Tag: besimit

  • Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin

    Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin

    Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1.3 pikë në muajin shtator. Rënia u ndikua kryesisht nga ulja e besimit në sektorin e tregtisë dhe industrisë.Nga ana tjetër, besimi në sektorët e shërbimeve dhe ai i konsumatorëve shënuan rritje. Besimi në sektorin e ndërtimit mbeti i pandryshuar krahasuar me nivelin e muajit të kaluar. Megjithatë, niveli aktual i treguesit të ndjesisë së ekonomike mbetet 7 pikë mbi mesataren afatgjatë.Treguesi i besimit të industrisë ra me 6.3 pikë përqindje për shtatorin, duke zbritur nën mesataren historike këtë muaj. Rënia u ndikua nga rënia në të tre përbërësit e tij: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial aktual, vlerësimi për kontratat porositëse të bizneseve totale dhe ato nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë vijuar prirjen rënëse edhe këtë muaj.Treguesi i besimit në tregti ra me 9.7 pikë përqindje në shtator, duke ndërprerë prirjen rritëse të dy muajve të fundit. Megjithatë, niveli i treguesit mbetet rreth 4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e këtij treguesi u ndikua kryesisht nga vlerësimet në ulje për ecurinë aktuale të biznesit, ndërsa në masë më të vogël ndikuan negativisht pritjet për nivelin e punësimit në tëardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen gjithashtu shënuan rënie.Treguesi i besimit në ndërtim nuk pësoi ndryshime krahasuar me muajin  e kaluar. Aktualisht, niveli i tij është 12.1 pikë përqindje mbi mesataren historike. Balancat përbërëse të treguesit shfaqën luhatje të vogla në kahe të ndryshme, të cilat balancuan njëra-tjetrën. Nga njëra anë, vlerësimi i bizneseve për aktivitetin e ndërtimit shënoi një rritje të lehtë, ndërsa nga anatjetër, porositë aktuale të biznesit u vlerësuan me rënie. Pritjet për çmimet u rishikuan në ulje.Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 2 pikë përqindje në muajin shtator, duke qëndruar ndjeshëm mbi mesataren historike. Përmirësimi i treguesit u ndikua nga vlerësimet pozitive të bizneseve për nivelin e kërkesës. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen u rishikuanlehtësisht për poshtë.Treguesi i besimit konsumator u rrit me 0.8 pikë përqindje në shtator. Niveli i tij qëndron 1.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja këtë muaj u ndikua kryesisht nga komponentët e blerjeve të mëdha, aktuale dhe të pritura. Nga ana tjetër, pritjet e konsumatorëve për gjendjen e tyre financiare dhe situatën e përgjithshme të ekonomisë shënuan rënie.Të dhënat me frekuencë tremujore1 tregojnë se vlerësimet e bizneseve për gjendjen financiare dhe normën e shfrytëzimit të kapaciteteve kanë rënë lehtësisht krahasuar me nivelin e tremujorit të dytë. Megjithatë, ato mbeten mbi nivelin e mesatares historike përkatëse.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Tkurrje” e besimit të biznesit, BSH publikon të dhënat: Industria e ndërtimit në rënie, rritet tregtia

    “Tkurrje” e besimit të biznesit, BSH publikon të dhënat: Industria e ndërtimit në rënie, rritet tregtia

    Treguesi i Ndjesisë Ekonomike shënoi një tkurrje prej 0.8 pikësh në muajin gusht, sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë. Megjithatë, niveli i tij mbetet rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren historike, çka tregon se aktiviteti ekonomik ende ruan ritme të kënaqshme, pavarësisht luhatjeve.
    Rënia u ndikua kryesisht nga një rënie e besimit në sektorë si industria, ndërtimi dhe shërbimet, ndërkohë që tregtia përjetoi një rritje të fortë. Treguesi i Besimit të Industrisë ra me rreth 4 pikë përqindje, i ndikuar nga vlerësimet më pak pozitive për prodhimin industrial dhe pritjet më të dobëta për porositë nga eksportet.
    Ndërtimi regjistroi gjithashtu një ulje me 2 pikë përqindje, e lidhur me rënien e aktivitetit aktual ndërtues, megjithëse pritjet për punësim dhe çmime mbeten në rritje.
    Në sektorin e shërbimeve, treguesi ra me 2.1 pikë përqindje, kryesisht për shkak të një rënie te lehte sa i përket kërkesës dhe pritshmërive për punësim.
    Nga ana tjetër, tregtia përjetoi një ngritje të dukshme prej 5.4 pikësh, falë rritjes së pritjeve për ecurinë e biznesit dhe punësimin në të ardhmen.
    Nga ana tjetër, konsumatorët shfaqën më pak optimizëm ku treguesi shfaqi një rënie te lehtë me 0.5 pikë, duke reflektuar pritshmëri më të ulëta për gjendjen financiare dhe blerjet në shuma të mëdha.
    Vlen te thuhet se treguesit mbeten mbi mesataret afatgjata, ndonëse luhatjet e gushtit sugjerojnë një ngadalësim të prirjes pozitive në ekonomi.

  • Rapori i BSH: Mungesa e punëtorëve ka zhytur industrinë në pesimizëm

    Rapori i BSH: Mungesa e punëtorëve ka zhytur industrinë në pesimizëm

    Treguesi i ndjesisë ekonomike u ul gjatë muajit gusht, ndikuar nga rënia e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve. Banka e Shqipërisë raporton në anketën periodike të saj se industria pati rënien më të fortë të besimit me 4 pikë përqindje, ndikuar nga mungesa e fuqisë punëtore, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rritje.

    Besimi në sektorin e ndërtimit ra me 2 pikë përqindje, ndikuar nga rënia e aktivitetit ndërtues dhe rënia e porosive për të ardhmen.

    Ndonëse kulmi i sezonit turistik, edhe bizneset e shërbimeve u shfaqën pesimiste ku treguesi i pritshmërive u tkurr me 2.1 pikë përqindje. Rënia i faturohet pritshmërive të ulëta të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për rënien e kërkesës. Në kahun rënës janë rishikuar edhe pritjet për punësimin në këtë sektor.

    Tregtia nga ana tjetër mbetet më optimistja për të ardhmen, teksa treguesi i besimit në ekonomi u rrit me 5.4 për qind. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti pothuajse i pandryshuar në gusht në krahasim me periudhën pararendëse.

     

  • Gushti turistik “ftoh” ekonominë, bie besimi i bizneseve në industri e shërbime, dobët ndërtimi

    Gushti turistik “ftoh” ekonominë, bie besimi i bizneseve në industri e shërbime, dobët ndërtimi

    Ndonëse gushti supozohet të jetë një muaj i nxehtë për ekonominë për shkak të hyrjeve të të huajve dhe emigrantëve, të dhënat nga bizneset tregojnë një situatë të ndryshme madje edhe për sektorin e shërbimeve, që është i lidhur direkt me turizmin.Bizneset në shërbime raportuan vlerësime më të ulëta për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës Nuk paraqitet pozitiv as sektori i ndërtimit, që ka udhëhequr rritjen vitet e fundit. Industria vijon territorin rënës. Pozitive ishte vetëm tregtia, që raporton rritje të aktivitetit, sektori i vetëm që duket se po ndikohet pozitivisht nga turizmi.Banka e Shqipërisë raportoi se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u tkurr me 0.8 pikë në muajin gusht. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren historike (Grafik 1). Rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua nga dobësimi i treguesve të besimit të sektorëve të industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe ulja e besimit të konsumatorit. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e tregtisë shënoi rritje të fortë këtë muaj.Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me rreth 4 pikë përqindje në muajin gusht, por duke qëndruar ende me rreth 2 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e TBI-së u ndikua nga vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për prodhimin industrial, si dhe pritjet më pak optimiste për porositë nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart krahasuar me muajin e kaluar. Ndërkohë, pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rënie të ndjeshme.Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) shënoi rënie me rreth 2 pikë përqindje në gusht. Niveli i tij vijon të qëndrojë rreth 12 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Pakësimi i TBN-së u përcaktua nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues dhe nga ato për kontratat porositëse. Sa i takon pritjeve, ato për çmimet që do të vendosen në të ardhmen dhe për punësimin paraqiten në rritje.Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u tkurr me 2.1 pikë përqindje në gusht. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i treguesit qëndron 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më të ulëta të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Në kahun rënës janë rishikuar edhe pritjet për punësimin në këtë sektor. Ndërkohë, pritjet për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart.Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 5.4 pikë përqindje në gusht, në vijim të rritjes së ndjeshme që regjistroi në muajin korrik. Aktualisht, niveli i TBT-së qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale e TBT-së u ndikua kryesisht nga vlerësimet në rritje të ecurisë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin në të ardhmen. Çmimet në të ardhmen u vlerësuan të mbeten thuajse të njëjta me ato të një muaji më parë.Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi një rënie të lehtë me 0.5 pikë përqindje. Ky nivel është 0.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie si situatën ekonomike të vendit, ashtu edhe gjendjen e tyre financiare në të ardhmen. Vlerësimi i tyre për blerjet aktuale në shuma të mëdha ra në muajin gusht. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Gushti turistik “ftoh” ekonominë, bie besimi i bizneseve në industri, e shërbime, dobët ndërtimi

    Gushti turistik “ftoh” ekonominë, bie besimi i bizneseve në industri, e shërbime, dobët ndërtimi

    Ndonëse gushti supozohet të jetë një muaj i nxehtë për ekonominë për shkak të hyrjeve të të huajve dhe emigrantëve, të dhënat nga bizneset tregojnë një situatë të ndryshme madje edhe për sektorin e shërbimeve, që është i lidhur direkt me turizmin.Bizneset në shërbime raportuan vlerësime më të ulëta për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës Nuk paraqitet pozitiv as sektori i ndërtimit, që ka udhëhequr rritjen vitet e fundit. Industria vijon territorin rënës. Pozitive ishte vetëm tregtia, që raporton rritje të aktivitetit, sektori i vetëm që duket se po ndikohet pozitivisht nga turizmi.Banka e Shqipërisë raportoi se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u tkurr me 0.8 pikë në muajin gusht. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren historike (Grafik 1). Rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua nga dobësimi i treguesve të besimit të sektorëve të industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe ulja e besimit të konsumatorit. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e tregtisë shënoi rritje të fortë këtë muaj.Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me rreth 4 pikë përqindje në muajin gusht, por duke qëndruar ende me rreth 2 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e TBI-së u ndikua nga vlerësimet më pak pozitive të bizneseve për prodhimin industrial, si dhe pritjet më pak optimiste për porositë nga eksportet. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart krahasuar me muajin e kaluar. Ndërkohë, pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rënie të ndjeshme.Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) shënoi rënie me rreth 2 pikë përqindje në gusht. Niveli i tij vijon të qëndrojë rreth 12 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Pakësimi i TBN-së u përcaktua nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues dhe nga ato për kontratat porositëse. Sa i takon pritjeve, ato për çmimet që do të vendosen në të ardhmen dhe për punësimin paraqiten në rritje.Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u tkurr me 2.1 pikë përqindje në gusht. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i treguesit qëndron 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më të ulëta të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Në kahun rënës janë rishikuar edhe pritjet për punësimin në këtë sektor. Ndërkohë, pritjet për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart.Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 5.4 pikë përqindje në gusht, në vijim të rritjes së ndjeshme që regjistroi në muajin korrik. Aktualisht, niveli i TBT-së qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale e TBT-së u ndikua kryesisht nga vlerësimet në rritje të ecurisë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin në të ardhmen. Çmimet në të ardhmen u vlerësuan të mbeten thuajse të njëjta me ato të një muaji më parë.Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi një rënie të lehtë me 0.5 pikë përqindje. Ky nivel është 0.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie si situatën ekonomike të vendit, ashtu edhe gjendjen e tyre financiare në të ardhmen. Vlerësimi i tyre për blerjet aktuale në shuma të mëdha ra në muajin gusht. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nënë Tereza, ajo që erdhi si një frymë qiellore, si akti më i lartë i shpirtit që i dhuron njerëzimit bekimin e dashurisë

    Nënë Tereza, ajo që erdhi si një frymë qiellore, si akti më i lartë i shpirtit që i dhuron njerëzimit bekimin e dashurisë

    Nga Albert VatajSot nuk është vetëm dita e kujtesës dhe kremtes së shenjtores shqiptare, por edhe përulësisë dhe bamirësisë, si akti sublim, me të cilin ne shpërblejmë shpirtin me dritën më të vezullimtë të besimit te mirësia dhe dashuria.
    Sot, në ditëlindjen e Nënë Terezës, nuk përkujtojmë thjesht lindjen e një shenjtorjeje shqiptare, por lindjen e një drite që ndriçoi botën. Është dita kur kujtesa jonë bëhet përulësi, dhe përulësia kthehet në kremtim të bamirësisë, akti më i lartë i shpirtit që i dhuron njerëzimit bekimin e dashurisë.

    Nënë Tereza i’a mëkoi zemrën çdo kraharori, i’a ndezi shpirtin çdo dielli, derdhi rrezet e saj mbi plagët e botës, duke na stolisur me mirësi dhe duke shpërblyer jetën me begatinë e vullnetit hyjnor. Ajo nuk erdhi si njeri i zakonshëm, por si një frymë qiellore, që u bë e përjetshme përmes përkushtimit dhe devocionit, mëshirës dhe dashurisë, besimit dhe adhurimit.
    Në veprën e saj dëshmohet se gjithçka është e mundur kur beson. Ajo i udhëhoqi vullnetet e dlira, duke i ngritur njerëzit mbi kufijtë e pamundësisë, për t’i afruar me altarin e Hyjit, ku fjala e tij mishërohet “si në qiell, ashtu edhe në tokë”.
    Rruga e saj, e gjatë dhe e mundimshme, është shembulli i madh i fuqisë së dhembshurisë. Një shembull që i rrëmbeu botës admirim dhe që e mbuloi me lavdinë e veprës shëlbyese. Një misionare e paepur, që me faljen dhe dashurinë, me mëshirën dhe tolerancën, ringjalli shpresën dhe e popullosi botën me humanizëm.
    E rrallë, e pazëvendësueshme, por e përjetshme në misionin që mban emrin e saj, Nënë Tereza mbetet udhërrëfyese e dritës aty ku ka errësirë, e mëshirës aty ku sundon dhuna, e humanizmit aty ku njerëzit luftojnë për të mos u mbytur në dallgët e përbindshme të kohës.
    Pranojeni sot në zemër dhe shpirt këtë dhuratë bekimi që ajo e endi me sakrifica, e jetësuar në çdo ëndërr, e dhënë botës si një forcë shndërruese të çdo përpjekjeje njerëzore në shenjtëri.
    Nënë Tereza i’a mëkoi zemrën e saj çdo kraharori dhe shpirtin e ndezi në çdo diell, duke u derdhur mbi ne rrezet e dritës që na stolis me mirësi dhe bekimit që e shpërblen jetën me begatimin e vullnetit hyjnor.Ajo erdhi si një vullnet qiellor dhe u përjetësua nga vepra e lartë e përkushtimit dhe devocionit, e dashurisë dhe mëshirës, e adhurimit dhe besimit.Ajo erdhi për të qenë shëmbëllimi më i përsosur i dashurisë së Zotit për njeriun, i asaj force qiellore që i shndërron të gjitha gjendjet në përjetime ngazëlluese.Dëshmoi me jetën dhe veprën e saj mirëbërëse se gjithçka është e mundur në besim.Udhëhoqi vullnetet e dlira dhe forcën e arsyes, për të ndërtuar altarin e së mundshmes qiellore dhe bërjen e vullnetit të Hyut, si në qiell ashtu edhe në tokë.Udha e saj e gjatë dhe e mundimshme është shembulli më domethënës i forcës që gjallon prej mirësisë dhe dhembshurisë, mëshirës dhe besimit.Një përulësi mirënjohje që rrëmbeu interesimin e mbarë botës, një admirim që e mbuloi me lavdi veprën ngadhënjyese e kësaj shëlbyeseje të përkushtuar, kësaj misionareje të patëdytë të mirëbërjes dhe mëshirës.Pakkush, si ajo, mundi që me faljen dhe dashurinë, tolerancën dhe mëshirën, ti jepnin jetë dhe energji përtëritëse besimit, ta popullonin botën me drejtësi dhe humanizëm.Ajo ishte e rrallë, si e tillë mbeti e pazëvendësueshme, megjithëse misioni që mban emrin Nënë Tereza përpiqet çdo ditë, në çdo cep të botës; të kthejnë dritën ku kaplon errësira, mëshirën ku pushtetin ka barbaria, humanizmin dhe dorën e ndihmës, kur njerëzit përpëliten në dallgët e përbindshme të të sotmes gjithnjë e më armiqësore.Pranojeni në zemër dhe në shpirt atë dhuratë bekimi që ajo e endi me mundim e sakrifica, e jetësoi në çdo ëndërr dhe i’a dha dëshirimit si një motivim, si një forcë shndërruese të çdo përpjekje mirësie në sublimim që Ajo e mbrujti në shenjtërim.

  • Dita e Shën Kozmait! Festohet çdo 24 gusht në manastirin e Kolkondasit në Libofshë të Fierit

    Dita e Shën Kozmait! Festohet çdo 24 gusht në manastirin e Kolkondasit në Libofshë të Fierit

    Me qindra besimtarë të krishterë, kanë nisur mbrëmjen e së shtunës festimet për ditën e Shën Kozmait.

    Ata i janë drejtuar manastirit në Kolkondas të Libofshës ku dhe kanë nisur pelegrinazhin me besimin te fuqia mrekullibërëse e Shenjtorit Kozm.
    Mëngjesin e sotëm mesha u mbajt nga kreu i kishës ortodokse, Kyrepeshkopi  Joan Pelushi, përpos urimit në fjalën e tij ai dhe edhe një mesazh, që drita dhe mirësia të përhapet admire ndaj shënjtorëve nuk është i mjaftueshmë, sepse të gjithë ne duhet t’i imitojmë ata në sjellje dhe në vepra.
    Në këtë datë të shënuar besimtarët luten të kenë shëndet dhe lumturi në familje.
    Një pjesë e madhe e besimtarëve e kaluan natën në manastir, duke kryer të gjitha ritet fetare. Festa e Shën Kozmait është një ndër më të rëndësishme të besimit të krishterë në Myzeqe, për shenjtorin jo vetëm martir të besimit, por edhe të arsimit, duke dhënë një kontribut të veçantë në përhapjen e gjuhës shqipe

    Top Channel

  • Tempulli i Solomonit – kujtimi i një lavdie të lashtë

    Tempulli i Solomonit – kujtimi i një lavdie të lashtë

    Në kujtesën e historisë dhe besimit, Tempulli i Solomonit zë një vend të veçantë, si një nga monumentet më të përfolura të botës së lashtë. I njohur edhe si Tempulli i Parë, ai përshkruhet në Biblën Hebraike si “Shtëpia e parë e shenjtërores”, vendi ku qëndronte Arka e Besëlidhjes dhe ku kryheshin ritualet më të shenjta të popullit hebre.

    Sipas rrëfimeve biblike, tempulli u ndërtua në shekullin e 10-të p.e.s. me porosi të mbretit Solomon, simbol i mençurisë dhe pasurisë së Izraelit të lashtë. Por lavdia e tij nuk zgjati përgjithmonë. Në vitin 587 p.e.s., gjatë rrethimit të Jeruzalemit nga mbreti Nebukadnetzar II i Perandorisë Neo-Babilonase, tempulli u shkatërrua plotësisht, duke u kthyer në një plagë të hapur në historinë e popullit.

    Megjithëse studiuesit bashkëkohorë pajtohen se një tempull i tillë ka ekzistuar në Malin e Tempullit, mbeten dilema të mëdha për datën e saktë të ndërtimit dhe për identitetin e ndërtuesit. Për disa, ai është një fakt historik; për të tjerë, një mit i fuqishëm që ka marrë jetë në faqet e shkrimeve të shenjta.

    Sot, përvjetori i tij rikthen kujtimin e një ndërtese që për shekuj ka qenë simbol i besimit, shpresës dhe lavdisë, por edhe një dëshmi se as monumentet më madhështore nuk i shpëtojnë rrjedhës së kohës. Tempulli i Solomonit mbetet një figurë e gjallë në ndërgjegjen kulturore të njerëzimit, një urë midis historisë, mitit dhe shpirtit./KultPlus.com

  • Marie Kaçinari që “tronditi” Perandorinë Osmane

    Marie Kaçinari që “tronditi” Perandorinë Osmane

    Nga: Ndue Dedaj

    Nuk do ta kishim besuar atë histori, sa njerëzore, aq dhe misionare e perandorake, nëse nuk do të na e kishte përshkruar me imtësi argjipeshkvi i Shkup-Prizrenit, me qendër në Prizren, italiani Dario Buçareli – njëherësh protagonist i ngjarjes. Përkundrazi do të na ishte dukur si një mit, edhe pse Marie Kaçinari këndohej nga populli si heroinë në Gjakovë etj.

    Ipeshkvi latin në këtë rast nuk është vetëm autori i veprës, ku ndërthuret kjo histori, por dhe personazh kryesor, shpëtimtar i saj, gati të sakrifikohet për atë grua, që për të është veçse një besimtare e krishterë, bërë e tillë me vullnetin e saj, pasi më parë kishte qenë e besimit mysliman. Është ky fakt që do të kishte jehonë të madhe, që do të ngrinte furtunën në Pashallëkun e Prizrenit, pasi shkonte në të kundërt të konvertimit masiv të shqiptarëve, nga të krishterë në myslimanë.

    Maria e kishte prishur “rregullin” dhe ky ishte problemi. Ajo kurrë nuk e kishte menduar se me atë që po bënte do të merrte vëmendjen e një perandorie të tërë, duke u përfshirë në dramën e saj: ipeshkvij, pashallarë, konsuj evropianë, diplomatë austriakë të kohës dhe vetë hierarkia e lartë e Stambollit. Vajza shkodrane, që në fëmijëri mund kishte pasur emrin e pagëzimit Fatime, Mukades apo Hatixhe, e kthyer në e krishterë në kishë, ishte njohur me mirditorin Preng Kaçinari dhe ishte martuar me të.

    Po çfarë kishte ndodhur?

    Dario Buçareli e nis rrëfimin duke na thënë se në fshatin Kramovik, famullia e Gjakovës, distrikti i Prizrenit, prej kohësh banonte Preng Kaçinari i besimit katolik, vendas, me origjinë nga Mirdita, zotërues i një numri të madh kafshësh të trasha, i një punishteje bakri dhe një punishteje armësh dhe që mund të merret si i pasur i një niveli të mirë …

    Ipeshkvi e sheh të arsyeshme të thotë diçka dhe për Mirditën, “një popull që banon në malet me këtë emër, që përbëhet nga rreth 1800 shtëpi, të gjitha katolike, e që ndahet në pesë bajraqe: Oroshi (ku qendron Kapidan Pasha Bid Doda), Spaçi, Kuzhneni, Dibrri dhe Fani”, duke vijuar me odisenë e çuditshme të gruas, që rrallë mund t’i gjendet shoqja: “Rreth dy vite më parë, Prenga jetonte në paqe me të shoqen, me emrin Marie, në një martesë të shenjtë, në familjen e tij …”!

    Mirëpo, diçka e rëndë ndodh.

    Më 26 gusht 1866, shtëpia e tij rrethohet nga qindra vetë të armatosur, të besimit mysliman, të prirë nga bajraktarët e Cërmjanit (Gjakovë), Sverkës (Pejë) dhe të Polluzhës (Prizren), një ushtri e tërë që kishte për komandant të parë njëfarë Hiqmet Hoxha i cili i përkiste xhandarmërisë. Mund të duket e pabesueshme se si ngrihet një batalion kundër një gruaja, një familjeje, për ta zhbirë atë, vetëm për “sakrilegjin” e kthimit të saj nga “turkinë” në e krishterë, çka e mbronte me jetën e saj.

    Rrëfimtari ynë i përkorë, z. Buçareli, na tregon se sulmuesit “pasi përdorën çdo dhunë, ndaj të gjithë atyre që gjetën aty, thyen dyert e banesës së Prengës duke krijuar rrëmujë e pështjellim, duke kërkuar në çdo vend të fshehtë të shtëpisë e duke marrë armë të ndryshme etj., si dhe i keqtrajtuan të gjitha gratë, duke i rrahur e shtyrë ato, por nuk i përdhunuan, sepse e dinë nga përvoja se më besimtarët katolikë nuk do t’ia kishin dalë pa i vrarë të gjithë familjen ose pa mbetur ata vetë të masakruar”. Mbasi grabitën gjithë çfarë deshën, morën peng të lidhur burrat dhe gratë e shtëpisë, ku rrugës dëgjoheshin qindra të shtime pushkësh në shenjë gëzimi për atë që kishin bërë.

    Pasi i çuan ashtu deri në njëfarë vendi, të sigurt se njerëzit e asaj familje të grabitur nuk kishin armë dhe nuk i rrezikonin, i liruan të gjithë pengjet, përveç Maries, të cilën e morën në pyetje, nëse ajo ishte e krishterë apo myslimane? Është një pyetje që ia kishin bërë dhe më parë, në shtëpinë e saj, e do t’ia bënin në zyrat e qeveritarit të Prizrenit, në këshillin e Pashallëkut, në gjyq e deri në Stambollin sulltanor, ku ajo do të jepte veçse një përgjigje: “Jam e krishterë”. Kjo tashmë ishte kthyer në diçka ekzistenciale për të dhe familjen e saj, të rrosh apo të mos rrosh?

    Ndërsa familja e saj kishin deklaruar: “Ne, kur e kemi marrë nuse për ta sjellë në shtëpinë tonë, e dinim se ajo ishte e krishterë. Vumë kurorë në kishë shenjtërisht, tamam ashtu si e kërkon zakoni ynë, çka mund ta dëshmojnë si katolikët, ashtu dhe myslimanët që ishin të pranishëm në dasëm. Maria u quajt gjithmonë me këtë emër, si në shtëpinë tonë, ashtu dhe nga të gjithë fqinjët. Ajo thirrej kështu nga katolikët dhe myslimanët”. Para se të shtegtojmë më tej nëpër faqet e librit të Buçarelit, me fatin e Maries së pathyeshme e të pakthyeshme, lë të na lejohet të themi ndonjë opinion tonin.

    Së pari, kur lexojmë tekste të tilla autentike pa filtra, nuk na duken dhe aq rozë në të kaluarën marrëdhëniet ndërfetare mes banorëve të trevave me popullatë të “përzier” sa u përket besimeve. Por, njëherësh, na duhet të themi se nëse marrëdhëniet njerëzore mes katolikëve dhe myslimanëve ishin normale, përderisa natyrshëm kishte dhe martesa mes tyre, ndryshon puna kur në to ndërhynte me propagandë me dhunë e shtetit turk, apo ai serb, me politikat e tyre fetare përçarëse. Historia dramatike e Maries është dëshmia e kësaj ndërhyrje brutale të shtetit në jetën e një familje të thjeshtë, për çështje të besimit. Fundja, nuk ishte diçka që kishte ndodhur vetëm njëherë.

    Njëlloj si Prenga në Gjakovë, edhe princi i Mirditës Bib Doda ishte martuar me një grua të besimit mysliman, Hide Ajazin nga Lura, që ishte kthyer dhe ajo në katolike duke u quajtur Margjelë, ku kjo “turkinë” sojnike do të ishte princeshë e Mirditës. Po ashtu, burra të fesë islame martoheshin me gra të krishtera, edhe në vitet ’50 të shekullit të kaluar, ku mësuesi Niman Zalli në Tropojë martohet me Mrinë katolike e cila më pas do të bëhej myslimane duke marrë emrin Adile, fakt që e mësojmë nga një shkrim i poetit të njohur Skënder Buçpapaj.

    Së dyti, për ta intriguar lexuesin në këtë histori, ende pa i shkuar asaj në fund, nëse Perandoria Osmane dhe ajo Austro-Hungareze, njëra orientale e tjetra evropiane, mund të mos merreshin vesh për gjera madhore mes tyre, do të binin dakord për fatin e një gruaje të zakonshme që për të parën ishte bërë problematike për shkak të besimit të saj, çka për të dytën ishte thjeshtë një e drejtë e saj e ligjshme dhe aspak një problem për shtetin.

    “Marien e futën si të burgosur në kullën Hiqmet Hoxhës në Cërmjan dhe aty e mbajtën nën një mbikëqyrje të rreptë. Ky Hiqmeti dhe shokët e tij nuk lanë mjet dhe presion as kërcënim që të mund të arrinin qëllimet e tyre … të kënaqnin epshet, që ajo të thoshte se ishte myslimane”. Ose, pasi ta mundonin e ta lodhnin, nga keqtrajtimet, ajo e dëshpëruar të mohonte besimin e Krishtit dhe ta shpallte veten se ishte myslimane. Por, asgjë nuk ia vlejti, as kërcënimet dhe as premtimet, pse ajo u forcua nga hiri i Zotit”.

    Ajo kishte vetëm një fjalë e kurrë dy. Si, ende nuk doni ta merrni vesh? Jam e krishterë dhe dua të jem e tillë. Më mbani mbyllur brenda kësaj kulle sa të doni, sa të jem gjallë, unë prapë e krishterë do të mbetëm. Dhe, sikur të më bëni copë e grimë, dhe sikur të më ofroni gjithë arin e botës, unë nuk do ta braktis besimin tim. Heroina jonë mendonte gjithçka në atë ngujim absurd, edhe çnderimin, edhe vrasjen. Sa herë lëviznin shulat e derës, ajo mendonte se erdhi çasti i zi. Por, as lëkundja më e vogël në psikikën e saj. Ndërkohë, mendonte se duhej bërë përpjekje për të ikur prej andej, sado që dukej krejt e pamundur që një grua e mbyllur në një qeli, në katin e tretë të kullës, të mund ta realizonte atë.

    Nëse ata do ta shkonin sadopak ndërmend diçka të tillë, do ta kishin lidhur këmbësh e duarsh, siç ndodh ngaherë më të burgosurit e rrezikshëm. Një ditë, ndër ato mendime drithëruese, mes dritës së dobët të qelisë ku gjendej, dallon sikur po dilte një samar me litar sipër si zakonisht. Ajo e merr dhe e afron pranë dritës dhe, pasi zgjidh litarin, mendon që të realizojë uljen, por kur e mati, kuptoi se ishte vetëm sa gjysma e lartësisë. Megjithatë, e lidhi litarin për një dërrasë dhe u kap pas tij duke rrëshqitur poshtë murit të kullës, pastaj u lëshua e ra përtokë. Edhe pse pësoi tronditje nga rënia, edhe pse duart i ishin bërë ngjyrë vishnje dhe po i nxirrnin gjak, ajo u ngrit sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe u nis të largohej mes lartësive, gropave e skutave.

    Pasi u end në këtë mënyrë, udhë e pa udhë për disa ditë, më në fund, me 2 shtator 1866, mundi të mbërrinte tek argjipeshkvi i Shkupit, që banonte në Prizren, të cilit i kërkoi ndihmë që ta paraqiste rastin e saj tek autoritetet lokale. Tridhjetë vjet më vonë, një vajzë nga Kryezezi (Rubiku) i Mirditës, Lula, duke u ndjerë krejtësisht e pambrojtur nga zakoni i vendit, ndonëse pa bërë asnjë mëkat, do të merrte udhën për në Kallmet, e shoqëruar nga dy gra të moshuara, për t’u strehuar atje në një shtëpi bujare nën kujdesin e ipeshkvit të Lezhës, edhe kjo një histori e sjellë nga një misionar i huaj, At Fabian Barcata, në romani me titullin “Lule”. Sa i përket Maries së Gjakovës, pati dhe ndonjë nënzë sikur ajo nuk do të kishte mundur kurrsesi të arratisej nga ajo kullë fortesë, por kishte qenë në mes xhelozia e gruas së Hiqmet Pashës.

    Reklama

    Lexuesi e kërkon vazhdimin e tregimit, ndaj dhe ne po vijojmë ta përmbledhim atë, gjithnjë sipas Buçarelit, i cili shkruan se kishte mbetur i tronditur dhe i skandalizuar, kur Maria i doli përpara, duke e ditur se ajo ishte në burg e ruhej me shumë kujdes. “Mirëpo, Provania hyjnore”, vijon ai, “nuk i lë pa ndihmë ata që i mbështetën asaj dhe sikurse Pjetri u lirua nga duart e Herodit dhe nga dëshirat kriminale të plebenjve judeas, paçka se me roje dhe i lidhur me dy palë zinxhirë, kështu deshi Zoti që ta lironte Marinë tonë”.

    Mund të mendohet se tashmë do të merrnin fund vuajtjet dhe mundimet e saj, se do të zgjidhej “nyja gordiane” e kësaj heroine që nuk e donte veten të tillë, por jo, do të niste një tjetër kalvar për të që do të zgjaste një vit. Japin e marrin qeveritarët e Prizrenit, vetë Nazif Pashai që kishte dhe funksionet e gjykatësit, Mudiri, këshilli qeverisës, por nuk lëshojnë pe asnjëri; ata nuk mund ta pranojnë sfidën e një gruaje të shndërruar në gjiaure (kaurre) që kishte guxuar të dilte kundër vullnetit dhe besimit zyrtar të Perandorisë.

    ReklamaZyrtarët dyshojnë se Maria ishte bërë katolike me shtrëngim e dhunë, edhe pse ajo ua pohon sa herë e thërrasin se është bërë e krishterë me vullnetin e saj. Ata janë gati ta sakrifikojnë atë grua, vetëm që ky “precedent” të zhduket njëherë e përgjithmonë, por nuk e bëjnë dot këtë fli pa lejen e Argjipeshkvit. I bëjnë presion dhe atij që ta dorëzojë, por asgjë nuk e thyen kryetarin e kishës. Ai iu drejtohet atyre se ju e dini se ajo grua ndodhët në një shtëpi të krishterë në Prizren, “në duart e qeverisë dhe të autoriteteve kishtare”, kështu që nuk mund të ma kërkoni mua; nëse ajo ka thyer ligjin, ju vetë mund të veproni ndaj saj pa lejen time.

    ReklamaPor, ajo nuk ka thyer asnjë ligj dhe është në të drejtën e saj të zgjedhë besimin që dëshiron. Ky ishte qëndrimi i prerë, kushedi sa herë i përsëritur i Argjipeshkvit para njerëzve të qeverisë. Propozohet që familja të rikthehet dhe të banojë në Mirditën atërore, me kusht që të mos e kalojnë më Urën e Vezirit për në Kosovë, por as kjo nuk i kënaq. Atëherë Marien e pashpresë e nisin për në kryeqytetin perandorak të shoqëruar me roje, që ta zgjidhnin të mëdhenjtë çështjen e saj. Asgjë më shumë nuk do të bëhej dhe nëse ajo do të kishte qenë një komplotuese kundër Sulltanit, për atje do ta nisnin dhe në një rast të atillë.

    Dhe, ja, vjen çasti “që Marien e nxorën nga dhoma ku e kishin mbyllur dhe me një skuadër pushkatarësh e katërmbëdhjetë policë në kuaj, e shumë të tjerë në këmbë, që qëndronin në gatishmëri, por fshehurazi të përgatitur përpara se të thirrej argjipeshkvi, i dhanë të shtyrën kalit mbi të cilin që vënë gruaja e u nisën me të shpejtë drejt kryeqytetit” (f. 65.). Kjo eskortë policore ishin dhe “krushqit” e saj në këtë shtegtim drejt Stambollit. Buçareli e ironizon kësisoj:

    Reklama

    “Një Stefen në Angli, një Kossut në Austri, një Prim në Spanjë, një Lodron Rollin dhe një Orsini në Francë, një Mazzini në Itali nuk do të kapeshin, ruheshin e mbikëqyreshin kështu, siç ndodhi me Marinë … po mjerë po re në duart e të poshtrit”. Këtu ndërpritet historia e saj, për t’u përmbyllur pas afro një viti me përfundim të lumtur, ku Maria në gusht të vitit 1867 e shoqëruar nga xhaxhai i burrit të saj dhe një person tjetër niset nga Stambolli drejt Durrësit, pastaj Tivarit, për të mbërritur në rrugë tokësore në Shkodër, e prej andej me gjasë në Mirditë, ku do të jetonte në paqe e dashuri me të shoqin.

    Ajo gjatë gjithë atij udhëtimi të gjatë ishte nën kujdesin e konsullit të nderit të ambasadës austriake, murgeshave të dashurisë dhe vetë ambasadës perandorake. Edhe pse në tekst kuptohet mes rreshtash, nuk ka dyshim që përcaktues në kthesën ndaj Maries është qëndrimi i diplomacisë së Perandorisë Austro-Hungareze, që kishte të drejtën e protektoratit të kultit mbi popullsinë e krishterë të veriut të Shqipërisë, ku përfshihej dhe Mirdita. Kjo vërehet nga përkujdesja në çastin e nisjes për në Stamboll të Maries deri te shoqërimi i fundit për në shtëpinë e saj nga një roje e konsullatës austriake. Thënë ndryshe, aspak me fjalë të mëdha, kjo grua e thjeshtë hyri mes dy perandorive më të fuqishme të kohës.

    Reklama

    Në fund të rrëfimit, i shoqi i Maries na del me emrin Marka Llesh Kaçinari, teksa në një shënim shpjegues edhe Maria del me emrin Mrikë, ku mundet që për arsye sigurie ua kishin ndërruar identitetin dhe pasaportën. Gjithsesi, rasti “Maria” është vetëm një linjë e librit, nëse mund të shprehemi kështu, si një “bosht”, por libri në vetvete është një kronikë besnike e një realiteti kontradiktor, ngjarjeve të ndodhura në Pashallëkun e Prizrenit nga 26 gushti 1866 deri më 6 mars l868. Dukuri thelbësore ishte sundimi me grusht të hekurt i pashallarëve të përlyer rëndshëm në vrasje, dhunime, reprezalje mbi popullatën, përfitime të paligjshme, çka shpjegon dhe jetëgjatësinë e asaj perandorie në popujt nën sundim.

    Vepra e Buçarelit nuk është një triler letrar, madje gjëja më e paktë që mund t’i shkonte ndërmend në atë situatë ipeshkvit të mirënjohur ishte letërsia. Por ,ai nuk mundte të rrijë pa ua rrëfyer lexuesve, të cilëve iu drejtohet herë pas here, si dhe eprorëve të tij në Vatikan, përmes një relacioni sinoptik të situatës në të cilën gjendej Gjakova, Peja e Prizreni në çerekun e fundit të shekullit XIX. Në këtë degradim të madh social-politik, historia e Maries përben një roman më vete.

    ReklamaPër veprën e tij, që sot e kemi në dorë, duhet më iu qenë fort falënderues atyre që na e mundësuan këtë histori ne lexuesve të sotëm, pasi nuk është aspak e lehtë të heqësh pluhurat e njëqind e pesëdhjetë vjetëve nga arkivat e të zbulosh perla të tilla, që në dramaticitetin e tyre vlejnë aq shumë. “Relacion sinoptik” i Buçarelit do të ishte një dorëshkrim i “vdekur” në Vatikan, nëse nuk do të ishin tre studiues që do ta bënin libër për ne, Dom Gjergj Gashi (i ndjerë), Anton Nikë Berisha dhe Mark Palnikaj, i cili me përkushtim të veçantë e përgatiti dhe botoi më 2023, ashtu si plot relacione dhe dokumente të tjetra autentike të marra prej tij, prej dhjetë vjetësh, drejtpërdrejt nga arkivat e Selisë së Shenjtë.

  • Maria, “Turkina” e krishterë që tronditi Perandorinë Osmane

    Maria, “Turkina” e krishterë që tronditi Perandorinë Osmane

    NGA: NDUE DEDAJ

    Nuk do ta kishim besuar atë histori, sa njerëzore, aq dhe misionare e perandorake, nëse nuk do të na e kishte përshkruar me imtësi argjipeshkvi i Shkup-Prizrenit, me qendër në Prizren, italiani Dario Buçareli, njëherësh protagonist i ngjarjes, përkundrazi do të na ishte dukur si një mit, edhe pse Marie Kaçinari këndohej nga populli si heroinë në Gjakovë etj. Ipeshkvi latin, në këtë rast nuk është vetëm autori i veprës, ku ndërthuret kjo histori, por dhe personazh kryesor, shpëtimtar i saj, gati të sakrifikohet për atë grua, që për të është veçse një besimtare e krishterë, bërë e tillë me vullnetin e saj, pasi më parë kishte qenë e besimit mysliman. Është ky fakt që do të kishte jehonë të madhe, që do të ngrinte furtunën në Pashallëkun e Prizrenit, pasi shkonte në të kundërt të konvertimit masiv të shqiptarëve, nga të krishterë në myslimanë. Maria e kishte prishur “rregullin” dhe ky ishte problemi. Ajo kurrë nuk e kishte menduar se me atë që po bënte do të merrte vëmendjen e një perandorie të tërë, duke u përfshirë në dramën e saj: ipeshkvinj, pashallarë, konsuj europianë, diplomatë austriakë të kohës dhe vetë hierarkia e lartë e Stambollit. Vajza shkodrane, që në fëmijëri mund kishte pasur emrin e pagëzimit Fatime, Mukades, apo Hatixhe, e kthyer në e krishterë në kishë, ishte njohur me mirditorin Preng Kaçinari dhe ishte martuar me të.

    Një grua e thjeshtë mes dy perandorive më të fuqishme të kohës

    Po çfarë kishte ndodhur?… Dario Buçareli e nis rrëfimin duke na thënë se në fshatin Kramovik, famullia e Gjakovës, distrikti i Prizrenit, prej kohësh banonte Preng Kaçinari, i besimit katolik, vendas, me origjinë nga Mirdita, zotërues i një numri të madh kafshësh të trasha, i një punishteje bakri dhe një punishteje armësh dhe që mund të merret si i pasur i një niveli të mirë… Ipeshkvi e sheh të arsyeshme të thotë diçka dhe për Mirditën, “një popull që banon në malet me këtë emër, që përbëhet nga rreth 1800 shtëpi, të gjitha katolike e që ndahet në pesë bajraqe: Oroshi (ku qendron Kapidan Pasha Bid Doda), Spaçi, Kuzhneni, Dibrri dhe Fani”, duke vijuar me odisenë e çuditshme të gruas, që rrallë mund t’i gjendet shoqja: “Rreth dy vite më parë, Prenga jetonte në paqe me të shoqen, me emrin Marie, në një martesë të shenjtë, në familjen e tij…” Mirëpo diçka e rëndë ndodh. Më 26 gusht 1866 shtëpia e tij rrethohet nga qindra vetë të armatosur, të besimit mysliman, të prirë nga bajraktarët e Cërmjanit (Gjakovë), Sverkës (Pejë) dhe të Polluzhës (Prizren), një ushtri e tërë që kishte për komandant të parë njëfarë Hiqmet Hoxha, i cili i përkiste karabinierisë. Mund të duket e pabesueshme se si ngrihet një batalion kundër një gruaja, një familjeje, për ta zhbirë atë, vetëm për “sakrilegjin” e kthimit të saj nga “turkinë” në e krishterë, çka e mbronte me jetën e saj.

    closevolume_offRrëfimtari ynë i përkorë, zoti Buçareli, na tregon se sulmuesit “pasi përdorën çdo dhunë, ndaj të gjithë atyre që gjetën aty, thyen dyert e banesës së Prengës, duke krijuar rrëmujë e pështjellim, duke kërkuar në çdo vend të fshehtë të shtëpisë e duke marrë armë të ndryshme etj., si dhe i keqtrajtuan të gjitha gratë, duke i rrahur e shtyrë ato, por nuk i përdhunuan, sepse e dinë nga përvoja se më besimtarët katolikë nuk do t’ia kishin dalë pa i vrarë të gjithë familjen ose pa mbetur ata vetë të masakruar”. Mbasi grabitën gjithë çfarë deshën, morën peng të lidhur burrat dhe gratë e shtëpisë, ku rrugës dëgjoheshin qindra të shtime pushkësh në shenjë gëzimi për atë që kishin bërë. Pasi i çuan ashtu deri në njëfarë vendi, të sigurtë se njerëzit e asaj familje të grabitur nuk kishin armë dhe nuk i rrëzikonin, i liruan të gjithë pengjet, përveç Maries, të cilën e morën në pyetje, nëse ajo ishte e krishterë apo myslimane? Është një pyetje që ia kishin bërë dhe më parë, në shtëpinë e saj e do t’ia bënin në zyrat e qeveritarit të Prizrenit, në këshillin e Pashallëkut, në gjyq e deri në Stambollin sulltanor, ku ajo do të jepte veçse një përgjigje: “Jam e krishterë”. Kjo tashmë ishte kthyer në diçka ekzistenciale për të dhe familjen e saj, të rrosh apo të mos rrosh? Ndërsa famija e saj kishin deklaruar: “Ne, kur e kemi marrë nuse për ta sjellë në shtëpinë tonë, e dinim se ajo ishte e krishterë. Vumë kurorë në kishë shenjtërisht, tamam ashtu si e kërkon zakoni ynë, çka mund ta dëshmojnë si katolikët, ashtu dhe myslimanët që ishin të pranishëm në dasëm. Maria u quajt gjithmonë me këtë emër, si në shtëpinë tonë, ashtu dhe nga të gjithë fqinjët. Ajo thirrej kështu nga katolikët dhe myslimanët…”

    Para se të shtegtojmë më tej nëpër faqet e librit të Buçarelit, me fatin e Maries së pathyeshme e të pakthyeshme, lë të na lejohet të themi ndonjë opinion tonin.

    Së pari, kur lexojmë tekste të tilla autentike pa filtra, nuk na duken dhe aq rozë në të kaluarën marrëdhëniet ndërfetare mes banorëve të trevave me popullatë të “përzier” sa u përket besimeve. Por, njëherësh, na duhet të themi se, nëse marrëdhëniet njerëzore mes katolikëve dhe myslimanëve ishin normale, përderisa natyrshëm kishte dhe martesa mes tyre, ndryshon puna kur në to ndërhynte me propagandë e me dhunë shteti turk, apo ai serb, me politikat e tyre fetare përçarëse. Historia dramatike e Maries është dëshmi i kësaj ndërhyrje brutale të shtetit në jetën e një familje të thjeshtë, për çështje të besimit. Fundja nuk ishte diçka që kishte ndodhur vetëm njëherë. Njëlloj si Prenga në Gjakovë, edhe Princi i Mirditës Bib Doda ishte martuar me një grua të besimit mysliman, Hide Ajazin nga Lura, që ishte kthyer dhe ajo në katolike, duke u quajtur Margjelë, ku kjo “turkinë” sojnike do të ishte princeshë e Mirditës. Po ashtu burra të fesë islame martoheshin me gra të krishtera, edhe në vitet ’50 të shekullit të kaluar, ku mësuesi Niman Zalli në Tropojë martohet me Mrinë katolike, e cila më pas do të bëhej myslimane, duke marrë emrin Adile, fakt që e mësojmë nga një shkrim i poetit të njohur Skënder Buçpapaj.

    Së dyti, për ta intriguar lexuesin në këtë histori, ende pa i shkuar asaj në fund, nëse Perandoria Osmane dhe ajo Austro-Hungareze, njëra orientale e tjetra europiane, mund të mos merreshin vesh për gjera madhore mes tyre, do të binin dakord për fatin e një gruaje të zakonshme, që për të parën ishte bërë problematike për shkak të besimit të saj, çka për të dytën ishte thjeshtë një e drejtë e saj e ligjshme dhe aspak një problem për shtetin.

    Arratisja e Maries robinë nga kulla e komandantit Hoxha,

    ku mbahej peng

    “…Marien e futën si të burgosur në kullën Hiqmet Hoxhës në Cërmjan dhe aty e mbajtën nën një mbikëqyrje të rreptë. Ky Hiqmeti dhe shokët e tij nuk lanë mjet dhe presion as kërcënim që të mund të arrinin qëllimet e tyre… të kënaqnin epshet, që ajo të thoshte se ishte myslimane”. Ose, pasi ta mundonin e ta lodhnin, nga keqtrajtimet, ajo e dëshpëruar, të mohonte besimin e Krishtit dhe ta shpallte veten se ishte myslimane. Por asgjë nuk ia vlejti, as kërcënimet dhe as premtimet, pse ajo u forcua nga hiri i Zotit”. Ajo kishte vetëm një fjalë e kurrë dy. Si, ende nuk donoi ta merrni vesh? Jam e krishterë dhe dua të jem e tillë. Më mbani mbyllur brenda kësaj kulle sa të doni, sa të jem gjallë, unë prapë e krishterë do të mbetëm. Dhe sikur të më bëni copë e grimë, dhe sikur të më ofroni gjithë arin e botës, unë nuk do ta braktis besimin tim. Heroina jonë mendonte gjithçka në atë ngujim absurd, edhe sh’nderimin, edhe vrasjen. Sa herë lëviznin shulat e derës, ajo mendonte se erdhi çasti i zi. Por as lëkundja më e vogël në psikikën e saj. Ndërkohë mendonte se duhej bërë përpjekje për të ikur prej andej, sado që dukej krejt e pamundur që një grua e mbyllur në një qeli, në katin e tretë të kullës, të mund ta realizonte atë. Nëse ata do ta shkonin sadopak ndërmend diçka të tillë, do ta kishin lidhur këmbësh e duarsh, siç ndodh ngaherë më të burgosurit e rrezikshëm. Një ditë, ndër ato mendime drithëruese, mes dritës së dobët të qelisë ku gjendej, dallon sikur po dilte një samar me litar sipër si zakonisht. Ajo e merr dhe e afron pranë dritës dhe, pasi zgjidh litarin, mendon që të realizojë uljen, por kur e mati, kuptoi se ishte vetëm sa gjysma e lartësisë. Megjithatë e lidhi litarin për një dërrasë dhe u kap pas tij duke rrëshqitur poshtë murit të kullës, pastaj u lëshua e ra përtokë. Edhe pse pësoi tronditje nga rënia, edhe pse duart i ishin bërë ngjyrë vishnje dhe po i nxirrnin gjak, ajo u ngrit sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe u nis të largohej mes lartësive, gropave e skutave. Pasi u end në këtë mënyrë, udhë e pa udhë për disa ditë, më në fund, me 2 shtator 1866, mundi të mbërrinte tek argjipeshkvi i Shkupit, që banonte në Prizren, të cilit i kërkoi ndihmë që ta paraqiste rastin e saj tek autoritetet lokale.

    Tridhjetë vjet më vonë, një vajzë nga Kryezezi (Rubiku) i Mirditës, Lula, duke u ndjerë krejtësisht e pambrojtur nga zakoni i vendit, ndonëse pa bërë asnjë mëkat, do të merrte udhën për në Kallmet, e shoqëruar nga dy gra të moshuara, për t’u strehuar atje në një shtëpi bujare, nën kujdesin e ipeshkvit të Lezhës, edhe kjo një histori e sjellë nga një misionar i huaj, At Fabian Barcata, në romani me titullin “Lule”.

    Sa i përket Maries së Gjakovës pati dhe ndonjë nënzë sikur ajo nuk do të kishte mundur kurrësesi të arratisej nga ajo kullë fortesë, por kishte qenë në mes xhelozia e gruas së Hiqmet Pashës.

    Odisea e Maries së pathyeshme nga Prizreni në Stamboll e

    së fundi në Shqipëri

    Lexuesi e kërkon vazhdimin e tregimit, ndaj dhe ne po vijojmë ta përmbledhim atë, gjithnjë sipas Buçarelit, i cili shkruan se kishte mbetur i tronditur dhe i skandalizuar, kur Maria i doli përpara, duke e ditur se ajo ishte në burg e ruhej me shumë kujdes. Mirëpo Provania hyjnore, – vijon ai, – nuk i lë pa ndihmë ata që i mbështetën asaj dhe sikurse Pjetri u lirua nga duart e Herodit dhe nga dëshirat kriminale të plebejve judeas, paçka se me roje dhe i lidhur me dy palë zinxhirë, kështu deshi Zoti që ta lironte Marinë tonë…”

    Mund të mendohet se tashmë do të merrnin fund vuajtjet dhe mundimet e saj, se do të zgjidhej “nyja gordiane” e kësaj heroine, që nuk e donte veten të tillë, por jo, do të niste një tjetër kalvar për të, që do të zgjaste një vit. Japin e marrin qeveritarët e Prizrenit, vetë Nazif Pashai që kishte dhe funksionet e gjykatësit, Mudiri, këshilli qeverisës, por nuk lëshojnë pe asnjëri, ata nuk mund ta pranojnë sfidën e një gruaje të shndërruar në gjiaure (kaurre) që kishte guxuar të dilte kundër vullnetit dhe besimit zyrtar të Perandorisë. Zyrtarët dyshojnë se Maria ishte bërë katolike me shtrëngim e dhunë, edhe spe ajo ua pohon sa herë e thërrasin se është bërë e krishterë me vullnetin e saj. Ata janë gati ta sakrifikojnë atë grua, vetëm që ky “precedent” të zhduket njëherë e përgjithmonë, por nuk e bëjnë dot këtë fli pa lejen e Argjipeshkvit. I bëjnë presion dhe atij që ta dorëzojë, por asgjë nuk e thyen kryetarin e kishës. Ai iu drejtohet atyre se ju e dini se ajo grua ndodhët në një shtëpi të krishterë në Prizren “në duart e qeverisë dhe të autoriteve kishtare”, kështu që nuk mund të ma kërkoni mua; nëse ajo ka thyer ligjin, ju vetë mund të veproni ndaj saj pa lejën time. Por ajo nuk ka thyer asnjë ligj dhe është në të drejtën e saj të zgjedhë besimin që dëshiron. Ky ishte qendrimi i prerë, kushedi sa herë i përsëritur i Argjipeshkvit para njerëzve të qeverisë. Propozohet që familja të rikthehet dhe të banojë në Mirditën atërore, me kusht që të mos e kalojnë më Urën e Vezirit për në Kosovë, por as kjo nuk i kënaq.

    Atëherë Marien e pashpresë e nisin për në kryeqytetin perandorak të shoqëruar me roje, që ta zgjidhnin të mëdhenjtë çështjen e saj. Asgjë më shumë nuk do të bëhej dhe nëse ajo do të kishte qenë një komplotuese kundër Sulltanit, për atje do ta nisnin dhe në një rast të atillë. Dhe ja, vjen çasti “që Marien e nxorën nga dhoma ku e kishin mbyllur dhe me një skuadër pushkatarësh e katërmbëdhjetë policë në kuaj, e shumë të tjerë në këmbë, që qendronin në gatishmëri, por fshehurazi, të përgatitur përpara se të thirrej argjipeshkvi, i dhanë të shtyrën kalit mbi të cilin që vënë gruaja e u nisën me të shpejtë drejt kryeqytetit”. (f. 65.) Kjo eskortë policore ishin dhe “krushqit” e saj në këtë shtegtim drejt Stambollit. Buçareli e ironizon kësisoj: “Një Stefen në Angli, një Kossut në Austri, një Prim në Spanjë, një Lodron Rollin dhe një Orsini në Francë, një Mazzini në Itali nuk do të kapeshin, ruheshin e mbikëqyreshin kështu, siç ndodhi me Marinë… po mjerë po re në duart e të poshtrit”.

    Këtu ndërpritet historia e saj, për t’u përmbyllur pas afro një viti me happy end, ku Maria në gusht të vitit 1867 e shoqëruar nga xhaxhai i burrit të saj dhe një person tjetër niset nga Stambolli drejt Durrësit, pastaj Tivarit, për të mbërritur në rrugë tokësore në Shkodër, e prej andej me gjasë në Mirditë, ku do të jetonte në paqe e dashuri me të shoqin. Ajo gjatë gjithë atij udhëtimi të gjatë ishte nën kujdesin e konsullit të nderit të ambasadës austriake, murgeshave të dashurisë dhe vetë ambasadës perandorake. Edhe pse në tekst kuptohet mes rreshtash, nuk ka dyshim që përcaktues në kthesën ndaj Maries është qendrimi i diplomacisë së Perandorisë Austro-Hungareze, që kishte të drejtën e protektoratit të kultit mbi popullsinë e krishterë të veriut të Shqipërisë, ku përfshihej dhe Mirdita. Kjo vërehet nga përkujdesja në çastin e nisjes për në Stamboll të Maries deri te shoqërimi i fundit për në shtëpinë e saj nga një roje e konsullatës austriake. Thënë ndryshe, aspak me fjalë të mëdha, kjo grua e thjeshtë hyri mes dy perandorive më të fuqishme të kohës. (Në fund të rrëfimit i shoqi i Maries na del me emrin Marka Llesh Kaçinari, teksa në një shënim shpjegues edhe Maria del me emrin Mrikë, ku mundet që për arsye sigurie ua kishin ndërruar indentitetin dhe pasaportën.)

    Gjithsesi, rasti “Maria” është vetëm një linjë e librit, nëse mund të shprehemi kështu, si një “bosht”, por libri në vetvete është një kronikë besnike e një realiteti kontradiktor, ngjarjeve të ndodhura në Pashallëkun e Prizrenit nga 26 gushti 1866 deri më 6 mars l868. Dukuri thelbësore ishte sundimit me grusht të hekurt i pashallarëve të përlyer rëndshëm në vrasje, përdhunime, reprazalje mbi popullatën, përfitime të paligjshme, çka shpjegon dhe jetëgjatësinë e asaj perandorie në popujt nën sundim.

    Vepra e Buçarelit nuk është një trillër letrar, madje gjëja më e paktë që mund t’i shkonte ndërmend në atë situatë ipeshkvit të mirënjohur ishte letërsia. Por ai nuk mund të rrijë pa ua rrëfyer lexuesve, të cilëve iu drejtohet herë pas here, si dhe eprorëve të tij në Vatikan, përmes një relacioni sinoptik të situatës në të cilën gjendej Gjakova, Peja e Prizreni në çerekun e fundit të shekullit XIX. Në këtë degradim të madh social-politik, historia e Maries përben një roman më vete. Për veprën e tij, që sot e kemi në dorë, duhet më iu qenë fort falenderues atyre që na e mundësuan këtë histori ne lexuesve të sotëm, pasi nuk është aspak e lehtë të heqësh pluhurat e njëqind e pesëdhjetë vjetëve nga arkivat e të zbulosh perla të tilla, që në dramacitetin e tyre vlejnë aq shumë. “Relacion Sinoptik” i Buçarelit do të ishte një dorëshkrim i “vdekur” në Vatikan, nëse nuk do të ishin tre studiues që do ta bënin libër për ne, Dom Gjergj Gashi (i ndjerë), Anton Nikë Berisha dhe Mark Palnikaj, i cili me përkushtim të veçantë e përgatiti dhe botoi më 2023, ashtu si plot relacione dhe dokumente të tjetra autentike të marra prej tij, prej dhjetë vjetësh, drejpërdrejt nga arkivat e Selisë së Shenjtë.