Adriatik BALLA
Armando Broja po kalon momente jo të mira te skuadra e tij e re, Bërnli. Ishte një kalim sensacional në merkato, pasi ai lëvizi nga Çelsi drejt një tjetër klubi në Premier League, por mungesa e golave po i jep sulmuesit një pamje jo të mirë për karrierën dhe objektivat sezonalë. Një sulmuesi i duhen golat, por ata i mungojnë Brojës. Pa gola kritikat në shtyp dhe nga tifozët vijnë e shtohen e bëhen më tej të padurueshme. Kështu, pavarësisht se luajti si titullar në Kupën e Ligës ndaj Kardif, Armando Broja nuk ia doli të bindë trajnerin Skot Parker. Bërnli u mund 2-1 dhe u eliminua nga turneu, ndonëse përballë kishte një skuadër të kategorisë së tretë. Në pjesën e parë ekipi pësoi dy gola dhe Broja humbi një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin. Në pjesën e dytë, presingu i tij ndaj portierit shkaktoi një gabim që solli golin e vetëm të Bërnli. Sulmuesi pati edhe një tjetër rast për shënim, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri. Pak minuta para fundit, ai u zëvendësua, pa mundur të ndryshonte fatin e ndeshjes. Broja po has vështirësi për të fituar minuta dhe besimin e trajnerit në skuadrën angleze. Kjo situatë mund të reflektohet edhe në paraqitjet me kombëtaren, në prag të sfidës së rëndësishme ndaj Serbisë.
Statistikat e lojës dhe kritikat e tifozëve e mediave
Megjithatë, bilanci për Brojën nuk ka qenë i mirë në këtë sfidë, pasi në mediat që i kushtohen klubit, si “Burnely Express”, komentet për të nuk kanë qenë pozitive. “Dukej përsëri i ndryshkur. Ndoshta duhet të kishte bërë më mirë kur u nis i vetëm drejt portës për t’u ndalur nga portieri me këmbë”, ishte vlerësimi për paraqitjen e Brojës, të cilit i ishte vënë nota 5 nga portali në fjalë i cili i kushtohet plotësisht klubit britanik. Sa u përket statistikave të tij në ndeshje, Broja kishte 24 herë kontakt me topin gjatë 78 minutave në fushë. Ai bëri tre gjuajtje në katërkëndor me njërën prej tyre që u bllokua nga mbrojtësit, fitoi vetëm 3 nga 9 duelet me kundërshtarët, ndërsa bëri 10 pasime të sakta në 12 tentativa.
Mësohet kur do të kthehet Ardon Jashari te Milani
Mesfushori Ardon Jashari është kthyer në Milano pas qëndrimit të shkurtër në Zvicër, ku vazhdoi rikuperimin nga lëndimi që e pësoi në gusht në një duel me Santiago Himenezin në stërvitje. Jashari u bë një nga transferimet më të shtrenjta të Serie A gjatë afatit kalimtar të verës. Kaloi te Milani për 37 milionë euro nga Klub Bruzh. Para lëndimit ai kishte luajtur vetëm 40 minuta në dy paraqitje si zëvendësues për Kupë të Italisë dhe në Serie A. Ishte raportuar se Jashari do të mungonte dy deri në tre muaj. Siç qëndrojnë gjërat, Jashari synon rikthimin në fushë në nëntor. Mesfushori ishte i pranishëm në stadium për ta përcjellë nga afër ndeshjen që Milani e fitoi 3:0 ndaj Leçes, të martën. Ai ka folur shkurt pas pyetjes së një gazetari italian. Përgjigja ishte pozitive për gjendjen e tij. “Mirë, më mirë, më mirë”, ka thënë Jashari, i cili dukej i buzëqeshur. Te Milani presin shumë nga mesfushori i Zvicrës. Ai me Milanin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.
Tag: bërnli
-

Broja nuk bind para duelit me Serbinë, Uzuni e Daku mund t’i marrin vendin
-

Broja merr minutat e parë, Bërnli e pëson në shtesë nga Liverpul
U desh të vinte java e katërt në Premier League që Armando Broja të firmoste minutat e tij të parë me skuadrën e re në Angli, Bërnlin. Sulmuesi kuqezi u hodh në fushë në minutën e 89′ duke marrë vendin e Antoni teksa shifrat ishin 0-0.
Më pas Liverpul fitoi një penallti të cilën Salah e kthehu në gol. Minutat e para për Brojën ndërsa Bërnli nuk mori pikë përballë kampionëve të edicionit të kaluar që udhëheqin me 12 pikë të plota.
Vazhdo leximin
-

Broja nis titullar në Kupë, Parker e vendos…prapa
Sulmuesi kuqezi Armando Broja më në fund do të debutojë me skuadrën e re në Premier league Bërnli. 23 vjeçari u transferua dy javë më parë në klubin e re por trajneri Skot Parker vendosi që ta mbante jashtë ekipet për të mos rrezikuar një dëmtim meqë ai vinte pa një fazë përgatitore gjatë verës.
Sot, Broja është përfshirë në formacionin titullar të ndeshjes së Kupës së Ligës ndaj Derbi Kaunti e cila nis në orën 20:45.
Sakaq, Bërnli duket se ka zyrtarizuar edhe numrin e ri të fanellës Brojës. Pas pak ai zbret në fushë si një mesfushor sulmues dhe do të mbajë numrin 27 -të.
Formacionet zyrtare:
Vazhdo leximin
-

Broja kthehet të martën! Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar
Mezi pret që të vendosë këmbën në fushë. Armando Broja ende nuk është aktivizuar tek Bërnli në Angli, ndonëse trajneri i tij, Skot Parker, jep një afat për rikthimin, dhe nuk flitet për tepër larg.
Tekniku anglez deklaroi pas fitores 2-0 që skuadra e tij arriti në Premier Ligë ndaj Sandërlendit, se sulmuesi shqiptar është vetëm fare pak prapa formës së shokëve të tij, dhe se ai mund të ketë minuta që në ndeshjen e radhës.
Bërnli do të luajë këtë të martë në fushën e vet ndaj Derbi Kauntit në Kupën e Ligës, apo siç njihet zyrtarisht në Angli, Kupa Karabao.
Parker theksoi se nuk dëshiron të ndërmarrë asnjë rrezik me Brojën, padyshim duke pasur parasysh problemet e mëdha fizike që ka pasur sulmuesi 23-vjeçar në dy vitet e fundit.
Broja, që luajti sezonin e kaluar I huazuar tek Evertoni, realizoi transferimin e shpresuar, dhe Çelsi arriti qëllimin që kishte.
Bërnli e mori yllin kuqezi për 23 milionë euro, diçka më pak sesa 30 milionë që Blutë e Londrës kërkonin fillimisht, por gati dyfishin e vlerës që kartoni I tij ka në tregun e futbollit. -

Kristjan Asllani lojë driblimesh me Interin, Broja te Bërnli jo aq i sigurt
Adriatik BALLA
Kuqezinjtë janë sy e veshë nga merkato, pasi emrat e disa lojtarëve titullarë të Kombëtares qarkullojnë në mediat sportive europiane si mundësi transferimi për klube të caktuara dhe emrat më të përfolur janë Broja, Asllani e padyshim edhe Shpendi. Ditët kalojnë me shpejtësi dhe disa lojtarëve u duhet të marrin vendim të shpejtë për të ardhmen. Natyrisht, lakmohen skuadra që kanë cilësi dhe luajnë në top-ligat europiane, ndërsa pazaret financiare i bëjnë vetë klubet që kanë interes për transferimet. Në fakt, një ndër më të përfolurit nga kuqezinjtë në këtë verë është Kristjan Asllani i cili tek Interi edhe pse në Botërorin e klubeve luajti shumicën e ndeshjeve, nuk është në planet e trajnerit Kivu dhe skuadra zikaltër kërkon ta shesë me doemos këtë verë.
Fakti që ai refuzoi mundësinë për t’u transferuar te Betisi në Spanjë, duke insistuar që të qëndronte në Itali, bëri që të kishte shumë polemika rreth tij sidomos në rrjetet sociale nga tifozët. Por për çudinë e të gjithëve, pavarësisht largimit të tij të paralajmëruar publikisht edhe nga drejtuesit e Interit, Asllani është shfaqur dje mes titullarëve në ndeshjen e parë të fazës përgatitore që zikaltrit luajtën ndaj ekipit U23. Kivu e kishte rreshtuar atë në qendër të mesfushës, pak më të avancuar se zakonisht me sistemin 3-5-2 dhe Asllani ka qenë pjesë e manovrës zikaltër në pjesën e parë të kësaj ndeshje “në familje” edhe duke shënuar gol.
Ai realizoi golin e avantazhit të përkohshëm 3-2 me një penallti të fituar nga Boni. Asllani ishte ai që ekzekutoi penalltinë edhe pse në fushë ishte kapiteni Lautaro Martinez, ndërsa iu besuan edhe ekzekutimet e goditjeve të dënimit si zakonisht, ndonëse plani i zikaltërve mbetet ai i largimit të tij për të siguruar të ardhura për merkaton dhe këto aktivizime më tepër janë për reklamim të tij ndaj skuadrave të interesuara. Gjithsesi, mesfushori kuqezi po bën driblime në këtë periudhë, duke dashur që të mos largohet nga Interi.
Broja te Bërnli jo dhe aq i sigurt
Siç thamë, Kristjan Asllani po bën lojë me Interin, duke dashur që të mbetet zikaltër pavarësisht dëbhsirës së klubit, në Angli, ende nuk ka marrë formë stabiliteti i një prej lojtarëve të talentuar kuqezinj. Këtu është fjala për Armando Brojën, për të cilin ende nuk ka zyrtarizim dhe lojtari nuk po gjen qetësinë e duhur. Në fundjavë u përfol për një transferim të tij tek Bërnli nga Çelsi i cili prej kohësh e ka nxjerrë nga planet e tij. Por deklarata e fundit e trajnerit Skot Parker, pas miqësores ndaj Stouk, lë të kuptohet se marrëveshja do pak kohë për t’u mbyllur. Fillimisht mendohej se gjithçka do të përfundonte brenda fundjavës, pasi Broja kishte kryer një pjesë të vizitave mjekësore me klubin e ri. Por Parker ka frenuar gjithçka duke folur për “Burnley Express” pas sfidës së djeshme rreth zërave për Brojën. “Ky është një pozicion për të cilin ne po kërkojmë, por nuk ka asgjë shumë afër. Ndaj derisa të dalë diçka apo situata të jetë më afër finalizimit, nuk ka në të vërtetë asnjë lajm rreth saj”, deklaroi trajneri i Bërnlit.
-

Broja duhet të presë, Bërnli destinacioni përfundimtar
Pas turit të pushimëve që preku Amerikën gjatë Botërorit të Klubeve, sulmuesi kuqezi Armando Broja është shumë pranë transferimit te Bërnli i sapo kthyer në Premier League në Angli.
Futbollisti i cili në karrierë ka vuajtur disa dëmtime tani duket më gati se kurrë ndaj 23 vjeçari këtë herë jo vetëm që kërkon më sgumë minuta por do dhe transferimin përfundimtar nga Çelsi që kur nisi te akademia në 2009.
Në Holandë te Viteshë, më pas në Angli te Southempton, Fulhem dhe së fundi Everton, janë klubet ku Broja në forcë të bluve u huazua për periudha të ndryshme. Pa shtuar fakti që për sulmuesin ka patur disa ndeshje në nivelin A te Çelsi.
Tani pritet që këtë javë të vijë operacioni i radhës ndërsa me gjasë 20 milion paund do të bënin largimin e tij nga ‘morsa’ e klubit londinez.
Vazhdo leximin