Tag: besohet

  • Stuhia e shkarkimeve i prek të gjithë, Serbia i besohet ish lojtarit të Juves, Mirkoviç

    Stuhia e shkarkimeve i prek të gjithë, Serbia i besohet ish lojtarit të Juves, Mirkoviç

    Fitorja e Shqipërisë në Leskovac shkarkon “tëmet” te kampi serb, ekipi i besohet trajnerit të të rinjëve.

    Dorëheqja e Dragan Stojkoviç është pranuar nga FFS, që do të thotë se ish legjenda e futbolit të luajtur nuk do të udhëtojë sot drejt për ndeshjen me Andorrën. Madje jo vetëm ‘Piksi’ por dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë nuk do të shoqërojnë skuadrën.

    Edhe pse ish trajneri njoftoi se Goran Doroviç do të jetë në stolin e Serbisë për ndeshjen në Andorra, as asistenti i tij i parë nuk do të jetë në avion. Kjo është arsyeja pse lista e pasagjerëve u riorganizua në mes të natës dhe ekipi kombëtar serb do të drejtohet nga Zoran Mirkoviç, trajneri i ekipit të të rinjve. Së paku për këtë takim./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Për t’u çuditur, ja në cilat besëtytni besojnë shqiptarët

    Për t’u çuditur, ja në cilat besëtytni besojnë shqiptarët

    Foto ilustrim

    Si çdo popull tjetër edhe ne shqiptarët kemi besëtytnitë tonë në të cilat besojmë.

    Ja disa nga besëtytnitë në të cilat ne besojmë “verbërisht”.

    Kur macja e zezë “të pret” rrugën

    Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

    E martja “e zezë”

    Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

    Prerja e thonjve natën

    Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

    Paratë

    Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

    Gëzimi

    Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.

    Lemza

    Ndoshta ende e dëgjoni thënjen “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).

    Akrepat e orës

    A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

    Patkoi i kalit

    Besohet se patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjellë fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur drejtë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra.

    Hurma në kuletë

    Ka shumë vite që besohet se të mbash një bërthamë të hurmës në kuletë, kuleta juaj nuk do të mbetet kurrë pa para. Por, a mund të fitosh para pa punuar?

    Pasqyra e thyer

    Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati u ‘shtyhet’ për shtatë vite./syri

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ANTON ÇETTA: DO TË VIJ PRAPË, POR PËR NJË PUNË TJETËR, EDHE MA TË MADHE SE KJO

  • Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

    Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

    Një motor i gjetur i djegur në fshatin Vukatanë dhe që pritet t’i bëhet ekspertiza, mendohet se u përket autorëve të vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër. Autorëve, të cilëve besohet se u është dashur më pak se 1 minutë në ekzekutimin e 34-vjeçarit, besohet se janë ndihmuar edhe nga një person tjetër. Teksa lëviznin me motor, ata qëlluan në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje, ndnëse 1 vit e gjysmë më parë, viktima ka pasur një konflikt për motive të dobëta por atë konflikt e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimore për policinë.
    34-vjeçari nuk ishte person me precedent penal, dhe nuk kishte konflikte, ndërsa së bashku me të atin kishin një kompani ndërtimi./Opinion.al
     
     
     
     
     
     
     
     

  • Gjurmët e Islamit paraotoman, Kosova kishte xhami që në vitin 1289

    Gjurmët e Islamit paraotoman, Kosova kishte xhami që në vitin 1289

    “Allahu ekber, Allahu ekber, …, Esh-hedu en la ilahe il-lall-lah, Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah …”.

    Kjo thirrje po përhapej në fshatin Mlikë të Gorës në Dragash ende pa zbarkuar pjesëtarët e ushtrisë osmane këtë javë. Mirëpo, historianët pohojnë se kjo thirrje është dëgjuar në të njëjtin fshat qysh nga kohët e hershme, bile edhe para ardhjes së osmanëve në Ballkan.

    Në këtë zonë malore thirrja e xhematit për faljen e namazit është bërë nga xhamia që besohet të jetë ndër faltoret e para të besimit islam në Ballkan. Si e tillë në bazë të fakteve historike të gjetura deri tani supozohet se themelet e saj janë vendosur në bazë të iniciativës së familjeve të ardhura nga Halepi i Sirisë, të cilët me vete kanë bartur edhe traditën shpirtërore, duke e ngujuar atë në këto bjeshkë, me ç’rast edhe kanë influencuar banorët lokalë.

    Sipas historianëve janë disa elemente që bëjnë të besohet se ky objekt i kultit ka qenë i ndërtuar para ardhjes së osmanlinjëve dhe si i tillë dëshmon se Islami në këtë zonë ka filluar të praktikohet para pushtimit nga forcat e superfuqisë së atëhershme botërore.

    “Mbishkrimi i Xhamisë në fshatin Mlikë flet se në këtë trevë islamizmi ka qenë prezent që në shekullin XIII, përkatësisht para pushtimit të Prizrenit (1459) dhe të rajonit nga Osmanët”, ka konfirmuar historiani Parim Kosova, njëherësh përgjegjës i kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

    Në bazë të të dhënave që ai ka grumbulluar gjatë hulumtimit të Gorës dhe veshjeve të saj tradicionale gjatë shekullit XX, ai ka hasur edhe në veçantitë e kësaj xhamie, ku në bazë të shënimeve besohet se ndërtimi i saj është bërë disa shekuj më parë.

    Sipas një vërtetimi të lëshuar nga Ministria e Vakufeve – Drejtoria e përgjithshme e myftinjve dhe të arsimit fetar të qarkut të Halepit të Republikës Arabe të Sirisë, datë 10 tetor 1995, pos të tjerave theksohet: “…që disa anëtarë nga familja Al Aga nga Halepi (Sirisë), kanë filluar të vendosen në këtë fshat prej vitit 1205 deri në vitin 1291, ku edhe e ndërtojnë xhaminë në fshatin Mlikë…Xhamia është pronë e këtyre familjeve të shpërngulura myslimane arabe dhe nuk është prej ndërtimeve osmane”, ka sqaruar Kosova.

  • FT+VD- Shkencëtarët zbulojnë një qytet të humbur 3,500-vjeçar në Peru

    FT+VD- Shkencëtarët zbulojnë një qytet të humbur 3,500-vjeçar në Peru

    Penico

    PERU- Arkeologët kanë njoftuar zbulimin e një qyteti të lashtë 3,500-vjeçar në Peru, të quajtur Penico, i cili duket se ka shërbyer si një qendër kryesore tregtare që lidhte komunitetet e hershme në bregdetin e Paqësorit me ata që jetonin në Ande dhe pellgun e Amazonës. I vendosur rreth 200 kilometra në veri të Limës, vendbanimi ndodhet rreth 600 metra mbi nivelin e detit dhe besohet të jetë themeluar midis viteve 1800 dhe 1500 para Krishtit – afërsisht në të njëjtën kohë kur qytetërimet e hershme po lulëzonin në Lindjen e Mesme dhe Azi.

    Penico

    Studiuesit thonë se zbulimi hedh dritë mbi atë që besohet të jetë qytetërimi më i vjetër në Amerikë, Caral. Fotot e bëra me dron të publikuara nga studiuesit tregojnë një strukturë rrethore në një kodër në qendër të qytetit, të rrethuar nga rrënojat e ndërtesave prej guri dhe balte.

    Pas 8 vitesh kërkimet në këtë vend kanë zbuluar 18 struktura, duke përfshirë tempuj ceremonialë dhe komplekse banimi. Në ndërtesat në vend, studiuesit kanë zbuluar objekte rituale, skulptura prej balte të figurave njerëzore dhe shtazore, si dhe gjerdanë të bërë nga rruaza dhe guaska. Penico ndodhet pranë vendit ku Caral, i njohur si qytetërimi më i vjetër i njohur në Amerikë, u themelua 5,000 vjet më parë, rreth vitit 3,000 para Krishtit, në Luginën Supe të Perusë.
    Caral ka 32 monumente, duke përfshirë struktura të mëdha piramidale, sisteme të sofistikuara ujitjeje dhe vendbanime urbane. Besohet se është zhvilluar në mënyrë të pavarur nga qytetërimet e tjera të hershme të krahasueshme në Indi, Egjipt, Sumeri dhe Kinë.
    Dr. Ruth Sadie, arkeologja që udhëhoqi kërkimin e fundit mbi Penico-n dhe gërmimet e Caral-it në vitet 1990, tha se zbulimi ishte i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë i ndodhi kulturës Caral pasi u shkatërrua nga ndryshimet klimatike. Peruja është shtëpia e shumë prej zbulimeve më të rëndësishme arkeologjike të Amerikës, duke përfshirë kështjellën Inka të Machu Picchu në Ande dhe vijat misterioze Nazca të gdhendura në shkretëtirë përgjatë bregdetit qendror./ZËRI

  • KF Vllaznia rikthen sërish ekipin “B”, ja kujt i besohet drejtimi i skuadrës që do të ringrihet…

    KF Vllaznia rikthen sërish ekipin “B”, ja kujt i besohet drejtimi i skuadrës që do të ringrihet…

    KF Vllaznia ka vendosur të formojë sërish ekipin “B” i cili do të marrë pjesë në sezonin e ri të futbollit shqiptar në kategorinë e tretë. Bëjmë me dije se trajner i “Vllaznia B” do të jetë Brikeno Bizi.
    Të gjithë futbollistët e interesuar për t’iu bashkuar këtij ekipi, mund të kontaktojnë në numrin +355 69 522 7851.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës, rinumërimi një justifikim banal i Saliut,…

    Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës, rinumërimi një justifikim banal i Saliut,…

    Deputeti Enkelejd Alibeaj që ishte dhe kandidat i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, theksoi se rinumërimi ishte thjesht një arsye që ish-kryeministri Sali Berisha të justifikojë humbjen duke përsëritur shprehjen ‘shtyje ta shtyjmë’. “Mund të dalin disa përfundime nga ky proces, sigurisht nuk i ka ato përfundimet me të cilat u nis, kërkesa e madhe se ishte bërë batërdia në numërim. Nuk rezultoi. Madje siç e thoni ju, ata që e kërkuan me të madhe, nëse do isha cinik, do përdorja fjalën, janë ata që janë grabitësit më të mëdhenj të shqiptarëve. Këto janë shifra siç e thatë dhe ju, të gabimit njerëzor”, tha Alibeaj. Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk do duhet t’i besohet më partive të mëdha dhe se procesi duhet digjitalizuar. “Rinumërimi i votave ka ende pabesi dhe skepticizëm.
    Ajo që po ndodh atje, përveç se është shpenzim, që shkon në 210 mijë euro ky proces, por edhe po shton delegjitimimin e procesit. Vota e shqiptarëve duhet të ketë të gjitha kushtet. Nëse ka një konkluzion të rëndësishëm, është që vota të mos u besohet më përfaqësuesve politikë të dy partive të vjetra, të PD-së dhe PS-së”, tha Alibeaj. Ai tha se Berisha gjeti një nga format më banale për të shtyrë justifikimin e kësaj humbjeje kaq të thellë. “Në fakt ata që e kërkuan, që në fakt e kërkoi Sali Berisha. Këto historitë që i kërkuan jo po kandidatët do duhet hedhur pak dritë. Në momentin kur ata e kërkuan se kishin dyshime, nuk u pranua nga ana e partisë. Në një ditë të bukur ishin përfaqësuesit e opozitës që kërkuan të rinumërohej Tirana. Përfaqësuesit aty i marrin urdhrat prej kryetarit të partisë, në rastin konkret prej Sali Berishës. Ai thjesht e ka bërë që të mbajë të ndezur kureshtjen e rezultatit. Mesa duket brenda ka një lloj pakënaqësie.
    Por nga ana tjetër ai ndodhet dhe përballë një dileme të madhe, atë të zbatimit apo jo të statutit të vetë që e ka shkruar me dorën e vet. Ka gjetur zgjidhjen kaq banale, ta shtyjmë e ta shtyjmë.” – tha Alibeaj Më tej ai bëri një analizë juridike duke hedhur poshtë pretendimet për pavlefshmëri, ku tha se ato që PD ka nxjerrë si manipulime nuk kanë një peshë për të ndikuar në përmbysjen e rezultatit. “Kushdo që e ngre pretendimin për pavlefshmëri, sipas ligjit do duhet të provojë edhe masën e influencimit, sesa ka ndikuar kjo mënyrë që ata pretendojnë. Diferenca është në 300 mijë dhe do duhet ta provosh”, vijoi Alibeaj Ai tha se e ka thënë prej kohësh që opozita i shiti zgjedhjet. “Unë e kam thënë që këto zgjedhje u shitën kohë më parë nga opozita. Nga opozita që në 26 korrik të 2024-s ia dhuroi Edi Ramës këtë Kod Zgjedhor. Ia dhuruan 12 mandate në tavolinë”, tha Alibeaj.

  • “Këtë vit besohet të hapen të gjitha grupkapitujt për negocim”, Gonzato: Kuvendi luan rol kyç gjatë negociatave me BE

    “Këtë vit besohet të hapen të gjitha grupkapitujt për negocim”, Gonzato: Kuvendi luan rol kyç gjatë negociatave me BE

    Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të portalit e-Legjislacioni.

    Gjatë fjalës ai theksoi se këtë vit Shqipëria besohet se do të hapë të gjitha grupkapitujt për negocim.
    Gonzato: Është shumë i rëndësishëm për negociatat legjislacioni, edhe me kapitullin që ka të bëjë me grupkapitullin e udhërrëfyesit të institucioneve demokratike. Hapi i parë i rëndësishëm për të përmbushur. Ky ka qenë hapi i parë i rëndësishëm për të përmbushur pavarësinë e këtij institucioni. Kuvendi të luajë rolin e vet kyç gjatë negociatave me BE, por edhe më pas kur Shqipëria të bëhet shtet anëtar, edhe ne do të luajmë pjesën tonë delegacioni i BE dhe për këtë kam kënaqësinë të them që kemi një projekt që do të jetë BE për demokracinë që do të jetë i përqendruar në 4 aspekte.
    I pari do të ketë të bëjë me qeverisjen apo menaxhimin, i dyti me përmirësimin e mekanizmave negociues, e treta me fuqizimin e shoqërisë civile dhe medias. Sa i përket rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE ne kemi arritur në një moment kyç pasi Shqipëria sivjet besohet që do të hapë të gjitha grupkapitujt për negocim, mundësi kjo që të modernizohen institucionet dhe të fuqizojë demokracinë.

    Top Channel

  • Lihet në burg Eris Mehmetaj, i vetmi i arrestuar për vr*sjen e Renato Hoxhajt në Vlorë

    Lihet në burg Eris Mehmetaj, i vetmi i arrestuar për vr*sjen e Renato Hoxhajt në Vlorë

    Gjykata e Vlorës ka konfirmuar masën e arrestit në burg për Eris Mehmetaj i akuzuar për sigurim kushtesh për vrasjen e Renato Hoxhajt me 27 prill në Vlorë.
    Ndalimi i tij është kryer 1 ditë pas ngjarjes ku burime bëjnë me dije se i riu ka pasur rol aktiv ne krim.
    Referuar policisë, Eris Mehmetaj i ka dhënë në përdorim makinën autorit të ngjarjes që më pasi ky i fundit i ka hequr targat.
    Inteligjenca policore zbulon pronarin e mjetit, por ende hetuesit janë në kërkim të makinës që besohet të jetë e fshehur në ambiente servili, si dhe të jetë e çmontuar.
    Në polici i vetmi i ndaluar ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë shumë detaje.
    Provë për policinë mbetet aparati telefonik që i është marrë dhe i është bërë këqyrje paraprake.
    Në të janë zbuluar të paktën dy mesazhe dhe thirrje që kanë interes për hetimin.
    Nga të dhënat në burime të hapura rezulton se Eris Mehmetaj javët e fundit të ketë hyrë në vendin tonë, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Deri më tani besohet se autori i ngjarjes të jetë larguar drejt Qafë-Botës më qëllim largimin nga vendi ynë.
    Hyrjet dhe daljet po kalojnë në skaner të policisë e cila po këqyr me qëllim verifikim e personave të dyshimtë.
    Vrasja e Renato Hoxhës besohet se është vijim i përplasjeve të bandave në Vlorë

  • Lihet në burg, Eris Mehmetaj, i vetmi i arrestuar për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë

    Lihet në burg, Eris Mehmetaj, i vetmi i arrestuar për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë

    Gjykata e Vlorës ka konfirmuar masën e arrestit në burg për Eris Mehmetaj i akuzuar për sigurim kushtesh për vrasjen e Renato Hoxhajt me 27 prill në Vlorë.

    Ndalimi i tij është kryer 1 ditë pas ngjarjes ku burime bëjnë me dije se i riu ka pasur rol aktiv ne krim.
    Referuar policisë, Eris Mehmetaj i ka dhënë në përdorim makinën autorit të ngjarjes që më pasi ky i fundit i ka hequr targat.

    Inteligjenca policore zbulon pronarin e mjetit, por ende hetuesit janë në kërkim të makinës që besohet të jetë e fshehur në ambiente servisi, si dhe të jetë e çmontuar.

    Në polici, i vetmi i ndaluar ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë shumë detaje.

    Provë për policinë mbetet aparati telefonik që i është marrë dhe i është bërë këqyrje paraprake.

    Në të janë zbuluar të paktën dy mesazhe dhe thirrje që kanë interes për hetimin.

    Nga të dhënat në burime të hapura rezulton se Eris Mehmetaj javët e fundit të ketë hyrë në vendin tonë, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Deri më tani besohet se autori i ngjarjes të jetë larguar drejt Qafë-Botës më qëllim largimin nga vendi ynë.

    Hyrjet dhe daljet po kalojnë në skaner të policisë e cila po këqyr me qëllim verifikim e personave të dyshimtë.

    Vrasja e Renato Hoxhës besohet se është vijim i përplasjeve të bandave në Vlorë.
    Disa të dhëna flasin se viktima kujdesej për ruajtjen fizike edhe të një banesë në të cilën jetonte një person me rrezikshmëri të lartë.