Albert Vataj
Ndoshta gaboj, por sot dua të uroj me gjithë zemër Fitër Bajramin, atyre që përmes agjërimit dhe sakrificës së tyre kanë kërkuar të gjejnë vendin e merituar në mbretërinë e lartësimit shpirtëror.Uroj që sakrifica juaj, në këto ditë të madhërishme të Ramazanit, të pranohet si provë devocioni dhe përkushtimi në besim.Unë nuk i përkas kësaj përkatësie fetare, por gjithsesi besoj. Më së shumti besoj te ajo që ne jemi të gatshëm të ofrojmë si gjënë më të shtrenjtë që kemi, për t’ia dhuruar shenjtërisë shpirtërore, jo vetëm si prove besimi, por si obligim të asaj thirrje të brendshme që na urdhëron për vepra të mira dhe dashuri, për shembullin që na udhëprin kah vetë vullneti qiellor kumton.Qofshi të shpërblyer, ju që përmes sakrificës arritët te lavdia e Zotit dhe madhështia e besimit!I bekuar qoftë Ai, Zoti i të gjithëve, Ai që pranoi atë që dhuruat me zemër dhe e lartësoi njeriun që mbushet me besim dhe frymë, përkushtim dhe devocion, mirësi dhe tolerancë, urtësi dhe dritë.O Zot, Ti që mban shpirtin e gjithësisë në prehrin bujar të vullnetit të mirë, shpërbleji ata që të lartësuan me besim dhe të shndërruan në altar përmes sakrificës.Prano këtë vepër të lartë njerëzore, të ushqyer me përkushtim ndaj Teje;… Teje që tregon udhën;… Teje që e pranon njeriun dhe e çliron nga barra e rëndë e vesit dhe dyshimit, duke e udhëhequr drejt të vërtetës;… Teje që ke zemër të madhe, ku çdo grimcë përkushtimi dhe devocioni gjen shpërblimin e një bote të ndriçuar nga mirësia.O Zot, Ti që je gjithçka që kemi dhe gjithçka që jemi, prano sakrificën tonë, ashtu siç ke pranuar lutjet tona si zë të shpirtit që kërkon dhe të sublimitetit që përgjigjet.Sot, si çdo ditë që vjen nga Ti, me përkushtim dhe mirënjohje, vijmë të përulur e me shpirt të lartësuar, për të dëshmuar se jemi të denjë për sakrificë dhe të merituar për shpërblimin Tënd.O Zot, beko këtë shpirt që mbushet me Ty dhe sofrën që shtrohet nga Ti për Ty!Na ke udhëhequr që nga fillimi dhe deri në fund do t’i bindemi vullnetit Tënd.Sot e përgjithmonë, në Ty dhe për Ty, jemi të përulur dhe të përkushtuar për veprën që na u besua, vlerat që përfaqësuam, besimin që ushqyem dhe shpërblimin që ndriçoi zemrat, ndërsa sakrifica lartësoi shpirtin në lavdinë Tënde.O Zot, Ti që je Sovrani i Madh, udhëhiq fatin tonë, ashtu siç na e ofron gjithësinë si mundësi dhe sprovë.Meritojmë shpërblimin Tënd!
Tag: besim
-

Qofshi të shpërblyer, ju që përmes sakrificës arritët te lavdia e Zotit dhe madhështia e besimit!
-

Sondazhi: Rama mbetet lideri që ofron më shumë besim! Doshi e Shehi, më të preferuar se Meta
Kryeministri Edi Rama, njëkojësisht kreu i PS-së vijon të ruajë pozitën e njeriut më të besuar dhe frymëzuese për qytetarët. Sipas sondazhit të sotëm, 27 mars, të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, 43% e shqiptarëve deklarojnë se Edi Rama është lideri që u jep më shumë besim dhe i frymëzon, ndërsa 36% zgjedhin Sali Berishën.
Në krahasim me sondazhin e 13 marsit, Rama ka një rënie prej 2 % ndërsa Berisha nuk ka ndryshim.
Ka një rënie besimi tek figurat e reja. Rezulton mbështetje më të ulët, duke reflektuar një zhvendosje të qartë të perceptimit qytetar në drejtim të liderëve më dominues ose më të rinj në profil. Një rënie të ndjeshme ka dhe për Ilir Metën, presidentin e partisë së Lirisë që po hetohet në paraburgim për 3 akuza, i cili për 2 javë ka rënë në 1% besimi ndaj tij.
Adriatik Lapaj renditet I treti me 13 %, me 3% më pak në krahasim me shifrat e sondazhit të 13 marsit. Agron Shehaj renditet i katërti me 9%, nga 13% që ishte më 13 mars.Ndërkohë, liderë të tjerë si Arlind Qori 4%, nga 9% që ishte më 13 mars.Tom Doshi 3% nga 5 % që ishte në sondazhin e 13 mars,Dashamir Shehi 2 % nga 4% që ishte në sondazhin e 13 mars.Ilir Meta ka 1% nga 2% që ishte në sondazhin e 13 marsit. -

SONDAZHI: 61% e shqiptarëve s’kanë fare besim te partitë e reja të opozitës!
Shqiptarët në shumicë nuk kanë besim tek partitë e reja të opozitës. Sipas të dhënave të sondazhit ekskluziv të Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli” të publikuar sot, 61 % e shqiptarëve të pyetur thonë se nuk kanë ‘aspak besim’ te partitë e reja, ndërsa 16% kanë pak besim.
Në krahasim me sondazhin e 13 marsit, ku 52% e shqiptarëve të pyetur thanë se nuk kanë ‘aspak besim’ te partitë e reja sot, 14 ditë më pas, numri i atyre që nuk kanë besim është rritur me 9 %.
Shifrat e tjera: 14 % janë shprehur se kanë ‘shumë besim’, 7% kanë thënë se kanë ‘mjaft’, 16% kanë thënë pak, ndërsa 2% janë përgjigjur ‘nuk dinë të gjykoj” -

Gimenez: Kini besim, golat e mi do të vijnë dhe do të festojmë shumë së bashku
27 Mars 2025
8:39
Telesport
“Kini besim, golat do të vijnë”. Pasi fitoi Ligën e Kombeve të Concacaf me Meksikën e tij, sulmuesi Santiago Gimenez flet në një intervistë për “Corriere della Sera” dhe u premton shumë kënaqësi tifozëve të Milan.
“Dy muajt e parë ishin shumë intensive, sidomos jashtë fushës. U përshtata me një qytet të ri, mjedis të ri. Tani dua të bëj atë për të cilën jam këtu: Të shënoj sa më shumë dhe të fitoj trofe. Është nder për mua të luaj në San Siro”, tha Gimenez.
Megjithatë, goli mungon për më shumë se një muaj: “Golat do të vijnë. Jam i sigurt për këtë. E rëndësishme është që ne të fitojmë, siç ndodhi në dy ndeshjet e fundit. Nëse një shok skuadre shënon është e njëjta gjë”.
“Ne po punojmë shumë me trajnerin Conceicao. E di që presin shumë nga unë, sepse me të drejtë janë kërkues. Kam shënuar shumë gola te Feyenoord. Është koha të filloj t’i shënoj edhe këtu”, u shpreh meksikani.