Tag: bertil

  • “Nuk jam…”/ Vrau kushëririn, Gjykata e Vlorës jep vendimin për Alliajn, zbardhet dëshmia e tij para togave të zeza

    “Nuk jam…”/ Vrau kushëririn, Gjykata e Vlorës jep vendimin për Alliajn, zbardhet dëshmia e tij para togave të zeza

    Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt disa ditë më parë në fshatin Gjorm. Gjatë seancës gjyqësore, Alliaj është shfaqur i heshtur dhe ka deklaruar para trupit gjykues: “Nuk jam në gjendje të flas… jam dakord me ato që tha avokati.”
    Kujtojmë që Bertil Aliaj prej 10 vitesh ishte në kërkim si pjesëmarrës në “masakrën e Çoles” ndodhur në Vlorë dhe ka marrë një dënim prej 35 vitesh në mungesë për ngjarjen e rëndë.
    Ndërkohë që prej ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, Bertil Aliaj ka qenë i fshehur dhe, sipas policisë, ai lëvizte me pasaportë kosovare.
    Ngjarja:
    Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 1 nentorit, në rrugën përpara banesës së autorit të dyshuar, pas një konflikti për motive të dobëta.
    Gjatë debatit, 32-vjeçari Bertil Alliaj, kushëri i viktimës, dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.
    Menjëherë pas krimit, autori i dyshuar ishte larguar në zonën malore përreth, por forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me grupin hetimor të Prokurorisë, zhvilluan kërkime të pandërprera gjatë gjithë natës. Rreth orës 01:05 të mëngjesit, ai u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë.

  • Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

    Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

    Gjykata e Shkallës së parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “ arrest ne burg” për Bertil Alliaj, i cili akuzohet se vrau me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij, Dalan Alliaj, në fshatin Gjorm të Vlorës.
    Seanca e cila ka zgjatur për më shumë se 60 minuta është drejtuar nga gjyqtar Etien Isak ndërsa Alba Meta prokuror. Gjate seancës i pandehuri ka theksuar “nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me avokatin”.
    Bertil Alliaj u arrestua më 2 nëntor në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur pas krimit.  Pas pesë orësh ndjekjeje, Bertil Alliaj u lokalizua dhe u arrestua nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri e llojit “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e krimit, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.
    Bertil Alliaj rezulton person në kërkim prej vitesh dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me masakrën e Çoles në vitin 2015.
     

  • Vrau kushëririn e tij fshatin Gjorm, Gjykata e Vlorës dënon me burg Bertil Alliaj: Nuk jam në gjendje të flas

    Vrau kushëririn e tij fshatin Gjorm, Gjykata e Vlorës dënon me burg Bertil Alliaj: Nuk jam në gjendje të flas

    Autori i vrasjes së kryer në Gjorm të Selenicës, Bertil Aliaj, ka dalë sot përpara gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Vlorë.

    Nën masa të rrepta dhe me forca të shumta të policisë së Vlorës, por edhe të FNSH-së së Fierit, u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë.
    Përpara togave të zeza ai u shpreh: “Nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me avokatin.”
    Aliajt i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” mbi akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Seanca ka zgjatur 90 minuta.
    Bertil Aliaj prej 10 vitesh ishte në kërkim si pjesëmarrës në “masakrën e Çoles” ndodhur në Vlorë dhe ka marrë një dënim prej 35 vitesh në mungesë për ngjarjen e rëndë.
    Ndërkohë që prej ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, Bertil Aliaj ka qenë i fshehur dhe, sipas policisë, ai lëvizte me pasaportë kosovare.

    Top Channel

  • Arrest me burg për Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt në Gjorm

    Arrest me burg për Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt në Gjorm

    Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bertil Ismail Alliaj, 32 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt në fshatin Gjorm disa ditë më parë. Gjatë seancës, e cila u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, i riu u shfaq i heshtur dhe deklaroi se nuk ishte në gjendje të fliste, duke u pajtuar me përfaqësimin e avokatit të tij.

    Bertil Alliaj akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, sipas nenve 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

    Gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe ka dhënë vendimin në datën 5 nëntor 2025, ora 12:23.

    LEXO EDHE: Vlorë/ Akuzohet se vrau kushëririn, mbërrin në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie, Bertil Alliaj

    Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

    DOKUMENTI: 

  • Lihet në burg 32-vjeçari që vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, ja çfarë deklaroi në gjyq

    Lihet në burg 32-vjeçari që vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, ja çfarë deklaroi në gjyq

    Në një seancë gjyqësore që zgjati rreth dy orë në Gjykatën e Vlorës, togat e zeza i komunikuan masën e sigurisë “arrest në burg” Bertil Alliajt, i cili katër ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri djalin e xhaxhait, Dalan Alliaj.
    Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me dyer të mbyllura, ndërsa Bertil Alliaj u shoqërua për në sallën e gjyqit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
    A2 CNN mëson se para gjyqtarëve të çështjes Alliaj ka deklaruar: “Nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me çdo gjë që thotë avokati”. Ai përfaqësohej në seancë me avokatin Redi Llanaj.
    Bertil Alliaj ekzekutoi kushëririn e tij Dalan Alliaj katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës.
    Vrau djalin e xhaxhait, Bertil Alliaj paraqitet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie32-vjeçari u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orë kërkimesh nga policia pas ngjarjes së rëndë. Përmes një njoftimi, Policia sqaroi se ishte sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.
    Ai është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje dhe rezultonte i shpallur në kërkim si autor i masakrës së Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj.
    Një konflikt për motive banale degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga dy grupe me tre djem të moshave 18-21 vjeç secili dhe la pas tre viktima. Të dënuar më parë për masakrën e Çoles janë edhe Aleksander Llanaj si dhe Ani Begaj i kapur dy vite më parë pas disa viteve në arrati, ndërsa Bertil Alliaj kishte qenë në arrati prej vitit 2015.

  • Vrau kushëririn për ‘një arsye të fortë’, mbërrin në Gjykatën e Vlorës nën masa të rrepta sigurie Bertil Alliaj

    Vrau kushëririn për ‘një arsye të fortë’, mbërrin në Gjykatën e Vlorës nën masa të rrepta sigurie Bertil Alliaj

    BERTIL ALLIAJ

    VLORË- Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në mesditë në Gjykatën e Shkallës së parë në Vlorë, Bertil Alliaj për t’u njohur me masën e sigurisë.
    Ai akuzohet si vrasësi i djalit të xhaxhait të tij, shtetasit Dalan Alliaj. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës, ndërsa autori tha se krimin e kishte kryer për një arsye të fortë, por pa specifikuar realisht shkakun e konfliktit mes tyre. 
    ‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, u shpreh 32-vjeçari. 

    32-vjeçari u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orësh kërkime nga policia pas ngjarjes së rëndë. Përmes një njoftimi, Policia sqaroi se ishte sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.
    32-vjeçari është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje dhe rezultonte i shpallur në kërkim si autor i masakrës së Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj.
    Një konflikt për motive banale degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga dy grupe me tre djem të moshave 18-21 vjeç secili dhe la pas tre viktima. Të dënuar më parë për masakrën e Çoles janë edhe Aleksander Llanaj si dhe Ani Begaj i kapur dy vite më parë pas disa viteve në arrati, ndërsa Bertil Alliaj kishte qenë në arrati prej vitit 2015./ZËRI 

  • Vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, Bertil Alliaj paraqitet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

    Vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, Bertil Alliaj paraqitet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

    Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në mesditë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, Bertil Alliaj për t’u njohur me masën e sigurisë. Alliaj është transportuar në gjykatë nën shoqërimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
    Ai akuzohet si vrasësi i djalit të xhaxhait të tij, shtetasit Dalan Alliaj. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës.
    32-vjeçari u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orë kërkimesh nga policia pas ngjarjes së rëndë. Përmes një njoftimi, Policia sqaroi se ishte sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.
    32-vjeçari është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje dhe rezultonte i shpallur në kërkim si autor i masakrës së Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj.
    Një konflikt për motive banale degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga dy grupe me tre djem të moshave 18-21 vjeç secili dhe la pas tre viktima. Të dënuar më parë për masakrën e Çoles janë edhe Aleksander Llanaj si dhe Ani Begaj i kapur dy vite më parë pas disa viteve në arrati, ndërsa Bertil Alliaj kishte qenë në arrati prej vitit 2015.

  • Akuzohet për vrasjen e kushëririt, paraqitet në Gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj

    Akuzohet për vrasjen e kushëririt, paraqitet në Gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj

    Paraqitet në gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm. Në ambientet e Gjykatës së Vlorës ka mbërritur Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjormë.
    Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë të pranishme në ambientet e gjykatës për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë seancës.
    Bertil Alliaj do të njihet sot me masën e sigurisë që do të vendosë gjykata.

  • Akuzohet për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm, paraqitet në Gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj

    Akuzohet për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm, paraqitet në Gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj

    Paraqitet në gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm.

    Në ambientet e Gjykatës së Vlorës ka mbërritur Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjormë.
    Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë të pranishme në ambientet e gjykatës për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë seancës.
    Bertil Alliaj do të njihet sot me masën e sigurisë që do të vendosë gjykata.

    Top Channel

  • Në kërkim për masakrën e Çoles, si i shpëtoi Bertil Alliaj policisë, viktima e ndihmonte me lekë gjatë viteve të arratisë

    Në kërkim për masakrën e Çoles, si i shpëtoi Bertil Alliaj policisë, viktima e ndihmonte me lekë gjatë viteve të arratisë

    dalan dhe bertil alliaj

    VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Vlorë, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Dalan Alliaj. Ai u qëllua disa herë nga afër, nga kushëriri i tij Bertil Alliaj, një shtetas i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 35-vite burg në mungesë për Masakrën e Çoles. Pore dhe pse në kërkim për vrasje, Bertil Alliaj arriti që të qëllonte për vdekje kushëririn e tij, i cili sipas dëshmive të familjarëve, e kishte ndihmuar financiarisht gjatë kohësh që autori ishte në arrati, që prej vitit 2015.
    Bertil Alliaj deklaroi në polici se e ka kryer vrasjen për një arsye të fortë, të cilët nuk mund ta bëjë publike, por la të kuptohet se mund ta bëjë më vonë. 
    ‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, u shpreh 32-vjeçari. 

    Dalan Alliaj kishte shkruar në Gjorm, pasi babai i autorit ishte operuar dhe ka shkuar aty për vizitë. Ndërsa mësohet se autori jetonte jashtë me pasaportë false të Kosovës dhe janë takuar në Gjorm. 
    Dalan Alliaj ishte biznesmen dhe e ka ndihmuar kushëririn me të ardhura gjatë kohës që ishte në arrati. 
    Viktima konsiderohej si një djalë i mirë dhe i shkolluar, ndërsa për autorin thonë se kishin kohë që nuk e kishin parë në fshat. 
    Në vitin 2015 autori ishte i përfshirë në Masakrën e Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj, dhe ishte i dënuar për 35 vite burg. Ndërkohë policia e Vlorës ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonë, për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale.
    Çfarë ndodhi
    Bertil Alliaj ishte rikthyer në Gjormë 2 ditë më parë,dhe për tiu shmangur arrestimit nga policia përdorte një pasaportë të falsifikuar me identitetin e një shtetasi nga Kosova. Ai thirri mbrëmjen e të shtunës Dalan Alliaj, 36 vjeç babai i 2 fëmijëve për të sqaruar një bisedë, takim që përfundoi tragjikisht. Bertil Alliaj rezulton si një nga personat më të kërkuar nga drejtësia për masakrën e Çolës në 2015, për të cilën ishte dënuar me 35 vite burg në mungesë. Në këtë ngjarje mbetën të vrarë 3 të rinj, Akil Hasanaj, Ardi Velaj si dhe Albi Limaj.
    Ngjarja ndodhi si pasojë e një sherri banal të nisur në një kazino të qytetit bregdetar ku Hasanaj dhe Velaj dhunuan në një lokal lojërash fati 21-vjeçarin Xhuliano Lutaj. Disa orë pas sherrit, shokët e këtij të fundit mes të cilëve Bertil Alliaj, kanë shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe janë hakmarrë. Nga ana tjetër, Dalan Alliaj, viktima e të shtunës në mbrëmje që u ekzekutua nga djali i xhaxhait të tij, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. /ZËRI