Tag: bernabeu

  • Me sy të përlotur, Ancelotti në konferencën e fundit: Futbolli ka ndryshuar shumë, por…

    Me sy të përlotur, Ancelotti në konferencën e fundit: Futbolli ka ndryshuar shumë, por…

    Të shtunën kundër Real Sociedad në “Santiago Bernabeu”, Carlo Ancelotti do të ulet për herë të fundit në stolin e Real Madridit, duke i dhënë fund një epoke të lavdishme që përfshin dy periudha të ndryshme dhe 15 trofe në total. Me emocione të thella dhe zë të dridhur, trajneri italian konfirmoi largimin nga klubi, duke njoftuar zyrtarisht se do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, pa u ndalur më në ndonjë klub tjetër.
    Në konferencën e tij të fundit për shtyp, Ancelotti u shfaq i përmalluar dhe i sinqertë, ndërsa gazetarët e pranishëm e duartrokitën për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në klub.
    “Është dita ime e fundit këtu. Një epokë shumë e rëndësishme po përfundon, por unë largohem i lumtur. Kam kaluar vite të jashtëzakonshme me shumë dashuri e mbështetje,” – tha ai me emocion.
    Ancelotti kujtoi momentet e veçanta në klub, përfshirë edhe “karbonarat e përgatitura nga shefat e kuzhinës para çdo ndeshjeje”. Ai pranoi se emocionohet lehtë dhe se nuk do të përmbahet nëse qan në ditën e fundit përballë tifozëve në “Bernabeu”.
    “Nuk më shqetëson nëse qaj nesër. Do jetë një ditë shumë e bukur. Lamtumira me Lukën (Modric) është një përvojë e mrekullueshme.”
    Duke folur për të ardhmen, Ancelotti tregoi se kalimi nga Real Madridi te kombëtarja e Brazilit ishte një zgjedhje që reflekton respektin për klubin:
    “Nuk doja të stërvitja asnjë klub tjetër pas Madridit. Prandaj zgjodha Brazilin. Është një sfidë e re, një mundësi e madhe.”
    I pyetur për këshilla për pasardhësin – që me shumë gjasa do të jetë Xabi Alonso – Ancelotti refuzoi të japë receta të gatshme:
    “Çdo trajner ka idetë e veta. I uroj Xabit gjithë fatin e botës. Është një bekim të jesh trajner i Real Madridit.”
    Në përfundim, 65-vjeçari foli për ndryshimet në futboll dhe reflektimin e tij personal:
    “Kanë kaluar 21 vjet nga fitorja ime e parë në Champions League. Futbolli ka ndryshuar shumë, por gjithmonë kam qenë i hapur ndaj risive. Stafi im më ka ndihmuar të rritem vazhdimisht.”
    Me një trashëgimi të pasur dhe një raport të përhershëm me Real Madridin, Carlo Ancelotti largohet nga “Bernabeu” si një legjendë, për t’u nisur drejt sfidës së radhës – të rikthejë Brazilin në majën e botës.

  • “E pa e gjithë Spanja sesi nuk na e dhanë penalltinë”! Kapiteni i Celta Vigos pretendon se do t’i mbyllin ëndrrën e La Liga-s Realit në Santiago Bernabeu 

    “E pa e gjithë Spanja sesi nuk na e dhanë penalltinë”! Kapiteni i Celta Vigos pretendon se do t’i mbyllin ëndrrën e La Liga-s Realit në Santiago Bernabeu 

    Real Madrid luan kundër Celta Vigos në stadiumin Santiago Bernabeu të dielën dhe nuk ka të drejtë të gabojë nëse dëshiron të qëndrojë në luftë për titullin e kampionit spanjoll. Megjithatë, Celta Vigo ka dërguar një mesazh të qartë se do të tentojë të bëjë një surprizë pavarësisht se çfarë ka ndodhur në përballjen e mëparshme mes këtyre klubeve.  Në 1/16, Celta ishte pranë një surprize të madhe dhe fitore ndaj Realit, por mbretërorët ia dolën 5-2 pas kohës shtesë. Megjithatë, Celta Vigo kritikoi ashpër arbitrin dhe tha se ata u dëmtuan për një penallti të pastër të padhënë në sekondat e fundit të pjesës së rregullt të ndeshjes. 
    Kjo do të jetë një motiv shtesë për Celta Vigon, e konfirmuar edhe nga kapiteni i saj, Iago Aspas. “Humbja me Realin në Kupë? Nuk jemi të lumtur me vendimet e arbitrit dhe për më shumë, nuk na dha një penallti të pastër. E gjithë Spanja e pa se cfarë ndodhi në atë ndeshje. Megjithatë ekipi im nuk është fare i frikësuar për kthimin në Santiago Bernabeu pas kësaj ndeshje. Objektivi është i qartë, dalim me pikë në Madrid”, tha Aspas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Real Madrid planifikon lëvizjen surprizë për yllin e Chelsea-t

    Real Madrid planifikon lëvizjen surprizë për yllin e Chelsea-t

    30 Prill 2025

    15:10

    Telesport

    Real Madridi thuhet se po kërkon të marrë portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga, në verë si zëvendësues për Thibaut Courtois.
    Courtois ka qenë në Santiago Bernabeu që nga viti 2018 dhe ka qenë numri 1 i padiskutueshëm nën drejtimin e Carlo Ancelottit sa herë që ai ka qenë në formë.
    Gjigantët e La Liga-s e shohin atë si një opsion afatgjatë dhe kërkojnë ta mbajnë atë për dy sezone të tjera, të gatshëm të largohen nga norma e tyre e ofrimit të zgjatjeve njëvjeçare për lojtarët mbi 30 vjeç.
    Ndërsa ata kanë opsionin rezervë – Lunin – që ka rinovuar deri në vitin 2030, ukrainasi pritet të largohet për të luajtur me më shumë rregullsi.
    Sipas Relevo, nëse Los Blancos marrin një ofertë ‘interesante’ për Lunin, ata nuk do ta refuzonin.
    Në atë rast, ata do ta mirëprisnin edhe Kepën, i cili ka kaluar një sezon në huazim në Bernabeu.

  • Reali paralajmëron Arsenalin se çfarë e pret sonte: 90 minutat në “Bernabeu” janë shumë të gjata (video)

    Reali paralajmëron Arsenalin se çfarë e pret sonte: 90 minutat në “Bernabeu” janë shumë të gjata (video)

    16 Prill 2025

    19:44

    Telesport

    Pas pak në “Santiago Bernabeu” do të luhet ndeshja e kthimit mes Real Madridit dhe Arsenalit, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysmëfinale dhe që do të përballet me PSG-në.
    Edhe pse “Topçinjtë” vijnë me një avantazh 3-0 të fituar në ndeshjen e parë, e dijnë mirë që Reali ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi madrilen ka përdour AI ChatGPT për të paralajmëruar Arsenalin se çfarë e pret sonte.
    Thelbi i mesazhit të shpërndarë në shumë gjuhë të ndryshme të botës është shumë i qartë ” 90 minuta në Bernabeu janë shumë të gjata”. Sigurisht që postimi është bërë viral dhe “Topçinjtë” e kanë marrë mesazhin, tani mbetet për t’u parë si do shkojënë gjërat në fushë. ShIKOVIDEON

  • Reali kërkon përmbysjen e “çmendur”, Arsenalin e favorizon fitorja e madhe në Londër, por në “Bernabeu” e pret “ferri”! Inter-Bayern, gati për “luftë”

    Reali kërkon përmbysjen e “çmendur”, Arsenalin e favorizon fitorja e madhe në Londër, por në “Bernabeu” e pret “ferri”! Inter-Bayern, gati për “luftë”

    Sonte nuk është një mbrëmje e zakonshme e çerekfinaleve të ligës së kampionëve. Mjafton të shohësh emrat e skuadrave që përballën për ta dedikuar këtë të mërkurë në Vizion Plus, shumë të veçantë.
    Të apasionuarit pas futbollit, do të shijojnë dy sfida ku priten emocione të mëdha dhe spektakël.
    Në Vizion Plus do të shijojmë duelin e  Bernabeut, përplasjen mes Real Madrid dhe Arsenal.

    Topçinjtë fituan 3 me 0 në mënyrë të pabesueshme takimin e parë në Londër sonte kërkojnë të përsërisin historinë e e2006 kur e eliminuan realin nga ky kompeticion.
    Loja dhe sidomos rezultati i ndeshjes se parë janë një bazë e fortë besimi e londinezëve të cilët ashtu sikurse ndeshja e parë nuk kanë të gatshëm emra si Gabriel, Kai Haverc, Tomijasu dhe Gabriel Zhesus, listë që i shtohet këtë herë edhe Zhorzhinjo.
    Kthehet nga pezullimi dhe do të jetë në dispozicion Rahem Sterling. Mirëpo anglezët duhet të shqetësohen edhe për atë që përfaqëson Reali dhe tradita e Los Blankos në Bernabeu.
    Madrilenët transformohen në këtë stadium dhe kanë treguar se mund të përmbysin çdo parashikim. Në raport me humbjen në Londër, Anceloti nuk ka të gatshëm Kamavingen e pezulluar, si dhe Ferland Mendi, Lunin, Militao dhe Dani Karvahal të dëmtuar. Kthehen Dani Sebajos dhe Tcxhaumeni.
    Në sfidën tjetër të madhe në San Siro që vjen në Tring, Inter do të presë Bajernin me sigurinë e suksesit të ndeshjes së parë në Gjermani 2 me 1.
    Në Bavari, zikaltërit ishin pragmatist në maksimum.
    Vuajtën agresivitetin gjerman, por e goditën kundërshtarin kur duhej. Tek skuadra italiane ëndërrojnë tripletën, njësoj si në 2010 me Murinjon pasi janë në lojë në Champions, kampionat dhe kupë Italie.
    Pikërisht në 2010 në Madrid Interi ka kujtimet më të bukura pasi në finale mundi Bajernin, ekip që e eliminoi edhe një vit më vonë nga liga e kampionëve, ama në të kaluarën e hershme pasi kishte fituar në barazi, ka pësuar edhe përmbysjen e Bajernit në San Siro.
    Inzagi ka vetëm dy mungesa, Dumfris dhe Zielinski. Sa i takon formacionit, Dimarko dhe Darmian do jenë nga krahët dhe ne mbrojtje Pavard, Bastoni dhe Acerbi, në qendër Barela, Mkitarian dhe Calhanoghlu me Lauatron dhe Turam në sulm.
    Bajerni është i thërritur në një përmbysje të madhe, ndonëse me emergjencë në formacion për shkak se do të vazhdojnë të mungojnë Upamekano, Ito, Davies, Nojer dhe Musiala. Në sulm Olize, sANE dhe Myler në mbështetje të Kane.

  • Raya: Në “Bernabeu” për të shkruar historinë, të përsëritim ndeshjen e parë

    Raya: Në “Bernabeu” për të shkruar historinë, të përsëritim ndeshjen e parë

    16 Prill 2025

    8:38

    Telesport

    Për Arsenal kjo e sotmja është një ditë e veçantë, pasi do të synojë kualifikimin në gjysmëfinalen e Champions League. Pas fitores 3-0 në përballjen e parë, skuadra angleze do të luajë sot në “Bernabeu” ndaj Real Madrid.
    Portieri i “topçinjve” David Raya, duke prezantuar këtë përballje tha: “Kemi besimin të bëjmë të njëjtën gjë si në ndeshjen e parë, të fitojmë. Jemi këtu për të bërë histori dhe për të fituar. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.
    “Të luash në Champions League do të thotë të përballesh me më të mirët. Bëmë mirë sezonin e kaluar dhe kemi filluar të bëjmë të njëjtën gjë edhe në këtë. Sekreti do të jetë vëmendja maksimale, të jemi të fokusuar në atë që duhet të bëjmë dhe gjërat do të shkojnë mirë”, tha Raya.
    Atmosfera në “Bernabeu” do të testojë nervat e lojtarëve të Arsenal: “Është diçka që nuk mund ta kontrollojmë. Të fokusohemi te vetja dhe të bëjmë njësoj si në ndeshjen e mëparshme: të krijojmë raste dhe të shënojmë”.
    “Kemi lojtarë shumë të fortë dhe të gjithë janë gati për sfidën. Duam të fitojmë Champions League. Gjithsesi, tani mendojmë për ndeshjen e sotme dhe vazhdojmë kështu dita-ditës”, tha Raya.

  • Saka optimist: Do të na duhet të rezistojmë ndaj një rivali që do të ushtrojë presing që në fillim

    Saka optimist: Do të na duhet të rezistojmë ndaj një rivali që do të ushtrojë presing që në fillim

    15 Prill 2025

    8:52

    Telesport

    Arsenal arriti një rezultat befasues në çerekfinalen e parë të Champions League, kur në fushën e tij mundi 3-0 Real Madrid. Tashmë londinezët do të udhëtojnë në “Bernabeu” jo vetëm për të mbrojtur këtë avantazh por edhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
    I rikthyer së fundi nga një dëmtim, sulmuesi Bakayo Saka beson te skuadra e tij: “Mendoj se Bernabeu është një stadium fantastik. Padyshim që do të jetë një përvojë fantastike. Mendoj se është një nga stadiumet më të mëdha, kështu që mezi po e pres këtë ndeshje“.
    “E dimë që ata do të ushtrojnë presion që në fillim, por do të rezistojmë. Është e rëndësishme të qëndrojmë të qetë dhe pse jo, të fitojmë edhe ndeshjen e dytë. Duhet të luajmë lojën tonë dhe të godasim në momentin e duhur në portën e tyre”, u shpreh Bakayo Saka.

  • Në Madrid kanë nisur mobilizimin për ndeshjen e kthimit, Rodrigo: Janë edhe 90 minuta në “Bernabeu”, deri në finale

    Në Madrid kanë nisur mobilizimin për ndeshjen e kthimit, Rodrigo: Janë edhe 90 minuta në “Bernabeu”, deri në finale

    Reali i Madridit mori një humbje të rëndë mbrëmjen e djeshme. Gjiganti spanjoll u mposht me rezultatin e thellë 3-0 nga Arsenali. Por në kampin madrilen kanë nisur mobilizimin për ndeshjen e kthimit.
    Rodrigo ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku thekson se janë edhe 90 minuta për t’u luajtur në “Santiago Bernabeu”.
    “Mbeten edhe 90 minuta në “Bernabeu”! Po i drejtohemi një jave me punë të fortë, dhe si gjithmonë, deri në finale”, ka shkruajtur Rodrigo./Sport Ekspres/

  • “Të bëjmë diçka magjike”, Ançeloti beson te përmbysja: Ka ndodhur edhe më parë në “Bernabeu”

    “Të bëjmë diçka magjike”, Ançeloti beson te përmbysja: Ka ndodhur edhe më parë në “Bernabeu”

    Realin e Madridit e pret një detyrë e vështirë në Ligën e Kampionëve. Spanjollëve u duhet të përmbysin humbjen e thellë 3-0 që pësoi ndaj Arsenalit për të prerë biletën për në gjysmëfinale. Por Karlo Ançeloti nuk e ka hunbur besimin. Ai ka thënë pas ndeshjes se përmbysje të tilla kanë ndodhur edhe më parë në “Santiago Bernabeu”.
    “Është shumë e vështirë, por gjëra si kjo kanë ndodhur në “Bernabeu”. Do të përpiqemi në çdo mënyrë që mundemi, le të shohim nëse do t’ja dalim. Duhet të besojmë dhe të përpiqemi të bëjmë diçka magjike në ndeshjen e dytë. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Për shembull, Deklan Rajsi, i cili shënoi nga dy goditje dënimi siç nuk e ka bërë kurrë në karrierën e tij”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

  • Mundi Realin, Valencia festë në ‘Bernabeu’

    Mundi Realin, Valencia festë në ‘Bernabeu’

    Java e 30-të prodhoi një disfatë që mund të peshojë shumë për fatet e Real Madrid për të marrë titullin kampion. Humbja e pestë në La Liga, 1-2 përballë Valencias në Bernabeu është një goditje e rëndë për Los Blancos në rrugën drejt titullit.

    Në fakt, ky dështim i skuadrës së Ançelotit do t’i lejojë Barcelonës të jetë në gjendje të shkojë +6 nësë fiton këtë mbrëmje ndaj Real Betis.

    Java e 30-të

    Sot:Real Madrid – Valencia 1-2Majorka – Selta Vigo 1-0 kohë realeBarcelona – Betis (21:00)

    Luajtur dje:

    Rajo Vajekano – Espanjol 0-4Zhirona – Alaves 0-1

    Vazhdo leximin