Tag: besëlidhja

  • Besëlidhja dominon Superligën, fitore për Apoloninë e Teutën, suksesi i parë për Pogradecin

    Besëlidhja dominon Superligën, fitore për Apoloninë e Teutën, suksesi i parë për Pogradecin

    Është rikthyer sot Superliga në basketboll për meshkuj (java 8) pas ndeshjeve të kombëtares dhe Besëlidhja kampione fiton thellë 94-47 ndaj Vllaznisë, duke qëndruar e pamposhtur. Suksesi i 8-të për kampionët në po kaq takime të luajtura, duke dominuar në fushë, ndeshje ku u dallua kolektiviteti (5 lojtarë mbi 10 pikë).
    Pa shumë vështirësi fiton edhe Teuta, që në fushën e saj mundi 90-71 Fieri Basket. Skuadra durrsake u shkëput 28-8 që në periodën e parë dhe e ruajti këtë avantazh deri në fund. Memcaj me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërsa 27 pikët e Picard për fierakët mbetën për statistikë.
    Fitoren e parë në kampionat korri Pogradeci, që mundi 93-74 në Vlorë skuadrën e Flamurtarit. Një përballje mes dy ekipeve më të dobta në renditje, por në fund liqenorët (Taylor 30 pikë e 13 rebound) arritën të dalin fitues dhe marrin suksesin e shumëpritur, ndërsa vlonjatët janë ende në fund.
    Apolonia qëndron në vendin e dytë pas fitores 111-80 në fushën e Elbasanit, duke u rikthyer te suksesi. Edhe pse vendasit e nisën mirë ndeshjen, shpejt miqtë nga Fieri marrin frenat e lojës në dorë, duke u shkëputur e merituar fitoren. Quincy me 26 pikë u dallua për Apoloninë, mbështetur edhe nga Campbell me 22 pikë.
    Superliga-Meshkuj, Java e 8-të
    Elbasani – Apolonia, 80-111
    Vllaznia – Besëlidhja, 47-94
    Teuta – Fieri Basket, 90-71
    Flamurtari – Pogradeci, 74-93
    Kamza Basket – Skënderbeu, 7 dhjetor
    Tirana – Partizani, 7 dhjetor
    Renditja: Besëlidhja 16 pikë, Apolonia 15 pikë, Teuta 14 pikë, Tirana 13 pikë, Vllaznia 13 pikë, Kamza Basket 11 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Fieri Basket 10 pikë, Elbasani 10 pikë, Pogradeci 9 pikë,  Partizani 8 pikë, Flamurtari 7 pikë.

  • Përmbytet përsëri brenda 10 ditëve lagja “Besëlidhja” në Lezhë

    Përmbytet përsëri brenda 10 ditëve lagja “Besëlidhja” në Lezhë

    Lagjja “Besëlidhja” në Lezhë është përmbytur sërish gjatë natës, pasi reshjet e dendura kanë përfshirë zonën.
    Uji ka arritur në disa centimetra lartësi, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore të lagjes.
    Kjo është hera e dytë brenda 10 ditëve që lagjja “Besëlidhja” përmbytet, duke shtuar shqetësimet e komunitetit për mungesë të infrastrukturës së duhur të drenazhimit dhe përballjen e vështirë me reshjet intensive.
    Lezha mbetet një prej qarqeve më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit, me reshjet intensive që po vijojnë të shkaktojnë probleme në disa zona të qytetit dhe periferive.
     

  • Përkeqësimi i motit/ Përmbytet lagjja “Besëlidhja” në Lezhë, rrugët kthehen në lumenj

    Përkeqësimi i motit/ Përmbytet lagjja “Besëlidhja” në Lezhë, rrugët kthehen në lumenj

    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme gjatë natës së mbrëmshme në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.
    Shiç shihet edhe në pamje, e gjithë zona është ‘pushtuar’ nga uji dhe rrugët janë kthyer në lumenj. Kjo ka vështirësuar edhe lëvizjen e qindra qytetarëve.
    Sipas banorëve të zonës, uji ka depërtuar në rrugë dhe në disa raste ka hyrë edhe pranë ambienteve të banimit, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.
    Sipas sinoptikanëve, reshje të ngjashme dhe situatë problematike pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.
     

  • Rrugët e kthyera në lumenj/ Reshje intensive shiu gjatë natës, përmbytet lagja “Besëlidhja” në Lezhë

    Rrugët e kthyera në lumenj/ Reshje intensive shiu gjatë natës, përmbytet lagja “Besëlidhja” në Lezhë

    Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet e dendura të shiut gjatë natës së mbrëmshme janë kthyer në problem serioz për banorët e lagjes “Besëlidhja” në Lezhë.
    E gjithë zona është pushtuar nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e qindra qytetarëve që u është dashur të përballen me ujin në hyrjet e banesave.
    Nga ana e bashkisë Lezhë bëhet me dije se situata do të marrë zgjidhje vetëm pas përfundimit të projektit që po zbatohet për trajtimin e ujërave të bardha dhe të zeza në këtë lagje, një investim i cili – sipas tyre – do të eliminojë përmbytjet e përsëritura.
    Sipas sinoptikanëve, reshje të ngjashme dhe situatë problematike pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

  • Tirana i shkakton humbjen e parë Apolonisë, Besëlidhja udhëheq e vetme Superligën

    Tirana i shkakton humbjen e parë Apolonisë, Besëlidhja udhëheq e vetme Superligën

    Java e 7-të e Suerpligës në basketboll për meshkuj solli ndryshime në krye të renditjes. Tirana fitoi 87-83 në Fier ndaj Apolonisë, duke u shkaktuar vendasve humbjen e parë sezonale. Një ndeshje ku bardheblutë patën një epërsi të lehtë shumicën e kohës dhe e metiaun fitoren. Ëilliams me 28 pikë e Massie me 22 pikë shkëlqyen për Tiranën.
    Besëlidhja fitoi pa probleme 115-64 ndaj Skënderbeu në “Asllan Rusi”, duke dominuar në fushë në të gjitha drejtimet. Hamati me 19 pikë e Dean me 18 pikë u dalluan për lezhjanët, që e thelluan epërsinë me kalimin e minutave. Pas këtij suksesi, skuadra e Besëlidhjes, ende e pamposhtur, kryeson e vetme renditjen.
    Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe skuadra e Elbasanit, që mundi 107-78 Flamurtarin në Vlorë dhe i largohet fundit të renditjes. Edhe pse vendasit e nisën mirë takimin, shpejt miqtë rikuperuan, duke u shkëputur. Triplett me 28 pikë e Skëndaj me 26 pikë bënë diferencën në fushë për Elbasanin.
    Edhe Teuta fiton jashtë fushe, duke mundur Pogradecin 80-84, në mbyllje të një ndeshje me rivalitet dhe emocione në minutat e fundit. Durrsakët morën frenat e lojës në mesin e takimit, ku dhe nisën të shkëputeshin. Gorea me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Teutën, ndërsa 31 pikët e Taylor për Pogradecin mbetën për statistikë.
    Superliga-Meshkuj, java e 7-të
    Besëlidhja – Skënderbeu, 115-64
    Apolonia – Tirana, 83-87
    Flamurtari – Elbasani, 78-107
    Pogradeci – Teuta, 84-90
    Vllaznia – Fieri Basket, 16 nëntor
    Kamza Basket – Partizani, 16 nëntor
    Renditja: Besëlidhja 14 pikë, Apolonia 13 pikë, Tirana 13 pikë, Teuta 12 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Vllaznia 10 pikë, Kamza Basket 9 pikë, Fieri Basket 8 pikë, Partizani 7 pikë, Pogradeci 7 pikë, Flamurtari 7 pikë.

  • Një Bibël e re për shqiptarët/ “Besëlidhja e re Interlineare” bazohet në gjuhët origjinale

    Një Bibël e re për shqiptarët/ “Besëlidhja e re Interlineare” bazohet në gjuhët origjinale

    Për herë të parë lexuesi shqiptar do të ketë në dorë një Bibël të bazuar plotësisht nga gjuhët origjinale, aramaishtja, hebraishtja dhe greqishtja.

    “Besëlidhja e re Interlineare”, Bibla Pro vjen me një botim dygjuhësh, ku krah për krah tekstit greqisht, vendoset ai shqip, si kurorëzim i punës disa-vjeçare të përkthyesve, teologëve dhe gjuhëtarëve ungjillorë, me drejtues pastor Arben Pango.
    “Një përkthim i pastër, i rrjedhshëm, i përshtatshëm, për lexim dhe predikim të përditshëm. As gjë nuk është fshehur, fjala e Zotit bëhet e kuptueshme. Një version që do ta kishin zili shumë gjuhë të tjera“, u shpreh pastori Arben Pango.
    Qëllimi i këtij projekti është të ofrojë qartësi, saktësi dhe transparencë në përkthimin e tekstit biblik, duke ruajtur me besnikëri gjuhët origjinale, për ta bërë tekstin më të kuptueshëm për studiuesit dhe lexuesit shqiptarë.
    Në aktivitetin e promovimit morën pjesë gjuhëtarë, studiues, teologë, pastorë dhe përkthyes, të cilët argumentuan vlerat e këtij botimi të ri të Biblës.
    “Ky lloj përkthimi synon qartë një shkallë të lartë besnikërie gjuhësore dhe shkencore ndaj tekstit origjinal”, tha Anila Kananaj nga Insituti i Gjuhësisë dhe i letërsisë.
    Ky përkthim është risi për studimet biblike dhe gjuhësore në vendin tonë.
    “Varianti interlinear përbën një mjet të rëndësishëm më së pari për studiuesit e Biblës, por edhe për predikuesit dhe studiuesit e letërsisë shqipe”, tha pastori Meriton Cungu.
    Drejtuesi i projekti, pastor Arben Pango, thekson rëndësinë e vazhdimësisë së përkthimit, i cili do të vijojë me pjesën tjetër të Shkrimit të Shenjtë, Besëlidhjen e Vjetër, nga gjuhët origjinale.
    Besëlidhja e Re me përkthim interlinear në shqip do të ketë kontaktin e parë me lexuesin në Panairin e Librit, që  nis edicionin e 28-të këtë të mërkurë.

    Top Channel

  • Besëlidhja e Apolonia të pamposhtura dhe komandojnë Superligën, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

    Besëlidhja e Apolonia të pamposhtura dhe komandojnë Superligën, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

    Janë zhvilluar takimet e raundit të 6-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione vazhdon të jetë e pamposhtur (bashkë me Apoloninë), duke triumfuar sot thellë 103-59 ndaj Kamza Basket. Ndeshje e komanduar nga lezhjanët, ku plot 11 lojtarë realizuan në koshin e skuadrës kamzali (Edmonds me 18 pikë më i miri).
    Fitore të rëndësishme korri në kryeqytet ekipi i Apolonisë, që mundi 99-71 Partizanin. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në të dytën vjen shkëputja e skuadrës fierake. Campbell me 23 pikë ishte më i miri për Apoloninë, ndërsa 32 pikët e Davis për Partizanin mbetën për statistikë.
    Një moment të mirë po kalon skuadra e Skënderbeut, që mundi 106-83 Fieri Basket në Korcë. Wakerfield me 40 pikë ishte lider për korcarët, që e merituan fitoren. Pa probleme triumfon edhe Tirana, që mundi 110-66 Flamurtarin e vendit të fundit. 6 lojtarë bardheblu realizuan mbi 10 pikë.
    Fiton edhe Vllaznia, që në fushën e saj mundi 80-60 Pogradecin, që ende nuk ka asnjë fitore. Bryant me 27 pikë e Parker me 21 pikë u dalluan për shkodranët. Java e 6-të do të mbyllet ditën e hënë me ndeshjen Elbasani-Teuta.
    Superliga-Meshkuj, java e 6-të
    Tirana – Flamurtari, 110-66
    Vllaznia – Pogradeci, 80-60
    Skënderbeu – Fieri Basket, 106-83
    Partizani – Apolonia, 71-99
    Besëlidhja – Kamza Basket, 103-59
    Elbasani – Teuta, 10 nëntor
    Renditja: Besëlidhja 12 pikë, Apolonia 12 pikë, Tirana 11 pikë, Vllaznia 10 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Kamza Basket 9 pikë, Teuta 8 pikë, Fieri Basket 8 pikë, Partizani 7 pikë, Elbasani 6 pikë, Pogradeci 6 pikë, Flamurtari 6 pikë.

  • Besëlidhja e Apolonia udhëheqin Superligën të pamposhtura, fitorja e parë për Partizanin

    Besëlidhja e Apolonia udhëheqin Superligën të pamposhtura, fitorja e parë për Partizanin

    Java e 5-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka qenë e tejzgjatur, e luajtur në disa ditë, por në fund në krye të renditjes vazhdojnë të jenë ekipet e Besëlidhjes dhe Apolonisë, ende të pamposhtura.
    Kampionët e Besëlidhjes, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë) fituan 113-52 ndaj Fieri Basket. Ndërsa skuadra tjetër fierake, ajo e Apolonisë, mundi 92-88 Kamza Basket jashtë fushe (Campbell 38 pikë).
    Fitoren e parë në Superligë korri Partizani, që mundi 101-62 Flamurtarin (Davis 42 pikë e Austrin 31 pikë), ndërsa Vllaznia triumfoi pa probleme në Elbasan ndaj ekipit vendës me rezultatin 101-74 (Fitzgerald 24 pikë).
    Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Skënderbeu fitoi 111-66 derbin me Pogradecin, ndeshje ku u dallua Brown me 42 pikë). Ndërsa ndeshja e fundit e kësaj jave, ajo mes Teutës dhe Tiranës, do të luhet më 6 nëntor në Durrës.
    Superliga-Meshkuj, java e 5-të
    Elbasani – Vllaznia, 74-101
    Partizani – Flamurtari, 101-62
    Pogradeci – Skënderbeu, 66-111
    Kamza Basket – Apolonia, 88-92
    Besëlidhja – Fieri Basket, 113-52
    Teuta – Tirana, 6 nëntor
    Renditja: Besëlidhja 10 pikë, Apolonia 10 pikë, Kamza Basket 8 pikë, Vllaznia 8 pikë, Skënderbeu 8 pikë, Teuta 7 pikë, Tirana 7 pikë, Fieri Basket 7 pikë, Elbasani 6 pikë, Partizani 6 pikë, Pogradeci 5 pikë, Flamurtari 5 pikë.

  • Besëlidhja e Apolonia ende të pamposhtura kryesojnë Superligën, fitore të vështira për Tiranën e Vllazninë

    Besëlidhja e Apolonia ende të pamposhtura kryesojnë Superligën, fitore të vështira për Tiranën e Vllazninë

    Janë luajtur takimet e javës së 4-t të Superligës në basketboll për meshkuj, ku sërish në krye të renditjes janë Besëlidhja dhe Apolonia me pikë të plota. Kampionët lezhjanë fituan thellë 124-76 ndaj Pogradecit në “Asllan Rusi”.
    Ndeshje e komanduar nga Besëlidhja, që u shkëput nga perioda në periodë. Edmonds me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për kampionët, ndërsa 29 pikët e Taylor për pogradecarët mbetën vetëm për statistikë.
    Apolonia, falë 24 pikëve të Campbell dhe 22 pikëve të Bate, mundi pa sbhumë probleme Flamurtarin me rezultatin 98-57. Nuk zhgënjen as Skënderbeu, që në fushën e tij mposhti 122-93 Elbasanin, ndeshje ku 4 lojtarë të ekipit korcar realizian mbi 20 pikë.
    Një fitore të vështirë korri Tirana, që në fund mundi 72-69 ndaj Vllaznisë, dy skuadra pretendente për titull këtë sezon. Një ndeshje e ekuilibruar shumicën e kohës, ku për bardheblutë u dallua Massie me 26 pikë.
    Jashtë fushe fiton Teuta, që mundi 75.71 Partizanin, me të kuqtë që janë ende në fund të renditjes pa asnjë fitore. Triumf me përmbysje për durrsakët, ku Gorea realizoi 19 pikë e 12 rebound, ndërsa 49 pikët e dyshes Davis-Austin për të kuqtë mbetën për statistikë.
    Superliga-Meshkuj, java e 4-t
    Apolonia – Flamurtari, 98-57
    Tirana – Vllaznia, 72-69
    Besëlidhja – Pogradeci, 124-76
    Partizani – Teuta, 71-75
    Skënderbeu – Elbasani, 122-93
    Fieri Basket – Kamza Basket, 27 tetor
    Renditja: Besëlidhja 8 pikë, Apolonia 8 pikë, Teuta 7 pikë, Tirana 7 pikë, Vllaznia 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Kamza Basket 5 pikë, Fieri Basket 5 pikë, Elbasani 5 pikë, Partizani 5 pikë, Pogradeci 4 pikë, Flamurtari 4 pikë.

  • Besëlidhja e Apolonia komandojnë në Superligë, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

    Besëlidhja e Apolonia komandojnë në Superligë, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

    Besëlidhja kampione vijon të dominojë Superligën në basketboll për meshkuj pas javës së tretë. Lezhjanët fituan thellë 144-74 ndaj Elbasanit jashtë fushe, duke udhëhequr renditjen me 6 pikë të plota. Një ndeshje që ishte si një stërvitore për Besëlidhjen, ku 7 lojtarë realizuan mbi 13 pikë.
    Të njëjtin ritëm ndjek ekipi i Apolonisë, që fitoi 85-61 në Durrës ndaj Teutës, duke qëndruar në krye bashkë me lezhjanët me pikë të plota. Fierakët u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke mundur një rival direkt për titull. Ademokoya me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.
    Pa problem fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 94-67 Skënderbeun, duke korrur suksesin e dytë sezonal. Hysenagolli me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit. Fitore të rëndësishme korri Vllaznia, që falë 33 pikëve e 12 rebound të Bryant, mundi në fushën e saj, mundi 87-77 Partizanin.
    Superliga-Meshkuj, java e 3-të
    Elbasani – Besëlidhja, 74-144
    Vllaznia – Partizani, 87-77
    Teuta – Apolonia, 61-85
    Tirana – Skënderbeu, 94-67
    Pogradeci – Fieri Basket, 19 tetor
    Kamza Basket – Flamurtari, 19 tetor
    Renditja: Besëlidhja 6 pikë, Apolonia 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Tirana 5 pikë, Teuta 5 pikë, Elbasani 4 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Kamza Basket 3 pikë, Fieri Basket 3 pikë, Partizani 3 pikë, Pogradeci 2 pikë, Flamurtari 2 pikë.