Tag: besimin

  • “Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

    “Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në emër të opozitës, i ka paraqitur një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, lidhur me deklaratat e Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit.
    Bëhet fjalë për konferencën për shtyp të datës 21 nëntor 2025 në Tiranë, e mbajtur bashkë me Kryeministrin z. Edi Rama. E pyetur nga media, Komisionerja deklaroi: “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.”.

    “Ne shprehim me respekt shqetësimin tonë se ky vlerësim nuk pasqyron realitetin e vërejtur gjatë procesit zgjedhor. Një deklaratë e tillë duket e papërputhshme me gjetjet e OSBE-ODIHR, nuk merr parasysh qëndrimet e shprehura nga Anëtarët e Parlamentit Evropian që shërbyen si vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri dhe rrezikon të ndikojë besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e Bashkimit Evropian.”- shkruan Bardhi.

  • Pjesëmarrja e ulët në votime, Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektime dhe nga ne

    Pjesëmarrja e ulët në votime, Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektime dhe nga ne

    Në një intervistë për A2 CNN, deputetja demokrate Jorida Tabaku bën thirrje për reflektim mes demokratëve, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore.
    Sipas saj, pjesëmarrja e ulet e votuesve në këto zgjedhje ishte një tregues i qartë se qytetarët e kanë humbur besimin tek politika.
    “E pashë me trishtim pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky ishte dhe një mesazh për politikën, për të bërë gjërat ndryshme. Ka ndodhur në këtë vend që zgjedhjet e pjesshme i ka fituar qeverisja, por këtë herë është zgjedhur kryetar bashkie me 6% të votave në Vlorë. Nuk ka proces aty. Njerëzit nuk kanë besim. Nuk them që e ka vetëm fajin pala tjetër, ne duhet patjetër ta shohim te ne. Kemi pasur dhe një diskutim të gjatë në kryesi”, tha mes të tjerash Tabaku.

  • Bizneset optimiste për nëntorin/ Tregtia, industria dhe ndërtimi rrisin besimin, konsumatorët të shqetësuar për financat

    Bizneset optimiste për nëntorin/ Tregtia, industria dhe ndërtimi rrisin besimin, konsumatorët të shqetësuar për financat

    Ekonomia rritet por qytetarët shfaqen të shqetësuar për financat e tyre. Raporti i besimit në ekonomi për muajin tetor i ka shfaqur optimist shumicën e sektorëve performues të ekonomisë. Industria tregtia dhe ndërtimi kanë rritur besimin për të ardhmen.

    Konkretisht ndërtimi vijon të udhëheq besimin në ekonomi me 2.4%. Vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues si dhe niveli i porosive të reja shfaqin performancën e mirë të sektorit si dhe pritshëmritë për në vijim.
    Ndalur tek tregtia ky sektor ka rritur besimin për të ardhmen e bizneseve me 7%  ndikuar nga ecuria e tyre si dhe  pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen. Në këto kategori optimiste pas disa muajsh në rënie të thelë duket se dhe sektori i industrisë po ngre kokë. Teksa kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet janë rritur gjithashtu, bizneset dhanë vlerësime më të mira edhe për prodhimin industrial aktual. Cimet dhe niveli i punësimit gjithashtu shfaqen në të njëjtën kah.
    I vetmi sektor ka shfaqur rënie të besimit është ai i shërbimeve. Mbyllja e sezonit turistik duket se ka ndikuar drejtpërsëdrejti në ecurinë aktuale të bizneseve si dhe të kërkesës. Duke bërë që kështu edhe punësimi në këtë sektor të bjerë.
    Pavarësisht performancës së mirë të shumë sektorëve konsumatorët shfaqen pesimistë për financat e tyre ndërsa në ulje kanë parashikuar edhe shpenzimet e mëdha për pjesën tjetër të vitit teksa presin që çm,imet të rriten më tej.
    Kjo ecuri ka ndikuar në treguesin e Ndjesisë ekonomike duke bërë që të arrijë 108.83 pikë përqindje.

    Top Channel

  • Mos e tradhtoni besimin e tyre! Shenjat e horoskopit që nuk ju japin shanse të dyta

    Mos e tradhtoni besimin e tyre! Shenjat e horoskopit që nuk ju japin shanse të dyta

    A jeni përballur ndonjëherë me partnere që pasi keni gabuar nuk ju kanë dhënë më shanse të dyta? Nesë po, ata patjetër duhet të kenë qenë një nga këto shenja horoskopi.
    Bricjapi
    Bricjapi mund të shuajë shumë lehtë emocionet e tyre. Të ulë blindat dhe të të flakë nga jeta e tij. Ai nuk beson në shanset e dyta, sepse ai e di nëse bëni diçka një herë, shanset janë që do ta bëni përsëri.

    Dhe ai nuk është i gatshëm të kthehet së bashku me ju. Ai preferon të vazhdojë jetën e tij me diçka të re. Xhami pasi plasaritet nuk ngjitet përsëri së bashku. Bricjapi do t’ju shohë gjithmonë si hipokrit dhe marrëdhënien tuaj si diçka të rreme.
    Akrepi
    Nga ana tjetër, Akrepi nuk është aq gjakftohtë sa Bricjapi, por është po aq i vendosur t’ju fshijë nga jeta e tij. Gjithçka për Akrepin ka të bëjë me besimin. Dhe nëse ai e humb besimin tek ju, atëherë automatikisht humbet gjithçka që keni mes jush.
    Ai nuk mund të të falë dhe të harrojë atë që ke bërë. Akrepi nuk harron kurrë dhe nëse ju konsideron jo të besueshëm për të ju jeni një jo e madhe dhe një person që duhet hequr menjëherë nga jeta e tij.
    Demi
    Ajo që thamë pak më lart për Akrepin dhe besimin vlen edhe për Demin. Nëse e tradhtoni besimin e tij, ju keni mbaruar për të. Pavarësisht se sa shumë ju do, ai nuk do të ndryshojë mendje pasi dihet se është kokëfortë.
    Demi dëshiron të ketë në krah një person tek i cili mund të mbështetet 100% dhe të besojë me sy mbyllur. Nëse ai nuk e ka këtë, atëherë ai nuk do të kënaqet me asgjë dhe do të ndahet me ju.

  • Biden paralajmëron: Ditë të errëta për Amerikën, ruani besimin në demokraci

    Biden paralajmëron: Ditë të errëta për Amerikën, ruani besimin në demokraci

    Ish-presidenti i Amerikës, Joe Biden e ka përshkruar situatën aktuale të SHBA-së si të “errët”. Ai u bëri thirrje amerikanëve të ruajnë besimin e tyre në demokraci përballë asaj, të cilin ai i quajti sulm të Donald Trump ndaj lirisë së fjalës dhe institucioneve. Mediat e huaja shkruajë se kjo është hera e parë që Biten flet, që nga trajtimi i tij për kancerin.
    “Që nga themelimi i saj, Amerika ka qenë një pishtar i idesë më të fuqishme që njerëzimi ka njohur ndonjëherë. Kjo ide është më e fortë se çdo ushtri. Ne jemi më të fortë se çdo diktator.” tha Joe Biten.
    Biden theksoi se funksionimi i Shteteve të Bashkuara bazohet në një presidencë me kompetenca të kufizuara, një Kongres efektiv dhe një gjyqësor të pavarur. Për qeverinë federale e cila po përballet me mbylljen e dytë më të madhe në historinë e saj, ai akuzoi Donald Trump se po shfrytëzon krizën për të imponuar kontroll absolut mbi aparatin shtetëror.
    “Nuk mund ta përshkruaj një pamje të situatës. Këto janë ditë të errëta. Do të gjejë përsëri drejtimin e tij dhe do të dalë, si gjithmonë, më i forte më i mençur dhe më i drejtë për sa kohë që e ruajmë besimin tonë”, tha Biten.
    Duke iu referuar atyre që i rezistojnë presioneve të administratës aktuale, ai përmendi nëpunësit civilë, të cilët dhanë dorëheqjen në shenjë proteste, universitetet dhe komedianët nën sulm për qëndrimin e tyre. Biden gjithashtu falënderoi zyrtarët republikanë që kundërshtojnë politikat e Trump. Ai tha se Amerika nuk është një përrallë dhe se  për 250 vite, ka qenë një luftë e vazhdueshme midis rrezikut dhe mundësisë.

  • ‘Nuk ishim kriminel’/ Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

    ‘Nuk ishim kriminel’/ Ish-komandanti i UÇK: Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët

    Ish-komandanti i UÇK, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët.
    Gucati theksoi se proceset gjyqësore të Hagës ndaj luftëtarëve të UÇK, janë të njëanshme dhe të padrejta
    “Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të luftë çlirimtare të Kosovës. UÇK nuk ka nevojë ta vërtetojë se ka qenë ushtri çlirimtare e. Këtë e ka dëshmuar vetëm historia, populli, varet e dëshmorëve, e ka dëshmuar vota mbarë.
     
     
    Sot përmes kësaj gjykata e padrejta, po gjykojnë krimet. Sot përmes kësaj gjykata e padrejta po përpiqen ta barazojnë viktimën me xhelatin.Duan të njollosin luftën tonë të shenjtë për liri. Por ne nuk do ta pranojmë, nuk do ta lejojmë që të përdhoset. Nuk do të heshtim për historinë popullit tonë. Kjo nuk ka lidhje me politikën. Ne po kërkojmë drejtësi para ligjit dhe para historisë. Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve.
    Po u themi botës Kosova ka luftuar për liri dhe çlirim. Nuk ishim kriminel. Ne deklarojmë qartë që Gjykata Speciale humbi besimin tek Shqiptarët. Proceset që po bëhen në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta. Të dashur shqiptarët është thirrja e ndërgjegjes kombëtare.”, tha Gucati.

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Sekretarja e PDK bën thirrje: Vazhdoni të votoni, partia po fiton besimin e popullit

    Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Sekretarja e PDK bën thirrje: Vazhdoni të votoni, partia po fiton besimin e popullit

    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në konferencën e fundit për media, ka thënë pjesëmarrja e qytetarëve në votime është e kënaqshme dhe se mbështetja për PDK-në po rritet dukshëm.
    Çitaku ka konfirmuar se komunat të cilat shkojnë pa balotazh janë komunat e Partisë Demokratike të Kosovës.
    “Në shumë komuna, raportet që po marrim nga terreni janë tej mase pozitive. PDK po prin bindshëm dhe me epërsi të dukshme, falë punës, përkushtimit dhe besimit të qytetarëve tanë”, ka thënë ajo.
    Çitaku i ka ftuar qytetarët që ende nuk e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, ta bëjnë këtë deri në orën 19:00.
    “Ne i ftojmë të gjithë qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin tani, menjëherë, dhe ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Të votojnë për komunën e tyre, për lagjen e tyre, për fëmijët e tyre. Të votojnë për punë dhe për dinjitet. Besimi që po ndjejmë sot në terren është i jashtëzakonshëm. Jemi të bindur se mbrëmja e sotme do të përmbyllet me shumë lajme të mira për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për qytetarët që kanë votuar për punë, përgjegjësi dhe zhvillim. Faleminderit për besimin. Faleminderit për pjesëmarrjen. Dhe deri në minutën e fundit, vazhdoni të votoni, sepse çdo votë ka peshë për të ardhmen që e duam të gjithë. PDK po fiton besimin e Kosovës, edhe një herë me radhë. Faleminderit nga zemra të gjithëve qytetarëve të Kosovës!”, ka theksuar Çitaku.

  • Dimarco: “Chivu më ka rikthyer besimin”. Pastaj “thumbim” për Inzaghin mbi minutazhin…

    Dimarco: “Chivu më ka rikthyer besimin”. Pastaj “thumbim” për Inzaghin mbi minutazhin…

    29 Shtator 2025

    14:02

    Alfred Lleshi

    Në prag të Inter–Slavia Praga, ndeshje e dytë e fazës së grupeve të Champions-it, Dimarco foli për “Sky Sport”. Zikaltrit vijnë pas 3 fitoreve radhazi: “Skuadra është mirë, do të kërkojmë fitoren e katërt radhazi. Në Champions, çdo ndeshje është e vështirë, por duhet ta trajtojmë si të fundit”.
    Objektivi në Europë: “Dy finale në tri vite tregojnë rritjen e Interit dhe klubit. Duhet të japim maksimumin ndeshje pas ndeshjeje. Jemi një skuadër e fortë, siç u pa me Ajax. Nuk them se duhet domosdoshmërisht të përsëritim finalet, por të luftojmë për të shkuar sa më larg”.
    Roli i Chivu: “Për mua personalisht po bën shumë. Më ka ndihmuar të rigjej besimin që kisha humbur muajt e fundit. Duhet të ndjekim udhëzimet dhe motivimet e tij të reja, e kemi nisur nga zero”.
    Minutazhi më i gjatë: “Unë gjithmonë jam stërvitur 100%. Vendimi për të dalë para minutës së 70-të ishte i trajnerit, por të luash 90 minuta të ndihmon më shumë për formën fizike sesa të zëvendësohesh rregullisht në të 60-ën”.

  • Ka besimin e Allegrit, mbrojtësi në bisedime për rinovimin me Milanin

    Ka besimin e Allegrit, mbrojtësi në bisedime për rinovimin me Milanin

    Në shtëpinë e Milanit e ardhmja e Fikayo Tomori mbetet ende për t’u vlerësuar.
    Sipas asaj që shkruajnë mediat, së fundmi ka patur kontakte për rinovimin e kontratës së 27-vjeçarit.

    Mbrojtësi Tomori ka patur një fillim pozitiv të sezonit, duke përfituar edhe nga mënyra se si Massimiliano Allegri përgatit skuadrën. Trajneri ka besim te Tomori, një faktor që mund të ndikojë në negociatat e rinovimit.
    Në këtë sezon, ai ka luajtur 4 ndeshje në kampionat. Lojtari luan në Milano që në vitin 2021, periudhë në të cilën vinte nga Chelsea.
    © BalkanWeb

  • 21 vite në skuadrën e Ramës, Balluku: Mirënjohje për besimin, detyrën e shoh si mision

    21 vite në skuadrën e Ramës, Balluku: Mirënjohje për besimin, detyrën e shoh si mision

    Pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për besimin që i dha për të vazhduar detyrën si pjesë e ekipit qeverisës. Në një postim në rrjetet sociale Balluku detyrën e sheh si mision në shtetndërtim.
    “Jam thellësisht mirënjohëse Kryeministrit Rama për besimin dhe mundësisë që më dha, për të vazhduar detyrën time si pjesë e ekipit qeverisës. Nuk e kam parë kurrë ftohtë si një punë detyrën time, por si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit dhe mori formën e talentit dhe dëshirës së Edi Ramës për të na bërë krenar për vendin e shqipeve”.
    Pas më shumë se 21 vitesh bashkëpunim në skuadrën socialiste, Balluku thekson se forca lëvizëse, pasioni dhe vizioni i Ramës për të ndryshuar vendin, kanë mbetur të pandryshuara ndër vite, duke udhëhequr Partinë Socialiste përmes sfidave dhe reformave drejt një të ardhmeje europiane.
    “Kanë kaluar më shumë se 21 vite nga dita kur iu bashkova skuadrës së Edi Ramës. Jo rrallë kthehem pas për të kujtuar gjithçka është bërë, jo rrallë mendoj se sa shumë sprova e sfida kemi kaluar në këto dekada, jo rrallë më kujtohen ngjarjet që ndryshuan thelbësisht qasjen e Partisë Socialiste dhe vizionin politik për vendin, por ajo çka ka mbetur e pandryshuar, është forca lëvizëse, pasioni dhe vizioni i Edi Ramës, për të ndryshuar këtë vend në çdo nivel, e për të rendur më shpejt drejt Europës dhe së ardhmes. Uroj suksese të gjithë kolegëve të mi dhe shpresoj fort që secili prej tyre të kontribuojë me më të mirën e tij në këtë rrugëtim sfidues drejt Europës”, thotë Balluku.