Tag: besoj

  • Gega: Besoj se Egnatia është skuadra më e fortë e Superiores, por në ‘final four’…

    Gega: Besoj se Egnatia është skuadra më e fortë e Superiores, por në ‘final four’…

    29 Prill 2025

    13:17

    Alfred Lleshi

    Partizani do të ketë një mision të vështirë për ta fituar titullin, sepse pa shkuar ende në finale të “final four” duhet të shkurorëzojë kampionen në fuqi, Egnatian. Trajneri Skënder Gega, pas shortit, nënvizoi se sfidat e kësaj faze janë të vështira:
    “Shorti? Besoj se Egnatia është skuadra më e fortë e Superiores, përderisa e mbylli kampionatin e rregullt e para. Sidoqoftë, ‘final four’ është tjetër histori, kërkon tjetër qasje. Një gjysmëfinale e tillë ka vlera të shumta, ndaj do të përgatitemi shumë mirë për ta përballuar sa më mirë. Rrogozhinasit janë kampionët në fuqi, kanë ritëm të mirë si skuadër, shumë potencial. Deri me datën 5 do të përgatitemi shumë për të bërë sa më mirë.
    Kemi patur ulje dhe ngritje në këtë sezon, por këto janë të pashmangshme në futboll. Ky është Partizani, shpresoj t’i kem të gjithë lojtarët në 100% të formës për këtë gjysmëfinale. E ardhmja ime? Partizani është mbi gjithçka, unë dhe lojtarët jemi vetëm elementë të tij. Unë besoj se edhe kundërshtari e vlerëson Partizanin, por gjithsesi kjo iu takon atyre”.

  • “Të më kishin thënë në vitin 2001 kur e fituam…”, Sinani: Në Shkodër nuk kënaqen me vendin e dytë…

    “Të më kishin thënë në vitin 2001 kur e fituam…”, Sinani: Në Shkodër nuk kënaqen me vendin e dytë…

    Zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Vioresin Sinani, ka theksuar se vendi i dytë për shkodranët cilësohej si pozitiv, edhe pse tifozët kërkonim me çdo kusht vendin e parë dhe titullin. bandicam 2025-04-27 18-26-18-643“Besoj se është sezon pozitiv, vendi i dytë nuk është i kollajtë të arrihet, por besoj që njerëzit në Shkodër duan vendin e parë. Uroj e shpresoj shumë që “Final Four” të flasë për ne, e të gëzojmë këta njerëz për titullin kampion. Nuk është e lehtë, është e vështirë, janë skuadra të forta, “Final Four” është më skuadra të forta. Përballja nuk do të jetë e lehtë, uroj që Vllaznia të triumfojë.
    Besoj se Vllaznia ka një formacion fillestar, pavarësisht që bënë pushim 3-4 lojtarë. Vllaznia në krah ka 4-5 lojtarë për 2 vende dhe janë të gjithë lojtarë që kanë dhënë e ndihmuar ekipin për të arritur këtu, kanë kontributin e vet. Në këtë repart është e ngarkuar më shumë. Por Vllaznia ka një bosht ekipi ku bazohet dhe në fund shpresojmë të arrijmë më të mirën që të gjithë bashkë.
    Vendi i parë? Të them të drejtën besoj që në çdo ndeshje shkojmë për tre pikët, hyjmë për të fituar. Ndoshta 3-4 lojtarë që ishin pak më të lodhur, kishin nevojë për të pushuar këtë ndeshje. Ato rastet ishin, fitorja ishte më afër nesh. Nuk i kemi parë rezultatet e ndeshjeve të tjera dhe u munduam maksimalisht, vendi i dytë është luftë për t’u fituar. Por në Shkodër të them të drejtën, më vjen mirë që nuk kënaqen me vendin e dytë, duan të parin. Nuk mund të bëj premtime, por do të bëjmë maksimumin që titulli të vijë në Shkodër. E them përsëri që vendi i dytë është i vështirë për t’u fituar, është objektiv i mirë, edhe për favorin që ka në “Final Four”. Por në fund qyteti gëzohet për “Final Four”. Të më kishin thënë në 2001 kur e fituam herën e fundit që në 2025 nuk kemi marrë ende titullin, nuk do ta kisha besuar, por shpresojmë.
    Të gjithë kanë bërë maksimumin për të fituar ndeshjen sot. Padyshim rastet u krijuan, portieri i tyre bëri pritje të bukura, edhe lojtarët tanë nuk ishin të qetë para portës, pasi i fundit ndoshta mungoi. Por rastet u krijuan, me një shans merr tre pikë. Por të gjithë dhanë maksimumin, disa lojtarë kishin nevojë për të pushuar. Por ne ishim afër fitores dhe e them me bindje, pavarësisht respektit maksimal për Laçin se ishte ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Laçi ka dhënë bonusin e kampionatit këto vite, duke marrë pjesë në Europë shumë herë. Më vjen keq për ata”, tha Sinani për RTSH pas ndeshjes.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “Një qeveri nuk mund të qëndrojë 16 vjet”, Shehi: Vota e diasporës do jetë e emancipuar

    “Një qeveri nuk mund të qëndrojë 16 vjet”, Shehi: Vota e diasporës do jetë e emancipuar

    Dashamir Shehi parashikon se vendi rrezikon të kthehet si Rusia apo Azerbajxhani nëse më 11 maj i jepet një tjetër mandat kryeministrit Edi Rama.
    Në një emision televiziv, Shehi u shpreh se vota e diasporës do të jetë e emancipuar dhe do të shkojë në drejtim të opozitës.
    “Pres që votojnë këta 250 mijë maksimalisht. Besoj se mbi 200 mijë do të votojnë se e kanë marrë këtë mundim. Ata duke jetuar në një realitet më të emancipuar do sjellin një votë të tillë. Unë kam shpresë se ata do të ndikojnë dhe te vota e familjarëve në Shqipëri. Unë jam shpresëplotë që do të votojnë për opozitën.
    Jetojnë në Gjermani, Francë e demokraci. Ka demokraci ku rri 12 vjet kryeministri me ca pretendime të kota. Unë them që vota e tyre do të jetë i lirë. Shpresoj se do ketë një rezultat të mirë dhe për grupin tonë politik. Do ketë defekte abuzime të vogla, por kjo është fitore e madhe për demokracinë shqiptare. Besoj se dhe ata duan ndryshim. Por e kuptojnë që edhe qeverisja më e mirë nuk mund të jetojë 16 vjet. Këto sistemesh janë ato të Putinit, Azerbajxhanit. Ne rrezikojmë të kthehemi në vendet postkomuniste. Do jetë tragjike”, tha Shehi.

  • Tabaku merr pjesë në Samitin Global të Grave: Besoj në forcën individuale të gruas

    Tabaku merr pjesë në Samitin Global të Grave: Besoj në forcën individuale të gruas

    Kandidatja për deputete e PD-së për Tiranën ishte e ftuar në Samitin Global të Grave dhe foli për gjithë modelin e gruas që ajo është përpjekur të promovojë në politikën shqiptare. Deputetja është shprehur se ka nxitur një model që i qëndron larg zhurmës dhe dhunës verbale.
    “Kam dashur të jem zëri i grave, jo zhurma e politikës. Nuk ke nevojë të jesh burrë për të qenë e fortë. Mjafton të jesh grua dhe të lësh shenjë. personalisht besoj në forcën individuale të grave, mbështes idenë që kuotat janë një mjet i domosdoshëm për të hapur rrugën për më shumë përfshirje femërore”, tha ajo.

    Duke ndarë përvojat me shumë gra të zakonshme që ka takuar gjatë fushatës, Tabaku solli në vëmendje historitë e nënave të fëmijëve me autizëm dhe të grave që punojnë fort çdo ditë për të përballuar jetën.

  • Tabaku në Samitin Global të Grave: Besoj në forcën individuale të gruas

    Tabaku në Samitin Global të Grave: Besoj në forcën individuale të gruas

    Jorida Tabaku, kandidatja demokrate për kryeqytetin ishte e ftuar në Samitin Global të Grave dhe foli për gjithë modelin e gruas që ajo është përpjekur të promovojë në politikën shqiptare. Model që i qëndron larg zhurmës dhe dhunës verbale.
    “Kam dashur të jem zëri i grave, jo zhurma e politikës. Nuk ke nevojë të jesh burrë për të qenë e fortë. Mjafton të jesh grua dhe të lësh shenjë. personalisht besoj në forcën individuale të grave, mbështes idenë që kuotat janë një mjet i domosdoshëm për të hapur rrugën për më shumë përfshirje femërore”, tha ajo.
    Duke ndarë përvojat me shumë gra të zakonshme që ka takuar gjatë fushatës, Tabaku solli në vëmendje historitë e nënave të fëmijëve me autizëm dhe të grave që punojnë fort çdo ditë për të përballuar jetën.
    “Ne duhet të jemi krahu i këtyre grave që luftojnë çdo ditë për dinjitetin e tyre. Kemi një obligim ndaj tyre”, tha Tabaku.
    Edhe pse pranon se sfidat e grave në politik nuk janë të lehta ajo jep mesazhe frymëzuese në fjalën e saj.
    “Realiteti mund të duket si një mal i pakalueshëm, por forca e grave është ajo që çan rrugën përpara. Gratë nuk dorëzohen, kampionet nuk dorëzohen”, tha Tabaku.
    Tv Klan

  • Brook: Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE në 2030, sepse Rama e ka kthyer në një narko-shtet vendin

    Brook: Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE në 2030, sepse Rama e ka kthyer në një narko-shtet vendin

    Zëvendës presidenti i CDI, Elmar Brook, në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga LDK me temë “Global She”, theksoi se Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE në vitin 2030, për arsye se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narko-shtet.

    Brook tha se socialistët në Gjermani e marrin pushtetin vetëm për të rrëzuar shtetin, kurse sipas tij, konservatorët rrisin ekonominë.

    “Jam krenar që ndodhem këtu, jam edhe pak nervoz, z.Berisha më mbrojti mbrëmë. Shoh gra të cilat i kam njohur prej vitesh. Kjo tregon se ky vend ka gra të forta. Albana, Jozefina, Jorida. Unë ju inkurajoj që të modernizoni vendin tuaj dhe besoj nga sa të dëgjova nga kryetari Berisha që ai do t’ju japë përsëri mundësi kur të ktheheni në pushtet që ta riformoni vendin tuaj për të drejta të barabarta. Ne kemi nevojë për gratë në politikë sepse vetëm atëherë do të kemi ekuilibrin e duhur në politikë. Unë nuk besoj në një politikë të jashtme feministë sepse nuk ka një të tillë, dhe nuk është një politikë e jashtëm e mirë nëse nuk përfshihen gratë, gratë duhet të përfshihen sepse nuk ka pasur mjaftueshëm në të kaluarën. Gjithashtu besoj, se gratë nuk duhet të jenë vetëm një burim klasik, të cilat duhet të kujdesen për familjen dhe të kenë shkollë të lartë. Por ato duhet të jenë ministre të teknologjisë, të ekonomisë. Kam ndjesinë se në qeverisjen e ardhmes ministria e ekonomisë do të drejtohet nga një grua, ministrja e teknologjisë do të jetë grua. Dhe e mendoj se kjo është forma e duhur për të vepruar, dhe jo thjesht të konsiderohet me fjalë të mëdha që gratë i shërbejnë vendit dhe vende pune jo të nivelit të lartë. Në vendin tim për 16 vjet ne kemi pasur një grua kancelare, Angela Merkel. Ajo ka pasur pengesa, ka pasur vështirësi por dhe suksese rezultate si çdo qeveri. Unë mendoj se Evropa dhe Gjermania ndodhen sot në një situatë të vështirë për shkak të dëmtimeve të institucioneve krizave bankare. Angela Merkel në Gjermani ndihmoi për t’i dhënë zgjidhje problemeve. Prandaj ajo na ka demonstruar, se ne mund të kemi gra në çfarëdolloj pozicioni drejtues. Gjithashtu besoj dhe sot kemi ditën e funeralit të Papa Françeskut, unë kam pasur privilegjin ta takoj dy herë dhe dua të them që ne duam një shoqëri  e kam mësuar prej tij, që kjo shoqëri të kujdeset për vlerat dhe jo të nxjerrë në pah problematikat, si ato ekonomike. Një shoqëri të drejtë, ku të gjithë të luajnë rolin e tyre, por të jetë e barabartë dhe të gjithë të kenë mundësi të barabarta. Ne duhet të kujdesemi për të varfërit në Evropë dhe në botë dhe problemet mund t’i zgjidhim vetëm nëqoftëse shoqëria e ka ndjesinë e drejtësisë. Ne mund t’ia dalim më mirë se socialistët, sepse ne i dimë instrumentet e duhur ekonomike. Në Gjermani ne themi se socialistët marrin qeverinë për të rrëzuar vendin dhe qytetarët zgjodhën përsëri konservatorët demo-kristianë për të rritur ekonominë dhe ndodhi pas tri viteve në Gjermani. Dhe kjo do të thotë jo vetëm sukses politik, por dhe suksesi ekonomik është një garanci për të siguruar një jetë më të mirë, dhe kjo mund të sigurohet vetëm nëse keni sukses ekonomik. Prandaj besoj se gratë e CDU dhe ato të PD në familjen tonë politike, mund të na sjellin lidhjen e duhur dhe të veprojnë si duhet për një shoqëri të drejtë. Prandaj besoj se ju do t’ia dilni me sukses. Gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar se z.Rama do ta çojë Shqipërinë drejt Evropës. Në Evropë e ka thënë këtë dhe ai ka harruar premtimet që ka bërë para jush si qytetarë, të gjitha kushtet duhet të ishin plotësuar për në BE, por ato nuk janë përmbushur nga Rama. Jam i sigurt se me politikat e narko-shtetit, në 2030 nuk do të jenë anëtar të BE, prandaj silleni ndryshimin në vendin tuaj sillni një ndryshim në Evropë sikurse e keni sjellë këtë në partinë tuaj.” tha Brook.

  • Brok: Sali Berisha ka çuar Shqipërinë drejt NATO-s, tani është koha ta çojë drejt BE-së!

    Brok: Sali Berisha ka çuar Shqipërinë drejt NATO-s, tani është koha ta çojë drejt BE-së!

    Brok: Sali Berisha ka çuar Shqipërinë drejt NATO-s, tani është koha ta çojë drejt BE-së!

    Brok: Sali Berisha ka çuar Shqipërinë drejt NATO-s, tani është koha ta çojë drejt BE-së!Zëvendëspresidenti i CDI, Elmar Brok, në fjalën e tij në takimin e Partisë Demokratike me mbështetësit në Kavajë, shprehu vlerësimin e tij për Opozitën dhe liderin e saj historik, Sali Berisha. Brok, një figurë e njohur në politikën evropiane, vlerësoi rolin e Berishës në integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe theksoi nevojën urgjente për ndryshim politik në vend.

    Duke ndarë paralele mes rrëzimit të komunizmit në Gjermaninë Lindore dhe lëvizjes demokratike që nisi në Kavajë në mars të vitit 1990, Brok bëri thirrje për një të rikthyer demokracinë e vërtetë më 11 Maj. Ai kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar si pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa u shpreh i bindur se “vetëm pushteti i demokracisë” do të mund ta çojë vendin përpara.

    Fjala e plotë e Elmar Brok:

    I dashur President Berisha.

    Zonja dhe zotërinj, miq të dashur të demokracisë dhe të Europës, jam shumë krenar që jam sot këtu, në këtë vend të mrekullueshëm që i përket vetë zemrës së Europës. Jam veçanërisht krenar sepse jam ftuar të flas përpara numrit një të politikës shqiptare, Partisë Demokratike.

    Zonja dhe zotërinj, ne patëm zgjedhjet në Gjermani, dhe më 6 maj, miku ynë i partisë, Friedrich Merz, do të bëhet Kancelar i Gjermanisë. Ne e dërguam në pension një qeveri socialiste, pas 33 vitesh. Pas 12 vitesh, tani edhe unë jam në pension. Socialistët janë gjithmonë të njëjtë. Ata dështojnë në të tashmen. Flasin për premtime për të ardhmen, të cilat nuk i kanë përmbushur kurrë, dhe gjithmonë justifikohen. Ky teatër duhet të marrë fund. Në fund të fundit, kemi nevojë për një politikë ku premtimet bëhen dhe vendimet merren që në fillim.

    Unë besoj se tani jetojmë në një rend të ri botëror, dhe kemi nevojë për një Europë më të bashkuar, që ka mundësinë të jetë sovrane, në mënyrë që të gjitha vendet tona të mbijetojnë në unitet, demokraci dhe përparim. Prandaj, besoj fort se sot Europa ka nevojë për

    Shqipërinë, dhe Shqipëria ka nevojë për Europën, më shumë se kurrë.

    Zonja dhe zotërinj, zoti Berisha e ka çuar vendin tuaj drejt një të ardhmeje më të mirë. E kam takuar shpesh. Ai e solli vendin tuaj në liri. Ai e solli Shqipërinë në NATO, dhe tani është koha që ai të marrë shansin e tretë për ta çuar NATO-n drejt Europës. Sepse zoti Rama po e trajton Europën në të njëjtën mënyrë siç e trajton edhe Shqipërinë: premton, por nuk i përmbush kurrë ato premtime. Me politikat e zotit Rama, është shumë e vështirë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian.

    Prandaj, ne kemi nevojë për këtë ndryshim në qeveri – për zotin Berisha. Besoj se është në interesin tuaj më të mirë.

    Zonja dhe zotërinj, mendoj se kemi nevojë për personin e duhur, për partinë e duhur. Duhet të zhvillojmë vlera të përbashkëta dhe interesa europiane e shqiptare të kombinuara. Të jem i qartë: ky qytet, Kavaja, është një shembull i kësaj.

    Në mars të vitit 1990, populli i Gjermanisë Lindore votoi në zgjedhjet e para të lira për një Gjermani të bashkuar e të lirë. Në mars të vitit 1990, pikërisht në këtë qytet, u organizuan demonstratat e para për t’u çliruar nga diktatura komuniste, në të gjithë Gjermaninë. Të gjitha këto ndodhën në mars 1990. Dhe ky qytet e ka bërë të mundur atëherë, prandaj mund ta bëjë sërish.

    Besoj se atëherë, në Gjermaninë Lindore, njerëzit kishin frikë nga diktatura. Por në mars 1990, ata nuk kishin më frikë. Sot, në Shqipëri, vetëm një person ka frikë, dhe ky është Rama. Dhe fuqia e demokracisë do të fitojë më 11 maj.

    Prandaj, veproni sot. Veproni gjatë javës që vjen. Nuk kam frikë, sepse besoj se nga ky qytet do të vijë sërish një Shqipëri më e mirë dhe një Europë më e mirë.

    Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen, dhe dua që zoti Berisha t’i përmbushë premtimet e tij.

  • Brok: Sali Berisha ka çuar Shqipërinë drejt NATO-s, tani do ta çojë drejt BE-së

    Brok: Sali Berisha ka çuar Shqipërinë drejt NATO-s, tani do ta çojë drejt BE-së

    Zv/presidenti i CDI, Elmar Brok në fjalën e tij në takimin e Partisë Demokratike me mbështetësit në Kavajë, shprehu vlerësimin e tij për opozitën dhe liderin Sali Berisha. Brok vlerësoi rolin e Berishës në integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe theksoi nevojën urgjente për ndryshim politik në vend. Ai kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar si pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa u shpreh i bindur se “vetëm pushteti i demokracisë” do të mund ta çojë vendin përpara.
    Fjala e plotë e Elmar Brok

    I dashur President Berisha. Zonja dhe zotërinj, miq të dashur të demokracisë dhe të Europës, jam shumë krenar që jam sot këtu, në këtë vend të mrekullueshëm që i përket vetë zemrës së Europës. Jam veçanërisht krenar sepse jam ftuar të flas përpara numrit një të politikës shqiptare, Partisë Demokratike.
    Zonja dhe zotërinj, ne patëm zgjedhjet në Gjermani, dhe më 6 maj, miku ynë i partisë, Friedrich Merz, do të bëhet Kancelar i Gjermanisë. Ne e dërguam në pension një qeveri socialiste, pas 33 vitesh. Pas 12 vitesh, tani edhe unë jam në pension. Socialistët janë gjithmonë të njëjtë. Ata dështojnë në të tashmen. Flasin për premtime për të ardhmen, të cilat nuk i kanë përmbushur kurrë, dhe gjithmonë justifikohen. Ky teatër duhet të marrë fund. Në fund të fundit, kemi nevojë për një politikë ku premtimet bëhen dhe vendimet merren që në fillim.
    Unë besoj se tani jetojmë në një rend të ri botëror, dhe kemi nevojë për një Europë më të bashkuar, që ka mundësinë të jetë sovrane, në mënyrë që të gjitha vendet tona të mbijetojnë në unitet, demokraci dhe përparim. Prandaj, besoj fort se sot Europa ka nevojë për Shqipërinë, dhe Shqipëria ka nevojë për Europën, më shumë se kurrë.
    Zonja dhe zotërinj, zoti Berisha e ka çuar vendin tuaj drejt një të ardhmeje më të mirë. E kam takuar shpesh. Ai e solli vendin tuaj në liri. Ai e solli Shqipërinë në NATO, dhe tani është koha që ai të marrë shansin e tretë për ta çuar NATO-n drejt Europës. Sepse zoti Rama po e trajton Europën në të njëjtën mënyrë siç e trajton edhe Shqipërinë: premton, por nuk i përmbush kurrë ato premtime. Me politikat e zotit Rama, është shumë e vështirë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian.
    Prandaj, ne kemi nevojë për këtë ndryshim në qeveri – për zotin Berisha. Besoj se është në interesin tuaj më të mirë. Zonja dhe zotërinj, mendoj se kemi nevojë për personin e duhur, për partinë e duhur. Duhet të zhvillojmë vlera të përbashkëta dhe interesa europiane e shqiptare të kombinuara. Të jem i qartë: ky qytet, Kavaja, është një shembull i kësaj.
    Në mars të vitit 1990, populli i Gjermanisë Lindore votoi në zgjedhjet e para të lira për një Gjermani të bashkuar e të lirë. Në mars të vitit 1990, pikërisht në këtë qytet, u organizuan demonstratat e para për t’u çliruar nga diktatura komuniste, në të gjithë Gjermaninë. Të gjitha këto ndodhën në mars 1990. Dhe ky qytet e ka bërë të mundur atëherë, prandaj mund ta bëjë sërish. Besoj se atëherë, në Gjermaninë Lindore, njerëzit kishin frikë nga diktatura. Por në mars 1990, ata nuk kishin më frikë. Sot, në Shqipëri, vetëm një person ka frikë, dhe ky është Rama. Dhe fuqia e demokracisë do të fitojë më 11 maj. Prandaj, veproni sot. Veproni gjatë javës që vjen. Nuk kam frikë, sepse besoj se nga ky qytet do të vijë sërish një Shqipëri më e mirë dhe një Europë më e mirë. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen, dhe dua që zoti Berisha t’i përmbushë premtimet e tij.

  • Elmar Brok nga Kavaja: Koha për të larguar Ramën, fuqia e demokracisë do të fitojë më 11 maj

    Elmar Brok nga Kavaja: Koha për të larguar Ramën, fuqia e demokracisë do të fitojë më 11 maj

    Zëvendëspresidenti i CDI, Elmar Brok, ka mbajtur fjalën në takimin elektoral të PD-së në Kavajë. Brok shprehu vlerësimin e tij për opozitën dhe rolin e Berishës në integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe theksoi nevojën urgjente për ndryshim politik në vend. Brok bëri thirrje për një të rikthyer demokracinë e vërtetë më 11 Maj.
    Ai kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e cilësuar si pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa u shpreh i bindur se vetëm pushteti i demokracisë do të mund ta çojë vendin përpara. Gjithashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë, por të votojnë për ndryshimin që do të rikthejë shpresën dhe besimin në të ardhmen.
    Fjala e Elmar Brok:
    I dashur President Berisha,
    Zonja dhe zotërinj, miq të dashur të demokracisë dhe të Europës, jam shumë krenar që jam sot këtu, në këtë vend të mrekullueshëm që i përket vetë zemrës së Europës. Jam veçanërisht krenar sepse jam ftuar të flas përpara numrit një të politikës shqiptare, Partisë Demokratike.
    Zonja dhe zotërinj, ne patëm zgjedhjet në Gjermani, dhe më 6 maj, miku ynë i partisë, Friedrich Merz, do të bëhet Kancelar i Gjermanisë. Ne e dërguam në pension një qeveri socialiste, pas 33 vitesh. Pas 12 vitesh, tani edhe unë jam në pension. Socialistët janë gjithmonë të njëjtë. Ata dështojnë në të tashmen. Flasin për premtime për të ardhmen, të cilat nuk i kanë përmbushur kurrë, dhe gjithmonë justifikohen. Ky teatër duhet të marrë fund. Në fund të fundit, kemi nevojë për një politikë ku premtimet bëhen dhe vendimet merren që në fillim.
    Unë besoj se tani jetojmë në një rend të ri botëror, dhe kemi nevojë për një Europë më të bashkuar, që ka mundësinë të jetë sovrane, në mënyrë që të gjitha vendet tona të mbijetojnë në unitet, demokraci dhe përparim. Prandaj, besoj fort se sot Europa ka nevojë për Shqipërinë, dhe Shqipëria ka nevojë për Europën, më shumë se kurrë.
    Zonja dhe zotërinj, zoti Berisha e ka çuar vendin tuaj drejt një të ardhmeje më të mirë. E kam takuar shpesh. Ai e solli vendin tuaj në liri. Ai e solli Shqipërinë në NATO, dhe tani është koha që ai të marrë shansin e tretë për ta çuar NATO-n drejt Europës. Sepse zoti Rama po e trajton Europën në të njëjtën mënyrë siç e trajton edhe Shqipërinë: premton, por nuk i përmbush kurrë ato premtime. Me politikat e zotit Rama, është shumë e vështirë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian.
    Prandaj, ne kemi nevojë për këtë ndryshim në qeveri – për zotin Berisha. Besoj se është në interesin tuaj më të mirë. Zonja dhe zotërinj, mendoj se kemi nevojë për personin e duhur, për partinë e duhur. Duhet të zhvillojmë vlera të përbashkëta dhe interesa europiane e shqiptare të kombinuara. Të jem i qartë: ky qytet, Kavaja, është një shembull i kësaj.
    Në mars të vitit 1990, populli i Gjermanisë Lindore votoi në zgjedhjet e para të lira për një Gjermani të bashkuar e të lirë. Në mars të vitit 1990, pikërisht në këtë qytet, u organizuan demonstratat e para për t’u çliruar nga diktatura komuniste, në të gjithë Gjermaninë. Të gjitha këto ndodhën në mars 1990. Dhe ky qytet e ka bërë të mundur atëherë, prandaj mund ta bëjë sërish.
    Besoj se atëherë, në Gjermaninë Lindore, njerëzit kishin frikë nga diktatura. Por në mars 1990, ata nuk kishin më frikë. Sot, në Shqipëri, vetëm një person ka frikë, dhe ky është Rama. Dhe fuqia e demokracisë do të fitojë më 11 maj. Prandaj, veproni sot. Veproni gjatë javës që vjen. Nuk kam frikë, sepse besoj se nga ky qytet do të vijë sërish një Shqipëri më e mirë dhe një Europë më e mirë. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen, dhe dua që zoti Berisha t’i përmbushë premtimet e tij.

  • Pepe bën “skanerin” e Barcelona-Real Madrid: Kjo finale, thelbësore për pjesën tjetër të sezonit

    Pepe bën “skanerin” e Barcelona-Real Madrid: Kjo finale, thelbësore për pjesën tjetër të sezonit

    Képler Laverán Lima Ferreira, i njohur sportivisht si Pepe, (Maceió, Brazil, 26 shkurt 1983) u “pensionua” verën e kaluar. Në moshën 42-vjeçare, ish-lojtari i kombëtares portugeze ka ruajtur freskinë fizike si kur luante.
    Pepe ishte i lidhur me Real Madridin për një dekadë (2007-2017) dhe gjatë atyre 10 viteve ka luajtur 23 “El Clasico” kundër Barcelonës, me bilancin prej 10 fitoresh, 4 barazimesh dhe 9 humbjesh, si dhe 14 kartonëve të verdhë, një të kuq dhe një goli të shënuar.
    I zgjedhur nga RFEF si ambasador, bashkë me Julio Salinas, për ta çuar Kupën e Mbretit në Sevilla të mërkurën, Pepe foli për MD rreth kësaj finaleje “El Clasico”. “Do të jetë një ndeshje thelbësore për sezonin e të dyja ekipeve”, – përmblodhi Pepe.
    Për ta filluar, si e shikoni këtë finale mes Real Madridit dhe Barcelonës?Është një finale speciale, do të jetë speciale për të dyja ekipet. Një ndeshje kupe, shumë e bukur, ku përfaqësohet futbolli spanjoll dhe ku të gjithë lojtarët duan të luajnë. Shpresoj që gjithçka të jetë në nivelin e duhur të konkurrencës.
    Ju keni luajtur këtë lloj finalesh me Real Madridin kundër Barcelonës, çfarë rezultati prisni?Shpresoj që Real Madridi të fitojë, siç është e natyrshme, por besoj se do të jetë shumë e vështirë. Real Madridi duhet të ketë shumë modesti dhe bashkëpunim për të triumfuar. Besoj se Ancelotti do ta përgatisë ndeshjen kështu për të marrë fitoren.
    A mund të parashikoni një rezultat?2-0 për Real Madridin, me gola të Valverde dhe Rüdiger.
    Si e shikoni Barcelonën?Është mirë, po bën një sezon të shkëlqyer. Në fillim të sezonit njerëzit mendonin se Barcelona nuk kishte ekip, por e vërteta është se po i bën gjërat mjaft mirë. Megjithatë, në një finale gjërat janë ndryshe. Lojtarët duhet të nxjerrin krenarinë në pah. Real Madridi besoj se do të jetë i përgatitur, sepse ka fituar shumë finale.
    A ka diçka që ju shqetëson veçanërisht nga Barcelona para kësaj finaleje?Barcelona është një ekip që mbron me linja shumë të larta, shumë kompakte, ka dy krahë që dalin shumë mirë në kalimin e shpejtë dhe një sulmues që mban në presion qendërmbrojtësit kundërshtarë. Kjo është forca e madhe e Barcelonës, sepse di të luajë kur ka topin, por gjithashtu është shumë e rrezikshme kur nuk e ka topin, në kalimet e shpejta.
    Besoj po flisni për një nga pikat e forta të Barcelonës, një ‘9’ që frikëson qendërmbrojtësit kundërshtarë, por Lewandowski është jashtë kësaj finaleje. A mund ta penalizojë kjo Barcelonën, apo Olmo mund ta bëjë të njëjtën rol?Po, Olmo është një lojtar cilësor në këtë pozicion dhe e kupton shumë mirë ritmin e ndeshjes. Dani mund t’i mbajë në presion qendërmbrojtësit dhe pastaj të dalë ndërmjet linjave, në mënyrë që Raphinha dhe Lamine të mund të kalojnë pas mbrojtësve. Është një lojtar ndryshe, por jam i sigurt se Real Madridi do ta përgatisë mirë ndeshjen për ta neutralizuar atë.
    A mendoni se fituesi i kësaj finaleje do të dalë më i fortë për La Liga-n?Sigurisht. Nëse Real Madridi arrin ta fitojë këtë finale, do të dalë shumë i forcuar, pasi do të fitojë Kupën kundër një rivali si Barcelona. Me “El Clasicon” e kthimit të La Liga-s në Montjuïc, kampionati do të mbetej ende i hapur. Nga ana tjetër, nëse fiton Barcelona, skuadra madrilene do ta ketë shumë të vështirë. Triumfi do ta motivonte shumë Barcelonën edhe për Ligën e Kampionëve, sepse do të rritej mentalisht dhe do ta përballonte me një tjetër qasje gjysmëfinalen ndaj Interit. Është një ndeshje thelbësore për sezonin e të dyja ekipeve.
    Ju e keni pasur Ancelottin si trajner në Madrid, po flitet shumë për të ardhmen e tij. A mendoni se është e padrejtë që mund të vendoset e ardhmja e tij në këtë finale, pas gjithçkaje që ka dhënë për klubin?Në futboll gjithmonë është i rëndësishëm rezultati. Kjo vlen për Ancelottin, ashtu si për trajnerët e tjerë, aq më shumë në një klub si Real Madridi, i cili gjithmonë kërkon të fitojë. Më e rëndësishmja është të jemi mirënjohës ndaj Ancelottit, është një finale për t’u luajtur, po luftojmë ende në La Liga. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për Real Madridin dhe besoj se do të japë përgjigje shumë të mirë. Të gjithë madridistët besojnë tek ai dhe nëse e sjell këtë Kupë në Madrid, sigurisht që mund të ndryshojnë shumë gjëra.