Tag: besimeve

  • Homazhet në nder të Fatos Nanos, pjesë edhe krerët e besimeve fetare

    Homazhet në nder të Fatos Nanos, pjesë edhe krerët e besimeve fetare

    Në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet për liderin historik të PS, Fatos Nano. 
    Të pranishëm në këto homazhe janë edhe disa nga krerërt e besimeve fetare mes tyre kryepeshkopi Joan, Baba Mondi,Arqipeshkvi Arjan Dodaj dhe Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve. 
     

  • Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve

    Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri.
    “Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri”, shkroi Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në llogaritë sociale në platformën X dhe Facebook.
    “Shpreh bindjen, vlerësoi Presidenti i Republikës, se Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve”.
    Në emër të shqiptarëve Presidenti Begaj uroi që Papa Leoni XIV të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë në krye të Vatikanit.

  • Foto e Ditës vjen nga Vatikani ku krerët e besimeve fetare shqiptare janë bashkë në nderim të Papa Franceskut

    Foto e Ditës vjen nga Vatikani ku krerët e besimeve fetare shqiptare janë bashkë në nderim të Papa Franceskut

    “Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun.
    Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen”- shkruan Presidenti Bajram Begaj dhe poston foton e cila u bë hit në rrjetet sociale.

    Dy presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës si dhe krerët e besimeve fetare shqiptare janë sëbashku në nderim të Papa Franceskut.