Real Madrid bën një vetëvrasje të madhe dhe ndoshta mund të dorëzojë rrugën te Barcelona pasi sot ka ardhur në “Santiago Bernabeu” një humbje e rëndë, nga ato që do të mbahen mend te Valencia e cila fiton në fushën e Real Madrid pas 17 vitesh radhazi që nuk e bënte. Në atë kohë ishte Ronald Koeman që i drejtonte dhe ajo ndeshje u mbyll 2-3.
Skuadra e Ancelottit, edhe pse e nisi mjaft mirë, menjëherë la përshtypjen se pasditja nuk do të ishte fare e lehtë, pasi Vinicius Jr shpërdoroi një penallti të fituar nga Mbappe pas pamjeve VAR dhe jo pak e dyshimtë. Nga 11-të metërshi, braziliani pa t’i mohohej goli nga portieri Mamardashvili, i cili ka qenë spektakolar sot me pritjet e tij deri në fund duke ruajtur portën.
Valencia gjeti golin e avantazhit direkt më pas teksa tentativat e Realit shkuan ose jashtë, ose të pritura ose ndonjëra, në shtyllë, si në rastin e Mbappe. Me disa ndryshime pjesën e dytë, Reali gjeti edhe golin e 1-1 me Vinicius Jr, por edhe pse sulmoi deri në fund, goli nuk doli. Doli, por në krahun tjetër, sepse në kundërsum, dy kundër dy, Valencia shënoi me Duro-n golin fatal të 1-2 duke tronditur Real Madrid dhe duke bërë që “Bernabeu” të niste vërshëllimat drejtuar ekipit por edhe trajnerit Carlo Ancelotti.
PENALLTIA E HUMBUR – VIDEO
GOLI I DIAKHABY – VIDEO
GOLI I VINI JR – VIDEO
GOLI I HUGO DURO – VIDEO
Tag: bernabeu
-

VALENCIA TRONDIT REALIN! Fitore në “Bernabeu” pas 17 vitesh në La Liga, stadiumi vërshëllen ekipin (VIDEO)
-

Ancelotti: Nuk është mirë të pësosh 4 gola nga Real Sociedad, por rëndësi ka që jemi në finale
Carlo Ancelotti ishte pranë zëvendësimit të Viniciusit në pjesën e dytë. E gjitha kjo u pa në “Bernabéu”, kur Davide dhe vetë trajneri italian shpërthyen për shkak të qëndrimit apatik të brazilianit në shumë momente të ndeshjes, sidomos në mbrojtje. Biseda mes tyre në fushë nuk linte vend për dyshime, gjë që e konfirmoi edhe vetë trajneri pas ndeshjes.
“Çfarë ndodhi me Vinicius? A i thatë se do ta nxirrnit nga loja nëse nuk mbronte?” – u pyet Ancelotti në konferencën për shtyp. “Po. Dhe pas asaj bisede, Vini rriti ritmin, tregoi të gjithë cilësinë e tij dhe ishte shumë i rëndësishëm në kohën shtesë. Dhuroi dy asistime”, – shpjegoi Carletto.
Ancelotti ishte shumë i kënaqur për arritjen në finalen e “La Cartuja”. Edhe pse ekzistonte ndjesia se Realit i ishte dashur të vuante më shumë seç pritej, italiani u përqendrua tek aspektet pozitive: “Ishte një ndeshje argëtuese, me shumë gabime, por edhe me shumë gjëra të mira. E rëndësishme është që jemi në finale. Në fund e arritëm objektivin”.
Ndeshja e 50-të e sezonit: “Mendoj se jemi në një gjendje mjaft të mirë. Ata që hynë në fushë bënë mirë dhe e mbyllëm ndeshjen me më shumë energji se Real Sociedad”.
A e pa veten të eliminuar në ndonjë moment: “Asnjëherë. Në ‘Bernabéu’ gjithçka mund të ndodhë. Kur duhet të përmbysim, nuk dorëzohemi kurrë, veçanërisht në shtëpi, me tifozët tanë”.
Një mendim për gjyqtarin: “Për mua ishte karton i kuq, por nuk kam asgjë më shumë për të shtuar”.
Çfarë ndodhi në mbrojtje: “Pak fat i keq, Alaba e preku topin dy herë. Janë gjëra që ndodhin”.
Vlerësim pozitiv për Endrick: “Luajti shumë mirë. I kërkuam të jetë gati për të bërë lëvizje pa top. Ky është Endrick, pasim në hapësirë dhe finalizim. Nuk ka luajtur shumë, ndaj kur luan 60-70 minuta në këtë nivel, është e mjaftueshme”.
Mbi ekuilibrin e skuadrës: “Nuk është mirë të pësosh 4 gola. Jemi një ekip që nuk ka shumë ekuilibër, por kemi shumë cilësi në sulm. Shënimi i 4 golave ndaj Real Sociedad nuk është diçka e lehtë”.
-

ANALIZA / Ancelotti gaboi ndaj Real Sociedadit, por nuk e braktisi fati…
Në fillim thuhej se ishte fati i Zidane, kur trajneri francez, për një arsye ose një tjetër, gjithmonë arrinte të shpëtonte nga situatat e vështira. Por në këtë pikë është e drejtë ta rimarrim këtë “fat” nga kopshti i “Bernabéu” dhe t’ia japim Carlo Ancelottit, i cili, ndaj Real Sociedadit, pavarësisht disa vendimeve të gabuara dhe të përmirësueshme, arriti të siguronte biletën për finalen e Kupës së Mbretit falë një sërë episodesh të çuditshme.
Italiani është i njerëzishëm, mund edhe të gabojë. Mbrëmë në “Bernabéu”, që nga fillimi, hodhi një formacion që në fund doli se nuk ishte ideal. Camavinga pati vështirësi në mbrojtje në krahun e majtë, ndërsa Lucas ishte edhe më i dobët në të djathtin. E vetmja zgjedhje e duhur ishte Endrick, i cili shënoi, por u zëvendësua në minutën e 66-të, ndërkohë që kishte ende energji për të luajtur.
Gjithashtu, Ancelotti nuk ishte në ditën e tij më të mirë me Alaba, i cili nuk kishte ritmin e duhur dhe u bë protagonist negativ me dy autogola, përveçse ishte pjesë e aksionit të golit të tretë të Sociedadit. Edhe Lunin nuk ishte në formën më të mirë, por ndryshe nga ai, Courtois nuk mund të luante, pasi nuk ishte i disponueshëm.
Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, 4 gola të pësuar, një momenti ku rezultati ishte 1-3 dhe një loje më shumë efektive sesa e bukur, Real Madridi do të jetë në finalen e Sevilla. Dhe atje do të përballet me një “përbindësh”; ose Barcelona, ose Atlético Madrid.
Megjithatë, edhe pse logjika thotë se do ta ketë të vështirë, Real Madridi, dhe mbi të gjitha Ancelotti, nuk mund të përjashtohen kurrë nga gara. Sepse do të mbështeten te magjia e fanellës së bardhë, te fati që duket se nuk e braktis asnjëherë as ekipin, as trajnerin. -

“Gjithçka mund të ndodhë në ‘Bernabeu’”, Ançeloti pas ndeshjes së çmendur me Sociedadin: Nuk kemi balancë
Gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit mes Realit të Madridit dhe Real Sociedadit ka argëtuar dashamirësit e futbollit me 8 golat e shënuar përgjatë 120 minutave lojë. Ndeshja përfundoi në baraspeshë 4-4, por Reali preu biletën për në finale për shkak të fitores minimale 0-1 në ballafaqimin e parë me Real Sociedadin. Karlo Ançeloti ka thënë pas ndeshjes se në mitikun “Santiago Bernabeu” mund të ndodhë gjithçka. Kjo edhe falë ndihmës së tifozëve.
“Nuk është mirë të pësosh 4 gola. Ne shënuam 4, por nuk kemi balancë. Ishte një ndeshje argëtuese, me shumë gola dhe shumë gabime. Por jemi në finale. Kjo është ajo çfarë deshëm. Gjithçka mund të ndodhë në “Bernabeu” në këto ndeshje. Por nuk dorëzohemi kurrë. Mbështetja e tifozëe nga ndihmon. Faulli ndaj Viniciusit duhet të ishte karton i kuq. Nuk ka asgjë më tepër për t’u thënë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/ -

Çmenduri në “Bernabeu”! Sociedadi bën me makthe Realin deri në minutën e 115, madrilenët arrijnë finalen pas 8 golave
Çmenduri në “Santiago Bernabeu”. Ndeshja e kthimit mes Realit të Madridit dhe Real Sociedadit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ka dhuruar spektakël për të gjithë sportdashësit. Barreneteksea nisi festivalin e golave në minutën e 16 të takimit, ndërsa Endriku barazoi në minutën e 30.
Por ndeshja do të ndizej në minutat e fundit të saj. Dy autogolat e Alabasë, në minutat e 72-të dhe të 80, bënë me makthe ekipin e Ançelotit, pasi gjendej buzë eleminimit. Por madrilenët bënë atë që dinë të bëjnë më së miri, të kthejnë historinë e ndeshjes atëherë kur gjithçka duket e mbyllur. Bellinghemi në minutën e 81-të dhe Çuameni në të 86-n kthyen sërish baraspeshën.
Me këtë rezultat, madrilenët e shihnin veten në finale, por Real Sociedadi nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Kur kronometri po numëronte minutan e 6 shtesë, Ojarzabali tundi rrjetën dhe e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë. Ishte më pas Rydigeri ai që i dha kualifikimin Realit me golin e shënuar me kokë në minutën e 115.
Mbrojtësi gjerman vulosi shifrat përfundimtare në 4-4, çka i siguronte “los blancos”-ve një biletë për në finale të Kupës së Mbretit, për shkak të fitores 1-0 në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar mes këtyre skuadrave./Sport Ekspres/