PS ende nuk ka firmosur asnjë kandidat për avokat populli. Porosia e Ramës ka qenë se do të pritet deri në datën 2, që është afati i fundit, për të parë cilët kandidatë ka mbështetur me firma opozita dhe në atë moment do të vendoset. PD ka firmosur për disa emra, ndërsa Endri Shabani tha se:
Tag: beson
-

Rita Ora habit me deklaratën se mund të jetë “shtrigë”: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë”
Rita Ora ka befasuar publikun me një deklaratë të pazakontë, duke thënë se beson se mund të jetë “shtrigë”. Këngëtarja 34-vjeçare u shpreh se kjo “fuqi mistike” është një “gjen” që, sipas saj, trashëgohet në familjen e saj, shkruan Daily Mail.
Gjatë paraqitjes në podcastin Happy Hour Overheard, Rita tha: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër.” Ajo e cilësoi madje edhe martesën e saj si një ngjarje “shpirtërore” dhe pranoi se ka një pasion të veçantë për jogën dhe astrologjinë.
Rita tregoi edhe ritualet që e ndihmojnë të qëndrojë e balancuar: “Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet.” Ajo tha se beson “100 për qind” në astrologji, duke shtuar: “Sinqerisht mendoj se duhet të jetë fe më vete. Më pëlqen ideja që shpirtrat mund të të udhëheqin në rrugën tënde.”
Edhe para performancave, këngëtarja ruan një qetësi të brendshme: “Disa pëlqejnë muzikë të çmendur, marrin shot-e… Unë nuk jam aspak rock ’n’ roll para se të ngjitem në skenë. Jam shumë sportive bëj ushtrime, vendos muzikë relaksuese. Gjithçka është shumë chill.”
Rita ka treguar edhe më parë ndikimin që i ka pasur një faxhore: “Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre… Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre.’” Sipas saj, ky mesazh i ka ndryshuar qasjen ndaj jetës: “Dikur nxitohesha shumë… Tani mundohem të ec pak më qetë… Reagimet impulsive zakonisht janë ato që i pendohesh.” -

Serbisë i duhet një mrekulli, por Paunovic beson: Pse të mos fitojmë ndaj Anglisë?
Pas tronditjes që i shkarkoi Rey Manaj, Serbisë tani i duhet një mrekulli për të qëndruar në lojë në kualifikueset e Botërorit, i duhet pikësëpari të fitojnë përballë Anglisë, një skuadër që është kualifikuar në Botërorin “FIFA2026”, por dhe që i “çmontoi” brenda në Beograd. Pavarësisht këtyre detajeve, trajneri i ri i Serbisë, Vlejko Paunovic […]
-

Në Romë besojnë, Gasperini “ndez” kryeqytetin, Atalanta në krizë totale, Juric rrezikon shkarkimin (VIDEO)
Me 24 pikë, po aq sa Inter, në krye të Serie A, Roma vijon ecurinë fantastike këtë sezon, me tifozët verdhekuq që kanë nisur të ëndërrojnë, fundja rivalët e tyre po gabojnë pafund. Në Stadiumin “Olimpik” përballë Udieneses mjaftoi nga një gol për çdo pjesë për të dalë me 3 pikë. Në fundin e pjesës së parë, Roma fitoi një 11-metërsh, i konvertuar në gol nga Pellegrini. Në fraksionin e dytë, në minutën e 61-të ishte Celik që dyfishoi shifrat, ky ishte goli i tij i parë në Serie A, një gol që vulosi suksesin 2-0 pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Ashtu si tifozët edhe Gian Piero Gasperini beson shumë te ky ekip, por tekniku italian nuk preferon të flas për objektiva: “Kjo ishte një provë bindëse. Zhvilluam një ndeshje të mirë kundër një ekipi si Udinese, është gjithnjë e vështirë të luash kundër tyre. Jam shumë i kënaqur pasi ekipi po rritet, po luan një futboll të mirë dhe beson”, u shpreh Gasperini.Në kaos total është ekipi i tij, Atalanta, me bergamaskët që pësuan një humbje të rëndë 0-3 brenda në shtëpi përballë Sassuolo-s. Pa Gjimshitin titullar, Atalanta u fut në kaos, me kapitenin kuqezi që u aktivizua më pas menjëherë me fillimin e pjesës së dytë. Berardi ishte lojtari i ndeshjes, me futbollin “azzurr” që realizoi një “dopietë” golash. Pas javës së 11-të, Atalanta e sheh veten në vendin e 13-të, por trajneri Juric beson se ekipi i tij mund të ri ngrihet.
Ecuria negative këtë periudhë ka bërë që stoli i Juric të tronditet në themel, me mediat italiane që flasin për një shkarkim të mundshëm, ndërsa si pasues janë dy opsione, Palladino dhe Thiago Motta.
() -

Roma në krye të Serie A, buzëqesh Gasperini: Një ekip që po rritet, po luan dhe beson te vetja
Trajneri Gian Piero Gasperini duket se i ka rikthyer identitetin ekipit të Romës, që rikthehet në krye të renditjes në Serie A, me pikë të barabarta me Inter. Skuadra verdhekuq mundi 2-0 Udinese. “Ishte një performancë bindëse. Jam shumë i kënaqur sepse janë një ekip që po rritet, po luan dhe po beson“, tha Gasperini.
Pasi ngjiti Atalanta në majat e Serie A, ai po bën të njëjtën gjë edhe me Romën: “Ata po luajnë, po rriten dhe po zbatojnë mësimet e lojës. Kjo nuk ka ndodhur më parë, por ne kemi parë tashmë disa gjëra të shkëlqyera. Është një moment i mirë për ne dhe për dy javë do të jemi në krye dhe mund të rikuperojmë lojtarë”.
“Është sigurisht e vështirë tani, pasi kemi humbur lojtarë sulmues si Bailey, Dybala, Ferguson, madje edhe Dovbyk. Megjithatë, mendoj se skuadra ka fituar referenca të ndryshme në stilin sulmues krahasuar me javë më parë. Jemi në gjendje të jemi të rrezikshëm me më shumë lojtarë”, shtoi Gasperini.
“Kemi pasur avantazhin të luajmë shumë ndeshje, përfshirë edhe në Europa League. Kjo na ka lejuar të përmirësojmë detaje dhe jemi në gjendje të ndërtojmë më shumë. Kjo po na sjell rezultate, por është një skuadër që beson në vetvete dhe më ndjek mua. Kjo është thelbësore kur luan dhe je i kënaqur me atë që po bën”, deklaroi Gasperini. -

“Populli shqiptar nuk i beson më politikës”/ Pjesëmarrja e ulët në votime, flet Maliqi: Shkak, skandalet dhe ndarja…
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi, në një intervistë televizive pjesëmarrjen e ulët në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit e cilësoi si bojkot masiv të qytetarëve si majtas ashtu edhe djathtas.
“Kjo për shkak se populli shqiptar nuk i beson më politikës, madje edhe për shkak të skandaleve, për shkak edhe të ndarjes territoriale.
Sot më herë gjatë ditës kam deklaruar se pjesëmarrja nuk e kalon 25 %, madje me këtë trend as tek 20 % nuk ka për të vajtur”, u shpreh ndër të tjera Lefter Maliqi. -

“Kriset” bastioni i PS, zgjedhjet në Vlorë mes akuzave për korrupsion e patronazhim, ja çfarë po ndodh
Në rrugën përbri Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Vlorë është vendosur prej ditësh një billboard 4 x 3 metra, me njoftim të KQZ-së që lajmëron se në 9 nëntor në qytet ka zgjedhje për kryetarin e Bashkisë. Por jo më larg se 100 metra nga njoftimi, disa të rinj nuk dinë asgjë për zgjedhjet. “As e di, as jam interesuar,” thotë Fabiani, 22 vjeç, student në fakultet. “Nuk ka ndonjë njeri që të më bindë se do të bëjë ndryshim dhe do të më bëjë të votoj,” shton ai, duke pohuar se nuk ka votuar asnjëherë. Fabiani i njeh problemet e qytetit të Vlorës – nga kanalizimet e hapura dhe të pambyllura, te fusha e mbetjeve që digjet apo rrugët e prishura – por nuk beson se zgjedhjet e radhës do ta ndryshojnë situatën.
Të njëjtën gjë beson edhe një 76-vjeçar që i kalon ditët si pensionist, i ulur në shkallët e monumentit të Pavarësisë. “Ku pyet ai për votën time,” thotë Ramo Meçaj, duke pasur ndër mend kryeministrin Edi Rama. “Këta o mik i peshojnë lekët, nuk i numërojnë dot me dorë,” thotë burri duke u ankuar për korrupsionin dhe mungesën e zhvillimit në qytet. Sipas analizës së “Birn”, Vlora shkon në zgjedhje të pjesshme për shkak të dorëheqjes së zhurmshme të ish-kryebashkiakut Ermal Dredha, pas një sërë kritikash të hapura dhe përplasjesh me kryeministrin Rama për menaxhimin e qytetit. Pavarësisht mandatit të shkurtër, tre kandidatë do jenë në fletën e votimit të dielën. Brunilda Mersini la mandatin e sapofituar të deputetes për të garuar si kandidate e Partisë Socialiste për Vlorën. Përballë saj garojnë dy kandidatë të pavarur, biznesmeni Dionis Sota, i cili ka mbështetjen zyrtare të Partisë Demokratike dhe financieri Gjergji Nika, aktualisht këshilltar i opozitës në Këshillin Bashkiak të Vlorës.
Garë pa garë
Në Vlorë thirren të votojnë rreth 170 mijë zgjedhës, por bashkia njihet për pjesëmarrje të ulëta në votime dhe pritshmëritë në zgjedhjet e pjesshme qartazi nuk janë të mëdha. Në zgjedhjet e fundit vendore në vitin 2023 vetëm 25% e votuesve morën pjesë. Indiferenca në bashki është edhe më e madhe për shkak të dominimit të socialistëve. Në zgjedhjet e fundit, bashkia u fitua nga partia në pushtet me 28 mijë vota dhe një diferencë gati 17 mijë vota nga kandidati i opozitës. Në zgjedhjet e vitit 2025, socialistët morën 29 mijë vota dhe PD e partitë e tjera opozitare rreth 21 mijë. “Mua më duket sikur nuk ka garë,” thotë Ermal Çukani, pedagog dhe aktivist lokal nga lëvizja Community Hub Vlorë.
Ai shpjegon se socialistët vijnë pas një fitoreje dërrmuese në qytet dhe rrethina, me struktura ende të ngritura, dhe garojnë përballë një opozite të ndarë, e cila edhe në ditët më të mira do e kishte të vështirë të sfidonte shumicën. Çukani po ashtu thotë se nuk sheh interes për fushatën dhe as përfshirje të qytetarëve. I njohur si zë kritik ndaj qeverisjes lokale në Vlorë, ai nuk mendon se do të ketë ndryshim. “Unë realisht nuk është se shikoj ndonjë shpresë për ndonjë ndryshim të madh,”, thotë ai. Aktivisti nuk është i vetmi që beson se nuk ka garë. Një vajzë rreth 28-vjeç me të cilën biseduam pranë universitetit, po ashtu nuk sheh sfidë për socialistët. Ajo thotë se nuk i njeh kandidatët e opozitës dhe as e ka hasur fushatën e tyre. “As në rrjetet sociale nuk i kam parë,” thotë ajo.
Fushata
Megjithatë, qoftë Mersini, qoftë Sota dhe Nika që garojnë përballë saj, flasin për fushatë intensive. “Unë e mendoj që garë gjithmonë ka. Në momentin që ti ke zgjedhje, është hapur një garë. Është e fortë apo është e dobët, e shikon rezultatin në fund,” tha Mersini, me të cilën biseduam në një prej kafeneve të qytetit në zonën e Skelës. Kandidatja e socialistëve dukshëm beson se do të fitojë, megjithatë ajo thotë se besimi nuk vjen nga historia e zgjedhjeve në bashki, por te organizimi i forcës që e mbështet dhe mbajtja e premtimeve. “Partia Socialiste padiskutim ka organizim kapilar në zgjedhje. Duket ndonjëherë si ajo fjala klishe “patronazhim”, por jo, ne u qëndrojmë njerëzve. Ne i kemi qëndruar çdo lloj njeriu që na vjen, na parashtron një problem, nuk jemi indiferentë. Prandaj besojnë njerëzit, se ndryshe nuk ka sesi”, thotë Mersini. Gjergji Nika, i cili thotë se sfidon shumicën dhe opozitën zyrtare në këto zgjedhje, po ashtu beson se ka një garë dhe ka shanse reale për të sfiduar kandidaten e shumicës.
Nika, i cili është këshilltar i opozitës në Këshillin Bashkiak dhe mbështetës i grupimit brenda PD që mbështeti Lulzim Bashën, thotë se është nën sulm edhe prej socialistëve, edhe prej PD-së zyrtare dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai thotë se e fitoi të drejtën për të garuar në Kolegj Zgjedhor si një sfidë ndaj të dy palëve. “E para njëherë ishte presioni politik që të dyja krahët bënë në Kolegjin Zgjedhor dhe në KQZ, për mosregjistrimin tim”, thotë ai. Nika beson se ka një mbështetje organike nga strukturat e PD-së, të cilat i njeh mirë. “Ajo votë që unë do marr, përveç votës së strukturës së demokratëve, është votë e së djathtës, sepse kjo garë është për mua një garë edhe për ta kthyer të djathtën tek e djathta,” thekson ai. Sota nga ana tjetër thotë se është futur në një fushatë intensive dhe se po ndjek një model të ri fushate me takime të vogla dhe pa tubime të mëdha. “Fushata është impenjative faktikisht, se nuk është se unë kam zgjedhur të bëj atë të zakonshmen. Jo që s’e kemi makinerinë e PS-së, se PS-ja po përdor makineri, por edhe unë vetë kam zgjedhur që ta bëj fushatën jo në mënyrën klasike, me turma njerëzish”, tha ai.
Ai beson se zhgënjimi i madh i qytetarëve me shumicën socialiste dhe me administratën e bashkisë do e ndihmojë. “Por kemi parë një sërë procesesh, kemi parë një zhgënjim jashtëzakonisht të madh dhe një arrogancë të menjëhershme sidomos pas zgjedhjeve”, thotë ai duke iu referuar drejtuesve të mëhershëm të bashkisë. Të dy kandidatët e pavarur ankohen se PS po përdor masivisht patronazhimin dhe presionin ndaj administratës për të siguruar vota. “Shqetësimi im në fushatë është patronazhimi dhe kërcënimet që ata po i bëjnë administratës”, thotë Nika. “…në çdo takim që ata bëjnë, unë shikoj të gjithë drejtorat, të gjithë përgjegjësit, të gjithë pjesa e administratës që ne i njohim,” tha ai, ndërsa shtoi se do të kallëzonte në SPAK ata patronazhistë që ofronin vende pune për vota. Sota thotë se “patronazhimi” është një mekanizëm i turpshëm i vënies së njerëzve nën presion.” Është direkt shkelje flagrante. Dhe këto po ndodhin. Po merren administratat, po merren njerëzit me trysni,” u ankua ai.
Qëndrime të ngjashme
Tre kandidatët për Bashkinë e Vlorës nuk dallojnë shumë nga njëri-tjetri për një sërë çështjesh të rëndësishme për qytetin. Pavarësisht backgroundit partiak, të tre ata mendojnë se bashkia është drejtuar keq ose shumë keq në të shkuarën, duke renditur si dështime të mëdha menaxhimin e mbetjeve urbane apo projektet e infrastrukturës në qytet. Ata ndajnë gjithashtu qëndrime të ngjashme për projektet kontroverse të qeverisë në bashkinë e Vlorës, të tilla si aeroporti apo ndërtimi i resorteve luksoze në zonën e lagunës së Nartës apo Zvërnec. Si anëtar i Këshillit Bashkiak, Gjergj Nika thotë se korrupsioni dhe abuzimi me financat bashkiake janë arsye kryesore e problemeve që ka bashkia dhe premton menaxhim më të mirë të tyre. “Gjithmonë ka qenë e keqmenaxhuar. Keqmenaxhimi ka ardhur në kulmin në këto dy vitet e fundit”, tha ai.
Nika thotë se përtej korrupsionit, në bashki nuk punohet dhe investimet mbeten të parealizuara edhe pse 52% e buxhetit shkon për paga. Sota nga ana tjetër e vë theksin te investimet problematike. “Vlora nuk mund të trajtohet si kartolinë”, tha ai. Sipas tij, ka një sërë problemesh në infrastrukturë që kanë ardhur për shkak se nuk është menduar që kjo të jetë funksionale, por vetëm të jetë e bukur. Edhe kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini mendon se puna e bashkisë ka qenë e dobët. Por ndryshe nga rivalët e saj, ajo beson se problemet janë lokale, ndërsa thotë se mbështetja nga qeveria dhe Rama ka qenë e pakursyer. Mersini lë të kuptohet se administrata dhe bashkia nuk kanë punuar mjaftueshëm, duke krijuar një rreth vicioz problemesh, të cilat premton t’i zgjidhë duke menaxhuar më mirë burimet njerëzore në bashki.
Projektet
Të pyetur për projektet kontroverse si aeroporti i Vlorës apo ndërtimi i resorteve turistike, të tre kandidatët nuk shprehin kundërshtim. Nika e justifikon mbështetjen e tij për zgjerimin e qytetit në Veri me faktin se zona e mbrojtur nuk ekziston më dhe është dëmtuar prej qeverisë. Sota në krahun tjetër sheh si problem vetëm mënyrën se si trajtohen banorët dhe premton se do të këmbëngulë që pronarët e tokës të jenë pjesë e investimeve në këto zona. Mersini e mbështet zhvillimin dhe mban anën e qeverisë në konfliktin me komunitetet lokale për ujin e pijshëm. Duke iu referuar Tragjasit, Mersini aludon se i gjithë kundërshtimi është i pabazë dhe i “sponsorizuar” nga biznese të bregdetit që kërkojnë të përdorin ujin.
Ajo këmbëngul se zgjidhja është menaxhimi më i mirë i ujit të pijshëm. “Sepse dhe problemet e fshatrave në informacionin që unë kam, është që shpeshherë përdorin ujin e pijshëm për vaditje dhe nuk pranojnë vendosjen e sahateve,” thotë Mersini. Nika dhe Sota të dy e kundërshtojnë projektin. Nika thotë se nëse zgjidhet, në 30 ditët e para ai do të anulojë vendimmarrjen e bashkisë që ka mundësuar punimet për ujësjellësin e kundërshtuar nga banorët. Sota thekson se askush nuk ka të drejtë morale të marrë ujë nga Vlora, kur vetë komuniteti vuan për ujë të pijshëm. Prioritet, sipas tij, ka zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm për komunitetet lokale.
“Në momentin që nuk zgjidhet, po flasim për Tragjasin, nuk zgjidhet Tragjasi me ujë të pijshëm, Dukati, kushdo qoftë komunitet, Vlora vetë, ti nuk ke të drejtë morale të flasësh për t’i marrë burimet ujore”, thotë kandidati. Për Ermal Çukanin, qëndrimet e ngjashme të kandidatëve për projektet e ndërtimit në Vlorë nuk janë të habitshme. “Kjo është ideja e përgjithshme, sepse kanë shitur këtë idenë e ndërtimit si zhvillim. Në fakt nuk është parë në asnjë vend të botës ndërtimi si zhvillim,” thotë Çukani. Ai thotë se qyteti, pavarësisht fluksit të ndërtimeve, është bërë po aq i shtrenjtë sa Tirana dhe se ndërtimi pa limit po u heq mundësinë brezave të ardhshëm të jetojnë aty. “Këta mendojnë se ne jemi të fundit që jetojmë në Vlorë dhe mbas 100 vitesh, nuk do ketë asnjeri tjetër të mendojë “o vëlla, unë këtë vendin këtu e dua ta bëj një lulishte, një kopsht” tha ai. “Jo, ne duhet ta konsumojmë (hapësirën e qytetit) brenda këtij 30-40 vjeçari që do jetojmë ne, dhe ta mbarojmë Vlorën dhe kaq,” përfundoi ai.
-

Gjermania “nuk i beson” BE-së, kërkon shtrëngimin e emigracionit, samit në Mynih
Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt e ka kthyer në prioritet të tij kufizimin e emigracionit. Ai nuk i beson shumë për këtë BE-së, prandaj ka ftuar disa homologë të tij për bisedime në Mynih.
Sipas dikasterit që ai drejton ky është vetëm një “takim pune” dhe nuk është planifikuar ndonjë deklaratë përfundimtare. Takimi synon të hapë rrugën për të ashtuquajturat qendra kthimi, pohon Dobrindti.
Këto qendra do të strehojnë azilkërkues të refuzuar nga Evropa që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës, tha ai për “Münchner Merkur”. Ata duhet të vendosen sa më afër vendeve të tyre të origjinës. Për qendra të tilla po punohet tashmë në nivelin e BE-së, por ministri Dobrindt nuk është i kënaqur dhe tha se nuk mund të mbështetet te BE-ja për të krijuar “qendra të tilla kthimi”.
Sipas ideve të tij disa shtete anëtare të BE-së duhet të jenë në gjendje të marrin përsipër një rol drejtues në këtë çështje. Organizatat e refugjatëve njoftuan protesta kundër takimit dhe masave ashpërsuese të diskutuara, teksa kritikuan “instrumentalizimin e politikës së migracionit për çekuilibra socio-politikë dhe për përjashtim racist”.
Sipas Ministrisë të Brendshme Federale në takimin e Mynihut pritet të marrin pjesë përveç ministrave të Brendshëm të Polonisë, Italisë, Luksemburgut dhe Zvicrës, edhe ministrat e migracionit të Danimarkës, Suedisë, Belgjika dhe Holandës, si dhe Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner. Temë diskutimi pritet të jenë edhe fluturimet e dronëve, gjë për të cilën u debatua fort së fundmi.
Top Channel


