Tag: besimin

  • Për herë të parë ka më shumë ateistë se besimtarë në Gjermani

    Për herë të parë ka më shumë ateistë se besimtarë në Gjermani

    Gjithnjë e më shumë gjermanë po humbasin besimin në religjion, dhe për herë të parë në historinë e këtij vendi, numri i ateistëve ka kaluar numrin e katolikëve dhe protestantëve së bashku.

    Sipas një hulumtimi të ri nga grupi Weltanschauungen, në vitin 2024 është shënuar një rritje e numrit të personave pa përkatësi fetare. Gjermania tani ka 47 për qind ateistë, 45 për qind katolikë dhe protestantë, si dhe 4 për qind myslimanë. Studimi bazohet në të dhënat e Konferencës Ipeshkvore Gjermane dhe Kishës Protestante në Gjermani (EKD).

    Duke shpjeguar përse njerëzit po e braktisin fenë, për gazetën Le Monde, Edgar Wunder, bashkëpunëtor shkencor në Institutin për Hulumtime Shoqërore të EKD-së në Hanover, tha se ‘arsyeja pse njerëzit po largohen nga Kisha është thjesht fakti se kanë humbur lidhjen me të apo besimin’.

    Ai shtoi se rastet e abuzimeve seksuale, veçanërisht ndaj të miturve në kisha, gjithashtu kanë ndikuar fuqishëm në besimin e njerëzve.

     ‘Skandalet e abuzimit seksual ndaj të miturve kanë pasur një ndikim të madh, por sipas mendimit tim, kjo është një dukuri e përkohshme. Ajo që është më e qëndrueshme është fakti që njerëzit thjesht nuk e shohin më Kishën si të nevojshme dhe nuk shohin arsye përse të jenë anëtarë të saj’, theksoi Wunder.

    Sipas hulumtimit, në fund të vitit 2024, për herë të parë në Gjermani kishte më shumë njerëz pa përkatësi fetare (47 për qind) sesa katolikë dhe protestantë së bashku (45 për qind).

    Numri i katolikëve ka rënë për herë të parë nën 20 milionë, ndërsa ai i protestantëve është rreth 18 milionë. Arsyet kryesore për largimin nga Kisha janë humbja e besimit, pakënaqësia ndaj institucioneve kishtare, por edhe shmangia e taksës kishtare, e cila në Gjermani paguhet automatikisht.

    Përveç kësaj, shumë gjermanë nuk i njohin më as traditat bazë fetare, dhe frekuentimi i meshave dhe shërbesave fetare është në nivelin më të ulët ndonjëherë. Kishat po mbyllen, dhe gjithnjë e më shumë njerëz po largohen formalisht nga komunitetet kishtare, ndërsa gjeneratat e reja janë veçanërisht të prira drejt sekularizimit dhe humbjes së identitetit fetar.

     

  • LaCivita një gjetje që do rrisë besimin/ Boçi: Do rrëzojë imazhin se PD është antiamerikane

    LaCivita një gjetje që do rrisë besimin/ Boçi: Do rrëzojë imazhin se PD është antiamerikane

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi në “Of the Record”, në A2CNN, rolin e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit.

    Sipas Boçit, LaCivita do të rrisë besimin te shqiptarët dhe do të rrëzojë imazhin e ngritur nga PS se Partia Demokratike është antiamerikane.

    “Kryefjala ishte Sali Berisha, trupa e kandidatëve për deputetë. Së bashku bëjnë trupën politike që duhet të sjellë besim. Një rol ka dhe strategjisti. LaCivita është një gjetje, nga historia e strategjistëve. Është një gjetje që ndikon në rritjen e besimit të qytetarëve dhe anëtarë e PD. PS e ka sulmuar PD për antiamerikanizëm.

    Zgjedhja e një strategjisti pranë Trump përcon atë mesazh që SHBA janë aleatë të PD dhe nuk kanë ato vlerësime për demokratët dhe Berishën. Ai ka ndërtuar një fushatë virtuoze në SHBA që pati një rezultat spektakolar. Mrekullinë do ta bëjnë shqiptarët”, tha Boçi. 

  • “LaCivita është një gjetje”, Boçi: Do të rrisë besimin e qytetarëve dhe anëtarëve të PD

    “LaCivita është një gjetje”, Boçi: Do të rrisë besimin e qytetarëve dhe anëtarëve të PD

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi në “Of the Record” me Andrea Dangllin dhe rolin e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas Boçit, LaCivita do të rrisë besimin te shqiptarët dhe do të rrëzojë imazhin e ngritur nga PS se Partia Demokratike është antiamerikane.
    “Kryefjala ishte Sali Berisha, trupa e kandidatëve për deputetë. Së bashku bëjnë trupën politike që duhet të sjellë besim. Një rol ka dhe strategjisti. LaCivita është një gjetje, nga historia e strategjistëve. Është një gjetje që ndikon në rritjen e besimit të qytetarëve dhe anëtarë e PD. PS e ka sulmuar PD për antiamerikanizëm.
    Zgjedhja e një strategjisti pranë Trump përcon atë mesazh që SHBA janë aleatë të PD dhe nuk kanë ato vlerësime për demokratët dhe Berishën. Ai ka ndërtuar një fushatë virtuoze në SHBA që pati një rezultat spektakolar. Mrekullinë do ta bëjnë shqiptarët”, tha Boçi në “Of the Record”.

  • Kë të besojmë Iris Luarasin apo Ditmir Bushatin?

    Kë të besojmë Iris Luarasin apo Ditmir Bushatin?

    Nga Irena Beqiraj

    Në vitin 1959, BBC e pyeti Russell-in se çfarë këshillash do t’i jepte brezave të ardhshëm. Ai u përgjigj:
    “Kur studioni ndonjë çështje ose  jeni duke  konsideruar ndonjë ide , pyesni veten vetëm cilat janë faktet dhe cila është e vërteta që japin faktet. Asnjëherë mos lejoni arsyetimin tuaj të devijohet  nga dëshirat dhe besimi . 
     
    Russell-i përdori  frazën “Vullneti për të Dyshuar” , të cilin e konsideronte si të vetmen mundësi për t’ju afruar të vertetës.

    E pra ndërsa Iris Luarasi dje në Opinion shpalosi besimin e saj të pa lëkundur se Shqipëria në vitin 2030 do të hyjë në BE,  besim të cilin ja mirëkuptoj plotësisht, pasi në autokraci vetëm besimi  shpërblehet , sot Ditmir Bushati një nga njohësit edhe ekspertët socialistë  më te mirë të  procesit të integrimit e konsideron atë të pamundur .

    Kë të besojmë ?                  
     Russell na ndihmon për ketë. Ai thotë  “Shumë njerëz tentojnë të  mendojnë se ekspertiza e tyre në një fushë të caktuar,  mund të shëndrohet në ekspertizë për gjithçka.  E ndërsa mendja e ekspertit favorizon përulësinë ndaj krenarisë, dyshimin mbi sigurinë, argumentin mbi besimin, ata qe janë thjesht predikues i ngrenë narrativat e tyre mbi besimin, duke synuar që perceptimi të jetë i vertetë realiteti jo .

    Teksa dëgjon  predikimin( pa argumenta )  të Iris Luarasit  krijohet perceptimi  se ” me pantallona  të zeza lëkure”  Shqipëria ka hipur në motorrin e madh edhe të shpejtë që na çon drejt BE-së.

    E ndërsa lexon shkrimin e rrjedhshëm e të mbështetur në fakte të Ditmirit e kupton që në realitet  “me pantallona rrobe të grrisura ” jemi duke shëtitur me një motorr lodër nëpër lagje , duke bërrtitur …. “Hipni se do t’ju çojmë në Europë! 

  • Konsumatorët dhe bizneset optimiste në mars, përmirësimi i financave dhe pritshëmritë për punësimin rritën besimin

    Konsumatorët dhe bizneset optimiste në mars, përmirësimi i financave dhe pritshëmritë për punësimin rritën besimin

    Besimi në ekonomi edhe për muajin mars ka shënuar rritje.

    Raporti i Vrojtimit i publikuar nga Banka e Shqipërisë tregon një rritje me 1.1% për muajin që lamë pas të ndikuar kryesisht nga ecuria e bizneseve por dhe pritshmërive të konsumatorëve për ekonominë e vendit.
    Konkretisht ndalur sipas sektorëve të bizneseve është ndërtimi i cili regjistron besimin më të lartë me 1.6% ndikuar nga aktiviteti aktual ndërtues por dhe pritshmërive për punësimin në të ardhmen. Edhe sektori i industrisë por dhe shërbimeve regjistruan rritje me 1.4% dhe 1.2%. Si rezultat i ecurisë aktuale të biznesit, rritjes së kontratave porositëse nga eksportet, por dhe punësimit.
    Ndërsa më pesimist paraqitet sektori i tregtisë. Besimi ra me 2.1% si pasojë e gjendjes aktuale që ndodhen por dhe mungesës së punonjësve.
    Nga ana tjetër gjendja aktuale financiare por dhe pritshmëritë për blerje të mëdha i bën konsumatorët të jenë më optimist duke rritur besimin me 2.3%.
    Treguesi aktual i ndjesisë ekonomike për muajin mars qëndron 8.1 pikë mbi mesataren historike duke arritur në 108.1%.
     

    Top Channel

  • Ilir Meta uron besimtarët për Fiter Bajram: Të forcojmë besimin dhe të qëndrojmë të palëkundur

    Ilir Meta uron besimtarët për Fiter Bajram: Të forcojmë besimin dhe të qëndrojmë të palëkundur

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Bajramit të Madh, duke përcjellë një mesazh shprese dhe uniteti për të gjithë shqiptarët.

    Në një postim në Facebook, Meta theksoi rëndësinë e agjërimit dhe devotshmërisë gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, duke uruar që përkushtimi dhe veprat e mira të shpërblehen me paqe, shëndet dhe begati për çdo familje shqiptare.

    “Të forcojmë besimin, të mbajmë ndezur dritën e shpresës dhe të qëndrojmë të palëkundur përballë çdo sfide! Kurani na mëson: ‘Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje’,” shkruan Meta.

    Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe të ndritur, duke cituar Profetin Muhamed: “Nuk ka begati pa sakrifica.”

    Në përfundim të mesazhit të tij, Meta ftoi të gjithë qytetarët që të ecin përpara me vendosmëri dhe dashuri për njëri-tjetrin, duke theksuar se fëmijët janë shpresa dhe e ardhmja e vendit.

    Postimi i plotë:

    Gëzuar dhe me fat Bajramin e Madh! 
    Me përfundimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, le të bashkohemi në lutje që agjërimi, devotshmëria ndaj Zotit dhe veprat e mira të shpërblehen me paqe, shëndet, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare, veçanërisht për fëmijët, të cilët janë shpresa dhe e ardhmja jonë!
    Të forcojmë besimin, të mbajmë ndezur dritën e shpresës dhe të qëndrojmë të palëkundur përballë çdo sfide!

    Kurani na mëson: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.”
    Me zemrën plot besim, të punojmë së bashku për një Shqipëri ku dielli ndriçon për të gjithë!

    Profeti Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi Të) na mëson: “Nuk ka begati pa sakrifica!”
    Le të ecim përpara me vendosmëri, me dashuri për njëri-tjetrin dhe me përkushtim për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur!