Kandidati socialist për deputet në Qarkun e Tiranës, në listën e hapur, Fatmir Xhafaj e sheh në dy tablo fushatën e parlamentareve, nisur nga “lufta” brenda partive, për të siguruar vota secili kandidat.
“Të them që s’ka tension do të ishte e gabuar”, tha Xhafaj në “Kjo Javë” me Nisida Tufën. Ai këshilloi kandidatët e tjerë kur tha se “duhet të kujdesemi që i gjithë ky konkurrim të mos çojë në thyerje të kohezionit dhe etikës midis nesh”.
Xhafaj tha se PS mbetet e fortë dhe e suksesshme pasi ka arritur të harmonizojë mirë, sipas tij, 4 gjeneratat politike, duke ulur moshën e aktivizmit politik në radhët e selisë rozë.
Fatmir Xhafaj: PS është e fortë dhe e suksesshme sepse në të gjithë këto vite ka arritur të harmonizojë më mirë grupmoshat brenda saj të 4 gjeneratave. Dikur kishim 3 gjenerata, sot janë 4 për shkak të uljes së moshës së aktivizmit politik. PS i ka harmonizuar dhe unë besoj se sa kohë që do të vazhdojë ta bëjë mirë, do të jetë e fortë dhe e suksesshme në betejat e elektorale.
Qëndrojmë pak brenda familjes politike. Por përveçse kundërshtarit politik këtë herë keni edhe kolegë socialistë që garojnë, a ka tension?
Fatmir Xhafaj: Të them që nuk ka tension do të ishte e gabuar. Vetë gara ka brenda tensionin sepse është konkurrim, kjo është normale. Kjo është një eksperiencë e parë por besoj se do të duhet që në të ardhmen të ketë disa rregulla të qarta për konkurrimin e brendshëm sepse nëse këto tensione shkojnë në një pikë të lartë vlimi këto mund të kenë pasoja në të ardhmen për kohezionin e brendshëm të forcës politike. Duke e konsideruar një gjë shumë pozitive konkurrimin brenda nesh dhe marrëdhënien që krijohet me qytetarët në saj të këtij konkurrimi duke i konsideruar këto vlera të dobishme, duhet të kujdesemi që i gjithë ky konkurrim të mos çojë në thyerje të kohezionit dhe etikës të një gare konkurruese midis nesh.
Unë besoj se nëse do të kishte gjëra të tilla do të ishin jo shumë të dobishme. Ka edhe një gjë tjetër, i seleksionon edhe vetë familja politike, socialistët nuk i pëlqejnë tensionet e brendshme, nuk e kanë në natyrën e tyre konfliktin e brendshëm dhe nuk i pëlqejnë njerëzit konfliktuale që duan t’ju imponohen në bindjen e tyre dhe në votën e tyre. Kandidatët që do të tentojnë të bëjnë një gjë të tillë nuk besoj se do të jenë të suksesshëm.
Tag: besoj
-

Xhafaj për garën e listës së hapur në PS: Duhet të kujdesemi që të mos shkohet në pikën e “vlimit”
-

Zvarritet gjykimi për Berishën/ Hoxha: Shtyrjet e procesit të pajustifikuara
Avokati Arbër Hoxha thotë se zvarritja e gjykimit për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është kreu i PD, Sali Berisha është e pajustifikuar.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Hoxha u shpreh se Berisha kërkon ta zvarrisë procesin deri në zgjedhje.
“Ajo që të bën përshtypje, kemi të bëjmë me numër të ulët të pandehurve, shtyrja është e pajustifikuar. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një strategji të mbrojtjes së zotit Berisha, për ta zvarritur procesin. Gjykata nëse nuk do të kishte provat e mjaftueshme, mund ta pushonte çështjen. Nuk kemi të bëjmë me zvarritje nga gjykata apo nga ana e prokurorisë. Nuk besoj se është çështje e gjykatës, zvarritja. Nuk besoj se data 23 prill do jetë data e fundit, besoj se do të ketë edhe zvarritje të tjera. Brenda datës 30 prill duhet të ketë vendimmarrje nga ana e gjykatës”, theksoi ai. -

Zvarritet gjykimi për Berishën/ Hoxha: Shtyrjet dhe zvarritjet e procesit, të pajustifikuara
Avokati Arbër Hoxha thotë se zvarritja e gjykimit për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është kreu i PD, Sali Berisha është e pajustifikuar. Në një intervistë Hoxha u shpreh se Berisha kërkon ta zvarrisë procesin deri në zgjedhje.
“Ajo që të bën përshtypje, kemi të bëjmë me numër të ulët të pandehurve, shtyrja është e pajustifikuar. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një strategji të mbrojtjes së zotit Berisha, për ta zvarritur procesin. Gjykata nëse nuk do të kishte provat e mjaftueshme, mund ta pushonte çështjen. Nuk kemi të bëjmë me zvarritje nga gjykata apo nga ana e prokurorisë. Nuk besoj se është çështje e gjykatës, zvarritja. Nuk besoj se data 23 prill do jetë data e fundit, besoj se do të ketë edhe zvarritje të tjera. Brenda datës 30 prill duhet të ketë vendimmarrje nga ana e gjykatës”, theksoi ai. -

Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse greke për Trump: E lavdëroj, besoj se i sjell dobi botës
Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse të Greqisë, Ieronymos II, ka dhënë një intervistë për median amerikane Breitbart News, lidhur me ardhjen në pushtet në SHBA të Donald Trump.
Ai u shpreh se votimi i Trump për President ka qenë një zhvillim pozitiv, pasi është i nevojshëm ndryshimi në disa aspekte.
“Zgjedhja e Presidentit Trump ka qenë një zhvillim pozitiv. Dua t’i them atij se ne kemi nevojë për ndryshime, siç janë reformat që ai po përpiqet të zbatojë, por ama reforma që ne mund t’i kuptojmë. Për shembull, kur marrëdhëniet e SHBA-ve me Kinën zhvendosen krahas ndryshimit të dinamikës ekonomike, kjo mund të çojë në efekte të kundërta dhe përshkallëzimin e tyre, apo e në një luftë. Evropa po përgatitet për një skenar kaq negativ. Mesazhi im është se ne duhet të përqendrohemi në brezat më të rinj”, tha ai.
Kryepeshkopi grek u ndal dhe tek komuniteti LGBT+, për të cilët Trump mban një qëndrim negativ. Ieronymos II u shpreh se “marrëzia transgjinore” që po dëhmohet në SHBA, tregon se Trump po e drejton atë larg “marrëzirës radikale”, siç raporton Breitbart News.
“Në Greqi martesat e të njëjtit seks nuk janë të pranuar nga një pjesë e madhe e shoqërisë. Ne besojmë në lirinë e njeriut, por kjo nuk do të thotë të ndërmerren veprime ekstreme, demonstrata apo aktivizëm që provokojnë të tjerët. Ne nuk mund dhe nuk duhet t’i detyrojmë politikanët të votojnë për diçka me të cilën ata nuk pajtohen. E gjithë kjo ka tronditur qytetarin mesatar në vitet e kaluara. Më pas erdhi fitorja e Trump dhe Presidenti e bëri shumë të qartë se ka vetëm dy gjini dhe ne vumë re se shumë liderë, e liderë të BE-së nisën të përsërisin të njëjtën argument”, tha ai.
Figura e lartë fetare greke e përgëzoi për punën e deritanishme Trump-in, por e këshillon Presidentin e SHBA-ve që të përmbahet.
“Në shumë mënyra, unë e lavdëroj atë dhe besoj që i sjell dobi botës, por ai duhet të tregojë pak përmbajtje. Njerëzit janë të frikësuar mos ndoshta gjërat shkojnë keq, e se mund të rikthehen në kohë të vështira. President Trump duhet të jetë i vetëdijshëm për nevojat e një personi mesatar dhe ai e luan mirë këtë rol. Po kështu, unë dua që t’i rikujtoj atij që Kisha është një forcë që gjithmonë mund të ofrojë mbështetje dhe forcë tek njerëzit. Unë e kam ndjekur Presidentin Trump, ai është shumë aktiv. Na nevojiten shumë ndryshime, por jo të nxiturara. Hap pas hapi, besoj se ai mund të kontribuojë pozitivisht tek bota”, tha ai. -

“Besoj te titulli kampion në Serie A, dua të jem pjesë e historisë së Napolit”
Titulli kampion në Serie A nuk është thjesht një objektiv për Scott McTominay, i cili ka ëndërruar të fitojë një kampionat që në fëmijëri. Për skocezin objektivi ishte titulli në Premier League, por tani që ka zbritur te Napoli nuk ka mundësi më të mirë se sa të fitojë Serinë A me këtë fanellë.
“Sigurisht që besoj te titulli. Ne duhet të mendojmë se mund të fitojmë çdo ndeshje, duhet të vazhdojmë të besojmë për të marrë pozicionin më të mirë të mundshëm. Kemi punuar shumë për të qenë këtu ku jemi tani. Dhe unë mendoj se diçka spektakolare mund të ndodhë ende”, tha McTominay.
“Nuk duhet të kemi panik. Duhet të kuptojmë se ku jemi, çfarë po bëjmë dhe të përpiqemi të shfrytëzojmë maksimumin nga pozicioni në të cilin jemi, të ecim përpara dhe të shohim se ku na çon rruga. Nuk duhet të kemi keqardhje, por gjithmonë të ecim me kokën lart. Po punojmë shumë dhe mund të përfundojmë shumë mirë”, tha skocezi.
Pas këtyre sukseseve është dora e Antonio Conte, i cili, si zakonisht, di të nxjerrë më të mirën në lojtarët e tij: “Stërvitja është shumë e vështirë, edhe mendërisht. Por në futboll dhe në jetë nuk arrin asgjë pa punuar shumë. Dua të jem gjithmonë në krye. Sa herë që dal në fushë jap gjithçka sepse kështu jam rritur”.
“Dua të jem pjesë e historisë së Napolit dhe shpresoj të jem në gjendje të tregojmë forcën tonë edhe në vitet e ardhshme. Kjo është një fanellë e veçantë dhe nder të luash këtu, në këtë qytet dhe për këta tifozë”, tha Scott McTominay. -

Berisha në krahë me LaCivita, Mërtiri: Në kushtet që është kreu i PD, nuk ka PR që i bën derman!
Analisti Ergys Mërtiri komentoi fushatën elektorale që po ndjek Partia Socialiste dhe ajo Demokratike për garën e 11 majit. Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Roland Zili, Mërtiri tha se “Shqipëria 2030” Ramës po i shërben në propagandën që kërkon të ketë në zgjedhje.
Ai gjithashtu nënvizoi se kjo është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane.
Sa i përket fushatës së PD-së, Mërtiri theksoi se Kris LaCivita nuk ka sjellë asnjë risi, duke shtuar se kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR.
Intervista e plotë:
PS e nis fushatën e saj të shtunën në orën 12:00 në sheshin Skënderbej, duke patur në qendër flamurin europian dhe premtimin e madh të anëtarësimit në vitin 2030. Sa e goditur është kjo zgjedhje?
Mërtiri: Simbolikë që sigurisht ka efektin mediatik në fushatë, por është një simbolikë që nuk i shkon. Është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane. Asnjë forcë në Evropë nuk ka llogari, le të themi, si kjo qeverisje, ku pjesa më e afërt dhe bashkëpunuese që ka Rama është sot në burg. Të pretendosh se Rama është ai që po e çon Shqipërinë drejt Evropës, është një gënjeshtër që nuk e beson askush. Për fushatë ka vlerë. Kjo i shërben propagandës që kërkon të ketë në këto zgjedhje.
Edi Rama ka bërë edhe disa premtime konkrete, rritjen e pagës minimale në 500 euro apo asaj mesatare, si dhe mbështetje për drejtësinë. Sa mund të ndikojë kjo tek votuesit?
Mërtiri: Nuk besoj se ndikojnë. Jemi mësuar të dëgjojmë politikanë që premtojnë dhe nuk i mbajnë premtimet. Rama, para një viti, pa qenë fare në zgjedhje, premtoi që do të rriste rrogat, dhe nuk i rriti në nivelet që tha. Po ashtu edhe për pensionet, bëri rritje me shuma qesharake. Nuk besoj se do të ketë ndonjë efekt shumë të madh. Njerëzit janë mësuar me premtime elektorale dhe nuk besoj se vota shkon në bazë të premtimeve.
PD vjen këtë herë me një fushatë të drejtuar nga Kris LaCivita. Çfarë pritet, sipas jush, të sjellë prania e tij me modelin amerikan? A funksionon ai në terrenin shqiptar?
Mërtiri: Nuk besoj se LaCivita do të sjellë ndonjë gjë. Një PR i mirë i duhet çdo partie, kjo është e padiskutueshme. Por unë nuk mendoj se PD ka vuajtur ndonjëherë për PR. Edhe në 2021 ka pasur një PR shumë të mirë, por nuk i fitoi zgjedhjet. Nuk fitohet vetëm me PR. Kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR. Në kushtet që është Berisha, nuk besoj që ka PR që i bën derman. LaCivita ka ardhur për një nevojë politike. Berisha po e përdor si instrument politik për të gënjyer ata që mund të gënjehen, duke thënë që Amerika është me ne, sepse këshilltari i Trump është me mua. Prapë nuk është se po ndodh ndonjë gjë. Kemi parë të njëjtën gjë, s’ka asgjë ndryshe. Nuk duket fare ku është dora e LaCivita. Kështu që unë mendoj se LaCivita është paguar vetëm për këtë gjë, edhe do vijë vetëm për një ditë dhe do largohet. -

“Fushata e Ramës me premtime të paqëndrueshme”,Mërtiri: LaCivita nuk do sjellë ndryshime për PD-në, kur imazhi është..
Analisti Ergys Mërtiri komentoi fushatën elektorale që po ndjek Partia Socialiste dhe ajo Demokratike për garën e 11 majit.
Në një lidhje direkte për një emision televiziv Mërtiri tha se “Shqipëria 2030” Ramës po i shërben në propagandën që kërkon të ketë në zgjedhje.

“Ethet” e 11 majit, Berisha në krahë me LaCivita, Mërtiri: Në kushtet që është kreu i PD, nuk ka PR që i bën derman!
Analisti Ergys Mërtiri komentoi fushatën elektorale që po ndjek Partia Socialiste dhe ajo Demokratike për garën e 11 majit.
Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Roland Zili, Mërtiri tha se “Shqipëria 2030” Ramës po i shërben në propagandën që kërkon të ketë në zgjedhje.
Ai gjithashtu nënvizoi se kjo është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane.Sa i përket fushatës së PD-së, Mërtiri theksoi se Kris LaCivita nuk ka sjellë asnjë risi, duke shtuar se kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR.
Intervista e plotë:
PS e nis fushatën e saj të shtunën në orën 12:00 në sheshin Skënderbej, duke patur në qendër flamurin europian dhe premtimin e madh të anëtarësimit në vitin 2030. Sa e goditur është kjo zgjedhje?
Mërtiri: Simbolikë që sigurisht ka efektin mediatik në fushatë, por është një simbolikë që nuk i shkon. Është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane. Asnjë forcë në Evropë nuk ka llogari, le të themi, si kjo qeverisje, ku pjesa më e afërt dhe bashkëpunuese që ka Rama është sot në burg. Të pretendosh se Rama është ai që po e çon Shqipërinë drejt Evropës, është një gënjeshtër që nuk e beson askush. Për fushatë ka vlerë. Kjo i shërben propagandës që kërkon të ketë në këto zgjedhje.
Edi Rama ka bërë edhe disa premtime konkrete, rritjen e pagës minimale në 500 euro apo asaj mesatare, si dhe mbështetje për drejtësinë. Sa mund të ndikojë kjo tek votuesit?
Mërtiri: Nuk besoj se ndikojnë. Jemi mësuar të dëgjojmë politikanë që premtojnë dhe nuk i mbajnë premtimet. Rama, para një viti, pa qenë fare në zgjedhje, premtoi që do të rriste rrogat, dhe nuk i rriti në nivelet që tha. Po ashtu edhe për pensionet, bëri rritje me shuma qesharake. Nuk besoj se do të ketë ndonjë efekt shumë të madh. Njerëzit janë mësuar me premtime elektorale dhe nuk besoj se vota shkon në bazë të premtimeve.
PD vjen këtë herë me një fushatë të drejtuar nga Kris LaCivita. Çfarë pritet, sipas jush, të sjellë prania e tij me modelin amerikan? A funksionon ai në terrenin shqiptar?
Mërtiri: Nuk besoj se LaCivita do të sjellë ndonjë gjë. Një PR i mirë i duhet çdo partie, kjo është e padiskutueshme. Por unë nuk mendoj se PD ka vuajtur ndonjëherë për PR. Edhe në 2021 ka pasur një PR shumë të mirë, por nuk i fitoi zgjedhjet. Nuk fitohet vetëm me PR. Kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR. Në kushtet që është Berisha, nuk besoj që ka PR që i bën derman. LaCivita ka ardhur për një nevojë politike. Berisha po e përdor si instrument politik për të gënjyer ata që mund të gënjehen, duke thënë që Amerika është me ne, sepse këshilltari i Trump është me mua. Prapë nuk është se po ndodh ndonjë gjë. Kemi parë të njëjtën gjë, s’ka asgjë ndryshe. Nuk duket fare ku është dora e LaCivita. Kështu që unë mendoj se LaCivita është paguar vetëm për këtë gjë, edhe do vijë vetëm për një ditë dhe do largohet.
/vizionplus.tv -

Tarifat e SHBA. Andoni: Në Shqipëri pak ndikim, ekonomia informale e interesuar që vendi të mos ketë një bursë….
I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qene i ftuar gazetari Ben Andoni. Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike ne arenën ndërkombëtare pas vendimit të Trump për tarifat.
Ben Andoni: Ne jemi një vend i vogë, një treg i vogël dhe besoj se një pjesë e prodhuesve tanë ta ndjejnë. Por është një pjesë e vogël që nuk zë një peshë specifike në ekonominë tonë. Ndërsa për sa i përket Evropës dhe sidomos vendeve të tjera, besoj që do e ndjejnë shumë. Problemi i madh është se besoj se paçka se do të thuhet sot se këto janë të ashpra dhe n duke janë të ashpra. Unë besoj se ka njerëz në administratën amerikane e kanë menduar politikën amerikane. Ju e dini se politika kryesore është për të sjellë zinxhirët prodhues, për ti sjellë në SHBA. Dhe Amerika këtej e tutje të kthehet në vend prodhues dhe në vend konsumues dhe jo vend i cili të kishte pjesën e shërbimeve, të kishte përparësi ndaj prodhimit. Megjithatë po mendoj se jemi në një pozicion ku më shumë se çdo gjë tjetër do shikohet mënyra se si do reagojnë tregjet dhe në mënyrën se si do reagojnë bonot e thesarit dhe gjithë kjo politika e bonove.
Po mendoj se ajo kthesa e zotit Trump, është shumë interesante në sensin se rinegocimet e reja me ekonomitë e fuqishme po tregon që bota realisht ka nevojë për një lloj ekuilibri të ri dhe duhesh dikush si zoti Trump që ta shkundte. Por në qoftë se ekonomia amerikane do reagojë siç duhet, në qoftë se bonot do reagojnë siç duhet, ne qoftë, të themi, pjesa shumë e madhe e NASDAQ dhe të tjera do të reagojnë siç duhet, po mendoj se kjo politike mund te shikohet në atë që ne nuk mund ta parashikojmë sot, por në fillimin e diçkaje që ne duhet të përshtatemi. Po mendoj për Shqipërinë tashmë. Kur Shqipëria ka nevojë për njerëz të kualifikuar dhe njerëz që njohin ekonominë shumë mirë. Gjeja që më shqetëson, këtë ndoshta mund ta sqarojë Altini me mirë, unë jam munduar vazhdimisht gjatë karrierës si gazetar ta theksoj mungesën e një burse në vendin tonë. Ju e dini që janë indikacionet e bursave që japin shumë shikim për tregun e një vendi. Dhe më vjen keq zoti Qarri t’ju them diçka, që ka bursë edhe Republika Serbska që është një etnitete, ende pa identitet, e që të mos ketë Shqipëria, me vjen jashtëzakonisht keq.
Mendoj se dikush ka interes që të mos kemi bursë. Është pjesa e informalitetit në vendin tonë dhe ky informalitet është armiku kryesor që nuk bëhet bursa në Shqipëri. Mendoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshime sidomos ne ekonominë e saj.
-

Rikthimi i amerikanëve në SPAK, avokati Kara: Çështjes së Berishës do t’i shkohet deri në fund shumë shpejt
“Berisha është braktisur edhe nga Europa, edhe nga SHBA edhe nga Britania e Madhe”, kështu u shpreh avokati Romeo Kara gjatë një interviste të zhvilluar në “Ora e Fundit”.
Po ashtu ai u shpreh se rikthimi i amerikanëve rikonfirmoi mbështetjen ndaj SPAK.
“Besoj që justifikimet që bën janë mjerane. Departamenti i Shtetit, përveçse në muajin janar tani ka edhe një raport tjetër në mars ku e thekson me të madhe rrezikun e tij. Dihet zullumi që i ka bërë Shqipërisë dhe ka çuar në pikën që shqiptarët të jetojnë jashtë dhe jo në Shqipëri. Ne Berishën duhet ta shohim për atë që ka qenë dhe është dhe jo për atë që kërkon ai ta paraqesë veten”, tha ai.
“Do të kemi dy apo tre takime në Uashington dhe besoj do ofrojmë një pamje realiste. Kam bindjen që qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë nuk do të ndryshojë. Dhe besoj se çështjes së Berishës do t’i shkohet deri në fund dhe shumë shpejt, nuk do ngelet pa marrë atë që meriton”., shtoi juristi.
Pas gati dy muajsh mungesë, për shkak të një urdhri ekzekutiv të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mars ekspertët amerikanët e OPDAT janë kthyer në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme. Pas rikthimit ata kanë zhvilluar takime me gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm.
Ekspertët amerikanë, që mbështesnin me prani punën e SPAK dhe GJKKO u larguan në fund të janarit pas Urdhrit Ekzekutiv të presidentit të SHBA, Donald Trump për të ndaluar implementimin e asistencës ndërkombëtare, urdhër që ndërpreu edhe çdo aktivitet të USAID në Shqipëri.
Pas këtij urdhri, në një reagim zyrtar, SPAK tha se mbështetja e misioneve të partnerëve ndërkombëtare, përfshi ato të Shteteve të Bashkuara, konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.