Tag: besnik

  • Tragjedi brenda një familjeje në Lushnjë/ Disa orë pas babait ndërron jetë edhe i biri, u shtri për tu qetësuar por…

    Tragjedi brenda një familjeje në Lushnjë/ Disa orë pas babait ndërron jetë edhe i biri, u shtri për tu qetësuar por…

    Një ngjarje e rëndë është raportuar brenda pak orëve në Lushnjë, ku babë e bir kanë humbur jetën.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në familjen Qokaj, i pari i shtëpisë, 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj, ka ndërruar jetë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Teksa pak orë pasi i biri, 49-vjeçari Besnik Qokaj, i kishte dhënë lamtumirën babait të tij, ka ndërruar jetë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Një ditë më parë ai njoftoi humbjen e të atit, por në mbrëmje teksa është shtrirë për tu qetësuar, u gjet i pajetë nga familjarët.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Bashkëshortja ka shkuar për ta zgjuar nga gjumi, por Besnik Qokaj nuk ka reaguar, e më pas u konstatua i vdekur.

    Personat që e njihnin Besnik Qokajn e përshkruanin si një njeri të rrallë dhe model për qytetin e Lushnjës.

  • KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Besnik Shehu

    KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Besnik Shehu

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA) njoftoi sot lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës, Besnik Shehu.
    Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimimit të kryer nga ish-gjyqtari Shehu.
    Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    Gjyqtari Besnik Shehu u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 6 prill 2023 për deklarim të pasaktë të pasurisë.
    Besnik Shehu e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

  • Besnik Mustafaj, pjesë e “FICTION FEST”

    Besnik Mustafaj, pjesë e “FICTION FEST”

    Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” është shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Besnik Mustafaj. Ai është një nga zërat më të vlershëm të krijimit dhe mendimit të tashëm kulturor shqiptar.

    Besnik Mustafaj është autor i veprave të çmueshme artistike dhe eseistike, një pjesë e të cilave janë të përkthyera në disa gjuhë të huaja, si franceze, angleze, gjermane, italiane, greke etj. Ai është fitues i Shpërblimit Mesdhetar për Letërsi për librin “Daullja prej letre” në vitin 1997.

    Veprat kryesore të tij janë “Një sagë e vogël”, “Daullja prej letre”, “Boshi”, “Autoportret në teleskop”, “Ditari i një ambasadori në Paris”, “Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve”, “Bishti i kometës”, “366 rrëfenja për të ndjellë gjumin” etj.

    Besnik Mustafaj do të jetë pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”-it dhe do të nderojë me bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së tij artistike në natën e dytë të këtij festivali (05.11.2025, ora 18:00).

    Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MË 4 DHE 5 NËNTOR NË PRISHTINË MBAHET EDICIONI I PESTË I “FICTION FEST”

  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin Besnik Shehu/ Probleme me…

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin Besnik Shehu/ Probleme me…

    Sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Korçës, Besnik Shehu, duke lënë në fuqi kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. 
    “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 24/2023, datë 05.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 641, datë 06.04.2023. 
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 
    Lënien në fuqi të vendimit nr. 641, datë 06.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu. 
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. 
    U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.10.2025”,- thuhet në njoftimin zyrtar. 
    Shehu nuk plotësonte 2 kriteret, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin. 
    Gjithashtu, KPK konstatoi bilanc negativ në vlerën 12.3 milionë lekë për pasurinë e gjyqtarit Shehu, si dhe ngriti dyshime për një transaksion fiktiv me qëllim justifikimin e burimeve të ligjshme në krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve. Shehu ishte kundër dhe kërkoi çeljen e hetimit në dy kriteret e tjerë të rivlerësimit kalimtar, kërkesë që u rrëzua. 
    Besnik Shehu e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. 

  • E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat

    E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat

    Një konflikt mes dy personash është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në qendër të Bushatit në Vaun e Dejës, ku një person është plagosur me kosore.
    Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Besnik Shkambi, 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit ka goditur me mjet prerës (kosore) shtetasin Paulin Vela, 39 vjeç, duke pësuar dëmtime në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe ka pësuar frakturë (thyerje) në krahun e djathtë. Dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta.
    Policia bën me dije se ka arrestuar autorin, shtetasi Besnik Shkambi, 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, ndërsa 39-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Mjeti prerës (kosore) ësjhtë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

  • EMRI – Arrestohet 56- vjeçari nga Mali i Jushit, dëmtoi me kosore një 39- vjeçar që përfundoi në spital…

    EMRI – Arrestohet 56- vjeçari nga Mali i Jushit, dëmtoi me kosore një 39- vjeçar që përfundoi në spital…

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, në qendër të Bushatit ka pasur një konflikt për motive të dobëta, ku shtetasi Besnik Shkambi kishte goditur me mjet prerës (kosore) një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Shkambi, 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit.
    Nga veprimet hetimore, dyshohet se shtetasi P. V., 39 vjeç, është dëmtuar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka pësuar frakturë (thyerje) në krahun e djathtë, pasi është goditur me mjet prerës (kosore) nga shtetasi Besnik Shkambi, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Mjeti prerës (kosore) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Shtetasi P. V. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Tom Doshi hoqi dorë, KQZ i jep mandatin kandidatit Besnik Brahimi

    Tom Doshi hoqi dorë, KQZ i jep mandatin kandidatit Besnik Brahimi

    Pas dorëheqjes së Tom Doshit, KQZ i dha mandatin kandidatit Besnik Brahimi.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se mandati i ka kaluar kandidatit Besnik Brahimi.
    Pas Tom Doshit dha dorëheqjen edhe Sabina Jorgo.

    Top Channel

  • Besnik Brahimi merr zyrtarisht mandatin, futet në Kuvend si përfaqësues i PSD- së për qarkun Shkodër

    Besnik Brahimi merr zyrtarisht mandatin, futet në Kuvend si përfaqësues i PSD- së për qarkun Shkodër

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zhvillimin e një seance publike ditën e mërkurë, më 8 tetor 2025, në orën 11:00, ku ndër çështjet kryesore të rendit të ditës është edhe dhënia e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të Partisë Socialdemokrate, Besnik Brahimi.
    Brahimi ishte pjesë e listës shumemërore të kësaj partie në Qarkun Shkodër gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Vendimi i KQZ pritet të formalizojë plotësisht hyrjen e tij në Kuvend, duke zëvendësuar një mandat të mbetur vakant.
    Në të njëjtën seancë, KQZ do të shqyrtojë edhe projektvendimin për caktimin e numrit të monitoruesve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit 2025 në gjashtë bashki të vendit, si dhe çështje të tjera institucionale.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Dorëheqja e Tom Doshit dhe Sabina Jorgos, kush janë dy deputetët e PSD-së që pritet të marrin mandatin

    Dorëheqja e Tom Doshit dhe Sabina Jorgos, kush janë dy deputetët e PSD-së që pritet të marrin mandatin

    shkurt lasku dhe besnik brahimi

    TIRANË- Pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos nga mandati i fituar për Partinë Social Demokrate në qarkun e Shkodrës, edhe një pjesë e kandidatëve në listën shumëemërore kanë dhënë dorëheqjen. ZËRI mëson se dy deputetët e rinj të kësaj force politike për qarkun e Shkodrës do të jenë Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku. Brahimi dhe Lasku kanë qenë dy prej kandidatëve më të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, dhe gjendeshin në listën e hapur të PSD-së.
    Besnik Brahimi ka qenë ish-kryetari i Komunës së Bërdicës, ndërsa më vonë ka mbajtur dhe postin e hetimit tatimor në Shkodër. Ndërkohë që Shkurt Lasku, është biznesmen, dhe përfaqëson Pukën në Kuvendin e Shqipërisë.
    Ishte vetë kreu i PSD-së Tom Doshi ai që njoftoi se mandatet do të merreshin nga kandidatët që kishin marrë më shumë vota në listën e hapur, në zgjedhjet e Majit. Në Tiranë mandati i PSD-së u fitua nga Tedi Mula. /ZËRI 

  • Bëhet e ditur, ja kush është në jurinë e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë (emrat)

    Bëhet e ditur, ja kush është në jurinë e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë (emrat)

    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e Shqipërisë shpalli jurinë e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024.

    Në përbërje të jurisë janë emra të njohur të letrave dhe gazetarisë: shkrimtari Besnik Mustafaj, profesoresha e letërsisë dhe studiuesja Dhurata Shehri, prof. në UT Elsa Skënderi, poetja dhe përkthyesja Maklena Nika, si dhe Fatmira Nikolli gazetare e kulturës.

    Në edicionin e shkuar të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, në janarin e këtij viti, vlerësimin për “Romanin më të mirë të vitit” e mori Besnik Mustafaj me “Fat i marrë”.

    Në Çmimet Kombëtare të Letërsisë jepen vlerësimet për veprën më të mirë studimore, përkthimin më të mirë, vëllimin më të mirë poetik si dhe librin më të mirë të vitit për fëmijë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NAIM FRASHËRI, POETI ME PESË VARRE