Tag: besnik

  • Ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri, ishte arrestuar më 12 Korrik për plagosje (Emri)

    Ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri, ishte arrestuar më 12 Korrik për plagosje (Emri)

    Një i paraburgosur ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të enjte, rreth orës 08:00, në ambientet e Urgjencës së QSUT-së. Viktima është shtetasi Besnik Koçiu, 51-vjeç, i cili prej 16 Korrikut ndodhej në paraburgimin “Jordan Misja” në Tiranë.
    Sipas Drejtorisë së Burgjeve, Besnik Koçiu vuante nga Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë>
    “Rreth orës 07:00 të datës 24 korrik, personeli infermieror është njoftuar se shtetasi Koçiu ishte pa ndjenja në dhomën e tij. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë në QSUT në orën 07:08, ku ka mbërritur në orën 07:12 dhe është trajtuar nga ekipi mjekësor i urgjencës. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, në orën 08:00 është konfirmuar ndarja nga jeta.
    Shtetasi Koçiu në momentin e pranimit në institucion ka deklaruar se vuante nga Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë, për të cilat kishte terapi të vazhdueshme referencë për të cilën i është hapur dhe kartelë mjekësore për kryerjen e ekzaminimeve të vazhdueshme.” – thuhet në njoftim.
    Besnik Koçiu u arrestua pasditen e 12 Korrikut, në lidhje me plagosjen e 34-vjeçarit Franci Xhaferri në një lokal në zonën e Valiasit. Ky i fundit u paraqit i plagosur në spital, teksa nga hetimet rezultoi se ishte qëlluar nga pakujdesia nga Besnik Koçiu. 51-vjeçari ishte në hetim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”.

  • LIGA E EUROPËS/ Besnik Hasi përballë Etrit Berishës, UEFA u cakton grup gjyqtarësh nga Superiorja

    LIGA E EUROPËS/ Besnik Hasi përballë Etrit Berishës, UEFA u cakton grup gjyqtarësh nga Superiorja

    Një grup gjyqtarësh të kampionatit shqiptar, do të gjykojë një përballej shumë interesante mes shqiptarësh në Ligën e Europës. Nga një anë do të jetë Anderlehti i drejtuar nga Besnik Hasi, ndërsa nga tjetra BK Haken ku luan titullar Etrit Berisha.
    UEFA ka vendosur që ndeshja në fjalë të gjykohet nga kryesori Eldorjan Hamiti, i cili do të mbështetet nga një trupë plotësisht shqiptare, si në katërkëndorin e fushës, ashtu edhe në sallën e VAR-it. Asistentë të tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj, ndërsa Erjon Bastari është caktuar si gjyqtar i katërt.

    Ndërkohë, në sallën e VAR-it është Kreshnik Bajramaj si kryesor në ndeshjen e të enjtes në Bruksel, me Olsion Yzeirajn si asistent të tij.

  • Avokati i Shkëlzenit përlau 4.4 mln euro nga Bankers/ Pse Berisha mori në mbrojtje aferën e shekullit?

    Avokati i Shkëlzenit përlau 4.4 mln euro nga Bankers/ Pse Berisha mori në mbrojtje aferën e shekullit?

    Besnik Çerekja, i njohur edhe si avokat i Shkëlzen Berishës, rezulton pjesë e dosjes së zhvatjes 20-vjeçare të pasurisë nëntokësore shqiptare nga kompania Bankers, në bashkëpunim me politikanë dhe oligarkë. Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, gjatë periudhës 2020-2025, ka marrë rreth 4.4 milionë euro nga komapania Bankers, me faturime të dyshuara si fiktive dhe për shërbime vetëm në letër.
    Avokati i Shkëlzenit i ka përfituar paratë përmes studios së tij ligjore Studio Legale Cerekja shpk dhe Besnik Cerekja PF. Rreth 2.8 miionë euro i ka përfituar përmes subjektit ‘Besnik Cerekja PF’ me dy punonjës.
    Prokuroria e Fierit nuk ka kryer një hetim më të thelluar se pse Bankers u ka dhënë miliona euro pa bërë asgjë Besnik Cerekjas, Alket Hysenit, Endri Pukës, Behar Çukajt etj., por është mjaftuar me konstatimin e lëvizjes së parave dhe trajtimin si evazion fiskal dhe mashtrim me skemën e TVSH-së.
    Bankers kishte të punësuar me kohë të plotë ekspertë ligjorë, madje me rroga marramendëse, dhe nuk kishte nevojë për shërbimet e Besnik Cerekjas. Atëherë pse Bankers i ka dhënë 4.4 milionë euro avokatit Besnik Cerekja, duke përfituar 20 % të shumës rimbursim me TVSH, fryrë shpenzimet dhe evituar taksat? Mos vallë paratë kanë përfunduar në xhepat e Familjes Berisha?
    Të vërtetën mund t’a zbulojë vetëm SPAK-u, por dyshimet shtohen pasi Sali Berisha, disa ditë më parë, mori në mbrojtje kompaninë Bankers Petroleum, e cila akuzohet se për 20 vite me radhë ka shmangur taksat duke i shkaktuar miliarda euro dëm buxhetit të shtetit. Berisha mori në mbrojtje atë që konsiderohet si mashtrimi më i madh dhe vjedhja më e frikshme në historinë e shtetit shqiptar./Prapaskena

  • C.Ronaldo i qëndron besnik Al Nasrr, por ka një kusht

    C.Ronaldo i qëndron besnik Al Nasrr, por ka një kusht

    C.Ronaldo do të qëndrojë në Arabinë Saudite, të paktën edhe për një tjetër vit. Legjenda portugeze, i cili në shkurt do të festojë 40 vjetorin e tij, do të mbajë të veshur fanellën e Al Nassr deri më 30 qershor 2026, por palët mund të gjejnë një akord në terma më afatgjatë, deri në fund të 2027, por për këtë CR7 ka një kusht fiks, kërkon një ekip cilësor, i aftë të konkurrojë për trofe.
    Al Nassr pritet të përfshihet në një revolucion pasi nga Arabia Saudite u largua Stefano Pioli. Pas largimit të tij, drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të projektuar sezonin e ri, ku gjithçka sërish do të rrotullohet rreth C.Ronaldo-s, do të jetë qendra e projektit.

    Pas zërave të shumtë që e shihnin larg Arabisë Saudite, mbi të gjitha pasi ekipi i tij nuk arriti të kualifikohej për në Botërorin e Klubeve, Ronaldo është bindur të qëndrojë. U përfol për një kalim të tij në MLS, por me sa duket CR7 ka zgjedhur t’i qëndrojë besnik klubit saudit.
    ()

  • Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i shquar i Pukës

    Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i shquar i Pukës

    Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ndue Cara, ish-kryebashkiak i Pukës dhe një ndër figurat më të respektuara të komunitetit. Cara u shua pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

    Ndryshe nga shumë të tjerë, Ndue Cara zgjodhi të qëndrojë në Pukë edhe pas përfundimit të mandatit si kryetar bashkie, duke i qëndruar besnik qytetit dhe banorëve të tij. Ai ishte ndër të paktët drejtues vendorë që vijoi të jetonte dhe të shërbente në zonën që kishte drejtuar.

    Me profesion mjek, Ndue Cara nuk e ndërpreu asnjëherë shërbimin ndaj njerëzve. Ai ka pasur një karrierë të gjatë në drejtimin e disa institucioneve shëndetësore dhe ka vijuar të ofrojë ndihmën e tij mjekësore edhe pas daljes në pension.

    Prej më shumë se një dekade, ai kishte zgjedhur të shërbente në një nga zonat më të thella të Pukës, në Fierzë, ku jetonte në kushte të vështira, në një kontejner, vetëm për të qenë pranë banorëve që kishin më shumë nevojë për kujdes mjekësor.

    Ndue Cara do të mbahet mend jo vetëm si drejtues i përkushtuar, por mbi të gjitha si një mjek human dhe njeri me zemër të madhe, i cili deri në ditët e fundit të jetës i qëndroi besnik profesionit dhe shërbimit ndaj njerëzve.

  • “Nuk ekziston një hartë e grupeve kriminale”, Besnik Muçi: Tani janë më të strukturuara dhe kanë nuanca të mafias

    “Nuk ekziston një hartë e grupeve kriminale”, Besnik Muçi: Tani janë më të strukturuara dhe kanë nuanca të mafias

    Ish-zv.drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, sot në rolin e avokatit, i ftuar në emisionin Log. në News24, duke diskutuar në lidhje me ndikimin e kriminalitetit në sigurinë kombëtare, u shpreh se tashmë grupet kriminale ndërveprojnë me njëri-tjetrin.
    Sipas Muçit, grupet tashmë janë më të strukturuara dhe kanë nuanca të mafias, por që nuk kanë një hartë të shpërndarë.
    Besnik Muçi: “Në Shqipëri, nëse flasim në kuptimin e ngushtë të fjalës, ka grupe kriminale ku ushtrojnë aktivitetin në territore të caktuara, Shkodër, Elbasan, Fier, Durrës, Tiranë, Vlorë, etj, por në territorin tonë ato ndërveprojnë mes tyre. Nuk ekziston një hartë e grupeve kriminale, por ka grupe të forta dhe të stabilizuara.
    Por kohët e fundit kanë kaluar nga grupe kriminale, në grupe më të strukturuar, duke marrë nuancën e një mafie, ashtu siç e thanë edhe struktura antikorrupsion dhe antimafie e Italisë në takimin e përbashkët para pak kohësh në takimin që patën me SPAK”.

  • Zyrtare/ Hasi do të vijojë të drejtojë Anderlehtin

    Zyrtare/ Hasi do të vijojë të drejtojë Anderlehtin

    Besnik Hasi do të vijojë të jetë trajner i Anderleht edhe për sezonin e ri.

    “Jam krenar dhe i lumtur për besimin që klubi më ka dhënë dhe mezi pres të vazhdoj punën time. Gjatë javëve të fundit kam mundur të përjetoj nga afër atë që funksionon mirë dhe ato aspekte që kërkojnë përmirësim në skuadrën e parë. Dua ta përdor këtë njohuri, së bashku me drejtuesit sportivë, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt sezonit të ardhshëm”,  tha Hasi.
    Kujtojmë që Hasi firmosi me këtë ekip para fillimit të Play Off-it.

  • SYRI TV/ Çantat me 60 kg kanabis do çoheshin në Greqi, arrestohen 2 transportuesit, do ndërronin makinën në Tiranë

    SYRI TV/ Çantat me 60 kg kanabis do çoheshin në Greqi, arrestohen 2 transportuesit, do ndërronin makinën në Tiranë

    60 kilogramë kanabisi, e cila ishte destinuar për t’u transportuar drejt Greqisë është sekuestruar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar ‘Interruption 3’. Janë arrestuar në flagrancë Enea Tahir 37 vjeç dhe Besnik Shabani 48 vjeç, të cilët po transportonin lëndën narkotike dhe e kishin ndarë atë në 59 pako. Burime nga policia kanë konfirmuar se dy të arrestuarit ishin vetëm transportues, ndërkohë që porositësit janë persona të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

    SYRI TV

    60 kilogramë kanabis sativa dhe dy persona janë  vënë në pranga në kuadër të operacionit “Interruption 3” të zhvilluar nga Policia e Tiranës. Enea Tahir 37 vjeç dhe Besnik Shabani 48 vjeç janë arrestuar në flagrancë pasi u kapën nga policia me 60 kg kanabis në mjetin e tyre në aksin Mamurra-Kashar në zonën e Thumanës.

    Lënda narkotike ishte ndarë në 59 pako dhe ishte blerë në veri të vendit. Burime nga policia kanë konfirmuar për Syri Televizion se Tahir dhe Shabani kishin vetëm rolin e transportuesit të lëndës narkotike dhe porositësit janë persona të tjerë. Kanabisi do të vinte në Tiranë dhe më pas do të transportohej për në Greqi nga dy të arrestuarit, por plani i tyre ishte mos të përdornin të njëjtin mjet por të merrnin një tjetër për të humbur gjurmët dhe mos rënë në sy të policisë.

    Policia thotë se operacioni u bë pas informacioneve se dy të arrestuarit po lëviznin me një mjet ku kishin lëndë narkotike. Gjithashtu hetimet po vijojnë dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të cilët kanë porositur kanabisin me synim transportin dhe shitjen drejt Greqisë. Ndërkohë që Enea Tahir dhe Besnik Shabani do të dalin para gjykatës për akuzën e ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’, kryer në bashkëpunim.

    Në foto: Majatas, Besnik Shabani; Djathtas Enea Tahir

  • “Shqipëria i përket BE-së”, Macron: Viti 2027 jo një perspektivë, por një realitet! Rama: Fituam një mbështetës besnik

    “Shqipëria i përket BE-së”, Macron: Viti 2027 jo një perspektivë, por një realitet! Rama: Fituam një mbështetës besnik

    Në ditën e dytë të vizitës së tij, Presidenti Francez Emmanuel Macron zhvilloi këtë të shtunë një takim me Kryeministrin Edi Rama, i shoqëruar nga delegacionet përkatëse.
    Të dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Presidenti Macron theksoi mbështetjen e Francës në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.
    “Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm. Dua të rishpreh bindjen e plotë që kam, për bashkimin e kontinentit europian për t’i bërë ballë sfidave të përbashkëta. Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE. Franca do jetë krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaja të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet. Ju do mbani axhendat tuaja dhe ne do mbajmë tonën. 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet”, tha Macron.

    Për kreun e qeverisë shqiptare, vendi ynë ka fituar një mbështetës besnik.
    “Ne jemi thellësisht mirënjohës padiskutim që sot ne e ndjejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit dhe, nga ana tjetër, rajoni ka fituar një mbështetës të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese, në adresimin e momenteve të vështira dhe në mbështetjen për përfshirjen e rajonit në Evropën e Bashkuar”, u shpreh Rama.
    Për Francën është me rëndësi rinisja e dialogut Kosovë-Serbi.
    “Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj se kërkesat janë legjitime, s’mund të lëmë të vendoset një dialog i tërthortë, nuk është mënyra korrekte për të avancuar. Të paktën kemi një vullnet për qëllimin e avancimit për sigurinë e Europës. Për bashkimin e saj duhet ta bëjmë këtë udhë, por është legjitime të kemi ekzigjenca për këtë gjë. Nuk është ide e mirë kurrë kur mundohemi t’i përçajmë linjat apo të vëmë në dyshim procesin”, tha Macron.
    Macron nuk la pa komentuar zhvillimet mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas të cilit Rusia po injoron kërkesat amerikane.
    “Sot s’kemi asgjë. Përballë cinizmit të Putin, mendoj se Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës, do të reagojë, sepse propozimi për armëpushim dhe për t’u takuar janë amerikane. S’mund të kenë një përgjigje të tillë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, deklaroi Presidenti Francez.
    Përpara deklaratës për shtyp, të dy delegacionet shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.
    /vizionplus.tv

  • “Kujdes!”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjonin: Të kam fal kur shkove në shtëpi te Besnik Dervishi

    “Kujdes!”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjonin: Të kam fal kur shkove në shtëpi te Besnik Dervishi

    Momente nga debati

    TIRANË- Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik, ku prej mëngjesit ka nisur numërimi i zarfeve të ardhura nga Greqia. Një debat ka ndodhur mes drejtuesit të qarkut të Lezhës për Partinë Socialiste Ulsi Manja me demokratët Gjin Gjoni dhe Belind Këlliçi.
    Në fund të debatit, Manja dëgjohet t’i thojë ish-gjyqtarit Gjin Gjoni se “ka e falur njëherë kur ka shkuar në shtëpinë e Besnik Dervishit”, duke iu referuar Komisioneri për të Drejtën e Informimit.
    “Harmoni dhe paqe në Lezhë se prish dot ti nga Tirana. Dakord. Secili në shtëpi të vetë. Të kam fal njëherë kur shkove në shtëpi te Besnik Dervishi”, tha Manja./ZËRI