Tag: besoj

  • Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, Përparim Rama: Të qëndrojnë të fortë, do të lirohen shumë shpejt

    Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë, Përparim Rama: Të qëndrojnë të fortë, do të lirohen shumë shpejt

    Kryetari i Bashkisë së Prishtinës Përparim Rama, nga protesta në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tha se ata duhet që të qëndrojnë të fortë pasi sipas tij do të marrin lirinë shumë shpejt.
    ‘Unë besoj në drejtësi, besoj në liri dhe besoj se ata janë të pastër, besoj në pastërinë e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet që të qëndrojnë të fortë sepse do të lirorohen shumë shpejt’, tha ai.

  • Meta do të lirohet brenda muajit? Avokati Cakrani: Unë e di pse po mbahet në paraburgim, besoj se…

    Meta do të lirohet brenda muajit? Avokati Cakrani: Unë e di pse po mbahet në paraburgim, besoj se…

    kujtim cakrani

    TIRANË- Seanca në Apelin e Posaçëm për dosjen “Meta” është shyrë sërish këtë të premte. Në seancën e sotme do të shqyrtohej kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 23 tetor.
    Avokati i Metës, Kujtim Cakrani ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të GJKKO-së, pas shtyrjes së seancës, nga ku deklaroi se çështjen do ta dërgojë në Strasburg. 
    “Ne nuk presim nga gjykatat shqiptare, janë të kapura. Do e çojmë në Strasburg, kjo është arsyeja pse Ilir Meta nuk paraqitet në Gjykatë”, tha ai.
    Ndërkohë, pyetjes nëse do e lirohë Metën nga qelia brenda muajit, ashtu siç deklaroi më 1 tetor, Cakrani u përgjigj: 
    “Po flas çfarë mendon zoti Meta. Unë e di shumë mirë pse mbahet zoti Meta në paraburgim. Problemi është që mua duhet të besoj, unë jam në betejën time ligjore, dhe unë do ti ezauroj të gjitha procedurat sepse armët e mia këto janë. Duke besuar te puna ime besoj se zoti meta duhet të lirohet. Duhet të kuptojmë ju jeni gazetarë më thoni një president në europë që mbahet në paraburgim, që pretendohet për akuza 20 vite përpara. Zoti Dumani pardje ka deklaruar se rrëmbimi, arrestimi i zotit Meta të linte për të dëshiruar”, tha ai.
    Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.
    SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
    Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

  • Silvinjo: Miqësoreve nuk u besoj, vëmendja ime dhe e lojtarëve te ndeshjet e nëntorit

    Silvinjo: Miqësoreve nuk u besoj, vëmendja ime dhe e lojtarëve te ndeshjet e nëntorit

    Adriatik BALLA
    Shqipëria mundi në stadiumin e Leskovacit përfaqësuesen e Serbisë 1-0 dhe siguroi tri pikë që e afrojnë me objektivat e saj sezonalë në fazën kualifikuese të Botërorit, pasi ka forcuar pozitat e saj si vend i dytë në grupin K. Por gara ka ende dhe dy takime të rëndësishme ku duhen pikët. Gjithsesi, fitorja me Serbinë ka ngritur entuziazmin në kampin e Kombëtares, me kuqezinjtë që tashmë janë një hap larg “play-off”-it. Gjithsesi, trajneri Silvinjo u shpreh se ekipi duhet të fokusohet te dy takimet e nëntorit me Andorrën dhe Anglinë, teksa u ndal dhe te miqësorja me Jordaninë mbrëmjen e sotme, që për trajnerin është një takim ku duhet të provohen lojtarët me më pak minuta në këmbë. “Nuk besoj në miqësore, sepse ti futesh në çdo ndeshje për të fituar. Është pak më e vështirë për t’i vlerësuar lojtarët se si janë prezantuar në ndeshje. Në mëngjes besoj se do të kemi 11-shen. Do të shohim si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarë që kanë 6 muaj me ne, por kanë bërë vetëm një ndeshje. Do të ketë hapësirë për të gjithë. Cake dhe Gripshi më kanë pëlqyer në stërvitje, por do të shohim për 11-shen që do të hedhim në fushë. Jam pak i lodhur, duke qenë se rikthimi ishte i vonë. Nuk ishte një ndeshje normale. Llogaritë që duhet të bëjmë, janë ndeshjet që na presin. Jam i lumtur se si është përfaqësuar ekipi dhe është hera e parë që kombëtarja, në dy ndeshjet e fundit, luan çdo gjë për kualifikim që të shkojë në ‘play-off’ të Botërorit”, nënvizoi tekniku brazilian.
    Silvinjo, tani ndihet shqiptar pothuajse plotësisht
    Trajneri i përfaqësueses tonë u pyet në konferencën e shtypit që dha dje edhe si ndihej pas fitores me Serbinë, domethënë sa shqiptar ndihej në këtë moment. “Pas Europianit 7. Pas ndeshjes me Serbinë ndihem 8.5 ose 9. Aty u luajt futboll në fushë, por e kuptoj dhe rëndësinë e ndeshjes. Dua të jap një mesazh për lojtarët e mi: gjithsecili mund të jetë në fushë ose në pankinë. Unë nuk besoj në miqësore. Mendoj për hapin tjetër që vjen në nëntor. Të japim 100% në ato dy ndeshje. Tifozët ta mbështesin kombëtaren. Lufton me gjak, me zemër – mund të ndodhë që të humbasësh një ndeshje, por gjaku nuk i ka munguar këtij ekipi. Ne kërkojmë suportin e tifozëve”, nënvizoi ai.
    Biseda me Mançinin
    Më tej trajneri Silvinjo tha se kishte marrë shumë urime për fitoren me Serbinë. Për këtë sukses e kishte uruar dhe një nga trajnerët e njohur, si Roberto Mançini, me të cilin ka punuar në të shkuarën. “Komplimente dhe urime. Kisha një bisedë me Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë më shkruajti dhe më tha bravo. E njoh veten time dhe fokusin e kam te ndeshjet e nëntorit. Kemi një ndeshje nesër nga e cila mund të mësojmë shumë. Nuk besoj në miqësore, siç e thashë. Mendja është te ndeshjet e nëntorit. Kam luajtur si futbollist 15 vite, ndërkohë si trajner 5-6 vite. Jemi mësuar me ulje-ngritje. Një shembull: Rey Manaj. Është momentalisht golashënuesi më i mirë në kombëtare. Kur nuk shënonte, kritikohej. Tani që ka shënuar, automatikisht funksionon. E kam thënë më përpara: për të ardhmen time mendoj vetëm unë. Kemi bërë një hap shumë të mirë ndaj Letonisë dhe Serbisë, na presin dy ndeshje të rëndësishme në nëntor”, tha Silvinjo.

  • “Silvinho: ‘Nuk besoj në miqësore, luajmë për fitore! Nëntori është vendimtar për Play-Off-in’”

    “Silvinho: ‘Nuk besoj në miqësore, luajmë për fitore! Nëntori është vendimtar për Play-Off-in’”

    Shqipëria do përballet me Jordaninë në miqësore të martën në “Air Albania”, në ndeshjen që fillon në orën 19.00.
    Para kësaj sfide, në konferencë doli trajneri i Kombëtares, Sylvinho.
    “Nuk besoj në miqësore, sepse ti futesh në çdo ndeshje për të fituar. Është pak më e vështirë për t’i vlerësuar lojtarët se si janë prezantuar në ndeshje. Në mëngjes besoj se do të kemi 11-shen. Do të shohim si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarë që kanë 6 muaj me ne, por kanë bërë vetëm një ndeshje. Do të ketë hapësirë për të gjithë. Cake dhe Gripshi më kanë pëlqyer në stërvitje, por do të shohim për 11-shen që do të hedhim në fushë.
    “Në fakt unë nuk besoj në miqësore, unë besoj se ne çdo ndeshje duhet të futemi per fitore. Jemi duke punuar shumë dhe që nesër në mëngjes do kemi lojtarët që do luajnë.
    Theksoj që kemi lojtarë që kanë gjashtë muaj ose 1 vit me ne, por që nuk kanë luajtur, Cake dhe Gripshi më pëlqejnë shumë.
    “Jam pak i lodhur. E kemi thënë edhe më përpara nuk ishte një ndeshje normale. Llogaritë që duhet të bëjmë janë ndeshjet në nëntor, është hera e parë në histori që kombëtarja luan çdo gjë për kualifikimin dhe për herë të parë mund të shkojë në Play Off.
    “Sa i përket mesazhit për tifozët, dua të jap një mesazh për lojtarët, secili mund të jetë në fushë, secili mund të jetë në stol. Mendoj për hapin tjetër, që është i rëndësishëm, vjen në nëntor. Tifozët të mbështesin kombëtaren, pasi kam një skuadër që lufton me gjak. Asnjëherë nuk i ka munguar gjaku kësaj skuadre, kërkojmë mbështetjen.
    Urimi më i bukur? Shumë komplimente dhe urime. Të gjitha të rëndësishme. Por 10 ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me video, ishin bashkë edhe stafi afër me Roberto Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë më ka shkruar bravo Silvio ke bërë shumë mirë, por sigurisht të gjitha mesazhet janë të rëndësishme.
    Play-off? Duhet të jem i sinqertë, nuk kam parë asnjë kundërshtar  që na shfaqet përpara për play-off. E njoh veten shumë mirë, koka është kthyer te kjo gjë e rëndësishme në nëntor. Kemi ndeshje në nëntor, i kam thënë djemve që nga e nesërmja nuk e shoh si miqësore, por si mundësi. Ekipi Kombëtar është këtu dhe koka është te hapi i radhës në kualifikueset e nëntorit. Jo, nuk kam parë asgjë për më para.
    Kërkohej largimi dhe tani jo? Unë kam pasur një jetë futbollisti 15-vjeçare. Si trajner për 5-6 vite. Ne jemi përgatitur, unë e thashë shembullin e Rei Manajt, e njoh që nga 2014. E kam njohur te Interi, është golashënuesi më i mirë i Kombëtares tonë tani, i cili ka respektin e të gjithëve dhe një ditë nuk shënon.
    Pra nuk shërben. Shënon, pra shërben. Por ne jemi mësuar me këtë vlerësim, është jeta, nuk ndryshon. Jam mësuar, si lojtar vlen apo nuk vlen, edhe si trajner vlen dhe nuk vlen. Unë e kam thënë që mendoj vetë për të ardhmen. Nuk kam asnjë problem. Nuk flitet për këto gjëra, kemi shumë gjëra të rëndësishme, duhet të jemi inteligjentë. Flasim për ndeshjen ndaj Letonisë që ishte shumë e rëndësishme, pastaj Serbia, pastaj kemi të rëndësishme në nëntor. Nuk flasim për këtë, nuk ka asnjë problem”, tha Silvinjo”- tha ai.

  • “Mancini më uroi pas fitores me Serbinë”/ Miqësorja me Jordaninë, Sylvinho: Do provohen lojtarë të cilët…

    “Mancini më uroi pas fitores me Serbinë”/ Miqësorja me Jordaninë, Sylvinho: Do provohen lojtarë të cilët…

    Fitorja me Serbinë ka ngritur entuziazmin në kampin e Kombëtares shqiptare, me kuqezinjtë që tashmë janë një hap larg “Play Off”-it.
    Gjithsesi, trajneri Sylvinho u shpreh se ekipi duhet të fokusohet te dy takimet e nëntorit me Andorrën dhe Anglinë, teksa u ndal dhe te miqësorja me Jordaninë mbrëmjen e nesërme, që për trajnerin është një takim ku duhet të provohen lojtarët me më pak minuta në këmbë.
    “Nuk besoj në miqësore, sepse ti futesh në çdo ndeshje për të fituar. Është pak më e vështirë për t’i vlerësuar lojtarët se si janë prezantuar në ndeshje. Në mëngjes besoj se do të kemi 11-shen. Do të shohim si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarë që kanë 6 muaj me ne, por kanë bërë vetëm një ndeshje. Do të ketë hapësirë për të gjithë. Cake dhe Gripshi më kanë pëlqyer në stërvitje, por do të shohim për 11-shen që do të hedhim në fushë.
    Jam pak i lodhur, duke qenë se rikthimi ishte i vonë. Nuk ishte një ndeshje normale. Llogaritë që duhet të bëjmë, janë ndeshjet që na presin. Jam i lumtur se si është përfaqësuar ekipi dhe është hera e parë që kombëtarja, në dy ndeshjet e fundit, luan çdo gjë për kualifikim që të shkojë në ‘play-off’ të Botërorit.
    Nota për veten? Pas Europianit 7. Pas ndeshjes me Serbinë ndihem 8.5 ose 9. Aty u luajt futboll në fushë, por e kuptoj dhe rëndësinë e ndeshjes. Dua të jap një mesazh për lojtarët e mi: gjithsecili mund të jetë në fushë ose në pankinë. Unë nuk besoj në miqësore. Mendoj për hapin tjetër që vjen në nëntor. Të japim 100% në ato dy ndeshje. Tifozët ta mbështesin kombëtaren. Lufton me gjak, me zemër – mund të ndodhë që të humbasësh një ndeshje, por gjaku nuk i ka munguar këtij ekipi. Ne kërkojmë suportin e tifozëve.
    Komplimente dhe urime. Kisha një bisedë me Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë më shkruajti dhe më tha bravo.
    E njoh veten time dhe fokusin e kam te ndeshjet e nëntorit. Kemi një ndeshje nesër nga e cila mund të mësojmë shumë. Nuk besoj në miqësore, siç e thashë. Mendja është te ndeshjet e nëntorit.
    Kam luajtur si futbollist 15 vite, ndërkohë si trajner 5-6 vite. Jemi mësuar me ulje-ngritje. Një shembull: Rey Manaj. Është momentalisht golashënuesi më i mirë në kombëtare. Kur nuk shënonte, kritikohej. Tani që ka shënuar, automatikisht funksionon. E kam thënë më përpara: për të ardhmen time mendoj vetëm unë. Kemi bërë një hap shumë të mirë ndaj Letonisë dhe Serbisë, na presin dy ndeshje të rëndësishme në nëntor”, tha Sylvinho.

  • Sacchi “vë duart në zjarr” për Gattuso: I besoj plotësisht integritetit dhe aftësisë së tij

    Sacchi “vë duart në zjarr” për Gattuso: I besoj plotësisht integritetit dhe aftësisë së tij

    11 Tetor 2025

    9:54

    Alfred Lleshi

    Arrigo Sacchi shprehu besim të plotë te trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso: “Kam ndjesi pozitive, sepse i besoj Gattusos, seriozitetit të tij dhe aftësisë për të transmetuar entuziazëm në grup”.
    Italia luan sonte në Tallinn kundër Estonisë, në një ndeshje vendimtare për sigurimin e vendit të dytë në grup, që siguron “play off” për Botërorin 2026. Pas saj, e pret përplasja direkte me Izraelin, ndërsa shpresa është që Norvegjia të ndalet.
    Sacchi shtoi për “Gazzetta dello Sport”: “Nuk më intereson si shkojmë në Botëror, më intereson të shkojmë. Moskualifikimi për herë të tretë radhazi do të ishte një goditje e rëndë për gjithë futbollin italian. Kombëtarja është maja e ajsbergut. Nëse ajo funksionon, përfitojnë të gjithë, përfshirë edhe klubet, që shpesh s’kanë treguar shumë interes për të”.

  • Tirana pa zgjedhje më 9 nëntor? Avokati Karaj zbulon presionin që ndikoi Gjykatën Kushtetuese: PS tentoj të fsheh..

    Tirana pa zgjedhje më 9 nëntor? Avokati Karaj zbulon presionin që ndikoi Gjykatën Kushtetuese: PS tentoj të fsheh..

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë më 9 nëntor, për avokatin Romeo Karaj ishte produkt edhe i presionit të juristëve me interpretimet e tyre në studiot televizive.
    “Kurrë nuk kam pasur qëllim të favorizoj një forcë politike dhe jam munduar, ose të them të vërtetën, ose të mbyll gojën. Mendoj se të gjitha komentet që u thanë për ne që guxuam të parashikojmë, edhe pse ishte e thjeshtë, në dëm tonin, mund të kenë ndikuar që edhe gjyqtarët ta shohin mirë me syrin tonë”,- tha Karaj.
    Avokati tha se vendimi i Partisë Socialiste për të vazhduar fushatën në Tiranë është një metodë për të zbehur lajmin e pezullimit të dekretit të Begajt.“Unë nuk besoj që më datën 9 nëntor do të kemi zgjedhje në Tiranë. Deklaratat e PS janë për amortizuar këtë pezullim të pjeshëm të dekretit, pasi vendi nuk është vakant ligjërisht. Unë në këtë moment them që do të dëshiroja ta quaja të ligjshëm dhe të drejtë, por Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie”,- tha Karaj.
    Ish kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, e quajti të pandershme deklaratën e Flor Binajt, i cili tha se nuk do të zhvillojë në Tiranë një fushatë me Sali Berishën në krah.
    “Nuk besoj që është e ndershme në raport me PD, aty se ka militantë dhe kanë kontribuar ndër vite, janë qëndrestar, themelues, po. Unë besoj që duhet respektuar çdo lloj sentimenti i atyre njerëzve. Elektorati i djathtë është elektorat kapriçoz, që në rast se nuk i krijon komoditetin, mund ta penalizojë me votë kandidatin. Mendoj që duhet të ketë kujdes në raport me njerëzit. Edhe elektorati gri nuk ta jep votën kur nuk respekton njerëzit që të mbështesin”,- tha Kalaja.

  • “PD parashikoi anulimin e zgjedhjeve”/ Zhvillimet politike, reagon analisti: PS-së i intereson ngërçi në bashkinë e…

    “PD parashikoi anulimin e zgjedhjeve”/ Zhvillimet politike, reagon analisti: PS-së i intereson ngërçi në bashkinë e…

    Analisti Ben Andoni, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, me fokus të veçantë situatën e pazakontë në Bashkinë e Tiranës pas pezullimit të zgjedhjeve. Sipas Andonit, pezullimi i procesit zgjedhor nuk i dëmton socialistët, madje sipas tij, atyre u shkon për shtat situata e krijuar.
    “Bashkia e Tiranës besoj se do mbetet në ngërç, socialistët janë mirë edhe me ngecjen e procesit për zgjedhje,” u shpreh analisti.
    Ai hodhi dyshime se në kryeqytet do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, duke vënë në dukje se situata ligjore dhe politike që përfshin ish-kryebashkiakun Erion Veliaj do të rëndohet më tej me nisjen e proceseve gjyqësore ndaj tij. “Tani që Veliaj i nis kalvari i gjyqit, unë besoj se do ta ketë shumë të vështirë,” shtoi Andoni.
    Duke folur për drejtësinë në vend, Andoni u tregua mjaft kritik ndaj reformave të ndërmarra gjatë këtyre dekadave, duke i konsideruar si të dështuara. Në lidhje me kandidaturën e pavarur të Florjan Binajt, i mbështetur nga opozita, Andoni u shpreh se PD ishte e vetëdijshme për pezullimin e mundshëm të procesit dhe ndaj zgjodhi një figurë jashtë politikës.
    “Besoj se PD e dinte që kjo do të ndodhte dhe ndaj mbështeti kandidatin e vetëpropozuar dhe nuk nxori një kandidat politik të vetin.”
    Megjithatë, ai vlerësoi guximin e figurave të reja që marrin përsipër sfida të tilla, por shtoi se Tirana, për shkak të kompleksitetit të saj, nuk është terren për eksperimente.
    “Çdo fytyrë e re që merr përsipër angazhime të tilla është për t’u mbështetur, por kryeqyteti ka problematikë të tillë që nuk mund të eksperimentohet me një figurë që nuk njeh qytetin. As Veliaj nuk e njihte mirë qytetin.”
    Në përfundim, Andoni theksoi se Tirana ka personalitete me integritet dhe respekt publik, por problemi qëndron tek mungesa e mbështetjes ndaj tyre.
    “Tirana ka personalitete, individë që gëzojnë respektin e të tjerëve, por nuk i mbështesin.”

  • Polemika me frenat: Alonso akuzon, Hamilton e ironizon duke e krahasuar një personazh seriali

    Polemika me frenat: Alonso akuzon, Hamilton e ironizon duke e krahasuar një personazh seriali

    Çmimi i Madh i Sin gaporit dhuroi sh këndija mes dy “ustallarëve” të vjetër të Formulës 1, Luis Hamiltonit dhe Fernando Alonsos. Britaniku ka reaguar me sarkazëm ndaj kritikave të spanjollit të Aston Martinit pas garës, ku piloti i Ferrarit vazhdoi garën edhe pse pranoi në radio se kishte probleme me frenat në fazën përfundimtare.
    Alonso arriti ta ndjekë nga afër dhe i mori rreth 50 sekonda në dy xhirot e fundit, por nuk ia doli ta parakalonte (vetëm 0.4 sekonda diferencë në finish). Megjithatë, një penalizim ndaj Hamiltonit për shkurtimin e kthesave dhe daljen jashtë pistës “pa arsye të justifikuar” i dha vendin e shtatë spanjollit. Edhe pse situata ishte e qartë, Hamilton u ndje i bezdisur nga ankesat e rivalit të tij të vjetër përmes radios, menjëherë pas mbarimit të garës.

    “Nuk mund ta besoj. Seriozisht, nuk mund ta besoj. Nuk mund ta besoj. A është e sigurt të ngasësh pa frena?”, dëgjohej Alonso teksa i drejtohej inxhinierit të tij, me qëllim që ta dëgjonin edhe komisarët. “Mua ndonjëherë më kanë tentuar të më përjashtojnë vetëm pse më binte pasqyra e pasme (Ostin 2022), dhe tani dikush nuk ka frena dhe gjithçka është në rregull…?”, shtoi më tej spanjolli.
    PËRGJIGJA E HAMILTONIT
    Hamilton iu përgjigj Alonsos përmes një postimi në “Instagram”, ku publikoi një klip nga seriali klasik britanik “One Foot in the Grave”, ku personazhi përsëriste vazhdimisht frazën: “I don’t believe it” (“Nuk mund ta besoj”), së bashku me tekstin “18 vjet…”, një referencë që të çon pas në vitin 2007, kur të dy ishin te skuadra MekLaren dhe u përfshinë në një betejë të fortë brenda ekipit, me shumë polemika, që asnjërin nuk e çoi drejt titullit kampion, ndërsa ai që festoi ishte Kimi Raikonen.
    Në fakt, Hamilton mund të kishte marrë edhe një ndëshkim më të rëndë, por komisarët nuk e trajtuan çështjen si problem sigurie, siç pretendonte Alonso, por thjesht si një shkelje e kufijve të pistës, një shkelje më e lehtë. Pikërisht pretendimi i Alonos është ajo që e acaroi më shumë britanikun: fakti që spanjolli e vuri në qe

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Albana Beqiri: Unë e di, lamtumirat nuk janë të lehta

    Albana Beqiri: Unë e di, lamtumirat nuk janë të lehta

    Unë e di,lamtumirat nuk janë të lehta,të rëndë e kanë hapin,mundues mendimintë trishta janë,verdhësi e dritave të zbehtatë ftohta si acar që paturpësishte vesh dimrin.krah të thyer zogjsh janë lamtumiratqë tendosen qiellit tek e nisinshtegtiminnuk u iket, por duhet,nuk mund të rrinë mëprandaj nisen,si hija zhduken, ikin…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ALBANA BEQIRI: NUK MUND TA BESOJ SE BURRI I SHTRIRË NË ATË ARKIVOL ËSHTË IM ATË…

    Për kurrgjë në botë, nuk mund ta besoj se burri i shtrirë në atë arkivol është im atë. Ai nuk është im atë, kurrsesi nuk është im atë. Nuk mund të jetë im atë. Aq shumë ia përsëris vetes këtë fjali, sa pothuaj filloj ta besoj edhe vetë. Rrotull meje sillen plot njerëz, të njohur apo të panjohur, të cilët nuk më bëjnë kurrfarë përshtypjeje. Ata nuk mund ta kuptojnë pse ai burrë i verdhur e pa pikë gjaku në fytyrë nuk mund të jetë im atë. Ata kurrë nuk do ta kuptojnë këtë, prandaj edhe nuk preokupohem me prezencën e tyre të pazakontë në shtëpinë tonë të madhe.

    E vërteta është se në këto momente që ma kanë turbulluar mendjen e shpirtin që dhemb, nuk dua të mendoj fare për ta. Thjesht e injoroj praninë e tyre zhurmuese dhe arsyen reale pse janë aty. Tash jam bindur plotësisht se burri i shtrirë në atë arkivol nuk është im atë dhe kjo më bën të ndihem e huaj në atë zallamahi qarjesh e lotësh të pafund. Prandaj ndoshta edhe nuk qaj, si bëjnë gjithë të tjerët rrotull meje.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult