Besfort Llamallari
TIRANË- Në krye të drejtësisë në Shqipëri do të jetë Ministri i ri Besfort Lamallari, i cili u prezantua sot nga kryeministri Rama.
Në fjalën e tij, Llamallari u shpreh se duhet të kenë prioritet mbyllja e punës për Kodin Penal dhe Kodin Civil, të nisura nga “paraardhësi” I tij Ulsi Manja. Po ashtu ai theksoi se digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat është një element i rëndësishëm.
“Miratimi i paketës ligjore që lidhet me standardet e reformës në Drejtësi, dhe angazhimet që kemi marrë përballë BE, për mbylljen me sukses të Kodit Penal, Kodit Civil, mbylljen me sukses të procedurave dhe kjo do të shërbejë standardeve më të mira për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por edhe të një sistemi drejtësie më efecient, dhe llogaridhënës. Gjithashtu një element i rëndësishëm është digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat, në mënyrë që të kemi një sistem më transparent dhe angazhimeve që kemi marrë drejtë Komisionit Europian, për shtetin e së drejtës,” tha Lamallari./ ZËRI




