Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, dha një intervistë për ESPN, për të folur për sezonin e tij me katalanasit. “Ajo që unë po kërkoj është të argëtohem, nuk mendoj shumë për gjëra të tjera”, deklaroi Yamal.
“E vërteta është se nuk mendoj shumë për atë që po bëj apo për atë që do të bëj nesër. E di sa e rëndësishme është të luajë për Barcelonën, por nuk mendoj për presionin. Dua të luaj dhe të argëtohem”, shtoi Yamal.
Më tej, ai analizon sezonin aktual të Barçës: “Unë jam një nga ata njerëz që gjithmonë i besoj ekipit. Që nga fillimi i sezonit kam synuar gjithmonë maksimumin dhe mendoj se i kemi atributet për të fituar të trija trofetë ku luajmë”.
“Nëse ne mendojmë se mund të fitojmë titullin në fillim të sezonit, ky është qëllimi. Kjo gjë nuk ndryshon tani. Nuk është për shkak të vetëbesimit të tepërt apo diçkaje të tillë, është sepse duhet të besoni në veten tuaj”, deklaroi Lamine Yamal.
Ai shpjegoi se cili është mentaliteti i tij pavarësisht moshës së re: “Nëse thoni se një ekip tjetër do të fitojë, nuk e di pse dilni atje për të luajtur. Unë them se ne mund të fitojmë. Ne jemi Barça. Ne e kemi arritur atë më pare, shpresojmë të jemi në gjendje ta bëjmë përsëri”.
Tag: besoj
-

Lamine Yamal: Nuk luaj futboll nëse nuk besoj të trofetë, këtë sezon mund të fitojmë gjithçka
-

Hakerimi në SPAK avokati: 3 prokurorët i kanë nxjerrë vetë informacionet, po u japin mundësi të hetuarve të fshijnë…
Avokati Kujtim Cakrani ka folur mbi hakerimin në SPAK, mendon që tre prokurorët i kanë nxjerrë vet informacionet, për t’u dhënë mundësi palëve nën hetim që mbrohen dhe të fshijnë provat.
“Që t’u themi shqiptarëve që dy persona pa formim teknologjik paskan bërë herezinë e madhe dhe kanë hakeruar sistemin e SPAK, kjo s’besohet. Te SPAK ka shumë interesa, qoftë nga pushteti, qoftë brenda pushtetit, ka interesa të biznesit, që janë nën hetim. Unë s’besoj se është hakerim, por kanë dalë vet nga prokurorët, që nuk shquhen për hetime politikanësh dhe biznesmenësh.
Interesat për të hyrë te sistemi i SPAK janë të gjithanshme. Unë mendoj që politika ka krijuar grupe apostafat hakeruesish për t’u futur në sistemin e SPAK-ut. Që të ndërhysh te kompjuterët e SPAK-ut bëhet me informacion nga brenda. Nuk besoj se këta persona që janë arrestuar, s’e kanë njohuri të IT-së. Mund të jetë dhënë informacioni, kodi, detaje si hyhet dhe kanë ndërhyrë.
Unë besoj se prokurorët i kanë nxjerrë vet, sepse personazhet janë të biznesit dhe politikës. Janë shumë politikanë edhe të mazhorancës që po hetohen, për afera, lidhje me krimin, apo afera me vota. Prokurorët janë të interesuar që ta nxjerrin informacionin që ata të kenë mundësi të mbrohen, të fshijnë provave, të pastrojnë pasuritë. mProkurorët kanë dosjen e inceneratorëve, që është një bombë që do plasë një ditë. Unë dyshoj që e kanë nxjerrë këtë për t’u thënë personave, provat janë këto, merrni masat tuaja”. -

“Bufi plak”/ Majko ‘justifikon’ gjuhën e Ramës ndaj Berishës: Ai s’mund të jetë ndryshe!
Deputeti i PS-së Pandeli Majko kandidon në listë të hapur për Kavajën dhe është mëse ambicioz për të korrur fitoren e kësaj force politike në këtë zonë që e cilëson delikate. Përtej kësaj, ai tha për Klan News se kërkesa e të majtëve për një “raund të 4-ërt” duhet të jetë mbi të gjitha modeste dhe me efektet e një ndjese për ato që nuk kanë shkuar mirë në këto 12 vjet.
“Kjo është arsyeja pse ne jemi të guximshëm, nuk jemi struktur në listat e ngrohta dhe jemi në fushë-betejë. Të qenurit që kujdesshëm na bën të jemi të respektueshëm nga ana e qytetarëve”, tha ai në intervistë për gazetarin Besard Jacaj.
Komentoi cilësimet së fundmi të kryeministrit Edi Rama ndaj kundërshtarit të tij politik Sali Berisha.
“Po përpiqet të ofrojë një situatë elektorale jo të mërzitshme. Është ai, po të dëgjonim një gjuhë pak më ndryshe, do bënim pyetje se çfarë ka ndodhur me Edi Ramën. Përdorja e metaforave apo cilësimeve e bën fushatën më interesante, jo të futur në kllapat e formalitetit. Nuk besoj që prisni që ai të ndryshojë, sidomos tani që ka kaluar moshën e frikshme 60 vjeç.”
Dy përgjigje të shkurtra dha për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe atë të ish-Presidentit Ilir Meta.
“Nga ana njerëzore, e konsideroj një keqardhje të madhe. Nga ana elektorale besoj që do ketë pasojat e veta, por duhet kuptuar se PS-ja do respektojë sistemin”, u shpreh Majko për Veliajn.
“Mund të ishte bërë diçka më ndryshe. Ka një konflikt interesi të qartë, unë jam në fushatë elektorale për PS-në, ndërsa Zoti Meta i përket listës së PL-së“, përfundoi ai referuar ish-Kreut të Republikës. -

Berisha akuzon për falsifikim dokumentesh, Bido i kthehet: E kam nxjerrë blof me fakte të forta
Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido i është përgjigjur sulmeve të kreut të PD Sali Berisha, i cili e akuzoi për falsifikim dokumentesh arkivore.
I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, Bido tha se akuzat që i ka bërë Berisha ia ka vërtetuar me dokumente që s’janë të vërteta.
‘Ka pasur akuza ndaj meje. I pari ishte Fredi Beleri, e vijoi Berisha që sipas tij unë kam falsifikuar një dokument në arkivë që ai është i mikrofilmuar që nga viti 2001 dhe Berisha doli blof. Pastaj doli një ditë më vonë dhe tha që unë jam ende drejtor i arkivave, ndërkohë që unë nuk jam më dhe dola e nxora me dokument dhe ai doli për herë të dytë blof. Unë kam deleguar kompetencat para pezullimit, dhe kur është bërë pezullimi unë nuk kthehem dot më në detyrë. Nëse unë nuk fitoj në zgjedhje, do të duhet një akt emërimi nga kryeministri për të më emëruar qoftë mua ose qoftë këdo tjetër. Po këto blofe tregojnë se opozita është e fiksuar në një drejtim, duhet të godasim ata që nesër do na vendosin në siklet në parlament. Bëjnë këto sulme për të cilat unë i falenderojë, sepse i kam nxjerr edhe blof me dokumente’, tha ai.
Teksa u ndal tek anëtarësimi i vendit në BE, Bido tha se kjo është e realizueshme në 2027 pas fitores së PS në zgjedhjet e 11 majit.
‘Negociatat me BE përfundojnë në 2027, në mes të mandatit të ardhshëm, ky është fakt i ardhur nga BE. Nëse do ndodhte që të fitonte PD do të shbënte reformën në drejtësi dhe do të bëhej një destabilitet politikë dhe kjo dritare që është hapur është e lidhur me fitoren e thellë të PS në zgjedhjet e ardhshme. Hyrja në BE është pas dy vitesh në 2027 sepse kjo është deklaruar nga komisioni Europian. Opozita thotë për reformën në drejtësi që do ta shbëjë dh shpërbërja e SPAK dhe GJKKO nënkupton ndërprerje të negociatave me BE’, tha ai.
I pyetur nëse mund të bëhet Greqia pengesë për anëtarsimin e vendit në BE, Bido tha se jo. Sipas tij, Bashkimi Europian do që të zgjerohet me vende të tjera.
‘Nuk e di këtë. Por nuk besoj se Greqi do ta bllokojë Shqipërinë pavarsisht dëshirës të opozitës beleriste që kemi ne në Shqipëri dhe unë nuk besoj se do të ndodh për faktin që SHBA dhe BE duan që Shqipëria dhe Mali i Zi duan që të hyjnë në BE për të dhënë edhe atë sensin e zgjerimit të mëtejshëm. Nuk besoj se do të ketë ndonjë bllokim të drejtëpërdrejtë, sikurse duan ata të aleancës së antishqiptarisë madhështore. Berisha ka thënë që Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për të qenë në BE. Ne e pamë se si Berisha ishte krah njerëzve të akuzuar nga Greqia në takim që bëri në Greqi, se si flamuri grek ishte i kudo ndodhur dhe flamuri shqiptar ishte dytësor dhe u premtua se si marrëveshja e detit do të bëhet realitet sërish. Dëgjuam gjëra që janë skandaloze’, tha ai.
-

Berisha e akuzoi për falsifikim dokumentesh, Bido: E kam nxjerr blof me fakte dy herë
Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido i është përgjigjur sulmeve të kreut të PD Sali Berisha, i cili e akuzoi për falsifikim dokumentesh arkivore.
I ftuar ditën e sotme në emision ‘Frontline Interview’ në Report Tv, me gazetaren Marsela Karapanxho, Bido tha se akuzat që i ka bërë Berisha ia ka vërtetuar me dokumente që s’janë të vërteta.
‘Ka pasur akuza ndaj meje. I pari ishte Fredi Beleri, e vijoi Berisha që sipas tij unë kam falsifikuar një dokument në arkivë që ai është i mikrofilmuar që nga viti 2001 dhe Berisha doli blof. Pastaj doli një ditë më vonë dhe tha që unë jam ende drejtor i arkivave, ndërkohë që unë nuk jam më dhe dola e nxora me dokument dhe ai doli për herë të dytë blof. Unë kam deleguar kompetencat para pezullimit, dhe kur është bërë pezullimi unë nuk kthehem dot më në detyrë. Nëse unë nuk fitoj në zgjedhje, do të duhet një akt emërimi nga kryeministri për të më emëruar qoftë mua ose qoftë këdo tjetër. Po këto blofe tregojnë se opozita është e fiksuar në një drejtim, duhet të godasim ata që nesër do na vendosin në siklet në parlament. Bëjnë këto sulme për të cilat unë i falenderojë, sepse i kam nxjerr edhe blof me dokumente’, tha ai
Teksa u ndal tek anëtarësimi i vendit në BE, Bido tha se kjo është e realizueshme në 2027 pas fitores së PS në zgjedhjet e 11 majit.
‘Negociatat me BE përfundojnë në 2027, në mes të mandatit të ardhshëm, ky është fakt i ardhur nga BE. Nëse do ndodhte që të fitonte PD do të shbënte reformën në drejtësi dhe do të bëhej një destabilitet politikë dhe kjo dritare që është hapur është e lidhur me fitoren e thellë të PS në zgjedhjet e ardhshme. Hyrja në BE është pas dy vitesh në 2027 sepse kjo është deklaruar nga komisioni Europian. Opozita thotë për reformën në drejtësi që do ta shbëjë dh shpërbërja e SPAK dhe GJKKO nënkupton ndërprerje të negociatave me BE’, tha ai.
I pyetur nëse mund të bëhet Greqia pengesë për anëtarsimin e vendit në BE, Bido tha se jo. Sipas tij, Bashkimi Europian do që të zgjerohet me vende të tjera.
‘Nuk e di këtë. Por nuk besoj se Greqi do ta bllokojë Shqipërinë pavarsisht dëshirës të opozitës beleriste që kemi ne në Shqipëri dhe unë nuk besoj se do të ndodh për faktin që SHBA dhe BE duan që Shqipëria dhe Mali i Zi duan që të hyjnë në BE për të dhënë edhe atë sensin e zgjerimit të mëtejshëm. Nuk besoj se do të ketë ndonjë bllokim të drejtëpërdrejtë, sikurse duan ata të aleancës së antishqiptarisë madhështore. Berisha ka thënë që Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për të qenë në BE. Ne e pamë se si Berisha ishte krah njerëzve të akuzuar nga Greqia në takim që bëri në Greqi, se si flamuri grek ishte i kudo ndodhur dhe flamuri shqiptar ishte dytësor dhe u premtua se si marrëveshja e detit do të bëhet realitet sërish. Dëgjuam gjëra që janë skandaloze’, tha ai. -

Incident i rëndë në pistë: Atletja godet kundërshtaren me shkop në kokë (VIDEO)
Një incident i pabesueshëm ka shënuar një garë stafetë 4×200 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një atlete adoleshente sulmoi kundërshtaren e saj, duke e goditur me shkop në kokë, sepse ajo e kishte kaluar në kthesën e mëparshme.
Ngjarja ndodhi gjatë një gare në Ligën e Shkollës së Lartë të Virxhini.as dhe ka shkaktuar bujë.
Atletja që u sulmua, Kaylen Tucker nga shkolla e mesme Brookville, pësoi një tronditje dhe një frakturë të mundshme të kafkës, përpos tronditjes së sulmit të beftë.
“Ende nuk mund ta besoj, jam në shok. Unë jam ende duke e përpunuar atë, nuk mund ta besoj se çfarë ndodhi,”- tha Tucker në një intervistë të transmetuar nga ABC13.Autorja, një atlete në shkollën e mesme IC Norcom, nuk kërkoi falje për aktin e saj të dhunshëm dhe u skualifikua menjëherë nga gara. Sipas televizionit amerikan ABC, prindërit e atletes sulmuese dhe shkolla e saj më në fund kontaktuan familjen e Tucker për të kërkuar falje, pas protestave që pasuan. Mirëpo mungesa e reagimit të menjëhershëm nga aktorja dhe stafi i saj i trajnerëve ka lënë një shije të hidhur.
Videoja e sulmit po bën xhiron e botës, duke ngjallur reagime për seriozitetin dhe provokimin e ngjarjes.
Nëna e Tucker, Tamarow, shprehu zemërimin e saj: “Jo falje. As nga trajnerët, as nga sportistët, asgjë. “Edhe sikur të ishte një aksident, që nuk besoj se ishte, nuk kishte asnjë reagim”. -

“Unë dhe familja ime po flinim me paranoja”/ Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit
Egli dhe Gjesti kaluan një darkë së bashku në suitën e vendosur në shtëpi, për t’u ballafaquar me njëri-tjetrin.
Gjatë bisedimit që patën, banorja i tregoi se çfarë përjetoi nga Gjesti, me këtë të fundit që i kërkoi dhe falje.
Në Prime-n e së martës, ky ballafaqim u pasqyrua kështu nga banorët.
Egli: Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra bëhen prej lojës dhe nuk e vë në dyshim. Zgjedh të besoj që po, ka dhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij, që thotë se e vret pendesa. Për më tepër, nuk mendoj se është as rasti i parë e as rasti i fundit që për atë egon mashkullore, të thotë që në fund të ditës se nuk ka asgjë. Gjesti nuk ka moshën e Laertit le të themi, jo moshën e tim ati. Gaboi. Por nuk dua të jetojmë me pengje. Ndoshta nesër nuk mund të zgjohemi nga gjumi. Nuk dua të pendohem.
Gjesti: Nuk e besoj që është e vërtetë ato që më thonë. Nuk e kam bërë vetëm këtë sukses, por që dhe Egli ka ndikim në këtë. Kemi arritur të kemi një komunikim të mirë. Falje kam kërkuar. Nuk e kam kuptuar atë që kam thënë. Dhe unë kam vepruar me kokën time