Tag: besimtarët

  • Ali Ahmeti uron besimtarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit

    Ali Ahmeti uron besimtarët e besimit islam për festën e Kurban Bajramit

    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, shpreh urimet më të sinqerta për paqe, mëshirë dhe begati në familjet tuaja, transmeton zhurnal.

    “Kjo ditë e shenjtë na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe besimit të palëkundur, vlera këto që e kanë udhëhequr popullin tonë në çdo periudhë të historisë. Le të na shërbejë kjo festë si moment reflektimi, për të forcuar lidhjet tona shoqërore, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të qëndruar gjithmonë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë.

    Gëzuar Kurban Bajramin!”.

  • Politika mesazhe për Kurban Bajram/ Presidenti Begaj, kryeministri Rama e kreu i PD Berisha urojnë besimtarët

    Politika mesazhe për Kurban Bajram/ Presidenti Begaj, kryeministri Rama e kreu i PD Berisha urojnë besimtarët

    Presidenti Bajram Begaj uroi besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

    “Kjo festë është dëshmi e pashtershme se si sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë. uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre” u shpreh kreu i shtetit.
    Edhe kryeministri, Edi Rama zgjodhi të ndante në rrjetet e tij sociale një mesazh.

    “Gëzuar kurban bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e zotit!” ishte urimi i kryeministrit për besimtarët.
    nuk mungoi as mesazhi i liderit të demokratëve Sali Berisha i cili uroi myslimanët që lutjet e tyre të pranohen./vizionplus.tv

  • Pse nuk reagon KMSH për Gazën? Besimtarët myslimanë të indinjuar: Nuk na përfaqëson! Kujt i shërben heshtja?

    Pse nuk reagon KMSH për Gazën? Besimtarët myslimanë të indinjuar: Nuk na përfaqëson! Kujt i shërben heshtja?

    Këtë Kurban Bajram besimtarët myslimanët shqiptarë e kanë drejtuar vëmendjen te lufta në Gaza. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra dhe Entela Hidri kanë shprehur indinjatën e tyre për heshtjen e Komunitetit Mysliman Shqiptar, por edhe të botës.

    “Të gjithë keni ndjerë makabritetin që ndodh para syve tanë dhe gjithë botës, sidomos me fëmijët që nuk gëzojnë dot 24 orë nga lindja e tyre, në djepat e krahët e nënave, apo djegiet në spitale, apo objektet e kultit në kisha e xhamia apo dhe gjatë shpërndarjes së ndihmave. Shpreh indinjatën me apatinë dhe mosreagimin minimal njerëzor të vetë institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, para asaj që po ndodh, që është një Reçak i përditshëm, atje ndodh përditë e çdo orë. Dhe apatia e pamundësia e një mosreagimi minimal të komunitetit është si mali që nuk bëzan. Ajo që më vret, është heshtja e institucionit fetar, duhet të solidarizohej përmes lutjeve. Arma më e fuqishme është të flasësh i lirë, por në kohën e vendin ku duhet”, tha ish-myftiu Gurra.

    Ndërkohë besimtarja Entela Hidri ngriti akuza të forta ndaj këtij komuniteti, që sipas saj nuk përfaqëson besimtarët myslimanët të Shqipërisë.

    “Papa Françesku ka dalë me deklaratë, ku shprehu çfarë po ndodh në Palestinë dhe kemi një KMSH që nuk i shërben popullsisë myslimane dhe neve që besojmë në këtë fe. Distancohem nga të gjitha veprimet dhe aktet që ata marrin, se kur na duhen nuk janë. Unë kam refuzuar të anëtarësohem në KMSH se nuk më përfaqëson. Ku do ta çojnë ndërgjegjen?”, tha ajo,

    Ndërsa sa i përket qeverisë shqiptare ata shprehen se reagimet e tyre diktohen nga politika ndërkombëtare apo të rreshtuara me vendet e unionit duke tejkaluar ndjeshmërinë njerëzore.

    “Në raport me qeverinë tejkalon ndjeshmërinë. Qeveritë janë përpara marrëveshjeje e bashkëpunimeve që tejkalojnë konfliktin dhe brendinë e vërtetë të përplasjeve të tilla, por janë të detyruara apo imponuara në raport të një rreshtimi të unionit. Fjala e BE është deri diku edhe e qeverisë”, tha Gurra.

    Ndërsa Hidri i bëri thirrje botës që të reagojë ndaj gjenocidit në Gaza që sipas saj nuk ka të bëjë me besimin por me njerëzoren.

     “Nuk ka nevojë të jesh besimtar për të qenë njerëzor dhe për të parë makabritetin që po ndodh. Ajo që më habit sesi një popull që ka përjetuar gjenocid të bëjë gjenocid. Bota çfarë po bën. Heshtja e botës kujt i shërben? Kujt po i shërben kjo se popujve nuk i shërben popujt duan që kjo luftë të mbarojë ne shohim protesta në mbarë botën. Fakti që aty vazhdojnë krimet makabre ata janë shprehur se do ekzekutojnë edhe palestinezin e fundit. Bëjmë thirrje që të jenë njerëzor përtej qeverisjes”. 

  • Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

    Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

    Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, në një mesazh të shkurtër, ai shkruan:
    “GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, duke e shoqëruar urimin me një fotografi nga ambientet e një xhamie.
    Kujtojmë se Kurban Bajrami është një nga festat më të mëdha të besimit islam dhe simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe ndihmën për më të nevojshmit.

  • Besimtarët myslimanë në Fier falin namazin e Kurban Bajramit

    Besimtarët myslimanë në Fier falin namazin e Kurban Bajramit

    Besimtarët myslimanë në Fier kanë falur namazin e Kurban Bajramit.

    Që në orët e para të mëngjesit besimtarët janë falur në sheshin qendror të qytetit, ndërsa krerët myslimanë të Myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.
    Namazi u fal në orën 6:40 minuta ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli.
    Ai përcolli mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri- tjetrit dhe theksoi se kjo është dita kur ne shërojmë plagët që ne i kemi shkaktuar njëri- tjetrit.
    Urimet solidarizuese ishin kryefjalë edhe e gjithë besimtarëve në këtë ditë feste, ndër më të rëndësishmet e fesë islame.

    Top Channel

  • Politika shqiptare uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

    Politika shqiptare uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

    Presidenti i Republikës Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.

    Kreu i Shtetit përcolli mesazhin e tij nëpërmjet llogarive në rrjetet sociale, ku iu uroi shqiptarëve më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre.
    “Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë. Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre! Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”-shkruan Begaj.
    Ndërsa kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur që përmes një fotoje, të urojë besimtarët.

    Ndërkohë, një urim e ka bërë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
    “Besimtarëve myslimanë nga zemra i uroj Gëzuar Kurban Bajramin. Sakrificat e lutjet tuaja qofshin të pranuara nga Zoti në këtë natë të madhe, për të mirën tuaj, të familjeve tuaja dhe të gjithë Shqipërisë”.

    Top Channel

  • Begaj: Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

    Begaj: Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ai theksoi rëndësinë shpirtërore dhe simbolikën e kësaj dite të shenjtë.“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot”, shkruan Presidenti.

    Më tej, ai e përshkroi këtë festë si një dëshmi të përjetshme të vlerave që triumfojnë ndaj së keqes: “Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.”
    Në përmbyllje të urimit të tij, Presidenti Begaj shprehu dëshirën për më shumë mirësi dhe gëzim në çdo familje shqiptare:“Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre! Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”
    AV

  • Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Durimi dhe dashuria mposhtin urrejtjen dhe pangopësinë

    Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Durimi dhe dashuria mposhtin urrejtjen dhe pangopësinë

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se kjo është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit.
    Begaj shtoi se Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.
    “Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.
    Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë.
    Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!
    Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shkruan Begaj.

  • Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

    Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

    Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit islam.
    Dita nisi me faljen e namazit të Bajramit në xhami dhe me mijëra besimtarë myslimanë që u mblodhën në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
    Kurban Bajrami simbolizon sakrificën, mëshirën dhe ndihmën ndaj të tjerëve, veçanërisht ndaj atyre në nevojë.
    Në këtë ditë, besimtarët therin kurban (zakonisht një dash, dele apo lopë), si një akt adhurimi dhe solidariteti. Mishi i kurbanit ndahet me familjen, fqinjët dhe njerëzit në vështirësi.
    Kurban Bajrami është gjithashtu një kujtesë për të qenë sa më pranë familjes dhe për të forcuar lidhjet shoqërore dhe shpirtërore./tvklan

  • Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

    Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit.
    Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj i ka uruar besimtarëve myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre.
    “Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.
    Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë. Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!
    Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shkruan Kreu i Shtetit.