Adriatik BALLA
Tekniku brazilian Silvinjo, doli dje para gazetarëve për të shpalosur jo vetëm listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që përfaqësuesja jonë do të luajë këto ditë, një ndeshje zyrtare me Serbinë dhe një miqësore me Jordaninë, por edhe për të dhënë objektivat e tij e të grupit për këto sfida. Ai shpjegoi për gazetarët zgjedhjet e tij në këtë grumbullim, ndërsa theksoi se përballja e 11 tetorit ndaj Serbisë është sfida më e vështirë dhe më e rëndësishme e grupit dhe skuadra duhet të jetë e përqendruar 100%. Drejt Leskovcit, skuadra do të udhëtojë vetëm për të marrë një rezultat pozitiv. Ndër të tjera, ai shpjegoi edhe pse nuk ka ftuar lojtarë si Seferi, Gripshi, Mehmeti, Muçi dhe Berisha.
Situata me Ismajlin
Trajneri komentoi fillimisht situatën me mbrojtësin Ardijan Ismajli. “Kemi grumbulluar 25 lojtarë. Kemi një situatë pak më ndryshe këtë herë. Katër ditë më parë, Ismajli ka pasur një dëmtim dhe nuk ka luajtur. Për ndeshjen e fundjavës nuk do të udhëtojë me ekipin drejt Romës për ndeshjen me Lacion. Mjekët e ekipit të tij do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me doktorin tonë, për të parë dhe për të vlerësuar gjendjen e tij. Do të presim fundjavën për të marrë një vendim”, theksoi Silvinjo.
Besimi te skuadra dhe dëshira për fitore
Më tej Silvinjo thase kishte besim te grupi dhe do të përgatitej për ta fituar këtë duel. “Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne i njohim shumë mirë lojtarët. Për shkak edhe të dëmtimeve, kemi grumbulluar këtë herë Klisman Caken, i cili hyn në grup. Sepse është momenti i lojtarëve me eksperiencë, nuk është momenti i një djali 21-22 vjeçar, duke qenë se është një ndeshje e rëndësishme. Besoj dhe jam i kënaqur me listën e të grumbulluarve. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë, për të dyja skuadrat sepse jemi të dyja në moment për t’u kualifikuar. Skuadra e tyre është shumë e fortë dhe me eksperiencë, por në futboll luhet për 90 minuta. Nuk vendoset një ndeshje nga 15 apo 20 minuta. Sigurisht që do të jemi të fokusuar për 90 minuta për të bërë më të mirën. Jemi koshientë për atë që duhet të bëjmë. E thashë edhe më përpara, besoj shumë tek ekipi im, te lojtarët që kur u jep besim, krijohet edhe një atmosferë shumë e mirë te dhomat e zhveshjes. Besoj që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Kemi bërë edhe më parë performanca të mira, si në Pragë, në Varshavë dhe do jemi 100% të përqendruar për të bërë 90 minuta të mira”, shtoi Silvinjo.
Një ndeshje që na mban “gjallë”
Trajneri pranoi më pas se kjo është ndeshje vendimtare, ku kërkohet patjetër rezultat. “Është një ndeshje e rëndësishme për të qëndruar ”gjallë” dhe të jemi drejt objektivit për të shkuar në Botëror. Nuk është ndeshje definitive, sepse janë edhe dy ndeshje të tjera, përveç ndeshjes me Serbinë për të përfunduar këtë rrugëtim. Duhet të jemi shumë të përqendruar për të marrë fitoren. Duhet të paraqitemi shumë mirë që të kemi rezultat shumë të mirë. Nëse çdo gjë shkon mirë është edhe “play-off”. Objektivi në këtë moment është të përfundojmë në vendin e dytë, duke qenë se Anglia është një ekip shumë i fortë. Tani duhet të përqendrohemi 100% te Serbia. Është pengesë e vështirë, por që do të japim maksimumin”, përfundoi Silvinjo.
Lista
Portierë: Strakosha, Dajsinani, Simoni.
Mbrojtës: Ismajli, Hysaj, Balliu, Mitaj, Aliji, Mihaj, Cake, Gjimshiti, Ajeti.
Mesfushorë: Bajrami, Ramadani, Laçi, Asllani, M.Berisha, Pajaziti, Shehu, Asani, Hoxha.
Sulmuesi: Broja, Manaj, Uzuni, Daku.
Tag: besoj
-

Silvinjo zbardh listën e Kombëtares, optimist për fitore ndaj Serbisë në duelin e 11 tetorit
-

Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, por që tashmë s’të besoj më…
Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më… thënie nga Fridrih Niçe
ObserverKult ua sjell në vazhdim disa thënie tjera nga Fridrih Niçe:
“Individi duhet gjithmonë të luftoj për ta mbajtur veten të papushtuar nga turma. Nëse e provoni këtë, ju shpesh do të jeni i vetmuar, dhe ndonjëherë edhe të frikësuar.
Por asnjë çmim nuk është shumë i lartë për ta paguar, për privilegjin e posedimit të vetes.”
“Ne e dashurojmë jetën jo sepse jemi mësuar të jetojmë, por sepse jemi mësuar të dashurojmë.”
“Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më”.
“Çfarë është djallëzi. Çfarëdo që del nga dobësia”.
“Ne e kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta.”
“Kur të martoheni, bëjani vetes këtë pyetje: A beson se do të jesh në gjendje të bisedosh me partnerin tënd edhe në moshën e pleqërisë? Çdo gjë tjetër në martesë është kalimtare.”/ ObserverKult
———————————————————————————
LEXO EDHE:
Friedrich Schiller: Shpirtrat e mëdhenj dinë të vuajnë në heshtje
Ata që ankohen më shumë, janë ata që vuajnë më pak./ Publio Cornelio Tacito
Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren./ Jean De la Bruyére
Vuajtja është i vetmi mjet i vlefshëm për të prishur gjumin e shpirtit./ Saul Bellow
Mund të jenë të këqij vetëm njerëzit që nuk e kanë provuar dhimbjen, sepse kush e ka provuar, nuk mund të dojë që dikush tjetër të vuajë./ Carlo Cassola
Shpirtrat e mëdhenj dinë të vuajnë në heshtje./ Friedrich Schiller
KËTU MUND TË LEXONI THËNIE TJERA
-

Konferenca për shtyp e trajnerit Mladen Milinkoviç, në prag të takimit ndaj Tiranës
Para takimit të nesërm (3 tetor 2025) programuar për t’u zhvilluar në orën 19:00 në “Air Albania Stadium” mes Partizanit dhe Tiranës java e 6-të, foli trajneri i të kuqëve Mladen Milinkoviç (marrë nga faqja zyrtare e klubit Partizani).
Derbi vendimtar për ecurinë e ekipit –
Milinkovic: Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme. Siç e cituat edhe ju kemi vetëm 4 pikë dhe pajtohem plotësisht me ju. Kur them pajtohem është koha që të tregojmë fytyrën e vërtetë. Eshtë derbi por unë besoj të gjithë do jenë të motivuar për këtë ndeshje. Pres një atmosferë të mirë, do të luajmë në stadiumin më të mirë dhe të gjitha këto më bëjnë të shpresoj se lojtarët do të bëjnë shumë më mirë. Besoj që ata e kuptojnë që Partizani është një klub i madh dhe nuk mund të luash për Partizanin dhe të kesh oshilacione të shumta.
Skuadra vjen pas 3 humbjesh. Eshtë kjo një sfidë edhe në aspektin personal –
Milinkovic: Patjetër. Pikë së pari më e rëndësishme për ne është fitorja nesër. Sigurisht statistikat janë të dobëta. I kemi analizuar dhe patjetër duhet të përmirësohemi. Ajo që dua të them eshtë wë duhet të kemi më shumë kontrollin e lojës dhe në këtë formë të krijojmë pak më shumë.
Si vjen Partizani në këtë takim dhe sa besoni te fitorja ndaj Tiranës –
Milinkovic: Besoj shumë. Në qoftë se shikoni rezultatet e fundit nuk jemi në një pozicion të mirë. Por gjithashtu besoj që në futboll çdo ndeshje re sjell diçka të re dhe mund të ndryshoj gjithçka. Në ndeshjen me Elbasanin isha i kënaqur me ekipin. Sigurisht nuk u gëzova sepse nuk fituam, por krijuam shumë raste të cilat nuk arritëm ti konkretizonim me gol. Pastaj kur pret që të jesh më mirë në ndeshjen në Ballsh , ndoshta ishte ndeshja më e keqe e sezonit për ne. Këto gjëra ndodhin në futboll, por tani nuk jemi të lumtur që kemi vetëm 4 pikë dhe jemi shumë larg pritshmërive dhe objektivave të klubit. Kur punon në futboll, duhet të besosh te puna që bën, tek lojtarët dhe me 2 – 3 rezultate pozitive gjërat ndryshojnë. Hapi i parë për ne është ndeshja e nesërme të japim maksimumin për të fituar 3 pikët.
Çfarë prisni nga lojtarët e ardhur gjatë merkatos së verës veçanërisht në repartin ofensiv –
Milinkovic: Kur humbet nuk mund ta drejtosh gishtin te 1 apo 2 lojtarë. Patjetër që presim shumë më shumë nga të gjithë lojtarët. Nëse flasim sinqerisht mund të dukem sikur i mbroj lojtarët. Në qoftë se Skuka është në formën optimale dhe me cilësitë që disponon ai mund të shënoj 15 – 20 gola. Mos të harrojmë që është dëmtuar dy herë gjatë muajit të fundit dhe fizikisht ende nuk është gati. Shpresojmë të gjithë që pas pauzës së kampionatit ai të rikthehet të tregoj më të mirën. Bintsuka erdhi pas 3 muajve pushim, e vështirë të përgatitet për 3 javë. Dhe mbase njerëzit që dëgjojnë apo lexojnë mund të thonë se trajneri po e mbron veten, por kjo është e vërteta. Shumë prej tyre po kërkojnë më të mirët. Kemi lojtarë si Martinez, Doumbia dhe Sembene jashtë stërvitjes që janë të rëndësishëm, por kjo është pjesë e futbollit dhe duhet të vazhdojmë pa ato.
Me këtë skuadër a garantoni disi titullin për presidentin –
Milinkovic: Mund të garantoj se për sa kohë jam këtu do bëjmë më të mirën në aspekt të punës, për të qenë kampion. Nuk është fillim i mirë, por kemi diferencës 6-7 pikë nga vendi i parë. Mundohem t’ja shpjegoj lojtarëve. Mbase i dini rregullat e reja ku pikët përgjysmohen dhe pastaj “Final Four”. Dhe unë besoj se nëse do kishim të gjithë lojtarët e gatshëm, do ishte komplet Partizan tjetër.
Pra nuk garanton se do ndodhë –
Milinkovic: Ajo që them është se nëse i gjithë grupi i futbollistëve është gati, do jetë Partizan tjetër.
Çfarë kanë më shumë të tjerët që nuk e ka Partizani –
Milinkovic: Nuk e di çfarë bëjnë. Kur shikoj ndeshjet, askush nuk ka 9 të dëmtuar. Disa kanë ndryshuar ekipin. Përkundër ardhjeve dhe ndryshimeve kanë ruajtur boshtin. Ne kemi ardhje që kërkojnë kohën e vetë, patjetër që kemi pritur adaptim më të shpejtë.
A nuk iu ndjekin disa lojtarë –
Milinkovic: Isha shumë i mërzitur pas ndeshjes me Bylisin. Patjetër që dukesha i dorëzuar, por me mënyrën si i dhamë golit. Golin e dytë dhe tretë e dhuruam për gabime personale. Dhe patjetër që nuk prisja ndeshje të lehtë, por nuk e besoja ose isha i nxehur që lojtarët nuk po e kuptojnë ku janë dhe çfarë kërkojmë ne.
A iu ndjekin lojtarët –
Milinkovic: Besoj se më ndjekin, por ndoshta nuk janë në formën më të mirë. Nëse kam ndjesinë që dikush nuk më ndjek apo të më ndihmojë, e ndryshoj menjëherë. Janë disa momente dhe i analizojmë gjatë javës. Në ndeshjen me Bylisin, në minutën e 13-të është situatë e ngjashme si me Vllazninë kur ne me një pasim më cilësor mund të realizonim. Nuk besoj se është dikush që luan futboll dhe nuk dëshiron të fitojë.
Si është gjendja e skuadrës para Tiranës. Ka fituar Hoxha balotazhin me Qirkon –
Milinkovic: Nuk ka balotazh mes dy portierëve, por është pozicion shumë specifik. Kemi dy portierë shumë cilësorë, kushdo ta fillojë mendoj është zgjedhje e mirë. Patjetër që nuk është pozicion si sulmuesi ku nuk shënon për 2-3 apo 4 ndeshje, e ndërron. Nuk shqetësohem, është pozicion specifik dhe jam i sigurt kushdo ta fillojë do jetë shumë mirë. Nga dëmtimet vetëm Skuka filloi stërvitjen me skuadrën. Arafat, Martinez dhe Sembene vazhdojnë jashtë. Pjesa tjetër e grupit është e gatshme për nesër.
Problemi i Tiranës janë duelet ajrore, e keni vënë re –
Milinkovic: E pashë në gazetë çfarë kishte thënë në konferencë. Patjetër që kur përgatit ndeshjen është këndvështrimi yt. Ata na analizojnë neve dhe ne ato, por në fund gjithçka u përket lojtarëve në fushë. Patjetër që detyrë e trajnerit të përcaktojë formacionin dhe të japë direktivat në lojë, por kur fillon ndeshja për atë që ndodh aty është komplet dinamikë tjetër. 1 sekond apo 1 moment mund të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes. Nëse ju kujtohet ndeshja me Ballshin, me rezultatin 1-1 ndaj Bylisit kishim situatë me Mehmetin. Po të kishim shënuar do ishte komplet rrjedhë tjetër, ndërsa ndodhi që shënuan ato dhe ndryshoi rrjedha. Shpresojmë se nesër do jetë ndeshje e bukur dhe shpresoj se do fitojmë.
A jeni i kënaqur me barazimin –
Milinkovic: Varet nga ndeshja. Mund t’ju tregoj pas ndeshjes. Normalisht që nuk jam i lumtur. Patjetër që nëse kundërshtari është shumë i mirë dhe del me pikë, patjetër që duhet të jesh i lumtur. Dua të mendoj që nesër koha për të fituar, për të marrë 3 pikët pas një muaji që nuk kemi fituar. Dhe jemi të gjithë në situatë që e kuptojmë sa njerëz në këtë vend e mbështesin Partizanin dhe janë të zhgënjyer me këtë nisje dhe lexoj që është nga nisjet më të këqija mbase në historinë e Partizanit të viteve të fundit. Kjo është arsye për mua dhe lojtarët e mi, që të japim nesër maksimumin për 3 pikët. Mbase nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por pak më shumë se aq.
Më i ngarkuar është trajneri apo drejtori Abialiaj –
Milinkovic: Nga dita e parë që erdha thashë se ndihem me më shumë me përgjegjësi se presion. E di se shumë gjëra janë në duart e mia dhe varen nga unë, edhe pse në futboll filozofia është që çdo gjë varet nga lojtari, por jam unë që i zgjedh në fushë. Përsa i përket presionit mendoj se është normale dhe rrugëdalja e vetme që të punosh dhe mundohesh të dalësh nga kjo situatë.
Vazhdo leximin
-

Komisioni për Edukimin/ Boçi kërkon bashkëpunim, Baçi-anëtarëve të PS: Funksiononi vetëm me urdhra
Mbledhja e parë e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportin nisi me thirrjen për bashkëpunim nga kryetari i komisionit, Luçiano Boçi, i cili ftoi anëtarët të kontribuojnë për ngritjen e sistemit arsimor dhe zhvillimin e shkencës e sportit në vend.
Luçiano Boçi: Ftoj secilin prej jush që është pjesë e këtij komisioni, që me përgjegjësinë, energjinë dhe respektin për njëri-tjetrin, të japim kontributin maksimal për ngritjen e Edukimit, Shkencën dhe Sportin, në lartësinë që meritojnë.
Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, njëherësh dhe anëtar në komision, Luan Baçi, shprehu skepticizëm për funksionimin e komisionit, duke akuzuar mazhorancën se vendimet do të merren me forcën e kartonit dhe se zëri i opozitës nuk do të dëgjohet. Ai ngriti shqetësime për situatën në arsim, mbylljen e shkollave në zonat rurale, dhe pasojat që po prekin mësuesit dhe familjet shqiptare.
Luan Baçi: Unë jam i bindur që…nuk besoj se do të jetë ndonjë komision i suksesshëm, aq më tepër referuar fjalës së zonjës Kushi kur tha që duke diskutuar dhe duke marrë vendime të përbashkëta. Unë jam i sigurt që mazhoranca juaj funksionon me urdhra dhe vendimet këtu do të jenë me forcën e kartonit. Nuk besoj që do të arrijmë ndonjëherë që ju të dëgjoni fjalën e opozitës. Asnjëherë nuk e keni dëgjuar dhe nuk besoj që ky komision të jetë i veçantë nga komisionet e tjera apo nga seancat parlamentare, ku patjetër forca e kartonit ka vepruar fuqishëm në çdo rast. Nuk besoj se do të jetë bashkëpunues si komision dhe aq më tepër nisur edhe këtyre arritjeve në thonjëza që ju i thoni, ku shkollat janë të boshatisura, ku shumë mësues janë në shqetësime shumë të mëdha në shkurtimin e orëve të mëshimit dhe daljen pa punë. Kjo ka ardhur si rezultat i mbylljes së shkollave dhe rënies së numrit të nxënësve dhe prindërit që largohen me gjithë fëmijët. Godina e shkolla në zonat rurale që kanë mbetur bosh tashmë dhe mblidhen nxënësit në shkollat e tjera.
-

Situata në Gaza/ Ministrja Spiropali: Shqipëria dënon sulmin e Hamas
NEW YORK- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në intervistë për “Real Story” komentoi situatën në Gaza.
Ajo theksoi se Shqipëria e dënon sulmin e Hamasit, ndërsa u shpreh se është e qartë në qëndrimet e saj, madje i ka shprehur ato publikisht .
Kryediplomatja e Shqipërisë theksoi se Lindjes së Mesme duhet t’i kthehet qetësia dhe pengjet duhet të lirohen sa më parë.
Ajo theksoi se nuk është e lehtë t’i vendoset emër asaj që po ndodh në Gaza.
Pjesë nga Intervista:
Sokol Balla: Padyshim që sulmi i 7 tetorit ishte një sulmi pastër terroristë, pasi sulmoi njerëzit gjatë një feste. Dhe nuk ka diskutim nuk kemi dilema për këtë çështje. Shqipëria është një vend modest në gjeopolitikën botërore dhe patjetër unë nuk po them që Shqipëria të reagojë si Holanda që të shpallë gjithë qeverinë e Izraelit non grata apo si Spanja që kërkon hetim ndërkombëtar për krime ndaj civilëve në Gaza, nuk po themi të bojkotojmë Evrovizionin siç po e bëjnë shumë vende të botës, por ndërkohë që kemi një qëndrim shumë të qartë për sulmin e Hamas të 7 tetorit, qeveria shqiptare heziton ti japë një emër asaj që po ndodh në Gaza.
Ministrja Elisa Spiropali: Nuk është gjëja më e lehtë t’i vendosësh një emër asaj që ndodh në Gaza, sepse besoj se analizat vazhdojnë, qëndrimet janë të ndryshme, ne qëndrimin tonë e kemi mbajtur, është një qëndrim krejtësisht parimor dhe nuk besoj se diskutimet e mëtejshme për këtë temë sa I takon Shqipërisë kanë ndonjë ndikim në situatën në Lindjen e Mesme.
Sokol Balla: Por ka ndikim, jo më larg se një ditë më parë u mbajt një qëndrim në Tiranë , pro Palestinës, sidomos shqiptarët e besimit mysliman çështja e garës po bëhet shumë e ndjeshme. Arsyeja pse ju pyes është se shikoj në rrjetet sociale, ka një sensibilitet në rritje për këtë çështje. Presioni është në rritje nga njerëzit poshtë. Ju vetë e ndjeni këtë?
Ministrja Elisa Spiropali: Nuk besoj se ndjeshmëritë vijnë për arsye fetare, besoj vijnë për arsye humanitare dhe protesta është një mjet demokratik për të shprehur shqetësime. Nuk ka rritje të presionit se Shqipëria duhet të mbajë gjithmonë qëndrime parimore. Pavarësisht asaj që ju I quani presioni pozitive ose jo, nga faktorë të ndryshëm dhe qëndrim më të principtë seç mban Shqipëria në raport me Izraelin me Palestinën, me Ukrainën në raport me konfliktet e tjera kudo në botë, nuk besoj se mund të gjindet në rajonin tonë. Mund të marrim vetëm rekordin e Shqipërisë në këshillin e Sigurimit që me kënaqësi në çdo takim sot ne dëgjojmë për Shqipërinë në të gjitha nivelet, fjalët e mira dhe linjëzimit që është gjithmonë I ditur dhe I parashikueshëm për partnerët tanë. Çka nuk mund të themi për të gjitha vendet e tjera kandidate të rajonit. -

Ministrja Spiropali: Shqipëria është sot vendi ku më shumë se 50 për qind e qeverisë janë gra!
NEW YORK- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cilësoi lajm të mirë që gratë shqiptare kanë nivel të lartë përfaqësimi në politikë.
Ajo theksoi se kur gratë zgjidhen në nivele të larta drejtimi është padiskutim lajm i mirë, por shtoi se kjo nuk është risi për Shqipërinë.
Gjatë intervistës me gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story”, kryediplomatja shqiptare u shpreh Shqipëria është sot vendi ku më shumë se 50 % e qeverisë janë gra.
Pjesë nga intervista:
Sokol Balla: Besoj është një lajm i mirë për gratë shqiptare, pra që marrin poste të rëndësishme si ky i diplomacisë pasi nuk është thjesht çështje imazhi është çështje komunikimi.
Ministrja Elisa Spiropali: Është gjithmonë lajm i mirë, besoj unë kur gratë ia mbërrijnë të jenë në pozita të tilla drejtimi, por nuk besoj se është një risi për Shqipërinë. Shqipëria është vendi ku në fund të fundit, 70 për qind e qeverisë para pak viteve ishte e përbërë nga gra. Shqipëria është sot vendi ku më shumë se 50 % besoj e qeverisë jemi gra.
Sokol Balla: Besoj jeni më shumë se 50..
Ministrja Elisa Spiropali: Kemi edhe Diellën. E dija që do ta përfshije Diellën në këtë kalkulim
Sokol Balla: Duhet të jetë algoritmi më I shpeshtë I dy javëve të fundit por jo vetëm në Shqipëri
Ministrja Elisa Spiropali: Parlamenti sot është i përbërë nga 30 për qind gra dhe në të gjitha nivelet e drejtimit në administratën shqiptare nuk është më asnjë lloj surprizë të kesh gra në drejtim. Aq shumë sa po të tregoj një episode familjar dhe personal. Kur vajza ime Nalta pa një nga kolegët e mi ministra në ekran më pyeti kush është xhaxhi. Në atë kohë ishte ministri i Brendshëm dhe me tha çudi, nuk janë gra ministrat. Pra, përfaqësimi ka rëndësi.
Sokol Balla: Dhe çudia ndodhi apo jo me kabinetin e ri. Ministri i Brendshëm është tashmë sërish një grua.
Ministrja Elisa Spiropali: Po për herë të parë dhe e uroj shumë Albanën ashtu siç uroj edhe kam respektin më të madh edhe për dy pararendëset e mia në ministri të jashtme, Olta Xhaçka dhe Arta Dade, janë vërtetë dy zonja që i kanë dhënë dinjitet atij institucioni ashtu si edhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla të cilën unë e zëvendësova është një grua që jo vetëm ishte në atë kohë kryetare e parlamenti, por që me një urtësi dhe butësi të posaçme ia mbërriti që në një kohë shumë të vështirë për parlamentin shqiptar të ruante ekuilibrat e shumë e shumë gra të tjera që unë nuk kam as kohën as mundësinë këtu t’i përmend të gjitha, por të gjitha arritjet e grave besoj janë një shumatore e grave që kanë qenë përpara tyre. Ne qëndrojmë mbi shpatullat e të gjitha atyre që nuk e kanë patur fort të lehtë më parë dhe nuk ka qenë fort e lehtë të jesh grua në Shqipëri. Dhe le më të jesh një grua që fiton besim apo një grua në drejtim dhe këtë dua ta them pa asnjë rezervë që një gjë për të cilën jam shumë krenare për forcën që përfaqëso PS, është mundësia që kryetari I saj dhe kjo forcë politike se ndryshe nuk mund të bëhej, duhet të kishte edhe mbështetjen e strukturave të tjera apo gjendjes sociale brenda PS ka pranuar që gratë të jenë në të gjitha këto pozita. Dhe pa diskutim që është edhe meritë e këtyre grave që kanë treguar në drejtim integritet edhe profesionalizëm.
Sokol Balla: E prapë nuk i shpëtoni dot paragjykimeve, le të themi herë pas here ndesheni.. gjithmonë është ideja, nuk zgjidhen se janë të afta por se janë besnike
Ministrja Elisa Spiropali: Besnikëria është një virtyt të cilën unë e çmoj shumë personalisht. Luajaliteti, është domosdoshmëri të paktën në këto marrëdhënie për të patur integritet të plotë dhe një lloj besnikërie që shpesh mund të jetë edhe fake, fals apo thjesht e kohës për t’ja hedhur. Besoj fort te luajaliteti dhe besoj që gratë janë në shumicën e tyre luajale.
-

Rama surprizon: Diellën mund ta kemi prezente edhe fizikisht, mund të jetë edhe në TV duke folur me gazetarë
Kryeministri Edi Rama tha se Diella, ministrja virtuale së shpejti, ndoshta në pranverën e ardhshme, do të jetë prezente edhe fizikisht.
“Jam 100% i sigurt që shumë shpejt jo shumë vonë ministrat e AI nuk do të jenë lajm në të ardhmen,. E di që ne e kemi vjedhur këtë vëmendje mediatike por do të ndodhë. Nuk është tjesht fakti që bën disa procese të automatizuara, por e rëndësishme ështëe presioni psikologjik që ushtron te njerëzit, himanët për të bërë me shpejtësi procesin dhe sjellë rezultate. Besoj se shumica e proceseve që ne sot ia kërkojmë njerëzve do të bëhet me Ai, këtë s’e kam shpikur unë.
Qielli është kufiri, ne duhet të avancojmë dhe nxisim inovacionin. Besoj se shumica e proceseve të jenë të suksesshme. Besoj se në pranverën e ardhshme do ta kemi këtu, mund t’i bëni edhe pyetje vetë. Do të jetë me prezencë, njohuri, kapacitetin për të reaguar, debatuar e diskutuar dhe thënë gjëra të reja që ne nuk i dimë. Ne po e sjellim në takime qeveritare, e kemi në parlament, për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në TV duke folur me gazetarët.
Çfarë do të ndodhë më pas. Do të ketë kapacitete të avancuara, por në ë fund, mundet t’i delegoni pushtet pët të ekzekutuar atë që nuk mund të delegoni është që hiqni vendimin e proceseve demokratike deri ë ditën kur njerëzit do të bëjnë referendum dhe ..për momentin pushteti për ekzekutim i AI, është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjsë e më shumë. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur për të udhëhequr IA. S’ka Ai që mund të konkuirrojë të keqen që është brenda njerëzve. S’ka Ai që mund të konkurrojë hijeshinë e një personi.”, tha Rama. -

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Kryeministri Edi Rama njoftoi se ministrja virtuale Diella, në pranverën e ardhshme, do të jetë prezente edhe fizikisht, jo vetëm në parlament por edhe në studio televizive.Lajmin kreu e qeverisë e dha gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës Startup Albania.
“Jam 100% i sigurt që shumë shpejt jo shumë vonë ministrat e IA nuk do të jenë lajm në të ardhmen. E di që ne e kemi vjedhur këtë vëmendje mediatike, por do të ndodhë. Nuk është thjesht fakti që bën disa procese të automatizuara, por e rëndësishme është e presionit psikologjik që ushtron te njerëzit, humanët për të bërë me shpejtësi procesin dhe sjellë rezultate. Besoj se shumica e proceseve që ne sot ia kërkojmë njerëzve do të bëhet me IA, këtë s’e kam shpikur unë. Qielli është kufiri, ne duhet të avancojmë dhe nxisim inovacionin. Besoj se shumica e proceseve të jenë të suksesshme. Besoj se në pranverën e ardhshme do ta kemi këtu, mund t’i bëni edhe pyetje vetë. Do të jetë me prezencë, njohuri, kapacitetin për të reaguar, debatuar e diskutuar dhe thënë gjëra të reja që ne nuk i dimë. Ne po e sjellim në takime qeveritare, e kemi në parlament, për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në TV duke folur me gazetarët. Çfarë do të ndodhë më pas. Do të ketë kapacitete të avancuara, por në fund, mundet t’i delegoni pushtet për të ekzekutuar atë që nuk mund të delegoni është që hiqni vendimin e proceseve demokratike deri në ditën kur njerëzit do të bëjnë referendum dhe për momentin pushteti për ekzekutim i IA, është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjë e më shumë. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur për të udhëhequr IA. S’ka Inteligjencë Artificiale që mund të konkurrojë të keqen që është brenda njerëzve. S’ka Ai që mund të konkurrojë hijeshinë e një personi”, tha Rama.
Debateve dhe komenteve në lidhje me ministren e Inteligjencës Artificiale, Rama iu përgjigj duke theksuar se ajo nuk do të marrë asnjë vendim dhe nuk ka asnjë te drejtë qeverisje. Sipas tij puna e Diellës si një ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale është të procesojë sa më shpejt të dhëna dhe të kthejë përgjigje të shpejta.
“Ka shumë keqkuptime, jo domosdoshmërisht refuzime të bazuara në argumente. Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e IA nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të procesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta”, tha Rama -

“Kush është Berisha?”/ Ish-deputeti nxjerr të palarat e PD-së: Bëjnë pazare, shiten për interesa…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, ku komentoi mbledhjen e Kryesisë së PD-së dhe zhvillimet brenda partisë.
Murrizi ngriti pikëpyetje mbi përfshirjen e disa emrave në struktura pa kaluar në votim dhe kritikoi vendimmarrjet e fundit të lidershipit, duke e cilësuar përjashtimin e disa figurave si të nevojshëm.
Ai theksoi se nënkryetarët e partisë duhet të zgjidhen nga Këshilli Kombëtar dhe jo të caktohen nga liderët, duke e cilësuar emërimin e Gazment Bardhit si të papërshtatshëm.
“Sa kohë mandati i deputetëve mbaron më 12, duhet të ishin në kryesi. Nuk besoj se ka ndonjë arsye të fortë për të mos qenë aty, aq më tepër që janë pa pagesë. Nuk e kuptoj dot çfarë sikleti kishin. Ne vuajmë për njerëz dhe përjashtimi duhej të ndodhte.
Nuk kam dijeni të plotë, por nuk besoj që janë ftuar dhe kanë refuzuar, sepse nuk ka ndonjë shkak që të mos marrin pjesë. Madje, ka qenë një debat në Këshillin Kombëtar, ku numri i të pazgjedhurve ka qenë më i lartë se i të zgjedhurve.
Unë kam kërkuar gjithmonë që askush të mos vijë pa votë kushdo qoftë ai. Unë nuk njoh dhe nuk kam njohur asnjë njeri që të vijë në poste të larta si nënkryetar partie, pa u votuar më parë, siç është rasti me Gjekmarkajn dhe Gazment Bardhin.
Pazaret që bëhen jashtë institucioneve, për interesa personale apo grupi, mund të shiten si interesa të mëdha për demokratët, por nuk besoj se i respekton askush. Nuk ka demokrat të vërtetë që t’i njohë ato si pjesë të partisë.
Për shembull, Boci dhe Bylykbashi janë zgjedhur me votë nga Këshilli Kombëtar dhe unë ata i kam njohur si nënkryetarë. Besoj se njësoj mendojnë shumë demokratë të tjerë.
Nuk ka pasur diskutim ditën e sotme për poste nga ato që “të ha buza kulac” si për shembull, kryetar grupi parlamentar apo nënkryetar i Kuvendit.
Berisha nuk është pronar i Partisë Demokratike që të zgjedhë vetë Gazment Bardhin. Nënkryetarin e PD-së e zgjedh Këshilli Kombëtar. Nëse Berisha flet për një parti të lirë, nuk mund të jetë ai që i cakton të gjitha. Nëse vazhdon kështu, herën tjetër, nga 50 deputetë do mbeten 25.
