Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e projektit fitues të “Parkut të Besimit”, një vepër arkitekturore nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group).
“Dhe me projektin fitues të Parkut të Besimit nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group), që i shton vendit tonë një tjetër destinacion unik të arkitekturës ndërkombëtare e jo vetëm, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Tag: besimit
-

Pamjet nga projekti fitues, ja si do të duket Parkut i Besimit në Petrelë (FOTO)
-

Parku i Besimit, Rama pas shpalljes së fituesit: Ishte e vështirë të merrnim një vendim, por…
‘BIG Bjarke Ingels Group’ është fituesi i garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park).
Pjesëmarrës ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ishte e vështirë marrja e një vendimi, ndërsa shtoi se ‘njëri duhet të fitonte’.
“Ishte po kështu një kohë nga e cila mësuam të gjithë. Kishte shumë gjëra që duheshin diskutuar dhe mësuar, ndërkohë që ndiqnim çdo projekt. Në fund ngecëm, sepse ishte e vështirë të merrnim një vendim. Doja të merrja mendimin e disa prej jush dhe përpara gjeta dilemën: njëri duhej të fitonte. Nuk është se nuk jemi të bindur, jemi mjaft të bindur, por, në të njëjtën kohë, do të doja të bënim më shumë parqe. Uroj që të kremtojmë së bashku çeljen e këtij parku, i cili është diçka për të cilën do të jemi shumë krenarë“, u shpreh Rama.Top Channel
-

“Parku i Besimit” në Petrelë, shpallet kompania fituese nga 12 pjesëmarrëse/ Rama: Do doja të bënim më shumë parqe si ky
12 finalistë nga vende të ndryshme të botës prezantuan sot projektet e tyre për “Parkun e Besimit”, një hapësirë unike që do të ndërtohet në Petrelë, brenda të cilit do të bashkëjetojnë të gjitha besimet fetare.
Fitues u shpall ‘BIG Bjarke Ingels Group’, ndërsa pjesëmarrësit ishin nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda, Italia, dhe prezantuan propozimet e tyre për parkun e ri unikal.
I pranishëm kryeministri Edi Rama tha se, do donte që të ndërtoheshim më shumë parqe të tilla, ndërsa e cilësoi këtë projekt si një prohjekt që do ti bëjë të gjithë krenarë.
‘Rama dua të falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë konkurs. Kishte shumë gjëra që duheshin diskutuar ndërkohë që përpiqeshim të gjenim ato që ishin pro dhe kundër. Ishte e vështirë që të merrnin një vendim. Doja të merrja mendimet e disave prej jush dhe prap gjeta dilema por njëri duhet që të fitonte. Jemi të bindur dhe do doja që të mundeshim që të bënim më shumë parqe në këtë mënyrë. Ky park dhe është diçka që do të jemi të gjithë shumë krenarë’, tha ai.
Sipërfaqja ku do ndërtohet “Parku i Besimit” është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorë në vit, si dhe brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona. Çdo gjë e ndërtuar brenda këtij parku do të jetë me simbolet e secilit besim.
Brenda parkut do të ndërtohen 100 ‘streha mikpritëse’ që vizitorët të kalojnë një ‘mirëqenie spirituale të lartë’. Brenda parkut do të ketë edhe restorante të përshtatura me gatimet tradicionale të secilës komunitet fetar, si dhe do të ketë një pavijon me pemë e bimë që kanë rëndësi të veçantë për besimet fetare. Po ashtu brenda parkut do të ngrihet ‘Muzeu i Kujtesës’ kushtuar viktimave të persekutimit fetar nën regjimin komunist. -

Sot shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për “Parkun e Besimit”, “një projekt unikal i Tiranës 2030 për Shqipërinë 2030″
Pasditen e të dielës shpallet fituesi i garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park). Studiot arkitekturore prezantuan të shtunën projektet finaliste që konkurrojnë për të fituar të drejtën e ndërtimit të parkut të parë të këtij lloji në vend.
Kryeministri Edi Rama, ndau sot pamje nga evenimenti i zhvilluar dje, ku dymbëdhjetë studio arkitekturore ndërkombëtare u shpallën finalistë të garës për projektin e “Pakurt të Besimit”.
Rama në postimin e tij shkruan se ky është “një projekt unikal i Tiranës 2030 për Shqipërinë 2030, ku besimet do të shihen dhe shijohen përmes pemëve e bimëve të shkrimeve të shenjta, e ku sot do të pasdite shpallim edhe projektin fitues”.
Në finale për projektin u zgjodhën dymbëdhjetë studio arkitekturore ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë aktivitet, u shpreh se përzgjedhja e finalistëve ka qenë një proces i vështirë për shkak të nivelit të lartë të propozimeve.
“Kjo ishte hera e parë që e patëm të vështirë të dilnim me një listë të ngushtë prej 4 apo 5 studiove. Pamë shumë ambicie dhe përkushtim nga të gjithë aplikuesit, ndaj vendosëm të kishim 12 finalistë. Pas gjithë kësaj dite, nuk mund të them se e kemi më të lehtë, përkundrazi, sfida është edhe më e madhe”, tha Rama.
Rama theksoi se do të ishte e mrekullueshme të ndërtoheshin 12 parqe besimi, por mungesa e fondeve do t’i detyronte të zgjidhnin vetëm një projekt për të ndërtuar një park.
Fituesi i garës për Parkun e Besimit pritet të shpallet sot pasdite. -

Trilli më i fundit i kryeministrit arsyetuar me Kur’an
“Parku i Besimit” është trilli më i fundit kryeministror në Shqipëri, ku ai, duke e promovuar, nuk përmendi më trillin tjetër çapraz, atë të “Shtetit Bektashi”, parë me sy konsiprativ edhe për shkak të pafuqisë bindesë për inisitivën e tij krejt pa sens, kundërshtuar fort nga Turqia.
Rama citoi sërish Kur’anin në prezantimin e projektit duke shpallur një konkurs ndërkombëtar për atë që do të ndërtohet në Petrelë, një vijëmësi e idesë së harruar të muzeut të bashkëjetesës fetare, promovuar vite më parë në kuadër të prezantimit të xhamisë së madhe në Tiranë.
“Në këtë park do të ketë vetëm pemë dhe ujë…“Çdo gjë e gjallë është bërë prej ujit”, thotë Kur’ani. Dhe në fakt të qenit pranë ujit të qetë ringjall shpirtin”, theksoi Rama.
Po pse ky park, nga ç’frymëzim dhe për ç’mesazh?
“Qytetet tona janë rritur me xhami, kisha, teqe e manastire krah përkrah. Ajo çfarë ka ndodhur me të gjithë ato në atë periudhë të errët kur me dinamit u kërkua që feja të çrrënjosej ishte edhe arsyeja përse kemi nevojë për tolerancën”, u shpreh Rama.
Sipërfaqja ku do ndërtohet “Parku i Besimit” është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit, pra poshtë Petrelës. /tesheshi.com/ -

Ndërtimi i “Parkut të Besimit”, Rama: Në këtë hapësirë do bashkëjetojnë komunitetet fetare
12 studio arkitekture nga vende të ndryshme prezantuan projektet e tyre për “Parkun e Besimit” një hapësirë që do të ndërtohet në Petrelë, brenda të cilit do të bashkëjetojnë të gjitha komunitetet fetare në vend.
I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se ky park do të jetë një hapësirë reflektimi shpirtëror dhe gjithashtu shpalos qartë historinë e vendit tonë.
“Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim kuptimplotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, të vini re formën e pemëve e të ullirit dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte thjesht në sfond, ishte në fakt shkrim i shenjtë”, tha Rama.Kryeministri shtoi se shqiptarët nuk kanë nevojë të shpikin tolerancën fetare, pasi ajo ekziston prej shekujsh tashmë.
“Një vend ku askush nuk pyetet në çfarë anë qëndrojë, por pyetja e vetme është a mundesh ende të mrekullohesh nga jeta. Ne shqiptarët nuk kemi nevojë ta shpikim tolerancën, komunitete tona janë rritur në xhami, kisha. Trashëgimia jonë nuk ka qenë përherë e lehtë, por ka qenë e urtë”, tha shefi i qeverisë.
Sipërfaqja ku do ndërtohet “Parku i Besimit” është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorë në vit. Brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona./vizionplus.tv -

Ndërtimi i “Parkut të Besimit”, Rama: Në këtë hapsirë do bashkëjetojnë komunitetet fetare
12 studio arkitekture nga vende të ndryshme prezantuan projektet e tyre për “Parkun e Besimit” një hapësirë që do të ndërtohet në Petrelë, brenda të cilit do të bashkëjetojnë të gjitha komunitetet fetare në vend.
I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se ky park do të jetë një hapësirë reflektimi shpirtëror dhe gjithashtu shpalos qartë historinë e vendit tonë.
“Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim kuptimplotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, të vini re formën e pemëve e të ullirit dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte thjesht në sfond, ishte në fakt shkrim i shenjtë”, tha Rama.Kryeministri shtoi se shqiptarët nuk kanë nevojë të shpikin tolerancën fetare, pasi ajo ekziston prej shekujsh tashmë.
“Një vend ku askush nuk pyetet në çfarë anë qëndrojë, por pyetja e vetme është a mundesh ende të mrekullohesh nga jeta. Ne shqiptarët nuk kemi nevojë ta shpikim tolerancën, komunitete tona janë rritur në xhami, kisha. Trashëgimia jonë nuk ka qenë përherë e lehtë, por ka qenë e urtë”, tha shefi i qeverisë.
Sipërfaqja ku do ndërtohet “Parku i Besimit” është 210 mijë metër katrorë buzë luginës së Erzenit. Projekti duhet të ideohet për të pritur 30 mijë vizitorë në vit. Brenda tij do të ketë struktura që do të shërbejnë për evente të vogla por edhe për ngjarje me kapacitet deri 500 persona./vizionplus.tv -

“Parku i Besimit”, Rama: Nuk është simbol feje, por faltore adhurimi! Duam të mbjellim pemë dhe shpresë
Petrelë, Tiranë – Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ishte i pranishëm në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për masterplanin “Parku i Besimit”, një nismë e Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).
Në këtë fazë, 12 ekipe finaliste me arkitektët më prestigjiozë në botë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia, do të paraqesin propozimet e tyre përpara një jurie ndërkombëtare, me synimin për të përzgjedhur konceptin fitues që do të formësojë një hapësirë kushtuar harmonisë fetare, bashkëjetesës dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
Në fjalën e tij, shefi i qeverisë, Edi Rama tha se Parku i Besimit nuk është një simbol i fesë, është një faltore adhurimi.Rama: Prej shumë kohësh flas e pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë e të nisë të gjallojë. Jemi mbledhur në këtë vend që dikur formësohej nga gjuha e ashpër e urdhrave dhe divizioneve të kazermave ushtarake, një vend ku unifomiteti marshonte shumë më fort se uniteti. Së shpejti do kemi mundësi ta çelim këtë hapësirë, për një qëllim krejt të ndryshëm, për akt për njerëz krijues, të talentuar e për këdo që na viziton e kërkon ta ndajë këtë hapësirë. Por, më shumë se kaq, po rrekemi sot nisim diçka më të butë, po nisim të mendojmë në terma konkrete, përballë dhjetëra projekteve për të ardhmen e një zonë të tërë që do bëhet parku i besimit.
Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim, kuptimplotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, ju fton të vini të mrekulloheni tek qëndresa e heshtur e pemëve të fikut, të vini re formën e pemëve e të ullirit dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte thjesht në sfond, ishte në fakt shkrim i shenjtë./vizionplus.tv -

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë dhe të nisë të gjallërojë
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për masterplanin “Parku i Besimit”, një nismë e Korporatës së Investimeve Shqiptare në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
Në këtë fazë, 12 ekipe finaliste me arkitektët më prestigjiozë në botë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia, paraqesin propozimet e tyre përpara një jurie ndërkombëtare, me synimin për të përzgjedhur konceptin fitues që do të formësojë një hapësirë kushtuar harmonisë fetare, bashkëjetesës dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
“Faleminderit shumë që jeni të gjithë këtu, si miq, si ndërtues urash. Më lejoni ta nis duke thënë se për mua personalisht është një moment fantastik. Prej shumë kohësh pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë dhe të nisë të gjallojë. Jemi mbledhur në këtë vend që dikur formësohej nga gjuha e ashpër e urdhrave dhe divizoneve të kazermave ushtarake. Do të kemi mundësi të hapim këtë hapësirë për një qëllim krejt të ndryshëm. Për njerëz krijues e të talentuar. Më shumë se kaq, po nisim diçka me terma konkrete përballë dhjetëra projekteve për të ardhmen e një zone që do të bëhet parku i besimit. Ju fton të vini të mrekulloheni te qëndresa e heshtur e pemëve.
Të vini re formën e pemëve të ullirit në erë. Zoti mbolli kopshtin, pastaj vendosi njeriun. Këto pemë, nuk u zgjodhën thjesht për bukuri por qëndruan në hije të zbulimit dhe u kthyen në strehe për mëshirë. Ky park nuk është një muze besimi, por shkruhet me rrënje. Një park që ndërthen besime e përkatësi. Në përmasat e veta mjaft modeste, një vend ku askush nuk pyetet në çfarë anë qëndron, por a mundesh ende të mrekullohesh nga jeta. Ne shqiptarët nuk kemi nevojë ta shpikim tolerancën, sepse jemi rritur prej saj.”-u shpreh Rama gjatw fjalws sw tij.Top Channel
-

Ndërtohet në Petrelë Parku i Besimit. 12 kompani ndërkombëtare paraqesin projektet e tyre
Është zhvilluar finalja e garës ndërkombëtare për ndërtimin e Parkut të Besimit në Petrelë.
12 finalistë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda, Italia, kanë prezantuar propozimet e tyre për parkun e ri unikal të Tiranës, ku besimet do të shihen e shijohen përmes pemëve, frutave e luleve të përmendura në shkrimet e shenjta.I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh se Parku i Besimit nuk është një simbol i fesë, por një faltore adhurimi.
“Prej shumë kohësh flas e pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë e të nisë të gjallojë.
Së shpejti, do kemi mundësi ta çelim këtë hapësirë, për një qëllim krejt të ndryshëm, për njerëz krijues, të talentuar e për këdo që na viziton e kërkon ta ndajë këtë hapësirë. Por, më shumë se kaq, sot nisim diçka më të butë, po nisim të mendojmë në terma konkrete, përballë dhjetëra projekteve për të ardhmen për një zonë të tërë që do bëhet parku i besimit. Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim kuptimplotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por ne duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, ju fton të vini të mrekulloheni te qëndresa e heshtur e pemëve të fikut, të vini re formën e pemëve të ullirit dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte thjesht në sfond, ishte në fakt një shkrim i shenjtë”, tha Rama.