Tag: besoj

  • “Sa përqind do fitosh ti? Po ti?”, kandidatja e Vlorës në podcastin e Ramës: Unë do marr 80%. Kandidati i Tepelenës: Unë besoj 83%

    “Sa përqind do fitosh ti? Po ti?”, kandidatja e Vlorës në podcastin e Ramës: Unë do marr 80%. Kandidati i Tepelenës: Unë besoj 83%

    Një ditë para heshtjes zgjedhore, kryetari i PS-së, Edi Rama ka ndryshuar edhe ditën kur e publikon podcastin e tij “Flasim”.

    Këtë herë në tryezën e kreut të socialistëve ishin ulur pesë kandidatët e PS-së për bashkitë ku të dielën do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.
    Pas një bisede të gjatë me ta, në fund, Rama i ka kërkuar secilit nga një parashikim se si do të dalin në këto zgjedhje.
    Të favorizuar edhe nga mungesa e fushatës nga opozita, e cila këtë herë ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur, socialistët duket se i kanë hyrë garës me njeri-tjetrin se kush do të fitojë më shumë.
    Biseda:
    Edi Rama: Në fund fare një parashikim. Sa përqind do të marrësh ti?
    Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80% të votave
    Edi Rama: 80% të votave?
    Brunilda Mersini: Po
    Edi Rama: Po ti sa përqind do të marrësh?
    Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj.
    Edi Rama: 83% As 2 as 4. Ta shikojmë. Po ti sa do të marrësh?
    Ervin Ceca: Unë po tregohem më konservativ po them 75%.
    Edi Rama: Po ti sa do të marrësh?
    Altin Bojni: 65%
    Edi Rama: Të isha në vendin tënd, matjanëve do tu thoja 51%. Po ti sa do të marrësh?
    Florenc Doka: Thash se do ta mundim Tepelenën por po them 71%.
    Edi Rama: Po mirë, hajde për hajër.
     
     
     
     

    Top Channel

  • “Goditje e rëndë për qeverinë Rama”/ Balluku e pandehur, sqaron gazetari: Nuk e kontrollon dot SPAK-un, ka një plan B

    “Goditje e rëndë për qeverinë Rama”/ Balluku e pandehur, sqaron gazetari: Nuk e kontrollon dot SPAK-un, ka një plan B

    Për gazetarët e politikës, vënia nën hetim e Belinda Ballukut nga SPAK për çështjen e Tunelit të Llogarasë, në rrafshin politik, konsiderohet një goditje e rëndë për qeverinë Rama, pasi Balluku mban postin e numrit dy në kabinet.
    I ftuar në një emision televiziv, gazetari Arbër Hitaj, u shpreh se deri më tani, kryeministri Edi Rama ka shmangur çdo koment direkt mbi aferën, ndërkohë që kjo lëvizje e kreut të ekzekutivit, shihet si një përpjekje e këtij të fundit për të fituar kohë, në mënyrë që të menaxhojë pasojat politike.
    Pavarësisht skandaleve të përsëritura që kanë prekur zyrtarë të lartë të qeverisë së tij, sipas Hitajt, kryeministri duket se qëndron politikisht i paprekur, duke u mbështetur në një mburojë që e mbron nga përgjegjësia direkte ligjore dhe politike.
    Arbër Hitaj:
    Shiko, politikisht nuk është një gjë e thjeshtë për maxhorancën që të ketë akuza ndaj numrit dy të saj. Dhe nuk besoj që është një çështje që është shumë e lehtë edhe për t’u kaluar, sidomos në ditët në vijim, sepse ti e the, është çështja morale, çështja politike dhe çështja ligjore. Ligjërisht jemi në fillim të një procesi që nuk e dimë si do shkojë. Ka shumë informacione, nuk e kam parë dosjen.
    Qyno ka më shumë informacione te kjo pjesë edhe i njeh më mirë çështjet e drejtësisë. Por pjesa që ka të bëjë me informacionin, flitej prej kohësh, nuk është se është një gjë e re. Flitej që SPAK mund ta thërrasë zonjën Balluku, mund t’i komunikojë edhe akuza e të tjerë. Por megjithatë, ajo që duhet të bëjmë ne në këtë moment, ose unë si gazetar, por besoj edhe shumë të tjerë, është që ne të mbështesim sistemin e drejtësisë.
    T’i shkojë deri në fund të gjithë atyre pretendimeve që ata kanë, por patjetër duhet dhe një lloj transparence, duhet dhe një lloj qasje, po themi, korrekte ndaj të gjithëve, edhe ndaj medias, me informacione, duke mos na lejuar edhe ne të aludojmë, duke mos thënë gjëra që s’i bazojmë, por nga ana tjetër edhe ndaj vetë zyrtarëve, sepse në fund të ditës, unë besoj që pavarësisht se kjo është një akuzë që ngrihet ndaj një emri, ndaj zonjës Balluku, e cila është zëvendëskryeministre, por në fund të ditës është zëvendëskryeministre e Shqipërisë.
    Pra janë procese që për mua janë delikate dhe kjo vlen për të gjithë politikanët. Në fund të ditës ata janë individë, janë emra. Por duhet që të ketë një lloj qasje pak më korrekte mendoj unë dhe në marrëdhënie me publikun, por dhe në marrëdhënie me opinionin publik dhe në marrëdhënie me gazetarët. Pra që ne ta dimë se për çfarë bëhet fjalë. Të jemi të gjithë si i thonë, korrekt me atë që raportojmë dhe të mos kemi situata, si në të kaluarën që ne nuk kemi ditur pothuajse asnjë gjë, ka rrjedhur dy-tre informacione këtu, dy-tre informacione atje, nuk kanë qenë të vërteta, pastaj kanë rezultuar që nuk dinte gjë as prokuroria, nuk kanë rezultuar te akuza finale.
    Shiko, unë besoj që Partia Socialiste dhe zoti Rama nuk është se e ka pritur, të jemi të sinqertë, pavarësisht se flitej. Kjo është një situatë që nuk e ka parashikuar, e ka llogaritur. Kështu që automatikisht po i jep Partia Socialiste po i jep kohë vetes, me sa po lexoj unë, zoti Rama po i jep kohë vetes për të parë si do shkojnë gjërat, çfarë do të bëjë dhe drejtësia. Por në qoftë se do të vijojë që do ta thërrasë dhe do ta marrë në pyetje, pra pa u futur në masa shtrënguese të tjera.
    Pra, unë shikoj që zoti Rama po përpiqet të lexojë situatën, por jam i sigurt që nga ky moment, patjetër që e ka dhe një plan B. Në planin B mund të jetë edhe zëvendësimi i zonjës Balluku ose jo. Por gjithsesi, unë besoj që situata të tilla e kanë, e kanë dhe skenarët politikë.
    Shiko, ky është një diskutim që ka vlerë, por jemi gati tetë ose nëntë muaj nga zgjedhjet parlamentare. Jemi tetë ose nëntë muaj nga një rezultat shumë i lartë që ka patur mazhoranca. Jemi tetë ose nëntë muaj nga një rezultat shumë të dobët që ka marrë opozita.
    Jo, unë e kam lexuar dhe raportin edhe në qoftë se doni unë mund të ndalem se ti e di që unë futem në detaje. E kam këtë zakon të keq. Por diskutimi është këtu, që cilët janë skenarët? Pra, skenari është do kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe sa siguri ka që del përsëri fituese opozita. Se vendi mund të shkojë përsëri në zgjedhje parlamentare, por…
    Epo, tani në qoftë se i hyjmë sikur ashtu jo, sikur ajo jo, unë mendoj këtë gjë, që në thelb nuk është gati mendoj opozita, por nuk është gati as mazhoranca që t’i futen një aventure me zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pra nuk është momenti, politik që të kemi një situatë hipotetike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nuk e shikoj, nuk më vjen asnjë lloj sinjali.
    Për sa i përket SPAK-ut, unë nuk besoj që zoti Rama është i gëzuar që numri dy, një nga njerëzit më të fuqishëm të kësaj mazhorance në këto dy mandate të fundit, sepse duhet theksuar, zonja Balluku ka marrë fuqinë në dy mandatet e fundit, nuk ka qenë në dy mandatet e para dhe nuk besoj që zoti Rama është i gëzuar me këtë dhe kjo tregon që ai mund të ketë informacion brenda SPAK, por në mënyrë kategorike, ky është mendimi im, nuk e kontrollon dot SPAK. Sepse nuk ka arsye që të krijonte një situatë të tillë, dhe kjo rrëzon atë tezën që SPAK-u kontrollohet nga mazhoranca.
    Se s’mund ta rrëzojë një arrestim gjithë veprimet që janë bërë. Pra, unë mendoj këtë gjë, që gjithçka mund të ndodhi, po gjithsesi ajo që unë mendoj unë është që vendi nuk është gati.

  • “Kërkoj të shënoj ndaj Vorës”, Skuka: Partizani kalon ngërçin, do ia dalim

    “Kërkoj të shënoj ndaj Vorës”, Skuka: Partizani kalon ngërçin, do ia dalim

    Partizani do të kërkojë fitoren ndaj Vorës, në ndeshjen e kampionatit. Sulmuesi i të kuqve, Xhuljano Skuka u shfaq optimist në konferencë.
    Ka ardhur momenti për të shënuar dhe të riktheheni siç jeni lideri i skuadrës  –

    Skuka: Në çdo ndeshje futem për të shënuar jo vetëm nesër me Vorën. Në çdo ndeshje jam futur 100%. Meqë tashmë jemi në fazën e dytë patjetër që do ketë më shumë ndryshime, më shumë impenjim dhe duke punuar në stërvitje goli do të vij.
    Ngërçi psikologjik i skuadrës  –
    Skuka: Nga dita e parë që unë kam ardhur e deri më sot, besoj se ekipi ka punuar mirë. Nuk është se kemi patur ankesa nga stërvitjet. Kushdo që ka qenë ka punuar dhe është stërvitur mirë. Them që është vetëm ngërç i momentit dhe besoj që do arrijmë t’ia dalim.
    Çfarë i premtoni tifozëve –
    Skuka: Siç e thash edhe më parë, ne në çdo ndeshje futemi për ta fituar, pastaj pjesa e lojës është diçka tjetër. Tifozët na kanë mbështetur është e vërtetë, ne i jemi shumë borxhli në emër të gjithë ekipit. Besoj që do vij kthesa kam shumë besim ke çunat, kanë kualitet, nuk i mungon asgjë me kushte me të gjitha. Besoj që ka ardhur koha për kthesën dhe besoj shumë që do ja arrijmë.Të gjithë në skuadër e dinë që ka ardhur koha të jemi aty ku duhet. Kanë punuar të gjithë pa përjashtim,  kanë punuar shumë mirë, besoj që është vetëm një ngërç do ta arrijmë t’ia dalim.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Ja detajet nga prova e SHBA për SPAK që tronditi Ilir Metën, pas fundosjes së ish-presidentit pritet dosja “LaCivita-..

    Ja detajet nga prova e SHBA për SPAK që tronditi Ilir Metën, pas fundosjes së ish-presidentit pritet dosja “LaCivita-..

    Një provë e mbërritur nga Shtetet e Bashkuara për Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ka tronditur ish-presidentin Ilir Meta. Dokumenti që lidhet me lobimin e LSI-së në SHBA rëndon pozitat e Metës. Juristi Romeo Kara, në një intervistë të re, zbulon detajet e kësaj letër-porosie amerikane që, sipas tij, provon pagesat e paligjshme dhe përfshirjen direkte të Metës. Ai paralajmëron gjithashtu se pas kësaj dosjeje do zbardhet nga SHBA dhe afera tjetër që përfshin ish-kryeministrin Sali Berisha me Chris LaCivita, konsulenti i Presidentit të vendit më të pasur dhe më të fuqishëm në botë, SHBA-së, që u pagua për të çuar drejt “fitores” liderin e opozitës së vendit më të varfër në Europë. Ka një dosje që po hetohet nga SPAK për lobimet misterioze të PD në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Sipas juristit çdo gjë do të zbardhet me ndihmën e SHBA.
    -Ditët e fundit Ilir Meta ka reaguar publikisht për një letër-porosi që ka mbërritur nga Shtetet e Bashkuara, e cila lidhet me çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA. Ai e ka quajtur atë provë diçka që nuk ekziston. Çfarë ka ndodhur realisht sipas informacionit që ke ti?
    Nga çfarë kam parë që është shkruar dhe thënë,  si nga krahu i Metës ashtu edhe nga krahu i medias: Ka ardhur një letër porosi, besoj në 1 tetor nga Shtetet e Bashkuara. Kjo provon që lobimi është paguar pjesërisht nga paratë e LSI-së (nga financat e LSI-së së atëhershme) dhe pjesërisht nga biznesmeni Shatku nëpërmjet numrave të tij të llogarisë. Kjo provon edhe një herë vërtetësinë e akuzës lidhur me një lobim të paligjshëm në SHBA. Lobimi bëhet pikërisht nëpërmjet personit i cili ka marrë favore më parë nga Meta dhe ndikimi e tij në qeverisje.
    Pra, mbyllet qarku. Nëse dalin edhe prova të tjera, besoj kjo pjesë e akuzës është provuar pastaj katërcipërisht. Pikërisht ky fakt, i cili është i rëndë për të, e ka çuar atë në prononcimin që ta mohojë. Zakonisht akuza ngrihet përtej dyshimit të arsyeshëm me fakte të mbështetura nga prova. Provat mund të jenë të ngurosura ose verbale, pra që janë dëshmitë. Pjesa që kuptova unë nga mohimi ishte që “unë nuk kam dijeni”. Që të plotësohen elementet e veprës penale, veprimi duhet të jetë bërë me faj. Pra, e ke bërë me ndërgjegje të plotë. Tani kjo pjesë ngelet të provohet edhe nga organi i akuzës, të cilën besoj se Meta dhe mbrojtja e tij e kanë të vështirë ta hedhin poshtë. Pra, çështja, ose çështjet që janë bashkuar, po marrin një drejtim drejt gjykimit. Aty ka tre akuza. Besoj se kjo akuzë është e pakundërshtueshme.
    -Ndërkohë, përfshirja e Shteteve të Bashkuara, çfarë tregon në këtë lloj bashkëpunimi?
    Kjo provë është marrë me anë të një letër porosie. Ne kemi bashkëpunim me shumë shtete. Edhe nga ndonjë vend tjetër do vinin. Nuk besoj që do ta mohonin, por kuptohet që SHBA-të gjithmonë kanë qenë të hapura në lidhje me zbatimin e ligjit dhe mirëfunksionimin e drejtësisë. Kështu që nuk kam dyshuar që ata nuk bëjnë shakara të tilla. Mbase do fillojë dhe atje ndonjë proces penal.
    -Mund të hapet hetim edhe në Amerikë për lobimin?
    Po, patjetër. Ata nuk munden të lejojnë që lobimet në SHBA të bëhen me para të korruptuara, në mbështetje të korrupsionit në botë. Besoj se më e rëndë do të jetë ajo e LaciVita-Berishës, që t’i jepet fund edhe kësaj loje me SHBA-në, ku lobojnë atje për të zgjatur “jetën e haramit të tyre” këtu. Është turp tani të paguash para dhe të bësh lloj-lloj makinacionesh për të bërë një foto, një takim, apo për të marrë një përkrahje jo të ligjshme për veprimtaritë e mbrapshta këtu. Edhe pse je në pushtet, në momentin që je jashtë kornizave ligjore, e ke uzurpuar atë pushtet. Duhet t’i jepet fund këtij teatri me lobimet në Amerikë, Europë apo në vende të tjera. Ne i votojmë këta persona në raport me qeverisjen që kanë me ligj me ne këtu.
    -Kontratat janë publike. Ku e gjejnë guximin t’i bëjnë me fonde të dyshuara, që nuk justifikohen?
    Edhe më të zgjuarit që kam parë, edhe nga qeverisja e Berishës e të tjerë, kanë lënë prova. Nuk ka krim që nuk zbulohet. Mjafton të kemi vullnetin, qetësinë e duhur dhe motivin e duhur. Këta kanë abuzuar dhe kanë menduar që do të ishin të patundur. Unë shoh akoma që vazhdon abuzimi. Nuk e besojnë që Meta është në arrest akoma. Edhe kur të shkojnë vetë, fillimisht nuk do e besojnë. Do qetësohen pastaj, si puna e Veliajt etj, që fillojnë e kuptojnë ku janë. Ai nuk ka bërë një protestë të madhe. Ai ka dashur të shmangë veten dhe si lëvizje duket se ka shfrytëzuar maksimumin e mundësisë që ai ka, pra të shmangë pjesën e fajësisë. Po a ka një publik që beson që “ia kanë bërë të tjerët” pas shpinës? Nuk besoj.

  • Ardian Nuhiu: E njoh Tiranën, të kthejmë besimin te grupi

    Ardian Nuhiu: E njoh Tiranën, të kthejmë besimin te grupi

    Trajneri i ri i Tiranës Ardian Nuhiu foli për herë të para para mediave sportive në atë që konsiderohet prag sfidë e skuadrës së tij. Tirana përballet nesër për javën e 10-të Abissnet Superiore ose e e para e fazës së dytë.

    Nuhiu:

    Vetëm 3 ditë stërvitje…

     “Dua të falenderoj presidentin dhe drejtuesit për besimin e dhënë. Jam i vetdijshëm për ecurinë e skuadrën, e kam marrë me shumë përgjegjësi. Skuadra gjithandej ka shumë tifozë dhe jam i motivuar jashtëzakonisht shumë, që ta udhëheq këtë skuadrën dhe ta rikthej drejt fitoreve sepse mendoj që meriton kjo skuadër. Janë pak ditë realisht, pa kërkuar justifikime, jemi munduar të analizojmë skuadrën e Ballshit. Është skuadër që lufton shumë, por gjithashtu del shumë shpejt në tranzicion apo kundërsulm. Jemi munduar të përcjellim sa më shumë informacione te grupi dhe gjithashtu të japim një plan, për të shkuar drejt portës së kundërshtarit, që të fitojmë takimin.

    Sa të vështirë e keni pasur që nuk e njihni skuadrën? 

    E njoh shumë mirë skuadrën sepse kam përcjellur kampionatin shqiptar. Kam analizuar skuadrën dhe kualitetin e grupit. Jo rastësisht e kam marrë skuadrën, kam besuar fort te çunat. Mendoj që klasifikimi nuk përcakton kualitetin që kanë ata. Gjëja e parë që më intereson te grupi, të kthejmë besimin dhe shpirtin e fitoreve te kjo skuadër.

    Cili është objektivi? 

    Objektivi në radhë të parë është të kthej besimin te grupi, të stabilizoj skuadrën dhe të fus atë mënyrën apo filozofinë si dua të luaj unë me këtë skuadër. Kam besim të plotë te kualiteti i grupit. Nuk e them që do të jetë e lehtë sepse futbolli vërtetë do kohë, por do mundohemi unë bashkë me stafin tim në mënyra të ndryshme, sa më të shpejta, që të fusim filozofinë si dua të luaj unë.

    Si është gjendja e skuadrës? 

    Në fakt në këto tre ditë jemi munduar të punojmë në aspektin psikologjik më tepër, që t’i kthejmë ata të besojnë. Besoj fuqishëm se ata nesër do bëjnë paraqitje shumë të mirë, me shumë përkushtim dhe ta fitojmë takimin, që dalëngadalë të nisemi drejt qëllimit apo objektivit tonë.

    Çfarë keni ndryshe nga dy trajnerët e mëparshëm? 

    Dua të falenderoj dy trajnerët sepse skuadra sipas statistikave apo “GPS” e pashë që skuadra është e përgatitur mirë. Kjo më bën të besoj edhe më shumë, që janë të gatshëm në aspektin fizik të luftojnë. Thjesht do mundohemi që të fus filozofinë time, me grupin që kemi, apo duke u munduar që secilit futbollist t’i marrim më të mirën, t’i shërbejë skuadrës që ta kthejmë dalëngadalë aty ku duan ta shikojnë tifozët tonë. Kam besim të plotë që do ta arrijmë.

    Pika më e fortë dhe më e dobët? 

    Do shikoj nga ai momenti që mora skuadrën. Nga ndeshja e nesërme do analizoj çdo grup. Padiskutim që aty ku kam menduar që ka çaluar skuadra, jam munduar që këto 2-3 ditë të përmirësojmë gjërat. Nuk kam shkopin magjik që të përmirësoj për 2-3 ditë, por besoj në vazhdimësi, me shumë profesionalizëm dhe displinë e passion, do e bëj këtë punë për ta çuar skuadrën aty ku mendoj se e meriton.

    Debutimi me Bylisin? 

    Futbolli nuk njeh kundërshtar të dobët, ne duhet të bëjmë maksimumin në ndeshjen e nesërme. Shumë përkushtim nga secili futbollist, maksimumi nga të gjithë. Duhet ta duam të gjithë fitoren, dhe nëse arrijmë ta duam dhe ta luftojmë, ta besojmë fuqishëm të gjithë, atëherë besoj që do ta arrijmë.

    Keni marrë një premtim? 

    Padiskutim që trajnerin e mban rezultati, besoj fuqishëm që ta arrijmë. Nuk e mendoj në asnjë moment dështimin, mendoj gjëra pozitive dhe besoj fuqishëm që do e arrijmë.

    Keni mesazh për tifozët? 

    Patjetër, unë dua që ata të vijnë të na mbështesin. Nuk kanë munguar në asnjë stadium sepse i kam ndjekur. Në këtë moment ata i duhen shumë skuadrës, futbollistëve. Ejani na mbështesni sepse besoj që kjo skuadër do i bëjë krenarë, siç ata e meritojnë”.

    Vazhdo leximin

  • Balluku del nga SPAK: Isha për një çështje në hetim, proces që besoj se do bazohet në transparencë

    Balluku del nga SPAK: Isha për një çështje në hetim, proces që besoj se do bazohet në transparencë

    Interesit të lartë të gazetarëve pas pranisë në SPAK, Belinda Balluku iu përgjigj me këtë deklaratë të shkurtër. 
    “Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj si një proces, një proces si cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transaprencë dhe mbi parimet drejtësisë teke cila besoj”, tha Balluku.    
     

  • Vora, Bellai: I zhgënjyer me rezultatin, kjo humbje le të shërbejë si mësim

    Vora, Bellai: I zhgënjyer me rezultatin, kjo humbje le të shërbejë si mësim

    Trajneri i Vorës, Arjan Bellai u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Bylisit.
    “Nuk jam fare i kënaqur sot, besoj se ndeshja u humb, domethënë e humbëm qejfin e dëshirën duke u kënaqur në anë psikologjike te kartoni i kuq. Duke e ditur që Ballshi e kishim thënë që në ndeshje brenda është mundur me vështirësi më përpara. Me Elbasanin luajti mirë e barazoi me një gol që nuk u quajt. Aty besoj ajo dëshira që ta bëj unë, të shënoj unë, bëri të mos shkojmë shpesh, nuk ishim të saktë në goditje standarte.

    Kjo erdhi si rezultat edhe me mungesat që kemi, edhe me dëmtimet që vijnë një herë njëri e një herë tjetri. Por duhet të jemi të gjithë të gatshëm, ky është futbolli, nuk duhet të themi mungon Bellaj e duhet të luajë dikush tjetër. Duhet të jemi të gjithë të gatshëm e të japim maksimumin në çdo ndeshje. Qe më e mirë kjo shuplakë, që të rrimë më mirë me këmbë në tokë, që të mos mendojmë se u bëmë dikush, Duhet të shikojmë sa kemi lartësinë tonë, mos e çojmë shumë kokën lart. Besoj kjo humbje sot na ul tamam me këmbë në tokë, duke e ditur programin që fillon që nga java tjetër me Partizanin. Ndeshjet në vazhdim fillojnë nga e para dhe është një kampionat më i vështirë duke e ditur se tabela në zonën ku jemi ne është më e ngjeshur” – tha ai.
    Ne kur ndërtojmë lojën, Kasalla luan 8-sh me Tabakun dhe Dalipi është 6 i pastër që organizon nga mbrapa. Kasalla, meqë topin e njeh shumë mirë, na organizon gjithmonë lojën dhe nuk bëri keq. Ai kishte një problem me dhëmbin, ka qenë tre ditë te dentisti dhe ishte pa dhëmbë, ju nuk e keni parë. Nuk kishte atë freskinë që duhej pasi edhe dje në darkë, edhe sot në mëngjes jemi marrë vetëm me të. Për mua ka bërë shumë mirë, thjesht e penalizoi pak fusha, ishte pak e rëndë se ai është teknik. Tabaku kishte urdhër të ngjitej më lart se ishin me 10 lojtarë e dikush duhej të ngjitej. U fola shumë herë edhe Kasallës e Dalipit që të ngjiteshin dhe u vonuam.
    Duke u ngjitur Dalipi më lart, edhe Kasalla të shkonte me lart, u bë dy herë. Në pjesën e dytë ishte urdhër që duhej të luanim kështu.
    Ne kemi filluar në pjesën e parë jo mirë, në pjesën e dytë mirë. Ky është futboll dhe nuk mund ta dish kur luan mirë apo keq. Por pjesën e dytë është si pjesa e parë e ndeshjeve të tjera, na mungonte freskia e shpirti i ndeshjeve të tjera.
    Daka ka ndihmuar, e ka bërë mirë në krah, e provova edhe me Dinamon Bardhin duke hequr Zunën. Nuk dhamë atë që duhej, është edhe lodhje se janë të njëjtat futbollistë dhe Bardhi është nga ata që bën kilometrat më të shumta. Edhe në ndeshjen me Elbasanin kishte probleme. Ndaj u detyrova, isha i kënaqur se bëri shumë mirë”,

  • Gara për Bashkinë e Tiranës, Manastirliu me gratë e Njësisë nr. 9: Plani ynë Tirana 2030, një qytet që kujdeset për fëmijët dhe familjet

    Gara për Bashkinë e Tiranës, Manastirliu me gratë e Njësisë nr. 9: Plani ynë Tirana 2030, një qytet që kujdeset për fëmijët dhe familjet

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Kryetare të Bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorët e qytetit për të ndarë vizionin e saj për Tiranën 2030, zhvilloi një bashkëbisedim me gratë dhe vajzat e Njësisë nr. 9.

    Në këtë takim, Manastirliu theksoi rëndësinë e forcës së komuniteteve dhe të punës së përbashkët për të ndërtuar një qytet më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.
    “E di mirë se çfarë nevojash ka Tirana. Besimin ua kërkoj Njësisë 9, të gjithë qytetarëve të Tiranës, për disa arsye. Unë besoj te përbashkimi, te fuqia e bashkimit të njerëzve të zakonshëm edhe te ndryshimi që ata sjellin kur bëhen bashkë. Unë besoj tek puna, edhe mendoj që nëse ka një fije lidhëse te të gjithë ata që e duan familjen, e duan shoqërinë dhe duan edhe vendin e tyre, fija lidhëse është puna. Unë besoj te punët e vogla, sepse janë ato që i bëjnë punët e mëdha dhe mbi të gjitha, besoj fort tek bashkëpunimi. Duhet të kujdesemi për çdo njeri të këtij qyteti, duhet të kujdesemi për fëmijët tanë, për të siguruar një të ardhme më të mirë, duhet të kujdesemi për gratë dhe vajzat tona, për familjet, prindërit, duhet të kujdesemi për të moshuarit, duhet të kujdesemi për ata të cilët kanë më shumë nevojë, për personat me aftësi të kufizuar.”, tha Manastirliu
    Duke folur për filozofinë që udhëheq vizionin e saj për Tiranën 2030, Manastirliu u ndal te Rilindjen Urbane 2.0.
    “Ky operacion që po ndodh sot në Tiranë, i çlirimit të hapësirave publike, nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje madhore dhe më besoni, është një përpjekje madhore për t’i kthyer hapësirat njerëzve. Jo vetëm do t’ia kthejmë, por do të bëjmë të mundur që në çdo lagje, aty ku rriten komunitetet, aty ku zhvillohen mendjet dhe rriten njerëzit, të krijojmë hapësira që nxisin bashkëjetesën, kulturën dhe qytetarinë. Ne duhet të fillojmë punën nga lagjet, dhe lagjet duhet tashmë t’i riorganizojmë me modelet më të mira. Kemi një plan për Tirana 2030 do të jetë qyteti ku jo vetëm Rilindja Urbane 2.0 do ta ketë shndërruar qytetin dhe lagjet e tij në hapësira që i shërbejnë njerëzve, por edhe në zona ku ne kalojmë kohën më të madhe. Është pikërisht ky “kati zero”, kati përdhe. Aty takohemi, aty pimë kafen, aty ndajmë hallet, shqetësimet, gëzimet, ndajmë përvojat me njëri-tjetrin. Ai “kati zero” është kati më i rëndësishëm i shtëpisë sonë të përbashkët Tiranës dhe ky është kati për të cilin duhet të kujdesemi më shumë, nga pastrimi te gjelbërimi, nga këndet e lojërave te aktivitetet kulturore në çdo lagje.”, tha Ogerta Manastirliu. Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, theksoi se programi i saj për Tiranën 2030 synon mbështetjen e çdo komuniteti, në bashkëpunim me qeverinë dhe me qytetarët.
    “Komunitetet kanë nevojë të mbështeten më shumë dhe unë bashkë me ju, bashkë me skuadrën, do të bëjmë të mundur që Rilindja Urbane 2.0 të shkojë në çdo lagje dhe në zemër të çdo komuniteti. Jam e bindur që, duke qenë bashkë në bashki dhe të mbështetur nga qeveria ne mund të bëjmë punë të mëdha në këto vite drejt 2030-ës, për t’i parë dhe për t’i pasur sa më të prekshme rezultatet e kësaj pune që do ta bëjmë së bashku”, shton më tej.

    Top Channel

  • A ka ‘dorë’ mafia shqiptare në atentat? Gazetari italian: Nuk besoj se janë kaq idiotë, qëllimi të më trembnin

    A ka ‘dorë’ mafia shqiptare në atentat? Gazetari italian: Nuk besoj se janë kaq idiotë, qëllimi të më trembnin

    Sigfrido Ranucci

    TIRANË-Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, i cili ishte shënjestër e një atentati me tritol, ngjarje e ndodhur më 16 tetor, ka folr rreth hetimit dhe spekulimeve për përfshirje të shqiptarëve në ngjarje. Gazetari i ftuar në Euronews theksoi se dinamika e ngjarjes lë të kuptohet se autorët kanë dashur të dërgojnë një mesazh frikësues, për të paralajmëruar se mund të goditet në çdo moment. Sipas tij, mafia shqiptare nuk është pas atentatit dhe shprehet se mund të ketë të bëjë me investigime në shtete të tjera.

    Sigfrido Ranucci: Ishte ora 10 e mbrëmjes të enjten kur shpërtheu ky eksploziv, që përmbante një kile lëndë shpërthyese dhe ishte bërë nga ekspert; ishte vënë në makinën time, ku shpërtheu makina ime dhe e vajzës sime. Ndodhi pasi vajza ime ishte kthyer në shtëpi; për fat, nuk i ndodhi asgjë. Por fuqia e tij mund të na kishte vrarë. Kjo është pak dyshimi im në këto momente, sepse nuk e kuptoj cili ka qenë qëllimi, arsyeja ose domethënia. Është vendosur në një pikë ku unë kaloj shpesh. Mesazhi që ndoshta ata duan të japin është se mund të qëllojnë ty në çdo moment. Qëllimi është të na trembin ne, por kjo është një mision i pamundur. Nuk besoj se mafia shqiptare të ketë lidhje me atentatin. Anti-mafia në Itali bëri një investigim për mafian shqiptare, por nuk i di detajet. Në këto momente nuk kam asnjë element për ta thënë pas kaq shumë kohësh, sepse do rihapte atë temë. Nuk besoj se mafia shqiptare është kaq idiote dhe nuk ka ide të qartë. Mund të ketë të bëjë me investigime në shtete të tjera. Në këto momente s’kam asnjë element. Nuk kam asnjë arsye ta lidh me këtë shqiptar.

    Ndërkohë mediat italiane kanë raportuar se në qendër të hetimit në lidhje me atentatin ndaj gazetarit, qëndrojnë dy emra Altin Sinomati, i arrestuar në Dubai i cili dyshohet si porositësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, dhe Artur Shehu, i cili dyshohet si një figurë me peshë në krimin e organizuar në Shqipëri. Sipas artikujve të tyre skaku i ngjarjes lidhet me një episod të emisionit ‘Report’ të datës 21 prill 2024, me një episod të titulluar “(Hot) Spot Albanese”, mbi projektin e qendrave për emigrantët që Italia ka ngritur në Shqipëri./ZËRI

  • “Besoj se drejtësia do të triumfojë”/ Protesta e bashkuar, flet Ademi: Shqiptarët të unifikuar

    “Besoj se drejtësia do të triumfojë”/ Protesta e bashkuar, flet Ademi: Shqiptarët të unifikuar

    Historiani Haxhi Ademi i ftuar në një studio televizive, deklaroi se sot “Tirana i bashkoi të gjithë” në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    “Shteti amë shqiptar tregoi që është në mbështetje të vlerave kombëtare. Tirana bashkoi të gjithë, pa dallim politik dhe u bë simbol i bashkimit”, tha Ademi.
    “Zakonisht, debatet historike i bëjmë vetëm në përvjetorët e pavarësisë. Përtej kësaj, vëmendjen kryesore e merr showbiz-i dhe të rinjtë nuk informohen për proceset historike nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar në tërësi. Shteti shqiptar ka luajtur rol kryesor në përpjekjen që Kosova të fitonte fillimisht të drejtat e mohuara nga regjimi serb. Në fazën e luftës, shteti shqiptar argumentoi para ndërkombëtarëve se si të drejtat e shqiptarëve mohoheshin nga Serbia. Tani, unë vlerësoj se duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi debateve rreth historisë. UÇK-ja në asnjë rast nuk ka të dhëna që ka bërë krime. Në Kosovë janë vrarë mbi 10 000 civilë të vrarë, ndërsa në anën tjetër kemi 300-400 civilë të vrarë me etni serbe”, shtoi historiani.
    “Gjykata Speciale është një gjykatë e njëanshme, që nuk duhej të formohej. Duhej të kishte një gjykatë për krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Përtej kësaj, faktori ndërkombëtar dhe serbët me dëshmitë e tyre të rreme bëjnë përpjekje për të pasqyruar që UÇK-ja ka kryer krime ndaj serbëve. Besoj se drejtësia do të triumfojë, por shikoj se në proces ka shkelje të rregullave. Prandaj dhe ka protesta. Ka shkelje të të drejtave të të burgosurve”, theksoi më tej Ademi. (A2 Televizion)