Tag: besimi

  • Banka Qëndrore: Besimi ekonomik i Shqipërisë bie në nëntor

    Banka Qëndrore: Besimi ekonomik i Shqipërisë bie në nëntor

    Besimi ekonomike i Shqipërisë në nëntor ra me 2.6 pikë përqindjeje në rreth 6 pikë përqindjeje mbi mesataren historike, pas një rritjeje prej 1.9 pikë përqindjeje në tetor. Këtë raport e ka nxjerr Banka qendrore të martën.

    Sipas bankës qëndrore kjo rënie pasqyron një rënie në treguesit e shërbimeve, ndërtimit dhe tregtisë.

    Treguesi i besimit në shërbime ra me 5.7 pikë përqindjeje, në 9 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Treguesi i besimit në ndërtim ra me 3.1 pikë përqindjeje, në 14.4 pikë përqindjeje mbi mesataren. Besimi në tregti ra me 2.3 pikë përqindjeje, në 9 pikë përqindjeje mbi mesataren.

    Ndërkohë që besimi në tregti mbeti pothuajse i pandryshuar në 1.3 pikë përqindjeje mbi mesataren historike, ndërsa treguesi i besimit të konsumatorit u rrit me 0.8 pikë përqindjeje, në 1.3 pikë përqindjeje mbi mesataren historike.

  • Kapetanovic: Kur rruga evropiane është e besueshme, rritet edhe besimi në rajon

    Kapetanovic: Kur rruga evropiane është e besueshme, rritet edhe besimi në rajon

    Qëndrueshmëria ekonomike, performanca institucionale dhe besimi i të rinjve në BE formësojnë rezultatet e këtij viti.
    Beograd/Sarajevë – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot gjetjet e SecuriMeter 2025, anketës vjetore të Ballkanit Perëndimor mbi perceptimet publike të sigurisë, në Konferencën e Sigurisë në Beograd. Duke u mbështetur në mendimet e më shumë se 6,000 qytetarëve, ky edicion i pestë sjell provat më gjithëpërfshirëse deri tani mbi mënyrën se si njerëzit në rajon e perceptojnë sigurinë, besimin, qeverisjen dhe drejtimin e shoqërive të tyre.
    Duke hapur prezantimin, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanovic, theksoi se besimi është tema qendrore që del nga anketa e këtij viti. “Nëse SecuriMeter do të mund të përmblidhej në një fjalë, ajo do të ishte besimi. Njerëzit në të gjithë Ballkanin Perëndimor po na thonë se shqetësimet e tyre më të mëdha sot nuk janë kërcënimet e largëta, por qëndrueshmëria e institucioneve të tyre, drejtësia e qeverisjes dhe parashikueshmëria e së ardhmes. Lajmi i mirë është se besimi mund të rindërtohet: kur institucionet japin rezultate, besimi rritet; kur reformat janë të dukshme, rritet edhe besimi; dhe kur rruga evropiane është e besueshme, besimi rritet edhe në shtëpi,” tha Kapetanovic.
    Tre mesazhe spikasin nga gjetjet e këtij viti të SecuriMeter:
    1. Qytetarët janë gjithnjë e më të shqetësuar për institucionet, ekonomitë dhe drejtimin e shoqërive të tyre.Në të gjitha gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, presionet më të forta të raportuara nga qytetarët janë inflacioni, kostoja e jetesës, korrupsioni dhe rënia e perceptuar institucionale. Të dhënat e këtij viti tregojnë se:* Mbi 80% e të anketuarve e shohin korrupsionin si të përhapur;* Gati një në tre persona beson se institucionet funksionojnë më keq se pesë vjet më parë;* 27% po konsiderojnë të largohen jashtë vendit.Këto janë sinjale shqetësimi mbi qëndrueshmërinë ekonomike, institucionale dhe shoqërore. Qytetarët po pyesin nëse shoqëritë e tyre janë të qëndrueshme dhe e ardhmja e tyre e parashikueshme.
    2. Performanca institucionale ndikon drejtpërdrejt në besimin publik.Modeli ekonometrik i SecuriMeter tregon një lidhje të fortë mes besimit dhe rezultateve:* Performanca më e mirë e perceptuar institucionale e rrit besimin me 10%;* Korrupsioni i perceptuar më i ulët e rrit besimin me 9%.
    Parlamentet, qeveritë dhe gjykatat mbeten ndër institucionet më pak të besuara, ndërsa BE-ja, bizneset dhe institucionet fetare gëzojnë nivele dukshëm më të larta besimi. Qytetarët theksojnë vazhdimisht të njëjtin mesazh: besimi ndërtohet përmes drejtësisë, transparencës dhe ofrimit efektiv të shërbimeve, jo përmes narrativave politike.
    3. Të rinjtë dhe Bashkimi Evropian mbeten shtyllat më të forta të besimit.Qytetarët e rinj (18–24) vazhdojnë të shprehin nivelet më të larta të besimit në institucione, veçanërisht në Bashkimin Evropian. Modeli konfirmon se:Qytetarët që i besojnë BE-së janë 37% më të prirur t’u besojnë edhe institucioneve të tyre vendase.Kjo tregon se integrimi në BE nuk është vetëm një proces politik, por edhe psikologjik, që formëson pritshmëritë, shpresën dhe besimin në të ardhmen. Mbajtja e besueshmërisë së rrugës së BE-së është, pra, thelbësore për forcimin e besimit vendas në të gjithë rajonin.
    Prezantimi i SecuriMeter përfshiu gjithashtu një përmbledhje të gjetjeve kryesore nga Aner Zukovic, Ekspert i Lartë i RCC-së për Siguri, i ndjekur nga një panel diskutimi, i moderuar nga Pavle Jankovic, Shef i Departamentit Politik të RCC-së, me pjesëmarrjen e: Tijana Reçevic, profesore në Universitetin e Beogradit; Sonja Stojanovic Gajic, profesore në Universitetin e Rijekës; Iliriana Gjoni, analiste kërkimore në Carnegie Europe; dhe Nikolina Stefanovska nga Market Vision. Panelistët reflektuan mbi mënyrën se si gjetjet ndërlidhen me presionet ekonomike, qeverisjen demokratike, pritshmëritë e të rinjve, kërcënimet kibernetike dhe besueshmërinë e perspektivës evropiane.
    Para prezantimit të SecuriMeter, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanovic, vizitoi selinë e Qendrës së Evropës Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC) në Beograd, ku u takua me Bojana Balon, Drejtoreshë e SEESAC. Si një iniciativë e përbashkët e UNDP dhe RCC-së, SEESAC prej vitesh ka qenë një nga platformat më efektive të rajonit për forcimin e kontrollit dhe reduktimit të armëve të vogla dhe të lehta, avancimin e barazisë gjinore dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Gjatë takimit, znj. Balon shprehu mirënjohjen për udhëheqjen e vazhdueshme të RCC-së dhe partneritetin e qëndrueshëm, si dhe e informoi Sekretarin e Përgjithshëm mbi aktivitetet dhe planet e ardhshme të SEESAC, ndërsa z. Kapetanovic vlerësoi punën shumëvjeçare të SEESAC si një model për iniciativa të ngjashme në mbarë botën dhe riafirmoi mbështetjen e fortë të RCC-së për misionin e tij.

  • Rama për rritjen e pensioneve: Para janarit, do shpërndahen bonuset. Pjesa e ‘luanit’ në buxhet pensionistët…

    Rama për rritjen e pensioneve: Para janarit, do shpërndahen bonuset. Pjesa e ‘luanit’ në buxhet pensionistët…

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është takuar këtë pasdite me banorët e Tiranës në Njësinë 5. 

    Në nisje të fjalës së tij ai është shprehur se besimi që qytetarët i kanë dhënë PS në 11 maj, i shtynë më shumë që të dëgjojnë dhe adresuar shqetësimit e të gjithë qytetarëve. 

    “Menjëherë pa zgjedhjeve, impakti që ka pasur te ne besimi që morëm nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit, ka krijuar një ndjenjë shumë më të fortë detyrimi për të qenë sa më pranë njerëzve dhe për të bërë gjithçka që është e mundur që shqetësimet të dëgjohen si duhet dhe për t’i adresuar sa të jetë e mundur”, tha Rama. 

    Duke u ndalur te buxheti i 2026, Rama se tha se pjesa e ‘luanit’ në këtë buxhet për katër vitet e ardhshme, u adresohet pikërisht pensionistëve. 

    “Pjesa e luanit në buxhetin e katër viteve të ardhshme, është pjesa që më në fund i takon pensionistëve. Kam dëgjuar dhe një muhabet tjetër që nuk do japim bonusin e këtij viti… të gjithë pensionistët do të marrin bonusin që kanë marrë dhe u është premtuar. Do ta marrin përsëri para vitit të ri, sipas atyre dy fashave që i kemi sqaruar”, u shpreh kreu i ekzekutivit. 

  • 100-vjetori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pësuar rritje vjetore! Besimi i investitorëve të huaj, i lartë

    100-vjetori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pësuar rritje vjetore! Besimi i investitorëve të huaj, i lartë

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka deklaruar se tranzicioni në të cilën ka kaluar ky institucion ka pësuar ndryshime thelbësore për sistemin bankar. Në fjalën e tij në 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, Sejko theksoi se institucioni ka arritur një shkallë konvergjience të lartë, me norma mbikëqyrëse dhe praktika rregullatorë të BE-së, ka ndërtuar një sistem eficent pagesash, ka investuar në edukimin financiar dhe ka ndërtuar një proces efektiv dialogu me partnerë vendas dhe të huaj.
    Sejko theksoi se ekonomia shqiptar në tre dekada nuk ka njohur kriza të mirëfillta financiare apo të bilancit të pagesave, ndërsa shtoi se besimi i investitorëve vendas dhe të huaj ka ardhur në rritje.
    “Vizioni për krijimin e bankës-sovraniteti i vërtetë kërkon institucione të afta për pavarësinë e institucionit financiar. BSH është bërthamë e çmuar e ekspertizës sonë ekonomike dhe financiare.
    Progresi ekonomik dhe financiar në 3 dekadat e fundit- ekonomia shqiptare ka pësuar rritje mesatare vjetore 4.3% gjatë këtij horizonti kohor, rritje mesatare e të ardhurave për frymë nga 670 usd dikur në 11 mijë euro sot. Nivel mesatar inflacioni prej 3.1%, normë kjo e afërt me objektivin tonë të inflacionit prej 3%. Stoku i kredisë për sektorin privat rritje më shumëse 100-fish. Stoku i depozitave është rritur me 3.5 herë dhe ka arritur në vlerën e 18 miliardë eurove ndërsa rezerva valutore e BSH është rritur nga 318 mln usd dikur në 7 mld euro sot.
    Ekonomia shqiptare nuk ka njohur kriza të mirëfillta financiare apo të bilancit të pagesave. Besimi investitorëve vendas e të huaj ka ardhur në rrije”, deklaroi Sejko.

  • Mundësi dhe fillime të reja! Njihuni me katër shenjat e horoskopit që pritet të kenë rritje të mëdha financiare

    Mundësi dhe fillime të reja! Njihuni me katër shenjat e horoskopit që pritet të kenë rritje të mëdha financiare

    Pas një periudhe pasigurie dhe paqëndrueshmërie ekonomike, universi duket se po u jep një ‘frymëmarrje’ katër shenjave të zodiakut. Energjia e bollëkut rikthehet, të ardhurat stabilizohen dhe ankthi i përditshëm zëvendësohet nga besimi dhe qetësia shpirtërore. 
    Kjo periudhë nuk ka të bëjë vetëm me pasurinë materiale, por edhe me paqen emocionale,  një shpërblim kozmik për ata që nuk e humbën durimin dhe besimin në ditët më të vështira. 
    Demi 
    Demi më në fund rifiton ekuilibrin që aq shumë e vlerëson. Investimet që kishin mbetur pezull fillojnë të japin fryte, ndërsa një burim i ri të ardhurash mund të shfaqet në mënyrë të qëndrueshme. Kjo shenjë mëson të gëzojë pasuritë e saj me maturi, duke kuptuar se begatia e vërtetë nuk qëndron te fati, por te stabiliteti dhe këmbëngulja. 
    Gaforrja 
    Për gaforren, qetësia financiare vjen me mundësi të reja pune ose ringjalljen e projekteve të vjetra. Një ide e harruar mund të kthehet në një burim të rëndësishëm fitimi.Intuita e fortë e ndihmon të marrë vendime të sakta, duke i ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, ku besimi dhe ndjeshmëria punojnë dorë për dore. 
    Peshorja 
    Peshorja gjen sërish balancën mes kursimit dhe shpenzimit. Çështjet e pezulluara sqarohen, ndërsa marrëveshjet që ishin vonuar marrin rrugë pozitive.Vetëbesimi i saj rikthehet me forcë, duke tërhequr bashkëpunime të reja që sjellin prosperitet dhe qetësi mendore. 
    Bricjapi 
    Pas një periudhe të gjatë pune dhe sakrificash, bricjapi hyn në fazën e shpërblimit. Rezultatet e prekshme më në fund duken në horizont, duke i dhënë një ndjenjë  besimi në të ardhmen. Tani energjia e bollëkut kthehet fuqishëm, duke i hapur rrugë planeve afatgjata dhe një stabiliteti financiar që sjell paqe të brendshme. 

  • Rritje të mëdha financiare/ Njihuni me katër shenjat e horoskopit që do të kenë këtë fat

    Rritje të mëdha financiare/ Njihuni me katër shenjat e horoskopit që do të kenë këtë fat

    Pas një periudhe pasigurie dhe paqëndrueshmërie ekonomike, universi duket se po u jep një ‘frymëmarrje’ katër shenjave të zodiakut. Energjia e bollëkut rikthehet, të ardhurat stabilizohen dhe ankthi i përditshëm zëvendësohet nga besimi dhe qetësia shpirtërore.
    Kjo periudhë nuk ka të bëjë vetëm me pasurinë materiale, por edhe me paqen emocionale, një shpërblim kozmik për ata që nuk e humbën durimin dhe besimin në ditët më të vështira.
    Demi
    Demi më në fund rifiton ekuilibrin që aq shumë e vlerëson. Investimet që kishin mbetur pezull fillojnë të japin fryte, ndërsa një burim i ri të ardhurash mund të shfaqet në mënyrë të qëndrueshme. Kjo shenjë mëson të gëzojë pasuritë e saj me maturi, duke kuptuar se begatia e vërtetë nuk qëndron te fati, por te stabiliteti dhe këmbëngulja.
    Gaforrja
    Për gaforren, qetësia financiare vjen me mundësi të reja pune ose ringjalljen e projekteve të vjetra. Një ide e harruar mund të kthehet në një burim të rëndësishëm fitimi.Intuita e fortë e ndihmon të marrë vendime të sakta, duke i ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme, ku besimi dhe ndjeshmëria punojnë dorë për dore.
    Peshorja
    Peshorja gjen sërish balancën mes kursimit dhe shpenzimit. Çështjet e pezulluara sqarohen, ndërsa marrëveshjet që ishin vonuar marrin rrugë pozitive.Vetëbesimi i saj rikthehet me forcë, duke tërhequr bashkëpunime të reja që sjellin prosperitet dhe qetësi mendore.
    Bricjapi
    Pas një periudhe të gjatë pune dhe sakrificash, bricjapi hyn në fazën e shpërblimit. Rezultatet e prekshme më në fund duken në horizont, duke i dhënë një ndjenjë besimi në të ardhmen. Tani energjia e bollëkut kthehet fuqishëm, duke i hapur rrugë planeve afatgjata dhe një stabiliteti financiar që sjell paqe të brendshme.

  • “Ra besimi te shteti”/ Salianji reagon për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ish-ministrat të merren nën hetim, Koçiu të japë dorëheqjen

    “Ra besimi te shteti”/ Salianji reagon për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ish-ministrat të merren nën hetim, Koçiu të japë dorëheqjen

    Demokrati Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të shkresave të KLGJ për çështjen e sigurisë nëpër gjykata dhe thotë se zinxhiri insitucional ka dështuar.

    “Pas publikimit të shkresave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, është e qartë se zinxhiri institucional që duhej të garantonte sigurinë e trupës gjyqësore ka dështuar.Ky dështim nuk është rastësor është pasojë e një qeverisjeje që prej vitesh ka shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës.Ish-ministrat e Brendshëm duhet të merren menjëherë nën hetim për shpërdorim detyre, ndërsa ministrja aktuale e Brendshme duhet të japë dorëheqjen pa vonesë.Kjo është përgjegjësi ligjore dhe morale, në një vend ku siguria e gjyqtarëve po cenohet nga paaftësia dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin.Qeveria ka lënë me vetëdije të pambrojtur gjyqtarët dhe prokurorët, duke u fshehur pas justifikimeve të turpshme se “nuk ka përgjegjësi”.Në të vërtetë, ajo është përgjegjësja kryesore për krijimin e klimës së frikës dhe konfliktit social,lejimin e qarkullimit lirisht të armëve dhe personave të rrezikshëm, zhveshjen e policisë nga autoriteti dhe shndërrimin e saj në një instrument partie, dorëzimin e territorit në duart e bandave dhe strukturave kriminale.Ky është momenti për përgjegjësi politike, hetim penal dhe veprim institucional jo për heshtje dhe justifikime.Kur gjyqtari vritet në zyrë, bie besimi te shteti.”-shprehet Salianji.

    Top Channel

  • Kjo është letra që gjeniu, Albert Ajnshtajn, i shkroi një vajze të vogël- ja çka thuhet në të

    Kjo është letra që gjeniu, Albert Ajnshtajn, i shkroi një vajze të vogël- ja çka thuhet në të

    Në çfarë besonin mendjet më të mëdha të historisë së shkencës? Është një pyetje që shumë prej nesh e kanë bërë.

    Është një pyetje që është hedhur pa dyshim kur dikush del se ka qenë ateist. Teksa besimet e shumicës së të famshmëve janë të parëndësishme, idetë fetare dhe filozofike të atyre që janë të famshëm për intelektin janë një temë interesante.

    Besimi fetar i Albert Ajnshtajnit është një nga pyetjet më të mëdha. Shumë njerëz e dinë se ai u rrit si hebre ndaj shumë janë të bindur për përkushtimin e tij ndaj Perëndisë së Abrahamit. Ateistët pëlqejnë ta përfshijnë atë si të tyrin.

    Por çfarë besonte ai?

    Në janar të vitit 1936, një vajzë shkolle e quajtur Phyllis i shkroi Ajnshtajnit për ta pyetur nëse mund të besohej edhe në shkencë, edhe në fe.

    I dashur Dr. Einstein,

    Ne kemi ngritur pyetjen: “A luten shkencëtarët?” në klasën tonë të së dielës. Filluam duke pyetur nëse mund të besojmë si në shkencë ashtu edhe në fe.

    Ne po u shkruajmë shkencëtarëve dhe njerëzve të tjerë të rëndësishëm, që të përpiqemi të marrim përgjigjen e pyetjes sonë.

    Do të ndihemi shumë të nderuar nëse i përgjigjeni pyetjes sonë: A luten shkencëtarët dhe për çfarë luten? Jemi në klasën e gjashtë, në klasën e zonjushës Ellis.

    Me respekt e juaja,

    Phyllis.

    Ai u përgjigj disa ditë më vonë:

    E dashur Phyllis,

    Unë do të përpiqem t’i përgjigjem pyetjes suaj sa më thjeshtë që të mundem.

    Shkencëtarët besojnë se çdo dukuri, përfshirë punët e qenieve njerëzore, është për shkak të ligjeve të natyrës. Prandaj, një shkencëtar nuk mund të jetë i prirur të besojë se rrjedha e ngjarjeve mund të ndikohet nga lutja, domethënë nga një dëshirë e shfaqur në mënyrë të mbinatyrshme.

    Megjithatë, ne duhet të pranojmë se njohuria jonë aktuale për këto forca është e papërsosur.

    Kështu që në fund, besimi në ekzistencën e një shpirti përfundimtar qëndron në një lloj besimi. Një besim i tillë mbetet i përhapur edhe me arritjet aktuale në shkencë.

    Por gjithashtu, kushdo që është i përfshirë seriozisht në kërkimet e shkencës është i bindur se një lloj fryme shfaqet në ligjet e universit, një shpirt që është shumë më i lartë se ai i njeriut.

    Në këtë mënyrë ndjekja e shkencës çon në një ndjenjë fetare të një lloji të veçantë, e cila sigurisht është krejt e ndryshme nga feja e dikujt më naiv.

    Me përshëndetje të përzemërta,

    I juaji A. Ajnshtajni

    Në përgjigjen e tij ndaj Phyllis, Ajnshtajni lë të kuptohet për panteizmin e tij, idenë se “Zoti është gjithçka”.

    Disa herë ai e shprehu këtë pikëpamje në mënyrë eksplicite duke i thënë edhe rabinit Herbert S. Goldstein: “Unë besoj në Zotin e Spinozës, i cili zbulohet në harmoninë e gjithçkaje që ekziston, jo në një Zot që merret me fatin dhe veprimet e njerëzimit”.

    Ai shkoi edhe më tej duke i thënë një intervistuesi se ishte “i magjepsur nga panteizmi i Spinozës”. Ky panteizëm do të përbënte bazën e botëkuptimit të tij dhe madje do të ndikonte në idetë e tij në fizikë.

    Mirë, por çfarë është saktësisht panteizmi?

    Në formën më të thjeshtë, panteizmi është besimi se gjithçka është identike me Zotin. Mbajtësit e kësaj pikëpamjeje thonë shpesh se Zoti është universi, natyra, kozmosi ose se gjithçka është “një” me Zotin.

    Panteizmi i Spinozës, për të cilin Ajnshtajni ishte më i interesuar, pohon se universi është identik me Zotin. Ky Zot është jopersonal dhe i painteresuar për çështjet njerëzore.

    Çdo gjë është bërë nga e njëjta substancë themelore, e cila është derivat i Zotit. Ligjet e fizikës janë absolute dhe shkakësia çon në determinizëm në këtë kozmos. Gjithçka që ndodh ishte rezultat i domosdoshmërisë dhe ishte vullneti i Zotit.

    Për individin, lumturia vjen nga të kuptuarit e kozmosit dhe vendit tonë në të, në vend që të përpiqemi të lutemi për ndërhyrjen hyjnore.

    Besimet e Ajnshtajnit, megjithëse jo aq të forta sa përkushtimi fetar i shumë njerëzve, ishin pjesë e kundërshtimit të tij ndaj interpretimit të mekanikës kuantike, pasi një univers panteist vepron mbi shkakësinë ndërsa mekanika kuantike jo.

    Ai akuzoi teoricienët kuantikë Niels Bohr dhe Max Born se besonin në “Një Zot që luan zare”. Po kështu, ai u përpoq ta jetonte jetën e tij në një mënyrë që pasqyronte mungesën e vullnetit të lirë.

    Albert Ajnshtajni ishte një panteist që ruante disa tradita hebraike. Ndërsa ai vuri në dukje se “Nga këndvështrimi i një prifti jezuit, unë jam, sigurisht, dhe kam qenë gjithmonë një ateist”, ai preferoi të quhej një agnostik dhe ateist militant i papëlqyer.

    Ai i konsideronte njerëzit që antropomorfizonin Zotin si “naivë”. Etikisht, ai ishte një humanist laik.

    Pikëpamjet e Ajnshtajnit për Zotin, jetën dhe universin janë të ndërlikuara. Ama, përkushtimi i tij ndaj shkencës dhe arsyes e shtyu atë në botëkuptimin racionalist të Spinozës dhe në një shkëputje nga feja e organizuar. Idetë e tij ia vlen të studiohen, siç janë botëkuptimet e shumicës së gjenive.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DASHURITË E DËSHTUARA DHE FUNDI TRAGJIK I GJENIUT, ALBERT EINSTEIN

    Gjatë kohës që Einsteini vazhdonte shkollimin në Zvicër, në moshën 17 vjeç, njihet me studenten Mileva Maria, nga Serbia. Pa e zgjatur shumë, u dashuruan.

    Lidhja nuk mbeti e shterpë: Si rezultat i lidhjes, erdhi në jetë vajza e tyre, që do të quhej Liesel.

    Sot mendohet, që Liesel, e adaptoi dikush ose vdiq në periudhën e gjirit. E vërteta nuk dihet pasi familja e Einsteinit nuk foli kurrë për atë fëmijë.

    Einsteini, u martua me të dashurën e vet, serben Mileva, me datën 6 janar 1903, në Bern. Martesa ishte në kundërshtim me dëshirën e prindëve të tij.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • I pari në primare, por u la jashtë, Kadiu: Problemi nuk është Mesila, qëndron te besimi i pamerituar

    I pari në primare, por u la jashtë, Kadiu: Problemi nuk është Mesila, qëndron te besimi i pamerituar

    Melisa Doda dhe Hysen Kadiu

    TIRANË- Përçarja vijon të theksohet brenda opozitës! Pas vendimit të Mesila Dodës për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, një reagim ka ardhur edhe nga Hysen Kadiu, kandidati që doli i pari në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, por që u la jashtë listës nga kryedemokrati Sali Berisha.
    Sipas tij, ky veprim nuk është i papritur, pasi Doda dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë të njëjtin akt edhe në parlamentin e shkuar, duke votuar sipas interesit të tyre dhe të qeverisë, por jo në krah të demokratëve. Kadiu arsyeton se problemi nuk është Doda apo Idrizi, por besimi i pamerituar, tek vlerësimi dhe pozicionimi i tyre në lista të sigurta.
    “PD ka sot një deputet më pak nga ata që u zgjodhën më 11 maj. Mesila Doda ka vendosur të vetëshpallet deputete e pavarur edhe pse ishte në listën e sigurt të PD. Nuk ka asnjë surprizë nga ky veprim. Ajo dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë të njëjtin akt edhe në parlamentin e shkuar. Kanë votuar sipas interesit të tyre dhe të qeverisë dhe asnjëherë nuk janë rreshtuar në front me demokratët. Ndoshta po t’u jepet mundësia do e bëjnë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Sepse problemi nuk është Mesila, Shpëtimi apo modeli i tyre në politikë. Problemi qëndron tek besimi i pamerituar, tek vlerësimi dhe pozicionimi i tyre në lista të sigurta, duke privuar nga kjo e drejtë ata demokratë që e meritojnë dhe kanë luftuar për të përfaqësuar të vërtetën dhe jo hilet në parlament.” – shkruan Kadiu.

    Melisa Doda u deklarua e pavarur në Kuvend, duke mos qenë pjesë e asnjë grupi parlamentar të opozitës. Doda deklaron se do të vazhdojë të mbajë kauzat e opozitës, megjithatë ajo shprehet kundër ndarjes në 3 grupe parlamentare. Sipas saj, nuk ka një grup të përbashkët opozitar siç ishte në zgjedhje, ndërsa thekson se nuk është konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar./ZËRI

  • Besimi në ekonomi bie në gusht por…/ BSH: Tregtia në rritje, industria dhe shërbimet me rënie të pritshme

    Besimi në ekonomi bie në gusht por…/ BSH: Tregtia në rritje, industria dhe shërbimet me rënie të pritshme

    Treguesi i Ndjesisë Ekonomike ka shënuar një rënie me 0.8 pikë në muajin gusht, por pavarësisht kësaj, qëndron 8 pikë mbi mesataren historike.
    Rënia erdhi kryesisht nga ulja e besimit në industri, ndërtim dhe shërbime, ndërsa tregtia ka shënuar një rritje të fortë.
    “Kjo tregon një ngadalësim të lehtë të ritmit të optimizmit në ekonomi, i ndikuar nga pritjet e zymta të bizneseve, sidomos në industri dhe shërbime, por gjithsesi mbetemi mbi mesataren historike”, tha Selami Xhepa, ekspert ekonomie.
    Edhe besimi i konsumatorit ka pësuar një rënie të lehtë, duke reflektuar pasiguri për situatën ekonomike dhe financiare të familjeve.
    Në të kundërt, sektori i tregtisë vijon të mbetet në rritje, falë pritshmërive më pozitive për punësim dhe shitje.
    “Shifrat tregojnë se tregtia po ruan një performancë solide, e ndihmuar nga konsumatorët vendas dhe turistët, por sfidat mbeten në sektorët prodhues dhe ndërtimor, të ndikuar nga kostot e larta dhe pritjet për ngadalësim të kërkesës”, shtoi Xhepa.
    Ekspertët theksojnë se nevojiten politika që nxisin investimet dhe rrisin produktivitetin, për të ruajtur ecurinë pozitive të ekonomisë në muajt në vijim. Tv Klan