Tag: bërthamor

  • Polonia do të nisë ndërtimin e centralit të saj të parë bërthamor

    Polonia do të nisë ndërtimin e centralit të saj të parë bërthamor

    Ndërtimi i centralit të parë bërthamor të Polonisë do të fillojë tani, pasi Komisioni Evropian miratoi kërkesën e Varshavës për të ndarë 14.2 miliardë euro ndihmë shtetërore për projektin.
    Vendimi u mirëprit nga kryeministri Donald Tusk, i cili tha në një mbledhje të kabinetit se kjo do të thotë që “ndërtimi do të jetë në gjendje të fillojë menjëherë”, që këtë muaj.
    Centrali bërthamor, i cili do të ketë një kapacitet deri në 3.75 gigavat (GW), do të ndërtohet në bregdetin verior të Detit Baltik të Polonisë.

    Pritet të fillojë funksionimin në gjysmën e dytë të viteve 2030.

  • Tërmeti i fuqishëm në Japoni, IAEA: Nuk ka anomali në centralin bërthamor të Fukushimës

    Tërmeti i fuqishëm në Japoni, IAEA: Nuk ka anomali në centralin bërthamor të Fukushimës

    Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se autoritetet japoneze kanë raportuar se deri në këtë moment nuk është regjistruar asnjë anomali në ish-centralin bërthamor të Fukushimës, i cili u bë epiqendra e katastrofës bërthamore të vitit 2011.

    Sipas mediave ndërkombëtare, tërmeti i fortë i sotëm ka prekur edhe zonat që dikur u goditën nga cunami shkatërrimtar, përfshirë edhe kompleksin e Fukushimës.

    IAEA bëri të ditur se, si masë paraprake, centrali ka pezulluar përkohësisht procesin e shkarkimit të ujit të trajtuar në oqean.

    Ky proces përfshin lëshimin e ujit të kontaminuar më parë, i cili është pastruar përmes sistemit të avancuar të përpunimit të lëngjeve, të njohur si ALPS (Advanced Liquid Processing System).

    Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa deri tani nuk raportohet për rrezik të shtuar bërthamor.

  • Marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë, zyrtari amerikan: Jemi shumë afër, 10 metrat e fundit janë më të vështirat

    Marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë, zyrtari amerikan: Jemi shumë afër, 10 metrat e fundit janë më të vështirat

    Një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës është “shumë afër”, deklaroi i dërguari i Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg.

    Ai tha për Forumit Kombëtar të Mbrojtjes Reagan se përpjekjet për të zgjidhur konfliktin janë në “10 metrat e fundit”, të cilat zakonisht janë më të vështirat.
    Kellogg identifikoi të ardhmen e Donbasit dhe centralin bërthamor të Zaporizhias si çështjet kryesore të pazgjidhura.
    “Nëse i zgjidhim këto dy çështje, pjesa tjetër do të shkojë mjaft mirë. Jemi pothuajse atje. Jemi shumë, shumë afër,” tha ai.
    Një draft fillestar i planit të paqes të SHBA-së parashikonte që Ukraina t’ia dorëzonte Rusisë Donetskun dhe Luhanskun, dy rajonet kryesore të Donbasit, ende nën kontrollin ukrainas dhe ku mijëra ushtarë kanë humbur jetën gjatë mbrojtjes së atdheut.
    Centrali bërthamor i Zaporizhias, aktualisht jashtë shërbimit, ndodhet në një zonë të kontrolluar nga Rusia dhe kërkon energji të besueshme për të ftohur gjashtë reaktorët e mbyllur dhe për të menaxhuar karburantin e shpenzuar, për të shmangur ndonjë incident katastrofik bërthamor.

    Top Channel

  • Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

    Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

    Kupola gjigante e vendosur mbi centralin bërthamor të Çernobilit nuk është më në gjendje të mbajë të izoluar materialin radioaktiv pas një sulmi me dron në fillim të këtij viti, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
    Sipas deklaratës së publikuar të premten, struktura New Safe Confinement (NSC), kupola e madhe prej çeliku që mbulon reaktorin e shkatërruar, u “dëmtua rëndë” gjatë sulmit të 14 shkurtit dhe ka “humbur funksionet e saj kryesore të sigurisë, përfshirë aftësinë për të izoluar rrezatimin”.
    Ukraina fajësoi Rusinë për sulmin, akuzë që Kremlini e mohoi. Sulmi ndezi një zjarr dhe dëmtoi kupolën mbrojtëse të strukturës, thotë IAEA.
    Agjencia bërthamore rekomandon rinovim të thellë të kupolës kolosale, vendosur disa vite më parë për të lejuar operacionet e pastrimit dhe për të garantuar sigurinë e zonës, pothuajse 40 vjet pas katastrofës më të madhe bërthamore në histori.
    “Janë kryer disa riparime të përkohshme në çati, por restaurimi i plotë dhe i shpejtë është thelbësor për të shmangur degradimin e mëtejshëm dhe për të garantuar sigurinë afatgjatë bërthamore”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Mariano Grossi. Ai shtoi se strukturat mbajtëse të NSC-së dhe sistemet e monitorimit nuk kanë pësuar dëmtime të përhershme.
    IAEA, e cila ka një ekip të përhershëm në vendngjarje, thotë se do të vazhdojë të mbështesë çdo përpjekje për rikthimin e plotë të sigurisë bërthamore në Çernobil.
    Çernobili është rikthyer disa herë në qendër të vëmendjes gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Në ditët e para të ofensivës së vitit 2022, trupat ruse morën kontrollin e centralit dhe mbajtën peng stafin, përpara se t’ia linin sërish Ukrainës një muaj më vonë.
    Struktura NSC, e ndërtuar mes viteve 2010–2019, është hangari më i madh i lëvizshëm tokësor në botë. Ajo u krijua për të mbuluar reaktorin numër 4 dhe për të bllokuar rrezatimin për 100 vitet e ardhshme. Projekti kushtoi 2.1 miliardë euro, i financuar nga më shumë se 45 shtete dhe organizata ndërkombëtare.
    Katastrofa bërthamore e 26 prillit 1986 përhapi rrezatim në Ukrainë, Bjellorusi, Rusi dhe shumë vende të tjera europiane. Mbi 30 persona humbën jetën në qytetin e afërt Pripjat, ndërsa mijëra të tjerë kanë vuajtur pasojat e rrezatimit ndër vite. Shkallët e kancerit dhe keqformimeve të lindjes mbeten ende të larta në zonat e prekura.

  • Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit

    Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit

    Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore ka njoftuar se mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor në Çernobil është jofunksionale për shkak të dëmeve të shkaktuara nga dronët. Ukraina për këtë e fajëson Rusinë.
    Fjala është për mburojën e njohur si “Konvoji i Sigurisë” ose Arka, e cila u ndërtua pas katastrofës bërthamore në Çernobil më 1986 me qëllim të ndalimit të përhapjes së rrezatimit. Nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), e cila është agjenci e OKB-së, javën e kaluar u njoftua se me një sulm me dron në shkurt të këtij viti ishte dëmtuar struktura e mburojës, raporton reuters.
    Drejtori i IAEA-s, Rafael Grossi, deklaroi se mburoja e ka humbur funksionin e saj kryesor të sigurisë, por se nuk ka pasur dëmtime të përhershme të strukturës mbajtëse apo të sistemit të monitorimit. Ai theksoi se janë kryer disa riparime, por se është i domosdoshëm një ndërhyrje gjithëpërfshirëse për të parandaluar degradimin e mëtejshëm dhe për të siguruar sigurinë bërthamore afatgjatë.

  • Programi bërthamor/ Diplomati iranian udhëton në Paris, bisedime me homologun francez më 26 nëntor

    Programi bërthamor/ Diplomati iranian udhëton në Paris, bisedime me homologun francez më 26 nëntor

    Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, do të zhvillojë bisedime me homologun e tij iranian në Paris më 26 nëntor për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale, si dhe programin bërthamor të kontestuar të Iranit, tha të hënën ministria e jashtme e Francës.

    “Kjo do të jetë një mundësi për ne që t’i bëjmë thirrje Iranit që të përmbushë detyrimet e tij ndaj IAEA-s dhe për një rifillim të shpejtë të bashkëpunimit me agjencinë”, tha ministria e jashtme përpara udhëtimit të Abbas Araqchi-t në Francë.

    Dy ministrat do të diskutojnë gjithashtu fatin e dy shtetasve francezë, të cilëve nuk u lejohet të largohen nga Irani pasi janë liruar dhe qëndrojnë në ambasadën franceze në Teheran, tha ministria.

    Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit konfirmoi vizitën e planifikuar, duke shtuar se Araqchi do të diskutonte gjithashtu fatin e një studente iraniane, e cila u lirua me kusht nga Franca në fund të tetorit. Teherani tha në atë kohë se do të përpiqej për lirimin e plotë të studentit.

    Mahdieh Esfandiari, një studente që jeton në qytetin francez të Lionit, u arrestua këtë vit për postime anti-Izrael në mediat sociale./ Reuters.

  • Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania

    Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania

    Dronët janë parë përsëri mbi infrastrukturën kritike në Belgjikë: Aeroporti i Liège-it u detyrua të pezullojë punën të dielën në mbrëmje pasi u vunë re disa dronë. Drona janë parë edhe mbi një termocentral bërthamor pranë Antwerpit.
    Trafiku ajror në aeroport, i cili është një nga aeroportet më të mëdha të mallrave në Evropë, u pezullua për gati një orë në mbrëmje. Ditët e fundit i njëjti problem ka shkaktuar ndërprerje të trafikut edhe në aeroportet në Liège dhe Bruksel.
    Tre dronë mbi termocentralin bërthamor
    Tre dronë u vunë re gjithashtu mbi termocentralin bërthamor Doel pranë Antwerpit. Një zëdhënës i termocentralit shpjegon se nuk ka pasur pezullime të punës, por ata janë të sensibilizuar me gjendjen.
    Duke pasur parasysh numrin e madh të dronëve që janë parë kohët e fundit, Ministria Gjermanee Mbrojtjes njoftoi javën e kaluar se Bundeswehri po ndihmonte Belgjikën të mbrohej kundër dronëve. Belgjika ka kërkuar më parë mbështetje.
    Londra dërgon personel për të luftuar dronët
    Mbretëria e Bashkuar gjithashtu i ka ardhur në ndihmë Belgjikës. Londra tani po dërgon pajisje dhe personel për të luftuar dronët, tha një zëdhënës ushtarak britanik. Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha se do ta mbështeste partnerin e NATO-s.
    Duke pasur parasysh kërcënimet hibride në rritje, shpjegoi ai, bëhet fjalë për mbrojtje të përbashkët dhe mbrojtje të infrastrukturës kritike dhe hapësirës ajrore.
    Kohët e fundit, dronët janë parë disa herë në Belgjikë, përfshirë në bazën ushtarake Kleine-Brogel të përdorur nga NATO. Sipas raporteve të pakonfirmuara, baza ajrore është një nga vendet në Evropë ku ruhen armët bërthamore amerikane.
    Belgjika është gjithashtu selia e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kompania financiare belge Euroclear mban gjithashtu një pjesë të madhe të aseteve që Perëndimi ka ngrirë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Shumë vende të BE-së synojnë të përdorin pjesë të këtyre aseteve si kredi për Ukrainën, gjë që autoritetet belge deri më tani kanë kundërshtuar./DW

  • Belgjikë: Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore

    Belgjikë: Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore

    Dronët me origjinë të panjohur kanë shkaktuar përsëri incidente në Belgjikë. Ata janë parë mbi një aeroport dhe një central bërthamor. Pas Gjermanisë, Mbretëria e Bashkuar tani po ndihmon Belgjikën të mbrohet nga dronët.

    Dronët janë parë përsëri mbi infrastrukturën kritike në Belgjikë: Aeroporti i Liège-it u detyrua të pezullojë punën të dielën në mbrëmje pasi u vunë re disa dronë. E drona janë parë edhe mbi një termocentral bërthamor pranë Antwerpit.

    Trafiku ajror në aeroport, i cili është një nga aeroportet më të mëdha të mallrave në Evropë, u pezullua për gati një orë në mbrëmje. Ditët e fundit i njëjti problem ka shkaktuar ndërprerje të trafikut edhe në aeroportet në Liège dhe Bruksel.

    Tre dronë mbi termocentralin bërthamor
    Tre dronë u vunë re gjithashtu mbi termocentralin bërthamor Doel pranë Antwerpit. Një zëdhënës i termocentralit shpjegon se nuk ka pasur pezullime të punës, por ata janë të sensibilizuar me gjendjen.

    Duke pasur parasysh numrin e madh të dronëve që janë parë kohët e fundit, Ministria Gjermanee Mbrojtjes njoftoi javën e kaluar se Bundeswehri po ndihmonte Belgjikën të mbrohej kundër dronëve. Belgjika ka kërkuar më parë mbështetje.

    Londra dërgon personel për të luftuar dronët
    Mbretëria e Bashkuar gjithashtu i ka ardhur në ndihmë Belgjikës. Londra tani po dërgon pajisje dhe personel për të luftuar dronët, tha një zëdhënës ushtarak britanik. Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha se do ta mbështeste partnerin e NATO-s.

    Duke pasur parasysh kërcënimet hibride në rritje, shpjegoi ai, bëhet fjalë për mbrojtje të përbashkët dhe mbrojtje të infrastrukturës kritike dhe hapësirës ajrore.

    Kohët e fundit, dronët janë parë disa herë në Belgjikë, përfshirë në bazën ushtarake Kleine-Brogel të përdorur nga NATO. Sipas raporteve të pakonfirmuara, baza ajrore është një nga vendet në Evropë ku ruhen armët bërthamore amerikane.

    Belgjika është gjithashtu selia e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kompania financiare belge Euroclear mban gjithashtu një pjesë të madhe të aseteve që Perëndimi ka ngrirë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Shumë vende të BE-së synojnë të përdorin pjesë të këtyre aseteve si kredi për Ukrainën, gjë që autoritetet belge deri më tani kanë kundërshtuar./DW

  • Irani nuk tërhiqet nga programi bërthamor: Duam marrëveshje paqeje me SHBA-të

    Irani nuk tërhiqet nga programi bërthamor: Duam marrëveshje paqeje me SHBA-të

    Irani dëshiron një marrëveshje bërthamore “paqësore” me Shtetet e Bashkuara, për të zgjidhur një mosmarrëveshje dekadash mbi këtë çështje, por kjo nuk do të rrezikojë sigurinë e tij kombëtare.
    Kështu tha të hënën zëvendësministri i jashtëm iranian Saeed Hatibzadeh. Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre evropianë dhe Izraeli, akuzojnë Teheranin se po përdor programin e tij bërthamor si pretekst për përpjekjet e tij për të zhvilluar një aftësi armësh. Irani thotë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.
    Në tetor, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara ishin gati të bënin një marrëveshje me Iranin kur Teherani të ishte gati ta bënte këtë, duke shtuar se ai i kishte shtrirë një “dorë miqësie dhe bashkëpunimi” Iranit. Uashingtoni u akuzua nga Teherani se po dërgonte mesazhe kontradiktore.

    Duke folur në Dialogun e 12-të Strategjik në Abu Dhabi, Khatibzadeh vuri në dukje se Uashingtoni po i dërgonte Teheranit mesazhe kontradiktore në lidhje me bisedimet mbi programin e tij bërthamor përmes vendeve të treta.
    Të dy vendet patën pesë raunde bisedimesh mbi programin bërthamor të Teheranit para luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit në qershor, në të cilën Uashingtoni mori pjesë duke goditur objektet kryesore bërthamore në Iran.
    Duke përsëritur pikëpamjen e Teheranit, Khatibzadeh akuzoi Uashingtonin për “tradhti të diplomacisë”, ndërsa bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit ngecën pas luftës së qershorit. Mbeten boshllëqe të mëdha midis dy palëve, siç është çështja e pasurimit të uraniumit në tokën iraniane, të cilën SHBA-të duan ta reduktojnë në zero për të minimizuar çdo rrezik që ai të përdoret për të zhvilluar një armë bërthamore, ndërsa Teherani e refuzon këtë plan.
    Javën e kaluar, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për çështjet kryesore shtetërore, siç është politika e jashtme dhe programi bërthamor i Iranit, përjashtoi mundësinë e negociatave me SHBA-në ndërsa është nën kërcënim.
    “Teherani nuk kërkon bomba bërthamore dhe është gati ta sigurojë botën për këtë. Ne jemi shumë krenarë për programin tonë bërthamor të brendshëm”, përfundoi Khatibzadeh.

  • Irani: Teherani dëshiron një marrëveshje bërthamore paqësore me SHBA-në, por nuk do të rrezikojë sigurinë e vet

    Irani: Teherani dëshiron një marrëveshje bërthamore paqësore me SHBA-në, por nuk do të rrezikojë sigurinë e vet

    Irani dëshiron një marrëveshje bërthamore “paqësore” me Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur një mosmarrëveshje e cila ka zgjatur prej dekadash lidhur me këtë çështje, por nuk do të rrezikojë sigurinë e tij kombëtare, tha të hënën zëvendësministri i jashtëm iranian Saeed Hatibzadeh.
    Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre evropianë dhe Izraeli akuzojnë Teheranin se po përdor programin e tij bërthamor si pretekst për përpjekjet e tij për të zhvilluar programin bërthamor.
    Irani thotë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.

    Në tetor, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara ishin gati të bënin një marrëveshje me Iranin kur Teherani të ishte gati ta bënte këtë, duke shtuar se ai i kishte shtrirë “dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit” Iranit.
    Uashingtoni u akuzua nga Teherani se po dërgonte mesazhe kontradiktore.
    Duke folur në Dialogun e 12-të Strategjik në Abu Dhabi, Khatibzadeh vuri në dukje se Uashingtoni po i dërgonte Teheranit mesazhe kontradiktore në lidhje me bisedimet mbi programin e tij bërthamor përmes vendeve të treta.
    Të dy vendet patën pesë raunde bisedimesh mbi programin bërthamor të Teheranit para luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit në qershor, në të cilën Uashingtoni mori pjesë duke goditur objektet kryesore bërthamore në Iran.
    Duke përsëritur pikëpamjen e Teheranit, Khatibzadeh akuzoi Uashingtonin për “tradhti të diplomacisë”, ndërsa bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit ngecën pas luftës së qershorit.
    Mbeten boshllëqe të mëdha midis dy palëve, siç është çështja e pasurimit të uraniumit në tokën iraniane, të cilën SHBA-të duan ta reduktojnë në zero për të minimizuar çdo rrezik që ai të përdoret për të zhvilluar një armë bërthamore, ndërsa Teherani e refuzon këtë plan. Khamenei hodhi poshtë mundësinë e negociatave nën kërcënim.
    Javën e kaluar, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për çështjet kryesore shtetërore, siç është politika e jashtme dhe programi bërthamor i Iranit, përjashtoi mundësinë e negociatave me SHBA-në ndërsa është nën kërcënim.
    “Teherani nuk kërkon bomba bërthamore dhe është gati ta sigurojë botën për këtë. Ne jemi shumë krenarë për programin tonë bërthamor të brendshëm”, përfundoi Khatibzadeh.