Tag: besmir

  • Vrasja e vëllezërve Haxhia/Erion Alibej: Viktori u vra kot, ja cilët kishim objektiv

    Vrasja e vëllezërve Haxhia/Erion Alibej: Viktori u vra kot, ja cilët kishim objektiv

    Më 27 Prill 2020, Durrësi u trondit nga një vrasje e egër në mes të ditës, ku u ekzekutuan brenda makinës vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia.
    Në lidhje me këtë vrasje, për disa kohë u akuzua si autor i shumëkërkuari Talo Çela, edhe pse ky i fundit nga arratia, në intervistën për emisionin Uniko nga Spartak Koka, e ka mohuar vazhdimisht duke thënë që ishte mik me ta.
    Edhe familjarët e vëllezërve Haxhia, në intervistën që dhanë për emisionin Uniko, thanë se Talo Çela kishte qëndruar në shtëpinë e tyre dhe nuk ishte autor. Hetimet e mëvonshme provuan se Talo Çela nuk kishte gisht në këtë atentat. Sot, i penduari i drejtësisë Erion Alibej, ka rrëfyer në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, se krimi u krye nga Nuredin Dumani, rivali i Talo Çelës.
    Sipas dëshmive të tij në gjyq, që po ndiqen nga gazetarja Glidona Daci, Erion Alibej ka thënë se shënjestër për t’u vrarë ka qenë Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia, jo Viktor Haxhia. Sipas tij, Altin Ndoci ishte në makinë me dy vëllezërit Haxhia por kishte zbritur pak minuta para atentatit.
    Vrasësit, duke menduar që në makinë ishte Besmir Haxhia me Altin Ndocin, duke e ngatërruar këtë të fundit me Viktor Haxhinë. Edhe pas atentatit, tregon Alibej në gjykatë, tentuan sërish të vrisnin Altin Ndocin në varrimin e vëllezërve Haxhia, por ky i fundit nuk shkoi.
    Për vrasje e vëllezërvë Haxhia, Klevis Alla është dënuar me 25 vite burgim, Besmir Xhixha me 6 vite dhe Enver Diva me 5 vite. Altin Ndoci, që ishte akuzuar për këtë ngjarje, mori pafajësia. Dhe siç rezulton nga dëshmitë e tanishme të Erion Alibejt, Ndoci ka qenë shënjestër për t’u vrarë bashkë me Besmir Haxhinë.
    Dëshmia e Erion Alibejt në GJKKO:
    Erion Alibej: Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë Euro, nga Hoxha janë blerë disa armë, varionin çmimet nga 500-1000 deri 3500 Euro. Nuk e di fiks se kontaktet me Hoxhën i kishte Sandër Baho. Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshëm, Henrik Hoxhën s’e njihja vetëm kam dëgjuar që kishte pseudonimin “kusho” edhe “nipi” që i drejtohej Klevis Allës.
    Me Nuredinin flisja për Talo Çelën që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do u bënte i gjallë apo jo. Gjithashtu vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës tek vëllezërit Haxhia. Klevis Alla kishte parë një ditë Talon tek shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva.
    Nuredini është angazhuar me qen i përgatitur me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre s’i dija. Në Sky ECC me shkruan Plarent Dervishi, kam pas kontakt me të, ai kishte kodet “barcelona” dhe “gost”. Plarenti me tha “më bëhet qejfi që e ke gjet Talo Çelën”. Unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin. Kishim një makinë Toyota të vjedhur që e kisha blerë në Shijak, ja dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ja dhashë tek pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori, më pas Nuredini kërkoi dhe 50 mijë Euro, ja çova me një mikun tim dhe i çova 150 mijë për të vijuar.
    Këtë e bëra që dhe Nuredini të shikonte që unë kisha lekë dhe të kishte besim.
    Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallashë dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, ç’a më kërkonte ja jepja. Armët ja dhashë bashkë me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin.
    Doli shpejt në televizor lajmi që e mora vesh, edhe ne lajme qe u gjet e braktisur Tojota, i thash Nuredinit pse shenja gjaku ne makine, me tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “kusho”. Pastaj u shoqërua “nipi” në polici dhe Nuredini më tha “më duket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte marrë vesh nga komshinjtë, nga “Miri i Pojës” që Nuredini e kishte mik.
    Viktor Haxhia ka qenë rastësisht aty, në makinë ka qenë dhe Altin Ndoci por ka zbritur rrugës, se ai ishte objektiv, ata nuk e kanë ditur që ishte Viktori në makinë, kanë menduar është Altin Ndoci. Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezërve Haxhia pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit, unë isha pro, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim.
    Kam pasur dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit ke nevojë për disa veshje si të OFL-së ? Me tha po. Dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë, dhe ja kam dhënë Nuredinit, jelek dhe kambale, me mbishkrimin OFL, janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës.
    Pas vrasjes së vëllezërve mora vesh që Talo kishte qëndruar tek shtepia e Haxhiajve, kur mësova në televizor që Klevis Alla po nxirrte emra. Nuredini në këtë kohë u shkëput dhe bashkë me familjen e tij rrinte në Spille tek vjehrra, ai s’e dinte nëse po flitej për të, pasi i shkoi dhe policia në banesë por ai kishte ikur, flisja gjithë kohës me të në Sky ECC.
    Makinën Toyota ja kam blerë Alban Qerosit, kështu i thërrasin, ky rri në Bruksel, ka qenë shok dhe ortak i Endritit në narkotrafik, makinat ishin në Shijak, kishte 2 makina madje, unë në Sky ECC kam pasur kodin “Lizz” dhe “Kumi”, kurse në Encro Chat e kam pas “Noku”.
    Unë rrija në shtëpi, por vinin më takonin miq e shokë, kanë ardhur edhe policë, si Leonard Palushi, Arjan Spahiu ka qenë në dijeni të planeve tona dhe më ka ndihmuar nga ana monetare. Arjani fliste dhe me “Fat katnarin”, ky kishte informacion mbi personat që më goditën familjen.
    Foton e Besmir Haxhisë e kam nxjerr nga sistemi TIMS, kisha investiguar për të se ai kishte marrë pjesë në 3 atentate ndaj familjarëve të mi, emrin e tij nuk e mbaj mend nëse ma ka thënë Nuredini apo e kisha mësuar me para. Mesa di, lekët për vrasjen i ka nda Nuredini, më tha që i ka dhënë nga 35 mijë Euro secilit.
    Klevis Allën s’e kam takuar asnjëherë, në këtë periudhë Nuredini s’po e merrte vesh nëse ky kishte folur për atë apo jo. Pas vrasjes së vëllezërve Haxhia kam dalë nga shtëpia, kam shkuar në Prokurori më ka thirrur prokurori Ritvan Suka, më pyeti në lidhje më gjërat që i kisha vënë në dispozicion, edhe në prokurori shkova me motorr, si shpërndarës picash. Në atë kohë unë kisha për çështjen e Xhoni Rustas, avokat Demir Çiftjan, prokurorit i thashë prapë janë këta ekzekutorët, prokurori kërkoi prej meje informacion pasi kishte ndodh një plagosje në Elbasan, një Kei Piu. /tvklan.al

  • Vrasja e vëllezërve Haxhia, Erion Alibej: Viktori u vra kot, objektiv kishim Altin Ndocin dhe Besmirin

    Vrasja e vëllezërve Haxhia, Erion Alibej: Viktori u vra kot, objektiv kishim Altin Ndocin dhe Besmirin

    Më 27 Prill 2020, Durrësi u trondit nga një vrasje e egër në mes të ditës, ku u ekzekutuan brenda makinës vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia.
    Në lidhje me këtë vrasje, për disa kohë u akuzua si autor i shumëkërkuari Talo Çela, edhe pse ky i fundit nga arratia, në intervistën për emisionin Uniko nga Spartak Koka, e ka mohuar vazhdimisht duke thënë që ishte mik me ta.
    Edhe familjarët e vëllezërve Haxhia, në intervistën që dhanë për emisionin Uniko, thanë se Talo Çela kishte qëndruar në shtëpinë e tyre dhe nuk ishte autor.
    Hetimet e mëvonshme provuan se Talo Çela nuk kishte gisht në këtë atentat.
    Sot, i penduari i drejtësisë Erion Alibej, ka rrëfyer në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, se krimi u krye nga Nuredin Dumani, rivali i Talo Çelës.
    Sipas dëshmive të tij në gjyq, që po ndiqen nga gazetarja Glidona Daci, Erion Alibej ka thënë se shënjestër për t’u vrarë ka qenë Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia, jo Viktor Haxhia.
    Sipas tij, Altin Ndoci ishte në makinë me dy vëllezërit Haxhia por kishte zbritur pak minuta para atentatit.
    Vrasësit, duke menduar që në makinë ishte Besmir Haxhia me Altin Ndocin, duke e ngatërruar këtë të fundit me Viktor Haxhinë.
    Edhe pas atentatit, tregon Alibej në gjykatë, tentuan sërish të vrisnin Altin Ndocin në varrimin e vëllezërve Haxhia, por ky i fundit nuk shkoi.
    Për vrasje e vëllezërvë Haxhia, Klevis Alla është dënuar me 25 vite burgim, Besmir Xhixha me 6 vite dhe Enver Diva me 5 vite. Altin Ndoci, që ishte akuzuar për këtë ngjarje, mori pafajësia. Dhe siç rezulton nga dëshmitë e tanishme të Erion Alibejt, Ndoci ka qenë shënjestër për t’u vrarë bashkë me Besmir Haxhinë.
    Dëshmia e Erion Alibejt në GJKKO:
    Erion Alibej: Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë Euro, nga Hoxha janë blerë disa armë, varionin çmimet nga 500-1000 deri 3500 Euro. Nuk e di fiks se kontaktet me Hoxhën i kishte Sandër Baho. Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshëm, Henrik Hoxhën s’e njihja vetëm kam dëgjuar që kishte pseudonimin “kusho” edhe “nipi” që i drejtohej Klevis Allës.
    Me Nuredinin flisja për Talo Çelën që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do u bënte i gjallë apo jo. Gjithashtu vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës tek vëllezërit Haxhia. Klevis Alla kishte parë një ditë Talon tek shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva.
    Nuredini është angazhuar me qen i përgatitur me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre s’i dija. Në Sky ECC me shkruan Plarent Dervishi, kam pas kontakt me të, ai kishte kodet “barcelona” dhe “gost”. Plarenti me tha “më bëhet qejfi që e ke gjet Talo Çelën”. Unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin. Kishim një makinë Toyota të vjedhur që e kisha blerë në Shijak, ja dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ja dhashë tek pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori, më pas Nuredini kërkoi dhe 50 mijë Euro, ja çova me një mikun tim dhe i çova 150 mijë për të vijuar.
    Këtë e bëra që dhe Nuredini të shikonte që unë kisha lekë dhe të kishte besim.
    Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallashë dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, ç’a më kërkonte ja jepja. Armët ja dhashë bashkë me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin.
    Doli shpejt në televizor lajmi që e mora vesh, edhe ne lajme qe u gjet e braktisur Tojota, i thash Nuredinit pse shenja gjaku ne makine, me tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “kusho”. Pastaj u shoqërua “nipi” në polici dhe Nuredini më tha “më duket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte marrë vesh nga komshinjtë, nga “Miri i Pojës” që Nuredini e kishte mik.
    Viktor Haxhia ka qenë rastësisht aty, në makinë ka qenë dhe Altin Ndoci por ka zbritur rrugës, se ai ishte objektiv, ata nuk e kanë ditur që ishte Viktori në makinë, kanë menduar është Altin Ndoci. Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezërve Haxhia pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit, unë isha pro, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim.
    Kam pasur dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit ke nevojë për disa veshje si të OFL-së ? Me tha po. Dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë, dhe ja kam dhënë Nuredinit, jelek dhe kambale, me mbishkrimin OFL, janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës.
    Pas vrasjes së vëllezërve mora vesh që Talo kishte qëndruar tek shtepia e Haxhiajve, kur mësova në televizor që Klevis Alla po nxirrte emra. Nuredini në këtë kohë u shkëput dhe bashkë me familjen e tij rrinte në Spille tek vjehrra, ai s’e dinte nëse po flitej për të, pasi i shkoi dhe policia në banesë por ai kishte ikur, flisja gjithë kohës me të në Sky ECC.
    Makinën Toyota ja kam blerë Alban Qerosit, kështu i thërrasin, ky rri në Bruksel, ka qenë shok dhe ortak i Endritit në narkotrafik, makinat ishin në Shijak, kishte 2 makina madje, unë në Sky ECC kam pasur kodin “Lizz” dhe “Kumi”, kurse në Encro Chat e kam pas “Noku”.
    Unë rrija në shtëpi, por vinin më takonin miq e shokë, kanë ardhur edhe policë, si Leonard Palushi, Arjan Spahiu ka qenë në dijeni të planeve tona dhe më ka ndihmuar nga ana monetare. Arjani fliste dhe me “Fat katnarin”, ky kishte informacion mbi personat që më goditën familjen.
    Foton e Besmir Haxhisë e kam nxjerr nga sistemi TIMS, kisha investiguar për të se ai kishte marrë pjesë në 3 atentate ndaj familjarëve të mi, emrin e tij nuk e mbaj mend nëse ma ka thënë Nuredini apo e kisha mësuar me para. Mesa di, lekët për vrasjen i ka nda Nuredini, më tha që i ka dhënë nga 35 mijë Euro secilit.
    Klevis Allën s’e kam takuar asnjëherë, në këtë periudhë Nuredini s’po e merrte vesh nëse ky kishte folur për atë apo jo. Pas vrasjes së vëllezërve Haxhia kam dalë nga shtëpia, kam shkuar në Prokurori më ka thirrur prokurori Ritvan Suka, më pyeti në lidhje më gjërat që i kisha vënë në dispozicion, edhe në prokurori shkova me motorr, si shpërndarës picash. Në atë kohë unë kisha për çështjen e Xhoni Rustas, avokat Demir Çiftjan, prokurorit i thashë prapë janë këta ekzekutorët, prokurori kërkoi prej meje informacion pasi kishte ndodh një plagosje në Elbasan, një Kei Piu.

  • Pjesë e grupit të Laert Haxhiut dhe i akuzuar për vrasjen e Besmir Hidës në Lushnje, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari

    Pjesë e grupit të Laert Haxhiut dhe i akuzuar për vrasjen e Besmir Hidës në Lushnje, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari

    Është vënë në pranga në Pire të Athinës Ardian Ahmetaj, 51 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Besmir Hidës në 2019, në një atentat të organizuar.

    Policia e Shtetit bën me dije se si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë, në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi Ardian Ahmetaj, 51 vjeç.
    Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.
    Ahmetaj dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Besmir Hida.
    Besmir Hida po pinte kafe në lokal kur iu bë atentati. Dy persona me maska ngjitën shkallët duke e qëlluar nga dy drejtime të ndryshme viktimën që po pinte kafe në lokalin mbi supermarketin që kishte në pronësi.
    Vrasja e Hidës dyshohet se ka lidhje  me zinxhirin e  larjes së hesapeve me grupeve rivale famëkeqe të Lushnjes, Aldo Bares dhe Laert Haxhiut.
    Viktima ishte daja i Zamir Latifit i vrarë 2017 më parë në një atentat. Latifi njihej në Lushnjë si shoku i ngushtë i nipit të Aldo Bares.
     
    Top Channel

  • Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për DPI

    Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për DPI

    Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një sistem monitorimi të cilën ekspertët e IT e konsiderojnë mjaft të rrezikshëm kur nuk shoqërohet me një kuadër ligjor për të mbrojtur të dhënat e qytetarëve.
    Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallanxha, të cilët e ngritën fillimisht këtë shqetësim, kanë folur për mundësinë e përdorimit të DPI për survejim masiv dhe kanë shpjeguar se si mund të shënjestrohen qytetarët, politikanët, gazetarët e me rradhë.
    Deklaratat e ekspertëve:
    Tomi Kallanxhi: Do ta shpjegoj me një metaforë se çfarë është Deep Packet Inspection. Imagjino një postier që i nis letër Yllit dhe postieri ka mundësi ta hapë ta lexojë dhe pastaj t’ja nisë sërish Yllit.
    Besmir Semanaj: Informacionet e para, denoncimin e parë e kam bërë në 29 mars. Ka ardhur nga kolegë që punojnë pranë ISP-ve dhe organizmave shtetërorë. Nuk u arrit mbyllja e Tik Tok dhe u vendos që të përdoret një DPI. Sebepi ishte Tik Tok por Tik Tok është minimalja që pajisja mund të bëjë. E para nga kush erdhi kërkesa? E dyta kush është institucioni shqiptar që ka dërguar pajisjet pranë ISP. Një pajisje kujton mbi 100 mijë euro, si është marrë? Institucionet shtetërore kanë deklaruar se janë instaluar 7 të tilla. Nëse janë donatorë, çfarë përfitimesh do të ketë donatori?Vendosja e pajisjeve pa kuadër ligjor të fortë. Ka dy tipologji, shtetet autokrate, India, Kina Rusia, Irani. Pastaj kemi shtete demokratike, Franca, Britania, e me rradhë, por ka patur diskutim publik dhe ka patur forcim të bazës ligjore dhe rregulla se si do të procesohen të dhënat e qytetarëvë, pra përgjim në masë nuk lejohet, por mund të përdoret për sigurinë kombëtare.Në Shqipëri, u desh mbi dy javë e gjysmë që të reagonin institucionet. Pranuan se janë vendosur, por me pretendimin që nuk përgjohen, por kjo nuk bëhet me betim. Duhet bazë ligjore. Nuk kemi bazë ligjore që ndalon përgjimin. Më problematik është profilizimi.Kjo pajisje dallon çfarë aplikacionesh përdor, në çfarë faqesh lexoj unë, përshembull nëse lexoj faqe të komunitetit mysliman, më profilizojnë si mysliman, e me rradhë. Mund të shohin preferencat sekusale, e me rradhë.Marrim një politikan apo qytetar të thjeshtë, hap faqet të papërshtatshme…
    Tomi Kallanxhi: Sky ECC kishte një kod ID. Profilizimi këtu bëhet me një kod IMEI unik. Nëse ti ble telefonin në një dyqan, e ke të ruajtur. Është njëlloj si të vendosim kamera në shtëpinë e njeriut dhe të thonë do e përdorim vetëm kur ke vjedhje. Ju përmendët Britaninë e Madhe, por aty ka një problem me privatësinë. Nëse telefonat tonë Apple ruajmë në Cloud të dhënat, është end to end encryption, një siguri e lartë. Shteti britanik ka kërkuar Apple që ta heqë këtë sepse ka problem me krimin. I ka kërkuar të hiqen kodet e enkriptimit.
    Besmir Semanaj: E dyta është censura, qeveria në çdo moment mund të bllokojë. Monitorimi normal bën thjesht që një përdorues po bën trafik, por nuk monitoron dot se çfarë program përdor, emrin e faqes dhe gjithë këto gjëra. DPI bën edhe censurimin, që me monitorim të thjeshtë nuk e bën dot, siç nuk arritën dot me Tik Tok. DPI bën degradim të shërbimit. Le të themi jemi të MCN live tani, me këtë bëhet degradimi dhe nuk realizohet programi. Është përdorur në Turqi, pas arrestimit të liderit të opozitës, për të mbyllur rrjetet sociale, për të mbyllur VPN që shmangte mbylljen dhe ngadalësimin e internetit në të gjithë Stambollin. Pra, një ndër bazat e DPI është censura. Shteti ka në dorë një arme pa leje. Për sa kohë nuk ka legjislacion… Ne kërkojmë që të ketë leje pastaj të blejnë armën. Ata e kanë instaluar armën, e kanë mbushur. Kemi edhe rastin e Iranit pas zgjedhjeve, Arabia Saudite, ku bëhej monitorimi i të gjithë personaliteteve. Secili nga ne ka pika të dobëta, mund të jenë me një ves për bastet, për pijen, me një ves për pornografinë, mblidhej informacioni dhe përdorej për shantazhim.
    Tomi Kallanxhi: Më merr një shok me merak, përpra DPI më tha komishiu, sa trafik bën ti pas orës 10 të natës. Tani do ta di edhe çfarë bën ai gjatë natës.
    Besmir Semanaj: Këto janë cilësitë komerciale që ofrohen për biznesin. Se çfarë mund të ofrohen për shtetet nuk e dimë. DPI mund të përdoret, si “man in the middle” (ndërmjetësuar). I shtohen dhe pajisje të tjera dhe lexon mesazhet tona. Sa i përket trafikut të pa enkriptuar, e ka letër me shkrim dore, lexon çdo gjë. U desh dy javë e gjysmë që të pranonin instalimin e pajisjeve. E pranuan me një intervistë 45 sekonda dhe dezinformuan. Në deklaratën zyrtare thonë se nuk cënohet siguria dhe mbrohesh nga krimi kibernetik, por pas një viti do të hiqen. Pse duhet të hiqen për një vit kur janë të mira?

  • Nis përgjimi masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për pajisjet që kanë montuar kompanitë telefonike

    Nis përgjimi masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për pajisjet që kanë montuar kompanitë telefonike

    Në Shqipëri janë vendosur nga kompanitë telefonike, disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një sistem monitorimi të cilën ekspertët e IT e konsiderojnë mjaft të rrezikshëm kur nuk shoqërohet me një kuadër ligjor për të mbrojtur të dhënat e qytetarëve.
    Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallanxha, të cilët e ngritën fillimisht këtë shqetësim, kanë folur në një emision televiziv për mundësinë e përdorimit të DPI për survejim masiv dhe kanë shpjeguar se si mund të shënjestrohen qytetarët, politikanët, gazetarët e me rradhë.