Tag: bërthamor

  • Dilema e Trumpit për programin bërthamor të Iranit… Ta verifikojë apo ta shkatërrojë?

    Dilema e Trumpit për programin bërthamor të Iranit… Ta verifikojë apo ta shkatërrojë?

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i habiti gati të gjithë kur njoftoi në Zyrën Ovale – gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu – se bisedime të drejtpërdrejta të nivelit të lartë për programin bërthamor të Iranit, janë caktuar për 12 prill në Oman.

    Nuk është e qartë nëse Irani donte ta mbante të fshehtë këtë, por ministri i Jashtëm Abbas Araqxhi e ndjeu shumë të nevojshme të thoshte në pikë të natës, me kohën në Teheran, se bisedimet do të jetë të tërthorta, e kundërta e asaj që e tha Trumpi.
    Pavarësisht formatit, të dyja palët e kanë paraqitur këtë si takim eksplorues për të kuptuar nëse bisedimet mund të zhvillohen.
    Por, brenda titujve fshihet një debat më i thellë strategjik: Çfarë duan të bëjnë saktësisht Shtetet e Bashkuara me programin bërthamor të Iranit – ta mbikëqyrin rreptë apo ta shkatërrojnë plotësisht?
    Trump ka qenë i qartë për qëllimin përfundimtar të Uashingtonit: Irani nuk duhet të lejohet kurrë të ketë ndonjë armë bërthamore. Ajo që ai nuk e ka thënë në mënyrë të prerë është nëse kjo nënkupton vendosjen e kufizimeve për programin bërthamor të Iranit, apo shkatërrimin e tij tërësisht.
    Në vend të tij kanë folur anëtarët e lartë të administratës së tij, por ata kanë dërguar mesazhe kundërthënëse.
    Steve Witkoff, i dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, i cili do ta udhëheqë delegacionin amerikan në bisedimet në Oman, tha muajin e kaluar se Uashingtoni dëshiron ta krijojë “një program verifikues, në mënyrë që askush të mos shqetësohet për armët e mundshme që dalin nga materiali bërthamor i Iranit”.
    Kjo nënkuptonte se Shtetet e Bashkuara duan ta kufizojnë pasurimin e uraniumit dhe ta vendosin një mekanizëm mbikëqyrës për të garantuar se programi bërthamor i Iranit mbetet paqësor – për çfarë Irani pretendon se ka qenë gjithmonë qëllimi i tij.
    Megjithatë, këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dha një mesazh ndryshe pak ditë më vonë, duke theksuar se administrata kërkon “çmontim të plotë”, dhe shtoi: “Irani duhet të heqë dorë nga programi i tij në një mënyrë që e sheh e gjithë bota”.
    Cili duhet të jetë synimi i SHBA-së?Mbështetësit e shkatërrimit të plotë të programit bërthamor të Iranit thonë se kjo është mënyra e vetme e sigurt për të garantuar se Irani nuk do të zotërojë kurrë armë bërthamore.
    Behnam Taleblu, drejtor i programit për Iranin në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD), me seli në Uashington, argumenton se Trump nuk duhet të merret me kontrollin e armëve.
    “Në vend kufizimit, Irani duhet të detyrohet ta shkatërrojë tërësisht programin bërthamor”, tha Taleblu për Radion Evropa e Lirë (REL).
    Ai e pranoi se shkatërrimi i tij është veprim “me rrezik të lartë”, por argumentoi se është i arritshëm dhe i domosdoshëm, përmes trysnisë, si rritja e sanksioneve dhe zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Izraelin.
    Më 9 prill, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj pesë entiteteve dhe një individi në Iran për mbështetjen e tyre për programin bërthamor, përfshirë edhe Organizatën për Energji Atomike të Iranit (AEOI).
    Dhe, nëse bisedimet janë të pafrytshme, Taleblu tha se Trumpi duhet të jetë i gatshëm të largohet nga to.
    “Republika Islamike do ta mendojë përnjëmend dorëzimin vetëm nëse e di që Amerika ka mundësi të vërtetë për t’u larguar nga bisedimet”, shtoi ai.
    Një mbështetës i madh i shkatërrimit të plotë të programit bërthamor iranian është Netanyahu, i cili ka hedhur idenë e një “marrëveshjeje në stilin e Libisë,” një ide që Teherani e ka kundërshtuar kamotshëm.
    Të tjerë argumentojnë se çdo kërkesë për shkatërrimin e plotë të programit do të vlerësohej në Teheran si vetëvrasje politike.
    “Kërkesat e SHBA-së për shkatërrimin e plotë, ose një marrëveshje ‘në stilin e Libisë’, që përfshin prishjen e të gjithë programit bërthamor iranian, do të ishin të papranueshme për Teheranin”, tha Gregory Brew, analist për Iranin në Eurasia Group, me seli në Nju Jork.
    Ai argumentoi se vendosja e një skeme verifikimi për të mbajtur nën kontroll programin bërthamor të Iranit “do të ofronte, të paktën, një bazë për diskutime të mëtejshme”.
    Por, nëse Uashingtoni ngul këmbë për të rrënuar plotësisht programin bërthamor të Iranit, “bisedimet do të përfundojnë shpejt dhe rreziku për përshkallëzim ushtarak do të rritet”, shtoi Brew.
    A është Irani i gatshëm të rrezikojë shkuarjen në luftë?Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, nga e cila Trump u tërhoq në vitin 2018, skadon zyrtarisht në tetor. Me përfundimin e saj, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do ta humbasë fuqinë për të rivendosur sanksione ndaj Iranit.
    Pra, Perëndimit po i soset si koha, ashtu edhe me durimi.
    Trump e ka paralajmëruar Iranin se do ta bombardojë, nëse nuk arrihet marrëveshje.
    Franca, një tjetër anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nënshkruese e marrëveshjes së 2015-ës, ka shprehur shqetësimin se mungesa e një marrëveshjeje të re do ta bëjë përplasjen ushtarake “pothuajse të pashmangshme”.
    Shtetet e Bashkuara kanë shtuar ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në rajon. Prej javësh ato kanë nisur sulme ajrore kundër rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani, duke përdorur armatimin më të sofistikuar, kundër një grupi që as nuk ka forca ajrore.
    “Këto dislokime i ofrojnë SHBA-së kërcënim të besueshëm ushtarak, i cili mund të përdoret për ta rritur trysninë mbi Iranin”, tha Brew.
    “SHBA-ja po dërgon sinjale të qarta se është e gatshme për përshkallëzim, nëse bisedimet dështojnë, ose nëse Irani e përparon programin drejt armatimit”, shtoi ai.
    Rreziqet për regjimin janë shumë të larta, theksoi ai.
    Por, Taleblu beson se Irani është në thelb i kujdesshëm ndaj rreziqeve dhe nuk do të dëshirojë përballje ushtarake.
    “Ka raste në histori – edhe pse të rralla – ku regjimi është tërhequr dukshëm nga një synim sigurie për të cilin kishte investuar shumë kapital”, tha ai.
    “Kur Teherani ka ndier forcë dhe vendosmëri për shtimin e ndëshkimeve dhe imponimin e kostove me kalimin e kohës, që mund të kërcënojnë seriozisht regjimin, ai është tërhequr”, sipas tij.
    Tani do të ketë diplomaci në Oman. Koha po soset. Pyetja është: kush do të tërhiqet i pari?/REL

    Top Channel

  • Trump vendos sanksione për programin bërthamor të Iranit, ministri iranian: Presioni amerikan ngre dyshime për sinqeritetin e SHBA-së në bisedime

    Trump vendos sanksione për programin bërthamor të Iranit, ministri iranian: Presioni amerikan ngre dyshime për sinqeritetin e SHBA-së në bisedime

    Administrata Trump vendosi sanksione që synojnë programin bërthamor të Iranit, vetëm disa ditë para fillimit të bisedimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit në Oman.

    Raundi i fundit i sanksioneve synon pesë entitete dhe një individ në Iran të akuzuar për mbështetjen e programit të tij bërthamor.
    “Ndjekja e pamatur e regjimit iranian për armë bërthamore mbetet një kërcënim i madh për Shtetet e Bashkuara dhe një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale”, tha në një deklaratë sekretari i Thesarit Scott Bessent.
    “Thesari do të vazhdojë të përdorë mjetet dhe autoritetet tona për të penguar çdo përpjekje të Iranit për të çuar përpara programin e tij bërthamor dhe axhendën e tij destabilizuese”, shtoi Bessent.
    Edhe pse Presidenti Donald Trump ka kërkuar dialog me Iranin, administrata e tij ka vazhduar fushatën e saj të presionit maksimal të sanksioneve që filloi në mandatin e tij të parë.
    Në një opinion në Washington Post, Ministri i Jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi tha se “këmbëngulja e administratës për të rifilluar politikën e ‘presionit maksimal’ përpara çdo ndërveprimi diplomatik” ka rritur mosbesimin dhe dyshimet e Iranit për “sinqeritetin e synimeve” të SHBA-së.

    Top Channel

  • Negociatat SHBA-Iran për programin bërthamor, zëdhënësi i Kremlinit: I mbështesim plotësisht bisedimet

    Negociatat SHBA-Iran për programin bërthamor, zëdhënësi i Kremlinit: I mbështesim plotësisht bisedimet

    Kremlini tha të martën se Rusia mbështet bisedimet direkte dhe indirekte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për programin bërthamor të Teheranit, duke i parë ato si një mundësi për të ulur tensionet mes dy vendeve.

    Gjatë një telefonate konferencë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov përsëriti mbështetjen e Moskës për një zgjidhje politike dhe diplomatike të çështjes.
    “Ne e dimë se disa kontakte, të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, janë planifikuar në Oman. Dhe sigurisht, kjo është e mirëpritur, pasi mund të çojë në një ulje të tensioneve rreth Iranit”, tha ai.
    Media shtetërore iraniane gjithashtu raportoi të martën se bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit do të zhvillohen më 12 prill në Oman. Megjithatë, konteksti i këtyre konsultimeve mbetet i paqartë.
    Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën se të dy vendet janë afër fillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta, por ministri i jashtëm i Iranit sqaroi se diskutimet do të jenë të tërthorta dhe do të zhvillohen përmes ndërmjetësve.
    Trump ka deklaruar vazhdimisht në muajt e fundit se po kërkon një marrëveshje me Iranin për programin e tij të gjatë bërthamor, ndërsa në të njëjtën kohë paralajmëroi për veprime ushtarake nëse nuk ka përparim në këtë drejtim.
    Rusia dhe Irani kanë forcuar marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe ushtarake që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Moska ka përdorur gjerësisht dronët iranianë kundër personelit ushtarak dhe infrastrukturës ukrainase. Në të kaluarën, Rusia ka ofruar të ndërmjetësojë negociatat midis Teheranit dhe Uashingtonit.

    Top Channel

  • Pa një marrëveshje për Iranin, konfrontimi ushtarak “pothuajse i pashmangshëm”

    Pa një marrëveshje për Iranin, konfrontimi ushtarak “pothuajse i pashmangshëm”

    Ali Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, ka paralajmëruar se një veprim ushtarak kundër Republikës Islamike do ta shtynte Teheranin që të zhvillonte armë bërthamore. Ndërkaq, Franca ka ndezur alarmin për programin bërthamor të Iranit, duke paralajmëruar se nëse nuk ka një marrëveshje deri në muajin tetor, konfrontimi ushtarak do të jetë “pothuajse i pashmangshëm”.

    Problemi kryesor
    Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 1 prill se Shtetet e Bashkuara ose duhet t’i qasen Iranit si një partner ekonomik ose ta trajtojnë si një armik.
    “Ata mund të flasin për përfitime ekonomike dhe të kenë një bashkëpunim fer me Iranin për çështje ekonomike nga të cilat përfitojnë të dyja palët”, tha ai gjatë një interviste televizive.
    Por, Larijani, ish-kryetar i parlamentit dhe ish-këshilltar për siguri kombëtare, shtoi se kërcënimet ushtarake kundër Iranit vetëm sa do të përkeqësojnë situatën.
    “Nëse Amerika apo Izraeli e sulmojnë Iranin nën pretekstin e çështjeve bërthamore, Irani mund të lëvizë drejt krijimit të një bombe bërthamore”, tha ai.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta bombardojë Iranin nëse nuk ka marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.
    Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, mes Teheranit dhe fuqive botërore, nga e cila Trump u tërhoq më 2018, është paraparë të skadojë në tetor. Kur marrëveshja të skadojë, fuqitë botërore nuk do të jenë në gjendje më që të rivendosin sanksione të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit.
    Duke e pranuar këtë fakt, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, gjatë një adresimi para Parlamentit më 2 prill paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje të re, “konfrontimi ushtarak duket pothuajse i pashmangshëm”.
    Irani ka refuzuar propozimin e Trumpit për bisedime të drejtpërdrejta, duke thënë se do të pajtohej për bisedime indirekte nëse presidenti i SHBA-së heq dorë nga fushata e tij e “presionit maksimal”. Megjithatë, Trump pretendoi më 3 prill se ai mendon që Irani e ka ndryshuar qëndrimin e tij. Por, më 6 prill Ministria e Jashtme iraniane përsëriti po të njëjtin refuzim për bisedime të drejtpërdrejta.
    Barrot tha se “prioriteti ynë” është që të arrihet një marrëveshje “që kufizon në mënyrë të qëndrueshme” programin bërthamor të Iranit dhe që një kufizim i tillë të mund të mbikëqyret.
    Por, nga SHBA-ja kanë janë dhënë mesazhe kontradiktore, me të dërguarin e posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, që ka bërë thirrje për “shpërbërjen e plotë” të programit.
    Fabian Hinz, hulumtues në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, tha se stërvitjet ushtarake të mbajtura së voni dhe zbulimi i bazave raketore sugjerojnë se Teherani e konsideron të besueshëm kërcënimin ushtarak. Rritja e pranisë ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme padyshim që ka ndikuar në këtë perceptim.
    Ai i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se një sulm ushtarak do të “blinte kohë” në vend se të shkatërronte aftësinë bërthamore të Iranit, pasi “dija nuk mund të bombardohet”.
    Hinz argumentoi se nëse programi bërthamor i Iranit sulmohet, ai do të vazhdojë në mënyrë të fshehtë. Ai shtoi se identifikimi dhe shënjestrimi i zinxhirëve të furnizimit në Iran mund të “pengojë shumë programin bërthamor”.
    Deklaratat e Larijanit, veçmas për zhvillimin e mundshëm të një bombe bërthamore, kanë nxitur një reagim të fuqishëm brenda Iranit.
    Analisti reformist, Ahmad Zeidabadi, tha se Republika Islamike “vetëm po e bën më të vështirë situatën për vete dhe më të lehtë për Amerikën dhe Izraelin” kur zyrtarët tentojnë të lavdërohen për forcën ushtarake të Iranit dhe aftësinë për të armatosur programin bërthamor.
    Ministri i Kulturës, Abbas Salehi, ka hedhur poshtë mundësinë që Irani të ketë armë bërthamore, duke insistuar se fatva (vendim fetar) e Khameneit kundër zhvillimit të armëve bërthamore nuk do të ndryshojë bazuar në çështjet aktuale sepse ajo është e rrënjosur “në parime fetare”.
    Hinz tha se “nga perspektiva iraniane, do të kishte kuptim që të merreshin shumë seriozisht të gjitha veprimet e Trumpit sepse ai e ka vrarë një nga anëtarët më të lartë të regjimit”, duke iu referuar vrasjes së udhëheqësit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike, gjeneralit Qassem Soleimanit, më 2020./REL

    Top Channel

  • Pa një marrëveshje për Iranin, konfrontimi ushtarak ‘pothuajse i pashmangshëm’

    Pa një marrëveshje për Iranin, konfrontimi ushtarak ‘pothuajse i pashmangshëm’

    Ali Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, ka paralajmëruar se një veprim ushtarak kundër Republikës Islamike do ta shtynte Teheranin që të zhvillonte armë bërthamore. Ndërkaq, Franca ka ndezur alarmin për programin bërthamor të Iranit, duke paralajmëruar se nëse nuk ka një marrëveshje deri në muajin tetor, konfrontimi ushtarak do të jetë “pothuajse i pashmangshëm”.

    Problemi kryesor

    Larijani, këshilltar i lartë i liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 1 prill se Shtetet e Bashkuara ose duhet t’i qasen Iranit si një partner ekonomik ose ta trajtojnë si një armik.

    “Ata mund të flasin për përfitime ekonomike dhe të kenë një bashkëpunim fer me Iranin për çështje ekonomike nga të cilat përfitojnë të dyja palët”, tha ai gjatë një interviste televizive.

    Por, Larijani, ish-kryetar i parlamentit dhe ish-këshilltar për siguri kombëtare, shtoi se kërcënimet ushtarake kundër Iranit vetëm sa do të përkeqësojnë situatën.

    “Nëse Amerika apo Izraeli e sulmojnë Iranin nën pretekstin e çështjeve bërthamore, Irani mund të lëvizë drejt krijimit të një bombe bërthamore”, tha ai.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta bombardojë Iranin nëse nuk ka marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.

    Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, mes Teheranit dhe fuqive botërore, nga e cila Trump u tërhoq më 2018, është paraparë të skadojë në tetor. Kur marrëveshja të skadojë, fuqitë botërore nuk do të jenë në gjendje më që të rivendosin sanksione të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit.

    Duke e pranuar këtë fakt, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, gjatë një adresimi para Parlamentit më 2 prill paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje të re, “konfrontimi ushtarak duket pothuajse i pashmangshëm”.

    Irani ka refuzuar propozimin e Trumpit për bisedime të drejtpërdrejta, duke thënë se do të pajtohej për bisedime indirekte nëse presidenti i SHBA-së heq dorë nga fushata e tij e “presionit maksimal”. Megjithatë, Trump pretendoi më 3 prill se ai mendon që Irani e ka ndryshuar qëndrimin e tij. Por, më 6 prill Ministria e Jashtme iraniane përsëriti po të njëjtin refuzim për bisedime të drejtpërdrejta.

    Barrot tha se “prioriteti ynë” është që të arrihet një marrëveshje “që kufizon në mënyrë të qëndrueshme” programin bërthamor të Iranit dhe që një kufizim i tillë të mund të mbikëqyret.

    Por, nga SHBA-ja kanë janë dhënë mesazhe kontradiktore, me të dërguarin e posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, që ka bërë thirrje për “shpërbërjen e plotë” të programit.

    Fabian Hinz, hulumtues në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, tha se stërvitjet ushtarake të mbajtura së voni dhe zbulimi i bazave raketore sugjerojnë se Teherani e konsideron të besueshëm kërcënimin ushtarak. Rritja e pranisë ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme padyshim që ka ndikuar në këtë perceptim.

    Ai i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se një sulm ushtarak do të “blinte kohë” në vend se të shkatërronte aftësinë bërthamore të Iranit, pasi “dija nuk mund të bombardohet”.

    Hinz argumentoi se nëse programi bërthamor i Iranit sulmohet, ai do të vazhdojë në mënyrë të fshehtë. Ai shtoi se identifikimi dhe shënjestrimi i zinxhirëve të furnizimit në Iran mund të “pengojë shumë programin bërthamor”.

    Deklaratat e Larijanit, veçmas për zhvillimin e mundshëm të një bombe bërthamore, kanë nxitur një reagim të fuqishëm brenda Iranit.

    Analisti reformist, Ahmad Zeidabadi, tha se Republika Islamike “vetëm po e bën më të vështirë situatën për vete dhe më të lehtë për Amerikën dhe Izraelin” kur zyrtarët tentojnë të lavdërohen për forcën ushtarake të Iranit dhe aftësinë për të armatosur programin bërthamor.

    Ministri i Kulturës, Abbas Salehi, ka hedhur poshtë mundësinë që Irani të ketë armë bërthamore, duke insistuar se fatva (vendim fetar) e Khameneit kundër zhvillimit të armëve bërthamore nuk do të ndryshojë bazuar në çështjet aktuale sepse ajo është e rrënjosur “në parime fetare”.

    Hinz tha se “nga perspektiva iraniane, do të kishte kuptim që të merreshin shumë seriozisht të gjitha veprimet e Trumpit sepse ai e ka vrarë një nga anëtarët më të lartë të regjimit”, duke iu referuar vrasjes së udhëheqësit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike, gjeneralit Qassem Soleimanit, më 2020. 

  • Pas sulmit rus me dronë, dëmtohet rëndë ndërtesa e re e kontrollit të Çernobilit

    Pas sulmit rus me dronë, dëmtohet rëndë ndërtesa e re e kontrollit të Çernobilit

    Guaska mbrojtëse e termocentralit bërthamor të Çernobilit është dëmtuar rëndë pas një sulmi rus me dronë.

    Për javë të tëra, autoritetet ukrainase janë përpjekur të kufizojnë dëmtimin e guaskës mbrojtëse të termocentralit bërthamor të Çernobilit. Dëmi u shkaktua në mes të shkurtit pas një sulmi me dronë rus në mbylljen e re mbrojtëse, NSC (New Safe Confinement). Autoriteteve iu deshën tre javë për të shuar zjarrin që shpërtheu në stacion.
    Siç raportohet nga Hryhori Ischenko, kreu i agjencisë ukrainase përgjegjëse për zonën e centralit bërthamor, po bëhen përpjekje për të mbyllur një vrimë prej 15 metrash katrorë, si dhe rreth 200 boshllëqe më të vogla në kabinën mbrojtëse. Sipas tij, në stacion ekspertë nga institute të ndryshme kërkimore janë duke bërë vlerësimin e gjendjes së objektit.
    Ndërtimi i NSC, i cili u ndërtua gjatë rrethimit të mëparshëm, me synimin për të kufizuar më tej përhapjen e rrezatimit radioaktiv pas shpërthimit në termocentralin bërthamor në vitin 1986, kushtoi qindra milionë euro dhe kërkoi ndihmën e 10,000 njerëzve nga 40 vende të ndryshme. Projekti përfundoi në vitin 2019, dymbëdhjetë vjet pas nënshkrimit të kontratës përkatëse.
    Aktualisht, siç thotë Ischenko, ende nuk dihet shkalla e plotë e dëmit të shkaktuar nga sulmi rus, kjo pritet të ndodhë pas një vlerësimi të plotë të situatës. “Nivelet e rrezatimit janë normale. Stafi vazhdon punën normalisht. Vetëm sistemi i rregullimit të presionit nuk funksionon më dhe ka një rritje të lehtë të lagështisë në atmosferë, e cila është rezultat i goditjes dhe rënies së presionit brenda trupit”, shpjegon Ischenko.
    Sipas ekspertëve, rënia e presionit brenda KKS-së nuk përbën një kërcënim të menjëhershëm, por kjo nuk do të thotë se nuk ka rreziqe të tjera.
    Aktualisht është e pamundur të rindërtohet rrethimi i mëparshëm, i ndërtuar në vitin 1986 pas shpërthimit mbi pjesët e dëmtuara të stacionit, sipas Dmytro Khumenyuk nga Qendra Shtetërore Teknike Shkencore për Sigurinë Bërthamore të Ukrainës.
    Në fund të fundit, NSC u ndërtua pikërisht sepse guaska e mëparshme ishte bërë e papërdorshme dhe ekziston shqetësimi se një pjesë e guaskës së brendshme mund të shembet në çdo kohë. Nëse kjo do të ndodhte tani, kur NSC është dëmtuar rëndë, sasi të mëdha pluhuri radioaktiv do të “ngrihen lart” , duke rezultuar në një rrjedhje radioaktiviteti.
    “Për momentin mbyllja mbrojtëse nuk mund të kryejë funksionin e saj, domethënë të kufizojë plotësisht radioaktivitetin e pranishëm në stacion”, shton Humenyuk. Ekspertët theksojnë sigurisht se nuk ka arsye për frikë për banorët.
    Si mund të mbyllet vrima?
    “Do të jetë e pamundur të riparohet këmisha mbrojtëse në terren, sepse radioaktiviteti është intensiv dhe do të prekte edhe punëtorët”. Kutia mbrojtëse ishte ndërtuar diku tjetër dhe ishte transportuar me shina në stacion, për t’u vendosur mbi kutinë e vjetër. Por tani këto shina nuk ekzistojnë më, ndaj do të duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër”, thekson më tej Humeniuk. Megjithatë, nëse realisht ka një alternativë, si dhe sa do të kushtojë puna e riparimit, nuk dihet.
    Siç raportohet në faqen e internetit të termocentralit bërthamor, më 18 mars, përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vizituan Çernobilin. Ata shqyrtuan specifikimet teknike të NSC, si dhe hapësirën nën kabinën mbrojtëse dhe folën me menaxhmentin e centralit bërthamor. Përfundimisht, ata arritën në përfundimin se në fazën e parë duhet të ndahen 400 mijë euro për vlerësimin e dëmit nga një ekip ekspertësh, të cilat do të sigurohen nga Fondi Ndërkombëtar i Çernobilit për Bashkëpunim (ICCA).

    Top Channel

  • Irani refuzoi bisedimet për programin bërthamor, Trump kërcënon me tarifa dhe veprime ushtarake

    Irani refuzoi bisedimet për programin bërthamor, Trump kërcënon me tarifa dhe veprime ushtarake

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e kërcënoi Iranin me disa masa – nisur nga sanksionet dhe tarifat e reja deri te veprimet ushtarake.

    Kjo, pasi presidenti iranian refuzoi mbajtjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.
    “Do të shohim nëse mund të bëjmë diçka. Nëse jo, do të jetë një situatë e keqe”, u tha Trump gazetarëve më 30 mars, derisa fluturonte nga Florida për në Uashington.
    “Unë do të preferoja një marrëveshje në vend të alternativës tjetër, që mendoj se të gjithë në këtë aeroplan e dinë se çfarë është. Ajo nuk do të ishte një gjë e bukur”, shtoi ai.
    Më herët, Trump paralajmëroi se “nëse nuk bëjnë marrëveshje, do të ketë bombardime dhe do të jenë bombardime që ata nuk i kanë parë kurrë më parë”.
    Ai, gjithashtu, tha se është duke shqyrtuar vendosjen e tarifave ndaj vendeve që blejnë naftë nga Irani, si pjesë e strategjisë së tij për “presion maksimal” kundër Teheranit.
    Më herët gjatë ditës, presidenti iranian, Masud Pezeshkian, e kundërshtoi publikisht mbajtjen e negociatave të drejtpërdrejta me Uashingtonin për programin e tij bërthamor – gjë që ishte propozuar në një letër që Trump i kishte dërguar Teheranit në fillim të këtij muaji.
    “Edhe pse në këtë përgjigje është hedhur poshtë mundësia e negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve, është theksuar se rruga për negociata indirekte mbetet e hapur”, tha Pezeshkian.
    Zyrtarë të lartë iranianë edhe më parë kanë folur kundër idesë së mbajtjes së bisedimeve direkte me Shtetet e Bashkuara, por komentet e Pezeshkianit shënojnë refuzimin e parë zyrtar nga Irani.
    Në përgjigje, Departamenti amerikan i Shtetit tha se “presidenti Trump ka qenë i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk mund ta lejojnë Iranin të ketë armë bërthamore”.
    “Presidenti shprehu gatishmërinë e tij për të diskutuar një marrëveshje me Iranin. Nëse regjimi iranian nuk dëshiron marrëveshje, presidenti është i qartë: Ai do të ndjekë opsione të tjera, të cilat do të jenë shumë të këqija për Iranin”, tha ai.
    Prej se Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë në janar, administrata e tij ka theksuar vazhdimisht se Irani nuk duhet të lejohet të ketë armë bërthamore, ndërsa ka paralajmëruar se veprimet ushtarake janë po ashtu në tryezë, nëse Irani refuzon idenë e Trumpit.
    Irani pohon se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.
    Por, një raport i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, i publikuar në shkurt, nxori në pah se Irani ka përshpejtuar prodhimin e uraniumit, që përdoret për armë. /REL

    Top Channel

  • Trump: Nëse Irani nuk ulet në bisedime do të ketë bombardime që ata nuk i kanë parë kurrë më parë!

    Trump: Nëse Irani nuk ulet në bisedime do të ketë bombardime që ata nuk i kanë parë kurrë më parë!

    -Botuar në radion “Europa e Lirë”-
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e kërcënoi Iranin me disa masa – nisur nga sanksionet dhe tarifat e reja deri te veprimet ushtarake.

    Kjo, pasi presidenti iranian refuzoi mbajtjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.
    “Do të shohim nëse mund të bëjmë diçka. Nëse jo, do të jetë një situatë e keqe”, u tha Trump gazetarëve më 30 mars, derisa fluturonte nga Florida për në Uashington.
    “Unë do të preferoja një marrëveshje në vend të alternativës tjetër, që mendoj se të gjithë në këtë aeroplan e dinë se çfarë është. Ajo nuk do të ishte një gjë e bukur”, shtoi ai.
    Më herët, Trump paralajmëroi se “nëse nuk bëjnë marrëveshje, do të ketë bombardime dhe do të jenë bombardime që ata nuk i kanë parë kurrë më parë”.
    Ai, gjithashtu, tha se është duke shqyrtuar vendosjen e tarifave ndaj vendeve që blejnë naftë nga Irani, si pjesë e strategjisë së tij për “presion maksimal” kundër Teheranit.
    Më herët gjatë ditës, presidenti iranian, Masud Pezeshkian, e kundërshtoi publikisht mbajtjen e negociatave të drejtpërdrejta me Uashingtonin për programin e tij bërthamor – gjë që ishte propozuar në një letër që Trump i kishte dërguar Teheranit në fillim të këtij muaji.
    “Edhe pse në këtë përgjigje është hedhur poshtë mundësia e negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve, është theksuar se rruga për negociata indirekte mbetet e hapur”, tha Pezeshkian.
    Zyrtarë të lartë iranianë edhe më parë kanë folur kundër idesë së mbajtjes së bisedimeve direkte me Shtetet e Bashkuara, por komentet e Pezeshkianit shënojnë refuzimin e parë zyrtar nga Irani.
    Në përgjigje, Departamenti amerikan i Shtetit tha se “presidenti Trump ka qenë i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk mund ta lejojnë Iranin të ketë armë bërthamore”.
    “Presidenti shprehu gatishmërinë e tij për të diskutuar një marrëveshje me Iranin. Nëse regjimi iranian nuk dëshiron marrëveshje, presidenti është i qartë: Ai do të ndjekë opsione të tjera, të cilat do të jenë shumë të këqija për Iranin”, tha ai.
    Prej se Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë në janar, administrata e tij ka theksuar vazhdimisht se Irani nuk duhet të lejohet të ketë armë bërthamore, ndërsa ka paralajmëruar se veprimet ushtarake janë po ashtu në tryezë, nëse Irani refuzon idenë e Trumpit.
    Irani pohon se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.
    Por, një raport i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, i publikuar në shkurt, nxori në pah se Irani ka përshpejtuar prodhimin e uraniumit, që përdoret për armë.

  • Refuzoi negociatat me SHBA-në, Trump kërcënon Iranin: Do të ketë bombardime nëse…

    Refuzoi negociatat me SHBA-në, Trump kërcënon Iranin: Do të ketë bombardime nëse…

    Presidenti Donald Trump dërgoi një paralajmërim të theksuar për Iranin për mundësinë e bombardimeve dhe taksave sekondarë nëse Republika Islamike nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara mbi programin e saj bërthamor.

    “Nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime,” tha Trump në një intervistë telefonike për NBC News.
    Presidenti i Iranit tha të dielën se Republika Islamike refuzoi negociatat me SHBA-në mbi programin e saj bërthamor që po zhvillohet me shpejtësi, duke ofruar përgjigjen e parë të Teheranit për një letër që Trump i dërgoi liderit suprem të vendit.
    Trump përmendi gjithashtu mundësinë e rivendosjes së presionit ekonomik, të ngjashëm me veprimet e tij të mëparshme.
    “Ka mundësi që nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje, unë do të vendos tarifa sekondarë ndaj tyre, siç bëra katër vjet më parë,” tha Trump për moderatoren e “Meet the Press”, Kristen Welker.
    Gjatë mandatit të tij të parë, Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, një pakt që vendoste kufizime të rrepta mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

    Top Channel