Tag: beshiktash

  • Muçi mbërrin te Trabzonspor, sulmuesi: “Nuk u mendova dy herë”

    Muçi mbërrin te Trabzonspor, sulmuesi: “Nuk u mendova dy herë”

    Ernest Muçi: “Pasi agjenti im më përcolli ofertën nga Trabzonspor, e pranova pa menduar dy herë.”

    Pas problemëve të vazhdueshme me Beshiktash, sulmuesi kuqezi Ernest Muçi (24) është huazuar te Trabzonspor po në elitën e kampionatit turk.

    Klubi ri me të cilin edicionin e kaluar aktivizohej Enis Bardhi e ka marrë në huazim Muçin ndërsa do t’i paguajë 1 milion euro dhe në fund do të ketë opsionin për ta blerë përfundimisht nga klubi i Stambollit. Ernest Muçi u ble nga Beshiktash nga Legia e Varshavës për afro 10 milion euro.

    Në kontaktet e para me klubin e ri, tiranasi deklaroi se kur u ofrua oferta për të ardhur te Trabzonspor nuk u mendua dy herë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ernest Muçi largohet nga Beshiktash dhe zyrtarizohet në ekipin e ri: Do bëj gjithçka që kjo skuadër të më marrë

    Ernest Muçi largohet nga Beshiktash dhe zyrtarizohet në ekipin e ri: Do bëj gjithçka që kjo skuadër të më marrë

    Ernest Muçi ka nisur një aventurë të re në karrierë. Pasi mbylli kapitullin me Beshiktash pasi ishte jashtë planit të ekipit, Muçi ka përfunduar te Trabzonspor në Turqi.
    Lojtari shqiptar ka shkuar te Trabzonspor në formë huazimi me tê drejtë blerje për shifrën e 8.5 milionë eurove. Menjëherë pas mbërritjes te Trabzonspor, Muçi tha: “Sapo menaxheri më propozoi këtë mundësi, nuk e mendova dy herë. Do të bëj gjithçka që të ndihmoj ekipin dhe që Trabzonspor të më marrë në fund”, tha Muçi. /Sport Ekspres/

  • Befason Muçi, sulmuesi transferohet te Trabzonspor: Shpresoj që klubi të blejë kartonin tim, jam 100% në formë

    Befason Muçi, sulmuesi transferohet te Trabzonspor: Shpresoj që klubi të blejë kartonin tim, jam 100% në formë

    Në Stamboll, tek Beshiktash zbarkoi se një super yll, një talent që shihej si një investim i madh për të tashmen dhe të ardhmen, por gjërat nuk shkuan si duhet për Ernest Muçin, me sulmuesi kuqezi që pak nga pak humbi statusin dhe shkëlqimin e tij. Makthi merr fund për futbollistin e Kombëtares pasi më në fund arrin të gjejë një sistemim të ri, të paktën për momentin.
    Në mënyrë të papritur, Beshiktash ka lënë të lirë Muçin për t’u transferuar tek ekipi i Trabzonspor, një rival i tyre direkt në Superligën turke, për më tepër e kanë lëshuar në formë huazimi me të drejtë blerje, detaje që u zbuluan nga vetë Muçi pasi zbarkoi në aeroport:

    “Këtë sezon jam këtu si i huazuar, por në kontratë ekziston edhe opsioni për blerje. Dua që ky opsion të shfrytëzohet dhe do bëj më të mirën. Jam shumë i emocionuar për të dhënë kontributin tim për ekipin. Jam i hapur për të luajtur në pozicione të ndryshme. Jam një lojtar fleksibël dhe mendoj se kjo cilësi do të jetë një avantazh për ekipin. Kam folur me trajnerin. Kam besim tek ai dhe besoj se do të kemi sukses. Jam plotësisht gati fizikisht. Jam në 100% të formës sime dhe mezi po e pres të nis sezonin”, u shpreh ish sulmuesi i Tiranës.
    Muçi ishte pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e shtatorit, por sulmuesi u largua pasi kishte disa shqetësime të vogla fizike.
    ()

  • “Nuk rri aty ku nuk më duan”, Muçi drejt largimit nga Beshiktashi

    “Nuk rri aty ku nuk më duan”, Muçi drejt largimit nga Beshiktashi

    Ernest Muçi po mendon largimin nga skuadra e Besikatas gjatë meraktos së verës. Është media turke “Hurriyet” e cila ka zbuluar prpaskenat se çkfarë po ndodh mes yllit të Shqipërisë dhe klubit të Beshiktash.

    Sipas asaj që shkruan “Hurriyet”, Muçi i ka bërë të ditur drejtuesve të Beshiktash se ai nuk mund të qendrojë në një klub ku nuk e duan.
    “Nuk dua të qëndroj aty ku nuk më duan”, kjo raportohet nga Turqia t’u jetë thënë drejtuesve të Beshiktashit përmes agjentit të Muçit. Vetë klubi turk kërkon të arkëtojë rreth 12 milionë euro prej shitjes së tij.

    Kujtojmë që ylli kuqezi u bë pjesë e Beshiktashit në shkurt të viti të shkaur, ku turqit paguan 10 milionë euro për ta transferuar nga Legia.
    Pavarësisht se ai nuk është konsideruar për një pjesë të ndeshjeve si titullar, Muçi ia ka dalë të shënojë 11 gola dhe të asistojë katër të tjerë. Fanellën e Beshiktashit ndërkohë e ka mbajtur veshur 55 herë.

  • Ernest Muçi tejkalon pritshmëritë, Beshiktash bën gjithçka për ta pasur gati për derbin ndaj Fenerbahçes

    Ernest Muçi tejkalon pritshmëritë, Beshiktash bën gjithçka për ta pasur gati për derbin ndaj Fenerbahçes

    Ekipi mjekësor i Beshiktashit po punon intensivisht për të rikuperuar sulmuesin shqiptar, Ernest Muçi, me synimin që ai të jetë i gatshëm për derbin e madh ndaj Fenerbahçes, më 4 maj. Muçi pësoi një dëmtim muskulor gjatë një ndeshjeje të fundit në Superligën turke dhe që atëherë ka nisur një program të posaçëm rikuperimi nën kujdesin e mjekëve dhe fizioterapistëve të klubit.
    Stafi teknik i Beshiktashit e konsideron Muçin si një lojtar kyç në repartin ofensiv, ndaj prania e tij në këtë përballje të rëndësishme është e një rëndësie të veçantë. Derbi me Fenerbahçen është vendimtar për ambiciet e klubit në kampionat dhe mund të ndikojë ndjeshëm në pozitat përfundimtare në renditje.
    Burime të mediave turke pranë klubit raportojnë se lojtari ka bërë përparim të dukshëm dhe pritet të rifillojë stërvitjet me grupin në ditët në vijim. Vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij do të merret pak ditë para ndeshjes, në varësi të gjendjes fizike dhe ecurisë së rikuperimit. Beshiktash shpreson të ketë në dispozicion versionin më të mirë të Muçit për të përballuar një nga sfidat më të forta të sezonit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Muçi nis titullar në Kupë, gjën golin e parë të Beshiktash

    Muçi nis titullar në Kupë, gjën golin e parë të Beshiktash

    Asiston Rafa Silva, Muçi shënon golin e parë të Beshiktash në Kupë

    Ernest Muçi rikthehet të shënojë me Beshiktash dhe këtë tiranasi e bëri në sfidën e sotme ndaj Goztepe për Kupën e Turqisë.

    Në minutën e 30 të ndeshjes, sulmuesi bardhezievitoi pozicionin jashtë loje dhe ia doli të shënonte në portën e Goztepe për avantazhin e përkohshëm të Beshiktashit me shifrat 1-0.

    Ndërkohë me daljen me karton të kuq të Sanuç, Beshiktash pësoi 3 gola duke dalë nga gara për trofeun e Kupës së Turqisë.

    ⚽ Asist: Rafa Silva⚽ Gol: Ernest Muçipic.twitter.com/r6ak0DCrZ8— FutbolArena (@futbolarena) April 3, 2025

    Vazhdo leximin