Tag: besoni

  • “Dashuria na mban gjallë”, këngë e paharruar nga Anita Take dhe Kujtim Prodani (Video)

    “Dashuria na mban gjallë”, këngë e paharruar nga Anita Take dhe Kujtim Prodani (Video)

    I biri i kompozitorit Agim Prodani dhe i këngëtares Anita Take, Kujtim Prodani njihet si një prej kantautorëve më të sukseshëm të muzikës së lehtë shqipe.

    I njohur për vokalin dhe muzikën e tij, Kujtim Prodani ka lënë pas mbi 50 tekste dhe projekte të suksesshme muzikore.

    Në një intervistë pak para se të ndahej nga jeta, ai kishte thënë:

    “Kantoja, interpretimi ka lindur fare spontanisht, në periudhën e refugjatizimit austriak do ta quaja unë, thjesht nga halli, nga nevoja sepse unë punoja në një hotel, në një pianobar dhe nuk mjaftonte fakti, që t’i luan mirë apo keq në piano dhe kompozon muzikë. Çështja është që publiku duhej argëtuar dhe argëtimi vjen kryesisht nëpërmjet vokalit”

    Në karrierën e tij muzikore prej 25 vitesh, mori pjesë në Festivalin e Këngës së Radiotelevizionit Shqiptar, Festivalin Kënga Magjike, në TopFest si dhe te Këngët e Shekullit.

    Shumë prej këngëve, ai i realizoi në duet me nënën e tij, këngëtaren Anita Take, siç është edhe “Kënga dhe dashuria”, tekstin e së cilës po ju sjellim në vazhdim:

    Kujtim Prodani

    Jam e re e s’thinjëm kurrëpo u thinja mos tregonipo ju thanë që jam sëmurëmiq të dashur mos besoni

    Miq të viteve të mijamos besoni këtë përrallëdashuria dashuriaedhe kënga më mban gjallë

    Unë e di se ç’kërkon jetaunë e di nga jeta ç’duajeta pasuri s’kërkonzemërgjërë veç për mua

    më buzëqesh në shpirt riniandaj këndoj me kaq dëshirëse veç kënga e dashuriai bëjnë njerëzit më të mirë

    Jam i ri e s’thinjëm kurrëpo u thinja mos tregonipo ju thanë që jam sëmurëmiq të dashur mos besoni

    Miq të viteve të mijamos besoni këtë përrallëdashuria dashuriaedhe kënga më mban gjallë

    Unë e di se ç’kërkon jetaunë e di nga jeta ç’duajeta pasuri s’kërkonzemërgjërë veç për mua

    më buzëqesh në shpirt riniandaj këndoj me kaq dëshirëse veç kënga e dashuriai bëjnë njerëzit më të mirë .

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    Përgatiti: ObserverKult

    ————–

    Lexo edhe:

    SABRI HAMITI: PSE DUHET TË FSHEHET DASHURIA?

  • Besoni shiun jo qeverinë!

    Besoni shiun jo qeverinë!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • A është Berisha e ardhmja e PD? Kuçana: Mbajti të bashkuar partinë

    A është Berisha e ardhmja e PD? Kuçana: Mbajti të bashkuar partinë

    A frymëzon më kjo opozitë dhe Sali Berisha? Kjo ishte një nga pyetjet që krijoi debat të fortë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    E ftuar në studio, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, ka theksuar se Sali Berisha është ai i cili mbajti të bashkuar PD-në, në një kohë kur rrezikonte shkrirjen.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Duhet të iki Sali Berisha që Rama mos ketë më me kë të merret, e besoni ju këtë?
    Kuçana: Do doja që debatin ta bëjmë për publikun.
    Borakaj: Besoni ju që Berisha pas 34 vitesh nuk frymëzon më?
    Kuçana: Unë futem te ata njerëz që bëj gjëra që i besoj.
    Borakaj: Pra besoni se ai është e ardhmja e PD-së?
    Kuçana: Unë e kam ndjekur ndër të parat foltoren e Berishës, jam krenare për pjesëmarrjen në atë foltore. Mendoj se me atë që i ndodhi PD-së, pra le ta themi që PD u përça, Rama ndërhyri edhe te PD, iu mor selia, vula, nuk kishte ndodhur kurrë kjo, prapë Sali Berisha mbajti 500 mijë votues.
    Borakaj: A nuk janë pak 500 mijë votues me Ramën në mandatin e katërt?
    Kuçana: Ne kishim një opozitë që po shkrihej me investim qeveritar. Mendoj se Sali Berisha mbajti opozitën në Shqipëri. Ajo që ndodhi në PD është e turpshme.
    Leka: Ta dha vulën?
    Çollaku: Ju po dekonspironi atë që thoni.
    Leka: Po a thatë e mbajti, ua dha pra.

  • Nënshkruhet marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?

    Nënshkruhet marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?

    Në samitin historik për paqen në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit për Gazën, duke u shprehur se duheshin tre mijë vite për këtë marrëveshje.
    “Na u deshën 3,000 vjet për të ardhur deri këtu, a e besoni?”, tha Trump teksa firmoste dokumentin, duke shprehur besimin se marrëveshja do të jetë efikase.
    Pas tij, edhe liderë të tjerë rajonalë, përfshirë presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi, emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, firmosën dokumentin, që synon të vendosë paqen dhe të ndalë përplasjet në rajon.
    “Të gjithë janë të lumtur”, deklaroi Trump në ceremoninë e nënshkrimit, duke falënderuar të gjithë, për mbështetjen e dhënë gjatë negociatave për armëpushimin.
    Ai shtoi se kishte përjetuar “marrëveshje të mëdha më parë”, por kurrë kaq të rëndësishme sa kjo.
    Presidenti amerikan gjithashtu theksoi se parashikimet për një Luftë të Tretë Botërore në Lindjen e Mesme nuk do të realizohen, falë kësaj marrëveshjeje.
    Ceremonia e nënshkrimit u përmbyll me duartrokitje nga pjesëmarrësit dhe shpresë për një paqe të qëndrueshme në një rajon prej dekadash të trazuar.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 29 shtator 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 29 shtator 2025

    Showbiz E Hënë, 29 Shtator 2025 09:01
    DashiZakonisht i besoni instinkteve tuaja për paratë, por sot duhet t’i besoni edhe më fort kuptimit tuaj financiar. Mund të lindin ide të pazakonta për rritjen e të ardhurave. Ndërsa instinktet tuaja mund të thonë të veproni, logjika juaj mund t’ju thotë jo. Ndihmoni veten duke u konsultuar me profesionistë që e dinë se çfarë po ndodh.
    DemiNjë mik mund të jetë duke transformuar jo vetëm personalitetin tuaj, por edhe jetën tuaj. Ndryshimet mund të jenë duke ndodhur në një nivel shumë të thellë, kështu që mund të mos jeni të vetëdijshëm për to. Mund të habiteni, por mos u mërzitni. Të gjithë ndryshojnë. Për ju, ky transformim do të jetë pozitiv. Mund të mos e keni planifikuar, por po ndodh.

    BinjakëtA keni menduar të ndryshoni punë ose të filloni një profesion të ri? Nëse po, tani është koha për të hedhur themelet. Nëse nuk e keni marrë në konsideratë, një mundësi e re mund t’ju zërë në befasi. Mund të kaloni nga një karrierë prapa skenave në një profesion shumë publik si aktrimi. Mos hezitoni për shkak të pasigurisë.

    GaforrjaNjë transformim rrënjësor i rutinës suaj të përditshme është padyshim pranë jush. Mund të vendosni të transferoheni në një vend të huaj ose të përfshiheni më shumë në një grup. Edhe për dikë aq aventuresk sa ju, ky ndryshim i veçantë mund të duket i tepruar. Mos u shqetësoni për këtë. Ndiqni zemrën tuaj. Mundësi të tilla shpesh lindin vetëm një herë në jetë!

    LuaniVlerat tuaja mund të jenë nën sulm. Ndoshta një kolegu juaj po bën gjëra që duken joetike dhe ju nuk doni të keni lidhje me të. Cilado qoftë situata, përballimi i saj mund të jetë shumë i vështirë. Madje mund të merrni në konsideratë të largoheni nga fusha juaj. Mendohuni me kujdes më parë!
    VirgjëreshaPrisni të kanalizoni shumë energji në partneritete sot. Pavarësisht nëse partneriteti është i ri apo afatgjatë, biznesi apo personal, ai kërkon përpjekje shtesë për ta ruajtur tani. Ndoshta ju dhe partneri juaj duhet të komunikoni më shumë. Ndani shqetësimet tuaja ose mendoni për disa plane për të ardhmen që janë pak më ndryshe nga ato që bëni zakonisht. Bëni përpjekje.
    PeshorjaFokusi juaj sot mund të jetë thellimi në pjesët më të vështira të punës suaj. Kjo mund të përfshijë disa kërkime të thella, eksplorimin e mundësive për ndërmarrje të reja ose diçka aq të zakonshme sa pastrimi i dosjeve. Mund të zhvillohen biseda intensive në lidhje me këto çështje.
    AkrepiA jeni aktualisht i përfshirë në një sipërmarrje krijuese me një bashkëpunëtor? Nëse po, prisni një shpërthim energjie drejt përfundimit të atij projekti. Mund të bëni më shumë përparim sot sesa keni bërë në disa javë, megjithëse mund të habiteni nga drejtimi që merr sipërmarrja. Sa i përket lidhjes në çift, do të keni shumë për të raportuar!
    ShigjetariDisa punime në shtëpinë tuaj mund të jenë të nevojshme sot. Mos i neglizhoni ato. Në aspektin financiar, mund të shfaqen probleme të vogla, të cilat do ti kaloni me lehtësi. Sa I përket shëndetit, do ndiheni plot energji.
    BricjapiProjektet krijuese mund t’ju marrin shumë kohë sot. Me shumë mundësi do të jeni aq të zhytur në atë që po bëni sa do ta keni të vështirë të përqëndroheni në diçka tjetër. Një lidhjen në çift do të përjetoni emocione të veçanta.
    UjoriVlerat familjare që keni përqafuar mund të vihen në dyshim sot. Mund t’i konsideroni disa miq si familjen tuaj të vërtetë ose të mendoni se një familje jokonvencionale funksionon më mirë për ju sesa një tradicionale. Mos lejoni që shqetësimet e të afërmve t’ju bëjnë të tërhiqeni.
    PeshqitDisa libra mund të ndikojë shumë në përditshmërinë tuaj. Ato mund të përfshijnë stile të reja jetese, mistere që dalin në dritë ose zbulime të reja shkencore. Ky nuk ka gjasa të jetë thjesht një interes kalimtar. Ajo që po mësoni mund të bëhet pjesë e qenies suaj.

  • Nuk do ta besoni! Murinjo bën lëvizjen e papritur, prezantohet te klubi i ri

    Nuk do ta besoni! Murinjo bën lëvizjen e papritur, prezantohet te klubi i ri

    Zhoze Murinjo është zyrtarisht trajner i Benfiksës. Klubi portugez e ka prezantuar “Special One”, që rikthehet te klubi ku nisi gjithçka pas 25 vitesh.
    Murinjo la Fenerbahçen, pikërisht pas një skualifikimit nga Champions ndaj Benfikës. Rastësia e solli tashmë në krye të tyre, që në anën tjetër shkarkuan trajnerin Bruno Lagen.
    62-vjeçarin nuk do e kishte menduar askush për këtë rikthim kaq të shpejtë. Kontratën ndërkohë e ka firmosur të vlefshme deri në vitin 2027.
    Karriera e Murinjos nisi pikërisht te Benfika. Pjesa tjetër me Porton, Interin, Çelsin, Realin, Junajtid apo Romën ishte histori.

  • “Më besoni, nuk e kam të lehtë”! Letra emocionuese e Asllanit pas largimit nga Interi: Lamtumirë ekipi im i fëmijërisë!

    “Më besoni, nuk e kam të lehtë”! Letra emocionuese e Asllanit pas largimit nga Interi: Lamtumirë ekipi im i fëmijërisë!

    Kristjan Asllani nuk është më pjesë e Interit. Mesfushori shqiptar kaloi te Torino dhe debutimi i tij do të vijë në javën e ardhshme. Ndërkohë Asllani ka dalë së fundmi me një letër emocionuese në profilin e tij në Instagram.
    “Të dashur tifozë të Interit, ka ardhur koha të them lamtumirë dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura. Të vesh fanellën e Interit ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë, kur brohorisja për këto ngjyra me sy plot admirim. Sa herë që dilja në fushën e San Siros, ndjeja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta realizoj këtë ëndërr.
    Një falënderim i veçantë për shokët e mi të ekipit, të cilët nuk ishin thjesht një ekip, por një familje e vërtetë, dhe për të gjithë stafin që më shoqëroi në këtë udhëtim. Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë me përkushtim, sakrificë dhe respekt.
    Atyre që më mbështetën, u shpreh mirënjohjen time më të thellë. Po largohem nga Milani, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time: sepse kur i do këto ngjyra si fëmijë, nuk ndalesh kurrë së mbajturi me vete. Me dashuri, Kristjan”, shkruan Asllani. /Sport Ekspres/

  • “Dita e sotme vjen me disa…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, sot

    “Dita e sotme vjen me disa…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, sot

    DASHI
    Në fillim, mund mos t’ju bëjnë përshtypje idetë e guximshme të dikujt tjetër. Megjithatë, kur t’i shqyrtoni më nga afër, do të kuptoni se ato janë shumë më të sigurta sesa menduat fillimisht. Me pak fjalë, mos refuzoni asgjë pa e analizuar mirë më parë.
    DEMI
    Bëni më të mirën për të bashkëpunuar me personat që nuk i keni shumë qejf. Më së shumti, arsyeja pse nuk i pëlqeni mund të jetë qëndrimi i tyre tepër arrogant. Lërini mënjanë dallimet në karakter dhe do të kuptoni qw bwtw zgjedhjen e duhur.
    BINJAKËT
    Besoni se jeni në vendin e duhur në kohën e duhur. Energjia përreth është e ngrohtë dhe frymëzuese, dhe pa dyshim mund të gjeni vendin tuaj mes gjithë këtij entuziazmi. Mos humbni kohë ndërkohë që të tjerët po ndërmarrin hapa drejt suksesit.
    GAFORRJA
    Dita e sotme vjen me disa mundësi të mëdha në derën tuaj. Zgjohuni herët dhe nisuni menjëherë nga puna. Idetë dhe njerëzit përreth jesh do të jenë një burim i paçmueshme. Mbani gjithmonë një bllok shënimesh me vete. Suksesi është pranë.
    LUANI
    Do t’ju duhet të përshtatni qëndrimin dhe mënyrën tuaj të të menduarit nëse dëshironi të përfitoni nga mundësitë e mrekullueshme që ju ofrohen ditën e sotme. Shkoni përpara me besim, në vend që të mbështeteni pas asaj që keni arritur deri më tani.
    VIRGJËRESHA
    Aftësitë tuaja të mira në komunikim mund t’ju çojnë drejt mundësive të reja ditën e sotme. Njerëzit përreth jush kanë ide të mrekullueshme, dhe ju keni aftësinë t’i përçoni këto ide te të tjerët dhe t’i bëni ato të funksionojnë. Të tjerët duan që ju të jeni pjesë e ekipit të tyre.
    PESHORJA
    Sot, mund ta keni të vështirë të shprehni atë që besoni. Mos harroni se zëri juaj është po aq i rëndësishëm sa ai i kujtdo tjetër. Ky nuk është momenti i duhur për t’u tërhequr më pas.
    AKREPI
    Bota është në duart tuaja, dhe ju jeni ata që krijoni fatit tuaj. Fati i mirë është pranë jush, mjafton të shfrytëzoni të gjitha mundësitë e mrekullueshme që ju ofrohen. Ky nuk është momenti për të qëndruar duarkryq apo për të ndjerë keqardhje për veten.
    SHIGJETARI
    Nëse mbani një qëndrim optimist ndaj punës që po bëni, do të shihni që mbështetja e të tjerëve ndaj jush nuk do tw mungojw. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, sigurohuni të shfaqni anën tuaj pozitive dhe aftësitë tuaja para punëdhënësve të mundshëm.
    BRICJAPI
    Një ide e madhe po merr formë dhe ju po e mbështesni atë me çdo kusht. Sigurohuni që besoni në atë që po bëni, sepse me kalimin e kohës do të përfshiheni edhe më thellë. Mbi të gjitha, qëndroni besnik ndaj vetes.
    UJORI
    Një ndryshim i madh është pranë. Të përpiqesh të kundërshtosh këtë ndryshim do ta bëjë punën tuaj më të vështirë, si për ju, ashtu edhe për njerëzit përreth jush. Bashkohuni me valën e ideve të reja, në të kundërt mund të ndodheni në një situatë shumë të vështirë më vonë.
    PESHQIT
    Ky është një moment shumë i favorshëm për ju, një kohë në të cilën mund të bëni hapa të mëdhenj në çdo gjë që jeni duke punuar. Motivimi nuk do t’ju mungojë ditën e sotme. Keni të gjitha mjetet që ju duhen për të bërë përparim të madh.

  • ‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

    ‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

    Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët në të gjithë territorin.Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-13 m/s.
    Temperaturat maksimale do të arrijnë në 36 gradë celcius.

    Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

  • Gjergj Luca: Le të hyjmë bashkë në histori si brezi që i hapëm dyert Evropës

    Gjergj Luca: Le të hyjmë bashkë në histori si brezi që i hapëm dyert Evropës

    Sot, sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, jo në cilësinë e një politikani, por si një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar ndaj të ardhmes së vendit, ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh të ngrohtë dhe të fuqishëm. Një thirrje që buron nga përvoja, ndërgjegjja dhe dashuria për Shqipërinë.

    “Unë kam vetëm një votë në dorë, por kam miliona fjalë për të thënë: ky vend e meriton integrimin. Le të hyjmë bashkë në histori si brezat që i hapën dyert e atdheut dhe e çuan në shtëpinë evropiane, aty ku i takon me dinjitet dhe me të drejtë. Votoni për fëmijët tuaj!” – shprehet Luca në videomesazhin e tij, i cili është bërë një apel prekës për ndërgjegjësim qytetar dhe pjesëmarrje aktive në zgjedhjet e 11 majit.
    Në këto orë të fundit të fushatës, ai ka rikthyer edhe një herë moton e tij qytetare që ka gjetur jehonë të gjerë:“Besoni atë që shihni! Besoni atë që prekni! Besoni atë që ju emocionon! Pra, besoni të vërtetën!”
    E vërteta, sipas Lucës, është ajo që na bashkon, ajo që duhet ta udhëheqë rrugëtimin tonë drejt së ardhmes, drejt Evropës. “Për të çuar këtë vend në Evropë, inshalla këto zgjedhje do të jenë një triumf, një kthesë historike për Shqipërinë dhe për të gjithë ne”, vijon ai me bindje.
    Duke iu drejtuar si miqve në rrjetet sociale, ashtu edhe atyre që raportojnë në portale, Luca e mbyll mesazhin me një dëshmi të sinqertë dhe të patjetërsueshme:“Unë e dua Shqipërinë në Evropë për fëmijët e mi. Dua që, kur të vijë dita të largohem nga kjo botë, të shkoj me mendimin se isha pjesë e atij brezi që bëri gjënë e duhur. Brezi që mund të mburret se realizoi ëndrrën dhe aspiratën shekullore të këtij kombi.”
    AV