje pagash me 700 euro që kërkojnë ata, ka një efekt të papërfillshëm në buxhet dhe nuk mendoj se Rama ka një shqetësim të madh, se këta do marrin shtesa.
    Nëse janë 1 mijë gjyqtarë në rang republike është diku tek 7 mln euro në vit, që nuk janë asgjë. Edhe po të ishin më shumë, Rama nuk ka ndonjë respekt të madh për shtetin.
    Duhet thënë se, ajo që bëjnë ata është një çmenduri. Nuk ka një sistem ku ti cakton rrogën tënde, nuk duhet ta ketë askush atë fuqi. Që në thelb është një marrëzi. Por mua më duket një teatër i shëmtuar për të dhënë idenë në publik se këtu ka institucione të pavarura të cilat edhe përplasen me njëra-tjetrën, dhe bëjnë vendime me kokë të vet’,  – tha gazetari Klodian Tomorri.
     
     

  • Burimi: Të besosh se Rama do zgjedhje të lira në Shqipëri, njësoj sikur të besosh se Putin do paqe në Ukrainë

    Burimi: Të besosh se Rama do zgjedhje të lira në Shqipëri, njësoj sikur të besosh se Putin do paqe në Ukrainë

    Gazetari, Genc Burimi, i ftuar në emisionin ÇIM PEKA LIVE tha se të besosh se Edi Rama dëshiron zgjedhje të tilla, është njësoj sikur të besosh Putinin që kërkon paqe në Ukrainë.

    Burimi theksoi se në mbledhjen që evropianët do të zhvillojnë në Tiranë do të marrin pjesë edhe vende të tjera që s’janë anëtare të BE-së, ku sipas tij, do të diskutohet vetëm për sigurinë e rajonit dhe jo për demokracinë.

    “Kam dëgjuar zëra në mazhorancë që thonë që fajin e ka Berisha, e pamë seç bëhet ky mit. Pra Rama mund të hiqte dorë nga patronazhistët. Ideja është të besosh se Putini do paqe në Ukrainë është kaq utopike. Tani këtu kemi përballë politikanw dhe këtu ngec. Se cila është zgjidhja? Pra OSBE-ODHIR të thotë që unë s’kam rolin e policit, pra i takon një shoqërie, të ngrejë mundësitë e veta për të larguar. Në Gjeorgji kemi parë që ngrihen, që manifestojnë, në Shqipëri nuk ndodh kjo. Sepse ose në shqiptarët nuk kanë gjak aktiv demokratik se të tjerët, apo se në Shqipëri ke një numër të lartë në administratë të punësuar dhe natyrisht mendojnë për bukën e gojës. Pra cila është zgjidhja, sot zgjidhja s’mund të vijë nga ndërkombëtarët, sepse ndërkombëtarët nga gjitha të këqijat që zgjedhjet shtrembërohen në Shqipëri do të bëjnë mbledhjen në 16 maj në Tiranë. Është mbledhje e sigurisë evropiane nuk është mbledhje e demokracisë evropiane, aty është i ftuar dhe Azerbajxhani, vetëm Bjellorusia dhe Rusia nuk është e ftuar. Midis të këqijave Rusisë dhe demokracisë për mendimin tim në BE, do të verë fatin e sigurisë së Evropës se të demokracisë.” tha Burimi.  

  • “Asnjë ndryshim nga lart”, Burimi me ironi të fortë: Putini do paqe, Rama do zgjedhje të ndershme

    “Asnjë ndryshim nga lart”, Burimi me ironi të fortë: Putini do paqe, Rama do zgjedhje të ndershme

    Gazetari, Genc Burimi, i ftuar në një emision televiziv tha se të besosh se Edi Rama dëshiron zgjedhje të tilla, është njësoj sikur të besosh Putinin që kërkon paqe në Ukrainë.
    Burimi theksoi se në mbledhjen që evropianët do të zhvillojnë në Tiranë do të marrin pjesë edhe vende të tjera që s’janë anëtare të BE-së, ku sipas tij, do të diskutohet vetëm për sigurinë e rajonit dhe jo për demokracinë.“Kam dëgjuar zëra në mazhorancë që thonë që fajin e ka Berisha, e pamë seç bëhet ky mit. Pra Rama mund të hiqte dorë nga patronazhistët. Ideja është të besosh se Putini do paqe në Ukrainë është kaq utopike. Tani këtu kemi përballë politikanw dhe këtu ngec. Se cila është zgjidhja? Pra OSBE-ODHIR të thotë që unë s’kam rolin e policit, pra i takon një shoqërie, të ngrejë mundësitë e veta për të larguar. Në Gjeorgji kemi parë që ngrihen, që manifestojnë, në Shqipëri nuk ndodh kjo. Sepse ose në shqiptarët nuk kanë gjak aktiv demokratik se të tjerët, apo se në Shqipëri ke një numër të lartë në administratë të punësuar dhe natyrisht mendojnë për bukën e gojës. Pra cila është zgjidhja, sot zgjidhja s’mund të vijë nga ndërkombëtarët, sepse ndërkombëtarët nga gjitha të këqijat që zgjedhjet shtrembërohen në Shqipëri do të bëjnë mbledhjen në 16 maj në Tiranë. Është mbledhje e sigurisë evropiane nuk është mbledhje e demokracisë evropiane, aty është i ftuar dhe Azerbajxhani, vetëm Bjellorusia dhe Rusia nuk është e ftuar. Midis të këqijave Rusisë dhe demokracisë për mendimin tim në BE, do të verë fatin e sigurisë së Evropës se të demokracisë.” tha Burimi.