Tag: besoj

  • “Treguam që e meritojmë ‘play off’-in”, Strakosha: E kemi rritur nivelin dhe njerëzit presin nga shumë nga ne, e dua ndeshjen e parë në shtëpi

    “Treguam që e meritojmë ‘play off’-in”, Strakosha: E kemi rritur nivelin dhe njerëzit presin nga shumë nga ne, e dua ndeshjen e parë në shtëpi

    Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Megjithatë, në fund nuk mundën ta shmangnin humbjen. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”.
    Strakosha: “Falë Zotit jemi në “play off”. E kemi treguar që e kemi merituar të jemi në “play off”. Kemi bërë edhe gabime, por të nxjerrim mësime prej tyre. Kemi një gjysmëfinale tani, e cila për ne është si një finale. Nuk e prisja të kualifikoheshim në “play off”, sepse grupi ishte i vështirë. Por nga ndeshja e parë në të fundit kemi treguar rritje. Tani duhet të mësojmë dhe të mos përsërisim më gabimet, sepse ndeshjet i kemi finale. E kemi rritur nivelin dhe njerëzit tani presin më shumë nga ne. Ndeshjen e parë e dua në shtëpi. Luajmë më mirë aty dhe tregojmë më tepër karakter”.
    Laçi: “Besoj se nga minuta e parë nga ana taktike kemi qenë shumë mirë. Edhe në kundërsulm kemi bërë shumë mirë. Ndaj një kundërshtari si Anglia nuk është e lehtë ta bësh. Deri në minutën e 70 kemi krijuar disa raste. Por pastaj një goditje nga këndi dhe na shënuan. I kishim punuar goditjet nga këndi. Fatkeqësisht…”.
    Hoxha: “Besoj që bëmë një ndeshje shumë të mirë. U mundova të bëja detyrën time, t’i vija në vështirësi në lojën një kundër një. Besoj që e bëra diferencën. Na mungoi edhe fati sot. Rasti që humba në zonë? Vrapova nga 16-sha në 16-she dhe doja ta përfundoja aksionin menjëherë. Bajrami më bëri një super pasim, por nuk arrita të shënoja. Më dhemb kjo. Unë mer zor pres të kem situata një kundër një dhe nuk hezitoj. Nuk dua t’ja di kush është përpara, i shkoj deri në fund”.
    Ismajli: “E arritëm atë që donim, të arrinim në ‘play off’. Ishte një ndeshje shumë e luftuar. Kjo ndeshje do të na shërbejë shumë për ndeshjet e marsit, ku do të kemi dy finale. Siç na kanë bërë tifozët krenarë ne në çdo cep të botës, ashtu shpresoj t’i bëjmë krenar edhe ne. Pata dy lëndimi, por tani jam në rregull. Krenar që jam këtu. Si në stol, si në fushë, jam gati të jap 100%-shin. Sa për faull, folëm me arbitrin dhe na tha që nuk kishte asgjë. Kejni e kishte goditur pak Strakoshën (te goli i parë), por fillimisht kishte prekur topin”.
    Ramadani: “Na motivon shumë, sepse për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel. Nuk kishim diferenca të mëdhaja në fushë. Do ta motivojë shumë për fazën e “play off”-it, sepse aty nuk do të ketë ekipe të lehtë dhe do të tregojmë dhembët ndaj çdokujt. Te ne nuk ka rëndësi kush luan. Nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishim grup i mirë. Ata po hasnin vështirësi në mesfushë, sepse ne po i dublonim shumë mirë”./Sport Ekspres/

  • Një nga më të mirët në fushë, Arbër Hoxha: Besoj se bëra diferencën, ja çfarë na mungoi ndaj Anglisë

    Një nga më të mirët në fushë, Arbër Hoxha: Besoj se bëra diferencën, ja çfarë na mungoi ndaj Anglisë

    16 Nëntor 2025

    20:45

    Telesport

    Arbër Hoxha ishte padyshim një nga futbollistët më të mirë në fushë në sfidën Shqipëri-Angli. Në një intervistë për TV Klan pas ndeshjes, Hoxha shprehet se bëri diferencën në fushë dhe sonte kuqezinive iu mungoi fati ndaj Anglisë.
    “Besoj se bëmë një ndeshje të mirë. Unë u mundova të bëj detyrën time. Besoj se ia dola të bëj diferencën. Krijuam shumë raste, por nuk shënuam. Kjo është ëpr të ardhur keq, por na mungoi edhe fati ndaj Anglisë. Harry Kane është lojtar klasi, nuk u duk për 75 minuta, në rastin e parë na ndëshkoi.
    Bajrami më dha një top të shkëlqyer dhe më dhemb që nuk arrita dot të shënoja në atë rast. Të gjithë ata që luajnë në sulm, bëjnë punën mirë te kombëtarja. Për mua nuk ka problem se cili luan”, tha Hoxha.

  • Intervista për Telegrafi/ Presidenti Duka: Kualifikimi në play-off, historik. Anglia e vështirë, por në futboll ndodh gjithçka

    Intervista për Telegrafi/ Presidenti Duka: Kualifikimi në play-off, historik. Anglia e vështirë, por në futboll ndodh gjithçka

    Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të një Kampionati Botëror. Fitorja 0-1 në transfertën e Andorrës vlejti shumë më tepër sesa tri pikë. Ajo vulosi një vend të sigurt në play-off-et e Botërorit të ardhshëm. Në një intervistë për Telegrafi, Presidenti Armand Duka tregoi emocionet e këtij momenti historik në Andorra dhe nënvizoi rëndësinë e kësaj fitoreje.
     
    Kreu i qeverisë së futbollit u shpreh se objektivi i skuadrës në këto kualifikuese u arrit, pavarësisht vështirësive, duke qenë se në grup bëjnë pjesë ekipe si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.
     
    Ndër të tjera, Presidenti Duka vlerësoi ndeshjen ndaj Serbisë si një prej më të bukurave të këtyre kualifikueseve dhe foli për sfidën e nesërme kundër Anglisë në “Air Albania”, si edhe për play-off-in dhe kundërshtarët e mundshëm.
     
    – Z. Duka, Shqipëria për herë të parë në histori është kualifikuar në play-off të Kupës së Botës. Çfarë do të thotë personalisht për ju ky arritje dhe si e përjetuat momentin e siglës së kualifikimit?
    – Ishte një fitore e rëndësishme dhe e dinim shumë mirë që ishte e vështirë. Pavarësisht besimit që kishim te fitorja, djemtë kishin presion. Të them të drejtën, edhe unë si skuadra isha në presion, deri në momentin që Asllani shënoi golin dhe më pas besoj se u qetësuam jo vetëm ne aty, por të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Një emocion i veçantë, i pashpjegueshëm me fjalë. Çdo kualifikim, qoftë ai në finalet e Europianit më parë por edhe ky tashmë në play-off ka gjithmonë emocionet e veta dhe ndryshon njëra nga tjetra. Emocione të bukura. Por kualifikimi në play-off të Kampionatit Botëror është historik për ne dhe besoj se të gjithë duhet të ndihemi me fat që jetojmë në këtë epokë.
     
    – Kur u hodh shorti dhe Shqipëria rezultoi në një grup me Anglinë dhe Serbinë, a keni pritur që do ta mbyllim këtë kualifikim si pozitë e dytë?
    Në fakt, objektivi ynë ka qenë vendi i dytë. E dinim se me Anglinë do e kishim shumë të vështirë. Jo të pamundur, pasi në futboll ndodh gjithçka, por e dinim që do ishte e vështirë. Me Serbinë kishim ndeshje vërtetë sensitive, por përballjet direkte i kishim me ta. ashtu sikurse duhet vlerësuar edhe Letonia e Andorra. Mos të harrojmë barazimin në Letoni sepse e kam thënë dhe vazhdoj ta them që nuk ka më ekipe të lehta. E kam besuar, sepse kam parë çdo përgatitje të skuadrës dhe kam qenë në çdo grumbullim. Kam parë dëshirën, grintën e skuadrës për të bërë përpara dhe për të besuar në ëndrrën që ta kanë. Ne themi që Botërori është ëndrra e çdo shqiptari, por në fakt më shumë se sa e jona, është ëndrra e këtyre futbollistëve që jetojnë me futbollin.
     
    – Në tërë këto kualifikuese cilën ndeshje e veçon si më të mirën që Shqipëria e ka zhvilluar?
    Pa dyshim që do të vlerësoja dy ndeshjet me Serbinë. Atë në “Air Albania” më 7 qershor dhe atë të kthimit më 11 tetor ku ne edhe fituam. Nuk do të doja t’i ndaja pasi realisht kam parë një ekip që ishte e etur për fitore, pavarësisht barazimit në Tiranë. Por në përgjithësi, përveç barazimit në Letoni që realisht na la shije të keqe të gjithëve, të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar në këtë fushatë kanë qenë për t’u shijuar.
     
    – Ka mbetur edhe një përballje ndaj Anglisë, me një fitore – Shqipëria ngjitët në vazon e dytë. A beson se Kuq e Zinjtë mund t’i tregojnë botës një tjetër befasi pasi Anglia ende jo vetëm që nuk ka lëshuar pikë, por nuk di as të pranojë gol?
    Të them të drejtën, nga kjo skuadër mund të pritet gjithçka. Jo vetëm nga skuadra, por është le të themi si një ligj i futbollit që çdo rezultat mund të ndodhë pasi futbolli është i paparashikueshëm. Kështu që unë dua të besoj që pse jo, ndaj Anglisë mund të provojmë të jemi ne fituesit. Edhe pse ta pranojmë që po luajmë ndaj finalistëve të Europianit të fundit dhe një nga top 5 ekipeve më të mira në botë.
    – Cilët do të ishin kundërshtarët që ju do t’i dëshironit në gjysmëfinale të play-off-it? Një revansh i mundshëm me Italinë në finale të play-offit?
    Nuk do të veçoja një emër, të gjithë kundërshtarët janë të vështirë. Edhe Andorra që të gjithë e mendojnë një ekip të lehtë, në fakt nuk është ashtu. Nuk ka më ekipe të lehta. Unë vetëm dua të besoj te kjo skuadër do të vazhdojë të na suprizojë siç bën gjithmonë. Italia? Jemi përballur edhe më herët. Madje i kemi shënuar edhe golin më të shpejtë në Europian me Nedim Bajramin, që gjithashtu është gol rekord në historinë e një Europiani. Nuk i dihet, mund edhe ta kemi përballë. Ne do të luajmë shanset tona përballë çdo ekipi.
    – Për fund, a besoni se këtë herë Shqipëria mund ta realizojë ëndrrën dhe ta sigurojë Botërorin për herë të parë në histori?
    Pas kualifikimit në fazën play-off të Botërorit, unë besoj se kjo skuadër mund të bëjë çdo gjë. Por për momentin duhet t’i gëzohemi këtij rezultati dhe play-offit.

  • Berat Gjimshiti flet si lider, përmend Botërorin si objektiv të Kombëtares kuqezi

    Berat Gjimshiti flet si lider, përmend Botërorin si objektiv të Kombëtares kuqezi

    Adriatik BALLA
    Mbrojtësi dhe njëherësh kapiteni i përfaqësueses kuqezi, Berat Gjimshiti, doli dje së bashku me trajnerin Silvinjo në konferencën për shtyp dhe dha mendimet e tij për këtë sfidë, por u tregua optimist për realizimin e fitores në duelin me Andorrën, një rivale që shpesh u hap punë edhe skuadrave të mëdha. “Sigurisht që kemi ardhur këtë për një qëllim, të gjithë, për 3 pikë sepse na nevojiten për kualifikueset dhe çfarë kemi mësuar, sigurisht kemi parë ndeshjet e Andorrës në vend të tij me Serbinë dhe Anglinë, që i ka vendosur në vështirësi. Prapë ne do luajmë futbollin tonë, do jemi me vetbesim të madh për 3 pikë. Të respektojmë kundërshtarin, do jenë momente të vështira për 90 minuta, por duhet të jemi mendërisht të fortë që t’i përballojmë të gjitha. Jam shumë i lumtur dhe krenar për 300 ndeshje me Atalantën. Ndeshja shumë e rëndësishme, siç gjithmonë është ndeshja e radhës. Sigurisht momentet që kemi, jemi të mirë, do hyjmë për maksimumin dhe 3 pikë, që të vazhdojë ëndrra. A e kam menduar sfidën e parë? Nëse me pyesnit para 10 viteve, jo, nëse do më pyesnit pak më parë po. Besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme dhe pse jo të provosh”, tha Gjimshiti.
    Ardhja e të rinjve e forcoi ekipin
    I pyetur se çfarë e bën më të efektshme skuadrën ku ai është kapiten, Gjimshiti shtoi se janë prurjet e reja që kanë rritur cilësinë e grupit. “Mundësitë për lojtarët që kemi me cilësi, besoj kanë ardhur të rinj, të fortë dhe të talentuar. Kanë vendosur trajnerin më shumë në vështirësi, për ekipin është më e thjesht. Sigurisht që kualiteti është rritur në disa aspekte, është mbajtur grupi dhe besoj është gjëja më e rëndësishme që kemi ne”, nënvizoi ai. Më tej Gjimshiti u pyet nëse mund të shënonte një gol në këtë sfidë. “Sigurisht që unë si mbrojtës pothuajse në çdo lojë futem për të mos pësuar gol, por nëse më vjen rasti pse jo. E kisha një rast me Letoninë, nesër nëse më vjen mundësia do jap gol. Për mua gjëja më e rëndësishme ekipi, që të fitojmë”, shtoi ai.
    Mesazhi për tifozët
    Në fund Gjimshiti e ka një mesazh për tifozët, duke dashur që të jenë një shtytje më shumë drejt realizimit të objektivave dhe ku ai shpreson që ekipi t’i bëjë të lumtur. “Si gjithmonë, kur dëgjova që do jetë plot me tifozët tonë të jep një shtyrje akoma më shumë. Besoj se mesazhi që do japim gjithmonë ne, është falenderues. Ajo që ne mund të bëjmë është të japim maksimumin në fushë dhe ata jashtë, shpresojmë t’i bëjmë të lumtur pas ndeshjes. Besoj do ia arrijmë”, theksoi në fund kapiteni i skuadrës sonë kombëtare, i cili llogaritet si një nga lojtarët më të qëndrueshëm në ekipin kuqezi dhe me performancë të lartë dhe me Atalantën e tij.
    Shorti i Botërorit më 5 dhjetor
    Tërheqja e shortit për Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet të premten, më 5 dhjetor, në Kenedy Center në Uashington DC, në orën 17:00 GMT (12:00 ora lokale). Do të jetë Kupa e Botës më e madhe deri tani, me 48 kombëtare që do të marrin pjesë – një rritje e numrit të ekipeve nga 32 sa ka qenë më parë. Të tre vendet nikoqire kualifikohen automatikisht, ndërsa kombëtaret nga konfederatat e tjera do të kenë ndeshjet e tyre kualifikuese. Gjithashtu, në ditën e tërheqjes, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të japë FIFA Çmimin për Paqe për herë të parë. Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, nga 11 qershori deri më 19 korrik.

  • Gjimshiti/ Nuk e kisha menduar Botërorin

    Gjimshiti/ Nuk e kisha menduar Botërorin

    Berat Gjimshiti ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Andorrën.
    Çfarë do tentoni nesër? Sigurisht që kemi ardhur këtë për një qëllim, të gjithë, për 3 pikë sepse na nevojiten për kualifikueset dhe çfarë kemi mësuar, sigurisht kemi parë ndeshjet e Andorrës në vend të tij me Serbinë dhe Anglinë, që i ka vendosur në vështirësi. Prapë ne do luajmë futbollin tonë, do jemi me vetbesim të madh për 3 pikë. Të respektojmë kundërshtarin, do jenë momente të vështira për 90 minuta, por duhet të jemi mendërisht të fortë që t’i përballojmë të gjitha.
    A kishte menduar që do luaje shanset për Botërorin? Jam shumë i lumtur dhe krenar për 300 ndeshje me Atalantën. Ndeshja shumë e rëndësishme, siç gjithmonë është ndeshja e radhës. Sigurisht momentet që kemi, jemi të mirë, do hyjmë për maksimumin dhe 3 pikë, që të vazhdojë ëndrra. A e kam menduar sfidën e parë? Nëse me pyesnit para 10 viteve, jo, nëse do më pyesnit pak më parë po. Besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme dhe pse jo të provosh.
    Çfarë ka plus kjo Kombëtare në krahasim me atë në Europian? Mundësitë për lojtarët që kemi me cilësi, besoj kanë ardhur të rinj, të fortë dhe të talentuar. Kanë vendosur trajnerin më shumë në vështirësi, për ekipin është më e thjesht. Sigurisht që kualiteti është rritur në disa aspekte, është mbajtur grupi dhe besoj është gjëja më e rëndësishme që kemi ne.
    Ka ndonjë shans nesër për gol? Sigurisht që unë si mbrojtës pothuajse në çdo lojë futem për të mos pësuar gol, por nëse më vjen rasti pse jo. E kisha një rast me Letoninë, nesër nëse më vjen mundësia do jap gol. Për mua gjëja më e rëndësishme ekipi, që të fitojmë.
    Mesazh për tifozët? Si gjithmonë, kur dëgjova që do jetë plot me tifozët tonë të jep një shtyrje akoma më shumë. Besoj se mesazhi që do japim gjithmonë ne, është falenderues. Ne mund të bëjmë është të japim maksimumin në fushë dhe ata jashtë, shpresojmë t’i bëjmë të lumtur pas ndeshjes. Besoj do ia arrijmë”, u shpreh Gjimshiti në fjalën e tij.

  • Vijon dëshmia e Christopher Hill: S’kam aryse të besoj dhe as kam dëgjuar që Thaçi të ketë kryer krime lufte

    Vijon dëshmia e Christopher Hill: S’kam aryse të besoj dhe as kam dëgjuar që Thaçi të ketë kryer krime lufte

    Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën gjatë luftës Christopher Hill ka folur lidhur me arsyet pse vendosi të bëhej dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit.
    Duke iu përgjigjur pyetjes së avokatit Luka Mishetiq, ambasadori Hill tha se nuk ka asnjë arsye të besojë që Thaçi ka marrë pjesë në krime lufte apo i ka urdhëruar ato.
    “Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”, u shpreh diplomati.

    Edhe në ditën e dytë të dëshmisë së tij, Hill po tregon se ka pasur vonesa të vazhdueshme nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u përgjigjur në çështje të ndryshme, sepse nuk ka ekzistuar një person përgjegjës brenda grupit./vizionplus.tv

  • “Nuk kam arsye të besoj dhe…”/ Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmi në Hagë: Duhet të thosha atë që dija

    “Nuk kam arsye të besoj dhe…”/ Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmi në Hagë: Duhet të thosha atë që dija

    Dëshmitari Christopher Hill, ish-ambasador i ShBA-së në Serbi, ka shpjeguar arsyen pse vendosi të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai theksoi se nuk beson se Thaçi ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme.
    “Koha nuk i shëron të gjitha plagët, por mendoj që pas 25 vjetësh, është kohë e madhe që të mendohen gjërat, dhe nuk kam arsye të besoj që Thaçi ishte i përfshirë në aktivitete të tilla”.
    “Nuk kam arsye të besoj dhe as nuk kam dëgjuar në atëkohë, që ai të ketë urdhëruar veprimtari të paligjshme, siç e kuptoj unë, ai u mbajt i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje.
    Kur mu kërkua kjo gjë, njerëzit më kontaktuan dhe ndjeva që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”, u shpreh Hill.

  • Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

    Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

    Christopher Hill, u dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë, ka vijuar në ditën e dytë dëshminë e tij në Hagë. I marrë në pyetje nga avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiç, ai tha se nuk ka arsye për të besuar se ish-presidenti i Kosovës është përfshirë në aktivitete për të cilat akuzohet.
    “Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”, tha Hill.
    Hill tha se ka pasur vonesa të vazhdueshme nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u përgjigjur në çështje të ndryshme sepse nuk ka ekzistuar një person përgjegjës brenda grupit.
    “Mospajtimet mes shqiptarëve nuk ishin shqetësimi im. Shqetësimi im ishte të zbatoja politikën amerikane dhe të gjeja një mënyrë që Beogradi, dhe grupe të ndryshme në Kosovë, të gjenin një mirëkuptim dhe të përfundonte konflikti“, tha Hill.
    Kujtojmë se një ditë më parë Hiull tha se në takimin e parë të zhvilluar me Hashim Thaçin iu krijua përshtypja se ai nuk e drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
    Hill tregoi si fakt edhe mungesën e autoritetit nga ana e Thaçit për ta pranuar menjëherë marrëveshjen e Rambujesë, pasi në dokument mungonte termi “pavarësia e Kosovës”.
    “Thaçi më tha se nëse do ta pranoja, do të më vrisnin sapo të kthehesha në Kosovë. Unë nuk e pyeta si apo nga kush do të vritej, por thjesht e kuptova se ai nuk ishte në pozitë për të thënë po”, tha Hill.
    Hill u pyet edhe për takimin e zhvilluar në Kosovë me përfaqësues të UÇK-së para firmosjes së marrëveshjes së Rambujesë, si përpjekje për të bindur palët që ta pranonin atë. Ai shtoi se nuk besonte se ekzistonte një shtab i UÇK-së.

  • Mitaj: Kombëtarja ndaj Andorrës do të bëjë kujdes, shpresojmë të kapim Botërorin

    Mitaj: Kombëtarja ndaj Andorrës do të bëjë kujdes, shpresojmë të kapim Botërorin

    Adriatik BALLA
    Kuqezinjtë janë gati të zbresin në fushë për të marrë maksimumin në duelin delikat me Andorrën që është përcaktues për objektivin “play-off”. Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën. “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, – u shpreh Mitaj.
    Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja. “Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”, shtoi ai. Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës. “I njohim kundërshtarët si Andorra, të cilët mbrojnë shumë dhe rrinë mbrapa, por besoj se mënyra se si do të futemi ne në lojë, sa të përqendruar do jemi, do të bëjë diferencën.”
    Forma sportive
    Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me Kombëtaren. “Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren.” Në fund, mbrojtësi kuqezi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme: “Objektivi është vetëm që të shkojmë në “play-off”, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në “play-off”, theksoi ndër të tjera Mitaj në prononcimin e tij.
    Paraqitja e kuqezinjve
    Java që lamë pas solli disa paraqitje të mira nga legjionarët. “Sofascore” sjell për “Panorama Sport” listën me pesë futbollistët më të vlerësuar sipas statistikave. Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi kryeson renditjen me notën 9.4 falë dygolëshit të shënuar në Turqi. Edhe pse po kalon sezonin e tij më të mirë, Seferi nuk është thirrur prej një kohe të gjatë nga Silvinjo në Kombëtare. Arinaldo Rrapaj, ish-i i Partizanit shënoi gol të rëndësishëm për Kolos Kovalivkën në Ukrainë dhe falë kësaj është pozicionuar në vendin e dytë. Vendi i tretë shkon për portierin shqiptar, Kliman Lilo i cili bëri 5 pritje të sakta për skuadrën e tij. Ish-“raketa” e Kombëtares, Odise Roshi shënoi gol dhe dhuroi asist për Keçiorenguçu. Top 5-shja plotësohet me ish-sulmuesin e Elbasanit, Amarildo Gjoni i cili realizoi një tjetër gol me Sherif Tiraspolin.

  • Kombëtarja U-21 nis grumbullimin në Moldavi, Rashica & Dodaj: Atmosferë pozitive, synojmë rezultat pozitiv

    Kombëtarja U-21 nis grumbullimin në Moldavi, Rashica & Dodaj: Atmosferë pozitive, synojmë rezultat pozitiv

    Kombëtarja U-21 ka nisur grumbullimin në Moldavi, në kuadër të ndeshjes së parë miqësore ndaj Moldavisë, që do të luhet të enjten më 13 nëntor, në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.
    Pasditen e sotme kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore, ndërsa po sot pritet që grupi i lojtarëve të plotësohet.

    Nga grumbullimi në Moldavi, folën për fshf.org dy sulmuesit e Kombëtares U-21, Ermir Rashica dhe Kevin Dodaj.
    Ermir Rashica tha se atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe se brenda grupit ka harmoni. Ai theksoi se këto dy sfida janë një test shumë i rëndësishëm për të vlerësuar nivelin e ekipit në kuadër të përgatitjeve për Euro 2027.
    “Sot fillojmë stërvitjen e parë në këtë grumbullim. Tek djemtë, aq sa kam parë, është një harmoni shumë e mirë dhe besoj që këto dy ndeshje janë mjaft të mira për të na testuar ne, dhe shpresoj që do të dalim me rezultat pozitiv.
    Moldavia? – Është një kundërshtar modest për ne. Shpresoj që do të dalim me një rezultat të mirë. Besojmë te vetja jonë dhe fokusi është te ndeshja e parë ndaj Moldavisë, pastaj vjen Ukraina.
    Sa të rëndësishme janë këto miqësore, në kuadër të Euro U-21 2027? – Janë shumë të rëndësishme. Çdo ndeshje është e rëndësishme, sepse këtu e shohim veten se ku jemi dhe besoj që çdo grumbullim dhe çdo ndeshje na nevojitet”, – tha Ermir Rashica.
    Kevin Dodaj theksoi se përfaqësimi i ngjyrave kuqezi është një ndjenjë e veçantë dhe vlerësoi dy kundërshtarët e radhës, Moldavinë dhe Ukrainën, por theksoi se objektivi mbetet i njëjtë në të dyja ndeshjet, fitorja.
    “Ndihem shumë mirë. Normalisht, si çdo lojtar në ekip, të përfaqësosh ngjyrat kuqezi është një ndjenjë e veçantë. Grupi po bashkohet dhe ndjehem shumë i lumtur. Kemi një harmoni shumë të mirë brenda ekipit, kjo është më e rëndësishmja.
    Moldavia? – Kemi luajtur edhe para disa ndeshjesh me Moldavinë. Është një ekip shumë i mirë. Besoj që do të arrijmë fitoren. Ukraina, besoj, është ekip më i fortë, por edhe aty synojmë vetëm fitoren”, – tha Kevin Dodaj.