Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të spikatur te Kombëtarja shqiptare, në kualifikueset e Botërorit. 31-vjeçari tregoi formë të shkëlqyer në krahun e djathtë të mbrojtjes, ashtu si në kohët e tij më të mira.
Së fundmi, ai ka folur për rrugëtimin e Shqipërisë. Hysaj deklaroi se ky edicion që sapo u mbyll, mund të ketë qenë më i suksesshmi me Kombëtaren, sepse u arritën rezultate shumë të mira.
Mbrojtësi theksoi se ishte një grup shumë i fortë, ku pak besonin te vendi i dytë, ndërsa shprehu keqardhje për ndeshjen ndaj Serbisë në Tiranë, ku sipas tij, kuqezinjtë meritonin fitoren, për atë që treguan në fushë.
“Këtë vit besoj se mund të ketë qenë më i miri me Kombëtaren vërtetë. Ishte grup shumë i fortë, besoj se shumica e gjithë tifozëve kanë menduar se ne ndoshta nuk do e kalonim. Ia dolëm të jemi në vendin e dytë. Më vjen keq se vitet përpara në Botëror kanë ikur dy skuadra, këtë vit ra që vendi i dytë duhet të bëjë ‘play off’, por gjithsesi vit shumë i mirë.
Ndeshja me Serbinë këtu në Shqipëri, treguam karakter. Ishte shumë ndeshje e bukur që mund ta fitonim. Dhe nga aty besuam që ndeshjen e radhës në Shqipëri do e kishim vendimtare për ne. Kishim mundësi për fitore sepse ndeshja në Shqipëri ishte e luajtur mirë. Morëm besim tek ajo ndeshja, na ndryshoi mendimin për kualifikimin.”
Hysaj foli edhe për Poloninë, kundërshtarin në fazën “play off”, për të cilët tha se janë një skuadër e vështirë, ndërsa shtoi se shorti mund të ishte edhe më i lehtë. Shkodrani u shpreh se në finale do të dëshironte Suedinë, për momentin e vështirë që po kalojnë.
“Polonia është shumë e fortë, mendoja një skuadër më të lehtë. Futbolli është i bukur se mund të kesh ndeshje të vështira dhe t’i fitosh. Mjafton një minutë që të gabosh, të ndryshon jetën, ose fiton ndeshjen dhe mund të kualifikohesh. Kemi luajtur në Poloni shumë ndeshje, kemi pasur dhe humbje. Nëse luajmë si në ndeshjet e fundit, si me Anglinë dhe Serbinë atje, besoj mund të kemi mundësinë për kualifikim.
Nuk e di kë preferoj. Si Ukraina dhe Suedia janë skuadra të forta. Suedia ka pasur disa lëkundje tani, por skuadër e fortë me emra. Suedinë do kisha më shumë qejf.”
Shqipëria do të përballet me Poloninë në muajin mars në Varshavë dhe në rast kualifikimi, në finalen e play off, do të sfidojë fituesin e duelit Ukrainë-Suedi.
Tag: besoj
-

Hysaj për Botërorin: Polonia sfidë e madhe, ja kush është favorit për finalen
-

Drejtuesi i ri i FBI-së shqiptare, deputeti Ndoja: Joni Keta një hap para, do të ketë sukses
Emërimi i Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare”, sipas deputetit të PD, Arian Ndoj ka krijuar një përshtypje pozitive bazuar në referencat e kolegëve.
“Besoj janë respektuar kriteret përderisa është votuar. Kam dëgjuar fjalë të mira për Joni Ketën, por unë personalisht nuk kam punuar me të”,-tha Ndoja.Ndryshe nga paraardhësja e tij (Aida Hajnaj), Ndoj parashikon një performancë më dinamike nga Keta. Sipas tij, fakti që Keta vjen nga brenda strukturës së BKH-së, i jep atij një avantazh dhe njohje më të mirë të terrenit.
“Nga të dhënat besoj se do të jetë një hap më përpara se paraardhësja. Ai ka punuar edhe vetë tek BKH dhe ka disa arsye që do të ecë më parë me punën e tij,” theksoi Ndoj gjatë emisionit.
-

Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë
“Ka shumë kritika, por besoj se disa prej tyre janë të vërteta: nëse shikon Evropën, vëren se ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e vet ndaj Rusisë”. Kështu u shpreh Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, duke komentuar strategjinë e re të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, gjatë një fjalimi në Forumin e Dohas.
“Duhet të kemi më shumë besim te vetja”, tha ajo, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara mbeten aleati ynë më i madh”.
“Mendoj se nuk kemi qenë gjithmonë dakord për disa çështje, por besoj se parimi i përgjithshëm mbetet i vlefshëm. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar”, shtoi Kallas.
Deklaratën, Kallas e dha nga Doha ku mori pjesë në një forum, teksa në panel u pyet në lidhje me ‘Strategjinë Kombëtare Amerikane për Sigurinë’ të firmosur së fundmi nga Donald Trump, ku një lumë kritikash i drejtohen Evropës nga administrata e tij. Miratimi i kësaj strategjie që u publikua nga Shtëpia e Bardhë erdhi vetëm pak ditë pasi SHBA i kanë kërkuar një delegacioni evropian që të marrë kontrollin e Nato-s brenda vitit 2027. -

Kush është demokrati që ka vënë me “shpatulla pas murit” Sali Berishën dhe si strategjia e tij rrezikon ta rrëzojë…
Një furtunë e re politike ka shpërthyer brenda Partisë Demokratike, teksa një demokrat, papritur duket se po e vë kreun e PD, Sali Berisha me “shpatulla pas murit”. Juristja e njohur, Brizida Gjikondi ka zbërthyer kulisat brenda selisë bli, duke zbuluar se ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji është njeriu që po i prish qetësinë kryedemokratit Berisha. Sipas saj, foltorja (takimet me demokratët në bazë ) e Salianjit po merr përmasa më energjike se ajo e Berishës, duke krijuar një tronditje të fortë brenda strukturave të Partisë Demokratike. Gjatë një interviste për “Abc News”, juristja Gjikondi deklaroi se Berisha nuk e do ecjen përpara të PD-së, pasi e konsideron partinë si pronën e tij personale. Por sipas saj, “epoka e re” që po sjell Salianji ka nisur t’i frikësojë të gjithë ata që janë mësuar me status quo-në.
Ndërkaq ajo thekson se Bardhi nuk rrezikon të dalë hapur, sepse preferon të bashkohet me fituesin vetëm pasi betejat mbyllen. Ndërkohë momenti kur Salianji doli nga burgu dhe askush nuk e priti në selinë blu, sipas Gjikondit, tregoi qartë mentalitetin e garnizonit të krijuar nga Berisha. Pra e gjithë kjo panoramë tregon se tani, skema e vjetër duket se po i shembet nën këmbë liderit të PD-së. Salianji, me lëvizjet e tij të papritura, ka çarë murin e heshtjes dhe ka thyer rehatinë e Berishës. Madje strategjia e tij, sipas zonjës Gjikondit, po rrezikon ta rrëzojë Sali Berishën nga karrigia e kreut të Partisë Demokratike. Dhe beteja që po vjen duket të jetë më e forta që ka përjetuar ndonjëherë opozita shqiptare. Më poshtë po pasqyrojmë një pjesë të intervistë së znj. Gjikondi.
Pjesë nga intervista e juristes Brizida Gjikondi
-Zonja Gjikondi, një kafe me shokët, siç në fakt e ka cilësuar Gazment Bardhi, por nga ana tjetër edhe një foltore e Salianjit, duket se ka shkaktuar një tërmet brenda Partisë Demokratike, por edhe vetë te Sali Berisha. Nuk e di si i keni parë ju këto dy foltore paralele brenda Partisë Demokratike?
Më realja dhe më energjikja besoj se është foltorja e Salianjit, sepse Partia Demokratike me në krye Berishën ishte kthyer në një kënetë, në një moçal me ujë të ndenjur. Kënetë e cila ishte me dashje nga Berisha në atë standart – e them me ironi – dhe patjetër që është prishur rehatia. Sa për katër miq, ose për çka thotë Gazment Bardhi, mendoj që përgjithësisht kjo është qasja që ka Bardhi. Ne e dimë shumë mirë që Bardhi rri dhe pastaj bëhet gjithmonë me fitimtarët. Nuk ka kurajën që të shkruajë ai historinë, por gjithmonë është numri dy. Militanti është ‘bush i topit’, si themi ne në gjuhën popullore. Asnjëherë nuk merr iniciativën të jetë ai që shkruan historinë, por është ai që kur është çarë rruga dhe kur është fituar beteja, bashkëngjitet me fitimtarin. Kështu bëri atëherë: nga Lulzim Basha vajti te Berisha. Kështu bën dhe tani, që përpiqet ta mbajë mirë me të dy krahët dhe mos pozicionohet hapur, (edhe pse) shpirti do të jetë me Salianjin, por interesi e bën të rrijë me Berishën.
-Berisha ka sulmuar drejtpërdrejt Ervin Salianjin. Përveç se ai e ka konsideruar atë një mashtrues, tha se foltoren e ka organizuar me tradhtarë. Por pse një reagim i tillë i Berishës, kur ka qenë vetë Berisha i cili e ka cilësuar Salianjin si hero kur ai ka qenë në burg?
Nuk besoj, pavarësisht se e ka quajtur hero. Nuk besoj se ne e kemi parë që kur doli Salianji nga burgu – besoj se dhe ju e aprovoni zoti Miliana – që askush nuk e priti në selinë e Partisë Demokratike. Ai besoj edhe sot që e ka sulmuar, e ka sulmuar sepse Salianji i ka prishur status quo-në, i ka prishur rehatinë, parazitizmin, atë që Berisha ka dashur ta mbajë në këtë standard. Berisha me dashje ka dashur ta mbajë Partinë Demokratike një garnizon të tij, në funksion të problemeve që ka ai me SPAK-un dhe me Drejtësinë shqiptare. Nuk do ai që Partia Demokratike të ecë përpara, të shkëputet nga interesat e Berishës dhe të ketë interesat e veta. Kjo është e gjithë urrejtja, inati dhe ligjërimi i Berishës kundër Salianjit. Është pikërisht sepse i prishet komplet skema që ai kishte përgatitur, që PD-ja të ishte në funksion, të ishte avokati i tij politik në funksion të problemeve që ka ai me drejtësinë. Mendoj që totalisht kjo gjë është prishur.
–Zonja Gjikondi, duket se tashmë kartat janë hapur, dhe në momentin kur Berisha del kaq hapur kundër Salianjit, duhet të ketë frikë Salianji nga Berisha apo Berisha nga Salianji?
Kuptohet që ka Berisha frikë nga Salianji. Salianji nuk ka më çfarë frike të ketë nga Berisha. Nuk ka më interes tek Berisha. E di shumë mirë që deri aty që ka çarë në atë parti, ka çarë nga meritat e tij personale, sepse ai është një parti që i vret talentet politikë, i mbyt zërat që janë ndryshe nga tufa. Ka gjetur momentin e duhur dhe çastin e duhur për të bërë lëvizjen e duhur dhe kjo lëvizje do kurajo. Ne pamë që edhe heshtja e deputetëve tregoi pikërisht që ata – e thashë edhe që parë si puna e zotit Bardhi – janë me shpirt me Salianjin, por interesi i bën të rrinë me një kalbësirë, ose në një moçal që është Partia Demokratike e Nokës, Berishës dhe Vokshit, që gjithmonë i mbyt personazhet e spikatur dhe nuk do lejojë kurrë që ata të ecin përpara, por duan që këta, mbas vdekjes politike të Berishës, automatikisht të hyjnë në krye të partisë, si Bokshiedhe Noka. Dhe e them dhe një herë që gjithë kjo urrejtje dhe gjithë ky sulm ndaj Salianjit është pikërisht sepse e druajnë, ia dinë peshën, e dinë që po sjell një epokë të re në Partinë Demokratike. Epokë që këta nuk e duan, sepse këta nuk kanë hallin e Partisë Demokratike, opozitarizmit dhe ndryshimit në Shqipëri. Ata kanë vetëm hallin të ruajnë këtë status që kanë të gjithë ata, secili në raport me Partinë Demokratike.
-Po të shohim Ervin Salianjin apo edhe të tjerët që janë bashkuar me të, ende nuk janë pozicionuar qartë, teksa nuk e konsiderojnë si një lëvizje vetë ata brenda Partisë Demokratike, po thonë: “është thjesht një takim me bazën”. Unë për këtë kam një pyetje të drejtpërdrejtë për ju: A tenton Salianji t’ia marrë partinë Berishës?
Këtu e kemi shumë të drejtë si pyetje, sepse sot në darkë kanë qenë të ftuar në emisione edhe zoti Ali Mehmeti dhe zoti Salianji, dhe mendoj që zoti Salianji ka pasur më integritet dhe më dinjitet në përgjigjet e tij. Zoti Ali Mehmeti jo. Nuk kam pse të fshihem mbrapa gishtit. Në qoftë se janë burra me dy “R”, ata detyrimisht duhet të dalin hapur dhe të thonë që ata duan që, jo të marrin Partinë Demokratike – sepse kjo fjala “e marrë” është shumë e ngushtë për një vizion të madh politik – por duan ta rivitalizojnë që të marrin pushtetin. Por me Berishën, Nokën, Vokshin dhe ujëra të tjerë të ndenjur, kurrë nuk mund të merret më opozita, dhe aq më tepër pastaj dhe pushteti. Po nuk pati një kontakt të afërt me bazën, ku baza të jetë direkt pjesëmarrëse në çdo vendimmarrje, por dhe në një rivitalizim, pasi ne shikojmë të gjithë që opozita shqiptare ka hyrë në një gjumë të thellë.
Zoti Ali Mehmeti tha: “jo, po e duam Berishën në krye”, kurse zoti Salianji tha që unë e kam me idetë, duam të ndryshojmë, dua të lidhemi me bazën. Evitoi marrjen e emrit të zotit Berisha, që për mendimin tim ka qenë një taktikë konstruktive, sepse Shqipëria është shumë e ngopur me urrejtje, me përçmime, me sharje, me përçarje. Një politikan vizionar vërtetë shikon lart dhe përpiqet t’i bashkojë copat, jo t’i ndajë, dhe jo të gjejë armik, as të jetë oportunist si zoti Ali Mehmeti. Një njeri duhet të ketë integritetin, dinjitetin, kurajën që në momente të caktuara vërtetë të tregojë atë që ai po bën realisht dhe që ne po e shohim. Nuk mund të fshihet që “ne e duam Berishën”, por “ne thjesht po bëjmë analiza”. Sepse sikur t’i duan ata, ata nuk i do Berisha. Berisha ka bërë karrierë elitare në përzënien dhe dobësimin e personave që i dalin kundër, ose që mendojnë ndryshe – se fjala “kundër” është fjalë e madhe.
Kush mendon ndryshe nga Berisha, detyrimisht është shpallur armik i popullit, se asaj mendësie i takon, atë lloj mendësie ka. Gjithmonë tjetrin e shikon si një kundërshtar që duhet asgjësuar, jo vetëm politikisht, por edhe fizikisht. Prandaj edhe sikur zoti Ali Mehmeti të dojë të vazhdojë të bëjë balet, një herë majtas, një herë djathtas, asnjëherë në qendër, Berisha nuk do pranojë më ta ketë në gjirin e tij, sepse mund të bëhet një model frymëzues për shumë të tjerë. Ai duhet t’ia presë kokën pulës që në fillim, nuk do e lejojë që të shtohen radhët e Salianjëve dhe të personave të tjerë që janë në krahët e tij.
-Por a mendoni, apo a dyshoni se e gjitha kjo lëvizje, le ta quajmë të tillë, mund të përfundojë sërish me Berishën kryetar, apo Salianjin, Ali Mehmetin apo kushdo tjetër, me një post të rëndësishëm brenda Partisë Demokratike?
Nuk e besoj. Besoj se Saliani është i qartë në ambiciet që ka. Është – e thashë edhe në fillim – që ka dalluar nga personazhet e tjerë të Partisë Demokratike. Nuk besoj se mund të kënaqet të ketë një si Noka dhe si Vokshi mbi kokën e tij. Ai e di vlerën e vetes, është i vetëdijshëm. Mendoj që mund të ketë marrë edhe garanci ndërkombëtare. Nuk besoj se i ka hyrë detit në këmbë, kur thotë populli. Besoj se edhe si person i ri në moshë, edhe në ide, edhe në qasje, edhe në ligjërim, besoj se është i qartë se ku do të arrijë. Nuk besoj se ai do të jetë në një PD me Berishën. Ai nuk do të ketë konflikt me Berishën, por nuk varet nga ai, sepse gjithmonë një marrëdhënie është e dyanshme. Aq më tepër kur pala tjetër është Berisha. Është Berisha pastaj që nuk do e dojë më zotin Salianji.
Nuk e do që tani ta ketë aty, sepse i prish komplet moçalin dhe kënetën që Berishën e ka mbajtur në ngrohtë deri tani, dhe që ka qenë kënetë që ai ka qenë në funksion të Berishës vetëm për marrëdhënien e tij me drejtësinë shqiptare, me SPAK-un dhe me dy gjyqet që ka ai, që nuk janë gjyqe të dorës së dytë, por janë gjyqe të rëndësishme. Dhe jo vetëm me SPAK-un, por edhe me Non Grata-n, që pavarësisht se pritej me javë dhe me ditë, po shkojnë vite dhe ajo damkë nuk po hiqet dhe nuk ka për t’u hequr, çka penalizon gjithë Partinë Demokratike. -

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian
Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, sot u mbajtën seancat konstituive, në të cilat kryetarët e rinj nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e rimorën edhe zyrtarisht pushtetin duke bërë betimin.
Analisti Ylli Hoxha e quajti kthimin e serbëve në komunat e Veriut si një lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizioni Plus, me moderatoren Melisa Mehmetaj, Hoxha tha se kthimi i përfaqësuesve të Listës Serbe në krye të komunave do të prodhojë në afatgjatë tensione të reja, por në një nivel institucional.
Sa i përket zgjedhjeve më 28 dhjetor, analisti tha se rezultatet nuk do të bëjnë ndryshime të mëdha, duke shtuar se do të ketë lëvizje të vogla, të cilat, sipas tij, do të mundësojnë krijimin e një shumice të brishtë, por që nuk premtojnë stabilitet të qeverisjes katërvjeçare.
INTERVISTA E PLOTË:
Çfarë pritet të ndodhë në komunat e Veriut pas betimit të kryetarëve të rinj nga lista serbe, të cilët rikthehen në këto komuna pas më shumë se dy vjet e gjysmë?Hoxha: E para, besoj, do të jetë një lexim më pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian mbi atë se cila është gjendja në veri. Ndonëse në krye të komunave do të kthehen përfaqësuesit e Listës Serbe që janë instrumenti i drejtpërdrejtë i Beogradit, kjo do të prodhojë në afatgjatë, besoj, tensione të reja, por tash në një nivel institucional. Pra, unë pres që në rend të parë do të revidohen disa prej vendimeve të marra nga kryetarët shqiptarë në vitet e fundit. Mund të ketë edhe vendime të cilat i kundërvihen pikëpamjeve dhe politikave të qeverisë qendrore, të cilat mund të shkaktojnë tensione. Pra, pres që të vazhdohet përdorimi i kryetarëve të komunave, gjithësesi komunave në tërësi në veri, si instrument i destabilizimit, siç i ka përdorur më herët Republika e Serbisë.
Po cila do të jetë qasja e Listës Serbe dhe të zgjedhurve të saj me autoritetet e Kosovës, marrë parasysh që sot betimi i tyre është bërë në prani të simboleve të Kosovës?
Hoxha: Ky është një hap përpara. Besoj se një konturë institucionale është vendosur në veri dhe unë shpresoj, besoj, se ajo do të mirëmbahet edhe më tutje. Se çfarë veprime ata do të marrin, do të shihet. Kjo varet krejtësisht se sa do ta tensionojë Kosovën Beogradi dhe cila do të jetë kundërpërgjigjja e Bashkësisë Ndërkombëtare kundrejt këtyre iniciativave. Do të jetë një proces besoj i vështirë politik me mundësi tensionesh, në të cilin roli i Bashkësisë Ndërkombëtare do të jetë jetik për të amortizuar marrëdhënien institucionale mes komunave në veri dhe qeverisë qendrore në Prishtinë.
Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen sërish kutive të votimit në 28 dhjetor. Si e shihni ju konfigurimin politik pas këtyre zgjedhjeve? A do të arrijë Vetëvendosje të bëjë qeverinë apo gjasat janë që të shkojë në opozitë?
Hoxha: Kemi pasur një rezultat baraz mes dy taboreve në zgjedhjet e fundit, ku asnjëra palë nuk arriti dot ta ketë shumicën vetë. Nuk jam shumë i bindur se rezultatet e ardhshme do të bëjnë ndonjë ndryshim të madh. Mund të ketë lëvizje të vogla, të cilat ndoshta do të mundësojnë krijimin e një shumice të brishtë, por nuk premtojnë stabilitet të qeverisjes katërvjeçare. Nëse pikëpamja është ajo që kemi pasur në 12 muajt e fundit, pra pikëpamja e polarizimit, kur njëra palë do ta bëjë qeverinë vetë domosdo dhe nuk ka aftësi bashkëpunimi me të tjerët. Mendoj se është shans ideal që në këtë fushatë të modifikohen qëndrimet. Kjo në mënyrë që të mendohet për një qeverisje më të gjerë, e cila prodhon institucione stabile brenda një konteksti gjeopolitik botëror mjaft të vështirë, në të cilin Kosova mund të bëhet ndoshta pjesë e bisedimeve pa qenë fare aktive në to.
/vizionplus.tv -

Nuhiu: Besoj fort te grupi, jemi gati për Flamurtarin
Tirana e vendit të fundit do të luajë nesër në Vlorë me Flamurtarin për javën e 12-të Abissnet Superiore (16:30). Para kësaj sfide delikate trjneri i bardhebluve Ardian Nuhiu foli sot për mediat:
Ndalesa e kampionatit…
“Padiskutim ka qenë e mirëseardhur, për 2 javë kemi shfrytëzuar, kemi punuar me skuadrën në aspektin fizik, taktik dhe atë psikologjik. Jemi munduar të marrim ngarkesën e duhur fizike në javën e parë, përsa i përket aspektit taktik jemi munduar të përcjellim mënyrën se si dua që të qëndrojë skuadra ime në fushë apo mënyrën si do të luajmë.
Në aspektin psikologjik pres të shoh një skuadër të ndryshme nga dita e nesërme ku do të presim një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë. Kemi analizuar detajet më të vogla të një kundërshtari që lufton shumë, pres nga skuadra ime që t’i përgjigjet në të njëjtën formë.
Dua përqëndrim maksimal, besoj fuqishëm te grupi dhe ta shfaqim në fushë. Presioni na frymëzon mua dhe futbollistët, pres që të sakrifikojnë, ata që do fillojnë ndeshjen apo dhe ata që do jenë në stol.
Kam parë shumë dëshirë te grupi për tu përmirësuar apo edhe grintë, besoj që nesër e shfaqim në fushë nesër apo në vijim, nuk do të kemi probleme. Jemi munduar të rikuperojmë, Soler, Tabekou dhe Mensah patën disa shqetësime, kemi edhe një seancë stërvitore për të parë si do të jetë gjendja e tyre, do të gjejnë forcën dhe fuqinë për tju bashkuar skuadrës. Kemi shfrytëzuar këto 2 javë, se si të shkojmë te porta dhe të jemi të qetë e cinik që ti shfrytëzojmë rastet”
Vazhdo leximin
-

Ekskluzive/ “Duhen dardanë gladiatorë”, Ademi komenton shortin, zbulon të vërtetën me Xhakën: Shqipëria shkon në Botëror (VIDEO)
Të bashkuar si kurrë më parë, Shqipëria dhe Kosova shkruan historinë duke shkuar së bashku në fazën “play-off” të një Botërori. Dardania dhuroi spektakël në fazën kualifikuese duke lënë pas ekipe “big” si Suedia. Të enjten, Kosova mësoi rivalët në fazën “play-off” ku në gjysmëfinale do të përballen me Sllovakinë, ndërsa në fazën finale me fituesin e çiftit Turqi-Rumani. Për të folur për Kosovën, zemrën e Shqipërisë, në “Sport News” i ftuar special ishte presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, zoti Agim Ademi.
President, e besoje se brenda kaq pak kohe Kosova mund të shkonte në “play-off” të një Botërori? Çfarë do të thotë për Kosovën kjo arritje?Vërtet ëndrra ka ekzistuar gjithmonë por duhen pjekur disa kushte. Ja erdhi momenti, ekipi në ditët e veta më të mira dhe realizuam atë që është ëndrra e çdo ekipi kombëtar, për të arritur majat. Do të thotë shumë për Kosovën se kemi vetëm 9 vite pranim në UEFA e FIFA. Futbolli ka filluar shumë më herët, por në këto 9 vite, të arrish këtu, konsiderohet si një sukses që nuk duhet mohuar. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme deri në fund të kësaj gare dhe kësaj ëndrre.
Ademi, besoj tani është më e lehtë të bindësh lojtarë si Ylli Gashi, apo talente të tjera të shpërndarë kudo në botë për të patur zgjedhje të parë Kosovën. I keni bindur me suksesin tuaj që Kosova po bën shumë mirë, është në kulmin e saj, besoj tani nuk është me zgjedhje e parë qoftë Shqipëria apo Zvicra. Ishte ky një sukses i dyfishtë edhe për ju?
Për të bindur futbollistët, duhen të jenë dakord edhe baballarët dhe mëmat e tyre të cilët janë me prejardhje nga Kosova. Diasporës tonë i duket që i kanë mbetur borxh Kosovës dhe janë të lumtur që fëmijët e tyre të prezantojnë Kosovën dhe ta ngrenë pikërisht me dhuntinë e futbollit që kanë. Unë realisht dëshiroj që secili futbollist me të cilin flas të ndjejë Kosovën me zemër dhe pastaj të vendosë për të. Është e vërtetë që shumica prej tyre janë të lindur në shtetet përkatëse si Gjermania, Zvicra e kudo në Europë. Shtetin do ta kenë ku kanë lindur, por Kosova është diçka më e madhe për ta se kanë familjarët dhe është familja ajo që i frymëzon për të përfaqësuar Kosovën. Por besoj se fillimisht zemra, e pastaj projekti që kemi, janë bashkuar dhe secili nga futbollistët që ka gjetur veten dhe e ka parë veten aty në projekt dhe nëse ia ka thënë zemra, e kanë pasur më të lehtë. Tanimë është më e lehtë dhe është normale për faktin se është krijuar ekip, rezultate. Kanë edhe shokët e tyre që janë po ashtu të mirë dhe me potencial për ekipin kombëtar. Sigurisht nëpërmjet tyre do ta ketë edhe më të lehtë që Kosova të afrojë këta futbollistë.
Përpara se të shkojmë dhe diskutojmë për shortin, dua të sqarojmë së bashku disa çështje. Dua ta nis fillimisht me çështjen e mesfushorit Granit Xhaka, i cili u vërshëllye në “Fadil Vokrri”. Pikësëpari, dua një opinion nga ju mbi këtë çështje sepse dua të di si ishte gjithë situata, a diskutuat me vetë lojtarin apo familjarë të tij pas ndeshjes? Çfarë ju thanë?Në fakt nuk është gjë e mirë, por ndodh, sidomos te Granit Xhaka që është lojtari më i mirë shqiptar në vitet e fundit. Sigurisht që në publik ndodh gjithçka, nuk ka ndodhur vetëm këtë rast. Por mendoj se publiku bën më të mirën dhe do të fitojë ekipi dhe zgjedh formë e mënyra si të shpërqendrojnë ekipin kundërshtar se ai është me Zvicrën. Por ishte një numër i kufizuar, jo i gjithë stadiumi dhe u bënë ato vërshëllima. Por e kam thënë mendimin tim dhe e kam deklaruar se Graniti është një prej më të mirëve shqiptarë dhe është aset kombëtar, është edhe i familjes së nderuar. Njihemi prej kohësh me familjen e tyre, ai vjen, ka familjarët e vet këtu në Kosovë e Prishtinë. Nuk është se është vërshëllyer për veprime të këqija të tij apo familjes, por për të shpërqendruar ekipin, si lloj ndihme…
Ndoshta edhe për shkak të deklaratave që ai dha përpara ndeshjes me Kosovën, shkak i largimit të disa lojtarëve që preferuar të bashkohen me Kosovën e jo me Zvicrën. Ndoshta edhe kjo, sepse u duk sikur kishte një qasje të tifozëve këtë radhë ndaj Granitit. Një “luftë e ftohtë” në distancë…Mendoj se është vërshëllyer për ndeshjen pasi ata mund të dilnin me deklarata për ta kundërshtuar, por nuk e kundërshtoi askush në këtë drejtim, se është mendimi i secilit. Ashtu e mendon Graniti se është me Zvicrën. Por gjithsesi, është Granit Xhaka, djali i Ragip Xhakës, shqiptar nga Prishtina.
Një deklaratë që do të doja të ndaleshim, për të diskutuar më pas shortin është ajo e Edon Zhegrovës, i cili ka reaguar duke u shprehur “jam në formë dhe mund të luaj 90 minuta”. A ka një çështje Zhegrova, se më bën gjithmonë përshtypje që përmendet shumë emri i tij në të tilla raste, nuk kemi dëgjuar emra të tjerë si Muriqi apo Asllani. Pse pikërisht Zhegrova?Mediat mund ta interpretojnë si të duan, por ai e ka thënë me kuptimin më të mirë të mundshëm që tani është i gatshëm për të luajtur 90 minuta. E tha qartësisht që kurdo të më jepet rasti, do të jem i gatshëm për 90 minuta për kombëtaren tonë. Nuk ka asgjë të keqe, asgjë tjetër, përveç formatit të tij, sigurisht që është një prej talenteve më të mëdhenj që kanë pasur shqiptarët, sidomos po them Kosova. Edon Zhegrova është futbollisti që mund të bëjë çudira dhe është një prej talenteve më të mira. Ai është anëtar i ekipit tonë që nga vitet më të hershme të tij, është ndër të parët që i është bashkuar Kosovës. Eshtë karakteri i çdo futbollisti por është fatkeqësi që mediat mezi po presin ta marrin e kanalizojnë siç duan ato. Jo të nxirret nga konteksti, por të thuhet ajo që ka thënë, nuk është çështje, është korrektësia e tij ndaj trajnerit dhe njerëzve që i dhanë mundësinë e rastin për të luajtur.
Ndaj pyeta edhe për të sqaruar opinionin publik nëse ka një çështje Zhegrova…Nuk ka asnjë çështje. Le ta nxjerrin nëse ka një çështje, jo vetëm një fjalë që thuhet sa për të thënë. Por është më mirë të merren me suksesin e Kosovës, jo ta minimizojnë me gjëra periferike. Zhegrova është gjallë dhe është te Juventusi, mund ta pyesni atë dhe sigurisht nuk ka të bëjë me këtë punë, por me mediat që për klikime apo interesa personale e axhenda mund të flasin gjëra të tilla. Ai është aset i kombëtares, jashtëzakonisht i mirë, talent. Se e tregon të jesh te Juventusi dhe ta trajtojë Juventusi si të tillë, edhe nga fjalët e trajnerit Spaleti. Ju e patë që u fut, luajti, ndaj jem të lumtur që e kemi Zhegrovën në ekip.
Ademi, a jeni i kënaqur me shortin. Në gjysmëfinale keni Sllovakinë, mendohet një rival i lehtë në letër, sa shanse mendoni që ka për të vazhduar më tej?Këto ekipe, apo këta rivalë që kanë qenë në këtë grup, janë pothuajse të njëjtë afërsisht dhe asnjë ndeshje nuk është më e lehtë apo e rëndë. Por secila është finale. Varet si do jetë ajo ditë dhe si të përshtatet me kundërshtarin. Shpresojmë e besojmë të jemi mirë, të mos kemi të lënduar, të mos kemi të ndëshkuar me kartonë. Nuk është pjesa e frikës te kundërshtari, po të japim 100% si ndeshjet e fundit sigurisht besoj se do të kalojmë këtë pengesë, edhe pse është kundërshtar i fortë. E ka treguar, është ekip për t’u respektuar. Ne kemi rrugën tonë, do ecim në rrugën tonë, do vijë marsi shpejt e do shohim gladiatorët “Dardanë” që na kanë bërë të lumtur. Shpresojmë e besojmë që këto dy hapa që i kemi do t’i tejkalojmë e të jemi në Kupën e Botës.
Interesant është fakti që Sllovakia nuk e njeh pavarësinë e Kosovën, mund të keni mundësinë t’i bëni gol në fushë, atë që nuk e bën politika…Futbolli është apolitik, por gjithsesi nëse do ta shfrytëzojë politika, ta shfrytëzojë. Ne do luajmë futboll e kemi rezultate. Duam që Kosovën ta çojmë sa më lart dhe të ngremë flamurin e Kosovës.
Nëse kualifikoheni për në finale, kë do të preferojë në çiftin Turqi-Rumani? Cilin kundërshtar do të dojë të kishe përballë në finale?Tani ne i njohim të dy ekipet, i kemi pasur kundërshtarë, kemi pasur ndeshje bashkë. Me Turqinë kemi pasur miqësore dhe ndeshje të tjera. Ndërsa me Rumaninë kemi qene thuajse gjithmonë çdo herë bashkë në kualifikuese europiane e në gara të tjera, ndaj njihemi shumë mirë. Cilado të vijë, do të ishte ekip i fortë për ne, do ishte jashtëzakonisht e fortë. Por gjithsesi, shoh më lehtësim me Rumaninë.
Nëse do kualifikoheni, ndeshjen do ta luani në Prishtinë. A do këtë ndonjë premio për ekipin apo ndoshta politika a ju ka qëndruar pranë qoftë edhe me një shpërblim sado të vogël për ekipin?Këto janë të rregulluar nga ana e Federatës dhe tani kemi ardhur në fazën e fundit. Besoj se pas Vitit të Ri, në fillimin e 2026, ata që kanë ndër mend të shpërblejnë kombëtaren për rezultatet e arritura dhe ngritjen e shtetit në këtë nivel në kuadër të futbollit, besoj do reflektojnë. Presim që vitin e ardhshëm të sqarohet në këtë çështje dhe në pjesën e federatës gjithçka është ne rregull.
Do më thoni të drejtën, beson realisht që mund të Kosova do të shkojë në Botëror, apo mjafton vetëm prezenca në “play-off” si herë e parë, ku në kaq pak vite ka bërë një gjë shumë të madhe?Të them të drejtën duke pasur parasysh formën e tashme dhe rezultatet që ka bërë dhe lojën e zhvilluar dhe taktikën që është përdorur me kombëtaren në ndeshjet e fundit, besoj shumë që të vështirë e ka dikush të na mundë e mposhtë. Besoj te grupi e këta djem dhe shpresa ime është që të jenë shëndosh e mitë të gjithë ekipi, të mos kemi të dëmtuar, si në raste të tjera që në ndeshje kryesore na ka munguar 4-5 futbollistë. Ne nuk jemi kombëtare që mund ta përballojmë me 4-5 mungesa por besoj te grupi dhe shpresoj se do të shkojmë në Botëror.
Në “play-off”, përveç Kosovës do të shkojë edhe Shqipëria, për më tepër duke likuiduar Serbinë. I mori 4 pikë në kualifikuese, u festua pa fund në Shqipëri, Kosovë, në vende të tjera ku ka shqiptarë. U cilësua si nëntori i shqiptarisë. Si e keni parë Shqipërinë në këto kualifikuese, e dëshironit në short?Gjithsesi ajo ka qenë festa e kualifikueseve, se aty ka qenë hapi që besoja shumë se do kalonte këto dy pengesa të tjera Shqipëria shumë më lehtë se Kosova dhe do jetë në Botëror. Sigurisht nuk e doja në short se doja të shkonim të dyja, që të mos eliminonim njëra-tjetrën. Po të ndodhi kjo, kualifikimi i të dyjave, do të ishte një mrekulli e veçantë.
(BalkanWeb)© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

“Disa prokurime bëhen me 99% të fondit limit, e të tjera kursejnë deri në 20%”, Xhafaj në Kuvend: Disa institucione fshihen pas alibisë që…
Deputeti i PS Fatmir Xhafaj, nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet buxheti 2026, u shpreh se nuk mjafton vetëm të rriten fondet buxhetore, por ato duhet të shpenzohen me eficencë, për të garantuar zhvillim, kujdes social dhe vende pune.
Sipas tij Xhafajt një pjesë e fondeve nuk realizohet, duke nxjerrë në pah problematikat e administrimit të tyre nga institucionet dhe agjencitë përkatëse.
“Po përtej asaj çfarë ka racionale në këtë histori, personalisht besoj se në jo pak raste kjo është një alibi mbas së cilës fshihet një problematikë tjetër me vetë institucionet e agjencitë që merren me administrimin e fondeve buxhetore”, tha ai
“Në qendër të çdo buxheti nuk është shifra, por rezultati. Prandaj, nuk mjafton të rrisim fondet; duhet t’i shpenzojmë drejt, me eficencë. Keqardhje kur sheh që një pjesë e mirë e fondeve buxhetore nuk realizohen. Kjo do të thotë më pak zhvillim, më pak kujdes social me pak vende pune.
Pse ndodh kjo? Disa thonë që lidhet me drejtësinë e re dhe kryesisht me institucionet e drejtesise penale. Mund të jetë kështu, por askush nuk thotë çfarë konkretisht.
Mund të ketë dhe unë besoj se ka diçka, ndaj në seancat e mëparshme kam ngritur shqetësimin dhe kam kërkuar që të tregohet kujdes me penalizimin e administratës dhe biznesit në këtë vend, për një kulturë e qasje tjetër nga strukturat e drejtësisë penale në këtë aspekt. Kjo kërkon të ulen palët në tavolinë për dialog dhe të shohin se cilat janë reflektimet që duhen bërë.
Po përtej asaj çfarë ka racionale në këtë histori, personalisht besoj se në jo pak raste kjo është një alibi mbas së cilës fshihet një problematikë tjetër me vetë institucionet e agjencitë që merren me administrimin e fondeve buxhetore. Nisur dhe nga raportimet e bëra në komision rezulton se një pjesë e kanë realizuar mbi 90% buxhetin e përcaktuar për investime, por edhe për mallra e shërbime. Atëherë si shpjegohet që disa e realizojnë e disa jo buxhetin e akorduar në vitin përkatës buxhetor?
Si shpjegohet që disa i realizojnë prokurimet në fondin limit 99% dhe disa arrijnë të kursejnë deri në 20% të fondit të prokuruar? Besoj se ka disa faktorë që ndikojnë në këtë realitet.
Ndër të tjera kjo lidhet me drejtimin e institucioneve, me aftësitë menaxhuese të drejtuesve dhe sidomos me aftësinë për të zgjedhur njerëzit e përshtatshëm në këto procese, me motivimin dhe mbështetjen e tyre për të punuar të qetë dhe në liri të zbatojnë drejt ligjin dhe përgjegjësitë përkatëse,” tha Xhafaj.Top Channel
-

“Besoj se e bëra diferenën, më dhemb që nuk shënova”, Hoxha: Nuk dua t’ja di kë kam përpara kur hyj një kundër një
Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Megjithatë, në fund nuk mundën ta shmangnin humbjen. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”.
Hoxha: “Besoj që bëmë një ndeshje shumë të mirë. U mundova të bëja detyrën time, t’i vija në vështirësi në lojën një kundër një. Besoj që e bëra diferencën. Na mungoi edhe fati sot. Rasti që humba në zonë? Vrapova nga 16-sha në 16-she dhe doja ta përfundoja aksionin menjëherë. Bajrami më bëri një super pasim, por nuk arrita të shënoja. Më dhemb kjo. Unë mer zor pres të kem situata një kundër një dhe nuk hezitoj. Nuk dua t’ja di kush është përpara, i shkoj deri në fund”.
Ismajli: “E arritëm atë që donim, të arrinim në ‘play off’. Ishte një ndeshje shumë e luftuar. Kjo ndeshje do të na shërbejë shumë për ndeshjet e marsit, ku do të kemi dy finale. Siç na kanë bërë tifozët krenarë ne në çdo cep të botës, ashtu shpresoj t’i bëjmë krenar edhe ne. Pata dy lëndimi, por tani jam në rregull. Krenar që jam këtu. Si në stol, si në fushë, jam gati të jap 100%-shin. Sa për faull, folëm me arbitrin dhe na tha që nuk kishte asgjë. Kejni e kishte goditur pak Strakoshën (te goli i parë), por fillimisht kishte prekur topin”.
Ramadani: “Na motivon shumë, sepse për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel. Nuk kishim diferenca të mëdhaja në fushë. Do ta motivojë shumë për fazën e “play off”-it, sepse aty nuk do të ketë ekipe të lehtë dhe do të tregojmë dhembët ndaj çdokujt. Te ne nuk ka rëndësi kush luan. Nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishim grup i mirë. Ata po hasnin vështirësi në mesfushë, sepse ne po i dublonim shumë mirë”./Sport Ekspres/ -

“Kemi krijuar raste deri në minutën e 70”, Laçi ndjen keqardhje për golin e pësuar: I kishim punuar goditjet nga këndi
Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Megjithatë, në fund nuk mundën ta shmangnin humbjen. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”.
Laçi: “Besoj se nga minuta e parë nga ana taktike kemi qenë shumë mirë. Edhe në kundërsulm kemi bërë shumë mirë. Ndaj një kundërshtari si Anglia nuk është e lehtë ta bësh. Deri në minutën e 70 kemi krijuar disa raste. Por pastaj një goditje nga këndi dhe na shënuan. I kishim punuar goditjet nga këndi. Fatkeqësisht…”.
Hoxha: “Besoj që bëmë një ndeshje shumë të mirë. U mundova të bëja detyrën time, t’i vija në vështirësi në lojën një kundër një. Besoj që e bëra diferencën. Na mungoi edhe fati sot. Rasti që humba në zonë? Vrapova nga 16-sha në 16-she dhe doja ta përfundoja aksionin menjëherë. Bajrami më bëri një super pasim, por nuk arrita të shënoja. Më dhemb kjo. Unë mer zor pres të kem situata një kundër një dhe nuk hezitoj. Nuk dua t’ja di kush është përpara, i shkoj deri në fund”.
Ismajli: “E arritëm atë që donim, të arrinim në ‘play off’. Ishte një ndeshje shumë e luftuar. Kjo ndeshje do të na shërbejë shumë për ndeshjet e marsit, ku do të kemi dy finale. Siç na kanë bërë tifozët krenarë ne në çdo cep të botës, ashtu shpresoj t’i bëjmë krenar edhe ne. Pata dy lëndimi, por tani jam në rregull. Krenar që jam këtu. Si në stol, si në fushë, jam gati të jap 100%-shin. Sa për faull, folëm me arbitrin dhe na tha që nuk kishte asgjë. Kejni e kishte goditur pak Strakoshën (te goli i parë), por fillimisht kishte prekur topin”.
Ramadani: “Na motivon shumë, sepse për 70 minuta ishim në të njëjtin nivel. Nuk kishim diferenca të mëdhaja në fushë. Do ta motivojë shumë për fazën e “play off”-it, sepse aty nuk do të ketë ekipe të lehtë dhe do të tregojmë dhembët ndaj çdokujt. Te ne nuk ka rëndësi kush luan. Nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishim grup i mirë. Ata po hasnin vështirësi në mesfushë, sepse ne po i dublonim shumë mirë”./Sport Ekspres/