Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot në konferencën e përbashkët me homologun britanik, pyetjes nëse Britania planifikon në ngrejë në vendin tonë kampe refugjatësh, njësoj siç ka bërë Italia.
Rama tha se diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Me batutë kryeministri tha “ne i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri”.
Edi Rama: Kam qenë shumë i qartë kur nisëm këtë proces me Italinë, kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marr sonë të veçantë por edhe për falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kemi thënë jo, sepse i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri…
Tag: besnik
-

A do të hapë Britania kampe refugjatësh në Shqipëri? Ja si përgjigjet Rama: Ne i jemi besnik “martesës” me…
-

“Humbi zgjedhjet dhe non-gratën s’e hoqi”, Kokalari mesazh thumbues për Berishën: Nëse do të ishte besnik ndaj..
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar përsëri në lidhje me ecurinë e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku Sali Berisha dhe koalicioni i tij PD-ADSHM po korrin një humbje të thellë.
Ajo tregon edhe një nga arsyet kryesore të humbjes, duke i kujtuar kreut të selisë blu diskutimeve gjatë periudhës së Foltores së dikurshme.
Kokalari thekson se tani, për shkak të mosbesnikërisë së tij ndaj parimeve të hershme, humbi jo vetëm zgjedhjet, por as non grata nuk iu hoq.
“Nëse Sali Berisha do t’i kishte ndenjur besnik asaj çfarë diskutuam përpara foltoreve, sot do të ishte kryeministri i sapozgjedhur. Tashti, humbi dhe zgjedhjet dhe non-grata nuk j’u hoq. Humbës në të gjitha frontet!”, shprehet Kokalari me një postim në rrjetin social Facebook. -

“Ka ardhur dita ta fitojë Vllaznia kampionatin”! Perla e Besnik Çinarit: Sa tifozë ka Dinamo, ne në Shkodër çojmë krushq në dasëm
Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos në shifrat 2-1. Shkodranët kanë arritur në finalen e Final Four, ndërsa tani do të presin çiftin Egnatia-Partizani, për të parë se më kë do të ndeshen në fund. Në emisionin “Max Sport”, gazetari Drilon Xhepollari ka marrë një intervistë live nga Air Albania me artistin e madh të Shkodrës dhe Shqipërisë, Besnik Cinarin.
“E pamë me qef ndeshjen, fituam, kemi humbur boll, ka ardhur dita ta marrë Vllaznia tani dhe të gëzojë një krahinë të gjithë si Shkodra. Ndikon normal edhe atmosfera, që e përkrahin shumë futbollin, se të jetë si Dinamo, që ka thënë njëri, aq sa tifozë ka Dinamo ne çojmë krushq në dasëm”, tha Cinari. /Sport Ekspres/ ? -

Berisha: Një gjykatës, besnik i ligjit, i ktheu sot SPAK-ut hetimin për sarajet e Surrelit
Në një takim me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, kreu i PD Sali Berisha ka ndarë me qytetarët një informacion që siç thotë ai sapo e ka marrë. Sipas Berishës, bëhet fjalë për një gjykatës, besnik i ligjit, as emrin nuk ia di, i ktheu sot SPAK-ut, hetimin për Ramën.
“E kam një informacion me interes për ju që sapo e mora. Një gjykatës, besnik i ligjit, as emrin nuk ia di, i ktheu sot Skapit të partisë, hetimin për sarajet e Surrelit. Një moment, zonja Kalaja dhe PD e çoi sepse aty është një gropë e zezë korrupsioni. E çoi në Skap, por skapistët mjeranë, e transferuan në prokurorinë e Tiranës. Prokuroria e Tiranës të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe Kushtetutë është vetëm Skapi. Nuk mundet prokuroria e Tiranës të hetojë kryeministrin imunitar. Por Skapi përsëri refuzoi dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhëroi Skapin që të hetojë çështjen. Njerëz si këta, shërbëtorë të ligjit, janë shërbëtorë dinjitozë të vendit të tyre. Ndaj dhe ne do bëjmë një administratë, që të zbatojë ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Me bindjen më të madhe se kështu janë shërbëtorë të vërtetë të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
Në tetor të vitit të kaluar, Adriana Kalaja kallëzoi penalisht në SPAK Edi Ramën për veprat penale të mos deklarimit të shpenzimeve dhe falsifikim të deklarimeve në ILDKPI. -

Berisha jep lajmin: Një gjykatës, besnik i ligjit, i ktheu sot SPAK-ut, hetimin për sarajet e Surrelit
Në një takim me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, Sali Berisha ka ndarë me qytetarët një informacion që siç thotë ai sapo e ka marrë. Sipas Berishës bëhet fjalë për një gjykatës, besnik i ligjit, as emrin nuk ia di, i ktheu sot SPAK-ut, hetimin për Ramën.
“E kam një informacion me interes për ju që sapo e mora. Një gjykatës, besnik i ligjit, as emrin nuk ia di, i ktheu sot Skapit të partisë, hetimin për sarajet e Surrelit. Një moment, zonja Kalaja dhe PD e çoi sepse aty është një gropë e zezë korrupsioni. E çoi në Skap, por skapistët mjeranë, e transferuan në prokurorinë e Tiranës. Prokuroria e Tiranës të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe Kushtetutë është vetëm Skapi. Nuk mundet prokuroria e Tiranës të hetojë kryeministrin imunitar. Por Skapi përsëri refuzoi dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhëroi Skapin që të hetojë çështjen. Njerëz si këta, shërbëtorë të ligjit, janë shërbëtorë dinjitozë të vendit të tyre. Ndaj dhe ne do bëjmë një administratë, që të zbatojë ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Me bindjen më të madhe se kështu janë shërbëtorë të vërtetë të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
Në tetor të vitit të kaluar, Adriana Kalaja kallëzoi penalisht në SPAK Edi Ramën për veprat penale të mos deklarimit të shpenzimeve dhe falsifikim të deklarimeve në ILDKPI. -

Berisha: Një gjykatës besnik i ligjit i ktheu sot SPAK hetimin për sarajet e Surrelit
Gjatë takimit me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, Sali Berisha ka ndarë një informacion. Sipas Berishës bëhet fjalë për një gjykatës, besnik i ligjit që i ktheu sot SPAK-ut hetimin për Ramën.
“E kam një informacion me interes për ju që sapo e mora. Një gjykatës, besnik i ligjit, i ktheu sot Skapit të partisë, hetimin për sarajet e Surrelit. Një moment, zonja Kalaja dhe PD e çoi sepse aty është një gropë e zezë korrupsioni. E çoi në Skap, por skapistët e transferuan në prokurorinë e Tiranës. Prokuroria e Tiranës të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe Kushtetutë është vetëm Skapi.Nuk mundet prokuroria e Tiranës të hetojë kryeministrin imunitar. Skapi përsëri refuzoi dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhëroi Skapin që të hetojë çështjen. Njerëz si këta, shërbëtorë të ligjit, janë shërbëtorë dinjitozë të vendit të tyre. Ndaj dhe ne do bëjmë një administratë, që të zbatojë ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Me bindjen më të madhe se kështu janë shërbëtorë të vërtetë të qytetarëve shqiptarë”.
-

Berisha jep lajmin: Një gjykatës, besnik i ligjit, i ktheu sot Skapit të partisë, hetimin për sarajet e Surrelit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur para qytetarëve dhe simpatizantëve të njësisë nr. 5 në Tiranë, ka dhënë lajmin se, një gjykatës i ka kthyer SPAK dosjen për hetimin e sarajeve të Edi Ramës në Surrel.
‘Një gjykatës, besnik i ligjit, as emrin nuk ia di, i ktheu sot Skapit të partisë, hetimin për sarajet e Surrelit. Një moment, zonja Kalaja dhe PD e çoi sepse aty është një gropë e zezë korrupsioni. E çoi në Skap, por skapistët mjeranë, e transferuan në prokurorinë e Tiranës.
Prokuroria e Tiranës të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe Kushtetutë është vetëm Skapi. Nuk mundet prokuroria e Tiranës të hetojë kryeministrin imunitar. Por Skapi përsëri refuzoi dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhëroi Skapin që të hetojë çështjen’, deklaroi lideri i opozitës Sali Berisha gjatë fjalës së tij.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
I bëj thirrje administratës, siç bojkotoi hapjen e fushatës së padrinos, të zbatojë ligjin sepse për ne, punonjësit që zbatojnë ligjin janë pasuri kombëtare.
E kam një informacion me interes për ju që sapo e mora. Një gjykatës, besnik i ligjit, as emrin nuk ia di, i ktheu sot Skapit të partisë, hetimin për sarajet e Surrelit.
Një moment, zonja Kalaja dhe PD e çoi sepse aty është një gropë e zezë korrupsioni. E çoi në Skap, por skapistët mjeranë, e transferuan në prokurorinë e Tiranës.
Prokuroria e Tiranës të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe Kushtetutë është vetëm Skapi. Nuk mundet prokuroria e Tiranës të hetojë kryeministrin imunitar.
Por Skapi përsëri refuzoi dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhëroi Skapin që të hetojë çështjen.
Njerëz si këta, shërbëtorë të ligjit, janë shërbëtorë dinjitozë të vendit të tyre.
Ndaj dhe ne do bëjmë një administratë, që të zbatojë ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin.
Me bindjen më të madhe se kështu janë shërbëtorë të vërtetë të qytetarëve shqiptarë.
Miqtë e mi, paketa e dhembshurisë është detyrim madhor moral dhe ligjor, por Made in Albania është shtyllë kryesore e programit tonë.
Ne do bëjmë gjithçka që ju, që biznesmenët shqiptarë, që qytetarët shqiptarë, me iniciativën e tyre të lirë, të njohin vetëm suksesin.
Bizneset e vogla, tavani për taksat do kalojë nga 140 mijë në 180 mijë.
Bizneset e vogla i garantoj se energjinë do e kenë 6 lekë nga 18 sot.
Se sipërfaqen publike do e kenë 120 lekë nga 1500 që e kanë sot.
Ne jemi parti e taksave të ulëta, ne do zbresim në 10 përqind tatim fitimin. Do zbresim në 15 përqind TVSH-në.
Do nxisim prodhimin në çdo skaj të vendit.
Shqipëria do pastrohet, zero tolerancë ndaj krimit.
Këtu nga kjo sallë i garantoj organizatat kriminale se duart tuaja të zeza mbi votat e shqiptarëve do priten me gërshërët e ligjit.
Se do shpalleni organizata terroriste, ashtu siç jeni dhe e meritoni. Qytetarët do e fitojnë betejën, kurse ju do keni vrimën e miut bashkë me Edi Ramën.
Ndaj dhe ne, këtë fushatë ta shndërrojmë në fushatën e misionit të madh, e dialogut tonë me çdo qytetar.
Ta shndërrojmë fushatën e bindjeve, e guximit, e shpresës për të shpëtuar Shqipërinë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
-

Shoku Edi, mos ia jep flamurin e Ismail Qemalit – Taulant Ballës t’ia ngulë në zemër BE-së
Shoku Edi, mos ia jep flamurin e Ismail Qemalit – Taulant Ballës t’ia ngulë në zemër BE-së
Nga Arben Malaj
“Një lutje publike të vetmit lider të përzgjedhur nga Zoti. Të lutem shoku Edi, mos ia jep flamurin e Ismail Qemalit, Taulant Ballës t’ia ngul në zemër BE-së. Të paktën bëj katër verifikime paraprake:
Kontrolloj çantën e shpinës së Taulantit, pasi ai nuk ha dy-tre kokrra dardha. Taulanti vjedh edhe një thes për ‘miqtë ndërkombëtarë’.
Kontrolloj valixhet e Taulantit, sepse ai historikisht nuk ka frikë të kalojë nëpër dogana kriminelë që i kërkon edhe SPAK.
Kontrolloj xhepat e Taulantit, sepse ai është i varur nga bixhozi dhe mund të vjedhë peshq nga “Kopshti i Eden” dhe t’i shesë për të paguar borxhet, peng edhe në kazinotë e BE-së. Verifiko nëse ka vjedhur peshq apo jo me kamerat saudite të versionit “Big Brother”. Aty akush nuk mund të të haj pa lejen tende, as nga pas, as nga përpara dhe as anash.
Borxhet të detyrojnë të shesësh shpirtin, familjen politike, por edhe flamurin më të bukur në botë.
Aman shoku Edi, se kemi 113 vjet dhe nuk po e gjejmë dot se kush e thuri dhe kush e ka versionin origjinal të flamurit të shpalljes së pavarësisë.
Nuk u gjet dot as kur në sheshin e Flamurit u zhvarrosën/u zbritën poshtë statujat e përjetësuara të shpalljes së pavarësisë.
Mos u trego i pamëshirshëm me “qenin tuaj besnik”.
Taulanti të ka shërbyer si “qen verbërisht besnik”, gjithmonë dhe sa herë që duhej të sulmonte këdo që të kundërshtonte apo nuk të pëlqente ty.
Pa shpirtësia është tipar i liderëve autoritarë deri diktatorialë.
Ju përbetoheni 24/7 që nuk jeni i tillë.
Provojeni publikishte me rastin e shokut Taulant, qe kur nuk lodhet ti vetofrohet si “qen besnik” cdo udheheqesi te radhes, por pa braktisur te vjetrit.
Taulanti ka studjuar ne Rumanine e Anastases, prr shkenca politike dhe aty ka mesuar per dobishmerine e qenit “qen besnik” per karriere te pershpejtuar dhe pushtet te pa kufizuar.
Sa me shume raste kafshimi ne sherbim te liderit te gjithe pushtetshem, aq me shpejte dhe aq ma larte fluturonte karriera e tij.
Taulanti nuk eshte individe, por eshte prototipi dhe kreu i tufes se qenve besnik te vetkeqperdorur per perfitime jo vetem politike.
Problemi eshte se jo pak nga tufa e qeneve besnik kane ngordjur politikisht. Rradha eshte afruar edhe per Taulantin.
Sapo zbrita në Romë, atdheun e Evropës së Bashkuar. Si stdjues i integrimit evropian vetëm udhëheqësit arrogantë dhe të babëzitur nga çdo parti politike mund ta vonojnë, por nuk mund ta pengojnë perspektivën evropiane të kombit shqiptar.
Per te vertetuar dobishmerine shoqerore te postimeve i kerkova ndihme inteligjences artificiale cfare nen kupton “Qen Besnik” ne politike. Ja pergjigjia e saj.
“Nga një këndvështrim negativ, koncepti i ‘qenit besnik’ mund të nënkuptojë disa aspekte jo të favorshme”
Besnikëri e verbër dhe pa kritikë: Mund të sugjerojë dikë që ndjek verbërisht udhëzimet ose mbështet një person apo ide pa vënë në dyshim asgjë, pavarësisht nëse është e drejtë apo jo. Kjo mund të çojë në mungesë të mendimit kritik dhe në veprime të dëmshme ose imorale.
Varësi e tepërt dhe mungesë individualiteti: Mund të portretizojë dikë që është tepër i varur nga një tjetër, duke humbur identitetin dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur.
Kjo mund të nënkuptojë mungesë iniciative dhe vetëbesimi.
Shfrytëzim dhe abuzim: Një person “besnik si qen” mund të jetë më i prirur të shfrytëzohet ose abuzohet nga të tjerët, duke qenë se besnikëria e tij e palëkundur mund të shfrytëzohet për qëllime jo të mira.
Mungesë ambicieje dhe iniciative: Mund të sugjerojë dikë që është i kënaqur të ndjekë të tjerët dhe nuk ka ambicien të marrë drejtimin ose të ndjekë qëllimet e veta.
Në kontekste politike ose sociale: Mund të përdoret në mënyrë pejorative për të etiketuar dikë si një ndjekës të verbër të një lideri ose ideologjie, duke injoruar çdo argument ose provë të kundërt.
Në thelb, në një këndvështrim negativ, fraza “qen besnik” heq vlerën e mendimit të pavarur, iniciativës personale dhe aftësisë për të vënë në dyshim autoritetin ose normat ekzistuese. Sugjeron një besnikëri të verbër që mund të jetë e dëmshme për individin dhe për shoqërinë në tërësi.
-

PERSONAZH – Ikona e humorit shkodran e shqiptar, Mjeshtri i Madh Besnik Çinari feston ditëlindjen…
Mjeshtri i Madh i humorit shkodran e shqiptar, Besnik Çinari, feston sot 71- vjetorin e lindjes. Një emër i spikatur dhe me kontribute të veçanta, Çinari rreshtohet tashmë si vazhdues i denjë i emrave të mëdhenj si Tano Banushi, Paulin Preka etj.
Besnik Çinari, Mjeshtër i Madh, ka lindur me 8 prill 1954 në Shkodër. Besniku rrjedh nga një familje qytetare shkodrane, e cila gjithmonë ka respektuar dhe ka dhënë kontributin në mbajtjen gjallë të traditave të qytetit.Që në moshën adoleshente filloi të punojë në ndihmesë sadopak për ekonominë e familjes. Talenti i tij evidentohet që në moshën 16- vjeçare, ku merr pjesë në trupën e estradës së ndërmarrjes “Parku i Mallrave” duke kontribuar për 11 vite.
Përkrahjen më të madhe e mori nga artisti i shquar Pjerin Ashiku. Besa, si e thërrasin të gjithë, nuk e harron kurrë këtë përkrahje e Pjerin Ashikut. Ai para 4 vitesh organizoi një shfaqje mirënjohje për këtë artist të madh.
Shërbimin ushtarak e kryen në Durrës, ku edhe aty aktivizohet në estradën e repartit dhe jo vetëm. Talenti i tij nuk i shpëton vëmendjes së profesionistëve të estradës. Besës i vjen oferta nga regjisori Gjegj Vlashi, që të qëndrojë në estradën e Durrësit. Dashuria për qytetin dhe “detyra” si djali i madh i familjes nuk pranon.
Pas shërbimit ushtarak, ai vazhdon të aktivizohet, tashmë si një nga aktorët kryesorë në pallatin e kulturës “Vasil Shanto”. Këtu mbështetet dhe nga aktori i shquar Gëzim Kruja, i cili e merr në trupën e Duhan Cigares.
Një ditë e rëndësishme për karrierën e tij, është 10 maji i vitit 1982. Besa fillon punën si aktor profesionist në estradën e teatrit “Migjeni”. Në studion e provave të estradës e presin themeluesit e saj, mjeshtrat e humorit Tano Banushi, Hasan Smaja, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Bik Pepa, Jolanda Shala, Katerina Biga, Zef Deda, Drade Xhaj, dhe regjisorin e madh Paulin Sekuj.
Profesionalizmi dhe eksperienca e kësaj trupe ishte një shkollë e madhe për Besën. Ai me talentin e tij e ndjeu veten të barabartë me kolegët, falë dhe dashurisë së tyre. Më vonë kësaj trupe iu bashkuan Edmond Halili, Aleks Selmani dhe Anton Krosaj, si dhe të përhershmit që vinin nga trupat amatore, Gëzim Kruja, Gjosho Vasija, Sandër Ruçi, Muhamet Çekini etj.
Besnik Çinari ka punuar me regjisorë të shquar të estradës së Shkodrës dhe jo vetëm, si me Paulin Sekujn, Edmond Mhillin, Zehrudin Doklen, Arben Haverin, Gjergj Vlashin, Fatbardh Smajan, Arian Çuliqin, Bruno Shllakun dhe së fundi, me Altin Bashën.
Gjatë karrierës së tij 37 vjeçare si profesionist ka marrë pjesë mbi 110 premiera, ka realizuar mbi 500 role dhe pjesëmarrës në mijëra koncerte të ndryshme në të gjitha skenat e Shqipërisë dhe në vende ku jetojnë e banojnë shqiptarët.
Besniku është autor i dhjetëra skeçeve, parodive, kupleteve , tekste këngësh. Besnik Çinari në vitet e fundit e shohim dhe si bashkautor, autor dhe regjisor të komedive dhe varieteve në estradën e teatrit “Migjeni”.
Për veprimtarinë e tij artistike është vlerësuar:
Në vitin 1985 – Medaljen “Naim Frashëri”
Në vitin 2002 – Fitues i çmimit të parë të kamerave të fshehta “Personazhe në kurth” në RTSH.
Në vitin 2008 – Titulli “Mirënjohja e Qytetit”
Në vitin 2017 – “Mjeshtër i Madh”Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!
