Tag: besojnë

  • Joumana Haddad: Jam grua

    Joumana Haddad: Jam grua

    Poezi nga Joumana HaddadPërktheu: Elvana Zaimi

    Askujt nuk ia rrok dot mendjaçfarë them kur jam e heshtur,kë shoh kur i mbyll sytë,si më shtyjnë kur më shtyjnë,çfarë kërkoj kur duart lëshoj.Askush, askush nuk e dikur kam uri, kur nisem,kur eci dhe kur humbas,dhe askush nuk e dise për mua të shkosh do të thotë të ktheheshdhe të kthehesh është të bësh pas,se dobësia ime është një maskëdhe forca ime është një maskë,dhe ajo çka do të vijë – një shtrëngatë.Besojnë se e dinëdhe i lë të besojnë,dhe unë bëhem.Ndërtuan një kafaz në emrin tim,që lirinë time ta kishin në dorë,t’u isha falë e t’u bindesha.Por unë jam e lirë para e pas tyre,me dhe pa ta,jam e lirë në ngadhnjim dhe mposhtje.Burgu im është vullneti im!Çelësi i burgut është gjuha e tyre,por gjuha e tyre ngjitet pas gishtavetë gjakimeve të miadhe gjakimin tim s’kanë për ta zbutur kurrë.Jam grua.Besojnë se liria ime është pronë e tyredhe i lë ta besojnë,dhe unë bëhem!Kështu jam unëKështu jam unë,nuk kam kohë për brerje fajiluaj me fatet, mërzitem lehtëbëj premtime dhe s’i mbaj.E kotë të ndryshoj:Sigurinë nuk e njoh:të trazimit të dashurisë,të imagjinatës,sepse i jam dhënë krejtvetëm përtacisë.Të paparashikueshme takimet e mia,jam një arrati para vetë kohës,një diell që s’mjafton,një natë që s’përmbyllet kurrë,jam gulçimet e vrullshme mes etjes dhe shuarjes së saj.Kështu jam unë, heshtje për t’u korrur,makth i ngadaltë për t’u shpërhumbur,një heshtje e makth për të fashitur një kujtesë të pashpirt,nuk ka dritë që mund të më prijë:zotëroj veç mëkatet e mia.

    ObserverKult

    LEXO EDHE:

    Joumana Haddad: Gruaja që pret…

  • “Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës”, Dash Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

    “Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës”, Dash Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

    Dashnor Sula ka mbajtur fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.
    Sula u shpreh se do të vazhdojë punën e tij për të qenë zëri i qytetarëve që besojnë te ai dhe se nuk largohet nga ky Kuvend si ‘servil’.
    “Kjo është seanca e fundit për katër vitet e ardhshme. Unë ndihem krenar dhe them që dal nga ky parlament jo si një servil apo një lëpirës.
    Kam denoncuara dhe kam ngritur zërin për mungesën e infrastrukturës në bashkinë Peqin dhe Elbasan. Kam denoncuar mungesën e subvencioneve për bujqësinë. Kam denoncuar zbrazjen e fshatrave në Shqipëri.
    Kam denoncuar i vetëm kontrabandën e naftës. Për të gjithë sa më sipër kam pasur shifra konkrete. Kjo më ka ndihmuar që si një deputet “katundar”. Unë do vazhdoj çdo ditë, sa të kem frymë, që të jem zëri i atyre që besojnë te unë.
    Do jem pranë qytetarëve që më kanë mbështetur. Kjo nuk është një lamtumirë, por një mirënjohje për katër vitet që kemi kaluar.
    Një falënderim për të gjithë administratën e Kuvendit. Dhe një falënderim për të gjithë administratën e sallës plenare”, tha ndër të tjera Sula.

  • Video/ Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës, do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

    Video/ Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës, do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

    Dashnor Sula ka mbajtur fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.
    Sula u shpreh se do të vazhdojë punën e tij për të qenë zëri i qytetarëve që besojnë te ai dhe se nuk largohet nga ky Kuvend si ‘servil’.
    “Kjo është seanca e fundit për katër vitet e ardhshme. Unë ndihem krenar dhe them që dal nga ky parlament jo si një servil apo një lëpirës.
    Kam denoncuara dhe kam ngritur zërin për mungesën e infrastrukturës në bashkinë Peqin dhe Elbasan. Kam denoncuar mungesën e subvencioneve për bujqësinë. Kam denoncuar zbrazjen e fshatrave në Shqipëri.
    Kam denoncuar i vetëm kontrabandën e naftës. Për të gjithë sa më sipër kam pasur shifra konkrete. Kjo më ka ndihmuar që si një deputet “katundar”. Unë do vazhdoj çdo ditë, sa të kem frymë, që të jem zëri i atyre që besojnë te unë.
    Do jem pranë qytetarëve që më kanë mbështetur. Kjo nuk është një lamtumirë, por një mirënjohje për katër vitet që kemi kaluar.
    Një falënderim për të gjithë administratën e Kuvendit. Dhe një falënderim për të gjithë administratën e sallës plenare”, tha ndër të tjera Sula.

  • “Nuk dal nga ky Parlament si lëpirës”, Sula me fjalim lamtumire në Kuvend dhe një mesazh paralajmërues për PD: Do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

    “Nuk dal nga ky Parlament si lëpirës”, Sula me fjalim lamtumire në Kuvend dhe një mesazh paralajmërues për PD: Do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

    Në seancën e fundit plenare, Dashnor Sula ka dhënë fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.

    Në fjalimin e tij, Sula u shpreh se do të vazhdojë punën e tij për të qenë zëri i qytetarëve që besojnë te ai dhe se nuk largohet nga ky Kuvend si ‘servil’.
    “Kjo është seanca e fundit për katër vitet e ardhshme. Unë ndihem krenar dhe them që dal nga ky parlament jo si një servil apo një lëpirës. Kam denoncuara dhe kam ngritur zërin për mungesën e infrastrukturës në bashkinë Peqin dhe Elbasan. Kam denoncuar mungesën e subvencioneve për bujqësinë. Kam denoncuar zbrazjen e fshatrave në Shqipëri.
    Kam denoncuar i vetëm kontrabandën e naftës. Për të gjithë sa më sipër kam pasur shifra konkrete. Kjo më ka ndihmuar që si një deputet “katundar”. Unë do vazhdoj çdo ditë, sa të kem frymë, që të jem zëri i atyre që besojnë te unë. Do jem pranë qytetarëve që më kanë mbështetur. Kjo nuk është një lamtumirë, por një mirënjohje për katër vitet që kemi kaluar. Një falënderim për të gjithë administratën e Kuvendit. Dhe një falënderim për të gjithë administratën e sallës plenare”, tha ndër të tjera Sula.

    Top Channel

  • “Nuk dal nga ky Parlament si lëpirës”, Sula me fjalim lamtumire në Kuvend dhe një mezazh paralajmërues për PD: Do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

    “Nuk dal nga ky Parlament si lëpirës”, Sula me fjalim lamtumire në Kuvend dhe një mezazh paralajmërues për PD: Do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

    Në seancën e fundit plenare, Dashnor Sula ka dhënë fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.

    Në fjalimin e tij, Sula u shpreh se do të vazhdojë punën e tij për të qenë zëri i qytetarëve që besojnë te ai dhe se nuk largohet nga ky Kuvend si ‘servil’.
    “Kjo është seanca e fundit për katër vitet e ardhshme. Unë ndihem krenar dhe them që dal nga ky parlament jo si një servil apo një lëpirës. Kam denoncuara dhe kam ngritur zërin për mungesën e infrastrukturës në bashkinë Peqin dhe Elbasan. Kam denoncuar mungesën e subvencioneve për bujqësinë. Kam denoncuar zbrazjen e fshatrave në Shqipëri.
    Kam denoncuar i vetëm kontrabandën e naftës. Për të gjithë sa më sipër kam pasur shifra konkrete. Kjo më ka ndihmuar që si një deputet “katundar”. Unë do vazhdoj çdo ditë, sa të kem frymë, që të jem zëri i atyre që besojnë te unë. Do jem pranë qytetarëve që më kanë mbështetur. Kjo nuk është një lamtumirë, por një mirënjohje për katër vitet që kemi kaluar. Një falënderim për të gjithë administratën e Kuvendit. Dhe një falënderim për të gjithë administratën e sallës plenare”, tha ndër të tjera Sula.

    Top Channel

  • Publikohet sondazhi i ri, serbët pranojnë realitetin: Pa njohur Kosovën, nuk ka BE

    Publikohet sondazhi i ri, serbët pranojnë realitetin: Pa njohur Kosovën, nuk ka BE

    Serbët pranojnë realitetin: pa njohur Kosovën nuk do të ketë anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo konfirmohet nga një sondazh i ri i publikuar nga organizata joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike, CESID. Sipas shifrave zyrtare, 32 për qind e serbëve besojnë se statusi i Kosovës, apo thënë ndryshe mos njohja, është pengesa kryesore e rrugës drejt BE-së.
    “Pikërisht në mesin e qytetarëve që besojnë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian duhet të ndërpritet, hasim më së shumti nga ata që besojnë se statusi i Kosovës është faktor kyç që ngadalëson të gjithë këtë proces, gjë që ndikon edhe në qëndrimin e tyre ndaj të ardhmes europiane të Serbisë. Është e rëndësishme të theksohet se ndër të anketuarit më të rinj, problemi i Kosovës njihet si pengesa më e rëndësishme në rrugën europiane të vendit, gjë që ndikon në masë të madhe qëndrimin e tyre disi më negativ ndaj vetë BE-së”, thotë sondazh i CESID.
    Sipas sondazhit të publikuar, qytetarët pranojnë se pengesa të tjera për rrugën e Serbisë drejtë BE-së përfshirjen udhëheqjen e paaftë të brendshme dhe mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
    Ndërkohë, për herë të parë në histori, shumica e qytetarëve janë në favor të anëtarësimit. 48 për qind e serbëve dëshirojnë që Serbia të përshpejtojë rrugën drejt BE-së, ndërsa 44 për qind janë kundër këtij procesi.
    Ndjenja pro Unionit është më e fortë tek të rinjtë, por edhe tek grupmosha 45 deri në 60 vjeç, tek ata me diplomë universitare dhe tek banorët e Serbisë Perëndimore.

  • Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

    Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

    Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump?
    Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti ose qeverie duhet t’i përgjigjet sot, pasi Trump poshtëroi publikisht pesidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa në Zyrën Ovale.
    Zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Cornelius theksoi, se Kancelari Friedrich Merz (CDU) udhëtoi për në Uashington i relaksuar, ndër tjera edhe për faktin se Gjermania është ekonomia e tretë më e madhe në botë dhe ka çfarë të ofrojë.
    Shumë më shumë para për mbrojtjen
    Friedrich Merz në Uashington prezantoi ndër tjera edhe një plan për ta bërë Bundeswehr-in “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë”. Presidentit të SHBA-së i pëlqen kjo, si dhe fakti që po shqyrtohet që të gjithë anëtarët e NATO-s duhet të ndajnë pesë për qind të PBB-së për mbrojtje në të ardhmen.
    Megjithatë, vetëm gjysma e qytetarëve gjermanë mendojnë se kjo është e përshtatshme. Për një të tretën e të anketuarve, objektivi prej pesë për qind shkon shumë larg. Kjo tregohet nga rezultatet e anketës së fundit të opinionit publik ARD DeutschlandTrend, për të cilën agjencia Infratest dimap anketoi 1.292 votues gjermanë në fillim të qershorit.
    Anketuesit i pyetën gjithashtu qytetarët se cilat ishin pritjet e tyre nga takimi midis Trump dhe Merz në Shtëpinë e Bardhë: 46 për qind e tyre besojnë se kancelari gjerman do të ketë sukses në krijimin e një marrëdhënieje të mirë me presidentin amerikan, ndërsa 44 për qind besojnë se ai nuk do të ketë sukses në këtë.
    Në thelb, 47 për qind e qytetarëve besojnë se kancelari nuk ka aftësi të mjaftueshme diplomatike për sfidat e politikës së jashtme, ndërsa 40 për qind ende ia atribuojnë këto aftësi atij.
    Cilat vende janë të besueshme?
    Lidhjet e ngushta me Shtetet e Bashkuara, si dhe me Izraelin, janë pjesë e identitetit të politikës gjermane. Në të njëjtën kohë, është e qartë se distanca është rritur – edhe në sytë e votuesve gjithashtu. Pasi Donald Trump mori detyrën, besimi tek ky vend ra ndjeshëm në 18 përqindëshin aktual.
    Në tetor 2024, 27 për qind e gjermanëve besonin se Izraeli është një partner i besueshëm, që Gjermania mund t’i besojë – tani vetëm 16 për qind mendojnë kështu. Dhe vetëm 10 për qind e votuesve gjermanë besojnë tek Rusia si partnere.
    Në këtë drejtim, Ukraina ka mbështetjen e 48 për qind, ndërsa Franca fqinje tradicionalisht vlerësohet lart – aktualisht në 83 për qind.
    Kritika të ashpra ndaj Izraelit
    Përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj sulmeve të organizatës terroriste Hamas në vjeshtën e vitit 2023 la gjurmë. Plot 63 për qind e qytetarëve gjermanë besojnë se veprimi i Izraelit në Rripin e Gazës është i tepruar, ndërsa vetëm 18 për qind e shohin atë si të përshtatshëm.
    Plot 77 për qind e të anketuarve e konsiderojnë të saktë që kancelari Merz kritikoi Izraelin për veprimet aktuale ushtarake në Rripin e Gazës. Vetëm çdo i 12-ti në Gjermani mendon se Gjermania duhet të qëndrojë pa kushte pranë Izraelit në konfliktin e Lindjes së Mesme.
    Në të njëjtën kohë, pothuajse gjysma e të anketuarve e kanë të vështirë ta pranojnë idenë e një detyrimi të veçantë gjerman për të mbrojtur Izraelin. Gjermanët më parë fajësonin Hamasin më shumë sesa Izraelin për situatën humanitare të popullsisë civile palestineze në Gaza.
    Tani pothuajse një numër i barabartë qytetarësh fajësojnë si Izraelin (69 për qind) ashtu edhe Hamasin islamist (71 për qind).
    Si rrjedhojë, shumica është e hapur për një rishikim të ndihmës ushtarake gjermane: 43 për qind favorizojnë kufizimin e eksporteve të armëve në Izrael, ndërsa 30 për qind të tjerë favorizojnë ndërprerjen e plotë të furnizimeve.
    Vetëm një në gjashtë të anketuar (17 për qind) besojnë se qeveria gjermane duhet të vazhdojë të miratojë eksportet e armëve në Izrael pa ndryshime. Gjermania është, pas SHBA-së, furnizuesi më i rëndësishëm i armëve për Izraelin.
    Reputacioni i Friedrich Merz u rrit
    Një qeveri e re federale e përbërë nga CDU/CSU dhe SPD është në pushtet nga maji. 40 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me javët e para të punës së koalicionit kuq e zi. Me qeverinë e mëparshme të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së, në fillim të vitit 2022, kjo përqindje ishte pak më e lartë – 46 për qind.
    Megjithatë, Friedrich Merz ka fituar ndjeshëm popullaritet që nga marrja e detyrës si kancelar. 39 për qind e të anketuarve janë tani të kënaqur me punën e tij – në prill ishin plot 14 për qind më pak. Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave Lars Klingbeil (SPD) gjithashtu ka 39 për qind mbështetje.
    I vetmi politikan i lartë me të cilin shumica e qytetarëve janë ende të kënaqur është ministri federal i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD).
    Pritje të moderuara nga qeveria e re
    Sa besim kanë gjermanët në qeverinë e re?
    Kur bëhet fjalë për kënaqësinë, qëndrimet nuk ndryshojnë shumë nga ato të regjistruara nga anketuesit menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
    Gjysma e qytetarëve besojnë se ekipi i ri qeveritar mund të forcojë ekonominë gjermane (55 për qind; +1), si dhe të përfaqësojë më mirë interesat gjermane në botë (52 për qind; +1).
    Megjithatë, skepticizmi është më i madh – dhe është rritur pak – kur bëhet fjalë për vendosjen e sigurisë në vend (43 për qind; -4) dhe menaxhimin efektiv të migracionit (38 për qind; -4).
    Dyshimet se koalicioni kuq e zi mund të ruajë siguri sociale në Gjermani janë rritur gjithashtu (37 për qind; -6).
    Unioni CDU/CSU rrit epërsinë ndaj AfD-së
    Nëse Bundestagu do të rizgjidhej të dielën e ardhshme, CDU/CSU do të fitonte 29 për qind të votave (+2), pra një rezultat më i mirë se në zgjedhjet e shkurtit. SPD, e cila është në koalicionin qeverisës me Unionin, shënoi një rënie të lehtë dhe do të binte në 15 për qind (-1).
    AfD do të mbetej në të njëjtin nivel me 23 për qind mbështetje. Të Gjelbrit dhe të Majtët mund të mbështeten në dymbëdhjetë (+1), përkatësisht nëntë për qind (-1). Të gjitha partitë e tjera do të mbeteshin jashtë Bundestagut./DW

  • Analiza e DW: Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

    Analiza e DW: Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

    Cilat vende janë partnerë të besueshëm për Gjermaninë? Si e vlerësojnë qytetarët kancelarin Merz? Çfarë mendojnë për SHBA-në dhe Izraelin dhe kë do të votonin?

    Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti ose qeverie duhet t’i përgjigjet sot, pasi Trump poshtëroi publikisht pesidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa në Zyrën Ovale.
    Zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Cornelius theksoi, se Kancelari Friedrich Merz (CDU) udhëtoi për në Uashington i relaksuar, ndër tjera edhe për faktin se Gjermania është ekonomia e tretë më e madhe në botë dhe ka çfarë të ofrojë.
    Shumë më shumë para për mbrojtjen
    Friedrich Merz në Uashington prezantoi ndër tjera edhe një plan për ta bërë Bundeswehr-in “ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë”. Presidentit të SHBA-së i pëlqen kjo, si dhe fakti që po shqyrtohet që të gjithë anëtarët e NATO-s duhet të ndajnë pesë për qind të PBB-së për mbrojtje në të ardhmen.
    Megjithatë, vetëm gjysma e qytetarëve gjermanë mendojnë se kjo është e përshtatshme. Për një të tretën e të anketuarve, objektivi prej pesë për qind shkon shumë larg. Kjo tregohet nga rezultatet e anketës së fundit të opinionit publik ARD DeutschlandTrend, për të cilën agjencia Infratest dimap anketoi 1.292 votues gjermanë në fillim të qershorit.
    Anketuesit i pyetën gjithashtu qytetarët se cilat ishin pritjet e tyre nga takimi midis Trump dhe Merz në Shtëpinë e Bardhë: 46 për qind e tyre besojnë se kancelari gjerman do të ketë sukses në krijimin e një marrëdhënieje të mirë me presidentin amerikan, ndërsa 44 për qind besojnë se ai nuk do të ketë sukses në këtë.
    Në thelb, 47 për qind e qytetarëve besojnë se kancelari nuk ka aftësi të mjaftueshme diplomatike për sfidat e politikës së jashtme, ndërsa 40 për qind ende ia atribuojnë këto aftësi atij.
    Cilat vende janë të besueshme?
    Lidhjet e ngushta me Shtetet e Bashkuara, si dhe me Izraelin, janë pjesë e identitetit të politikës gjermane. Në të njëjtën kohë, është e qartë se distanca është rritur – edhe në sytë e votuesve gjithashtu. Pasi Donald Trump mori detyrën, besimi tek ky vend ra ndjeshëm në 18 përqindëshin aktual.
    Në tetor 2024, 27 për qind e gjermanëve besonin se Izraeli është një partner i besueshëm, që Gjermania mund t’i besojë – tani vetëm 16 për qind mendojnë kështu. Dhe vetëm 10 për qind e votuesve gjermanë besojnë tek Rusia si partnere.
    Në këtë drejtim, Ukraina ka mbështetjen e 48 për qind, ndërsa Franca fqinje tradicionalisht vlerësohet lart – aktualisht në 83 për qind.
    Kritika të ashpra ndaj Izraelit
    Përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj sulmeve të organizatës terroriste Hamas në vjeshtën e vitit 2023 la gjurmë. Plot 63 për qind e qytetarëve gjermanë besojnë se veprimi i Izraelit në Rripin e Gazës është i tepruar, ndërsa vetëm 18 për qind e shohin atë si të përshtatshëm.
    Plot 77 për qind e të anketuarve e konsiderojnë të saktë që kancelari Merz kritikoi Izraelin për veprimet aktuale ushtarake në Rripin e Gazës. Vetëm çdo i 12-ti në Gjermani mendon se Gjermania duhet të qëndrojë pa kushte pranë Izraelit në konfliktin e Lindjes së Mesme.
    Në të njëjtën kohë, pothuajse gjysma e të anketuarve e kanë të vështirë ta pranojnë idenë e një detyrimi të veçantë gjerman për të mbrojtur Izraelin. Gjermanët më parë fajësonin Hamasin më shumë sesa Izraelin për situatën humanitare të popullsisë civile palestineze në Gaza.
    Tani pothuajse një numër i barabartë qytetarësh fajësojnë si Izraelin (69 për qind) ashtu edhe Hamasin islamist (71 për qind).
    Si rrjedhojë, shumica është e hapur për një rishikim të ndihmës ushtarake gjermane: 43 për qind favorizojnë kufizimin e eksporteve të armëve në Izrael, ndërsa 30 për qind të tjerë favorizojnë ndërprerjen e plotë të furnizimeve.
    Vetëm një në gjashtë të anketuar (17 për qind) besojnë se qeveria gjermane duhet të vazhdojë të miratojë eksportet e armëve në Izrael pa ndryshime. Gjermania është, pas SHBA-së, furnizuesi më i rëndësishëm i armëve për Izraelin.
    Reputacioni i Friedrich Merz u rrit
    Një qeveri e re federale e përbërë nga CDU/CSU dhe SPD është në pushtet nga maji. 40 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me javët e para të punës së koalicionit kuq e zi. Me qeverinë e mëparshme të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së, në fillim të vitit 2022, kjo përqindje ishte pak më e lartë – 46 për qind.
    Megjithatë, Friedrich Merz ka fituar ndjeshëm popullaritet që nga marrja e detyrës si kancelar. 39 për qind e të anketuarve janë tani të kënaqur me punën e tij – në prill ishin plot 14 për qind më pak. Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave Lars Klingbeil (SPD) gjithashtu ka 39 për qind mbështetje.
    I vetmi politikan i lartë me të cilin shumica e qytetarëve janë ende të kënaqur është ministri federal i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD).
    Pritje të moderuara nga qeveria e re
    Sa besim kanë gjermanët në qeverinë e re? Kur bëhet fjalë për kënaqësinë, qëndrimet nuk ndryshojnë shumë nga ato të regjistruara nga anketuesit menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
    Gjysma e qytetarëve besojnë se ekipi i ri qeveritar mund të forcojë ekonominë gjermane (55 për qind; +1), si dhe të përfaqësojë më mirë interesat gjermane në botë (52 për qind; +1).
    Megjithatë, skepticizmi është më i madh – dhe është rritur pak – kur bëhet fjalë për vendosjen e sigurisë në vend (43 për qind; -4) dhe menaxhimin efektiv të migracionit (38 për qind; -4).
    Dyshimet se koalicioni kuq e zi mund të ruajë siguri sociale në Gjermani janë rritur gjithashtu (37 për qind; -6).
    Unioni CDU/CSU rrit epërsinë ndaj AfD-së
    Nëse Bundestagu do të rizgjidhej të dielën e ardhshme, CDU/CSU do të fitonte 29 për qind të votave (+2), pra një rezultat më i mirë se në zgjedhjet e shkurtit. SPD, e cila është në koalicionin qeverisës me Unionin, shënoi një rënie të lehtë dhe do të binte në 15 për qind (-1).
    AfD do të mbetej në të njëjtin nivel me 23 për qind mbështetje. Të Gjelbrit dhe të Majtët mund të mbështeten në dymbëdhjetë (+1), përkatësisht nëntë për qind (-1). Të gjitha partitë e tjera do të mbeteshin jashtë Bundestagut./DW

    Top Channel

  • Eurobarometri: Shqipëria ndër vendet me besimin më të lartë në BE, Serbia e fundit në rajon

    Eurobarometri: Shqipëria ndër vendet me besimin më të lartë në BE, Serbia e fundit në rajon

    Bashkimi Europian po përjeton nivelin më të lartë të besimit nga qytetarët e saj që prej vitit 2007, sipas Eurobarometrit Standard për Pranverën 2025, i publikuar të mërkurën.Sondazhi përfshin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rezultatet tregojnë kontraste të forta: Mal i Zi dhe Shqipëria shënojnë nivelet më të larta të besimit ndaj BE-së, ndërsa Serbia renditet në fund të listës.Sondazhet u zhvilluan në secilin vend gjatë muajve mars dhe prill 2025. Sipas rezultateve, 52% e qytetarëve të BE-së priren t’i besojnë BE-së, niveli më i lartë që nga viti 2007.Ndërkohë, 43% e qytetarëve të BE-së kanë një imazh pozitiv për BE-në, ndërsa 38% kanë një imazh neutral dhe 18% një imazh negativ. Po ashtu, 62% e qytetarëve të BE-së janë optimistë për të ardhmen e BE-së.Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, 83% e qytetarëve të Malit të Zi priren t’i besojnë BE-së, ndërsa 17% priren të mos i besojnë. Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës gjithashtu tregojnë një nivel të lartë besimi ndaj BE-së – përkatësisht 80% dhe 79%.Besimi në BE është më i ulët në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje – Hercegovinë, por sërish qëndron mbi 50%. Në Maqedoninë e Veriut, 54% e qytetarëve thonë se priren t’i besojnë BE-së, ndërsa 42% priren të mos i besojnë. Në Bosnje – Hercegovinë, 58% besojnë në BE dhe 37% nuk i besojnë.Në Serbi, nga ana tjetër, vetëm një pakicë e popullsisë ka besim në BE – 37%, ndërsa 57% thonë se priren të mos i besojnë.Sa i përket anëtarësimit në BE, situata në rajon është e ngjashme. Më shumë se 80% e qytetarëve të Malit të Zi dhe Shqipërisë besojnë se anëtarësimi do të ishte një gjë e mirë.Në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje – Hercegovinë, kjo përqindje është mes 50% dhe 60%, ndërsa në Serbi, vetëm 34% e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi do të ishte i mirë, ndërsa 32% besojnë se do të ishte një gjë e keqe.Qytetarëve të BE-së iu drejtua pyetja nëse do të mbështesnin “zgjerimin e BE-së për të përfshirë vende të tjera në vitet e ardhshme”. Në të gjithë BE-në, 54% e qytetarëve e mbështesin këtë politikë, ndërsa 39% janë kundër.Zgjerimi i BE-së gëzon mbështetje shumicë në shumicën e shteteve anëtare, por shumica e qytetarëve të Gjermanisë dhe Austrisë e kundërshtojnë atë. Në të dy vendet, 42% e qytetarëve janë pro zgjerimit, ndërsa 53% janë kundër.Në Francë, 41% e qytetarëve janë pro zgjerimit dhe 49% janë kundër, megjithëse numri i kundërshtarëve ka rënë krahasuar me Eurobarometrin e mëparshëm.Burimi: Standard Eurobarometer Spring 2025Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Zgjedhjet izraelite “djegin” Netanyahun: Ai interesohet më shumë për pushtetin sesa për lirimin e pengjeve

    Zgjedhjet izraelite “djegin” Netanyahun: Ai interesohet më shumë për pushtetin sesa për lirimin e pengjeve

    Shumica e izraelitëve besojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu është më i interesuar të qëndrojë në pushtet sesa të fitojë luftën ose të sigurojë lirimin e pengjeve, sipas një sondazhi të transmetuar të premten në mbrëmje nga televizioni Channel 12.
    Kur u pyetën se cili besojnë se është qëllimi kryesor i Netanyahut, 55% e të anketuarve thanë se ruajtja e pushtetit, 36% thanë lirimi i pengjeve, ndërsa 9% thanë se nuk ishin të sigurt.
    Kur pyetja u formulua me opsionin alternativ të “fitimit të luftës” në vend të lirimit të pengjeve, rezultatet mbetën pothuajse të pandryshuara.

    Lidhur me arsyet pse nuk është arritur ende një marrëveshje e re për pengjet, 53% e pjesëmarrësve ia atribuan vonesën motiveve politike, 38% arsyeve ligjore, ndërsa 9% nuk ​​shprehën ndonjë mendim.
    Sondazhi zbuloi gjithashtu se 50% e qytetarëve e konsiderojnë të mundshme që qeveria të përpiqet të anulojë zgjedhjet e planifikuara të vitit të ardhshëm, duke përmendur një krizë kombëtare.
    35% nuk ​​e konsiderojnë të mundshëm një skenar të tillë.
    Kjo pyetje specifike u ngrit pas konferencës për shtyp të Netanyahut të mërkurën e kaluar, kur ai u pyet pse nuk ka dhënë dorëheqjen për shkak të dështimeve që çuan në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, ose pse nuk po thërret zgjedhje të parakohshme për të kërkuar një mandat të ri nga populli.
    “Më gjykon çdo ditë publiku. Çdo javë ekziston mundësia e një mocioni mosbesimi. Nëse miratohet, do të thotë që populli ka vendosur. E njëjta gjë do të ndodhë kur të vijë koha e zgjedhjeve”, u përgjigj ai.
    Kryeministri argumentoi se “tani, në mes të luftës, nuk është koha”.
    Të premten, Netanyahu mohoi kategorikisht se kishte ndërmend të shtynte zgjedhjet./vizionplus.tv