Tag: bërthama

  • Çipi Apple M5 sjell përmirësime të dukshme në performancë grafike dhe AI

    Çipi Apple M5 sjell përmirësime të dukshme në performancë grafike dhe AI

    Apple prezantoi çipin e ri M-Series me versionet e përditësuara të iPad Pro, MacBook Pro dhe Apple Vision Pro. Çipi i ri M5 ka ngjashmëri të mëdha me çipin M4 që Apple prezantoi në 2024, por ndryshimi më i madh duket të jetë vëmendja tek performanca grafike dhe AI.

    Çipi M5 është i ndërtuar duke përdorur procesin prodhues 3-nanometër të gjeneratës së tretë me një arkitekturë grafike të përditësuar prej 10 bërthamash në të gjitha versionet. Si rezultat performanca grafike është rritur me 4 herë krahasuar me çipin M4 ndërsa ruan akselerimin harduerik të ray-tracing.
    M5 gjithashtu ka një procesor 10 bërthamësh, njëlloj si M4, me gjashtë bërthama efikasiteti dhe katër bërthama performance. Në iPad Pro, çipi M5 ka 9 bërthama për variantet 256GB dhe 512GB me tre bërthama performance. Vetëm versionet 1TB dhe 2TB kanë procesorin me fuqi të plotë.

    Çipi M5 për iPad Pro
    Sipas Apple procesori me 10 bërthama ofron deri në 15 përqind më shumë performancë me të gjitha bërthamat krahasuar me çipin M4. Bandwidthi i memories është përmirësuar gjithashtu në 153GB/s nga 120GB/s në modelin bazë M4.

    Përmirësimet e performancës që Apple arriti të nxjerrë nga GPU-ja e re dhe gjerësia më e madhe e brezit të memories duken si ndryshimet më të mëdha që përdoruesit do t’i vërejnë realisht te M5. Kjo përfshin “deri në 30 për qind performancë më të shpejtë” grafike se M4 dhe “deri në 45 për qind rritje grafike në aplikacionet që përdorin ray tracing.”
    Apple prezantoi M4 me fokus në cache dinamike dhe ray tracing, dhe duket se M5 i bën të dy proceset grafike më efikase. Përmirësimet janë edhe më të dukshme te M5 Vision Pro, ku kufja (headset-i) mund të arrijë një frekuencë rifreskimi prej 120Hz, nga maksimumi 100Hz që Apple garantonte më parë, dhe tani është në gjendje të renderojë “10 për qind më shumë pikselë.” /PCWorld Albanian

  • Ari nga bërthama e Tokës po del në sipërfaqe

    Ari nga bërthama e Tokës po del në sipërfaqe

    Depozita më e madhe e arit në planet, bërthama e Tokës, mund të mos jetë aq e paarritshme sa është menduar deri tani. Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Nature, sasi të vogla të metaleve të çmuara, përfshirë arin, mund të jenë duke u ngritur gradualisht nga bërthama drejt sipërfaqes së Tokës, përmes rrjedhës së magmës.

    Në fazat e hershme të formimit të Tokës, kur planeti ishte ende një masë e shkrirë, elementët më të rëndë si hekuri dhe ari u fundosën në thellësi, duke formuar bërthamën, e ndarë sot në një shtresë të jashtme të lëngshme dhe një të brendshme të ngurtë. Besohet se më shumë se 99.99% e arit ndodhet ende në atë thellësi ekstreme, rreth 3,000 kilometra nën sipërfaqe.

    Por studimi i ri tregon se një pjesë e vogël e këtyre metaleve mund të ‘udhetojë’ lart nëpërmjet magmës dhe të arrijë deri në mantel, dhe më tej në koren e Tokës.

    Ky përfundim bazohet në analizat e izotopeve të metalit të rrallë rutenium (Ru) në mostrat e shkëmbinjve nga Hawaii. Ndryshe nga izotopet e zakonshme që vijnë nga asteroidët, kampionët përmbanin sasi të larta të izotopit 100Ru, një formë që, sipas shkencëtarëve, mund të ketë origjinën vetëm nga brendësia e Tokës.

    Kjo është një provë e fortë se ari dhe metale të tjera të çmuara nuk kanë ardhur vetëm nga asteroidët që goditën Tokën në të kaluarën, por edhe nga vetë bërthama e planetit tonë.

    Përveç rëndësisë së madhe për kuptimin e qarkullimit të metaleve të çmuara, studimi ofron prova të reja për origjinën gjeologjike të ishujve Hawaii.

    Sipas ekipit kërkimor, ishujt janë formuar nga një rrjedhë e fuqishme magme që ngjitet drejt sipërfaqes nga kufiri mes bërthamës dhe mantelit, një proces që duket se vazhdon edhe sot.

    Ky zbulim jo vetëm që rishkruan pjesërisht historinë e arit në Tokë, por hap rrugën për një kuptim më të thellë të dinamikës së brendshme të planetit dhe mënyrës se si këto procese ndikojnë në sipërfaqen ku jetojmë. Syri.net-ToVima.gr

  • Procesorët e rinj monstruoz Threadripper të AMD kanë deri në 96 bërthama

    Procesorët e rinj monstruoz Threadripper të AMD kanë deri në 96 bërthama

    Jo shumë njerëz kanë nevojë për një procesor me 96 bërthama. Por për profesionistët kreativë, inxhinierët dhe zhvilluesit AI, AMD ka një seri të re procesorësh për të demonstruar në Computex 2025.

    Kompania prezantoi seritë e reja Threadripper 9000 ditën e Marte me fuqi dhe performancë të nivelit workstation. Në krye të linjës qëndron AMD Threadripper Pro 9995WX me 96 bërthama dhe 192 threads, po aq sa flagshipi i serive të kaluara Threadripper 7000.
    Port seritë e reja kanë frekuencë maksimale më të lartë prej 5.4Ghz nga 5.1Ghz në seritë 7000. Janë gjashtë procesorë të rinj Threadripper Pro WX. Përveç modelit më të fuqishëm 9995WX, janë edhe pesë opsione të tjera me 12, 16, 24, 32 dhe 64 bërthama.

    Përtej linjës Pro, modelet standard Threadripper 9000 për desktopët e segmentit të lartë kanë deri në 64 bërthama dhe 128 threads me variantin 9980X.
    AMD nuk foli as për çmimet as për disponueshmërinë e tyre. Megjithatë kemi një ide sesa mund të kushtojnë duke u bazuar në seritë Threadripper Pro 7000. Flagshipi i këtyre serive kushton 10 mijë dollarë, një kosto që justifikohet vetëm nëse punoni në zhvillim AI me kërkesa të larta harduerike, bëni modelin 3D apo editim videosh e rezolucion super të lartë.

    /PCWorld Albanian

  • Nvidia prezantoi kartën e parë grafike buxhetore të RTX 50-Series

    Nvidia prezantoi kartën e parë grafike buxhetore të RTX 50-Series

    Pas një pritjeje të gjatë, Nvidia më në fund ka vendosur të lançojë kartën e parë grafike buxhetore të serive GeForce RTX 50.

    RTX 5060 do të fillojë prej 299 dollarësh, njëlloj si RTX 4060 kur debutoi dy vite më parë. Megjithatë të gjendur përballë tarifave të Trump dhe luhatjes së vazhdueshme të çmimeve të kartave grafike, blerja për këtë çmim duket një mision i pamundur.
    Nvidia gjithashtu lançoi edhe dy variante të RTX 5060 Ti me 8GB dhe 16GB VRAM me çmim prej 379 dollarë dhe 429 dollarë respektivisht. Këto karta grafike më të shpejta do të mbërrijnë më 16 Prill ndërsa nuk ka një datë për modelin bazë RTX 5060.

    Ndërsa Nvidia përqendrohet tek performanca e përgjithshme, aspekti që do të shesë më së shumti këto karta grafike është mbështetja e plotë për DLSS 4. Analistët janë surprizuar nga performanca e lartë që DLSS 4 sjell duke ruajtur cilësinë.
    Kompania tha se RTX 5060 ka 8GB VRAM GDDR7, bërthama 19 TFLOPS “Blackwell”, bërthama tensor të gjeneratës së 5-të me performancë 614 TOPS në AI dhe bërthama RT të gjeneratës së 4-rt me 58 TFLOPS performancë. Raportime të ndryshme në rrugë jozyrtare thonë se RTX 5060 ka 3,840 bërthama CUDA.

    Kujtojmë se RTX 4060 kishte 3,072 bërthama CUDA dhe 8GB VRAM.
    Me RTX 5060 Ti Nvidia dërgon performancë në nivel tjetër me 4,608 bërthama CUDA dhe opsion 8GB ose 16GB VRAM. Nvidia thotë se ka 6 TFLOPS më shumë performancë sesa modeli bazë. RTX 5060 është një kartë grafike për lojërat në 1080p ndërsa RTX 5060 Ti është e përshtatshme për lojërat në 1440p.
    Sipas Nvidia RTX 5060 prodhon 234fps në Hogwarts Legacy në 1080p me DLSS 4 ndërsa RTX 4060 prodhonte 110fps. NVIDIA pretendon se 5060 mund të arrijë gjithashtu 148 fps në Cyberpunk 2077, 220 fps në Avowed dhe 330 fps në Marvel Rivals në 1080p me të njëjtat cilësime grafike dhe DLSS. Mund të jetë karta e përsosur nëse jeni duke luajtur në një ekran 240Hz 1080p.
    Sa i përket RTX 5060 Ti, NVIDIA thotë se mund të arrijë 108 fps në Cyberpunk ndërsa luan në 1,440p me cilësimet e grafikës Full RT dhe gjenerimin e fps 4X. Kjo është dyfishi i 4060 Ti, i cili arriti 52 fps me gjenerimin e fps 1x.
    Sfida e vërtetë për NVIDIA me familjen GeForce RTX 5060 qëndron te çmimi. Kompania nuk kontrollon drejtpërdrejt se si OEM-të i vlerësojnë kartat e tyre dhe numrat gjithashtu mund të luhaten shumë në varësi të gjendjes së aksioneve dhe ekonomike. /PCWorld Albanian

  • Çfarë po ndodh me planetin tonë? Bërthama e Tokës po ndryshon, BBC: Është deformuar!

    Çfarë po ndodh me planetin tonë? Bërthama e Tokës po ndryshon, BBC: Është deformuar!

    Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë në 20 vitet e fundit, sipas një grupi shkencëtarësh.Forma e saj, zakonisht mendohet si e rrumbullakët, por sipas Prof John Vidale i cili drejtoi kërkimin, skajet e saj në disa vende mund të jenë deformuar me 100 metra lartësi ose edhe më shumë.
    Bërthama e Tokës është praktikisht zemra e planetit tonë pasi prodhon një fushë magnetike që mbron jetën nga djegia prej rrezatimit diellor.
    Bërthama e brendshme rrotullohet në mënyrë të pavarur nga bërthama e jashtme e lëngshme dhe nga pjesa tjetër e planetit.
    Pa këtë lëvizje, Toka do të vdiste dhe do të kthehej në një planet shterp si Marsi, i cili humbi fushën e tij magnetike miliarda vjet më parë. Ndryshimi i formës së saj, sipas studimit, mund të jetë duke ndodhur aty ku skajet e bërthamës së brendshme të ngurtë prekin bërthamën e jashtme të lëngshme e cila është jashtëzakonisht e nxehtë.
    Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore Nature Geoscience. Shkencëtarët fillimisht po përpiqeshin të zbulonin përse bërthama e brendshme kishte ngadalësuar lëvizjen në një ritëm më të avashtë se rrotullimi i Tokës përpara se të shpejtonte përsëri në 2010.
    Analiza e re e tyre shqyrton modelet e valëve sizmike nga tërmetet që u përsëritën në të njëjtin vend në periudhën mes viteve 1991 dhe 2023. Kjo ndihmoi për të treguar se si bërthama e brendshme po ndryshon me kalimin e kohës.Sipas studiuesve, ndryshimi po ndodh në kufirin e bërthamës së brendshme dhe të jashtme, afër pikës së shkrirjes. Rrjedha e lëngshme e bërthamës së jashtme si dhe tërheqja nga një fushë e pabarabartë e gravitetit, argumentojnë ata, mund të shkaktojë deformim.//BBC

  • Apple lançon modelet e reja Mac Studio me çipet M3 Ultra dhe M4 Max

    Apple lançon modelet e reja Mac Studio me çipet M3 Ultra dhe M4 Max

    Apple lançoi një Mac Studio të ri, kompjuterin desktop për profesionistët që kërkojnë performancën më të lartë të mundshme. Kompania po provon diçka të re me Mac Studio ndërsa përdoruesit mund të zgjedhin mes çipeve M4 Max dhe M3 Ultra.

    Mac Studio fillon prej 1,999 dollarë dhe porositë mund të bëhen prej ditës së sotme. Kompjuteri do të jetë në dyqane prej datës 12 Mars.
    Pavarësisht numrit të versionit, M3 Ultra është procesori më i ri i linjës M-Series. Versioni “Ultra” nënkupton një version më të fuqishëm procesori sesa “Max” i cili në vetvete është më i fuqishëm sesa “Pro.”

    Siç sugjeron edhe vetë emri, M3 Ultra është i bazuar në arkitekturën M3. Apple ka bashkuar dy procesorë M3 Max për të krijuar një procesor të vetëm M3 Ultra duke përdorur arkitekturën UtraFusion.

    Krahasuar me M2 Ultra, kompania thotë se përdoruesit e M3 Ultra duhet të presin dyfishin e performancës. Apple thotë se është çipi më i fuqishëm që ka prodhuar ndonjëherë.
    Në aspektin teknik ka 32 bërthama procesorike ku 24 janë performance dhe 8 efikasiteti. Gjithashtu ka çipin grafik më të madh në një çip Apple me 80 bërthama grafike. Në tërësi 184 miliardë tranzistorë janë vendosur në M3 Ultra.
    Nga ana tjetër M4 Max ka 14 bërthama procesorike ku 10 janë performance dhe 4 efikasiteti shoqëruar nga një çip grafik me 32 bërthama. Pavarësisht se ka arkitekturën më të fundit, M3 Ultra performon më lart sesa M4 Max.
    Për 1999 dollarë përdoruesit do të kenë një çip M4 Max me 36GB RAM dhe 512GB hapësirë. Ndërkaq varianti M3 Ultra fillon prej 3,999 dollarë me 96GB RAM dhe 1TB hapësirë. /PCWorld Albanian

  • Gjenerata e re e kartave grafike të segmentit të mesëm të Nvidia sjellin ndryshime modeste

    Gjenerata e re e kartave grafike të segmentit të mesëm të Nvidia sjellin ndryshime modeste

    Insajderi i industrisë Kopite hodhi dritë mbi detajet e kartave grafike të segmentit të mesëm dhe të ulët RTX 5050 dhe RTX 5060 të Nvidia duke zbuluar ndryshime minimale veçanërisht në VRAM.

    Kartat grafike të klasit 60 janë shumë popullore mes gamerave. Ndërsa është e vështirë të arrihet në konkluzione lidhur me shitjet e këtij segmenti, ato padyshim luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e mendësisë dhe sentimentit konsumator.
    Kopite thotë se RTX 5060 Ti vjen me bërthamën grafike GB206-300-A1 me 4,608 bërthama CUDA dhe ndërfaqe memorie prej 128-bit. Kjo pllakë ka 8 ose 16GB VRAM dhe një konsum të përgjithshëm energjie prej 180W.

    Me një fole PCIe prej 75W, RTX 5060 Ti do të fuqizohet prej një konektori me 8 gjilpëra ose 150W. Modeli bazë RTX 5060 pritet të ketë vetëm 8GB RAM shoqëruar nga 3,840 bërthama CUDA. Konsumi për këtë model është rritur nga 115W në 150W.
    Nvidia shpreson që të gjenerojë performancë ndjeshëm më të lartë nisur nga fakti se RTX 5060 ka 25 përqind më shumë bërthama CUDA dhe 30 përqind më shumë konsum energjie sesa RTX 4060.

    Së fundi RTX 5050 përdor çipin grafik GB207 me 2,560 bërthama CUDA. Pavarësisht rritjes së performancës me 10 përqind nga arkitektura Ada Lovelace në Blackwell, RTX 5050 do të vuajë përballë RTX 4060 në skenarë të caktuara. Presim që kjo kartë grafike të shitet për 200 dollarë.
    Të tre modelet pritet që të debutojnë në evenimentin GTC të Nvidia në datat 17-21 Mars. /PCWorld Albanian