Tag: besimin

  • Sadiku shpërblen besimin e trajnerit me shiritin e kapitenit, shënon për golin e barazimit

    Sadiku shpërblen besimin e trajnerit me shiritin e kapitenit, shënon për golin e barazimit

    14 Shtator 2025

    14:12

    Telesport

    Armando Sadiku nuk ndalet. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur golin e radhës në Zvicër.
    Ai gjeti rrjetën në barazimin 1-1 të Belinzonës ndaj Rapersuil-Jonas.
    Ky ishte goli i dytë në ligën e dytë zvicerane, shënuar përkatësisht në minutën e 50-të të takimit.
    Sadikut iu besua edhe shiriti i kapitenit nga trajneri Manuel Benavente.

  • Drejtoi për 2 vite ministrinë e Bujqësisë, Anila Denaj: Reformuam sektorin dhe forcuam ekonominë rurale, krenare për…

    Drejtoi për 2 vite ministrinë e Bujqësisë, Anila Denaj: Reformuam sektorin dhe forcuam ekonominë rurale, krenare për…

    Pas dy vitesh si ministre e Bujqësisë, Anila Denaj do të vazhdojë kontributin dhe angazhimin e saj politik vetëm si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Denaj përmend konkretisht progresin e bërë në përmirësimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen. Gjithashtu, Denaj uron ministrin e ri të Bujqësisë, Andis Sallën, me besimin se do të transformojë më tej një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.
    “Mirënjohje Kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural gjatë këtyre 2 viteve. Falenderim të gjithë bujqve dhe fermerëve, agropërpunuesve dhe përfaqësuesve të çdo njësie agroturistike që po lulëzojnë në çdo cep të Shqipërisë, dhe që sjellin çdo ditë vlerën e shtuar të frutit të tokës dhe traditës shqiptare me shumë përkushtim. Falë përkrahjes së qeverisë rritëm mbështetjen financiare për fermerët dhe bujqësinë vendase; nisëm reforma për modernizimin e sektorit, duke lehtësuar aksesin në mekanizim dhe teknologji; forcuam politikat për zhvillimin e agroturizmit, duke i dhënë një shtysë të re ekonomisë rurale dhe hapjes së vendeve të reja të punës; investuam në përmirësimin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese; zgjeruam bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar fonde e projekte zhvillimore që u shërbejnë drejtpërdrejt komuniteteve tona rurale. Në mandatin e ri qeverisës objektivat janë të qarta drejt integrimit të plotë të sektorit në familjen evropiane.
    Një falënderim për të gjithë ekipin e profesionistëve në ministri, pa bashkëpunimin dhe punën e të cilëve hapat e rëndësishëm që çuam para në përgatitjen e paketës së negociatave për grup kapitujt e bujqësisë nuk do të ishte e mundur të arrihej me sukses në kohë optimale. Çdo hap i hedhur në këto vite qeverisje të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama flet me shifra konkrete për transformimin rrënjësor të një bujqësie prodhuese dhe moderne si një motor i fortë zhvillimi për vendin tonë. Shumë suksese e mbështetje Ministrit Andis Salla, në këtë mision të rëndësishëm, me bindjen se përvojat e fituara dhe bazat e vendosura prej tij do të shërbejnë për të çuar përpara misionin për transformimin e bujqësisë shqiptare në familjen evropiane. Sot, ndërsa mbyll këtë detyrë, dua të them se ndjehem krenare për punën e bërë dhe me shumë motivim dhe përkushtim për të vijuar kontributin tim në Kuvend për Shqipërinë.
    Pas dy vitesh si ministre e Bujqësisë, Anila Denaj do të vazhdojë kontributin dhe angazhimin e saj politik vetëm si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Denaj thekson progresin e bërë në përmirësimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen. “Mirënjohje Kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural gjatë këtyre 2 viteve. Falenderim të gjithë bujqve dhe fermerëve, agropërpunuesve dhe përfaqësuesve të çdo njësie agroturistike që po lulëzojnë në çdo cep të Shqipërisë, dhe që sjellin çdo ditë vlerën e shtuar të frutit të tokës dhe traditës shqiptare me shumë përkushtim.
    Falë përkrahjes së qeverisë rritëm mbështetjen financiare për fermerët dhe bujqësinë vendase; nisëm reforma për modernizimin e sektorit, duke lehtësuar aksesin në mekanizim dhe teknologji; forcuam politikat për zhvillimin e agroturizmit, duke i dhënë një shtysë të re ekonomisë rurale dhe hapjes së vendeve të reja të punës; investuam në përmirësimin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese; zgjeruam bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar fonde e projekte zhvillimore që u shërbejnë drejtpërdrejt komuniteteve tona rurale. Në mandatin e ri qeverisës objektivat janë të qarta drejt integrimit të plotë të sektorit në familjen evropiane.
    Një falënderim për të gjithë ekipin e profesionistëve në ministri, pa bashkëpunimin dhe punën e të cilëve hapat e rëndësishëm që çuam para në përgatitjen e paketës së negociatave për grup kapitujt e bujqësisë nuk do të ishte e mundur të arrihej me sukses në kohë optimale. Çdo hap i hedhur në këto vite qeverisje të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama flet me shifra konkrete për transformimin rrënjësor të një bujqësie prodhuese dhe moderne si një motor i fortë zhvillimi për vendin tonë. Shumë suksese e mbështetje Ministrit Andis Salla, në këtë mision të rëndësishëm, me bindjen se përvojat e fituara dhe bazat e vendosura prej tij do të shërbejnë për të çuar përpara misionin për transformimin e bujqësisë shqiptare në familjen evropiane. Sot, ndërsa mbyll këtë detyrë, dua të them se ndjehem krenare për punën e bërë dhe me shumë motivim dhe përkushtim për të vijuar kontributin tim në Kuvend për Shqipërinë”, shkruan Denaj.

  • Drejtoi për 2 vite ministrinë e Bujqësisë, Denaj: Reformuam sektorin dhe forcuam ekonominë rurale

    Drejtoi për 2 vite ministrinë e Bujqësisë, Denaj: Reformuam sektorin dhe forcuam ekonominë rurale

    Pas dy vitesh si ministre e Bujqësisë, Anila Denaj do të vazhdojë kontributin dhe angazhimin e saj politik vetëm si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Denaj përmend konkretisht progresin e bërë në përmirësimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen.
    Gjithashtu, Denaj uron ministrin e ri të Bujqësisë, Andis Sallën, me besimin se do të transformojë më tej një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.
    Reagimi i plotë:
    Mirënjohje Kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural gjatë këtyre 2 viteve.
    Falenderim të gjithë bujqve dhe fermerëve, agropërpunuesve dhe përfaqësuesve të çdo njësie agroturistike që po lulëzojnë në çdo cep të Shqipërisë, dhe që sjellin çdo ditë vlerën e shtuar të frutit të tokës dhe traditës shqiptare me shumë përkushtim.
    Falë përkrahjes së qeverisë rritëm mbështetjen financiare për fermerët dhe bujqësinë vendase; nisëm reforma për modernizimin e sektorit, duke lehtësuar aksesin në mekanizim dhe teknologji; forcuam politikat për zhvillimin e agroturizmit, duke i dhënë një shtysë të re ekonomisë rurale dhe hapjes së vendeve të reja të punës; investuam në përmirësimin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese; zgjeruam bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar fonde e projekte zhvillimore që u shërbejnë drejtpërdrejt komuniteteve tona rurale.
    Në mandatin e ri qeverisës objektivat janë të qarta drejt integrimit të plotë të sektorit në familjen evropiane.
    Një falënderim për të gjithë ekipin e profesionistëve në ministri, pa bashkëpunimin dhe punën e të cilëve hapat e rëndësishëm që çuam para në përgatitjen e paketës së negociatave për grup kapitujt e bujqësisë nuk do të ishte e mundur të arrihej me sukses në kohë optimale.
    Çdo hap i hedhur në këto vite qeverisje të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama flet me shifra konkrete për transformimin rrënjësor të një bujqësie prodhuese dhe moderne si një motor i fortë zhvillimi për vendin tonë.
    Shumë suksese e mbështetje Ministrit Andis Salla, në këtë mision të rëndësishëm, me bindjen se përvojat e fituara dhe bazat e vendosura prej tij do të shërbejnë për të çuar përpara misionin për transformimin e bujqësisë shqiptare në familjen evropiane.
    Sot, ndërsa mbyll këtë detyrë, dua të them se ndjehem krenare për punën e bërë dhe me shumë motivim dhe përkushtim për të vijuar kontributin tim në Kuvend për Shqipërinë.
     

  • U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

    U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

    Blendi Gonxhja ka reaguar pas propozimit te Kryeministrit për detyrën e Ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale Gonxhja shpreh mirënjohje për besimin e kryeministrit ndaj tij, teksa nga ana tjetër i uron suksese edhe kolegëve.
    Ndër të tjera Gonxhja nënvizon se ky mandat lidhet me sfidat e ‘ShqipëriaTuristike2030’, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e cilësisë së shërbimeve apo rritjen e investimeve në infrastrukturën kulturore.
    Postimi i plotë:
    Falënderues Kryeministrit Edi Rama për besimin për të vijuar si pjesë e kabinetit qeverisës në mandatin e katërt, në detyrën e Ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit.
    Ky mandat lidhet ngushtë me sfidat e ShqipëriaTuristike2030: zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe integrimin e destinacioneve të reja që bashkojnë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të vendit, turizmin e eksperiencës dhe fuqizimin edhe të eventeve sportive që gjenerojnë turizëm.
    Prioritet mbetet gjithashtu rritja e investimeve në infrastrukturën kulturore, zhvillimi i industrive kreative dhe mbështetja e krijimtarisë artistike e të rinjve, duke pasuruar kalendarin kulturor e turistik gjatë gjithë vitit.
    Sporti, si kulturë dhe fuqi për të bashkuar dhe frymëzuar, është pjesë thelbësore e këtij vizioni, si përmes përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe zgjerimit të pjesëmarrjes, ashtu edhe përmes përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
    I uroj suksese të gjithë kolegëve në këtë kapitull të ri!

  • “Zoti është forca jonë”, Erika Frantzve pa momentin tragjik kur u qëllua për vdekje bashkëshorti i saj, Charlie Kirk

    “Zoti është forca jonë”, Erika Frantzve pa momentin tragjik kur u qëllua për vdekje bashkëshorti i saj, Charlie Kirk

    Erika Frantzve, bashkëshortja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, ishte e pranishme në momentin tragjik kur ai u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti në një universitet në Utah. Sipas dëshmive, ajo e pa teksa ai prekte qafën, me gjak që i rridhte, ndërsa njerëzit e sigurisë e rrethuan menjëherë pas të shtënës.
    Erika, e njohur më parë si Miss Arizona 2012, kishte ndarë vetëm disa orë para ngjarjes një varg nga Bibla në rrjetet sociale:“Psalmi 46:1 – Perëndia është strehimi dhe forca jonë, ndihmë gjithnjë e pranishme në vështirësi.”Lexo edhe :Related Posts
    Dy ditë para vrasjes së bashkëshortit, Frantzve kishte postuar psalme dhe mesazhe fetare në profilin e saj në X (ish-Twitter), duke treguar besimin e saj të thellë në Zot.

    Erika Frantzve është ish-modele, aktore dhe ish-basketbolliste. Ajo ka ndjekur gjithmonë karrierën me bazë besimin fetar dhe ka themeluar linjën e veshjeve të krishtera “PROCLAIM”, e cila synon t’i ndihmojë njerëzit “të veshin besimin e tyre me vetëbesim”. Ajo ka gjithashtu një doktoraturë në Studime Biblike nga Universiteti Liberty.
    Çifti ishte martuar në vitin 2021 dhe kanë dy fëmijë së bashku një vajzë trevjeçare dhe një djalë njëvjeçar. Deri më tani, Erika nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike pas humbjes tragjike të bashkëshortit të saj.
    /vizionplus.tv

  • Abuzonte seksualisht me vajza të mitura dhe më pas i filmonte, dënohet me 100 vite burg dadoja në Kaliforni

    Abuzonte seksualisht me vajza të mitura dhe më pas i filmonte, dënohet me 100 vite burg dadoja në Kaliforni

    Një grua 31-vjeçare nga San Diego, Kaliforni, është dënuar me 100 vjet burg pasi u shpall fajtore për drogimin, përdhunimin dhe filmimin e abuzimeve seksuale ndaj vajzave të mitura, disa prej të cilave kishin autizëm.

    Gruaja, e cila ofrohej si dado përmes një faqeje interneti dhe shfaqte interes të veçantë për kujdesin ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, e shfrytëzonte këtë për të fituar besimin e familjeve. Por, siç zbuluan hetuesit, plani i saj i vërtetë ishte abuzimi.
    “Ajo dinte si të fitonte besimin e familjes dhe t’i manipulonte ata për të marrë atë që donte”, deklaroi nëna e një prej viktimave.
    Pasi fitonte besimin, dadoja i çonte vajzat në shtëpinë e të dashurit të saj, po ashtu 31-vjeçar, ku ndodhnin abuzimet. Edhe ai u shpall fajtor dhe u dënua me tetë burgime të përjetshme, pa asnjë shans për lirim me kusht.
    Hetimi nisi në vitin 2016, kur një vajzë 7-vjeçare tregoi nënës së saj për abuzimin. Prokuroria zbuloi se viktimat ishin vajza mes moshës 3 dhe 7 vjeç, mes tyre dy me diagnozë autizmi, përfshirë një që nuk mund të fliste.
    Në makinën e të dashurit hetuesit gjetën gjashtë hard disqe me qindra video të filmimeve të abuzimeve, ku vajzat shpesh ishin droguar ose të lidhura. Në disa raste, gruaja merrte pjesë aktive, ndërsa në të tjera e linte partnerin të kryente abuzimet. Përveç kësaj, ai kishte regjistruar fshehurazi edhe të rritur e vajza në dhoma zhveshjeje dhe tualete publike.
    Dadoja u shpall fajtore për katër akuza kryesore për sulm seksual. Sipas vendimit, edhe pse dënimi i saj është 100 vjet burg, ajo ka të drejtë të kërkojë lirim me kusht kur të mbushë 50 vjeç, çka do të thotë se mund të qëndrojë minimumi 28 vjet pas hekurave.

    Top Channel

  • BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

    BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

    Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë në korrik besimi në ekonomi u rrit me 2.9 pikë ku ndikoi kryesisht përmirësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë, por edhe industria. Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe rënia e besimit konsumator dhanë kontribut negativ në treguesin e ndjesisë për ekonominë.
    Shtimi i aktivitetit dhe kërkesa e lartë, ka bërë që sektori i shërbimeve të rrisë besimin me 6.2%, ndërsa bizneset e këtij sektori kanë raportuar ulje të lehtë të çmimeve.
    Për shkak të turistëve, është rritur edhe kërkesa për më shumë konsum, për pasojë tregtia ka raportuar rritje të aktivitetit. Në tërësi besimi në tregti u rrit me 3.3 pikë përqindje në muajin korrik.
    Në rritje të lehtë me 0.8% ishte edhe besimi i sektorit të industrisë, pasi kanë pasur më shumë kontrata për porosi.
    Nga ana tjetër ndërtuesit nuk janë në ditë të mira. Sipas vrojtimit ky sektor e ka ulur besimin me 1% në korrik, pasi ka më pak aktivitet ndërtues dhe rënie të porosive. Praktikisht apartamentet nëpër pallate e kulla po mbeten bosh pasi s’ka kërkesë.
    Pesimistë janë edhe qytetarët pasi besimi i tyre u ul me 0.9% muajin e shkuar. Ata thonë se nuk po bëjnë më blerje të mëdha, si dhe nuk kanë pritshmëri pozitive për situatën e përgjithshme ekonomike.

  • “Ka rifituar besimin”, gazetari tregon nga Letonia gjendjen e Rei Manajt: Ishte i qetë dhe i buzëqeshur 

    “Ka rifituar besimin”, gazetari tregon nga Letonia gjendjen e Rei Manajt: Ishte i qetë dhe i buzëqeshur 

    Rei Manaj ka kaluar një moment shumë të vështirë pas penalltisë së humbur kundër Serbisë. Në ndeshjen vendimtare, Shqipëri-Serbi, Manaj ka gabuar nga 11-metrat, duke hequr mundësinë e artë të tre pikëve ndaj rivalit historik. 
    Ndërkohë në mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të luajë në transfertë me Letoninë. A është gati Manaj për këtë ndeshje? Nga Letonia, ka folur gazetari Elvis Rexha që ka parë nga afër grumbullimin e Kombëtares. “Rei Manaj ka rifituar besimin. E kam parë sot në stërvitje ishte i qetë dhe i buzëqeshur”, tha Rexha. /Sport Ekspres/ 

  • Fjalimi ambicioz i Alonso gjatë prezantimit: Dua që njerëzit të thonë; ky është ekipi që më pëlqen

    Fjalimi ambicioz i Alonso gjatë prezantimit: Dua që njerëzit të thonë; ky është ekipi që më pëlqen

    Xabi Alonso nuk priti as dy minuta për t’iu premtuar spektakël tifozëve të Real Madridit. Pa asnjë fletë në dorë për ndihmë, trajneri i ri i “Los Blancos” mbajti një fjalim të pastër, të strukturuar në mënyrë perfekte dhe pa lënë asgjë jashtë. Ai falënderoi presidentin Florentino Pérez për besimin dhe familjen për mbështetjen e vazhdueshme. Natyrisht, nuk harroi të përmendte Carlo Ancelottin, të cilin e cilësoi si një nga ‘përgjegjësit’ kryesorë që sot ndodhet në “Valdebebas”. Xabi u tregua ambicioz kur foli për projektin e ri dhe theksoi se ka ide të qarta.
    “Kemi një skuadër të shkëlqyer, lojtarë fantastikë, një ekip me të tashme shumë të mirë. Kam plot arsye për të ardhur këtu me energji dhe entuziazëm. Duam të arrijmë gjëra të mëdha, gjëra që i përkasin Real Madridit, si ato që tashmë janë këtu”, – tha Alonso, duke iu referuar qartë 15 titujve të Champions League.
    Një detaj domethënës: ai shfaqi krenarisht stemën me 15 yje gjatë fotos zyrtare: “Dua që njerëzit, të cilët na shikojnë të thonë: ky është ekipi që më pëlqen. Që njerëzit të vijnë në stadium për t’i shijuar ndeshjet. Nëse arrijmë ta ndezim këtë ndjesi, do të kemi forcë të pandalshme. Kam bindjen se mund të bëjmë gjëra të bukura”, – nënvizoi Xabi Alonso.
    Emocioni i ditës së parë: “Pa dyshim që është një ditë shumë e veçantë. Një ditë që do ta shënoj në kalendar për gjithë jetën. Kjo është shtëpia ime, kam qenë disa vite larg, por lidhja me Real Madridin ka mbetur gjithmonë e paprekur. Që kur jam rikthyer në Valdebebas, kjo ndjenjë është ringjallur. Faleminderit për besimin, që menduat se jam personi ideal për ta udhëhequr këtë fazë të re, me energji dhe me entuziazëm. Ndihem që madridistët janë të ngazëllyer për këtë fillim të ri. Faleminderit Florentino Pérez për besimin”.
    Trajneri i ri tregoi gjithashtu respekt për Carlo Ancelottin: “Dua të flas për fazën që u mbyll dhe për detyrën që po marr nga Carlo Ancelotti. Ai ishte një trajner që më la gjurmë, një njeri i madh. Pa mjeshtërinë e tij, ndoshta nuk do isha këtu sot. E marr këtë trashëgimi me shumë nder. Shpresoj t’i përmbush pritshmëritë dhe ta çoj klubin aty ku e meriton dhe ku dëshiron të jetë”.

  • Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, i biri: Babai nuk e humbi besimin, thoshte do shërohem dhe inkurajonim njëri-tjetrin

    Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, i biri: Babai nuk e humbi besimin, thoshte do shërohem dhe inkurajonim njëri-tjetrin

    Piro Milkani, regjisori i njohur në kinematografinë shqiptare ndërroi jetë një ditë më parë. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv i biri, Eno Milkani i pikëlluar shprehet se i ati thoshte se ishte një njeri i realizuar pasi kishte provuar edhe skenarin edhe aktrimin.
    “Piro ka folur me filmat e tij në 60 vjet. E ndjente veten shumë të realizuar, sepse e thoshte e provoi skenari dhe aktrimin. Gjatë kësaj periudhe kishte ulje të rezistencës të organeve jetësore, por nuk e humbiste besimin thoshte do shërohem dhe kështu do të inkurajonim njëri-tjetrin. Në tre ditët e fundit reagonte shumë pak, derisa u shua dje. ‘Zonja nga Qyteti’ kas qenë një nga filmat e tij të preferuar. Mendonte që edhe të rinjve duhet tu jepet mundësi për të bërë filma, sepse vetëm duke e kultivuar mund ta mbash gjallë kinematografinë”, tha Eno Milkani.