Tag: besimtarët

  • Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, baba Mondi ka një mesazh për të gjithë besimtarët

    Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, baba Mondi ka një mesazh për të gjithë besimtarët

    Si çdo vit, fundi i gushtit shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore për besimtarët bektashinj dhe jo vetëm: pelegrinazhin në malin e shenjtë të Tomorit.
    Mijëra njerëz nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora ngjiten në vendin ku besohet se ndodhet tyrbja e Abaz Aliut. Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond  Brahimaj dha një deklaratë lidhur me 5 ditët e shenjta.

    “Për pjekjen e mishit ne kemi vende të caktuara. Edhe nëse ndonjëri pa dijeninë tonë mund të ndezë zjarrin, kur të ikë duhet të ketë parasysh që ta shuajë atë. Presin me shumë dashuri për të ardhur lart. Këtu ka nis atmosferë pozitive’, tha ai.
    Pelegrinët ndezin qirinj, luten, bëjnë kurban dhe qëndrojnë me familjet në natyrë për disa ditë, në një atmosferë besimi, paqeje dhe reflektimi.

    Kjo traditë shekullore nuk është thjesht një rit fetar, por një trashëgimi kulturore që ruan identitetin dhe shpirtin e komunitetit.
    Autoritetet vendore dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit dhe garantimin e sigurisë.

  • Kryeministri Rama uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Kryeministri Rama uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Me rastin e festës së Fjetjes së Hyjlindëses Mari, e njohur edhe si Pashka e verës për besimtarët ortodoksë, kryeministri Edi Rama përcolli urimet për këtë ditë të shënuar të kalendarit fetar.
    ”Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari për të gjithë besimtarët ortodoksë”, uron Rama. Festa e Shën Marisë përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të vitit liturgjik për Kishën Ortodokse.

    Ajo ngjall ndjenja të thella përkushtimi, reflektimi dhe shprese, duke bashkuar mijëra besimtarë në lutje, përkushtim dhe kremtim të jetës dhe shenjtërisë së Hyjlindëses.

  • Ministri Gonxhja uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses

    Ministri Gonxhja uron besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja uroi besimtarët ortodoksë me rastin e festës të Fjetjes së Hyjlindëses, e njohur ndryshe edhe si Pashka e Verës, përmes një videoje të veçantë ku shfaqen tri kisha të rëndësishme të Voskopojës, tashmë të restauruara.
    Në këtë mesazh urimi, ai solli në vëmendje Kishën e Shën Marisë, Kishën e Shën Mëhillit dhe Manastirin e Shën Prodhomit, monumente të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore që, pas ndërhyrjeve restauruese, janë rikthyer në identitetin dhe madhështinë e dikurshme.

    Ai theksoi rëndësinë e promovimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore që përfaqësojnë këto kisha. Festa e Shën Marisë, që përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe ngjall një ndjesi të thellë shpirtërore për të gjithë të krishterët ortodoksë, është një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit liturgjik.

  • Dita e Shën Marisë, një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë

    Dita e Shën Marisë, një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë

    15 gushti është Dita e Shën Marisë, një nga festat më të kremtuara për besimtarët e krishterë.

    I njohur si “Fjetja e Hyjlindëses”, 15 gushti është dita kur shenjtorja ju bashkua birit të saj, në botën e përjetshme.

    Festa e Fjetjes së Hyjlindëses kremtohet në 15 gusht, e paraprirë nga dy javë agjërimi (kreshme). Kjo festë, e cila quhet edhe “Marrja”, është për të përkujtuar vdekjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Krishtit. Ajo shpall që Maria “u mor” nga Perëndia, në mbretërinë qiellore të Krishtit, në të përmbushurit e ekzistencës së saj trupore dhe shpirtërore.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka ndarë kalendarin e festimeve në të gjitha kishat dhe manastiret e Fjetjes së Hyjlindëses Mari.

    “Fjetja e Hyjlindëses” është paraqitur në afresket e kishave të ndryshme orthodhokse, anembanë vendit, ashtu sikurse edhe “Lindja e Virgjëreshës” apo “Hyrja e saj në Tempull”.

    15 gushti kremtohet edhe nga besimtarët katolikë në të gjithë botën. Besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë të Ngjiturit e Zojës në Qiell, apo Zojën e Madhe, siç njihet ndër shqiptarë. Simbolikisht i vendosur në qendrën e periudhës së verës, ky solemnitet mund të konsiderohet si kohë për çlodhje e ripërtëritje.

    Zojës së Madhe i janë kushtuar shumë kisha si ajo e Barbullushit në kryedioqezën metropolite të Shkodër-Pultit, ajo e Mamurrasit, në kryedioqezën metropolite të Tiranë-Durrësit, ajo e Kaçë-Naraçit në dioqezën e Sapës, ajo e Grudës dhe ajo në fshatin Kollomzë afër Ulqinit, në kryedioqezën e Tivarit, ajo e Letnicës në Karadak dhe ajo e Zymit të Hasit, në administraturën apostolike të Prizrenit në Kosovë.

    Në trevat shqiptare Kishat kushtuar Virgjërës Mari janë dëshmi identiteti shpirtëror e kombëtar, thesar feje e arti./atsh/KultPlus.com

  • Sot në Kelmend tek kisha në Qafe të Predelecit, besimtarët e mbledhur në festën e Sh’ne Prenës!

    Sot në Kelmend tek kisha në Qafe të Predelecit, besimtarët e mbledhur në festën e Sh’ne Prenës!

    Nga Musa Kurtulaj
    Interesant është fakti se Sh’në Prenja, Shënkolli dhe Shnjergji nuk u arrit të hiqeshin nga fjalori i përditshëm në Malësi të Madhe as para vitit 1990, kur ishte rreptësisht e ndaluar terminologjia fetare!

    Si besimtarët katolik, si mysliman, u referoheshin këtyre emrave, dhe caktonin edhe gëzime familjare si pika referini në këto raste!

    (Foto nga Rrok Suhaj)

  • Festa e ashures, besimtarët bektashi vizitojnë teqenë e Ballëm Sulltanit në Martanesh

    Festa e ashures, besimtarët bektashi vizitojnë teqenë e Ballëm Sulltanit në Martanesh

    Dhjetëra besimtarë Bektashi janë mbledhur në Ballem Sulltan të Martaneshit një vend kulti kushtuar pirit të dytë të bektashizmit, Ballem Sulltan që ka jetuar në fillim të shekullit të 16.

    Besimtarët së bashku me kryegjyshin botëror të bektashinjëve, Dede Baba Edmond Brahimaj kanë kryer lutje në këtë ditë të përkujtimit të Imam Hysenit dhe 72 dëshmorëve që u vranë në betejën e qerbelasë.
    Baba Mondi u tha besimtarëve se Dita e Ashures ka të bëjë me 10 ditë zie për Imam Hysenit dhe 72 dëshmorët në Qer Bela për vërtetën për liri, demokraci, për paqe e mirësi, dhe këto 10 ditë mbahen për nder të Tij.
     

    Top Channel

  • Dita e Ashures/ Baba Mondi përcjell mesazh paqeje dhe bashkimi për të gjithë besimtarët

    Dita e Ashures/ Baba Mondi përcjell mesazh paqeje dhe bashkimi për të gjithë besimtarët

    Besimtarët bektashinj kremtojnë sot Ditën e Ashures, një ditë e shenjtë dhe një ritual i veçantë qe shënon përvjetorin e vdekjes së Imam Hysenit në Qerbela.

    Në kryegjyshatën botërore të bektashinjve në Tiranë mbahen ceremonitë e rastit dhe ka një mesazh të posaçëm nga kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

    Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, përcolli një mesazh uniteti dhe bashkimi për të gjithë besimtarët.

  • Besimtarët ortodoksë i japin lamtumirë Metropolitit Imzot Dhimitri

    Besimtarët ortodoksë i japin lamtumirë Metropolitit Imzot Dhimitri

    Me dhjetra besimtarë ortodoksë u mblodhën në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër për t’i dhënë lamtumirën e fundit Metropolitit Imzot Dhimitri, i cili ndërroi jetë 4 ditë më parë në spitalin e Janinës, pas një komplikacioni shëndetësor.

    Në ceremoninë e mbajtur ishin të pranishëm klerikë të shumtë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe diplomatë të lartë nga Ambasada Greke në Tiranë.

    Mesha e shërbesës u mbajt nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joani.

    Pas ceremonisë, trupi i Metropolitit do të prehet në Kishën e Shën Parashqevisë në Dropull, për t’u nderuar dhe kujtuar nga besimtarët e shumtë që ai shërbeu gjatë gjithë jetës së tij.

  • Festohet pelegrinazhi i Ballëm Sulltan të Martaneshit në Bulqizë, besimtarët shprehin lutjet e tyre

    Festohet pelegrinazhi i Ballëm Sulltan të Martaneshit në Bulqizë, besimtarët shprehin lutjet e tyre

    Qindra besimtarë dhe besimtare nga e gjithë Shqipëria qe i përkasin fesë Bektashiane kanë shkuar për të festuar ne vendin e quajtur Ballëm Sulltan të njësisë administrative Martanesh të rrethit të Bulqizës, ku është festuar peligrinazhi i përvitshëm botëror, i cili festohet me 29 qershor të çdo viti.

    Besimtar dhe besimtare janë ngjitur drejt vendit të shenjtë i Ballëm Sulltanit të cilët kanë ndezur qirinj duke shprehur lutjet e tyre.
    Në këtë pelegrinazh ishte i pranishëm kryegjyshi botëror Dede Edmond Brahimaj dhe shumë Baballarë të Tyrbeve nga e gjithë Shqipëria.
    Në fjalën e tij kleriku i madh Baba Edmond Brahimaj uroi të gjithë besimtarët të cilët kishin ardhur në vendin e shenjtë i cili përkon me themelimin e 155 vjetorit të Ballëm Sultan në Martanesh.
    Ai tha është pikërisht ky vend i shenjtë për të larguar energjitë negative dhe dhe të reflektojmë duke marrë uratat e njëri-tjetrit.
    E pranishme ishte edhe Kryebashkiakja e Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshti, e cila uroi të gjithë besimtarët.

    Top Channel

  • Falja e Bajramit mes rrënojave të xhamive të Gazës, palestinezët: Të palëkundur në provën e vullnetit ndaj Zotit

    Falja e Bajramit mes rrënojave të xhamive të Gazës, palestinezët: Të palëkundur në provën e vullnetit ndaj Zotit

    Bota E Premte, 6 Qershor 2025 17:27

    Mes mbetjeve të një xhamie të rrënuar nga bombardimet izraelite, besimtarët palestinezë në Khan Junus falën namazin e Kurban Bajramit. Besimi te Zoti mposhti jo veç frikën nga rreziku i qëndrimit mes këtyre rrënojave, së bashku me fëmijët e tyre. Të shumtë ishin besimtarët pjesëmarrës në faljen e mëngjesit në xhaminë Al-Aksa të Jeruzalemit, territori i së cilës është bërë shpesh arenë përleshjesh mes tyre dhe hebrenjve.